Ballina Aktualitet “Ç’na panë sytë atë natë…”, rrëfimet nga Thumana (VIDEO)

“Ç’na panë sytë atë natë…”, rrëfimet nga Thumana (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

I fortë me ballin e shkruar nga hallet e jetës, Shyqyri Greku tregon momentin e tme*rrit që ka kaluar më 26 nëntor e që i mori dhe tre të afërmit e tij. Lotët i janë tharë, zemra i është ngrirë e sot falenderon Zotin që e shpëtoi, pasi ishte krejtësisht i vetëm në shtëpi.Mes pan*ikut, errësirës, këmbët që e braktisën për një moment, por fqinjët e tij jo, Shyqyriu arriti të dilte jashtë, por përballë tij pa që pallati fqinj t’i shkërmoqej përpara syve, aty ku jetonin dhe të afërmit e tij, që sot nuk janë më.

“Më është vra*rë djali i vëllait, nusja e djalit të vëllait dhe vëllai. Kanë qenë në pallat tjetër, por i kam në gjakun tim! Pallati tjetër pat tre viktima, këtu ku isha unë shpëtuam, sa ra tërmeti u shëmb, nëpër shkallë na zuri. Isha vetëm, pamë tmerr me sy! U rrëzova, më ngritën fëmijët e tjerë prej krahu, ishte errësirë e madhe, m’u fikën dritat. Këtu janë kushtet e mira, por Zoti na ka në dorë”, shprehet Shyqyri Greku.20 vite i kanë kaluar bashkë, në pallatin fatkeq, nuk kanë pasur asnjë lidhje gjaku, thjesht shtëpitë kanë pasur ngjitur. Fqinjët tregojnë se e kanë përjetuar shumë keq ndarjen nga jeta të miqve të tyre, me të cilët kanë ngrënë e kanë pirë bashkë për vite me radhë. Një prej tyre tregon se ka dëgjuar thirrjet e Hajrie Vatës dhe djalit të saj për ndihmë, por e kishte të pamundur që t’i ndihmonte.

“Kam qenë te pallati, ku ka pasur më shumë viktima. Kam qenë në kat të pestë. As vetë nuk e di. Kur ka pushuar gjithçka kam dalë, dy pjesët e anës pallati është shembur direkt. Kur dola unë e pashë pallatin e shembur. Nga unë s’kam pasur viktima. Kam dëgjuar Hajrie Vatën dhe djalin e vet në krah, e kam zbuluar, por nuk e ndihmova dot se i kishte rënë trau sipër. S’po e marr veten, më janë tharë lotët. Ato njerëz ishin komshinjtë e mij, kam 20 vite, kam nejt, kam ngrënë. Unë isha me gruan, 2 kalamajt dhe nënën. Nëna ka pësuar një traumë, e kam çuar te njerëzit e vet. Kushtet janë mirë”, tha një nga fqinjët.

“Ka qenë tmerr, nuk e di çfarë mund të them. Kur dolëm jashtë, kishte mbarur ajo lufta e madhe. Gjak nuk i kam pasur, por sikur ti kem pasur nipa, më ka ardhur keq. Se kur e njeh të vika keq dy herë. Se me qenë kryeministër djali im, nuk ka ça bën. Të flasim realitetin”, tregon tjetri.

Kur kthehen pas, tek momenti i tmerrit, askush nuk di të thotë se si ka arritur të dalë jashtë. Ky moment u është fshirë nga memoria, por kanë parë se shtëpia e tyre shumë kujtime brenda atyre mureve, mundi i viteve të tëra është shembur për vetëm 30 sekonda. Sot kanë vetëm rrobat e trupit me vete dhe shpresën se shumë shpejt do të kenë një godinë të re ku mund të fusin kokën.

“As vetë nuk e di si kam dalë, isha vetëm. u tremba, dola, nuk e di as vetë me nxorri kunati dhe dola. Jam e tronditur, më merren mend, Dua të më bëhet një shtëpi, që të jetoj këto ditë që më kanë mbetur, Jam e vetme, më ka vdekur burri para disa vitesh”.“Na ka rënë gjumë. Kur ra i pari, qëndruam. Kur ra i dyti me vrap dolëm jashtë. Nuk di si kam dalë jashtë. Vetëm këto që kam veshur kemi marrë”, shprehen banorët./Shqiptarja.com

https://youtu.be/tgqsc6ipDw8

https://youtu.be/iVuPl62u0Hc

https://youtu.be/L6rVwbs-8Dc

https://youtu.be/C1ue4K_nFBA

Galeria e tërmetit: