Ballina Aktualitet Lajme Probleme me ujësjellësin në Strugë, kapacitetet e sistemit nuk plotësojnë nevojat e...

Probleme me ujësjellësin në Strugë, kapacitetet e sistemit nuk plotësojnë nevojat e popullatës (VIDEO)

Struga nuk duhet të lejojë më pas reshjeve të mëdha të shiut, të vijë deri te ndotja e ujit, paralajmërojnë ekspertët. Ndërmarrja publike e furnizimit me ujë PROAKVA kujton se furnizimi aktual me ujë në Strugë është projektuar, për një popullatë prej 60.000 banorësh, por qyteti po zgjerohet dhe zhvillohet.

 

Ky ujësjellës i ndërtuar në Strugë nga Shumi dhe Belica, është projektuar deri në vitin 2025. Pas vitit 2025 duhet një studim i ri fizibiliteti dhe nevoja të reja, ashtu si do të zgjerohet popullsia – tha Jonçe Dokoski, Ndërmarrja Publike Proakva.

Por, deri atëherë, komuna duhet të merret me turbullimin e vazhdueshme të ujit. Përkatësisht, për shkak të reshjeve vjen deri te turbullimi i ujit në burimet në Belicë të Epërme. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër, nën kompetencë të së cilës është edhe Struga, sqarojnë se është e nevojshme të bëhet një analizë sistematike e terrenit dhe burimeve, nga të cilat uji derdhet në sistemin e qytetit.

Duhet të bëhet një analizë e mirë, të vendoset një bazë e mirë, se cilat janë rreziqet dhe prej çfarë mund të ndodhë kjo. Me siguri, pasi si pasojë e shirave të mëdha paraqitet turbullim i ujërave nëntokësore, vjen edhe deri te turbullimi i hapësirave ku ndodhet burimi. Ajo pjesë ose duhet të pastrohet, ose të vendoset një bazë tjetër. Kjo duhet të mbrohet dhe uji i pijshëm nuk duhet të vijë në një situatë të tillë – u shpreh Sasho Toçkov, Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik -Ohër.

Zgjidhja është në ndërtimin e një pjese ku do të grumbullohen papastërtitë, duke i penguar ato të lëvizin në rezervuar. Hera e fundit që uji u turbullua ishte në fillim të nëntorit, kur nga çezmat e struganëve disa ditë rrjedhtë ujë ngjyrë kafe.

https://youtu.be/IDbtgjwiL-w

@tn.lajmelokale
@tetovanews