Ballina Blog Faqe 483

Rama takon Princin e Arabisë Saudite, Muhammed Bin Salman (FOTO)

Kryeministri shqiptar, Edi Rama po zhvillon një vizitë në Riad të Arabisë Saudite, ku është takuar me Princin e Kurorës, Muhammed Bin Salman.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili ka ndarë edhe disa fotografi nga takimi.

“Në Riad, me Princin e Kurorës, Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë”, tha Rama.

BE – 16 grante për turizmin në Ballkan, 12 milionë turistë vizituan rajonin më 2018

Durrës – “Sot, me prezantimin e rezultateve të 12 granteve të përfunduara dhe dhënien e 16 granteve të tjera për zhvillimin dhe promovimin e turizmit në Ballkanin Perëndimor, ne dëshirojmë t’ju tregojmë një pjesë të historisë së suksesit nga rajoni, duke mos folur për politikëbërje apo për PBB-në, por për vetë njerëzit. Për ne, projekti i turizmit nuk ka të bëjë vetëm me numrin e grantfituesve që janë këtu me ne sot – 16 sivjet, ose 12 vjet dhe 7 të tjerë që nga e hëna, apo sa e madhe është vlera, etj. Për ne, bashkëpunimi rajonal dhe turizmi janë pjesë e kësaj historie që vazhdon e zhvillohet, duke na mësuar tolerancën dhe duke na treguar që historia më e mirë që mund të përdorim për t’u treguar të tjerëve për rajonin, është promovimi i bukurisë dhe i pasurisë që gjenden këtu”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC), znj. Majlinda Bregu, gjatë ceremonisë që u zhvillua sot në Durrës për dhënien e granteve nga Projekti “Zhvillimi dhe Promovimi i Turizmit”.

“12 milionë turistë kanë vizituar rajonin vjet, pavarësisht se unë nuk mendoj që kjo gjë duhet prezantuar vetëm në formë kostosh apo përfitimesh – p.sh. 1/5 e PBB-së, 20% janë të punësuar në sektorin e turizmit (në 2017-n turizmi solli drejtpërsëdrejti më shumë se 90.000 vende pune në Shqipëri) ose vetëm 2% e PBB-së jepet për turizmin – pasi ka të bëjë me shumë më shumë se kaq. Sot, politikat, përfshirë politikën e turizmit, nuk kanë të bëjnë vetëm me kostot apo përfitimet. Ajo që ne duhet t’ua bëjmë të qartë të gjithëve si në rajon, apo jashtë tij, është fakti që ky rajon, pavarësisht lajmeve të ndryshme që jepen për të, është një rajon më një kapital të madh njerëzor, me të rinj të mrekullueshëm, me vajza dhe gra fantastike (shumë e lumtur që disa prej këtyre granteve do t’u jepen grave dhe vajzave), të cilët po bëjnë të pamundurën që të ndihmojnë komunitetet e tyre dhe familjet e tyre që ato të rriten dita-ditës, ndërkohë që ndihmojnë edhe turizmin që të rritet. Prandaj, unë dëshiroj t’u uroj suksese fituesve të granteve, si edhe të falënderoj në mënyrë të veçantë Bashkimin Europian për financimin e këtij projekti, pasi shpesh ne harrojmë sa e rëndësishme është që në qendër të veprimeve tona të vendosim zonat e duhura në rajon, pikërisht ato zona që kanë nevojë për ndihmë, në mënyrë që shoqëritë tona të ecin përpara.”

16 grantet e reja për zhvillimin e turizmit në Ballkanin Perëndimor vijnë pas zbatimit të suksesshëm të raundit të parë me 12 grante. Grantet e reja do të sjellin diversifikimin e mëtejshëm të ofertës së turizmit kulturor dhe të aventurës në rajon, si edhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

Zbatimi i 12 granteve të para solli 16 itinerare të reja kulturore, 18 itinerare të reja të turizmit të aventurës dhe 350 kilometra shtigjesh të reja ose të përmirësuara për ngjitje. Po ashtu, u arrit krijimi i Rrjetit “Shtegu llirikum” së bashku me bashkëpunimin që u vendos ndërmjet qendrave arkeologjike romake. Përveç tyre, rajoni arriti Standardin e parë Miqësor për Biçikletat, si edhe krijimin e Rrjetit të parë Rajonal të Kalërimit. Ndërkohë vazhdon promovimi i itinerareve nëpërmjet platformës së internetit dhe aplikacioneve të ndryshme, përfshirë dy prej tyre: Thesare të Pazbuluara të Qytetit të Vjetër të Shkupit dhe Turi Kreativ i Historisë së Ballkanit.

Përse në Durrës? Për më shumë se 3000 vjet Durrësi ka qënë një nyjë e rëndësishme lidhëse për tregtinë, që u zhvillua në rajonin e Mesdheut dhe në anën lindore të Adriatikut. Në analet e historisë së lashtë, qyteti i vjetër është njohur me emrin “Taverna e Adriatikut”.

Zbatimi i projektit “Zhvillimi dhe Promovimi i Turizmit”, një projekt trevjeçar me vlerën EUR 5 milionë, filloi muajt e parë të vitit 2018. Projekti synon krijimin e ofertave të përbashkëta dhe konkurruese të turizmit kulturor dhe atij sportiv në të gjashta ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, duke tërhequr një numër më të madh turistësh në rajon, duke zgjatur qëndrimin e tyre, duke rritur të ardhurat e duke kontribuar për rritjen ekonomike dhe për rritjen e punësimit në këto zona. Projekti përfshin një skemë dhurimi grantesh me vlerën EUR 1.62 milionë gjithsej në 3 raunde. Në raundin e parë u dhanë 12 grante me vlerën totale EUR 548.000. Në të dytin vlera e 16 granteve arrin shifrën EUR 759.000, ndërsa për raundin e tretë do të mbeten përafërsisht EUR 300.000.

Ja sa shqiptarë ka në Maqedoni

Abdulla Memeti

Komunat me shumicë shqiptare sipas numrit të banorëve.(regjistrimi i vitit 2002):

1. Haraçina, 11.597 banorë
2. Bogovina, 28.997 banorë
3. Bërvenica, 15.855 banorë

4. Vrapçishti, 25.399 banorë
5. Gostivari, 81.042 banorë
6. Dibra, 19.542 banorë

7. Dollneni, 13.568 banorë
8. Zhelina, 24.390 banorë
9. Kërçova, 56.734 banorë

10. Likova, 27.058 banorë
11. Mavrova-Rostusha, 8.618 banorë
12. Saraji, 35.408 banorë

13. Struga, 63.376 banorë
14. Studeniçani, 17.246 banorë
15. Tearca, 22.454 banorë

16. Tetova, 86.580 banorë
17. Çairi, 64.773 banorë
Gjithsej: 603.000 banorë

Në këto komuna banojnë edhe një numër i vogël i qytetarëve me përkatësi të tjera etnike, por shumica e këtyre komunave janë me popullsi 100% shqiptare.

Nëse marrim parasysh që me mijëra shqiptarë jetojnë edhe në qytetet: Ohër, Prespë, Manastir, Krushevë, Përlepe, Veles, në 9 komunat tjera të qytetit të Shkupit, Kumanovë, dhe në numër më të vogël gati në të gjitha qytetet dhe venbanimet tjera në tërë territorin e Maqedonisë, numri i shqiptarëve në Maqedoni i paraqitur nga Enti shtetëror i statistikës në Shkup, sipas regjistrimit të populllsisë të vitit 2002, që thuhet se është 509.083 banorë, ose 25,17% e numrit të përgjithshëm të popullsisë, përbën një FALSIFIKIM ORDINER dhe një RRENË TË TEJDUKSHME!

Faktori ndërkombëtar dhe bota akademike kanë të dhëna të sakta sa shqiptarë ka në Maqedoni, ndërsa pushteti dhe partitë politike të shqiptarëve siç duket kanë interes t’i llogaritin vetëm anëtarët e tyre me libreza partiake!

Lëvizja BESA festoi 5-vjetorin (VIDEO+FOTO)

Lëvizja Besa ka festuar sonte në Tetovë pesë vjetorin e themelimit të saj, ku kanë marrë pjesë aktivistë, intelektualë dhe një numër i madh njerëzish.

https://youtu.be/gEZo4uml-dU

Gjatë ceremonisë u lexua një referat për ditën e alfabetit, u shfaq një dokumentar për rrugëtimin pesëvjeçar të partisë dhe së fundmi të pranishmëve iu drejtua kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili uroi shqiptarët për festën e madhe mbarëkombëtare të 22 nëntorit. Ai deklaroi se Lëvizja Besa është një parti e rëndësishme në spektrin politik shqiptar, duke shtuar se rolin konstruktiv të opozitës nuk e ka luajtur asnjë parti politike më mirë se Lëvizja Besa.

https://youtu.be/a0Fum5EKYJM

“Ashtu si Alfabeti i gjuhës shqipe, 36 shkronja margaritarë, ishin pishtarë i ngritjes kombëtare shqiptare, ashtu Lëvizja Besa do të jetë pishtar dhe gardian i mbrojtjes së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Atëherë kur të gjithë shqiptarëve ia dhanë goditjen e fundit, atëherë kur të gjithë mendonin se shqiptarët përfundimisht janë të dorëzuar, atëherë lindi një shpresë e re, lindi Lëvizja Besa”, ka theksuar Kasami gjatë fjalimit të tij në manifestimin e pesë vjetorit.

“U detyrua të hante gjethe dhe fije bari për 10 ditë”, gazetari shqiptar i “Le Iene” rrëfen përjetimet e Alvin Berishës (VIDEO)

Djaloshi 11-vjeçar Alvin Berisha, i cili pak javë më parë u nxor nga kampi Al Hol në Siri ka nisur një jetë të re, por askush nuk mund të fshijë nga kujtesa e tij tme*rret që përjetoi në kampin e fe*rrit dhe më herët gjatë qëndrimit në Siri. Gazetari shqiptar bashkëpunëtor i Le Iene Taulant Kopliku, i cili mundësoi takimin mes babait dhe Alvinit rrëfen për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se për ditë me radhë në Siri vogëlushi është ushqyer vetëm me fije bari. Këtë detaj ia ka treguar babait të Alvinit, një grua kosovare e cila kishte marrë 11-vjeçarin pas bom*bardimit ku humbi jetën nëna e tij.

“Ato 10 ditë kanë qenë ditë të tme*rrshme për atë fëmijë, pasi ishte i pla*gosur. Kishte rrjedhje gja*ku. Janë transportuar në disa zona ku ka pasur stane bagëtish. Janë ushqyer me gjethe dhe bar për 10 ditë me radhë. Gjëja që i ka thënë ajo grua ishte se; ‘ky fëmijë nuk është ankuar kurrë’. Ai ishte i vendosur që të vazhdojnë rrugën me ta”, tha Taulant Kopliku.

Gazetari Kopliku thotë se kurdët janë të gatshëm për t’i larguar nga kampi gratë dhe fëmijët, por shteti shqiptar nuk ka shprehur interesim. “Problemi është që të gjendet gjuha me autoritet kurdë. Shoh që ka një vullnet të varfër nga autoritetet shqiptare për të kontaktuar me kurdët. Arsyeja është gjeopolitikë e pastër. Nëse nga një aleat politk siç është Turqia, ato konsiderohen terr*oristë, në një farë mënyre janë terr*oristë dhe për shoqërinë shqiptare”, tha Kopliku.

Shtetasit shqiptare që janë në kamp mund të shndërrohen edhe në rrezik nëse kthehen në vendin e origjinës, por Kopliku sugjeron qe shteti shqiptar ashtu siç ka bërë Belgjika mund të krijojë një strukturë të posaçme për trajtimin e tyre.

“Shqipëria sikurse kanë bërë dhe vende si Belgjika, duhet të krijojë një strukturë. Në Belgjikë kjo quhet strukturë e derekalizimit. Ka bashkëpunime me komunën e atjeshme ku është vendosur që t’i kthejnë në shoqëri”, pohoi gazetari. Pasi çështja u bë ndërkombëtare mes vështirësive u arrit që 11-vjeçari Alvin Berisha të dalë nga kampi dhe të kthehet tek babai i tij në Itali ndërkohë që në atë kamp vijojnë të jenë ende rreth 80 gra dhe fëmije shqiptare.

https://youtu.be/ytk2dkwDHs8

https://youtu.be/a8B5SC4Loi8

MOZZIK tregon për herë të parë momentin ku u A RR E S T U A Loredana (FOTO)

Reperi i njohur, Mozzik, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën zvicerane “20 minuten”. Aty ka folur për herë të parë për ndarjen nga Loredana Zefi, vajzën e tyre Hana dhe këngën që u dyshua se i dedikohej reperes.

Gjithashtu Mozzik ka folur edhe për arr*estimin e ish-partneres së tij, lajm i cili bëri menjëherë bujë në media në maj të këtij viti. Ai tregoi se ndodhej në shtëpi me të bijën kur policia shkoi për të bërë kontroll.

“Ishte tre ose katër ora e pasdites. Zyrtarët e policisë po silleshin aty afër dhe unë u ofrova diçka që të hanin dhe të pinin. Unë isha në sh*ok sepse nuk e dija për cfarë bëhej fjalë. Ishte ndjenjë shumë e keqe. Policia kreu një kontroll në shtëpi. Unë mendoj se morën fatura. Pastaj Loredana duhej të shkonte me ta për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndërkohë, unë kam qenë duke pritur me Hanën në shtëpi. Më vonë zgjodha përsëri Lorin. Jo. Unë dua të besoj që ajo nuk e bëri atë. Shpresoj që ajo nuk e bëri atë. Edhe sikur të doli që ajo e bëri, unë do të mendoja se nuk e bëri”, tregoi Mozzik.

Gjatë kësaj interviste, reperi është shprehur se vazhdon të ketë respekt për Loredanën dhe se kënga “Dhelpër dinake” nuk është shkruar për të, pasi ka dy vite që është teksti. Ndërkohë Mozzik u shpreh se me vajzën ka dy muaj pa e parë, por në dhjetor më në fund do e takojë.

Nga askushi në vajzën më të kërkuar të momentit, ja arsyeja (Fotot)

Në 1968-ën, Andy Warhol deklaronte se në të ardhmen, çdo njeri do të ketë 15 minutat e tij të famës.

Ai kishte të drejtë se çdo person do të kishte mundësinë për të gëzuar famën e tij, por nuk kishte llogaritur rrjetet sociale për të parashikuar kohëzgjatjen e saktë të kësaj fame.

Francesca Tajè, një tifoze e Juventusit është rasti më i mirë për të rrëzuar pjesën e dytë të parashikimit të Andy Warhol.

21-vjeçarja u gjend në kohën e duhur dhe momentin e duhur për të tërhequr vëmendjen e regjisë gjatë transmetimit të ndeshjes Juventus-Milan.

Kamerat e fiksuan për pak sekonda, por ato mjaftuan që ajo të shndërrohej në “hitin” e radhës në rrjetet sociale.

Taje numëronte rreth 4 mijë ndjekës në Instagram para këtij episodi të ndodhur në ndeshjen Juve-Milan, ndërsa tani numëron rreth 108 mijë ndjekës dhe shifra e bashkë me të edhe fama vazhdon të rritet me shpejtësi edhe pas një jave.

Po komunikon me Tayna-n? Futbollisti i Real Madrid tregon të vërtetën rreth raportit me reperen shqiptare (FOTO)

Një video e publikuar nga futbollisti i njohur i Real Madrid, Vinicius Jr, bëri që të gjithë të mendonin se ai po fli*rtonte me reperen shqiptare, Tayna.

Në pamjet në fjalë, futbollisti shihet teksa dëgjon një këngë të saj. Fansat menjëherë dyshuan se Tayna është e preferuara e Vinicius Jr dhe se po e “nga*cmon”.

Më pas ylli i Real Madrid vendosi që reperen ta ndiqte në “Instagram”. E nuk e la vetëm me kaq, pasi ai i shkroi Tayna-s. Kjo e fundit vendosi që bisedën ta ndante me ndjekësit e saj në “Instastory”.

“Dua një show në Brazil”, i shkruante futbollisti reperes, ndërsa kjo e fundit e vuri para përgjegjësisë me përgjigjen: “Organizoje atëherë!”.

Ndërsa tani Vinicius Jr ka zbuluar të vërteten rreth raportit me reperen shqiptare. Ai ka lënë një koment te një fotot e Tayna-s. Futbollisti e quan atë “shoqja ime”, duke i shuar kështu të gjitha dyshimet se ata mund të jenë në një lidhje.

Mercedes dhe Maybach sjellin për herë të parë SUV-in luksoz (VIDEO+FOTO)

Mercedes planifikon të shesë automjetin e parë SUV në bashkëpunim me markën luksoze Maybach, tha shefi ekzekutiv i Daimler, Hubertus Troska, duke u bashkuar me markat e tjera luksoze që ofrojnë modele SUV për të tërhequr klientë nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Daimler planifikon të nxjerrë modelin Mercedes-Maybach GLS, i cili pritet të dalë në shitje në gjysmën e dytë të vitit 2020.

Vendimi vjen pasi shumë marka automjetesh luksoze kanë nxjerrë në treg automjete SUV si Aston Martin, Rolls-Royce dhe Lamborghini, shkruan Scan-tv.


Në vitin 2012, Daimler, e cila zotëron markën Mercedes-Benz, ndaloi së bëri limuzinat ikonike të gjata të Maybach pasi automjetet, të cilat bazoheshin në një dizajn unik, kushtonin rreth 380,000 dollarë dhe nuk arritën të shesin mjaftueshëm.

Në atë kohë, automjetet Maybach u tregtuan si një markë e veçantë nga Mercedes-Benz. Në mesin e pronarëve ishin oligarkët, yjet e repit dhe mbretërit, përfshirë Roman Abramovich të Rusisë, muzikantin Jay-Z dhe mbretin Juan Carlos të Spanjës.

Por bashkëpunimet rinisën sërish në 2014 si rrjedhojë e rritjes së kërkesave kryesisht në Kinë, Shtetet e Bashkuara, Rusi dhe Japoni. Daimler tha se kërkesa për Maybach ishte më shumë se 600 në muaj vetëm në Kinë.

Studiuesit zbulojnë larvën 44-milionëvjeçare

Shkencëtarët thonë se është hera e parë që një fosile nga një specie e madhe fluturash është zbuluar e ruajtur brenda një qelibari antik baltik. Ata e kanë përshkruar atë si një zbulim “të jashtëzakonshëm”.

Studiuesit gjermanë zbuluan një larvë 44-milionëvjeçare, sipas një punimi të botuar në revistën Scientific Reports.

Ajo është larva e parë e këtij lloji që zbulohet në qelibari baltik, sipas studiuesve të Koleksionit Zoologjik të Shtetit bavarez në Munih.

Larva 5 milimetra e gjatë është pagëzuar si Eogeometer vadens nën familjen e fluturave Geometridae, e cila përfshin rreth 23,000 specie të ndryshme, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët thanë se larva e vogël ka të ngjarë të jetë bllokuar në një pikë rrëshire peme, e cila përfundimisht u ngurtësua në qelibar dhe ruajti strukturën unike të krimbit për miliona vjet.

Për dallim nga shumica e specieve të tjera të fluturave, Geometridae kanë vetëm dy ose tre palë këmbë në vend të pesë çifteve të zakonshme. Kjo do të thotë se ato lëvizin përpara me një ecje të pazakontë – duke shtyrë këmbët e tyre të pasme në këmbët e tyre të pasme, pastaj duke u shtrirë dhe përsëritur veprimin.

Studiuesit thanë se fosili do të sigurojë një pasqyrë të proceseve evolucionare gjatë periudhës së Eocenit (rreth 34-56 milionë vjet më parë), kur speciet e fluturave ishin tashmë të krijuara mirë.

Kush i hedh paratë në rrugë? Misteri i madh, prej 5 vitesh gjenden para në fshatin anglez

Një histori misteri dhe ndershmërie. E tillë është ajo që ka si protagonist fshatin e Blackhall Colliery në Angli, ku tufa parash gjenden nëpër rrugë që prej vitit 2014.

Pako prej 2 mijë paundësh, shumë prej të cilave në prerje njëzetëshe, janë vendosur në zona të ndryshme të fshatit përgjatë viteve dhe qytetarët i kanë dorëzuar ato në stacionet lokale të policisë. Pakoja e fundit u gjet të hënën, siç raportojnë mediat lokale.

“Ende e mendoj se sa e mrekullueshme është që ky fshat prej 5 mijë banorësh ka kaq shumë njerëz të ndershëm. Instikti i tyre i parë është që shkojnë drejt e tek rajoni i policisë dhe që paratë t’u kthehen personave që mund t’i kenë humbur”, thotë policia.

Një hetim për të zbuluar burimin e parave zhvillohet prej vitesh, por deri më tani pa ndonjë rezultat. Banorëve u pëlqen të besojnë se paratë janë një dhuratë nga Robin Hood modern, i cili dëshiron të ndihmojë komunitetin: “Mendoj se është një Robin Hood modern, që tregohet bujar ndaj komunitetit”. /a2cnn

Dita e tregut në Tetovë (VIDEO)

Dita e enjte është ditë tregu në Tetovë.
Kjo ditë është e veçantë për Tetovën se në qytet ka shumë më tepër gjallëri se në ditët tjera.
Nga të gjitha fshatrat zdirgjen njerëzit që duan të shesin dhe të blejnë, që të kryejnë punë të tjera dhe të takohen me miqtë.
E enjtja dikur ishte shumë më e veçantë, sepse mundësia për të ardhur në qytet ishte më e vështirë.
Megjithatë tradita vazhdon dhe e enjtja vazhdon të jetë dita më me gjallëri në Tetovë.
Në vazhdim keni pamjet nga e enjtja e djeshme në Tetovë:

VIDEO bonus:

https://youtu.be/Lyqi6A_EZy4

https://youtu.be/PqfXo2V9y48

Vajza shqiptare e T R A F I K U A R nga xhaxhai gjendet në Izrael: Familja nuk më ka kërkuar, nuk dua t’i shoh (VIDEO)

Pas 6 vitesh pa dëgjuar zërin e njëra tjetrës, nënë e bijë kanë shkëmbyer telefonatën e parë gjatë emisionit “Pa Gjurmë”, një telefonatë jo e zakontë. Zogë Myrtaj e cila ishte denoncuar e zhdukur ka shkëmbyer një përshëndetje të ftohtë me nënën e saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat e vajzës e cila ka fajësuar familjen se nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të gjetur vendndodhjen e saj.

Zoga e cila sot jeton në Tel Aviv, Izrael ku edhe është martuar dhe ka krijuar familjen e saj pranon se xhaxhai i saj ka tentuar ta tra*fikojë dhe nuk ia fal familjes që vazhdojnë të mbajnë kontakte me të. 22-vjeçarja thotë se nuk do të ketë kontakte me asnjë prej familjarëve.

“Ka shumë arsye pse nuk kontaktoj me familjen. Nuk dua të flas me ata fare. Kur nuk janë interesuar kur jam larguar të mos interesohem sa të jem gjallë. Unë kam familjen time, kam krijuar familjen time. Nuk i fal se nuk më kanë kërkuar që nga dita kur kam dalë nga shtëpia. Nuk më kanë marrë në telefon. Nuk dua të flas për të kaluarën. Xhaxhai ka dashur të më trafikojë. Të mos më kërkojnë më. Jam e martuar. Ata e dinë shumë mirë se unë nuk jam e humbur. Do ta mendoj njëherë. Nuk më kanë kërkuar që nga momenti kur kam ikur nga shtëpia. As më kanë shkolluar, as më kanë edukuar. Ata flisnin me xhaxhain. Çfarë janë këto gjëra.

Qeshin kot me atë. Për mua nuk janë gjëra të falshme. Unë nuk jam fëmijë. Nuk mund të pranojë troç ajo që ne flasim me xhaxhanë. Unë do e kisha fal por të mos e kishte thënë atë. Është shumë e vështirë të falësh. Se kështu vriten njerëzit, vëllanë në burg, gocën e humbur. Nuk dua të ma përmendin xhaxhanë se do ia mbyll telefonin”, tregon Zoga.

Nëna e saj i bën apel që të mbajë kontaktet me motrën dhe vëllanë, dhe me dhembshuri nuk i mban inat që vajza tashmë nuk do të ketë asnjë komunikim me të.

“Është gabim moshë e re. Pse nuk përpiqet me nënën që e ka rritur dhe as i kam bërtitur asnjëherë. A ke ndërmend me fol me motrën dhe vëllanë, mirë nënën, por me ata. Të marrsha të ligat”, thotë nëna.

Shqiptarja.com

Mjeku nga Struga ka kryer mbi 6.000 operacione në Austri: Ëndrra për t’u kthyer në vendlindje nuk është shuar! (VIDEO)

Aty ku janë shqiptarët, aty është edhe ekipi i emisionit “Me Diasporën” i televizionit Lajm, për të sjellë pranë opinionit sukseset e bashkëkombasve tanë që shquhen në profesionet e tyre kudo që janë nëpër Evropë dhe botë. Një bashkatdhetar që meriton vëmendje të posaçme është Nezir Sela nga Struga, ortoped me renome ndërkombëtare në Vjenë. Me doktor Selën u takuam në vendin e tij të punës. Ai është prezent vazhdimisht në mediumet austriake në spitalin e njohur “Herz Jezu Krankenhause”, kurse si Lajm Tv dhe Gazeta Lajm patëm nderin të jemi mediumi i parë për të cilin ka dhënë një intervistë në gjuhën shqipe. Rrëfimi i tij jetësor dhe përcaktimi për t’u bë mjek ortoped është mjaft interesant. Në moshë 12-13 vjeçare ka thyer këmbën, kurse mjekët në Spitalin e eshtrave në Ohër e kanë kuruar me metoda të gabuara. Që në atë moshë është betuar se një ditë do të bëhet ortoped dhe të ju ndihmojë pacientëve që pësojnë lëndime të tilla.

“Unë si fëmijë kam pasur një aksident. Është bërë një gabim shumë i madh gjatë shërimit tim në spitalin e eshtrave në Ohër. Ky ishte momenti kur u përcaktova që të bëhem mjek ortoped, që personalisht të kontribuoj të mos bëhen gabime të tilla”, rrëfen ai.

Doktor Sela sot ka rritur majet e suksesit në profesionin e tij, sepse shëndetësia austriake është në mesin e më të suksesshmeve në Evropë. Mirëpo fillimi nuk ka qenë aspak i lehtë. Nuk është pak ndryshim të shkosh nga fshati i vogël Livadhi i Stugës pa e ditur asnjë fjalë në gjuhën gjermane, në një metropol siç është Vjena, qytet që më herët e kishte parë vetëm në filma. Kuptohet se ndihmë të madhe ka pasur nga babai i tij, një mërgimtar i kamotshëm shqiptar në Austri. Edhe pse punëtor krahu në ndërtimtari, ai kishte vendosur që tërë pasurinë ta shkrijë për të shkolluar tre djemtë në kryeqytetin austriak.

“Unë vij nga fshati Livadhi i Strugës, prej atje në Dibër, prej në Dibër në Vjen, një metropol me dy milionë banorë. Deri atë kohë nuk kisha dalë shumë jashtë. Vjenën e kisha parë vetëm në filma. Me ardhjen këtu, mu plotësua një ëndërr që e kisha nga mosha 12-13 vjeçare. Fillimi ishte shumë i vështirë, por me punë dhe vullnet të madh ia dola”, thekson doktori i njohur, Nezir Sela.

Gjatë karrierës 20 vjeçare, ai ka kryer rreth 6.000 operacione. Një pjesë e ka kryer si mjek kryesor, kurse një pjesë si pjesë e ekipit. Është ky rezultat fascinues me të cilin mund të mburren vetëm emrat më të mëdhenj të mjekësisë.

Nga mijëra rastet dhe operacionet që ka kryer, si rast që më tepër i ka bë përshtypje ai e veçon rastin e një paciente nga Kosova, nënë e dy fëmijëve. Ajo është pranuar në spital me dhimbje të mëdha, kurse ditën që është dashur të operohet ka arritur urdhri për ta deportuar në Kosovë. Ky rast e ka prekur mjekun Nezir Sela, falë angazhimit të cilit deportimi është shtyrë, kurse operimi që ka kushtuar mbi 5 mijë euro është kryer falas.

Karriera e tij e begatë është pasur edhe me punime shkencore dhe krijimin e kuadrove të reja mjekësore në lëminë e ortopedisë.

Sukseset radhiten si në shirit filmi, por dëshira për tu kthyer në vendlindje nuk është shuar.

Dua të theksoj se unë dhe gjithë vëllezërit e mi erdhëm këtu për të studiuar. Ylberi tani është kthyer dhe është atje, ai ka studiuar shkencat politike dhe ka doktoruar në Vjenë. Vëllau i dytë ka studiuar informatikë. Dëshira ishte që të kthehemi pas mbarimit të studimeve dhe kjo ishte dëshirë e madhe e prindërve. Por ndoshta një ditë do të kthehemi, sepse dëshira për t’u kthyer nuk është shuar edhe pse rrethanat për t’u kthyer nuk janë shumë të mira./Gazeta Lajm-LajmTV/

Në Trebosh të Tetovës u promovua libri “Ndjenja e realitet” nga nxënësja Merita Isaki (FOTO)

Në faqen “Sh.F “Fan Noli” f.Trebosh, Pallaticë dhe Uzurmishtë” në facebook është publikuar ky njoftim:

Në prani të arsimtarëve të shkollës qendrore, familjarëve, mysafirëve, shokëve e shoqeve dhe dashamirëve të fjalës së bukur, sot në shkollën qendore u promovua libri i parë i nxënëses së klasë së shtatë, Merita Isaki “Ndjenja e realitet”.

Në promovim morrën pjesë edhe arsimtar të kësaj shkolle që tani më janë në pension. Një ndër to ishte edhe mësuesi Bedri Tairi, i cili edhe përkundër vështërsive fizike e shëndetësore megjithatë u ngjit shkallëve me vështëri, e ishe i pranishëm në promovim. Po ashtu, në promovim ishin edhe mësues tjerë në pension, si Mesut Zulbehari dhe arsimtari i Meritës në ciklin e ulët Nevzat Memeti. Në fillim fjalën e morri autorja e veprës Merita e cila ndër të tjera tha : “Kam qenë shumë e lumtur, kur për herë të parë, emrin tim e kam parë të shënuar në fund të poezisë “ Shoqëria “ të postuar në faqe të shkollës. Erdhi dita të del nga shtypi vepra. Gjatë tërë kohës kam ëndërruar dhe me shpirtë, kam pritë vepren time shumë të madhe.

Me të vërtetë nuk kam fjalë të përshkruaj gëzimin dhe emocionet e mia kur e kam pa veprën time , të cilën ma solli babai në shtëpi”.

Më pas ajo falemenderoi arsimtarin e lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe njëherit kujdestarin e klasës Muaxher Haruni, për kontributin dhe përkrahjen e tij të pa rezerve deri në nxjerjen në dritë të veprës. Merita falemenderoi edhe sponzorët të cilët kontribuan materialisht që vepra e sajë të sheh dritën e botimit. Një falemenderim të veçantë Merita iu drejtoi familjes të cilët e kanë përkrah gjatë tërë kohës materialisht e moralisht.
Më pas fjalën morri arsimtari Muaxher Haruni, i cili ndër të tjera theksoi : ” Në të vërtetë kjo vepër është e përmbushur me ndjenja, sepse çdo varg i saj ka dalë nga burimi i ndjenjave të autores e materializuar me realitetin e kohës ku dhe kur jeton edhe Merita. Shumica e poezive janë reflektim i ngjarjeve dhe momenteve që arrinë ti sheh e ti kuptoj autorja. Përdor strofë të ndryshme sipas ndërtimit, dhe atë dy vargëshin, tre vargëshin, katër vargëshin dhe strofën me më shumë vargje.

Te disa krijime ndërton vargun me rrokje të njejtë, te disa krijimi vargjet janë ndërtuar me rrokje të ndryshme. Janë përdorë disa lloje të rimës. Dhe në fund, arsimtari kërkoi nga Merita të mos ndalet se shkruari, edhe për kundër faktit që një ditë duhet të kaloj nga këto banka e të rrugëtoj në ujëra tjera të jetës.

Nga Udhëheqësia e shkollës, nxënësja morri Lëvdatë për punën e saj krijuese.
Shokët e shoqet e klasës lexuan poezi nga vepra e Meritës. Merita më pastaj ua shpërndau nga një kopje të vepres të gjithë të pranishmëve.Vepren e parë ia dhuroi veteranit të arsimit të shkollës , mësuesit Berdi Tahiri.
Fjalë rasti patën edhe arsimtarët Iljaz Osamani dhe Nevzat Memeti, të cilët përgëzuan Meritën dhe i dëshiruan edhe promovime të veprave tjera.

Familjarët e Meritës enkas për këtë rast, kishin përgaditur një koktel rasti .
Duhet të theksojmë se kjo ishte vepra e parë e nxënësve të kësaj shkolle në këtë shkollë.

Spanja, “pengesa” e fundit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Pas ratifikimit të traktatit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut nga Franca, Spanja është vendi i fundit që pritet ta bëjë këtë për të zyrtarizuar futjen e vendit ballkanik në aleancë.

Më herët, Sekretatri i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, eklaroi se 6 shkurti do jetë data e ceremonisë së nënshkrimit të futjes së Maqedonisë së Veriut në NATO.

‘Më 6 shkurt do të shënojmë historinë: Aleatët e NATO-s do nënshkruajnë protokollin për përfshirjen e Maqedoninë e Veriut së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Dimitrov’, shkroi Stoletenberg në ‘Twitter’.

https://youtu.be/ytk2dkwDHs8

BE miraton buxhetin 2020, shton fondet për Ballkanin Perëndimor

Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje mbi buxhetin e bllokut për vitin 2020, dhe fondet për Ballkanin perëndimor, aty ku rezulton të jenë shtuar.

Angazhimet totale përcaktohen në 168.7 miliardë €, çka përbën një rritje prej 1.5% krahasuar me buxhetin e vitit që shkoi. Ndërkohë vihet re se janë zvogëluar ndjeshëm, me plot 85 milionë euro fondet e paraanëtarësimit për Turqinë krahasuar me draftin e propozuar nga Komisioni, ndërsa parashikohen më shumë fonde për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Buxheti i vitit të ardhshëm siguron një qasje realiste, duke marrë parasysh interesat e taksapaguesve dhe nevojën për tu kujdesur për sfidat e reja që mund të shfaqen në 2020-tën”, tha Kimmo Tiilikainen përfaqësoi Këshillin në negociatat me Parlamentin Evropian.

Fushat me përparësi në të cilat përqëndrohet buxheti i ri janë përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike, krijimi i vendeve të punës, forcimi i sigurisë dhe menaxhimi i sfidave të emigracionit. Ajo që vihet re në mënyrë të veçantë është se ka më shumë fonde për klimën, mbrojtjes së të cilës, BE-ja ka vendosur t’i kushtojë të paktën 20% të shpenzimeve. Parlamenti dhe Këshilli tani kanë 14 ditë kohë për ta aprovuar zyrtarisht marrëveshjen e arritur.

Albin Kurti: Thaçi të japë dorëheqje ose do të shkarkohet

Kreu i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër nga radhët e saj, Albin Kurti, ka thënë se Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje ose ndryshe do të shkarkohet.

“Presidenti Thaçi duhet të japë dorëheqje ose do të shkarkohet. Ai duhet ta kuptojë vetë dhe të japë dorëheqje”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se populli nuk do ta jap Mitrovicën për bashkim kombëtar.

“Rënia e dëshirës për bashkim vjen nga ideja e shkëmbimit të territoreve. Njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkim kombëtar. Në Kosovë ka shumë politikanë që flasin për shkëmbim duke hequr dorë nga veriu. Në Serbi nuk ka asnjë politikan që flet për falje territori”, ka thënë Kurti në Top Channel.

Ai gjithashtu ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka ndryshuar konceptin për bashkim kombëtar, por vetëm mënyrën dhe strategjinë për të arritur deri te ajo.

“Ne nuk heqim dorë, konceptin nuk e kemi ndryshuar, mënyrën dhe strategjinë po, kemi bërë edhe ne llogari politike. Ne kohët e fundit kemi theksuar atë që dihet më pak; nuk konsiderojmë që shqiptarët janë të varfër e të papunë për shkak të kulturës së Shqipërisë, ose prej pasjes ose mospasjes, por për shkak të modelit të gabuar politik. Kemi rimarrë një ide të braktisur, s’është e jona, bashkimi kombëtar na bën ne më shumë se ne e bëjmë në atë, ai na bën ne dhe ne e përbëjmë atë”, shtoi Kurti.

Nis transmetimin Euronews Albania, media më e re informative për shqiptarët në Ballkan (VIDEO)

Tiranë, 21 nëntor 2019. Euronews Albania dhe Euronews Group njoftuan nisjen e transmetimit të kanalit Euronews Albania nga kryeqyteti i Shqipërisë, për audiencën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi. Platforma mediatike do të shërbejë si një “studio e madhe” lajmesh për të gjitha territoret shqipfolëse në rajon e në diasporë. Ngjarja cilësohet si një arritje për Euronews Group, sepse Euronews Albania është i pari franchaise në historinë e grupit. Euronews është kanali numër një ndërkombëtar i lajmeve në Europë. Euronews Albania përfaqëson një model mediatik, që përpiqet të mishërojë të njëjtat standarde dhe vlera profesionale të degës prestigjioze europiane, Euronews.

Në përputhje me sloganin e tij, “Të gjitha këndvështrimet, të gjithë zërat, të gjithë të mirëpritur”, Euronews Albania do të garantojë raportim të paanshëm dhe të pavarur. Transmetimet në gjuhën shqipe, në televizion dhe në platformat digjitale, do t’u bashkëngjiten 12 gjuhëve të tjera të Euronews Group dhe do të mundësojnë dialogun midis Europës dhe shqiptarëve në rajon.

Themeluesi i Euronews Albania, zoti Theodhori Cami, u shpreh: “Qëkurse krijuam këtë partneritet me Euronews-in një vit më parë, kemi punuar në mënyrë intensive për të sjellë në jetë një investim njerëzor dhe teknologjik në tregun mediatik shqiptar. Sot, në ditën e materializimit të një ëndrre të madhe, të një projekti që do të jetë një forum për opinionet e shqiptarëve nëpër botë, ndihem veçanërisht krenar. Misioni ynë është të raportojmë në mënyrë të paanshme, duke paraqitur të gjitha pikëpamjet. Përmes angazhimit tonë për të verifikuar faktet si dhe për të raportuar në nivele sa më të larta, kam besim se Euronews Albania do të revolucionarizojë tregun e lajmeve në rajon”.

Zoti Michael Peters, CEO i Euronews, deklaroi: “Jam shumë krenar që Euronews Albania, franchaise ynë i parë, po nis transmetimet. Kjo është një ditë e madhe për Euronews-in. Emri i këtij kanali është i njohur në të gjithë Europën dhe përtej, si përçues i lajmeve të paanshme dhe i gazetarisë së pavarur. Kam besim se ky stacion i ri do t’i ofrojë të njëjtat vlera audiencës shqipfolëse, sikurse jam i bindur se do të spikatë menjëherë për cilësinë e ndikimin në mënyrën se si bëhet gazetari. Duke u bazuar këto vlera, Euronews Albania do të sjellë në treg një zë tejet të nevojshëm. Megjithëkëtë, puna jonë shkon përtej kësaj. Ne po ndërtojmë një urë dhe, si gjithnjë, kur ndërtohet një urë, krijohen dy rrugë. Nëse përmes këtij projekti po sjellim pakëz Europë në Shqipëri, gjithaq e vërtetë është edhe e kundërta: ky projekt do të përhapë pak Shqipëri në Europë.

Sot, Euronews Albania përbëhet nga një ekip prej 150 profesionistësh të trajnuar në mënyrë të vazhdueshme nga drejtues të Euronews Group për mënyrat më të fundit të prodhimit të lajmit dhe për teknikat e raportimit, si: MoJo (Mobile Journalism), edicionet informative dhe digital media-n. Gjatë 24 orëve të transmetimit, Euronews Albania do të mbulojë ngjarjet kryesore vendore dhe ndërkombëtare përmes korrespondentëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Brukseli, krahas korrespondentëve të tjerë të Euronews Group në mbarë botën.

Euronews është kanali informativ numër një në Europë, me mbi 400 milionë shikues anembanë globit dhe me 142 milionë shikues në muaj, sipas të dhënave të Global Web Index.

Albin Kurti ka një kusht për të diskutuar idenë e Vuciqit dhe Ramës

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se çështja e ‘Mini-shengenit’ është një temë e nxehtë, andaj ai ka një kusht për të diskutuar lidhur me idenë e Vuçiqit dhe Ramës.

“Nëse mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë”, ka thënë Kurti.

Temë kjo e cila ishte shumë aktuale kohëve të fundit, ku Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë pasur disa takime në lidhje me këtë ide, por Kosova nuk ka qenë deri më tani.

Tutje Kurti ka treguar arsyen pse Vetëvendosje do të bëjë marshim më 28 nëntor në Tiranë.

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF”, thotë Kurti në Top Channel.

“Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”, shtoi Kurti.