Ballina Blog Faqe 477

Rrëfimi i 90-vjeçares: Jetojmë në sera, tërmeti i së martës më i forti i jetës sime (VIDEO)

Do ju sjellim në vijim një histori njerëzore nga Thumana. Familja Jangozi është ndër më të prekurat nga tërmeti në këtë zonë. Një zonjë 90 vjeçare, rrëfen për ABC News se tërmeti i të martës, ishte më i forti që ka përjetuar në 9 dekadat e jetës së saj.

Asnjë nga instancat shtetërore nuk i ka ofruar ndihmë familjes prej 20 anëtarësh, që jeton në serat bujqësore.

“Kam punuar 40 vjet për këtë shtëpi dhe ja ku e lashë për 5 minuta, por punët e zotit janë. Kërkojmë nga shteti, ishallah të na ndihmojë, me sa ka mundësi. Të na ndihmojnë tani në fazën e parë të paktën. Të paktën të na sjellë një çadër. Mbrëmë kemi fjetur në serë, e gjithë familja, sepse kemi frikë të hyjmë në banesë, sepse aty nuk jetohet më. Hajde shiheni vetë ku kemi fjetur mbrëmë, në këto temperatura të ulëta. Ndaj i bëj thirrje shtetit ta shohë këtë punë”, na thotë kryefamiljari Jangozi.

Hyjmë në serën e fshatarit dhe shohim nënën e moshuar 90 vjeç e ulur në një krevat, duket e hutuar, e trembur. I afrohemi dhe fillojmë ta pyesim:

Jeni 90 Vjeç, keni parë, dëgjuar, ndjerë si ky tërmet?

“Jo, jo, jo. Kam ndjerë tërmete por si ky nuk mbaj mend. Në mes të natës mezi dolën nga shtëpia, shumë vështirë, drita e ujë s’kemi ka 3 ditë”, na thotë ajo.

Ndërsa jemi duke realizuar intervistën tonë, lëkundjet e tërmetit vazhdojnë të bien.

“Siç e shihni banesën në çfarë gjendje është, na duhet të rrimë e të mbytemi këtu, ndaj i lutemi shtetit të na ndihmojë”.

Kur pyesim kryefamiljarin Jangozi se ku kanë qëndruar pas tërmetit na thotë se kishin qëndruar jashtë.

“Jemi duke qëndruar në oborr, jashtë, kemi sajuar një plasmas”.

Ndërkohë na bënë me dije se, askush nuk është kujtuar për ta, madje as gjërat më të nevojshme nuk janë sjellë. Asnjë lloj ndihme, as ushqime, të gjitha janë munduar ti sigurojnë vetë./abcnews.al

Foto nga tërmeti:

Video/ Momentet e fundit të Klajdi Qatos poshtë rrënojave, ja biseda që bëri me punonjësin e ekipit shpëtues

“News24” dhe “BalkanWeb” kanë siguruar momentet e fundit të Klajdi Qatos poshtë rrënojave, pak para se ai të shpëtohej prej aty.

Në video dëgjohet një punonjës i ekipeve të kërkim-shpëtimit që bisedon me Klajdin, pasi ky i fundit kishte rreth 20 orë poshtë rrënojave, te hotel “Palma”, në Durrës.

FOTOT nga tërmeti:

Pas tragjedisë, tërmeti ka shkaktuar fenomenin e pazakontë natyror

Tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ka shkatuar ngritjen e tokës me 10 cm.

Ky fenomen i pazakontë është bërë me dije nga mediat italiane. Sipas “Ansa” kjo është treguar nga pamjet e radarit të marra nga satelitët Sentinel-1 të programit Evropian Kopernikus të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe Komisionit Evropian.

Harta e marrë në bazë të të dhënave nga satelitët Evropian Sentinel 1 tregon deformimin e tokës.

Një fenomen i tillë ka ndodhur edhe me tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.

Deformimi u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur imazhet e marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit. Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një interferogrami, dmth hartën e zhvendosjes së tokës./abcnews.al

Lëkundje tërmeti live në “Opinion” (VIDEO)

Lëkundje të tjera tërmeti u shënuan mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri. Pas tërmetit 5.3 të shkallës Rihter që u regjistrua në mesditë, në orën 23:21 u shënua një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.

Lëkundja ndodhi gjatë kohës që emisioni “Opinion” ishte live. Ndonëse lëkundjet ishin të lehta, mes të pranishmëve u përjetua me frikë. Ndërkohë drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, bëri thirrje për qetësi.

Pamje nga tërmeti:

Dasma që nuk u bë kurrë. Në verë do të martoheshin, sot janë nën rrënoja (VIDEO)

Janë me dhjetëra viktimat e tërmetit tragjik të së martës, secili me një histori të trishtë njerëzore. Padyshim që e tillë është historia e Almir Carës, vetëm 29 vjeç dhe e të fejuarës së tij Diastela Steneci, 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen nën rrënojat e një pallati të shkatërruar në Thumanë.

Çifti i ri planifikonte të martohej këtë verë. Detajet rrëqethëse u zbuluan mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, nga gazetari i Televizionit Klan, Spartak Koka, i cili që prej ditës së djeshme ka qenë në terren duke ndjekur situatën në Thumanë.
“Këta janë Almir Cara 29 vjeç, e fejuara e tij Diastela Stenenci, 25 vjeçe, të cilët aktualisht që flasim janë nën rrënoja. Këtë verë sipas të dhënave do të martoheshin“, tha Koka.

Ndonëse familjarët e tyre shpresojnë ende që të rinjtë të nxirren gjallë, sa më shumë koha kalon aq edhe më i vështirë duket ky mision.

“Sipas konfirmimeve të autoriteteve greke që po kërkojnë në mënyrë më të specializuar, nuk ka shenja jete“, u shpreh më tej gazetari Koka.

Familja Cara është një prej më të prekurave nga tërmeti në Thumanë, pasi nga 9 pjesëtarë, vetëm 2 prej tyre kanë arritur të mbijetojnë. 4 prej tyre janë ende nën rrënoja, mes të cilëve edhe Stela me Almirin./tvklan.al

Pamje nga tërmeti:

Bebe Rexha hap llogari për ndihmat ndaj të prekurve nga tërmeti (VIDEO)

Bebe Rexha, përmes një videoje në Instagram, thotë se do të udhëtojë për në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Ndërsa njofton se ka hapur një llogari, për të mbledhur sa më shumë ndihma, Bebe thotë se kur të vijë në Shqipëri do të sigurohet se të gjitha ndihmat të shkojnë te familjet në nevojë./K.C/dritare.net

Pamje nga tërmeti:

Vijojnë lëkundjet e tërmeteve/ Ja sa ballë ishte i fundit!

Fatkeqësisht, pasgoditjet e tërmetit të së martës, më të fuqishmit prej dekadash, vijojnë ende. Deri në orët e pasdites, u informua për të paktën 510 pasgoditje. Ndëkohë i fundit u shënua para 5 minutash, me magnitudë 4.6 ballë./L.F-dritare.net

“Sot i kam të gjithë si Gregun”, përlotet Rama dhe largohet nga intervista

Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për statusin e ndjerë në rrjetet sociale të djalit të tij, Gregu, pas humbjes së jetës së të resë Kristi Reçi dhe familjarëve të saj në Durrës.

Teksa jepte një intervistë për emisionin “Top Story”, Rama u prek dhe ndërpreu intervistën. Rama tha se sot i ka të gjithë si Gregun.

“Nuk dua të flas për aspektet personale të djalit. Unë sot jam në një pozitë që është e pamundur ta shpjegoj, ndoshta është e pamundur ta shpjegoj.

Ndjesia ime është shumë e fortë dhe sot unë i kam të gjithë këta njerëz si Grekun”, tha Rama, duke u larguar i prekur.

“Gjetëm një fëmijë nën rrënoja”, banori rrëfen momentet e tmerrit: Si u shemb pallati, ishim në alarm të madh

Një nga banorët e prekur nga tërmeti, nga Thumana ka treguar momentet e tmerrit, kur pallati ku ai jetonte u shemb në Thumanë.

Banori në një intervistë dhënë për gazetaren Klodiana Lala në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se pallati nisi të shembej dhe gjithandej kishte zhurma.

Ai tregoi se banorët kanë nisur të bërtasin që të gjithë “ndihmë, ndihmë”, kurse u shpreh se një nga banorët Saimir Greku që ishte rëndë u mor nga ambulanca dhe se në orën 7 të mëngjesit u mor vesh se nuk ishte më gjallë.

“Kishte tym e britje. Pasi shpëtuam dolëm nga pallati dhe vajtëm te pallati i kushëririt tim, matanë tek Pëllumb Greku, që sot nuk jeton më. Aty gjetëm një fëmijë nën rrënoja. Shpëtuam fëmijën që thërriste o mami, mami. Shpëtuam edhe të ëmën, fati i mirë i saj se i kishin rënë dyshekët përsipër me gjithë copa tullash, rrënojat. Kemi shpëtuar dy vetë në pallatin tjetër. Këtu te pallati këtu, e ndjera vdiq, shpëtuam nusen e familjes Vata, kurse Sandrin që është gjallë i kemi shpëtuar. Kurse një person nuk e dimë se ku është”, tha banori. bw

FOTO nga termeti:

Edi Rama: Kur e mbrojta pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit ju më bëtë hero, s’jam tradhtar sot që mbroj idenë e “Shengenit rajonal”

Kryeministri Edi Rama në një postin në rrjetin social facebook u ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që e kanë akuzuar dhe e akuzojnë për tradhëti dhe në këto ditë të vështira për shqiptarët.

Postimi i plotë i Kryeministrit:

Të gjithë atyre që shfryjnë mllef e helm për “taksën” e Rrugës së Kombit, fjalët më poshtë po u përcjell:

E para, është një gënjeshtër me bisht që u kërkohet “taksë” kalimi automjeteve që sjellin ndihma në Shqipëri! Zero! Kompania që investon në Rrugën e Kombit dhe garanton mirëmbajtjen e saj, e ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të kësaj “takse” për çdo automjet ndihmash. Ky është fakti dhe gënjeshtra që ka marrë dhenë në rrjetet sociale është vetëm një gënjeshtër. Të cilën e përsërisin dhe e përhapin jo ata që sjellin ndihma, po ata që e kanë me të dëgjuar! Popujt thonë kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta ende s’ka veshur dot pantallonat☹
Tarifa e shërbimit (jo taksa, po tarifa e shërbimit për Rrugën e Kombit), nuk është një tra i vendosur për të penguar shqiptarët të vijnë nga Kosova a të shkojnë në Kosovë, siç predikojnë ata që s’e kanë mësuar akoma atë shprehjen kuptimplotë, që në paqe forma më e lartë e patriotizmit është të paguash taksat! Jo, ajo tarifë është një kontribut i çdo përdoruesi të rrugës, për ta pasur rrugën që përdor sa më optimale dhe sot, nuk del dot dikush që i ka sytë në vend që të thotë se Rruga e Kombit, nuk është shumë më e sigurtë e më e mirëmbajtur, se sa përpara vendosjes së tarifës.

Dhe e fundit, unë nuk isha hero kur e mbrojta pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit dhe ju më bëtë hero! As nuk jam tradhëtar sot, kur mbroj dhe do ta mbroj deri në fund, idenë e Shengenit Rajonal!

Jo, unë jam po ai, që as nuk fluturoj kur më bëjnë hero, as nuk ndalem kur më bëjnë tradhëtar, e i dal për zot fiks po njësoj, bindjeve e ideve të mia. Sepse nuk e kam marrë këtë detyrë për t’iu pëlqyer të gjithëve çdo ditë, po për t’u kujtuar me respekt nesër edhe nga ata që s’do më duan kurrë, kur ditët e mia në detyrë të kenë mbaruar; si një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time megjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët – deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma.

Kaq për këtë temë, se më duhet të zbres tani nga makina, për t’u kujdesur për sistemimin në hotel të disa familjeve të tjera fatkeqe.

Përqafime të gjithëve, edhe atyre që do vazhdojnë të më shajnë, sepse e di që kujtojnë vërtetë se kanë të drejtë, siç e di që do më japin të drejtë një ditë, kur koha të tregojë ashiqare se janë krejt gabim.

Galeria e tërmetit:

658 të lënduar nga tërmeti, si është gjendja e tyre – Dy të rinj mund të dërgohen në Itali

Pas më shumë se 24 orësh vijojnë ende kërkimet për nxjerrjen e personave të bllokuar nën rrënoja në Thumanë dhe në Durrës.

Mëngjesin e sotëm në orën 10.30, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi spitalin e Traumës, ku ka folur për gjendjen e personave në spital.

Manastirliu tha se kanë mbetur të plagosur plot 658 persona, ndërsa vijojnë të shtruar 68 prej tyre. Manastirliu tha se 8 prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë, por dy prej tyre një djalë dhe një vajzë mund të dërgohen jashtë vendit për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

“8 janë në një gjendje të rëndë se të tjerët dhe janë në terapi intensive. Do vlerësohet në dinamikë gjendja e tyre. Jemi duke vlerësuar mundësinë që së bashku me partnerët italianë të kenë një mjekim më mirë. Të vlerësohen epikrizat dhe parametrat e domosdoshëm. Në tërësi përgjatë gjithë ditës dje dhe orët e sotme janë trajtuar në gjithë spitalet 658 të lënduar, ndërkohë që 68 persona vijojnë të jenë të shtruar tek Spitali i Traumës në Tiranë dhe te i Durrësit.

Qëndra e kordinimit vijon të ketë misionet në banesë sipas kordinimit që kanë në territor. Janë 1700 thirrje përgjatë 28 orëve që janë kryer dhe 280 ekipe dhe misione. Ndërkohë që puna vazhdon sepse kemi planin e rimëkëmbjes dhe do ofrojmë shërbime shëndetësore dhe ato sociale në kampet e ngritura për një plan afatgjatë të stabilizimit. Ajo që po bëhet është një mbështetje tërësore e qytetarëve që janë në kampe për të dhënë kujdesin shëndetësor dhe psikosocial kaq të rëndësishëm.”– tha Manastirlliu.

Deri më tani zyrtarisht flitet për 25 viktima, mirëpo numri i tyre besohet se ka arritur në 31 pas raportimeve të njëpasnjëshme në media për nxjerrjen e trupave të pajetë nga rrënojat në Durrës e në Thumanë./ Hashtag.al

PAMJET NGA TËRMETI

Zjarrfikësi italian nuk i humb shpresat: Në Akuila kemi shpëtuar njerëz pas 72 orësh nën rrënoja (VIDEO)

Një prej zjarrfikësve italianë të përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Durrës, ka deklaruar për A2 se po punohet me objektivin për të shpëtuar ende njerëz në banesën e familjes Lala, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tërmeti i rëndë që goditi vendin.

“Jemi 160 zjarrfikës italianë, të specializuar në kërkimin poshtë rrënojave. Do të vijnë edhe të tjerë. Ka ende kohë, në Akuila kemi shpëtuar njerëz që kishin 72 orë nën rrënoja. Gjithmonë punojmë me objektivin për të shpëtuar njerëz”, deklaroi zjarrfikësi italian.

Sipas tij, operacioni është i vështirë pasi “shtëpia është shembur e gjitha dhe të katër katet kanë përfunduar sipër njëri-tjetrit”.

Ai thotë se duhet pasur shumë kujdes kur gërmon nga njëri kat në tjetrin për të mos dëmtuar njerëzit që janë bllokuar poshtë.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e A2 CNN

“Në bregdetin e Durrësit nuk duhej ndërtuar, çfarë ndodh me godinat atje” – Profesoresha e ndërtimit

Profesoresha e njohur e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo, ka shpjeguar situatën pas tërmeteve në Thumanë e Durrës, duke u ndalur më së shumti te zona e Durrësit.

Në një intervistë për ‘News24’, Bozo, tha se ndërtimet në breg të detit nuk duheshin lejuar sidomos në zonën nga Shkëmbi i Kavajës deri në Golem duke shpjeguar atë që ndodh.

‘Rëra e plazhit të Durrësit ka një problem dhe prandaj nuk është ndërtuar për vite e vite me radhë e para ‘90-ës kishte shumë pak ndërtime. Ato kanë një karakteristikë. Kanë probleme me bazamentin dhe Durrësi preket shumë, është shkatërruar tre herë nga tërmetet. Bazamentet në Durrës janë problematike pasi sa të gërmosh del ujë dhe në rast tërmetesh ato prishin strukturën, dheu kthehet në masë viskoze në atë që njihet si lëngëzim. Ky studim është bërë pas tërmetit të vitit 1979.’ Çarja tektonike që fillon nga Mali i Zi e përfundon në Greqi ka në vijën e saj Shkodrën, Durrësin e Vlorën. Nga Shkëmbi i Kavajës e deri në Golem, rëra ka aftësinë të lëngëzohet nga 1.5 deri në 2.5 metra. Në breg të detit nuk ndërtohet, për më tepër siç kanë ndërtuar këta godina mbi 6 apo 7 kate. Edhe nëse ato kanë themele të forta poshtë zonës së lëngëzimit, erozioni mund të shkatërrojë strukturën e poshtme duke i nxjerrë jashtë përdorimit.’ – tha Bozo.

Më tej ajo bëri thirrje që qeveria të nisë menjëherë vlerësimin e godinave të dëmtuara për të vendosur se çfarë do ndodhë me to.

‘Qeveria duhet të mbledhë menjëherë ekipet që duhet të nisin vlerësimet e godinave, dëmin e tyre dhe të përcaktojnë ndërhyrjet që duhen bërë.’ – shtoi profesoresha.

Qytetarë dhe hotele nga Shqipëria dhe Kosova ofrojnë strehim për të prekurit nga tërmeti (Lista dhe kontaktet)

Qytetarë dhe hotele kanë ofruar strehim për personat e prekur nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.

Lista e mëposhtme me qytetarët dhe hotelet nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosvës së bashku edhe kontaktet:

Alfrida Shameti ofron një shtepi në Tepelenë për 5 persona, një shtëpi në Durres dhe nje Tirane. 0688746293
Labinot Rexha ofron 25000 euro.
Bajram Valbona Jashari leshon shtëpinë 3 katëshe ne Prishtinë. +38344271491 dhe 044477776
Ilir Kryeziu ofron strehim për 10 anëtarë 0038344381027 në Prishtinë

Hotel dhe Restorant “Kosova” ofron 60 dhoma(mengjes,drek,darke) per 150 persona. +38344804442
Hotel Ana ne Kosove ofron strehim per 120 persona nga Shqiperia me te gjitha shpenzimet e paguara. +38344204765
Hotel “Iliria “ në Kosove ofron strehim per 10 familje. +38344577779

Vila Sopebra ne Sarande ofron strehim per 12 persona 0695673741, 0699666500
Hotel Tëo Mermaids Ksamil, 06980663637
Hotel Neë Heaven Sarande, 0682001760
Ibraim ofron 3 shtepi ne Maqedoni
Dorjan Krasniqi ofron shtepi per 20 familje ne Kosove. +38349656952

Ismail Halimi ofron shtepe per nje familje ne Kosove +38344444569
Ardit Tolaj ofron shtepi per 5 persona +38349447807
Ramiz Mavriqi ofron dy shtepi ne Prishtine +38344998600
Elvin Hoda ofron strehim per 12 persona +38345902200
Edi Ermeni ofron shtepi per nje familje ne Gjakove 044329299 ose 044107497

Adeline Rama ofron strehim per 15 persona ne Kosove +38344900993
Gentian Kelmendi ofron shtepi per nje familje ne Kosove +38349467320
Bekim Alirexhaj ofron shtepi per nje familje +32472558367
Fadil Halili ofron shtepi ne Prishtine 044175355

Admir Shala ofron shtepi ne komunen e Rahovecit
Rugove, ofrohet shtepi per 2-3 familje 049369282 ose 049622419
Zymer Sefaj ofron shtepi ne Durres, per 8 familje 017657328783
Krutane Kelmendi ofron strehim ne Kosove per 1 familje +38344315716

Hotel Argent Shkoder ofron strehim per 30 persona 022243909
Adela Qemaili ofron shtepi ne Elbasan 0695614571
Farmaci Iris ne Durres ofron ilace falasa 0672228472
CIMa ofron ofron strehim dhe ushqim per 20 familje Kosove +38349656666 dhe +38349220380

Hotel ne Sauk per 10 familje 0698796641 dhe 0695313835
Hotel Borkland ne Berat ofron strehim per 27 persona 0694037582 dhe 0698468312
Hotel Rolex ne Vlore ofron strehim 0692171333
Kompleksi Alpet ne Elbasan ofron strehim per 26 persona 0692093999

Inxh ndertimit 0674899783
Andreas Mark ofron 3 dhoma per familje si dhe ndihme financiare per familje ne Peje per 6 muaj
Flamur Isufi ofron strehim per 10 persona +38345222088
Vlore, Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel ofron strehim per familje 0692065399

Arlind Murtezani ofron shtepi per 15 persona 0038977711647 ne Tetove
Hak Bus ofron transport falas cdo dite nga Durresi per ne Tetove
Anilda Hoxhaj ofron strehim per nje familje me femije te vegjel 0696430453

Hotel Duka Vlore 0682035670
Le palazzine 0697743888
Vila Nika 0697851822
Neë York Hotel 0684013310

Hotel Coral 0698466086
Hotel Bolonja 0697301015
Hotel Tragjasi 0696434802
Tafil Gashi ofron strehim per 6 persona 044200249 ne Kosove
Cekrez Disi ofron vile dykateshe ne Gramsh 0694828899
Manuela Skilja ofron shtepi ne Kucove per familje me femije +306940502111

“Besimi Commerce” ofron strehim dhe ushqim ne restorant Kroni +38344145556 ne Kosove
Avi Gashi ofron shtepi per 4-5 persona
Shkolla Ëilson hap dyert per strehim 0696020569 dhe 0672053482

Kallaba Guest House ne Kamenice te Kosoves ofron strehim per dy familje +38345332574
Makry ne Kryezi te Pukes 0674966833
Valentina Bregu ofron 3 garsoniere ne Pogradec per 12 persona 0693478245

Peshkopi 0692070107.
Hotel Anxhelo Kucove 0694591163
Ardian Guri ne Shkoder vendos shtepine e tij per strehim 0042770664779
Merko Hotel ne Berat ofron dhomat dhe ushqim per rreth 15 persona 0699744020

35 inxhinierë dhe arkitektë nga Kosova do angazhohen vullnetarisht në Durrës për vlerësimin e dëmeve

Mbi 35 inxhinierë dhe arkitektë nga Kosova do të nisen për në Shqipëri për të bërë vlerësimin e dëmeve të objekteve shkollore në rajonin e Durrësit.

Organizatori Drilon Pireva që tha se do të nisen pas pak shtoi se gjithë kjo është bërë në punë vullnetare, njofton Klan Kosova.

“Janë mbi 35 inxhinierë, kryesisht të ndërtimt që kanë nisen sot për Shqipëri. Puna e tyre do të jetë në rajonin e Durrësit, ku dëmi ka qenë më i madh. Nga ne do të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkollave fillore dhe të mesme”.

“Gjithsej janë 42 shkolla ku do të bëhet vlerësimi prej profesionistëve nëse plotësohen kushtet për të rifilluar mësimi.”

Inxhinierët janë nga komuna e Prishtinës, prej Ndërmarrjes Publike Banesore dhe nga Shoqata e Arkitektëve dhe Ndërtimtarëve që veprojnë në Prishtinë.

“Të gjithë janë lajmëruar vetë, përveç aspektit logjistik që e kemi organizuar ne, pjesa tjetër është krejtësisht vullnetare”.

Lajmin për ardhjen e inxhinirëve e ka bërë me dije dhe Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë e cila thekson se në pritje janë edhe inxhinierë dhe arkitektë të tjerë të cilët do nevojitet në një fazë tjetër.

“Vullnetarë të tjerë, arkitektëe profesionistë të fushës janë në pritje për tu angazhuar në një fazë të dytë sapo të ketë nevojë, pasi thirrja ishte specifikisht për inxhinierë ndërtimi”.

Tërmeti anon pallatin në Rrugën e Kavajës në Tiranë (Pamjet)

Tërmetet e fuqishme të rëna gjatë dy ditëve të cilët sollën pasoja shkatrimtare në Durrës dhe Thumanë nuk kanë kursyer as objekte në Tiranë.

Në rrugën e Kavajës një pallat është anosur dhe ka çarje serioze në pjesë të tij.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka evakuar banorët e pallatit.

Në pamjet e shfaqura nga News 24 shihen anoja e pallatit disa katësh në Rrugën e Kavajës.

Tërmeti në Shqipëri: Aksion për mbledhjen e ndihmave në Tetovë (VIDEO)

Tërmeti në Shqipëri: Aksion për mbledhjen e ndihmave në Tetovë

32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur shqiptarët në zi kombëtare, por edhe ka nxitur gjithandej solidaritetin e madh për të zbutur dhimbjen e njerëzve që u prekën nga kjo fatkeqësi natyrore.

Edhe në Tetovë po zhvillohen aksione për grumbullimin e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti.

Në vazhdim keni pamjet:

https://youtu.be/lWNbiMxNQRc

https://youtu.be/H738H_bLGwc

https://youtu.be/Ud2-MUCqvsY

https://youtu.be/iPptSb-pSwM

https://youtu.be/aqAr_irG2FA

https://youtu.be/U1-KJmJ3aoY

https://youtu.be/FLwNuKt09VM

Etrit Berisha: Familjarët e mi dolën në rrugë, më thanë që tërmeti nuk po mbaronte kurrë

Etrit Berisha ka treguar për mediat italiane, dhe më konkretisht për “AdnKronos”, të gjithë situatën në Shqipëri, si po përjetohet kjo tragjedi dhe natyrisht edhe si po e përballojnë situatën të prekurit, që kanë vëmendjen e gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, por edhe shteteve të huaja.

“Tërmeti që ka goditur Shqipërinë është një tragjedi e madhe, sepse lëkundjet vetëm vazhdojnë, nuk ndalojnë. Populli është i frikësuar nga kjo situatë, dhe e keqja është se ato vazhdojnë.

Ndihma po vjen nga të gjitha anët, dhe në veçanti populli kosovar po ndihmon shumë. Ata kanë filluar të marrin në shtëpitë e tyre shumë shqiptarë që janë prekur nga tërmeti,” theksoi Berisha.

Por edhe në Itali, klubet e Serisë A kanë nisur solidarizimin, e para Lacio.

“Në këtë situatë kaq të vështirë, ky gjest është shumë i bukur. Gjithashtu edhe Lacio ka qenë gjithmonë afër këtyre situatave. Ata kanë filluar të mbledhin fonde dhe me këtë gjest kanë treguar se janë një klub i madh dhe një ekip që gjithmonë është i gatshëm të ndihmojë”.

Më pas, Berisha rrëfen sesi e kanë përjetuar të njohurit e tij tërmetin.

“Kam folur me miq në Durrës dhe më kanë thënë se kishte lëkundje për 30 sekonda, të cilat dukeshin se nuk do të mbaronin kurrë. Edhe familjarët e mi që ndodhen në Prishtinë i kanë ndjerë lëkundjet dhe dolën në rrugë natën duke qëndruar në makina, për të qenë më të sigurt”.

Gazetari grek: Sot jemi të gjithë shqiptarë, sepse nuk ka kufi në dhimbje

Gazetari grek Lefteris Charalampopoulos i ka kushtuar një aktikull vendit tonë dhe situatës së vështirë që po kalon. Në këtë artikull shkruhet se Shqipëria ka nevojë për solidaritetin tonë në këtë kohë të vështirë.

Ai u thotë grekëve se kur fqinji ynë po përballet me një tragjedi, atëherë ata kanë nevojë për solidaritetin dhe ndihmën tonë.

Gazetari grek shkruan edhe se kjo që i ndodhi Shqipërisë mund të ndodhë në shtëpinë ngjitur. Po ashtu ai shkruan se grekët u kanë shumë borxhe shqiptarëve dhe nuk duhet të bëjnë sikur i kanë harruar.

“Shqipëria është fqinji ynë dhe njerëzit e saj janë të lidhur nga historianët. Dhe këto lidhje u bënë edhe më të forta pasi qindra mijëra shqiptarë erdhën në vendin tonë në kërkim të një të ardhme më të mirë. Ata punuan shumë, shpesh në kushte të mjerueshme, u përballën me një mori problemesh që nga problemet burokratike dhe punëdhënësit cinikë për të kapërcyer racizmin, por ata ia dolën. I kemi borxh atyre shumë, edhe nëse ndonjëherë bëjmë sikur duam ta harrojmë. Shqipëria tani ka nevojë për ne. Po përballet me një katastrofë të madhe. Numëron viktima dhe dëme. E gjithë ndihma dhe mbështetja është e nevojshme. Ne duhet ta japim atë. Qeveria Greke dhe shërbimet publike gjithashtu janë mobilizuar në këtë drejtim. Shoqëria civile duhet të bëjë edhe më shumë.’’

Tërmeti fatal në Thumanë, flet i afërmi i familjes Cara: Alberti i nxjerrë nga rrënojat në spital, nuk e di që gruaja dhe tre fëmijët nuk jetojnë më

Shtatë prej nëntë pjesëtarëve të familjes Cara u shuan në tërmetin tragjik të së martës. Albert Cara, një prej të mbijetuarve ndodhet i dëmtuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ai nuk e di ende që 3 fëmijët e tij, 2 djemtë dhe një vajzë, së bashku me bashkëshorten, nuk jetojnë më, ashtu sikurse edhe e fejuara e një prej djemve.

Familja jetonte në katin e 5 të një pallati në Thumanë, që është rrënuar tërësisht. Në katin e katërt jetonin pjesëtarë të tjerë të familjes Cara. Nga kjo familje humbën jetën vajza e xhaxhait të Albertit, Lindita. Vajza e saj, së bashku me të ëmën, humbën po ashtu jetën.

Tvklan.al nga Thumana mori në intervistë djalin e xhaxhait të Albertit, i cili tregon se kushëriri i tij nuk është ende në dijeni të tragjedisë që i ka ndodhur. Sulë Cara thotë se 4 prej pjesëtarëve të familjes Cara janë ende nën rrënoja. Ndonëse i ndërgjegjshëm se shanset që të kenë mbijetuar janë të vogla, ai ende shpreson që Zoti të bëjë një mrekulli.

Ju jeni familjar, i afërm i familjes Cara. Çfarë ka ndodhur me pjesëtarët e familjes tuaj në Thumanë?

Siç jeni njohur me një fatkeqësi të jashtëzakonshme natyrore, jo vetëm për familjes Cara, por për të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie. Unë në këtë banesë kam patur djalin e xhaxhait, i cili jetonte në katin e 5, Albert Cara. Aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak. Thuhet që është mirë, kaq të dhëna kam deri tani për momentin, sepse kam qenë i angazhuar non stop këtu në vendngjarje. Aktualisht që flasim, Berti ka humbur pothuajse të gjithë pjesëtarët e familjes.

Pothuajse të gjithë pjesëtarët?

Ka humbur bashkëshorten, Fatmirën, e cila ndodhet në morgun e spitalit të Lezhës. Ka humbur djalin Almirin, i cili për momentin është në rrënoja. Ka humbur djalin e vogël, Hasanin, i cili është në morgun e Tiranës. Ka humbur bashkëshorten e Almirit, e cila ndodhet nën rrënoja. Në pjesën e katit të parë kemi pasur edhe nusen e xhaxhait, që ka qenë aty me vajzën Linditën dhe vajzën e vajzës. Lindita mrekullisht ka shpëtuar mbrëmë, forcat e ndërhyrjes greke dhe kosovare kanë bërë të mundur shpëtimin e saj. Mendojmë se është mirë tek Spitali Ushtarak. Ndërsa aktualisht është nën rrënoja, Anthi Cara, pra nusja e xhaxhait me mbesën, që nuk dimë asnjë gjë tjetër, vetëm se momentalisht tani që flasim të katërt e pjesëtarët e familjes Cara janë nën rrënojë.

Po vajza e Albertit?

Vajza e Albertit, Erisa, është në morgun e Tiranës, është konfirmuar e vdekur.

Pra nga 9 pjesëtarë, 7 kanë humbur jetën?

7 mendohet se janë humbur. E them mendohet sepse 4 janë nën rrënoja dhe mbase Zoti bën mrekullinë, të shpresojmë, edhe për pak.

Keni komunikuar me Albertin, ose ndonjë prej pjesëtarëve të familjes tuaj?

Jemi në një moment të vështirë, sepse kam dërguar atje, vëllain e Albertit, Taulantin. Dje ka qenë mirë, sot ka qenë me mjaft probleme. Probleme të cilat ai kërkon të dijë për fëmijët. Ne për hir të së vërtetës nuk i kemi treguar, deri më tani dhe kam përshtypjen se do të na krijojë një situatë mjaft problematike për nesër, sepse nesër mund të jetë edhe ceremonia e varrimit. Do të përpiqemi që të hyjmë në kontakt me mjekun që po merret, që të na japë të gjithë udhëzimet e nevojshme, sepse ne jemi nga një zonë që çfarë të në na ndodhë, na ndodh, Zoti të na falë ça të na falë, por jemi të detyruar ta vëmë në dijeni, nëse mjeku do të na marrë përsipër që të paktën nga kjo tragjedi të mos bëjmë viktimë edhe Bertin, sepse është në një moment jo të mirë.

Ka dëmtime Alberti?

Më duket se ka dëmtime, nga kontaktet e fundit që kam deri më tani, duket se ka probleme dhe në shtyllën kurrizore. megjithatë është një informacion që do ta marrim më vonë.

Si ka arritur të shpëtojë?

Grupet e shpëtimit me thënë të drejtën kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, sepse ky ka qenë në një pozicion, ka rënë nga kati i 5 dhe e gjithë baza materiale është përmbledhur në një kat. Nuk e dimë tani sesi ka shpëtuar, Zoti e ka shpëtuar.

Ka dalë me këmbët e veta apo e kanë ndihmuar?

Jo jo, kanë qenë forcat speciale të Kosovës, forcat e shpëtimit të Greqisë, ka qenë forcat e shpëtim-minierave dhe është punuar gati 5-6 orë të bërë të mundur që të dalë i padëmtuar, të paktën ka dalë shëndoshë.

Prej sa vitesh jetonte në Thumanë Alberti me familjen e tij? Kur ishin zhvendosur, mund të na jepni disa detaje njerëzore?

Ne me origjinë jemi nga Kurbneshi i Mirditës. Berti ka ardhur në Thumanë rreth viteve 90-91, ndërsa xhaxhai tjetër që ka qenë poshtë ka ardhur rreth viteve 50.

Këtu vendosur të jetonin?

Po, sepse asokohe Thumana ishte fermë. Atëhere punësimi nuk ishte shumë problem, sepse ferma atëherë kishte mundësi punësimi. Kështu që mbase kjo ka qenë një ndër shkaqet, sepse këtu kam kuptuar diçka tjetër. Në zonën e Thumanës ku ra kjo fatkeqësi, ka shumë matjanë, ka shumë mirditorë, nga zonat e tjera. Kanë qenë shumë punëtorë dhe ngaqë këtu ka qenë tokë fushore dhe një njeri i punës që vjen nga zona me pak tokë, me shumë tokë, mbase janë ndjerë mirë. Ky ka qenë shkaku kryesor.

Kanë pasur dëmtime pallatet në tërmetet e mëparshme? Pra kanë pasur ndonjë paralajmërim për prishjen e strukturave?

Në fakt ne kur bien tërmetet puna e parë që bëjmë lidhemi me telefonata të menjëhershme me njerëzit më të afërt. Në tërmetet e para që kanë rënë, në komunikimin që kam pasur personalisht me Albertin, e kam pyetur nëse kanë patur probleme, më ka thënë jo. Banesat në gjykimin tuaj si janë? Nuk më ka thënë asnjëherë që ka patur probleme, në dijeninë time.

Kush ju njoftoi për ngjarjen e rëndë?

Për ngjarjen e rëndë ngaqë ne nuk po na dilte në telefon, sepse duke e ditur që Thumana është një zonë me aktivitet sizmik të lartë, nuk na është hapur telefoni dhe kemi patur jashtëzakonisht shumë vështirësi për t’u nisur dhe pastaj kemi biseduar me një të njohurin tonë, për momentin nuk më kujtohet emri dhe na ka thënë që po, më duket se është shembur pallati. Pastaj Taulanti, i vëllai nga Tirana, është nisur menjëherë. Menjëherë pastaj kam ardhur dhe unë. Mund të kemi ardhur këtu rreth orës 5 e gjysmë, 6 pa çerek, ku gjithçka këtu ishte gërmadhë./Tvklan/

https://youtu.be/lWNbiMxNQRc

https://youtu.be/FLwNuKt09VM