Ballina Blog Faqe 488

Shuhet Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja

E PLOTËSUAR: Lajmi për vd*ekjen e parakohshme të regjisores Arzana Kraja ka tron*ditur këtë të mërkurë komunitetin artistik. Nga burime të afërta me familjen Kraja, media merr vesh se shkaktar i kësaj vde*kje në moshën 38 vjeçare është sëmundja e epilepsisë.

Lajmin për vde*kjen e Arzana Krajës e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një tr*up të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vd*ekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Arzana Kraja ishte e dalluar në fushën e regjisë dhe i takon gjeneratës së re të regjisorëve vendorë dhe ishte fituese e çmimeve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e regjisë. Arzana Kraja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Prok*uroria jep detaje për vd*ekjen e Arzana Krajës

Në mëngjesin e sotëm në lagjen “Kalabria” në Prishtinë është gjetur trupi i pa jetë i regjisores Arzana Kraja.

Policia e Kosovës ka dhënë njoftimin për gjetjen e trupit të pajetë, ndërkohë nga Qendra Kinematografike e Kosovës, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Arzana Krajën.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë edhe Prok*uroria e cila ka konstatuar se ka vd*ekur një grua.

Zyrtar nga Prokuroria kanë treguar se rasti po cilësohet si vde*kje e dyshimtë, ndërkohë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për aut*opsi.

“Prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes është konstatuar se ka vdekur një grua. Po cilësohet si rast i dyshimtë trupi është dërguar për obduksion me urdhër te prokurorit”, kanë thënë nga Prokuroria.

Ndërkohë konfirmimin për vdekjen e kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhej në përgjigjen e policisë.

Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Në një përgjigje nga Policia e Kosovës, konfirmohet vdekja e një vajze në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, por burimet tregojnë se bëhet fjalë për regjisoren Kraja.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest.

Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.

Ndërkohë, Qendra Kinematografike e Kosovës, ka shprehur ngushëllime.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në ngushëllim.

EURO 2020/ Kosova niset për në Çeki

Ekipi kombëtar i Kosovës është nisur për në Çeki, ku do ta zhvillojë ndeshjen që mund të jetë vendimtare për fatin e Kosovës drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020.

Përballja mes Çekisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor në “Doosan Arena”, do të jetë vendimtare për fatin e të dyja Kombëtareve në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, transmeton Gazeta Express.

Çekia radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Grupit A, me një pikë më shumë të fituar sesa Kosova, përderisa Anglia është lidere e grupit. Me fitore në përballjen e 14 nëntor, Çekia do ta fitonte kualifikimin në EURO 2020, ndërsa Kosova do të duhej të tentonte edhe një herë përmes play-offs të Ligës së Kombeve.

Kosova duhet të ngrihet të paktën në pozitën e dytë në tabelën e Grupit A për ta arritur kualifikimin në Kampionatin Evropian përmes fazës së grupeve.

Për ta arritur këtë qëllim, “Dardanët” sot u nisën në Çeki, për ta zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Doosan Arena, ku të enjten zhvillohet ndeshja.

Më poshtë mund t’i lexoni rezultatet që i duhen Kosovës në dy ndeshjet e nëntorit – kundër Çekisë dhe Anglisë, për ta siguruar kualifikimin.

– Kosova eliminohet nëse humb kundër Republikës Çeke.

– Nëse Kosova e mposht Çekinë, atëherë mund t’i duhet barazimi kundër Anglisë varësisht nga rezultati i ndeshjes Bullgari – Çeki (nëse Çekia fiton kundër Bullgarisë, Kosovës do t’i duhej të paktën barazim kundër Anglisë; çfarëdo barazimi apo humbje e Çekisë kundër Bullgarisë do ta dërgonte Kosovën automatikisht në Evropian, pavarësisht rezultatit kundër Anglisë).

– Nëse Kosova barazon kundër Çekisë, atëherë Kosovës i duhet të paktën barazim kundër Anglisë dhe Çekia duhet të humbë kundër Bullgarisë.

– Nëse Kosova s’e arrin kualifikimin në këtë mënyrë, e ka të siguruar një vend në play-offs, si fitues i Grupit D3 të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/

Me katër fëmijë në kampin sirian, ja rrëfimi i shqiptares nga Maqedonia dhe apeli i saj! (VIDEO)

Quhet Revajet Shaini dhe ndodhet me katër fëmijët e saj në kampin Al hol të Sirisë
Ajo ka 6 vjet që ndodhet në Siri. Nuk ka asnjë informatë për burrin.
Ajo ka apel për Qeverinë e Maqedonisë:
Nuk rrihet këtu, dimrit është ftohtë. Jeta në kamp ka rre*ziqe. Na merrni!/tn

Fytyrat e fëmijëve mes pluhurit dhe mbeturinave të shoqërojnë kudo në kampin Al-Hawl. Përreth tyre, gra dhe vajza që bartin ushqimet e paketuara dhe tentojnë të pastrojnë mes çadrave.

Janë me mijëra në Al Hawl. Më shumë se një kamp, është një bu*rg gjigant ku familjarët e ushtarëve të I*SIS të kapur ro*b, janë të iz*oluar dhe të detyruar të jetojnë në çadra.

Për të gjetur gratë dhe fëmijët shqiptarë, grupi i xhirimit i A2 iu desh të endej për disa orë. Për minuta me radhë, gazetari Julian Kasapi nuk merr asnjë përgjigje në shqip në këtë kamp gjigant në kufi me Turqinë.

Kushtet e jetesës janë çnjer*ëzore. Rreziku është konstant dhe kurdët që ruajnë kampin e dinë se shumë prej grave që jetojnë aty kanë qenë të trajnuara për të luft*uar.

Ushqimi dhe veshjet shpërndahen nga forcat kurde, ndërsa uji i pijshëm mbahet në depozita plastike.

Qindra fëmijë enden rrugëve të kampit, të uritur, të zbathur, disa punojnë për të shpërndarë ushqim e veshje.

Pas tre orësh kërkim përgjatë kampit dëgjohen zëra shqip. Janë gratë dhe vajzat shqiptare që kanë mbetur të izol*uara në kamp.

“Unë jam Mentije Dumani. Jam nga Tirana. Jemi më pak se 20 familje shqiptare. Këtu ka shqiptarë, turq. Kushtet i kemi të mira. Ne kërkojmë nga shteti dhe të interesohet. Na ka mbajtur me gënjeshtra se do të na marrin. Ne duam të kthehemi në vendin tonë. Mos të na lënë pas dore. I bëjmë thirrje shtetit të na marrë sa më parë”, tregon një nga shqiptaret në këtë kamp.

Gazetari Julian Kasapi në kampin Al Hawl

“Unë jam Rruzhdie Balliu nga Librazhdi. I bëjmë thirrje shtetit të na kthejë në vendin tonë. Unë nuk kam kontakt me asnjë nga familjarët. Burrin nuk e di fare se ku është. Ali quhet”, shprehet një tjetër shtetase shqiptare.

“Unë jam Brunilda nga Tirana. Këtu kam 6 vite q ëkam ardhur bashkë me fëmijët e mi. Tani po vjen darka dhe këtu është shumë ftohtë nëpër çadra. Ne duam të kthehemi”

“Unë jam Revajet Shahini nga Maqedonia. Kam 6 vite këtu. Kam 6 fëmijë. I bëj thirrje shtetit që të na marrë pasi këtu nuk rrihet, është rrezik”, thotë një shqiptare nga Maqedonia.

Në kushte të tilla jetojnë me dhjetëra mijëra të tillë. Forcat kurde, ndërkohë, janë vënë në lëvizje për të nxjerrë nga kampi grupin e xhirimit të A2. Të armatosur rëndë, ata i thonë grupit të A2 se duhet të dalin jashtë për pak minuta.

Përgjigjet janë të shkurtra. Jetojnë në mjerim prej muajsh me shpresën se dikush do të vijë t’i nxjerrë jashtë. Gra dhe fëmijë të mbetur në mëshirë të fatit, që kanë parë tmerret e luftës, në pritje që dikush t’i tërheqë nga rruga që vite më parë morën drejt Sirisë, të gënjyer nga propaganda ekstremiste për krijimin e kalifatit.

Dalja nga Al-Hawl është e shpejtë. Ushtarët kurdë nxitojnë që grupi të dalë nga kampi para perëndimit të diellit. Kampi mbetet një vend i rrezikshëm dhe pjesa më radikale, thonë kurdët, është pikërisht vendi ku jetojnë gratë e mbërritura jashtë Sirisë, aty ku mbeten edhe ato shqiptarë.

https://youtu.be/GlZIz_Hl_rU

https://youtu.be/IBS62UHNfL0

https://youtu.be/WZ6cIE__0T8

 

FOTOT/ La burrin për boksierin muskuloz, rrëfehet moderatorja shqiptare

Që kur bëri publike lidhjen me boksierin, Kamer Maloku, Dajana Shabani ka qenë thuajse çdo ditë në qendër të vëmendjes së mediave.

Dajana më në fund ka reaguar lidhur me thashethemet duke u shprehur se është penduar që e ka bërë publike lidhjen e tyre.

“Ah mi Dajan ç’deshe që e postove, dynjaja mban nga 3 dashnor e nuk ndihen, ti dhe 1 të ndajnë e të lidhin si duan njerëzit”, shkruan moderatorja.

Pendarovski-Macron: Metodologjia e zgjerimit të BE-së, deri në mars

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se metodologjia e re e zgjerimit të BE-së do të jetë gati deri në pranverë të vitit 2020, dhe pasi ajo të jetë gati mund të ketë ndonjë vendim sa i përket datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai këto komente i bëri, pas takimit në Paris, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Franca tashmë ka paraqitur një propozim joformal për vendet anëtare të BE-së që parasheh reformimin e metodologjisë së negociatave të pranimit, një reformë që Macron po kërkon të miratohet përpara se të japë dritën e gjelbër për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në parim, ai mendon se metodologjia duhet të miratohet më së voni deri në muajin mars”, tha Pendarovski, pas takimit me presidentin Macronin.

Ai shfaqi shpresën se në samitin e BE-së në Zagreb, më 6 maj 2020, mund të merret ndonjë vendim lidhur me negociatat e pranimit me Maqedoninë, por pa dhënë garanci nëse vendimi do të ishte pozitiv.

Liderët e vendeve të BE-së nuk arritën të marrin një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në një samit që u zhvillua më 18 tetor.

Franca ka qenë kundërshtarja më e fuqishme për mosdhënien e datës për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti maqedonas njoftoi se i ka thënë presidentit Macron se Maqedonia e Veriut nuk do të pranojë asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotë në BE.

“Ai më ka thënë saktësisht se kurrë nuk ka qenë qëllimi i tij që të na rekomandojë ndonjë alternativë tjetër, në vend të anëtarësimit në BE. Ai thjesht dëshiron të përmirësojë procesin, që mos të prodhojë suksese burokratike dhe dështime thelbësore,” tha Pendarovski.

Presidenti Pendarovski njoftoi se Emmanuel Macron do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, në gjysmën e parë të vitit 2020.

A2 sjell dëshmitë e shqiptarëve nga kampi sirian: Na ktheni në vendin tonë (VIDEO)

Fytyrat e fëmijëve mes pluhurit dhe mbeturinave të shoqërojnë kudo në kampin Al-Hawl. Përreth tyre, gra dhe vajza që bartin ushqimet e paketuara dhe tentojnë të pastrojnë mes çadrave.

Janë me mijëra në Al Hawl. Më shumë se një kamp, është një bu*rg gjigant ku familjarët e ushtarëve të I*SIS të kapur ro*b, janë të iz*oluar dhe të detyruar të jetojnë në çadra.

Për të gjetur gratë dhe fëmijët shqiptarë, grupi i xhirimit i A2 iu desh të endej për disa orë. Për minuta me radhë, gazetari Julian Kasapi nuk merr asnjë përgjigje në shqip në këtë kamp gjigant në kufi me Turqinë.

Gazetari Julian Kasapi në kampin Al Hawl

Kushtet e jetesës janë çnjer*ëzore. Rreziku është konstant dhe kurdët që ruajnë kampin e dinë se shumë prej grave që jetojnë aty kanë qenë të trajnuara për të luft*uar.

Ushqimi dhe veshjet shpërndahen nga forcat kurde, ndërsa uji i pijshëm mbahet në depozita plastike.

Qindra fëmijë enden rrugëve të kampit, të uritur, të zbathur, disa punojnë për të shpërndarë ushqim e veshje.

Pas tre orësh kërkim përgjatë kampit dëgjohen zëra shqip. Janë gratë dhe vajzat shqiptare që kanë mbetur të izol*uara në kamp.

“Unë jam Mentije Dumani. Jam nga Tirana. Jemi më pak se 20 familje shqiptare. Këtu ka shqiptarë, turq. Kushtet i kemi të mira. Ne kërkojmë nga shteti dhe të interesohet. Na ka mbajtur me gënjeshtra se do të na marrin. Ne duam të kthehemi në vendin tonë. Mos të na lënë pas dore. I bëjmë thirrje shtetit të na marrë sa më parë”, tregon një nga shqiptaret në këtë kamp.

“Unë jam Rruzhdie Balliu nga Librazhdi. I bëjmë thirrje shtetit të na kthejë në vendin tonë. Unë nuk kam kontakt me asnjë nga familjarët. Burrin nuk e di fare se ku është. Ali quhet”, shprehet një tjetër shtetase shqiptare.

“Unë jam Brunilda nga Tirana. Këtu kam 6 vite q ëkam ardhur bashkë me fëmijët e mi. Tani po vjen darka dhe këtu është shumë ftohtë nëpër çadra. Ne duam të kthehemi”

“Unë jam Revajet Shahini nga Maqedonia. Kam 6 vite këtu. Kam 6 fëmijë. I bëj thirrje shtetit që të na marrë pasi këtu nuk rrihet, është rrezik”, thotë një shqiptare nga Maqedonia.

Në kushte të tilla jetojnë me dhjetëra mijëra të tillë. Forcat kurde, ndërkohë, janë vënë në lëvizje për të nxjerrë nga kampi grupin e xhirimit të A2. Të armatosur rëndë, ata i thonë grupit të A2 se duhet të dalin jashtë për pak minuta.

Përgjigjet janë të shkurtra. Jetojnë në mjerim prej muajsh me shpresën se dikush do të vijë t’i nxjerrë jashtë. Gra dhe fëmijë të mbetur në mëshirë të fatit, që kanë parë tmerret e luftës, në pritje që dikush t’i tërheqë nga rruga që vite më parë morën drejt Sirisë, të gënjyer nga propaganda ekstremiste për krijimin e kalifatit.

Dalja nga Al-Hawl është e shpejtë. Ushtarët kurdë nxitojnë që grupi të dalë nga kampi para perëndimit të diellit. Kampi mbetet një vend i rrezikshëm dhe pjesa më radikale, thonë kurdët, është pikërisht vendi ku jetojnë gratë e mbërritura jashtë Sirisë, aty ku mbeten edhe ato shqiptarë.

BESA themelon nëndegë në dy fshatra të Kërçovës (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputetin, Fadil Zendeli dhe sekretarin organizativ, Adnan Azizi kanë qëndruar në Kërçovë. Me ç’rast, u themeluan edhe dy nëndegë në fshatrat Leshnicë dhe Baçisht. Në fshatin Leshnicë, kryetar nëndege u zgjodh Bukrim Selimi, ndërsa në fshatin Baçishtë u zgjodh, Ramazan Alili. Të pranishëm në themelimin e nëndegëve ishin edhe dy anëtarët e kryesisë qendrore nga Kërçova, Dervish Alimi dhe Bekim Kadriu. Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe kryetari i degës së Kërçovës, Isen Ajdari si dhe sekretari i degës, Sefadin Emini.

Seanca e Qeverisë, ja si u prit Zaevi nga BESA dhe ASH në Tetovë (VIDEO)

Para seancës qeveritare, dega e Lëvizjes BESA në Tetovë ka mbajtur një press-konferencë ku janë numëruar dështimet e kësaj qeverie dhe të kryetares së Komunës së Tetovës:

https://youtu.be/Ra8eU468F5s

Para seancës qeveritare, edhe dega e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Tetovë ka rikujtuar projektet e parealizuara por që u premtuan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe kryetarja e Komunë, Teuta Arifi se do të realizohen në Tetovë dhe rrethinë, transmeton Portalb.mk.

Altrim Mamuti nga ASh-ja ka pyetur:

1. Ku është premtimi për shkollën në Reçicë dhe në fshatin Sellcë.
2. Ku mbeti rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Poroj!
3. Ku mbeti premtimi juaj se një kompani që prodhon rrymë nuk mund të menaxhojë me qendër turistike, këtu fjala ishte që kompanisë ELEM t’i merret e drejta e menaxhimit me Kodrën e Diellit!

4. Ku mbeti gazifikimi i qytetit!
5. Ku mbeti transporti publik!
6. Edhe sa dekada i duhen BDI-së që Tetova përfundimisht të bëhet me Teatër?

7. Aleanca për Shqiptarët gati 2 vite i është drejtuar me shkresë dhe kërkesë zyrtare Revizionit Shtetëror për t’iu bërë një revizion i rregullt komunës së Tetovës dhe spitalit klinik të Tetovës, dhe jo që nuk u është bërë një gjë e tillë por për ironi të fatit as që kemi marrë ndonjë përgjigje nga i njëjti institucion.
8. Ku mbeti transparenca e komunës së Tetovës që qytetarët e Tetovës të jenë të informuar se sa është borxhi publik i komunës.

https://youtu.be/uz_fGVmm9hA

Mamuti ka vlerësuar se në këto pyetje është e obliguar të përgjigjet Qeveria, pasi që siç tha ai, “qytetarët tanë për çdo ditë lëshojnë vendin për një jetë më të mirë”.

Seanca qeveritare është përballur edhe me protestë, ku u kërkuan masa më të rrepta për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në Tetovë, ndërkaq ajo vjen në kuadër të karvanit të seancave që do të zhvillohen në terren nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

https://youtu.be/mUE_ca-I4Uc

Tetovë, VMRO – DPMNE protestoi kundër ndotjes së ajrit (VIDEO)

Dhjetra protestues nga partia maqedonase opozitare VMRO DPMNE protestuan sot në ora 18.00 kundër ajrit të ndotur në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Ata kërkuan masa më të rrepta nga Komuna e Tetovës, përndryshe kërkojnë dorëheqje nga kryetarja Teuta Arifi. Policia e ka bllokuar rrugën, që protestuesit mos të shkojnë deri te hyrja e komunës.

Deputeti i kësaj partie Goran Manojlovski rikujtoi mbylljen e fabrikës “Jugohrom”, duke shtuar se edhe pse ajo u mbyll, Tetova vazhdon të thyej çdo rekord sa i përket ajrit të ndotur.

https://youtu.be/mUE_ca-I4Uc

“Protestojmë kundër ndotjes enorme të ajrit në Tetovë, përkundër masave të cilat i ka ndërmarrë qeveria edhe marrë parasysh atë që premtuan se do ta reduktojnë ndotjen e ajrit, nuk ka asnjë rezultat konkret. Jugohromi u mbyll edhe ngelën pa punë shumë njerëz kurse Tetova përsëri thyen çdo rekord për ajrin e ndotur. Deri tash nuk kemi pa asnjë masë konkrete që të zvogëloje këtë problem me të cilin përballemi të gjithë pa marrë parasysh përkatësisë etnike” tha deputeti nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Goran Manojlovski.

“Hajna!”
“Duam ajër të pastër”
“Dorëheqje”
Janë këto disa nga parullat e protestuesve.

https://youtu.be/Ra8eU468F5s

https://youtu.be/uz_fGVmm9hA

Senati holandez ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut

Senati holandez ka miratuar gjatë ditës së martë protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut Verior të NATO.

Lajmi është dhënë nga ministri i Jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov përmes një postimi në rrjetet sociale. Pas këtij votimi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO do të duhet ta ratifikojnë dhe Franca dhe Spanja.

Vonesa mund të sjellë ratifikimi i protokollit nga ana e parlamentit të Spanjës pasi zgjedhjet e reja në këtë vend u zhvilluan vetëm të dielën e fundit.

“Nuk e di ku është babi, ai më solli këtu”, historia e një tjetër vogëlushi shqiptar në kampin Al-Hol (VIDEO)

Nuk e ka humbur buzëqeshjen dhe flet shqip shumë mirë.

Por nuk e di fare se kur ka mbërritur në Siri. E di që babai e ka marrë me vete atje, por tashmë nuk e di se ku ndodhet ai. “Jam 10 vjeç”, thotë vogëlushi i cili pranon se në kampin Al Hawl ka ardhur para 7 muajsh.

Kur gazetari i A2, Jul Kasapi e pyet se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: “Babi im”.

Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS.

Kampi ku deri para pak ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili fatmirësisht arriti të largohej prej atje.

https://youtu.be/b_QULbLi_WA

https://youtu.be/GNxVuChXS0M

Zaev i përgjigjet Kasamit për grafën etnike (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev së bashku me ministren e financave, Nina Angellovska kanë mbajtur pres konferencë, ku edhe kanë shpalosur propozim buxhetin për vitin 2020. Kryeministri Zaev ka thënë se ky buxhet është më i miri për qytetarët. Në pyetjen e gazetarëve, Zaev është pyetur edhe rreth akuzave të kreut të Besës, Bilall Kasami, se nuk i përmbaheni marrëveshjes për letërnjoftimet dhe për grafën etnike, përcjell INA.

“Çdo gjë që është negociuar dhe që është pjesë e ligjeve, pjesë e kushtetutës dhe të gjitha ndryshimeve, do të ndodhë në kohë të përshtatshme, sipas afateve kohore që janë paraparë dhe për këtë nuk ka asnjë dilemë”, përfundoi Zoran Zaev. Ndryshe, dje Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka deklaruar se mosmbajtja e premtimeve të kësaj Qeverie është bërë përditshmëri. Por, fatkeqësisht kryeministri Zoran Zaev tani po shkel edhe marrëveshjet e arritura gjatë ndryshimeve kushtetuese.

“Ne, një kohë më të gjatë kemi pasur dyshime se Zoran Zaev nuk e mban fjalën e dhënë por tash vërtetohet se ai mashtron shqiptarët, sidomos kur e shohim se në procedurë parlamentare ka futur një nga ligjet që duhet të pësojnë ndryshime si ai për letërnjoftime dhe në propozimin e njëjtë kjo qeveri nuk parashikon vendosjen e grafës së përkatësisë etnike në përputhje me marrëveshjen e arritur në mes Lëvizjes BESA dhe Qeverisë së udhëhequr nga Zoran Zaev. Ne, edhe në kohën kur jemi marrë vesh kemi patur dyshimet tona ndaj jo konzistencës politike të Zoran Zaevit, prandaj e detyruam që marrëveshjen që e arritëm t’a publikojë zyrtarisht si qëndrim të Qeverisë të tij në faqen zyrtare të qeverisë në datë 11.01.2019”, ka deklaruar Bilall Kasami.(INA)

ASH: Reagim për Fake News nga kryeministri Zaev

“Top Channel asnjëherë nuk i kërkoi falje publike ish zv.ministrit të Shëndetësisë, Asim Musa. Qëllimisht apo pa dashje, si duket kryeministri e paska keqkuptuar këtë fakt. I njëjti emision që e publikoi videon ku ky zv.ministër i BDI-së pranon ryshfet, kishte të ftuar vetë ish zv.ministrin dhe në asnjë çast ata nuk kërkojnë falje. Përkundrazi, në vend se të shfajësohet ai me gojën e vet konfirmon se ka pranuar ryshfet. E rikujtojmë kryeministrin se në vend që ta mbrojë, dhe publikisht tëshpërndajë dezinformata ai duhet të kërkojë përgjegjësi penale nga Asim Musa”, reagon Aleanca për Shqiptarët (ASH).

Kjo parti rikujton se sipas Kodit Penal të RMV-së, si dhënia ashtu edhe marrja dhe pranimi i ryshfetit paraqet vepër penale të dënueshme, madje në raste të caktuara parashihet edhe burgimi. ASH kërkon që çështja e zv.ministrit Asim Musa të merr përmasa ligjore, në vend se të arsyetohet. ASH poashtu konsideron se në çështjen e zv.ministrit ekziston elementi kryesor i veprës penale “Marrje e Ryshfetit” siç është kërkimi apo pranimi i çfarë do lloj shpërblimi për punën zyrtare që është dashur ta kryej në korniza të detyrës së vet zyrtare. “Kryeministri Zaev duhet ti ketë parasysh të gjitha këto gjëra para se të vendosë të shpërndajë një lajm të rrejshëm, dhe të arsyetojë veprimin kriminel të funksionareve që emërojnë vetë. Kujtojmë se, arsyetimi, mbrojtja dhe fshehja e krimit të bën fajtor njëjtë sa vetë kryerësi i veprës penale!”, thuhet ne reagimin e Aleances per Shqiptaret.

https://youtu.be/KbfcLCf1nYM

A duhet të bashkohet opozita shqiptare? Ja si përgjigjen qytetarët (VIDEO)

Përçarja e faktorit politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në shumë parti, ka shkaktuar reagimet të shumta jo vetëm tek analistët, por edhe te qytetarët. Bashkëpunimi mes subjekteve shqiptare është njëra nga temat kryesore të debatit pas dakordimit të liderëve politikë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ekipi i gazetës LAJM dhe portalit LAJM.tv ka anketuar disa qytetarë në rrugët e Shkupit, të cilët kanë bërë thirrje për bashkim të faktorit shqiptarë, ndonëse shprehen të rezervuar se një gjë e tillë mund të ndodh. “Nuk kemi nevojë për pesë parti sepse humbim shumë deputetë”, tha njëri nga të anketuarit. Në videon më poshtë mund të ndiqni mendimet e qytetarëve të intervistuar nga gazetari Albion Memeti dhe operatori Amir Idrizi.

https://youtu.be/KbfcLCf1nYM

https://youtu.be/lpbkZriBtvY

https://youtu.be/GEthOu8_r30

https://youtu.be/-AW-1rlbXEo

https://youtu.be/AllMsqIbu-o

Në Pirok privohet nga liria 31-vjeçari nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës

Mbrëmë, (11-nëntor) rreth orës 21 e 30 minuta, në fshatin Pirok të Tetovës, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 31-vjeçari R.S. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, për arsye se gjatë kryerjes së kontrolli tek i njëjti është gjetur dhe
konfiskuar ar*më zjarri pist*oletë ,,CZ,, me një kornizë me 8 plu*mba dhe një kornizë tjetër të mbushur me 9 plu*mba, të cilat i ka pasur në një çantë të zezë dhe të njëjtat i ka poseduar pa leje.
Personi R.S. ka qenë duke udhëtuar me taksi veturë të cilën e ka drejtuar 54-vjeçari M.I. nga fshati Siniçan. Pasi që është privuar nga liria i njëjti është mbajtur në Stacionin policor të Tetovës dhe kundër tij do të përgatitet parashtresa adekuate.

https://youtu.be/jrQBz5D5Zs0

https://youtu.be/C8xOPCicTH8

https://youtu.be/GNxVuChXS0M

https://youtu.be/KbfcLCf1nYM

Gazetari i “Le Iene” që zbuloi Alvinin tallet keq me show-un e Sandër Lleshit

Taulant Kopliku, gazetari i emisionit italian ‘Le Iene’ ku u bë publik dhe rasti i Alvin Berishës, ka ironizuar keq ministrin Sandër Lleshi i cili ishte në Bejrut ditët e fundit të operacionit për shpëtimin e 11-vjeçarit nga kampi famëkeq sirian. I pyetur per kete ne emisionon Opinion ministri i brendeshem mbeti si guak, ndaj kesaj deshmie te dores se pare dhe u mjaftua te thote: flamurin kombetar se kishim marre me vete nga Tirana.

Postimi i plotë:“Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.

“Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.

Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.
Vetem dy gjera te vogla do te thoja.
Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per shoë e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.

Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.
Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.

Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se “fitores” se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem.Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.

https://youtu.be/IBS62UHNfL0

https://youtu.be/GlZIz_Hl_rU

https://youtu.be/WZ6cIE__0T8

https://youtu.be/EDXWFTEcl04

Kurtit i vështirësohen punët, komuniteti egjiptian e kushtëzon me një ministri

Koalicionit të ardhshëm qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është ndryshuar përbërja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas vendimit të PZAP-it për heqjen nga rezultati përfundimtar i votave të ardhura nga Serbia.

Partia më e dëmtuar pas këtij vendimi po del të jetë LVV-ja e Albin Kurtit e cila do t’i ketë minus 3 deputetë, ndërsa LDK-ja minus 1. E, përfituese natyrisht se është Nisma dhe AKR-ja, të cilat do të jenë pjesë e legjislaturës me gjashtë deputetë.

Kësisoj, koalicionit të ardhshëm i është “ngushtuar” rrethi me vetëm 57 deputetë, nga 62 sa kishte gjithsej.

Mirëpo, vendimi i PZAP-it si duket ka nxitur reagime nga deputetët minoritarë, respektivisht Partia Liberale Egjiptiane. Kryetari i këtij subjekti, Veton Berisha, në një prononcim për Indeksonline, ka treguar kushtet që ka komuniteti i tij.

Sipas tij, në mandat, do të jenë dy deputetë nga komuniteti egjiptian. Andaj, Berisha thotë se kërkesa finale do të jetë që ky komunitet të ketë një ministri, në të kundërtën do t’i thonë “Jo” Kurtit.

“Ne do të kërkojmë të na jepet një e drejtë e mohuar nga të gjitha qeveritë deri tani. Asnjëherë deri tashti komunitetit egjiptian nuk i është dhënë asnjë mundësi për të drejtuar ministri të caktuara. Tani jemi duke u dakorduar edhe me deputetë nga komunitetet e tjera për të marrë përkrahjen për drejtimin e një ministrie nga komuniteti egjiptian”, është shprehur ai.

Më tej, Berisha theksoi se janë duke pritur nga mandatari që të reflektojë në realizimin e kësaj të drejte kushtetuese ku komunitetet joshumicë janë të barabarta në Kosovë.

“…në të kundërtën nuk do të kemi arsye të jemi pjesë e Qeverisë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, LVV-ja do t’i ketë 29 deputetë, LDK-ja 28, PDK-së së Kadri Veselit do t’i hiqet një deputet dhe do të mbetet me 24 vende.

Ndërsa, AAK-PSD i hiqet një deputet, koalicioni mbetet me 13 vende. Kurse Lista Serbe s’ka ndryshuar asgjë pasi në Kuvend do të përfaqësohet me 10 deputetë.

Zaev për ekspozitën “Të palarat në shesh” në Tetovës (FOTO)

Nëpërmjet një postimi në twitter, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka reaguar për veprimin e sotëm të autoriteteve të Komunës së Tetovës, ku është shkatërruar ekspozita e sapovendosur e OJQ-ve, transmeton Portalb.mk.

“Për mua është e papranueshme çfarëdo kufizimi i lirisë së të shprehurit dhe zërit kritik të qytetarëve. Ne politikanët mundemi vetëm të mësojmë nga aktivitetet e qytetarëve dhe nga kritika e tyre, sado qoftë e pakëndshme. Duhet të përmirësojmë vazhdimisht shërbimin ndaj qytetarëve”, ka shkruar Zaev.

Ndryshe, para Pallatit të Kulturës në Tetovë u mbajt ekspozita “Të palarat në shesh” ku u vendosën fotografi me disa premtime të parealizuara nga ana e kryetares së tanishme të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, të cilat pak minuta pas vendosjes, u larguan nga autoritetet e komunës.

Presidentja e KE akuza Macron: I hape dyert Rusisë në Ballkan, të fillojnë menjëherë bisedimet e pranimit për Shqipërinë e MV

“Emmanuel Macron i ka hapur derën Rusisë në Ballkanin Perëndimor.”

Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas vendimit për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ursula von der Leyen u kërkoi liderëve të Unionit që të fillojnë menjëherë bisedimet e pranimit.

Ajo pretendoi se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse BE nuk është e pranishme në këtë rajon.

Gjatë fjalës së saj në 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, von der Leyen tha se Evropa “kishte kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha”.

“Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit.”

Ajo tha se, liderët e BE kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003.

Ajo paralajmëroi nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor “të tjerët do të mbushin boshllëkun – Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite”.

Ministër i Jashtëm në qeverinë e Albin Kurtit? Ja si përgjigjet Veton Surroi

Ditët e fundit ka pasur spekulime se Veton Surroi mund të bëhet pjesë e kabinetit të ri të Albin Kurtit, në pocionin e ministrit të Jashtëm.

Por i ftuar në RTV Ora, publicisti dhe botuesi i njohur thotë se gjithça “ka qenë spekulim mediatik”.

I pyetur se cila do të jetë përgjigjia e tij nëse merr zyrtarisht një ftesë të tillë, ai tha:

“Nuk dua të bëhem pjesë e spekulimeve.”