Ballina Lajme Zaev për ekspozitën “Të palarat në shesh” në Tetovës (FOTO)

Zaev për ekspozitën “Të palarat në shesh” në Tetovës (FOTO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Nëpërmjet një postimi në twitter, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka reaguar për veprimin e sotëm të autoriteteve të Komunës së Tetovës, ku është shkatërruar ekspozita e sapovendosur e OJQ-ve, transmeton Portalb.mk.

“Për mua është e papranueshme çfarëdo kufizimi i lirisë së të shprehurit dhe zërit kritik të qytetarëve. Ne politikanët mundemi vetëm të mësojmë nga aktivitetet e qytetarëve dhe nga kritika e tyre, sado qoftë e pakëndshme. Duhet të përmirësojmë vazhdimisht shërbimin ndaj qytetarëve”, ka shkruar Zaev.

Ndryshe, para Pallatit të Kulturës në Tetovë u mbajt ekspozita “Të palarat në shesh” ku u vendosën fotografi me disa premtime të parealizuara nga ana e kryetares së tanishme të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, të cilat pak minuta pas vendosjes, u larguan nga autoritetet e komunës.