Ballina Aktualitet Tetovë, VMRO – DPMNE protestoi kundër ndotjes së ajrit (VIDEO)

Tetovë, VMRO – DPMNE protestoi kundër ndotjes së ajrit (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Dhjetra protestues nga partia maqedonase opozitare VMRO DPMNE protestuan sot në ora 18.00 kundër ajrit të ndotur në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Ata kërkuan masa më të rrepta nga Komuna e Tetovës, përndryshe kërkojnë dorëheqje nga kryetarja Teuta Arifi. Policia e ka bllokuar rrugën, që protestuesit mos të shkojnë deri te hyrja e komunës.

Deputeti i kësaj partie Goran Manojlovski rikujtoi mbylljen e fabrikës “Jugohrom”, duke shtuar se edhe pse ajo u mbyll, Tetova vazhdon të thyej çdo rekord sa i përket ajrit të ndotur.

https://youtu.be/mUE_ca-I4Uc

“Protestojmë kundër ndotjes enorme të ajrit në Tetovë, përkundër masave të cilat i ka ndërmarrë qeveria edhe marrë parasysh atë që premtuan se do ta reduktojnë ndotjen e ajrit, nuk ka asnjë rezultat konkret. Jugohromi u mbyll edhe ngelën pa punë shumë njerëz kurse Tetova përsëri thyen çdo rekord për ajrin e ndotur. Deri tash nuk kemi pa asnjë masë konkrete që të zvogëloje këtë problem me të cilin përballemi të gjithë pa marrë parasysh përkatësisë etnike” tha deputeti nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Goran Manojlovski.

“Hajna!”
“Duam ajër të pastër”
“Dorëheqje”
Janë këto disa nga parullat e protestuesve.

https://youtu.be/Ra8eU468F5s

https://youtu.be/uz_fGVmm9hA