Ballina Aktualitet Lajme Shkundet vendi/ Çahen pallatet në Tiranë dhe Durrës (FOTO)

Shkundet vendi/ Çahen pallatet në Tiranë dhe Durrës (FOTO)

Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë. Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatke*qësisht edhe vikt*ima.

Në Thumanë janë shembur totalisht tre pallate dhe nën rrënoja ka disa persona për të cilit forcat zjarrfikëse po punojnë për t’i nxjerrë gjallë, me shpresën e madhe.

Edhe në Durrës ku dëmet janë të shumta, një i pajetë u nxor nga rrënojat e një pallati të shembur në lagjen numër 18.

Në Kurbin një tjetër person humbi jetën, pasi i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar lëkundjeve të fuqishme që u ndjenë, është hedhur nga ballkoni.

Ai humbi jetën si pasojë e lartësisë nga kati i tretë. Po në Kurbin, një tjetër person, ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vd*ekje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews