Ballina Blog Faqe 482

Kurti: VV dhe LDK e krijojnë qeverinë pa përkrahjen e NISMA-s

Albin Kurti ne rrjetin e tij social ka shkruar:

Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime.

6 tetori 2019 është data kur ka nisur ardhmëria.

U hap sot shkolla e parë për mësimin e gjuhës shqipe në Spanjë (FOTO)

Për herë të parë u hap sot shkolla për mësimin e gjuhës shqipe në Madrid të Spanjës, e cila do të ketë 25 nxënës dhe do të fillojë programin e saj nën kujdesin e veçantë të ambasadorit atje, Gazmend Barbullushi.

Qendra e Botimeve për Diasporën, nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën ka dërguar falas tekstet e nevojshme për mësimdhënien.

Dita e parë mblodhi së bashku familje nga të gjitha trevat shqipfolëse, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Disa familje erdhën nga skajet më të largëta të Spanjës për gëzimin e kësaj dite të veçantë.

FOTOT: U pajtuan sërish? Robert Berisha dhe Nora Istrefi fotografohen duke darkuar së bashku

Kanë kaluar 3 muaj nga nda*rja e Robert Berishës me Nora Istrefin. Ka qenë vetë këngëtari që deklaroi publikisht se i kishin dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe një vajzë.

Para një jave i ftuar në “Glamour Zone” ai deklaroi se nuk është nd+arë ende nga Nora. Ata nuk i kanë firmosur dokumentat e divorcit sepse kjo mund të jetë vetëm një pauzë për lidhjen e tyre dhe mund të ketë shpresa për rikthim.

Mbrëmjen e djeshme Roberti ka publikuar në rrjetin e tij social “Instagram” një foto duke darkuar me Norën dhe disa miqtë e tyre. Kjo tregon se marrëdhënia mes tyre është shumë e mirë.

‘Tifozi iu ul në gjunjë..’, moderatorja e sportit: Si u bëra eksperte bastesh, shumat që fitoja (Fotot)

Pesë vite më parë, modelja Gea Braha preku botën e televizionit si velina brune e programit investigativ “Fiks Fare”, një eksperiencë që i hapi rrugën e karrierës në ekran si gazetare sporti e po së njëjtës media. Brunia e diplomuar në degën Financë-Bankë, në jetë bën llogari vetëm si të jetë e lumtur, ndaj po i mendon mirë ofertat që po i bëhen në fushën e modës dhe kinemasë.

Si gazetare sporti e ish-moderatore e “Bar Skedina”, ajo së fundi u bë protagoniste e mediave të huaja për propozimin e pazakontë që mori në stadium nga një tifoz, i cili iu ul në gjunjë me unazën në duar. Nga propozimi kur intervistonte futbollistët, tek imagjinata që ka për propozimin e jetës me mashkullin e duhur, Gea i zbulon në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Bashkë me famën që mori në televizion, ajo flet edhe për bastet që vinte kur prezantonte “Bar Skedina” dhe paratë që fitonte…

”Mora një propozim për martesë gjatë punës”, ishte postimi yt i disa javëve më parë, që tërhoqi vëmendjen në lidhje me ç’ndodh në stadium me një gazetare sporti që bie në sy. Me shaka apo jo, mendon se erdhi në momentin e gabuar ky propozim?

Ishte moment shumë i lezetshëm, por shumë i papritur, siç duket dhe në video. U bë shumë “funny” sepse më gjetën të “papërgatitur” (qesh) Ndërkohë isha duke punuar dhe më flisnin në kufje vazhdimisht, kështu që e humba si moment. (qesh)

Dihet që prezantoje “Bar skedina”. Po ti vetë, vendosje baste?

Po, dhe jo vetëm kaq, sepse u bëra eksperte. (qesh) U mësova sigurisht nga formati dhe pati një periudhë që po fitoja shumë shpesh madje. (qesh)

Me format seksi, mendon se je një imazh tundues për publikun mashkullor që dominon audiencën e sportit?

Ja, ju si mendoni? (qesh) Fiziku është një dhuratë nga natyra, por më vjen mirë sepse shoh që bie në sy edhe për cilësi të tjera gjithashtu./Marrë me shkurtime nga: Panorama Plus

Ohër-Strugë, hotelierët kërkojnë punëtorë nga jashtë

Ndryshim të rregullativës ligjore dhe lehtësim të procedurave për “import” të punëtorëve nga vendet tjera, për shembull nga Ukraina dhe Moldavia. Këtë e kërkojnë hotelierët nga Ohri dhe Struga. Për Alsat thonë që masa e këtillë është e domosdoshme për shkak të mungesës së madhe të kuadrit cilësor dhe profesionist, para se gjithash kuzhinier dhe kamerierë. Tashmë janë realizuar bisedime preliminare me përfaqësues të Qeverisë.

Bullgarët këtë problem e zgjidhin me angazhimin e fuqisë punëtore nga Ukraina dhe Moldavia, pa ta aspak s’mund ta përfundojnë sezonin turistik – tha Pero Kutanoski, menaxher hoteli.

Problemi me mungesën e kuadrit hotelierik në këto dy destinacione turistike paraqitet për shkak se një numër i madh i këtyre profileve shkojnë për punë në Gjermani dhe Kroaci.

Sivjet kishim probleme të mëdha nëpër të gjitha objektet, gjithashtu edhe tek unë. Disi arritëm t’ia dalim me fuqi më të re punëtore, por është e qartë që vitin e ardhshëm do të kemi problem më të madh dhe patjetër të kërkohet zgjidhje – shprehet Pero Kutanoski- menaxher hoteli.

Kemi probleme. Këtë vit është vërejtur, vitin e ardhshëm do të vërehet edhe më shumë. Tregu duhet të hapet. Të rinjtë tanë ose nuk janë këtu dhe largohen jashtë vendit, ose nuk kanë interes të punojnë në hotelieri – deklaroi Ana Jançeva, menaxhere hoteli”.

Hotelierët shtojnë se vazhdimisht i rrisin pagat për të punësuarit, por se megjithatë gjendja po bëhet edhe më alarmante. Problem shtesë është edhe fakti që një numër i madh i punonjësve aktual janë para pensionit ndërsa zëvendësimi i tyre me kuadër të ri shkon ngadalë.

Përfundon rinumërimi i 1407 vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, thanë zyrtarë të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.

Këto vendvotime u dërguan në rinumërim pas një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas ankesave të partive politike për rezultatin përfundimtar të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, pas përfundimit të rinumërimit tha se brenda 24 orësh mund të parashtrohen ankesa nga subjektet politike në administrim të numërimit që është zhvilluar në QNR.

“Para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve, merr konfirmimin nga ana e PZAP-it dhe Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje e cila është në shqyrtim. Pra, në momentin kur të kemi këto konfirmime, si institucion mund të procedojmë për certifikimin e rezultatit përfundimtar”, tha Elezi.

Ai tha se rezultatet zgjedhore do të publikohen në ueb-faqen e KQZ-së.

Ndërkohë, në KQZ kanë arritur 392 pako me fletë votime nga diaspora më 12 nëntor.

Lidhur me këtë çështje në PZAP, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar një ankesë duke kërkuar verifikimin dhe numërimin e tyre.

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se Lëvizja Vetëvendosje, të premten më 22 nëntor, në ora 17:30 ka kërkuar nga PZAP që të verifikohen dhe numërohen edhe 392 pako më fletëvotime të ardhura më postë nga votuesit jashtë Kosovës.

Desku thotë se nuk kanë informacione se kur kanë arritur këto fletëvotime, por që Paneli, thotë ai, është duke shqyrtuar ankesën dhe pas 72 orësh pas paraqitjes së ankesës, PZAP do të jap një përgjigje.

“Vetëvendosje kërkon që PZAP të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të verifikohen dhe numërohen këto vota. Mirëpo PZAP ka afat 72 orë që të vendosë”, tha Desku.

Edhe më herët, Lëvizja Vetëvendosje i ishte adresuar Gjykatës Supreme për votat e ardhura nga diaspora pas afatit të paraparë ligjor. Supremja, në fund të muajit tetor, kishte udhëruar KQZ-në që të numërojë dhe të fusë në rezultatin zgjedhor rreth 5 mijë vota të ardhura me vonesë nga jashtë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 6 tetor. Sipas vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, zgjedhjet kaluan të qeta dhe ishin në harmoni me standardet demokratike.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy parti po mëtojnë që ta formojnë Qeverinë e re të Kosovës. Përfaqësuesit e këtyre dy partive kanë thënë se pas certifikimit të rezultatit zgjedhor do të finalizojnë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës./rel

E RRALLË/Pronari zbret nga makina, qeni e fut në marsh dhe vërdalliset një orë (VIDEO)

Një qen në Florida i ka dhënë makinës së pronarit të tij për një orë.

Qeni, i lënë në makinë nga pronari, aksi*dentalisht ka vënë veturën në marshin prapa, dhe është vërdallisur me të në një rreth për afër 60 minuta, transmeton Koha.net.

Gjatë vozitjes, qeni ka go*ditur një kuti postare, një kosh plehrash e disa tulla para shtëpisë së tij.

Fqinjët kanë xhiruar gjithë këtë ngjarje, “Ai voziste shumë mirë deri kur goditi kutin postare. Ai u sill për rreth një orë pa go*ditur asgjë”, shpjegojnë ata për unilad.

Fatmirësisht gjatë kësaj ngjarjeje, askush nuk është lënduar.

“Ismaili është kopja jote”/ Missi rus “fundos” sulltanin e Malajzisë (FOTO)

Bukuroshja ruse ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura se ajo refuzon t’i bëjë testin e ADN-së djalit të saj.

27-vjeçarja Oksana Voevodina këmbëngul se djalin e ka me sulltanin e Malajzisë, Muhamed V. Nga ana tjetër, pallati mbretëror thekson se bukuroshja nuk pranon të bëjë testin, duke pretenduar se djali nuk është i Sulltanit.

Për herë të parë 27-vjeçarja ka zbuluar edhe emrin e veçantë të birit, të cilin e ka quajtur Ismail Leon. Vogëlushi ka lindur në Moskë në maj të këtij viti, por Sulltani i Malajzisë deklaron se nuk është djali i tij.

Maqedonia e fundit në rajon sa i përket transparencës në komuna

Transparenca është kusht kryesor për demokracinë për shkak se ju mundëson qytetarëve të kenë mundësi për informacione dhe dije që janë të nevojshme për pjesëmarrje të barabartë në jetën politike, në marrjen e vendimeve dhe kërkesës së përgjegjësisë për politikat që po zbatohen.

Me transparencë, qasje, integritet dhe efikasitet janë vlerësuar institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mila Josifovska Danilovska nga ‘Metamorfozis’ sqaron se transparenca e komunave dhe institucioneve tjera është kur informacionet organizative, buxheti dhe procedurat për furnizime publike janë të publikuara dhe të qasshme. Qasja ka të bëjë për sigurimin dhe respektimin e procedurave për qasje të lirë në informacione ndërsa integriteti në anën tjetër përfshin mekanizmat për parandalimin e korrupsionit, zbatimin e kodeve etike kurse efikasiteti ka të bëjë me monitorimin dhe vlerësimin e politikave që i zbatojnë institucionet.

Fondacioni ‘Metamorfozis’ që nga viti 2016 zbatoi hulumtim tre vjeçar përmes indeksit së transparencës, si mjet të projektin ‘ACTION SEE” financuar nga BE. Josifovska Danillovska thotë se rezultatet e vitit 2018 në krahasim me vitin 2017 tregojnë rritje minimale.

Nga parametrat e marra në nivel shteti, Maqedonia ndodhet në vendin e fundit në rajon në transparencë.

“Gjendja është alarmante, duke marrë parasysh thelbin e eksistencës së kumanove, ku ato duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, transparencën e bazojnë në të dhëna të hapura dhe kanë proceduram të qarta për marrjen e shërbimeve publike, por edhe llogaridhënie dhe sqarime se si janë shpenzuar paratë që kanë qenë në dispozicion dhe në çfarë mënyrë është kanë përmirësuar jetesë”, thotë Josifovska Danillovska.

Nga vendet e rajonit, më mirë i vlerësuar është Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia në vend të fundit.

Vuçiq shqetësohet nga aleancat e reja të Kurtit në Ballkan: Interesat kombëtare të tyre synojnë mbizotërimin në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar në një intervistë për gazetën franceze “Figaro” se shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin!

Vuçiç tha se që nga lufta e vitit 1999 me Serbinë, shqiptarët kanë përdorur imazhin e tyre të mirë, të krijuar nga propaganda e NATO-s, për të arritur qëllimet e tyre.

“Ata kanë krijuar interesa të reja kombëtare që synojnë mbizotërimin në Ballkan. Kështu, 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, dhe Kurti ka paralajmëruar tashmë një marshim të madh drejt Tiranës duke sulmuar Edi Ramën pasi Kurti kundërshton politikën e bashkëpunimit në Ballkan, politikë e mbështetur nga Kryeministri shqiptar ” tha presidenti serb.

Për Shqipërinë e Madhe, Vuçiç tha:

“Ata thjesht e dëshirojnë. Ndonjëherë ata do të thoshin se do të bashkoheshin nën çatinë e BE-së, por kurrë nuk kanë hequr dorë nga ajo ide. Shikoni Albin Kurtin që fitoi zgjedhjet. Pas tij nuk ka asnjë flamur të Kosovës por vetëm të Shqipërisë. Të gjithë ambasadorët ulën në atë ambient me të dhe nuk shqetësohen aspak,”- tha Vuçiç.

Duke folur për mini-shengenin ballkanik, Vuçiç shprehet shumë i lumtur që merr pjesë.

“Unë i jam mirënjohës kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev që iniciuan bashkë me mua projektin e Mini Schengen-it, i cili ka si synim lëvizjen e lirë mes vendeve të Ballkanit”- tha Vuçiç.

I pyetur për takimin e fundit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, i organizuar nga kreu i shtetit të Francës Emanuel Macron, Vuçiç tha se nuk ishte person tejet optimist.

“Ne vazhdimisht po përpiqeshim të gjenim një zgjidhje kompromisi, por pala e Prishtinës nuk shqetësohej aspak, sepse vetëm dëshiron të apelojë opinionin e saj publik. Ata duan që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe si kthim Serbia nuk do merrte asgjë,” -tha Vuçiç.

I pyetur se nëse i qëndron ende idesë së shkëmbimit të territoreve, Vuçiç u përgjigj “Jo”. Ndërsa kur u pyet se çfarë do të dëshironte të fitonte për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ai tha se nuk është ngritur asnjë pyetje e tillë për momentin.

VIDEO/ Reperi afrikano-shqiptar publikon këngën për “Pavarësinë”

Reperi afrikano-shqiptar ka publikuar këngën e tij të re në prag të festave të Nëntorit.

Ai ka prezantuar projektin e tij muzikor të titulluar “Pavarësia”. Këngëtari ka dhënë mesazhe të forta patriotike në këngën e tij.
“Unë jam Cliqme. Sot jam këtu me ju, me flamurin e Shqipërisë. Qëndroni tolerantë, gjakun e kuq të gjithë jemi të njëjtë”, thotë reperi mes të tjerash në këngën e tij.
Po ashtu në tekst përmenden edhe heronjtë e Shqipërisë dhe Kosovë.

Cliqme është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo hip-hop dhe reggae. Ai që njihet për stilin e tij të këndimit afro-shqip, dhe mori famë me bashkëpunimin me Capital T. Cliqme njihet për performancat e tij në Prishtinë./abcnews.al

Zaev: Besojmë se BE-ja do ta përmirësojë gabimin historik

Maqedonia e Veriut shpreson se Bashkimi Evropian do ta përmirësojë “gabimin historik” dhe sa më shpejt që të jetë e mundur do të vendos pozitivisht sa i përket caktimit të datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri Zoran Zaev.

Ai thekson se vendi nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër pos integrimit euroatlantik, por vendimi negativ, sipas tij, ka rritur dozën e dëshpërimit, por jo edhe vendosmërinë për të vazhduar në këtë rrugë.

“Gjithsesi se dëshpërimi është i pranishëm te të gjithë qytetarët, është i pranishëm edhe tek unë për shkak se Bashkimi Evropian nuk mori vendim pozitiv. Mbetemi me shpresë se këtë gabim do ta përmirësojnë, është një gabim historik, edhe pse të gjithë liderët evropianë, përfshirë edhe presidentin francez Macron, janë të mendimit se ne i kemi përmbushur të gjitha obligimet, por thanë se ende i duhet kohë. Do t’i shohim këto procese, por kjo neve nuk na dekurajon që të vazhdojmë me reformat”, thotë kryeministri Zaev.

Ai komenton edhe dobësitë në sistemin e drejtësisë, në kontekst të zhvillimeve të fundit në Gjyqësor, lirimin nga paraburgimi të ish -kryeprokurores Katica Janeva, rastin “Reketi”, zvarritjen e proceseve gjyqësore kundër ish-zyrtarëve të Qeverisë së kaluar, e kështu me radhë.

“Përfundimisht konsideroj se qytetarët nuk kanë arritur të ndjejnë pritjet që kishin në Gjyqësor, andaj ne shumë zëshëm flasim për atë që do të ndodhë në të ardhmen në sistemin e drejtësisë. Gjyqësori nuk është nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv, ne vetëm se kemi miratuar ligjet, prandaj presim që shumë çështje të përmirësohen. Kemi procese transparente gjyqësore që të gjithë të ndihen të barabartë para organeve të drejtësisë, por kjo nuk është e mjaftueshme, duhet ende shumë punë për të bërë”, shprehet Zaev, duke u ndalur më pas edhe në debatin lidhur me vettingun.

Ai thotë se proces të verifikimit të pastërtisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të ketë dhe jo vetëm kaq, ai nuk e përjashton mundësinë që edhe institucione të tjera t’i nënshtrohet verifikimit.

Kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nuk ka përjashtuar edhe një mundësi tjetër, atë të rizgjedhjeve së gjyqtarëve, por vetëm pasi më parë të jetë zgjedhur kuadër i mjaftueshëm për të zëvendësuar eventualisht ata që mund të përjashtohen për shkak të keqpërdorimeve të ndryshme.

Një problem tjetër për kreun e Qeverisë është edhe ikja e popullatës nga vendi, në veçanti i kuadrit të kualifikuar, i cili në mungesë të perspektivës apo pagave të ulëta, po largohet në shtetet e Bashkimit Evropian.

Zaev thotë se një ndër masat që janë ndërmarrë është edhe ajo e ngritjes së pagave.

“Pa rritjen e fundit të pagave në arsim, ne edhe më tej jemi nën mesataren e pagave në rajon, të mos flasim për vendet e përparuara ku kemi ngecje të madhe. Me rritjen e fundit besojmë që të përafrohemi me pagat. Situatë e njëjtë është edhe në shëndetësi dhe nëse nuk bëjmë rritje të pagave ne mund të mbetemi pa mjek, nuk do të ketë kush të na shërojë”.

“Ne, duhet t’i motivojmë ata pasi gjendja mund të përkeqësohet”, thekson Zaev, i cili në krye të qeverisë do të jetë deri më 2 janar të vitit 2020 pasi sipas marrëveshjes për zgjedhje të parakohshme më 12 prill, më 3 janar duhet të formohet Qeveria teknike, pa Zaevin kryeministër dhe me dy ministra të opozitës në përbërje të saj dhe që do të drejtohet nga një kuadër tjetër i LSDM-së.

Zaev beson se zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike dhe se nuk do të ketë nevojë për apele nga bashkësia ndërkombëtare.

“Neve nuk na duhet Bashkimi Evropian që të na kushtëzojë që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike. Kjo qeveri ka organizuar dy palë zgjedhje që janë vlerësuar si shumë të mira si nga institucionet evropiane, ashtu edhe nga ato të SHBA-së. Pse edhe zgjedhjet e radhës të mos jenë të lira dhe demokratike?! Nuk duhet të ketë asnjë dilemë sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev./rel

Apple do të zëvendësojnë plotësisht iPhonin me syze?

Kompania Apple dëshiron të zëvendësojë produktin e tyre më të famshëm, iPhone në dhjetë vjetët e ardhshëm.

Ajo që mund të zëvendësojë telefonin e famshëm nuk është një pajisje tjetër, por – syze të mençura.

Shembujt e parë të syzeve të tilla duhet të shfaqen qysh në vitin 2022. Një vit më vonë, modele më “të hijshme” do të shfaqen në treg, ndërsa në 10 vjetët e ardhshme modelet që do të barten në kokë duhet ‘të shtypin’ plotësisht telefonat e zgjuar, transmeton kp.

Dëshmitarët thonë se çështja u diskutua në një takim sekret muajin e kaluar në selinë e Apple në Cupertino, i cili diskutoi dy modele të ardhshme, sipas The Information.

Pajisja e parë, e planifikuar për vitin 2022, është e ngjashme me syzet e realitetit virtual Oculus Quest. Është e pajisur me një ekran me rezolucion të lartë, kamera të jashtme dhe ka aftësinë për të hartuar mjedisin.

Pajisja e dytë, që pritet në 2023, duket më shumë si syze dielli, por ka një kornizë të trashë që strehon bateri dhe një procesor. Këto syze janë të dizajnuara për përdorim gjatë gjithë ditës dhe janë model me qëllimin përfundimtar të Apple: një pajisje krejt e re që do të zëvendësonte plotësisht iPhone.

Pajisjet e reja do të dizajnoheshin me një ide të thjeshtë: në vend që të shikonit telefonin tuaj, informacioni do t’ju shfaqej brenda fushës së shikimit.

Kështu, për shembull, aplikacioni Apple Maps, i shikuar përmes syzeve të realitetit virtual, do të mbulonte imazhin përpara tij me hartën që përdoruesi po shikonte.

Ndryshe, kryeshefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka folur vazhdimisht në lidhje me Realitetin e Shtuar (AR), duke thënë se mund të ndryshojë mënyrën se si e përdorim teknologjinë përgjithmonë, raporton Business Insider.

1912/Hasan Prishtina:Zgjidhje e ngjashme si modeli zviceran për shqiptarët

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Maj 2017

Gazeta franceze, « Le Temps », ka botuar, të dielën e 4 gushtit 1912, bisedën e zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës mes Hasan Prishtinës dhe korrespondentit gjerman të « Vossische Zeitung », në lidhje me situatën e Shqipërisë, e cila gjendej asokohe nën zgjedhën turke.

Politikani shqiptar – dikur deputet i Vushtrisë (në Shqipërinë veriore), por i dëbuar prej këtij posti pak kohë më vonë nga presioni i grupit politik ‘Bashkim e Përparim’ – përshkruhej si një njeri me tipare dhe veshje evropiani të kulturuar, i cili i përkiste një familjeje të vjetër të bejlerëve të Gjakovës.

Çfarë ka rrëfyer patrioti shqiptar në median gjermane ? Në vijim do të gjeni bisedën e plotë të Hasan Prishtinës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :
« Ju e shikoni se para Prishtinës gjendet një ushtri me 25 mijë shqiptarë ; e gjithë Shqipëria e veriut është e jona, Gjakova, Mitrovica, Prizreni, Vushtria, Prishtina kanë rënë në duart tona, kryesisht pa luftë ; Duke gjykuar çdo rezistencë të padobishme, garnizonet kanë kapitulluar. Vetëm komandanti i Pejës reziston ende, por ne i kemi rrethuar trupat e tij dhe qytetin, dhe mjaftojnë vetëm disa qindra burra për ta mbajtur nën kontroll.

Nuk mund të bëhet më fjalë për kërkesa ; koha e programeve dhe e desideratave ka mbaruar. Turqit do të bëjnë premtime që nuk do të mund t’i mbajnë. Pse nuk mund të jemi ne një republikë si Zvicra ? Atje ekzistojnë kantonet ; këtu fiset ; Historisë dhe konfigurimit tonë gjeografik u duhet kjo zgjidhje. Rusët dhe Turqit nuk janë largpamës. Pas pushtimit të Kaukazit, rusët duhet t’i kishin dhënë atij autonominë ; ata do të kishin pasur një shtet me një aftësi të mrekullueshme për t’i bërë ballë Persisë dhe Turqisë. Pra, Turqia të na akordojë sot autonominë, kështu ajo shpëton situatën e saj në Evropë dhe na bën aleatët më të mirë. »

Gazetari gjerman i kërkoi Hasan Beut se çfarë do t’i thotë komisionit zyrtar që do të vijë për të negociuar, i cili sigurisht nuk do të pranojë autonominë. Hasan beu iu përgjigj :

« Në qoftë se ne mund të biem dakord në mënyrë paqësore me turqit, të cilët duhet të kuptojnë se çdo rezistencë është e padobishme, kjo do të jetë më mirë se sa lufta që do të ndërmarrim në rast të kundërt nga Shkupi deri në Selanik. Ne ende shpresojmë se Turqia do të na akordojë autonominë, e cila do t’i sigurojë miq dhe aleatë, sepse ajo nuk është më në gjendje të na mbajë kështu ; Shqipëria po i largohet. Këmbëngulja e misionit është një rrezik për të. Atëherë, ne do të diktojmë kushtet tona në Selanik ! »

Nën fëshfërimat e gjetheve, Meta tregon çfarë i kishte munguar (FOTO LAJM)

Presidenti Ilir Meta diteën e sotme ka vendosur të vizitojë qytetin e Pogradecit. Këtë e bën të ditur vetë ai me anë të një postimi në Facebook ku shkruan se Pogradeci i kishte munguar shumë.

Në krah, duket liqeni teksa vetë Meta shfaqet pranë disa pemëve, gjethet e të cilave po bien.

“Sa më kishte munguar Pogradeci! T’ia kaloni mirë dhe qetë të gjithë me familjet tuaja!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se ditën e nesërme, (e hënë) Presidenti do të zbulojë nesër idetë e tij të qarta për Referendumin, ashtu sikurse ka lajmëruar.

Mos i fol shoferit, Al Pazar, Shiko kush LUAN 3, Klanifornia dhe shumë emisione të fundit që mund t’i keni humbur… (VIDEO)

Al Pazar – 23 Nentor 2019 | Pjesa 3 – Show Humori – Vizion Plus

Klanifornia – Episodi 8 (23 nentor 2019)

Episodi i plotë: Shiko kush LUAN 3, 23 Nëntor 2019, Entertainment Show

Open- Albin Kurti i përgjigjet Ramës. Përplasje të forta me Bushatin, Çilin dhe Dudushin

Gjurmë Shqiptare – Butrinti, Ilir apo greko-romak? E vërteta si po deformohet historia

Al Pazar – 23 Nentor 2019 | Pjesa 1 – Show Humori – Vizion Plus

Al Pazar – 23 Nentor 2019 | Pjesa 2 – Show Humori – Vizion Plus

Report TV -Luan Rama: Zbulimet në Francë për arvanitasit e shqiptarët dhe takimet me çamët në Greqi

Mos i fol shoferit – Të ftuar Rovena Dilo, Hit Man & Rolla dhe Markel Capo

RTV Ora – “Vdesim për gënjeshtra”, Robert Aliaj: Atë që dëgjon në kafene e dëgjon dhe në Parlament

Rudina – Historia e dhimbshme dhe frymezuese e shqiptarit nga Gostivari, Tony Selimi

Dani zbulon shifrën marramendëse të veturës që i bëri dhuratë të birit (VIDEO)

Këngëtari nga Peja Ramadan Krasniqi-Dani sonte është i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” përcjell Zëri.info.

Ai gjatë lojërave të cilat organizohen në këtë emision ka përmendur dhuratën të cilën ia ka dhuruar djalit tw tij.

Ishte një makinë “Ferrari” e cila ka kapur vlerën e 300 mijë euro. //Zëri

Luana Vjollca përlot të ftuarit me historinë e saj (VIDEO)

Si gjithmonë mbrëmja e së shtunës i takon emisionit “Shiko kush Luan”.

Jemi mësuar të argëtohemi e të qeshim me batutat e të ftuarve në studio ama mbrëmja e sotme na solli dhe emocione të tjera.
Ishte Luana ajo e cila bëri që të pranishmit në studio të përloteshin.

Ajo u vu përballë këngëtarit Dani, dhe secili duhej të lexonte pyetjen drejtuar tjetrit. Fillimisht u pyet nëse ka diçka që nuk e ka realizuar ende dhe përgjigja e Luanës nuk kishte të bënte fare me ekranin apo muzikën. “Unë jam rritur pa baba dhe dua të ndihmoj fëmijët jetimë. Kam ndërmend të nis diçka pë tu ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë e që ende nuk e kam realizuar siç duhet”.

Luanës iu desh ti përgjigjej një tjetër pyetjeje që kishte lidhje me të atin që fatkeqësisht nuk jeton më.

“Cili është mesazhi që do ti jepje të gjitha vajzave që fatkeqsisht i mungon figura atërore duke qenë se ti dhe familja jote jeni shembulli që mund tja dilni?”, pyetet Luana nga Dani.

Moderatorja vendosi që këtë pyetje të mos e linte pa përgjigje edhe pse e nisi duke buzëqeshur duke kujtuar që programi “Shiko Kush LUAN” është vendi i argëtimit dhe jo i emocioneve të forta.

“Zëri i femrës është më i fuqishmi që ka bota. Unë jam rritur pa babin në një familje vetëm me femra, ku gjithçka është arritur nga ne dhe nga heroina jonë, mami. Kam parë se si femrat mund t’ja dalin pa një mashkull në familje nëse bëhen bashkë edhe pse prezenca e babait është shumë e rëndësishme. Nëse e mbështesin njëra tjetren bëhen më të forta dhe mund tja dalin mbanë çdo sfide”.

Për herë të parë Luana flet për babain e ndjerë në programin e saj duke përcjellë një mesazh shumë të fortë e duke përlotur të ftuarit në studio dhe publikun gjithashtu.

Basha me industrialistë gjermanë: Kthehemi me zemrën plot për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dashur t’u përcjellë sot që nga Laipcigu në Gjermani, një lajm shumë optimist për qytetarët shqiptarë se jo vetëm ka marrë atje, mbështetjen e politikës gjermane për integrimin evropian të Shqipërisë, por se Partisë Demokratike për qeverisjen e ardhshme i janë premtuar investime gjermane në sektorin e teknologjisë dhe industrisë.

https://youtu.be/zt07Z66yC8k

Në videon direkte nga Kongresi i CDU ku po merr pjesë, Basha tha:

“Përshëndetje të dashur miq! Iu drejtohem nga Laipcigu, ku ndodhem në ditën e dytë të Kongresit të partisë tonë simotër CDU të Angela Merkelit.

Gjatë ditës së djeshme kam pasur rastin të bisedoj me disa figura drejtuese të CDU, emra të njohur, kontribuues të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, si Dr. Johann Wadephul Ëaderful, drejtuesit e ekipit ekonomik në Bundestag dhe partinë tonë simotër, ndërsa gjatë ditës së sotme pres të takohem me kryetaren e partisë simotër dhe Ministren e Mbrojtjes.

Në fokus të bisedave ka qenë së pari çështja e integrimit evropian të Shqipërisë, pra hapja e negociatave.

Kam falënderuar CDU për qëndrimin, q ëi hapi rrugën mocionit të Bundestagut,planit me 9 pika, planit dhe udhërrëfyesit për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza si dhe kam kërkuar vazhdimin e kësaj mbëhstetjeje, q ëmë ëhstë konfirmuar në të gjitha takimet që kam pasur këtu në Laipcig, me përfaqësuesit më të lartë të politikës gjermane në Berlin, por edhe në Bruksel, në veçanti me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe figura të rëndësishme, eurodeputetë, ministra të qeverisë federalë, që kanë rikthesuar mbështetjen pa kushte për Shqipërinë në rrugëtimin evropian dhe mbështetjen për PD-në.

Dua të ndaj me ju dhe një lajm tjetër të mirë, gjatë ditës së djeshme në fokus ka qenë edhe plani ekonomik siç e mbani mend, që është hartuar me ndihmën e ekspertëve më të mirë kristiandemokratëve gjermanë dhe të fondacionit Konrad Adenauer. Vazhdojmë bashkëpunim me ta veçanërisht përsa i përket investimeve gjermane në fushën e teknologjinë, në Shqipëri, ku ambicja jonë që është përmes ofertës së qeverisë së ardhshme të demokratëve dhe fuqisë së inovacionit gjerman, edhe Shqipëria të përfitojë dhjetëra mijëra vende pune të sektorit të teknologjisë dhe informacionit që njesoj si vende të tjera të rajonit si Serbia të krijojë vende pune për rininë në veçanti.

Jam shumë optimist nga kontakte këtu në Laipcig nga takimet edhe me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe industrisë gjermane mund të them me siguri të madhe se nga Laipcigu do të kthehemi sot me zemrën plot por edhe me duart plot përsa i përket planit për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe futur në zhvillimin ekonomik me investime gjermane, evropiane dhe teknologji të përparuar.”

Probleme me ujësjellësin në Strugë, kapacitetet e sistemit nuk plotësojnë nevojat e popullatës (VIDEO)

Struga nuk duhet të lejojë më pas reshjeve të mëdha të shiut, të vijë deri te ndotja e ujit, paralajmërojnë ekspertët. Ndërmarrja publike e furnizimit me ujë PROAKVA kujton se furnizimi aktual me ujë në Strugë është projektuar, për një popullatë prej 60.000 banorësh, por qyteti po zgjerohet dhe zhvillohet.

 

Ky ujësjellës i ndërtuar në Strugë nga Shumi dhe Belica, është projektuar deri në vitin 2025. Pas vitit 2025 duhet një studim i ri fizibiliteti dhe nevoja të reja, ashtu si do të zgjerohet popullsia – tha Jonçe Dokoski, Ndërmarrja Publike Proakva.

Por, deri atëherë, komuna duhet të merret me turbullimin e vazhdueshme të ujit. Përkatësisht, për shkak të reshjeve vjen deri te turbullimi i ujit në burimet në Belicë të Epërme. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër, nën kompetencë të së cilës është edhe Struga, sqarojnë se është e nevojshme të bëhet një analizë sistematike e terrenit dhe burimeve, nga të cilat uji derdhet në sistemin e qytetit.

Duhet të bëhet një analizë e mirë, të vendoset një bazë e mirë, se cilat janë rreziqet dhe prej çfarë mund të ndodhë kjo. Me siguri, pasi si pasojë e shirave të mëdha paraqitet turbullim i ujërave nëntokësore, vjen edhe deri te turbullimi i hapësirave ku ndodhet burimi. Ajo pjesë ose duhet të pastrohet, ose të vendoset një bazë tjetër. Kjo duhet të mbrohet dhe uji i pijshëm nuk duhet të vijë në një situatë të tillë – u shpreh Sasho Toçkov, Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik -Ohër.

Zgjidhja është në ndërtimin e një pjese ku do të grumbullohen papastërtitë, duke i penguar ato të lëvizin në rezervuar. Hera e fundit që uji u turbullua ishte në fillim të nëntorit, kur nga çezmat e struganëve disa ditë rrjedhtë ujë ngjyrë kafe.

https://youtu.be/IDbtgjwiL-w