Ballina Blog Faqe 472

‘Çmendet’ kryebashkiakja e Durrësit: Jemi të kënaqur me 50 viktima! (VIDEO)

E tmerrshme ta mendosh, por kur gafa të tilla i bën edhe një kryetare bashkie, atëherë mund të thuhet pa frikë se injoranca ka zënë vend në zyrat e institucioneve shqiptare.

Teksa ishte në një lidhje live me gazetaren e Top Channel, kryebashkiakja tha se jemi të kanqur edhe me 50 viktima. Pavarësisht kontekstit që ajo ka menduar se e ka pasur, çfarë deklaroi ishte vërtetë një prej atyre gafave të rënda, që mbahet mend gjatë.

Kryebashkiakja ndoshta e ka pasur nga lodhja e këtyre ditëve, por kjo asesi nuk mund të justifikojë një gafë të rëndë, e sidomos kur ajo thuhet në një televizion me një audiencë të madhe televizive.

Ndërsa duhet të ishte në krye të punëve dhe në menaxhimin e situatës së banorëve të saj, duke se Sako nuk u ka dalë për zot punëve.

Por, mesa duket nuk e menaxhon veten as kur duhet të japë një informacion për qindra njerëz që presin me sytë nga bashkia dhe qeveria për një strehë. Gazeta Shqip

Cili është mashtruesi Malë Kasa??? (FOTO+VIDEO)

Shkruan: Urim Gjata

Mbrëmjen e kaluar, ERTV e Ramës, trasmetoi bashkëbisedimin e kryeministrit Rama me një të moshuar të prekur nga tërmeti.

Ai deklaroi me lot në sy se tërmeti i ka shkatërruar banesën dhe nuk ka ku të fusë kokën, ndërkohë kryeministri Edi Rama e përqafoi për t’i dhënë kurajo.

Por kush është në të vërtetë i moshuari i “pastrehë”?

Nëse ju kujtohet protesta e 21 Janarit dhe boja e kuqe në kokat e këtyre mashtrues-maskarenjve që e përdori me shumicë Erjon Veliaj, për te mashtruar mediat dhe kancelaritë e huaja.

Ky është personi kryesor që dilte ne tv dhe mediat me koken e lyer me disa kg bojë të kuqe, per ta reklamuar si gjak nga dhuna e pushtetit “kri*minal” të Berishës.

Ky “rilindas” mashtrues, Malë Kasa vazhdon misjonin e ngarkuar nga sejmenët e tij, ky nuk është aspak i pastrehë.

Këtij vërtet i është dëmtuar një banesë në Durrës por ai është pronar i të pakten një banese tjeter në Strugë.

Por jo vetëm kaq, Malë Kasa me origjine nga Kercova, ka edhe një burim të mirë të ardhurash pasi sipas informacioneve ai merr pension në shtetit zvicerjan.

https://youtu.be/rpYmyENrAXQ

“Nuk besoja se do dilja nga aty”/ Qëndroi 21 orë nën rrënoja, flet i mbijetuari nga tërmeti, Klajdi Qato (VIDEO)

24 vjeçari Klajdi Qato një nga të mbijetuarit e tërmetit ka rrëfyer për Open momentet e ferrit pas tërmetit.

“Në momentin që rashë isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe më shpëtuan , erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty, Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat.

Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdesje”, tregoi Klajdi.

Kujtojmë se pas më shumë se 19 orësh nën rrënoja, Klajdi Qato është nxjerrë nga rrënojat e pallatit.

Qato u dërgua për në spital që të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Operacioni u zhvillua nga bashkëpunimi mes ekipeve shqiptare dhe greke të kërkim shpëtimit.

Finalizimi i këtij operacioni të gjatë gëzoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe qytetarët që ndodhën në vendngjarje në Thumanë.

https://youtu.be/brVMDTMuzaQ

Imami Enis Rama tregon këndvështrimin që ka feja islame për tërmetin në Shqipëri (VIDEO)

Imami nga Mitrovica, Enis Rama në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala, ka shpjeguar disa kondita islame në lidhje me fatkeqësitë natyrore dhe tërmetet.

Rama ka komentuar në këndvështrimin islam tërmetin e ndodhur në Shqipëri.

Ai ka thënë se “asgjë nuk ndodh në këtë botë pa leje të Zotit”, përcjell Telegrafi.

“Dridhjet apo çdo fatkeqësi që na ndodhin është një mesazh për njeriun që t’i kujtojë begatitë dhe të jetë më mirënjohës…Njeriu është i prirur të llastohet dhe të harrojë të mirat”.


Hoxha nga Mitrovica ka thënë se mesazhi i këtyre ngjarjeve është që ne duhet t’i rishikojmë raportet tona me Zotin dhe me njëri-tjetrin.

Rama ka thënë se një sprovë e tillë siç ishte edhe tërmeti në Shqipëri nxjerr në pah edhe begatitë që njerëzit kanë.

“Ne si njerëz shpesh herë ankohemi nëse na mungon ndonjë begati sado e vogël qoftë, e harrojmë begatitë e mëdha”.

Ligjëruesi islam thotë se tërmeti nxori edhe anën pozitive të solidaritetit të njerëzve./Telegrafi/

Video/ Tërmeti nxjerr jashtë funksionit xhaminë e Thumanës

Lëkundjeve të forta të tërmetit nuk i ka shpëtuar as xhamia e Thumanës, e cila ka dalë jashtë funksionit. Tvklan.al ishte në ambientet e kësaj xhamie të ndërtuar në vitin 1993. Ka arritur të qëndrojë në këmbë, por ka kaq shumë dëmtime sa është mbyllur për besimtarët, të cilët në pamundësi për të kryer ritet e tyre fetare brenda saj, i bëjnë ato në ambientet e oborrit, ku janë shtruar batanije.

Myftiu i Krujës, Erjol Haxhiu tregon se pas vlerësimit të inxhinierëve është vendosur që xhamia të mos përdoret, pasi paraqet rrezik për besimtarët. Ajo do të prishet plotësisht dhe do të rindërtohet nga fillimi.

“Unë jam Erjol Haxhiu, Myftiu i Krujës, përfaqësues i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për rrethin e Krujës. Kjo xhami është krijuar në vitin 1993. Momentalisht është jashtë funksionit sepse ka dëmtime strukturale dhe nuk është e hapur për kohën e namazeve dhe për shërbimet e përditshme fetare. Ka qëndruar në këmbë, nuk është se është rrëzuar. Mirëpo mendimi i inxhinierëve që e kanë parë, është që të mos përdoret sepse ka rrezikshmëri. Do të prishet plotësisht dhe do të rindërtohet nga fillimi. Ndërtesa është thjesht për të ruajtur diçka të vogël momentale (për magazinim ushqimesh), por për ritet fetare nuk e kemi përdorur. Ka besimtarë që falen vazhdimisht, 5 kohët e vakteve në ditë. Kemi shtruar batanije jashtë dhe i po i kryejnë ritet fetare në ambientet e oborrit”.

Myftiu thotë se xhaminë do ta rindërtojë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, ai shprehet se do të bëhet thirrje për ndihma financiare për personat e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Është kontaktuar me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, të cilët po merren me këtë punë dhe do ta rindërtojnë xhaminë. Në të gjithë xhamitë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë do të bëhet lutje për viktimat e tërmetit dhe për familjarët e tyre. Në të njëjtën kohë do të bëhet dhe thirrje për ndihmë financiare për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti”./tvklan.al

https://youtu.be/B__r_V-VcHs

Tjetër lëkundje tërmeti

Një tjetër lëkundje tërmeti ka goditur vendin tonë mbrëmjen e sotme në orën 21:54.

Mësohet se magnituda e tërmetit ishte 4.5 ballë në thellësi 10 km. Epiqendra e tij ka qenë në Hamallaj.

Ndërkohë nuk ka vend për panik, pasi sipas sizmiologve këto janë pasgoditje të tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale./Opinion.al

https://youtu.be/FsXuNPVhHDM

https://youtu.be/HdduUg-gNPc

https://youtu.be/tgqsc6ipDw8

Nuk dilnin nga spitali pa e takuar, Rama viziton dy vogëlushët e shtruar te Trauma: Njëri u hodh nga kati i tretë dhe tjetri nga i pesti (Foto)

Rama me dy vogelushet e shtruar te spitali i Traumes
Kryeministri Rama ka qenë pasditen e sotme në spitalin e Traumës për të takuar dy heronj të vegjël të tërmetit të 26 nëntorit.

Rama ka shkuar sot në spitalin e Traumës vetëm për të vizituar Aurelin dhe Alesion, të cilët edhe pse të plagosur, tani janë në gjendje të mirë shëndetësore, këmbëngulnin se nuk largoheshin nga spitali pa takuar kryeministrin. Ditën që ra tërmeti, Aureli është hedhur nga kati i tretë i banesës dhe fatmirësisht ka pësuar dëmtime jo të rënda, ashtu si Alesio, i cili u hodh nga kati i pestë.

Vetë Rama ka shpërndarë në profilin e tij foto me dy vogëlushët, të cilët i quan heronj. “Aureli fluturoi nga kati i tretë, ndërsa Alesio nga i pesti, për të vazhduar të jetojnë gjatë, duke i mbijetuar goditjes së tmerrshme mbi familjen dhe pallatin e tyre të vjetër në Thumanë”, shkruan Rama.

https://youtu.be/HlPS-kIqRRk

Specialistët shpjegojnë çfarë ndodhi: Sa e sigurt është jeta e të gjithëve pas tërmetit tragjik?

Tërmeti i 26 nëntorit që mori 51 jetë shqiptarësh dhe la të pastrehë mijëra të tjerë ka qenë tëme e diskutimit në studion e “Java në RTSH”. Përmes një paneli të posaçëm, me emra në zë të sizmologjisë dhe ndërtimit, emisioni solli në vëmendje edhe një herë parashikimet e asaj që mund të ndodhë në vijim, si dhe sigurinë e qytetarëve.

Në panel me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli, sizmologu Rexhep Koçi tha se magnituda e lëkundjeve që pasuan tërmetin tragjik ka qenë tepër e ulët. Sipas tij, dridhjet ne vijim nuk duhet të krijojnë panik pasi kanë qenë të një force që vetëm instrumentet matëse mund t’i ndjejnë.

“Është ngritur idea se tërmeti i 21 shtatorit ka qenë një paralajmërim me atë që ndodhi në 26 nëntor. Në fakt këto dy ngjarje sizmike nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën. Duhet theksuar se pavarësisht viktimave dhe dëmeve të shumta materiale, tërmeti cilësohet si i fortë, por jo katastrofik” – tha sizmologu Rexhep Koçi.

Ndërkohë që kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, tha se rol në cilësinë e ndërtimeve kanë edhe kushtet teknike. Sipas tij, nevojitet që këto kushte të përmirësohen.

“Projekti është Bibla e një ndërtimi. Sot IKMT është institucioni përgjegjës për të kontrolluar objektet, por edhe të garantojë zbatimin e projekteve që në fazat e ndërtimit” – tha Hysenlliu.

Megjithatë, ai pati edhe disa kritika për vetë fatin e institucionit që ai drejton. Hysenlliu u shpreh se Instituti I Ndërtimeve duhet të kthehet sëpaku në nivelin e atij që ka qenë para viteve ’90, sa i perkët rolit që duhet të ketë, por edhe kapaciteteve.

Një emër i njohur që komentoi situatën ishte edhe Prof. Dr. Luljeta Bozo. Në panelin e emisionit “Java në RTSH”, profesorja tha se tërmete të tilla mund të përsëriten një herë në 30-40 vite. Ajo u shpreh se tërmeti I 26 nëntorit nuk ishte më i fortë sesa ai vitit 1979.

“Dëmet do të ishin shumë më të vogla nëse do të zbatoheshin disa kushte teknike. Ne kemi pasur një hartë të zonave sizmike që nuk dihet se ku ka përfunduar. Edhe pse ajo hartë nuk u përmirësua kurrë, së paku do të kishte rol orientues. Por fati i saj nuk dihet” – tha Bozo.

Profesoresha u shpreh se një problem në ndërtime mbetet edhe moszbatimi i “Kodit Nacional”. Bozo tha se në teknikat e ndërtimit sot zbatohet “Eurokodi” që ka vetëm disa rregulla të përgjithshme, por pa u marrë parasysh koeficentët vendas.

Ndërkohë që për psikologen Lorela Garuli, frika për atë që ndodhi është normale. Por ajo apeloi se paniku nuk ka vend në situate të tilla. Psikologia Garuli apeloi që qytetarët të shmangin mediat të cilat transmetojnë shpesh të njëjtin lajm, kryesisht ata të hidhur dhe që ngjallin panik.

“Ky rast tregoi një solidaritet përtej të imagjinueshmes. Urdhri i Psikologut ka organizuar të gjithë psikologët në zonat e prekura. Megjithatë nga ky tërmet njerëzit nuk kanë çfarë mësimi të nxjerrin. Ata që duhet të reflektojnë janë firmat e ndërtimit dhe autoritetet” – tha ndër të tjera Garuli në studion e emisionit “Java në RTSH”.

https://youtu.be/6TY0JVB3zJw

87 vjeçari në Shijak: Këto janë momentet më të vështira të jetës time

Tërmeti i ditës së martë ka marrë deri në tani 51 jetë njerëzish si dhe ka lënë të lënduar mbi 900 persona.

Një 87 vjeçar në Shijak është shprehur se këto janë momentet më të vështira të jetës së tij.

“Në fshatin Likeshë 5 km në jug të Shijakut, takova Halit Subashin i cili më tha se në këto 87 vite jetë, kjo ishte situata më e rënde që po kalonte.

Megjithëse në çadër prej 3 ditësh më përcolli mirësi dhe durim për ta tejkaluar situatën ku ai dhe qindra banorë në njësinë administrative Gjepalaj ndodhen.

Në Gjepalaj 85 shtëpi të pabanuara dhe 190 të tjera me probleme. Ne do t’ja dalim të gjithë bashkë”, tha gazetari Muhamed Veliu.

VIDEO/ Mesazhi i të moshuarës që po bën xhiron e rrjetit

Një e moshuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale me gjestin e saj.

Ajo ka zgjedhur që brenda mundësive të saj të dhurojë diçka për personat që kanë pasur pasoja nga tërmeti.

Më poshtë po përcjellim mesazhin e saj të plotë.

https://youtu.be/9li1-HR-XFA

Sali Berisha për gazetarët: O të kastruar mendërisht, pse nuk flisni? Zoti ju shpëtoftë

Sali Berisha ka sul*muar gazetarët, pasi sipas tij, kanë heshtur pwr mbylljen e portlait “JOQ”.

Sipas Berishës, ata gazetarë që heshtën janë mendërisht të kastruar dhe kush hesht për lirinë e tjetrit ka humbur të veten.

“Dy fjale per gazetaret e vendit! Miq, nje portal kryesor i vendit, JOQ u fshi nga faqja e dheut me nje urdher arbitrar te Edvin Kristaq Xhelatit, njelloj si ne Korene e Veriut apo Iranin e Ajetullahve.

Ky portal me dhjetra here ka ndermarre sulme te padrejta, ne vleresimin tim edhe ndaj meje por perseri ai ishte ndofta me i pavaruri i ketij vendi.

Drejtuesi dhe stafi i tij jane te panjohur per mua. Kam ndjekur dje dhe sot mediat e shkruara ato online dhe televizive ne menyre te pabesueshme kam konstatuar nje heshtje varri.

Keshtu qe po kaq e rende sa mbyllja e portalit nga Edvin Kristaq Xhelati me eshte dukur edhe heshtja juaj funeber para ketij akti kriminal.

Me kete heshtje nuk mund te mos ju them se deshmoni veten gazetar menderisht te kastruar dhe dua tju kujtoj ketu nje mesim elementar te historise, se ai qe nuk mbron lirine e tjetrit ka humbur te veten.

Keni shtrire qafen nen satren e xhelatit. Zoti ju shpetofte! sb

Pallati shpallet i pabanueshëm, por berberi vijon punën pavarësisht rrezikut (VIDEO)

Jeta vazhdon pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 të së martës, që mori jetët e 51 viktimave.

Përveç qytetarëve që kanë mbetur në qiell të hapur, të tjerët kanë vijuar punën normalisht.

Mirëpo në një kohë kur pjesa më e madhe e qytetarëve kanë frikë të qëndrojnë brenda ndërtesave të dëmtuara, për këtë berber nga Golemi nuk është rasti.

Mes nevojës për të vazhduar përpara dhe për të përballuar jetën, një berber po vijon punën normalisht megjithëse pallati ku ndodhet dyqani i tij është shpallur i pabanueshëm dhe kjo tregohet qartë përmes shiritit të vendosur nga autoritetet.

Kaos në Pallatin e Sportit në Durrës, qytetarët shtyhen me njëri-tjetrin për ndihmat (VIDEO)

Ditën e sotme është krijuar kaos pranë Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, ku qytetarët janë dyndur për të marrë ndihma, pas dëmeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Qytetarë kanë pritur për orë të tëra në radhë për të marrë ndihma. Një qytetare tregoi në një prononcim për “BalkanWeb“, se është pajisur nga njësia bashkiake me një certifikatë për të marrë ndihmat.

Ajo thotë se ka mbetur jashtë sëbashku me vajzën e vogël dhe e kalojnë natën në lagje.

“Unë jam nga lagjja 13. Fëmija im ka 4 ditë në mëshirë të Zotit. Fle në mes të qiellit. Jashtë flemë. Njerëzit kanë ikur se kanë makina, unë nuk kam makinë. Unë dua ndihmë vetëm për vajzën, të ma ushqejnë, të ma veshin. Fëmijët e mi rrinë rrugëve. Jam me dokument nga njësia bashkiake, që duhet të marrë ndihmat”, tha banorja.

Siç e shihni dhe në pamjet e mëposhtme, situata duket mjaft e vështirë me njërëz që zihen me njëri-tjetrin.

https://youtu.be/_kEHavrc_fo

Kurti e Mustafa bien dakord për 12 ministri, të hënën nënshkruajnë marrëveshjen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kanë rënë dakord për bashkëqeverisje.

Kurti dhe Mustafa zhvilluan sot një takim në godinën e Kuvendit të Kosovës për të folur për detajet e koalicionit bashkëqeverisës, ku ranë dakord për 12 ministri. Ata do të nënshkruajnë të hënën marrëveshjen.

“Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për versionin e parë.

Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Çfarë fshihet prapa emërimit të Çuçit të familjes shef i gjendjes së jashtëzakonshme!

Sali Berisha

Miq, dje Edi Rama emeroi drejtues te gjendjes se jashtezakonshme Bledi Çuçin, njeriun qe merite te vetme ka se eshte bashkjetuesi aktual i Delina Ficos, ish gruas se dyte te Edvinit, influente gjer sot tek ky i fundit sa per te emeruar Bledin minister ne qeverine e ish burrit te saj.

Ne fakt, ne kabinet Bledi nuk eshte thjesht vetem minister por eshte minister intim apo i familjes ndaj dhe ai do te hyje dhe ne librin Guines sepse ne kundershtim flagrant me te gjitha ligjet e vendit per gjendjen e jashtzakonshme, dhe per here te pare ne historine e botes, nje minister bujqesie emerohet shef drejtues i komitetit te ngritur per menaxhimin e saj.

Vetkuptohet emerimin e tij te jashtezakonshem Rama e beri ne kundershtim me ligjet per arsye personale te jashtezakonshme dhe ne nje kohe kur gjithe Tirana, Durresi dhe gjithe Shqiperia tregojne me gisht Ramen dhe Gjushin, sigurisht jo per termetin por per ndertimet kallpe qe mbajne firmat e tyre ne keto dy qytete.

Keshtu qe Bledi, ministri i familjes u emerua ne menyren me paradoksale dhe te kundraligjshme shef i gjendjes se jashtezakonshme me detyre konkretisht:

1-Per te fshehur me çdo kusht gjurmet e krimeve te Edvinit si kryetar i Bashkise i Tiranes, qytet ne te cilin jane demtuar me dhjetra e dhjetra pallate te ndertuar jashte te gjitha kondicioneve ligjore per te cilat ai ka pergjegjesi ligjore direkte.

Pyetja e gazetares Eni Vasili se e kujt eshte pergjegjesia per pallatet e kashtes qe u rrenuan apo u demtuan rende ne kete katastrofe, Rama iu pergjigj se ai nuk ka ndermend te merret e te germoj ne vitet 70-te.

Mirepo ne te vertet perveç pallateve te viteve 70 qe u rrenuan ne Thumane jane demtuar rende edhe pallate te reja te viteve te qeverisjes se Rames dhe Gjushit ne Tirane dhe Durres, madje ne kete te fundit dhe pallate te ndertuara edhe keto dy apo 5 vitet e fundit.

Pikerisht se Çuçi u ngarkua me kete detyre, ai dje oret e para te saj kreu krimin e rende, prishi ne Durres me IKMT pallatin qe ishte nen hetim nga prokuroria. Perveç kesaj, dje Gjushi betoni doli per here te pare nga vrima ku ishte futur.

Çuçi i familjes jo vetem e prishi pallatin e krimit por mbreme ne televizion mashtroi pafytyresisht shqiptaret duke deklaruar me ze dhe figure se ai prishjen e beri ne konsultim me ekspertet me te mire europian dhe vendim te keshillit bashkiak, ne nje kohe qe u faktua po ne studio live se ai nuk kishte bere asnje konsultim me eksperte te njohur europian dhe nuk kishte asnje vendim te keshillit bashkiak, por duke shkelur çdo rregull dhe ligj kishte kryer krimin e shemtuar, prishur me urdher te Rames per te zhdukur gjurmet e krimit pallatin e Gjushit pasi Rama dhe Gjushi jane tani si binjaket siameze qe lindin me nje shtylle kurrizore te perbashket.

Nje veprim te tille asnje zyrtar tjeter pervec ministrit te familjes nuk mund te guxonte apo mendonte ta bente. Ndonjeri qe mund te thote se pergjgjesia ne Durres nuk eshte e Rames, i them se pergjegjesia penale per shkeljen e rregullave dhe ligjeve te ndertimit dhe urbanistike eshte e njejte kudo qe ndodh dhe ne kete fatkeqesi Zoti e lidhi vet ne kohe ne keto dy qytete kete pergjegjesi.

2-Arsye e dyte madhore pse u emerua ne kundershtim me te gjitha ligjet Bledi i familjes jane “kujdesi” familjar per fondet dhe ndihmat te cilat jane gjithnje nje shesh per te bere pershesh nga hajdutet qeveritar dhe ne kete drejtim Rama perveç Olsit qe e ka punesuar Gazi nuk mund te kishte njeri mbi toke me te pershtatshem.

Keshtu qe ky emerim familjar ndjell mjerim edhe me te madh per te demtuarit, konkretisht jo vjedhjen e ndihmave te tyre, qeseve me xhupa, oriz, atlete apo makarona nga ndonje police, por zhdukjen e miliona e dhjetra miliona euro e dollare ne ishujt Kajmane, vrimat e zeza te patave te grabitura nga kreu i meduzes! Dale, dale nuk keni pare gje akoma! sb

Basha i përgjigjet Ramës: S’është koha për manovra politike e propagandë

Nga Shkozeti, ku ndodhet për të vizituar familjet e prekura nga tërmeti i 2 nëntorit, kreu i PD-së, Basha, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Rama për t’u ulur së bashku për të dhënë mesazh qetësie e sigurie për shqiptarët e për të dhënë propozime e zgjidhje konkrete.

Basha deklaroi se tani nuk është koha për politikë, manovra politike e për propagandë.

‘E gjithë energjia jonë, ajo që po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë është të jemi afër njerëzve dhe t’i ndihmojmë sa të jetë e mundur. Jemi gjendur pranë komuniteteve, njerëzve në nevojë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky është prioriteti ynë tani. Tani nuk është koha për politikë. Njerëzit janë në nevojë ekstreme, njerëzit kanë nevojë për strehë, njerëzit kanë nevojë për ushqim, shumë kanë nevojë për vëmendje mjekësore, që nuk po e marrin, të tjerë kanë nevojë për siguri, se i kanë shpëtuar një fatkeqësie dhe duhet të bëhemi gati që të përballojmë çdo gjë tjetër, qoftë me kaq! Pra, tani nuk është koha as për politikë, as për manovra politike e as për propagandë. Gjëja e vetme me të cilën po merremi ne, është të jemi afër njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër.’ – tha Basha.

Intervista / “Në Shqipëri është ndërtuar jo keq, por shumë keq”

Nga Entela Resuli

Blerta Lipo është inxhiniere ndërtimi. Ajo jeton dhe punon në Itali, ku merret me inspektimin e urave hekurudhore dhe është e specializuar në projektim në zonë sizmike.

Në vitin 2006 Blerta ka shkuar në Romë për të ndjekur studimet në inxhinieri ndërtimi në Universitetin La Sapienza. Më pas ka bërë doktoraturën (në Romë dhe një periudhë të shkurtër në Cambridge) ku është specializuar në studimin e sjelljes së ndërtesave në muraturë në zonat sizmike. Ka punuar më pas në Paris dhe prej pothuajse 3 vitesh punon në Firenze, për hekurudhat italiane, ku merret me inspektimin e urave hekurudhore.

Lipo ka ndjekur me vëmendje gjithë këto ditë situatën e tërmetit në vendin tonë, ku është përfshirë me shqetësimin si gjithë bashkatdhetarët tanë.

Ajo ka biseduar me ne duke ndarë disa mendime si specialiste në lidhje me mënyrën se si është ndërtuar në vendin tonë dhe masat që duhen marr pas tërmetit. Blerta këmbëngul që është e rëndësishme të ketë një inspektim të ndërtesave që ndodhen në zonat e prekura nga eventi sizmik dhe pasgoditjet.

Më poshtë intervista në Dita më inxhinieren, Blerta Lipo.

-Si e konsideroni gjendjen e krijuar nga rënia e tërmetit në Shqipëri?

Lajmi i tërmetit më ka tronditur shumë, si gjithë shqiptarët besoj, duke patur parasysh edhe faktin që familja dhe të dashurit e mi jetojnë akoma në Shqipëri. Informohem vazhdimisht nëpërmjet gazetave të ndryshme por nuk kam pasur akoma mundësinë të vizitoj personalisht gjendjen.

-Blerta, ju jeni inxhiniere ndërtimi, çfarë mendoni se e ka shkaktuar rrëzimin e disa ndërtimeve në zonën e Durrësit, ndërkohë shumë pranë tyre, ndërtime të tjera janë në këmbë?

Me sa kam parë dhe lexuar, ndërtesat që janë rrëzuar mund të klasifikohen në dy grupe: ndërtesa para ‘90, të ndërtuara me punë vullnetare dhe ndërtesa pas ‘90, në beton arme. Për të dyja grupet, rrëzimi është shkaktuar nga mos zbatimi i detajeve konstruktive, të domosdoshme për të garantuar jetëgjatësinë në zona sizmike.

-Çfarë duhet të kemi parasysh kur ndërtojmë?

Për sa i përket anës strukturore, metodat e tanishme të projektimit në zona sizmike bazohen në metodën e capacity design, ose hierarkia e rezistencave: kjo metodë përcakton, në bazë të llojit të strukturës, se cili është elementi që do “sakrifikohet” në momentin e eventit. Është e qartë që në një ndërtesë në beton arme, nuk mund të sakrifikohen kolonat sepse pasojat do ishin katastrofike. Pra projektimi duhet të jetë i tillë që në rastin më të keq, të kem deformimin e trarëve dhe jo rrëzimin e kolonave. Nga ana tjetër pastaj duhet pasur parasysh terreni ku do vendosen themelet e ndërtesës.

-Zona ku ka patur dëmtime në banesa, por edhe shembje, shumë vite më parë ka qenë kënetë, a duhet ndërtuar aty?

Terreni ku vendoset ndërtesa është aspekti i dytë kryesor për shëndetin dhe jetëgjatësinë e saj. Çdo projekt duhet të bazohet në studimin e terrenit për të zgjedhur tipin më të përshtatshëm të themeleve dhe thellësinë e tyre. Terrenet me karakteristika të dobëta, në raste ekstreme kënetat, janë në gjendje të amplifikojnë në mënyrë serioze akselerimin e valës sizmike.

-Ndërkohë një zonë më shumë ndërtesa të dëmtuara është edhe Golemi, ku shumë ndërtime janë afër e afër dhe për më tepër, me shtesa në kate…

Në kushtet e projektimit në zone sizmike janë të përcaktuar edhe distancat minimale midis ndërtesave në mënyrë që gjatë vibrimit mos ketë përplasje midis kateve të sipërm. Normalisht këto rregulla nuk janë zbatuar. Për sa i përket kateve të shtuara në mënyrë abuzive, të gjithë jemi në gjendje të themi që është një veprim i gabuar.

-Ndërkohë goditjet po vazhdojnë, sa i dëmtohen ndërtesat që janë në këmbë nga këto pas goditje?

Ky është aspekti me delikat i këtij eventi. Pa dyshim që efekti i pas-goditjeve te ndërtesat ekzistuese duhet matur me kujdes, sidomos kur këto pas-goditje kane magnituda të rëndësishme, siç është rasti i këtij tërmeti.

-Si mund ta dallojmë nëse ndërtesa paraqet rrezikshmëri për banimi apo jo?

Orët pas tërmetit janë thelbësore për të përcaktuar në mënyrë të shpejtë, por edhe të saktë, nqs një ndërtesë vazhdon të jetë e banueshme apo jo. Banueshmëria përcakton kufirin midis qetësisë së kthimit në shtëpi apo fjetjes në makinë; midis qëndrueshmërisë së funksioneve të administratës dhe gjithë shërbimeve dhe ngadalësimit të veprimtarive të një konteksti shoqëror të tërë dhe kompleks. Unë kam patur mundësinë të marr pjesë në përcaktimin e banueshmërisë së ndërtesave pas tërmetit të Amatrice-s (Lazio, Itali). Në Itali, duke pasur parasysh edhe eventet sizmike të viteve të fundit, departamenti i mbrojtjes civile ka përpiluar disa skeda, në ndihmë të profesionisteve të fushës, që shërbejnë për konstatimin e dëmit, ndërhyrjen e shpejtë dhe përcaktimin e banueshmërisë pas eventit sizmik.

-Cilat janë masat që duhen marrë tashmë dhe si duhet të menaxhohet situata me pallatet që janë të dëmtuara?

Fatkeqësisht, historia jonë deri me sot vë në dukje mungesën totale të interesit ndaj mirëmbajtjes dhe lulëzimin e ndërtimeve pa kritere, qoftë nga ana urbanistike, territoriale por fatkeqësisht edhe ajo strukturore. Ka ardhur momenti t’i drejtojmë vëmendjen teknikave moderne të mirëmbajtjes (retrofitting) ose, në rastet më të pashpresë, rindërtimit. Duhet organizuar një fushatë inspektimesh ku grupe profesionistësh duhet të përcaktojnë, për të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, dëmet që kanë pësuar strukturat dhe a janë ato të rikuperueshme.

-Si mund të klasifikohen këto dëme dhe si duhet të veprohet për secilin rast?

Për sa i përket metodës së shpejtë që përdoret nga departamenti i mbrojtjes civile në Itali, dëmet ndahen në 6 nivele: nga 0 në 5, ku ne nivelin 0 struktura nuk ka pësuar asnjë dëmtim ndërsa në nivel 5 struktura është rrezuar plotësisht ose pjesërisht. Për sa i përket strukturave në muraturë, niveli 0 është baraz me krisje vetëm sipërfaqësore (psh në suva), në nivel 1 krisjet kanë hapje maksimale 1 mm dhe mund të shfaqen për shembull në fashot murare (pjesa mbi/nën dyer/dritare) dhe përgjithësisht nuk sjellin pasoja, njëherë që ka pushuar eventi sizmik. Kur hapja e këtyre krisjeve arrin 1-1.5 cm dhe intereson një pjesë më të gjerë të ndërtesës, jemi në nivelin e dëmtimit mesatar (2-3). Në këtë rast, përcaktimi i riskut të strukturës në eventin e ardhshëm sizmik varet nga kuadri i përgjithshëm fesurativ. Në rast se çarjet janë më të mëdha se ato të sipërpërmendura, jemi në nivelet e dëmit të madh (4-5) dhe struktura ka rrezik të ketë një kolaps parcial ose total edhe nga një lëkundje fare e vogël.

-Një nga urat në Durrës, Ura e Shkozetit e ndërtuar vitet e fundit, ka patur dëmtime në trarët mbajtës dhe për pasoj është ndaluar kalimi në të. Pse mendoni që ky tërmet ka shkaktuar edhe dëmtimin e urë dhe çfarë duhet bërë me të?

Për sa i përket mbikalimit të Shkozetit, është e vështirë të flitet pa patur një imazh të qartë të kuadrit fesurativ në kompleks. Me çfarë kam parë në internet, ka dëmtime të seismic restraints (ritegni sismici) të kolonave. Këto janë pjesë “të sakrifikueshme” përballë një eventi sizmik sepse e kanë kryer detyrën e tyre për të mbajtur në bosht impalkatin e urës. Normalisht këto pjesë duhen rikonstruktuar, por reagimi që ato kanë pasur është sinjal i faktit që janë nën-dimensionuar në fazë projektimi, dmth nuk janë projektuar për një tërmet të kësaj magnitude.

-Blerta, sipas vëzhgimit tuaj, a është ndërtuar keq në Shqipëri, sidomos në këto zona, Tiranë, Durrës…?

Nga ana urbanistike çdo njeri është në gjendje të thotë që në Shqipëri është ndërtuar jo keq, por shumë keq. Fatkeqësisht, zbuluam në lëkurën tonë, që, në disa raste, qenka ndërtuar keq edhe nga ana strukturore. Ajo që unë mund të them është që Shqipëria ka nevojë për redaktimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të një kodi kombëtar të projektimit. Ky kod duhet të përcaktojë detajet kostruktive që strukturat duhet të kenë dhe të bazohet në një mikrozonim sizmik të përditësuar për përcaktimin e spektrave elastike. Tërmetet nuk duhet të shihen më si mallkime qiellore nga të cilët s’mund të shpëtohet por si fenomene natyrore në territorin e Shqipërisë prej të cilave duhet të mbrohemi nëpërmjet parandalimit dhe mirëmbajtjes.

Rrëfimi i zjarrfikësit Italian: Njerëzit na falenderonin, na jepnin ushqim e prapë dridheshin nga frika

‘Kur njerëzit na shihnin në rrugë, na ndalonin, na falenderonin dhe na ofronin ushqim, embelsira, donin te na benin dhurata’.

Keto jane pershtypjet e para per shqiptaret, dhene nga njeri prej zjarrfikesve italiane, qe mberriti ne Dures, ne kulmin e dhimbjes, e teksa nen rrenoja kishte trupa qe prisnin te nxirreshin, e toka vazhdonte te dridhej nga termeti.

Quhet Massimo Marconcini, 51 vjeç, nga Livorno. Ka qene ish altlet olimpik në Lojrat Olimpike në Barcelonë e se fundi nje nga 175 zjarrfikësit që erdhen ne Durres me ekipet e shpetimit, raporton media italiane.

Ai tregon se skenat qe pa para syve nuk i kishte te panjohura, ishte njesoj si ne tragjedite qe ka kaluar e madje gjunjezuar edhe Italine, me termetet ne Amatrice, Umbria, Marche, Ischia dhe Rigopiano.

Ai thote se ishte ne Durres toka u drodh nga lekundja 5.2, pasgoditja e radhes.

“Isha poshtë një ndërtese. Pata frikë por fale zotit nuk zgjati shumë”, tregon ai, duke pohuar se vendi eshte i ri, por me ndertime te paorganizauara mire.

“Me tërmetin nuk mësohesh dot’ thote ai, teksa shton se ‘ankthi nuk hiqet si gërmadhat dhe as shkundet si pluhuri’.

Për gazetën italiane “Il Fatto quotidiano” ai thotë gjithashtu se “Pavarësisht eksperiencës ka pasur momente që dhe vet zjarrfikësit italianë janë frikësuar. Me tërmetin nuk mësohesh dot, dhe asgjë nuk përfundon me mbarimin e lëkundjes. As ankthi nuk hiqet si gërmadhat dhe as shkundet si pluhuri”.

Si u zbulua çifti që vodhi ndihmat e tërmetit (FOTO)

Altin Zekaj, shef i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit dhe gruaja e tij Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes, janë mes të arrestuarve nga Policia pas një video që qarkulloi në rrjetet sociale, që tregonte disa persona që vidhnin ndihmat e mbledhura për banorët e prekur dhe të dëmtuar nga tërmeti i të martës së 26 nëntorit.

Shërbimi për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat njoftoi një ditë më parë arrestimin e tyre dhe një zjarrfikësi që akuzohen se kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme pakosh ushqimore dhe 7 batanije.

18 pako me ushqime të një fondacioni që i kishte përgatitur për familjet në nevojë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mëson Panorama.

Por si arriti policia të gjente se kush i kishte vjedhur ndihmat.

Mes të arrestuarve është edhe zjarrfikësi Arben Taulla dhe komandanti i skuadrës në seksionin e rendit në komisariatin e Rinasit, Ervin Haxhillari. Ky i fundit ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke treguar çfarë kishte ndodhur.

Nga hetimet Panorama ka mësuar se ishte pikërisht pedagogia Valbona Zekaj, e cila po hetohet në gjendje të lirë, ajo që siguronte ushqimet me anë të një shoqes së saj dhe më pas ja jepte bashkëshortit të saj, i cili urdhëronte Ervin Haxhillarin t’i dërgonte pakot me ushqime në banesën e prindërve të Valbonës, ku jetonte dhe vëllai i saj zjarrfikës, Alban Taulla.

Ka qenë data 28 nëntor 2019 kur Shërbimet e Ankesave në Ministrinë e Brendshme morën informacion se disa persona me uniform policie po kryenin vjedhjen e ndihmave të dhuruara për banorët e prekur nga tërmeti.

Mësohet se gjithcka është zbuluar pas përgjimeve të pedagoges. Kur ajo ka mësuar për prezencën e policisë në banesën e prindërve të saj, Valbona i ka kërkuar ndihmë një shoqes së saj që të shkojë në banesë dhe të tërheqë pakot me ndihma dhe t’i dorëzojë tek njësia administrative nr. 3 në Tiranë.

Komunikimi i përgjuar

Valbona Zekaj: “…një mikesha ime nga Kosova më ka sjellë 20 pako me ndihma tek shtëpia e mamit tim, ku nga këto 10 pako do t’i çoj Altini në komisariatin e policisë Rinas dhe 10 pako janë për njësinë administrative nr.3 në Tiranë për fëmijët në nevojë. Të lutem a mund të shkosh t’i marrësh tek shtëpia e mamit tim sepse unë jam në Shkodër me Altinin dhe mamaja ime nuk ka mundësi që t’i sjelli…”.

E. N.:“…dakord, por e mira do ishte që t’i dërgosh tek pika e grumbullimit e të gjitha ndihmave…”.

“Ç’na panë sytë atë natë…”, rrëfimet nga Thumana (VIDEO)

I fortë me ballin e shkruar nga hallet e jetës, Shyqyri Greku tregon momentin e tme*rrit që ka kaluar më 26 nëntor e që i mori dhe tre të afërmit e tij. Lotët i janë tharë, zemra i është ngrirë e sot falenderon Zotin që e shpëtoi, pasi ishte krejtësisht i vetëm në shtëpi.Mes pan*ikut, errësirës, këmbët që e braktisën për një moment, por fqinjët e tij jo, Shyqyriu arriti të dilte jashtë, por përballë tij pa që pallati fqinj t’i shkërmoqej përpara syve, aty ku jetonin dhe të afërmit e tij, që sot nuk janë më.

“Më është vra*rë djali i vëllait, nusja e djalit të vëllait dhe vëllai. Kanë qenë në pallat tjetër, por i kam në gjakun tim! Pallati tjetër pat tre viktima, këtu ku isha unë shpëtuam, sa ra tërmeti u shëmb, nëpër shkallë na zuri. Isha vetëm, pamë tmerr me sy! U rrëzova, më ngritën fëmijët e tjerë prej krahu, ishte errësirë e madhe, m’u fikën dritat. Këtu janë kushtet e mira, por Zoti na ka në dorë”, shprehet Shyqyri Greku.20 vite i kanë kaluar bashkë, në pallatin fatkeq, nuk kanë pasur asnjë lidhje gjaku, thjesht shtëpitë kanë pasur ngjitur. Fqinjët tregojnë se e kanë përjetuar shumë keq ndarjen nga jeta të miqve të tyre, me të cilët kanë ngrënë e kanë pirë bashkë për vite me radhë. Një prej tyre tregon se ka dëgjuar thirrjet e Hajrie Vatës dhe djalit të saj për ndihmë, por e kishte të pamundur që t’i ndihmonte.

“Kam qenë te pallati, ku ka pasur më shumë viktima. Kam qenë në kat të pestë. As vetë nuk e di. Kur ka pushuar gjithçka kam dalë, dy pjesët e anës pallati është shembur direkt. Kur dola unë e pashë pallatin e shembur. Nga unë s’kam pasur viktima. Kam dëgjuar Hajrie Vatën dhe djalin e vet në krah, e kam zbuluar, por nuk e ndihmova dot se i kishte rënë trau sipër. S’po e marr veten, më janë tharë lotët. Ato njerëz ishin komshinjtë e mij, kam 20 vite, kam nejt, kam ngrënë. Unë isha me gruan, 2 kalamajt dhe nënën. Nëna ka pësuar një traumë, e kam çuar te njerëzit e vet. Kushtet janë mirë”, tha një nga fqinjët.

“Ka qenë tmerr, nuk e di çfarë mund të them. Kur dolëm jashtë, kishte mbarur ajo lufta e madhe. Gjak nuk i kam pasur, por sikur ti kem pasur nipa, më ka ardhur keq. Se kur e njeh të vika keq dy herë. Se me qenë kryeministër djali im, nuk ka ça bën. Të flasim realitetin”, tregon tjetri.

Kur kthehen pas, tek momenti i tmerrit, askush nuk di të thotë se si ka arritur të dalë jashtë. Ky moment u është fshirë nga memoria, por kanë parë se shtëpia e tyre shumë kujtime brenda atyre mureve, mundi i viteve të tëra është shembur për vetëm 30 sekonda. Sot kanë vetëm rrobat e trupit me vete dhe shpresën se shumë shpejt do të kenë një godinë të re ku mund të fusin kokën.

“As vetë nuk e di si kam dalë, isha vetëm. u tremba, dola, nuk e di as vetë me nxorri kunati dhe dola. Jam e tronditur, më merren mend, Dua të më bëhet një shtëpi, që të jetoj këto ditë që më kanë mbetur, Jam e vetme, më ka vdekur burri para disa vitesh”.“Na ka rënë gjumë. Kur ra i pari, qëndruam. Kur ra i dyti me vrap dolëm jashtë. Nuk di si kam dalë jashtë. Vetëm këto që kam veshur kemi marrë”, shprehen banorët./Shqiptarja.com

https://youtu.be/tgqsc6ipDw8

https://youtu.be/iVuPl62u0Hc

https://youtu.be/L6rVwbs-8Dc

https://youtu.be/C1ue4K_nFBA

Galeria e tërmetit: