Ballina Top Lajm BE miraton buxhetin 2020, shton fondet për Ballkanin Perëndimor

BE miraton buxhetin 2020, shton fondet për Ballkanin Perëndimor

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje mbi buxhetin e bllokut për vitin 2020, dhe fondet për Ballkanin perëndimor, aty ku rezulton të jenë shtuar.

Angazhimet totale përcaktohen në 168.7 miliardë €, çka përbën një rritje prej 1.5% krahasuar me buxhetin e vitit që shkoi. Ndërkohë vihet re se janë zvogëluar ndjeshëm, me plot 85 milionë euro fondet e paraanëtarësimit për Turqinë krahasuar me draftin e propozuar nga Komisioni, ndërsa parashikohen më shumë fonde për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Buxheti i vitit të ardhshëm siguron një qasje realiste, duke marrë parasysh interesat e taksapaguesve dhe nevojën për tu kujdesur për sfidat e reja që mund të shfaqen në 2020-tën”, tha Kimmo Tiilikainen përfaqësoi Këshillin në negociatat me Parlamentin Evropian.

Fushat me përparësi në të cilat përqëndrohet buxheti i ri janë përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike, krijimi i vendeve të punës, forcimi i sigurisë dhe menaxhimi i sfidave të emigracionit. Ajo që vihet re në mënyrë të veçantë është se ka më shumë fonde për klimën, mbrojtjes së të cilës, BE-ja ka vendosur t’i kushtojë të paktën 20% të shpenzimeve. Parlamenti dhe Këshilli tani kanë 14 ditë kohë për ta aprovuar zyrtarisht marrëveshjen e arritur.