Ballina Blog Faqe 480

Diaspora e Kosovës e përqendruar në Gjermani e Zvicër

Në Gjermani dhe Zvicër jetojnë numri më i madh i qytetarëve që kanë emigruar nga Kosova përgjatë dekadave të fundit. Periudha kohore nga viti 1990 deri në vitin 1999, përbën fazën e migrimit me një frekuencë më të lartë në këto dy vende dhe vendet tjera evropiane.

Kështu është thënë gjatë publikimit të rezultateve preliminare të regjistrimit të diaporës sipas ndarjes administrative dhe territoriale nëpër shtete të vendeve të Bashkimit Evropian, të prezantuara nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve në Qeverinë e Kosovës.

Procesi i regjistrimit të diasporës, ka filluar në vitin 2014 në mënyrë fizike dhe elektronike, kurse nga viti 2017, ky proces është duke u realizuar vetëm në mënyrë elektronike. Regjistrimi i diasporës pritet të përfundojë në vitin 2021.

Qëllimi i regjistrimit është evidentimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Gjatë publikimit të të dhënave, Kadri Sojeva ekspert i demografisë i përfshirë në projektin e regjistrimit, tha se Gjermania prin për kah numri i qytetarëve nga Kosova që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet.

“Gjermania ka 37 për qind të emigrantëve nga Kosova, Zvicra rreth 30 për qind, kurse me shifrat nën 5 (pesë) për qind pasojnë shtetet si Italia, Suedia Franca, Sllovenia etj. Do të thotë jemi në 10 shtetet me frekuencën më të madhe të qytetarëve në diasporë. Struktura gjinore e tyre është 55 për qind meshkuj dhe mbi 44 për qind gra”, tha Sojeva.

Rifat Blakaj, një ekspert tjetër për çështje demografike i përfshirë në këtë projekt, tha se vetëm në shtetin e Gjermanisë, sipas të dhënave zyrtare, jetojnë rreth 430 mijë qytetarë nga Kosova, kurse në Zvicër rreth 400 mijë qytetarë. Në këto dy shtete, thotë ai, janë të regjistruara 6000 biznese të qytetarëve nga Kosova.

Blakaj tha se ky proces edhe pse i vonuar, është i domosdoshëm, pasi natyra e emigrimit ka qenë e parregullt në dekadat e fundit, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Kur merret parasysh numri i përgjithshëm i popullsisë, Kosova ka normën më të lartë dalëse në shkallë evropiane, respektivisht migracionin. Dihet për shkak të kaluarës së pafat historike. Prandaj, këto publikime kanë rëndësi kruciale edhe për të tashmen, por edhe për të ardhmen e Kosovës, sepse sjellin shume të dhëna statistikore, ekonomike, demografike, sociologjike dhe financiare në mënyrë reale, objektive dhe të besueshme, të krahasueshme dhe të matshme”, tha Blakaj.

Ndërkaq, zëvendësministri në largim i Ministrisë se Diasporës, Isni Kilaj, tha se regjistrimi i diasporës ishte mëse i nevojshëm për institucionet e Kosovës.

“Është shumë me rëndësi për ne si komb që të kemi një regjistër, të kemi një numër të përafërt të qytetarëve që jetojnë, qoftë përkohësisht apo atyre që kanë marrë shtetësinë e qytetarëve të shteteve përkatëse”, tha Kilaj.

Qytetarët e Kosovës të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, sipas vlerësimeve nga aspekti ekonomik, kanë ndihmuar vendin e tyre për vite me radhë.

Dërgesat e emigrantëve kosovarë që në vit arrijnë shifrën e mbi gjysmë miliard euro, vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.

29-vjeçari nga Kosova nxirret pa shenja jete nga rrënojat (VIDEO+FOTO)

29-vjeçari nga Kosova është duke u nxjerr nga rrënojat në hotelin “Tropikal” në qytetin e Durrësit.

Kjo është konfirmuar nga forcat e zjarrfikësve, derisa kanë bërë të ditur se edhe vëllai i tij është nën rrënoja ku është duke u punuar që të nxirret edhe ai, raporton news24

Deri tash kanë humbur jetën 16 persona nga ky tërmet.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë në mëngjesin e sotëm ku ka shkatuar dëme shumë të mëdha materiale.

https://youtu.be/5u6ei_eRYgo

“Do të shkruhet në histori”: Sizmiologu thotë se tërmeti ishte 8 ballë (VIDEO+FOTO)

Tërmet që do shkruhet në histori e ka cilësuar sizmologu Rrapo Ormeni tërmetin e sotëm që tro*nditi Shqipërinë.

Në një lidhje telefonike për ABC News, Ormeni tha se deri më tani janë regjistruar 180 pasgo*ditje.

“Janë regjistruar mbi 180 god*itje por karakteristikë është që kanë magnitudë më të vogël, që konsiderohen normale për këtë tërmet që do shkruhet në histori, njëlloj me tërmetet e shekullit të kaluar që konsiderohen të fortë që kanë rënë në Shqipëri në vitet ‘40 e ‘60 me 6.3 e 6.4. Ky konsiderohet pas tërmeteve të Dibrës 1967 me magnitudë 6.7 e të Shkodrës më 1979. Këto tërmete përsëriten nga 10-100 vjet. Në Durrës ka rënë një tërmet i kësaj madhësie.

Pllakat janë aktive lëvizin me disa cm në ditë, deformimet zmadhohen dhe kur vjen një moment që nuk mbajnë më dhe çlirohet në formën e tërmetit. Ecuria e goditjeve po vjen duke u zvogëluar. Adriatiku është brezi më i fortë që ndodhin tërmetet se energjia që çlirohet është më e madhe dhe pastaj brezi Vlorë-Lushnje dhe Korçë-Peshkopi. Magnituda është energjia që çlirohet. Ky tërmet ishte mbi 8 ballë”

I pyetur dhe sa duron Durrësi me të tillë tërmete dhe lëkundje, ai përgjigjet: Durrësi është një zonë me truall më të dobët dhe efekte atje janë më të mëdha, por nisur nga cikli kjo është energjia maksimale që është në këtë zonë. / Opinion.al

https://youtu.be/5u6ei_eRYgo

Shpëtoni nga problemet me kolitin duke përdorur këto dy receta 100% natyrale

Regjimi i varfër ushqimor, jeta sedentare, abuzimi me alkoolin dhe obeziteti janë disa prej shkaktarëve të një prej sëmundjeve më të shpeshta në radhët e shqiptarëve, siç është koliti. Një tjetër faktor që çon drejt shfaqjes së kolitit është edhe stresi emocional e fizik, më të cilin përballemi gjatë ditës.

Disa prej simptomave të zakonshme të kolitit janë: dhimbja e vazhdueshme e barkut, kapsllëk ose diarre, ethe dhe ndryshime të pashpjegueshme të temperaturës trupore, rënie nga pesha, dehidratim dhe prani gjaku në jashtëqitje.

Sikundër ndodh me shumë sëmundje të tjera, edhe koliti mund të mbahet nën kontroll nëse tregohemi të kujdesshëm sa i takon ushqimit dhe përjetimit të lëkundjeve emocionale, si dhe ndiqni dy trajtimet e mëposhtme:

1.Trajtim me ujë orizi: Orizi bën pjesë në familjen e drithërave. Ai është i pasur me fibra të tretshme të cilat përmirësojnë dukshëm veprimtarinë e sistemit tretës. Për trajtimin e mësipërm ju nevojiten 500 g oriz dhe 2 litra ujë. Zieni orizin me ujin për 25-30 minuta. Më pas hiqni gradualisht orizin dhe filtrojeni. Lëngun e përftuar ruajeni në frigorifer dhe pijeni dy herë në ditë.

2.Trajtim me fara liri: Edhe pse në një madhësi thuajse të pakonsiderueshme, farat e lirit kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në organizmin e njeriut, sidomos në sistemin tretës. Ato kanë në përmbajtjen e tyre antioksidantë dhe përbërës antinflamtorë që stimulojnë tretjen dhe luftojnë inflamimin e zorrës së trashë. Trajtimi me fara liri duhet ndjekur në mënyrë rigoroze për 15 ditë me radhë pa ndërprerje.

Gjatë kësaj kohe duhet të hiqni dorë nga ushqimet e skuqura, erëzat pikante, ushqimet me aciditet të lartë si agrumet e domatet, si dhe duhet të tregoheni të moderuar në lidhje me konsumin e kafeinës dhe pijeve të gazuara. Në një gotë ujë 200 ml duhet të shtoni një lugë gjelle me fara lini. Lëreni të pushojë për 12 orë dhe pijeni të nesërmen esëll.

Iu shemb shtëpia mbi kokë, 17-vjeçari nxirret i gjallë (VIDEO)

Detaje të tjera vijnë nga vila 4-katëshe që u shemb në Kënetë, djali 17-vjeçar ka arritur që të komunikojë sërish me grupin e kërkim-shpëtimit.

Prej afro 40 minutash autoritetet përkatëse kanë punuar me shumë kujdes duke e nxjerrë të gjallë 17-vjeçarin, i cili kishte mbetur në rrënojat e vilës së shembur në Kënetë.

Gjithashtu po bëhen përpjekje edhe për banorët tjerë që kanë mbetur brenda.

Pak më parë, gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte nga banesa në zonën e Kënetës, bëri publike një dëshmi rrëq*ethëse që vinte nga vila e tm*errit.

Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërm të familjes me origjinë nga Dibra, djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë. Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht.

Shikoni si e ka rrafshuar tërmeti hotel “Vila Palma” në Durrës/ FOTO

Hotel “Vila Palma” në Durrës është shembur nga tërmeti 6.4 ballë që goditi qytetin e Durrësit orët e para të mëngjesi të sotëm. Në godinë kanë qenë disa persona, mes dy kryefamiljarët, njëkohësisht pronarë të biznesit, Arban Qato e Dëshira Qato si dhe djali i tyre, Klajdi Qato, 25 vjeç.

Nga hoteli është nxjerrë me shenja jete vetëm zonja e shtëpisë Dëshira Qato. Më pas u nxorën dy trupa të pajetë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Fati i djalit 25-vjeçar, Klajdi Qato dhe babait të tij, Arben Qato, nuk dihet. Dëshira Qato është shefja e Urbanistikës së Kavajës.

MAPO sjell me foto pasojat shkatërrimtare të tërmetit, i cili ka rrënuar totalisht ndërtesën e hotelit.

Pas Shqipërisë, tërmet edhe në Bosnjë, është ndjerë edhe në Shkup dhe Tetovë

Pas Shqipërisë, një tërmet i fuqishëm sot ka go*ditur edhe Bosnje e Hercegovinën i cili është ndjerë edhe në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euromediterane (EMSC), tërmeti ishte me fuqi 5.4 të shkallës së Rihterit, dhe në Shkup dhe rrethinë është ndjerë në orën 10 e 19 minuta, me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane.

Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror, konfirmoi se epiqendra e tërmetit ka qenë 300 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në BeH fqinje me magnitudë prej 5,4 ballë.

https://youtu.be/ilWtYDIPXyM

https://youtu.be/SN85_ptuWGI

Pas tërmetit, ndodh fenomeni i çuditshëm në Durrës gjatë lëkundjeve (Pamjet)

Veç problematikave të shumta, një fenomen i çuditshëm është raportuar ditën e sotme nga një fshat në Durrës. Siç thotë qytetari, nga toka ka dalë ujë i zi.

Gjithçka ka ndodhur gjatë lëkundjeve të forta sizmike. Lëkundja më ile fortë ka qenë ajo e orës 03:54 minuta, me magnidutë 6.4, që arrin intesitetin deri në 9 ballë në qytetin e Durrës, ndërsa epiqendra e tij ka qenë në detin Adriatik.

https://youtu.be/6V8cERQrNTM

https://youtu.be/ilWtYDIPXyM

https://youtu.be/MG2oZNA1b4o

https://youtu.be/KuG0WaDMwNQ

Kasami: Të gjithë lutemi për Shqipërinë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka në rrjetin social Facebook ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që go*diti Shqipërinë.

Ja postimi i Kasamit;

“Të gjithë lutemi për Shqipërinë

Me keqardhje morëm lajmin për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme që gjatë orëve të hershme përshkuan Shqipërinë. I bëjmë apel edhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të obligojë Qendrën për menaxhim me kriza që të krijohen ekipet për të shkuar dhe t’i dalin në ndihmë Shqipërisë dhe shqiptarëve që kanë pësuar dëme jashtëzakonisht të mëdha.

Të gjitha lutjet tona sot janë për vëllezërit tonë në Shqipëri”, ka shkruar Bilall Kasami.

https://youtu.be/ilWtYDIPXyM

https://youtu.be/MG2oZNA1b4o

https://youtu.be/GkFVQv1ZWvY

Telefonuan familjarët poshtë rrënojave, vjen lajmi i mirë për dy vëllezërit nga Kosova (VIDEO+LIVE)

Nën rrënojat e një hoteli në Durrës është raportuar se janë dy shqiptarë të Kosovës. Ata janë vëllezër dhe po ashtu mësohet se makina e tyre është gjetur afër këtij hoteli.

Lajmi i mirë për ta vjen nga mediat në Kosovë. Sipas tyre ata kanë folur nga rrënojat me familjet e tyre dhe kanë thënë se janë mirë.

Por raportohet se mund të ketë ende persona që janë nën rrënojat e këtij hoteli.

https://youtu.be/GkFVQv1ZWvY

https://youtu.be/KuG0WaDMwNQ

Kosova nis autokolonat e ushtrisë në ndihmë të shqiptarëve të Shqipërisë

Për t’i ardhur në ndihmë qeverisë shqiptare, në përballimin e situatës dramatike të dëmeve të pallogaritshme, shkaktuar nga 15 tërmetet që shkundën Shqipërinë, janë nisur drejt kufirit forcat e ushtrisë së Kosovës.

Mësohet se janë autokolona të tëra, të cilat gjenden tashmë në territorin shqiptar, ardhur nga kosova. Pritet të ndërhyet në evakuimin e të vdekurve nën gërmadha dhe të plagosurve. Ende nuk ka përllogaritje të dëmeve dhe viktimave nën gërmadhave./ Apel.al

https://youtu.be/GkFVQv1ZWvY

SHQIPËRIA në P A N I K, 27 tërmete në 5 orë

Shqipëria ka ndjerë 27 lëkundje tërmeti nga ora 3 e mëngjesit deri në orën 8:30 të mëngjesit kur ishte lëkundja e fundit, e vlerësuar me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter.

Lëkundja më e fuqishme është regjistruar në orën 03:54, me magnitudë 6.4 e shkallës Rihter, e cila ka dhënë edhe një go*ditje fat*ale për vendin tonë, duke shënuar deri tani të paktën shtatë viktima dhe mbi 300 të plagosur, por që mendohet se numri është edhe shumë më i lartë.

Megjithatë, lëkundjet e tërmetit kanë nisur që para orës 3 të mëngjesit, por nuk janë ndjerë aq shumë sa lëkundja e fortë, që solli pasoja të rënda.

Vetëm 6 minuta pas lëkundjes me forcë 6.4, një tjetër lëkundje e shkallës 5.3 Rihter është ndjerë në të gjithë vendit.

Më pas, lëkundjet kanë qenë më të lehta, deri në orën 06:10 minuta kur është ndjerë një tjetër lëkundje e fortë, e shkallës 5.4 Rihter.

Megjithatë, Shqipëria ende nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet, pasi i fundit i një shkalle 4.6 Rihter u ndje rreth orës 8.30, ndërkohë që njerëzit janë në panik dhe kanë frikë të kthehen në banesat e tyre.

https://youtu.be/GkFVQv1ZWvY

https://youtu.be/KuG0WaDMwNQ

Video/ Momenti emocionues, pak minuta pas tërmetit vijnë në jetë dy binjakë

Shqipëria është zgjuar mes ankthit e panikut mëngjesin e sotëm, teksa toka ka vijuar të lëkundet nga tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur vendin tonë.

Por teksa në redaksi vijnë lajme për humbje në jetë njerëzit, një lajm i mirë na sjellë gjinekologia Anika Dokle. Në rrjetet sociale ajo ka postuar një video, ku shfaq dy fëmijë të lindur vetëm 20 minuta pas tërmetit.

“Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë!“, ka shkruar Dokle në rrjetet sociale.

https://youtu.be/QdlF0-8_bOI

https://youtu.be/GkFVQv1ZWvY

https://youtu.be/hSugLdiKguQ

Tërmeti ‘shkund’ Shqipërinë- Live 26 Nëntor 2019 (VIDEO)

Tërmeti ‘shkund’ Shqipërinë- Live 26 Nëntor 2019

Shkundet vendi/ Çahen pallatet në Tiranë dhe Durrës (FOTO)

Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë. Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatke*qësisht edhe vikt*ima.

Në Thumanë janë shembur totalisht tre pallate dhe nën rrënoja ka disa persona për të cilit forcat zjarrfikëse po punojnë për t’i nxjerrë gjallë, me shpresën e madhe.

Edhe në Durrës ku dëmet janë të shumta, një i pajetë u nxor nga rrënojat e një pallati të shembur në lagjen numër 18.

Në Kurbin një tjetër person humbi jetën, pasi i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar lëkundjeve të fuqishme që u ndjenë, është hedhur nga ballkoni.

Ai humbi jetën si pasojë e lartësisë nga kati i tretë. Po në Kurbin, një tjetër person, ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vd*ekje.

Video+Foto/ Tërmeti prek edhe kalanë në Durrës, muret e lashta shemben në tokë

I rezistoi kohës, por lëkundjet e forta të tërmetit që go*diti këtë të martë kanë shkaktuar shembje edhe në kalanë e Durrësit. Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shihen muret e shembur të kalasë të cilët janë shembur e kanë rënë në tokë.

Lëkundje tërmetit ishin me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter me epiqendër në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërsa u shoqeruar me te tjera pasgoditje te forta.

https://youtu.be/GkFVQv1ZWvY

https://youtu.be/KuG0WaDMwNQ

https://youtu.be/hSugLdiKguQ

Shihni dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Durrës (FOTO+VIDEO)

Dëme të mëdha ka shkaktuar tërmeti i sotëm, kryesisht në zonën e Durrësit, qytet më afër lëkundjeve të forta.

Në pamjet shihen dëmet e shkaktuara në banesa e pallete në Durrës. Grupet e shpëtimit sakaq po punojnë për nxjerrjen e personave të bllokuar nën rrënoja.

Fotot e mëposhtme tregojnë disa nga pamjet tron*ditëse të pasojave që ka lënë tërmeti i këtij mëngjesi në Durrës e Tiranë, ku pasojat kanë qenë më të rënda.

Nga tërmeti dyshohet për disa vik*tima, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

https://youtu.be/KuG0WaDMwNQ

https://youtu.be/hSugLdiKguQ

https://youtu.be/GkFVQv1ZWvY

Foto+Video/ Momenti kur banorët nxirren nga rrënojat në Thumanë

Dëme të mëdha ka shkaktuar tërmeti i sotëm, I cili goditi vendin. Banorët kanë dalë jashtë banesave në panik si pasojë e lëkundjeve të forta. Në Thumane, një godinë është shembur ndërsa disa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Ky është moment kur nxirren disa prej tyre nga rrënojat, mes tyre edhe fëmijë.

https://youtu.be/00cx0ajItCU

https://youtu.be/KuG0WaDMwNQ

https://youtu.be/lzCcpvWSrpo

https://youtu.be/hSugLdiKguQ

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, 6.4 ballë (VIDEO-LIVE)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë është ndjerë në Shqipëri rreth orës 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Lëkundje të fuqishme që ngjallën pa*nik tek banorët ku shumica kanë dalë në rrugë.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Lëkundjet janë ndjerë të forta edhe në kryeqytet, por edhe Lezhë, Fushë-Krujë dhe Fier.

Dëme të shumta materiale janë shënuar në disa godina në këto qytete. Në Durrës restoranti-Hotel Miramare është shembur, por nuk raportohet për viktima.

Në Tiranë si në gjithë qytetet e tjera, mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë të terr*orizuar nga lëkundjet dhe duke pritur me ankth lëkundje të tjera. Nisur edhe nga fakti që prej orës 02:47 minuta e deri në vazhdim, janë shënuar lëkundje të herëpashershme.

Në zona e Astirit dhe rrugën “Siri Kodra” në Tiranë sinjalizohen rënie e disa mureve nga lartësitë. Në Thumanë e Fushë- Krujë raportohet për tre pallate të dëmtuar dhe viktima, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar. Në Lezhë disa familje kanë mbetur të bllokuar brenda pallatit, pasi nuk hapen dyert. Po ndërhyjnë forcat zjarrfikëse.

https://youtu.be/hSugLdiKguQ

 

Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit, ja sa ballë ishte i fundit! (VIDEO+FOTO)

Vazhojnë lëkundjet e tërmetit. Pas atij 6.4 që shkundi Durrësin dhe Tiranën, kanë vijuar lëkundjet

Tërmetet me epiqendër Shqipërinë janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Më i fundit ka ndodhur në ora 3.54. Banorët thonë se kanë ndjerë lëkundje të forta që kanë zgjatur disa minuta, raporton Portalb.mk.

Tërmeti ishte me shkallë 6.3 sipas Rihterit, me thellësi prej 10 kilometrash dhe epiqendër ka pasur qytetin e Durrësit. Ende nuk dihet a ka viktima. Sipas Dritare.net ka shumë gjasa që të ketë dëme materiale.


Top Channel bën me dije se në qytetin e Durrësit ka dëme të shumta. Një pallat është dëmtime të mëdha dhe disa persona kanë ngelur brenda. Durrësi është pa drita.

https://youtu.be/hSugLdiKguQ

https://youtu.be/G2pc4XShcbI