Ballina Blog Faqe 494

Si të mbrojmë sytë nga celulari?

Si t’i mbroni sytë nga telefoni? Kalojmë gjithnjë e më shumë kohë përpara një ekrani. Ai i smartphone, i kompjuterit, tabletit ose TV-së. Shikimi vihet veçanërisht në provë. Për këtë ne duhet të sigurohemi që ta mbrojmë atë.

Ne kalojmë shumë orë përpara një ekrani që mund të shkaktojë dëme në shikimin tonë. Ekspozimi ndaj dritës blu, shikimi i zgjatur nga shumë pranë dhe faktorë të tjerë gjithashtu ka të ngjarë të ndikojnë në shëndetin e syve. Të rinjtë kanë më shumë rrezik, sepse ata kalojnë më shumë kohë përpara ekraneve, por ne të gjithë jemi potencialisht të riskuar.

Francesco Carones, okulist dhe drejtor mjekësor si edhe CEO i Carones Vision në Milano, në Adnkronos zbulon se teknologjia ka një ndikim të rëndësishëm tek sytë: Aktiviteti i zgjatur nga afër është në gjendje të favorizojë zhvillimin dhe përkeqësimin e miopisë. Dhe e njëjta gjë ndodh në rast të mungesës së aktiviteteve në natyrë: kjo është arsyeja pse rekomandimi për shumë të rinj është që të alternojnë aktivitete nga afër dhe të tjerë nga larg, sa më shumë që të jetë e mundur në natyrë”.

Higjena e syve

Lentet e menduara për dritën blu nuk funksionojnë. Ne duhet të miratojmë rregulla për higjenën e mirë dhe të saktë të syve. Si ta bëjmë? Lubrifikimi i syve edhe nëse nuk e ndiejmë nevojën. Lotët artificiale duhet të aplikohen në mëngjes dhe në mbrëmje.

Nëse përdorni kompjuterin më shumë se 4 orë në ditë, është më mirë të përdorni lentet blu anti-rrezatuese, por edhe shumë pushime, duke parë herë pas here jashtë. Le të kujtojmë që të rrahim qepallat më shpesh, gjë që pothuajse kurrë nuk e bëjmë para një PC. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i lubrifikojmë si duhet sytë.

Dhe në fund, mos harroni të bëni më shumë kontrolle: ato kërkohen për 3, 6, 12 dhe 18 vjeç. Pastaj çdo 4-5 vjet. Dhe pas moshës 45 vjeç, çdo 2 vjet. / meb.al

Washington Post: Kjo është Buta Biberaj nga Tropoja që udhëheq legjislacionin e demokratëve në SHBA

Një shqiptare e lindur dhe e rritur në SHBA, e cila origjinën e familjes e ka nga Tropoja, ka fituar garën për zgjedhje si Prokurore në radhët e Demokratëve, duke fituar 50 % të votave kundrejt 47 % sa kishte kundërshtarja e saj nga krahu i Republikanëve – raporton Washington Post.

Bude Biberaj, e cila në rrethin e saj njihët si Buta Biberaj, do të mbajë këtë post të rëndësishëm jo vetëm legjislativ, por edhe politik, duke shënuar kështu një sukses të madh për një shqiptare që vepron në SHBA.

Biberaj tha se fitorja e demokratëve dërgon një mesazh të fortë. “Unë mendoj se ky rezultat është vet komuniteti që flet. Ne duhet të pranojmë faktin se duhet të bëjmë drejtësi ndryshe”, tha ajo.

Ajo dëshiron të rrisë ndëshkimin ndaj krimeve në internet dhe të zbulojë më shumë shkelës – shkruan për të gazeta e njohur amerikane.

Zonja Biberaj ka pasur një karrierë të suksesshme si avokate dhe gjyqtare, dhe ka zhvilluar fushata të demokratëve në fushën e drejtësisë.

Ajo vjen nga një familje e madhe e cila ishte zhvendosur nga Tropoja gjatë periudhës së komunizmit, ku u vendos më pas në shtetin e Virxhinias.

Si njëra nga tetë fëmijët e familjes shqiptare, zonja Biberaj nuk është e vetmja në familje që ka lënë përshtypje për arritjet në karrierë, pasi të gjithë anëtarët e Biberajve qëndrojnë mjaft mirë me arritjet profesionale.

Por përkrahja që i ka dhënë qarku demokrat, përfshirë dhe gazeta e madhe Washington Post dhe Prokurori i Përgjithshëm i administratës Obama, Eric Holder, e veçon atë si një shqiptaret më të suksesshme në politikën dhe ligjvënien amerikane. (tesheshi)

Flet babai i Alvinit: E vërteta e lajmit për nxjerrjen e tij nga kampi

Ditën e martë u raportua në media se 11-vjeçari shqiptar, Alvin Berisha, ishte nxjerrë nga kampi famëkeq Al Hol në Siri, ku qëndronte prej kohësh. Por ky lajm është përgënjeshtruar nga babai i Alvinit, Afrim Berisha, i cili në disa komente në “Facebook” u është përgjigjur miqve dhe të afërmve që kanë postuar në profilin e tij lajmin për shpëtimin e të birit, duke treguar si qëndron e vërteta.

Ai shkruan se Alvini ndodhet ende në kamp, ndërsa kërkon të mos jepen lajme false për të birin. Afrim Berisha thekson se do të lajmërojë vetë për çdo zhvillim të mëtejshëm që do të ndodhë me çështjen e Alvinit. Babai i 11-vjeçarit shton se është duke u marrë me disa dokumente.

“Nuk është e vërtetë që Alvin është jashtë kampit. Alvin është akoma në kamp. Mos jepni lajme të kota ok shumë faleminderit. Nuk është e vërtetë, Alvin është akoma në kamp mos jepni lajme fallso faleminderit shumë. Vëllezër, motra nëna e baballarë miq e shok mos i besoni kujt për lajmin që u dha nuk është i vërtetë. Prisni nga unë, jam duke u marrë me letra akoma ju përshëndes nga larg shumë faleminderit, Zoti ju ruajtë!” – shkruan Afrim Berisha

Historia e dhimbshme e Alvin Berishës preku zemrat e mbarë shqiptarëve dhe italianëve, pasi u transmetua rreth një muaj më parë në emisionin investigativ “Le Iene” në Mediaset. 11-vjeçari u mor nga nëna e tij në Siri 5 vite më parë.

Ajo vdiq në luftë gjatë bombardimeve së bashku me një luftëtar të ISIS me të cilin ishte martuar. Në këtë sulm mbeti i plagosur edhe Alvini, i cili mori fraktura të rënda në këmbë. Stafi i emisionit italian bëri të mundur takimin babë e bir pas 5 vitesh, por Afrimi nuk mundi dot ta marrë me vete djalin e tij.

Franca jep sinjale tërheqjeje, ambasadorja: Për Shqipërinë vendimin e marrim në samitin e Zagrebit

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak reagon për herë të parë pas vendimit të Francës kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Nga qyteti i Elbasanit, ambasadorja Vasak theksoi se vendimi për vendin tonë do të merret në maj të 2020-s, në samitin e Zagrebit.

Ambasadorja franceze theksoi se presidenti Emmanuel Macron është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe vendeve të tjera që kërkojnë hapjen e negociatave.

“Vendimi i Këshillit Evropian nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është vendim solemn, por jo mbyllje e dyerve definitive për Shqipërinë. Është lënë një takim në vazhdim gjatë Samitit të Zagrebit. Ky samit është i rëndësishëm sepse Kroacia merr Presidencën e Këshillit Evropian dhe të gjitha vendet e BE-së do të luajnë një rol të rëndësishëm sepse duhet të ketë një vendim unanim. Në këtë takim të rëndësishëm do të diskutohet për ecurinë e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj.

Presidenti i Francës është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera pretendete për hapjen e negociatave”, është shprehur ambasadorja.

Parisi është vendosur në qendër të kritikave sa i përket vetos së vendosur për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin. Përveç shteteve anëtarë të BE-së, kritikat kanë ardhur nga Uashingtoni, duke paralajmëruar se vendimi francez i hap rrugë depërtimit të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në Ballkanin Perëndimor./TCh/

Këngët më të ndjekura shqiptare/ Mustafa Nano: Tekste banale, jam i fyer i shokuar! (VIDEO)

Gazetari Mustafa Nano, në monologun e tij në emisionin “Provokacija” ka folur për këngët më të ndjekura nga shqiptarët në “You Tube”.

Nano ka thënë, se këto këngë janë banale, me tekste banale, dhe me gjuhë të pisët, seksiste e të rëndë.

“Parmbrëmë në Top Channel po ndiqja Top Select ku transmetohen 100 këngët më të ndjekura nga shqiptarët në yotube Ishin këngë të kompozuara mirë, unë u fokusova te tekstet. Tekstet ishin të një banalitei të pashoq, Kam veçuar 6 tekste dhe mesazhet që përcilleshin nga tekstet ishin seksise, raciste, me gjuhë rrugaçe, banale. Edhe videoklipet sado të ndryshme, ato nëse do përdorin kriter banalitetin ishin të gjitha njësoj, dominuar nga makina luksoze, shampanja që hapeshin, nga çupa lakuriqe dhe meshkuj muskulozë që përdorinin një gjuhë kam zgjedhur 6 pasazhe nga 6 këngët më të ndjekura. Vargje të kësaj natyre ta shpifin. Ky është një përdhunim i gjuhës gege. Janë vargje që i kam marrë copy paste nga tesktet e këngëve. Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rraf sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin!“,- thotë Mustafa Nano./ I.M-Dritare.net

Kurti për televizionin serb: Në qeverinë time mund të ketë ministër të përkrahur nga Lista Serbe, por jo si pjesë e koalicionit (VIDEO)

Në qeverinë e re të Kosovës, Lista Serbe do të jetë në opozitë, ndërsa fakti se një ministër duhet të jetë nga pakica serbe nuk nënkupton se ai do të jetë në koalicion. Kurti kishte thënë se ai nuk do t’ia japë asnjë ministri Listës Srpska dhe se preferonte serbët koalicionit liberal. Nga ana tjetër, i dërguari special i Amerikës për Ballkan, Mattheë Palmer deklaroi në Prishtinë se Lista Srpska duhet të jetë pjesë e Qeverisë, si subjekti që mori 10 vendë në Kuvend.

Duke folur për heqjen e taksës, Kurti ka thënë se Kosova fillimisht do ta zëvendësojë atë me “reciprocitet”, ndërsa tek më vonë do ta heqë atë, kurse më pas do të përgatiten mirë për dialog.

“Nuk e kemi luksin që ta dështojmë edhe njëherë dialogun”, tha ai, transmeton Koha.net.

“Do ta respektoj Kushtetutën, por bëj dallimin thelbësor mes asaj kur diçka është detyrim kushtetues dhe koalicion politik në anën tjetër. Ne po mundohemi të krijojmë një koalicion ku nuk do të jenë të nevojshme votat e Listës Serbe. Lista Serbe do të jetë në opozitë, ndërsa fakti se një ministër duhet të jetë nga pakica serbe nuk nënkupton se ai do të jetë në koalicion. Përkatësia kombëtare serbe nuk është anëtarësi partiake por përkatësi kombëtare”, tha Kurti në këtë intervistë.

I pyetur nëse kjo nënkupton që në qeverinë e re të Kosovës do të jetë një serb me të cilin pajtohen dy të tretat e Listës Serbe, por në kuptimin politik nuk do të trajtohet si pjesë e qeverisë së koalicionit, Kurti tha se “mund të thuhet ashtu”.

Ai ka shtuar se nuk ka biseduar me përfaqësuesit e Listës Serbe, por nuk do t’i “ekskomunikojë në Parlament edhe nëse ata janë deputetë”.

“Por mendoj se në komunat me shumicë serbe nuk ka pasur zgjedhje fer dhe të lira”, shtoi ai, duke potencuar se ka pasur raste që në zgjedhjet në Kosovë një serb ka votuar deri në 18 herë, dhe thotë se në disa vende ka pasur më shumë vota për Listën Serbe sesa që ka pasur banorë.

Thotë se Lista Serbe s’ka dashur të kënaqet me 80 për qind të votave, por ka dashur të sigurojë 100 për qind. “Por”, thotë ai, “s’e fajësoj Listën Serbe për këtë, ata e bartin tek të tjerët presionin që edhe vetë e përjetojnë, ai presioni i Beogradit ndaj Listës Serbe bartet në presion ndaj qytetarëve serbë në Kosovë”.

I pyetur se përse po e eliminon Listën Serbe, ai tha se “Beogradi paguan për bindje” dhe se institucionet e Kosovës bashkë me bashkësinë ndërkombëtare duhet të ndërpresin mundësinë që Beogradi të bëjë presion ndaj serbëve në Kosovë.

“Nuk kam asgjë kundër serbëve, përkundrazi, shoqërohem me shumë serbë këtu në Kosovë… Problemi me Listën Serbe nuk është se është mjet i Beogradit, por sepse është – mjet. Thelbi politik i Listës Serbe është që ata të mos jenë, të mos ekzistojnë, ata ekzistojnë për të mos ekzistuar, ky është problem i madh”, mendon Kurti.

Ai foli edhe për takimet me LDK-në duke thënë se këtë muaj beson se do të arrihet marrëveshja për koalicion, ndërsa shtoi se deri më tani janë pajtuar për rreth 80 për qind të planeve dhe programit, kurse tha “pas kësaj vjen ndarja e resorëve të ministrive”.

Kurti tha se qeveria e tij fillimisht do të nisë dialogun me serbët e Kosovës, dhe atë dialog për zhvillimin ekonomik, e jo për pajtim.

“Çka na duhet ajo? Mua një serb i Graçanicës s’më ka bërë asgjë, e as unë atij. Nëse i pyetni serbët apo shqiptarët në Kosovë se çfarë u duhet, atë që do t’ua thonë të gjithë është punë dhe drejtësi, dhe kjo duhet të jetë prioritet”, deklaroi kreu i VV-së, Albin Kurti në këtë intervistë për televizionin serb N1.

Në plan të dytë, thotë ai, do të jetë dialogu me përfaqësuesin e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. “Na duhet dialogu në Bruksel për dialogun me Serbinë”.

Në pyetjen nëse do të shkonte në Beograd për të biseduar me zyrtarët shtetërorë serbë, Kurti tha se dy palët duhet të takohen në Bruksel.

“Dialogun do ta udhëheq unë si kryeministër i ardhshëm, do ta kem ekipin tim në dy nivele. I pari do të jetë përfaqësim politik ku do të jenë edhe ata nga opozita, dhe ekipi tjetër me ekspertë sepse do të ketë aspekte të ndryshme për marrëveshjen e ardhshme. Por më të rëndësishmet janë tri parime – i pari që të mos ketë marrëveshje pa dialog, i dyti që të mos ketë dialog me harta, ku presidentët shiten sikur janë gjeneralë ushtarakë në luftë, dhe i treti që s’ka presidentë rreth hartave, por të jenë vetëm ekspertë të demarkacionit. Kjo do të ndihmojë që të largohemi nga ambicia dhe apetiti për territore të njëri-tjetrit te të drejtat e qytetarëve dhe nevojat e komunitetit”, shtoi Kurti.

Ai tha se rivizatimi i kufijve është koncept racist të cilin s’e pranon, ndërsa demarkacioni është gjë krejtësisht tjetër.

“Gjithmonë do të ketë shqiptarë dhe serbë në të dy anët e kufirit. Demarkacion po, por jo shkëmbim territoresh. Sepse shkëmbimi i territoreve nuk është dialog për paqe por dialog që çon në konflikte të reja”, theksoi Kurti.

Ai gjithashtu tha se nuk beson se mund të kemi një marrëveshje pranverën e ardhshme.

“Nuk ka pajtim pa besim, besimi është i nevojshëm dhe ai mungon, sepse shtiremi ‘le të biem dakord për vlerat’, por nuk kemi rënë dakord për faktet e luftës, ku kemi qenë të gjithë të përfshirë. Është e domosdoshme që të pajtohemi për vlerat, por për pajtim na duhet dakordim për faktet”, shtoi ai.

Kurti foli edhe për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, duke thënë se do të kërkojë që institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare të sqarojnë vrasjen e tij.

“Me vrasjen e Oliver Ivanoviqit për herë të parë ka ndodhur në historinë e Kosovës që të vritet një serb në Kosovë e të mos ketë asnjë serb në Kosovë të thotë se këtë e kanë bërë shqiptarët, kjo është hera e parë. Është shumë e çuditshme që në Mitrovicën Veriore, ku ka më së shumti kamera për metër katror, të mos jetë e mundur të vërtetohet kush e ka bërë këtë”, tha ai.

Thotë se dështimi për të zbardhur këtë rast bie mbi institucionet e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare.

Kurti në këtë intervistë ka thënë se nuk posedon pasaportë serbe, e as shtetësi serbe, por ka shtetësi dhe pasaportë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Lezhë/ Shiu përmbyt rrugët, erërat rrëzojnë pemët (Video)

Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu që Lezhës t’i kthehet problemi i përhershëm, përmbytjet.

Intensiteti i lartë i reshjeve përmbyti sërish lagjen Beslidhja të qytetit të Lezhës duke vështirësuar lëvizjen e banorëve, por edhe automjeteve.

Lezha gjithashtu është përfshirë edhe nga erëra të forta gjë e cila ka shkaktuar rrëzimin e pemëve në disa zona.

Përmbytet sërish Durrësi, priten stuhi detare gjatë orëve në vijim (FOTO+VIDEO)

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi, që në Durrës të rikthehen përmbytjet. Si gjithmonë në këtë qytet sa herë që bie shi, rrugët përmbyten dhe krijohen probleme të mëdha për banorët. Shumë prej tyre kanë kaluar përmes pellgjeve ujë, ndërsa ka pasur edhe raste, kur makinat kanë mbetur në mes të rrugës dhe është dashur të shtyhen për të mos krijuar trafik.

Reshjet e dendura të shiut që nisën pasditen e kësaj të mërkure kanë shkaktuar sërish probleme, sidomos me trafikun. Një pjesë e rrugëve ndodhen nën pushtetin e ujit.

Ndërkohë, në 48 orët e ardhshme i gjithë vendi pritet të përfshihet nga një situatë e përkeqësuar meteorologjike, me reshje me intensitet të lartë dhe stuhi detare.

Në zonën veriore të vendit reshjet me intensitet mesatar kanë vijuar, por pas mesditës së sotme, pritet që reshjet të jenë prezente edhe në pjesën tjetër të vendit.

Sipas informacioneve meteorologjike, gjatë natës së sotme deri mesditën e nesërme, reshjet e shiut do të arrijnë deri në 120 milimetra në veri dhe 70 deri në 100 milimetra në pjesën tjetër të vendit. Vetëm ditën e premte pritet të ketë përmirësim të ndjeshëm të motit.

Lulzim Basha paralajmëron zhvillime të reja në politikën shqiptare: Do ndodhë së shpejti

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale.

Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë takimit të tij me të rinjtë e Shkodrës, u ndal edhe tek raporti i fundit i Bankës Botërore, e cila theksonte se ekonomia shqiptare po kalon periudhën më të keqe.

Duke ju referuar raportit të BB-së, Basha theksoi se sot ekonomia shqiptare është më keq se periudha e krizës ekonomike botërore, dhe shkak për këtë është bërë korrupsioni që është disa-fishuar krahasuar me vitin 2013-të apo dhe atë 2005.

“Shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale”, tha Basha.

Ademi: LSDM do të ketë më shumë shqiptarë në listat për deputetë, sërish do të marrim vota

Ministri i diasporës nga radhët e LSDM-së, Edmond Ademi ka theksuar se partia e tyre do të ketë më shumë shqiptarë në listat për deputetë. Ai këtë e ka theksuar në intervistën për TV21.

“Akoma është herët, por jam i sigurt se LSDM në listat për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit do të ketë më shumë shqiptarë. Kur do të vij koha do ti publikojmë”, theksoi Ademi. Kjo parti momentalisht në Kuvend ka tre deputetë shqiptarë: Muhamed Zekiri, Gjylymsere Kasapi dhe Agim Murtezani, përcjellë INA.

Edmond Ademi theksoi më tej se LSDM edhe në zgjedhjet e 12 prillit do të marrë shumë vota të shqiptarëve, për shkak se kanë përmirësuar jetën e qytetarëve. “Bëhet fjalë për fakte dhe argument për atë që kemi bërë për këto dy vite e gjysëm.

Çdo qytetar në RMV dhe shqiptarët kanë nevoja ekonomike, sociale që të bëjnë ndryshime thelbësore. LSDM rriti rrogat aq sa mundi, asistencën sociale dhe të tjera”, theksoi ministri Ademi.

Intervista/Muhamed Zekiri dhe Bisera Jordanovska: Dashuria nuk njeh pengesa, duhet që të ndiqet zemra! (FOTO)

Dasma e Bisera Jordanovska dhe Muhamed Zekiri, e cila u mbajt në vikendin e kaluar në hotelin “Double Tree by Hilton” ishte një ngjarje që e tërhoqi vëmendjen e opinionit dhe ka nxitur reagime në rrjetet sociale, shkruan Almakos.

Nusja, ish-drejtoresha e televizionit Alsat-M, dhëndri në një kohë kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës në televizionin e njëjtë para së të futet në politikë, dhe sot është deputet dhe nënkryetar i LSDM-së. Ajo është ortodokse, ai është mysliman, diçka krejtësisht e parëndësishme në botën moderne, por këtu tek ne, megjithatë është ende temë tabu dhe vështirë e kuptueshme dhe e pranueshme për pjesën më të madhe të popullit.

Që të dy e kanë martesën e dytë. Bisera ka një djalë, Muhamedi dy vajza, ndërsa rrugës është edhe fëmija i tyre i përbashkët, për të cilin zbuluan se do të jetë vajzë. Lidhjet midis personave të pjekur, të mbushur me dashuri, shpesh herë është e pritur që të përfundojnë me martesë dhe zgjerim të familjes. Megjithatë, ky rrëfim i dashurisë, ashtu si rrëfejnë të afërmit e çiftit, ka kaluar në një rrugë të gjatë dhe me shumë pengesa, që të ketë përfundim të lumtur. Dallimet, bindjet e njerëzve të tyre të afërt, rrethanat, e gjithë kjo ka krijuar situata, ku çifti, duke luftuar për dashurinë e tij, i ka menaxhuar për të mirën e të gjithëve. Janë krenar që janë përcaktuar për dashurinë e tyre dhe porositën se duhet që të ndiqet zemra, pasi që gjërat e bëra nga zemra, fillimisht e ndryshojnë vet personin, pastaj edhe njerëzit përreth tij.

Intervista është realizuar për Fokus.

Kur dhe si nisi rrëfimi i juaj i dashurisë, një kohë ishit kolegë, Bisera drejtoreshë, ndërsa ju kryeredaktor në Alsat-M, a ju bashkoi në një mënyrë gazetaria?

Zefiri: Nëse na mëson diçka udha jonë është se nuk ekziston rrethanë ose mënyrë, mjet ose njeri që mund t`i bashkoje dy shpirtra që nuk janë për bashkim, ose të ndaje dy që janë bashkuar me dashuri. Kur të njëjtën pyetje na kanë parashtruar njerëz tjerë, shpesh herë kemi menduar në një thënie të Rumit, të cilën po e parafrazoj:” Nuk është se dashnorët përfundimisht diku do të takohen, por ato ekzistojnë njëri në tjetrin nga fillimi i kohës”. Ne gjithmonë kemi pasur respekt të thellë dhe të ndërsjellë si dhe dashuri si persona, ndoshta konvencionet na kanë rënduar atë që në zemër po na vjen dhe deri në kokë që të ketë edhe një formë të këtillë.

Si e kuptuat se jeni për njëri-tjetrin, cili ishte momenti vendimtar, dashuri në shikim të parë ose gjithçka rridhte në mënyrë spontane?

Zekiri: Vështirë se mund të flitet për një moment vendimtar, në mënyrë profesionale shumë vite e kemi ndarë përditshmërinë dhe prezencën e përbashkët në jetën e tjetrit në ato korniza disi është nënkuptuar. Diku rrugës kanë ndodhur situata të cilat e kanë vënë në pikëpyetje- si për shembull, njëri të fitoje ofertë për punë që nënkuptohet ikje nga vendi, ose të merret ndonjë vendim për jetën private me pasoja të ngjashme. Në momente të tilla, njeriu ka kuptuar se reagimi personal i zhgënjimit dhe pafuqisë, edhe pse në esencë ia dëshiron krejt fatin tjetrit, i tejkalon kornizat e një relacioni mikesh që e kemi pasur. Fillon ta pyesësh vetën pse ndjehesh ashtu dhe prej ku rrjedh ajo. Kush na njeh si njerëz, e di ose mund të supozoje se si kanë qenë ato beteja të brendshme që është dashur t`i fitojmë fillimisht me veten. Sa na ka frenuar respekti për njëri tjetrin, përgjegjësia që e kemi ndjerë, që në fund, gjegjësisht të vijmë deri në një përgjigje të sinqertë për të gjitha ato pyetje. E gjatë ishte rruga deri në njohjen vendimtare dhe pranimin e njëri tjetrit.

Përskaj lajmit për dasmën, dje në më shumë medie ka pasur deklarata nga miqtë tuaj në stilin se dashuria i ka tejkaluar shumë pengesa. Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për njerëz të pjekur dhe të suksesshëm, për çfarë pengesa bëhet fjalë kur është në pyetje dashuria?

Zekiri: Dashuria nuk njeh pengesa, dëshmi më e mirë e kësaj jemi ne. Por njerëzit njohin! Pjekuria e jonë, suksesi ose karakteri nuk kanë lidhje me atë që mund të dale si pengesë në rrugë. Ndonjëherë të afërmit, të bindur në qëllimet e tyre më të mira, janë të pafuqishëm për të kuptuar se ajo që për to është e drejt, nuk duhet që të jetë e drejtë për tjetrin, qoftë ai djali ose vajza, vëllai ose motra, babai, etj, dhe krijohen situata të cilat duhet të menaxhohen në interesin e të mirës së të gjithëve. Ndonjëherë rrethanat objektive, si për shembull, situata e përgjithshme në vend dhe obligimet e konkretisht të Muhamedit ishin prioritare në raport me disa plane tona të cilat i kemi prolonguar. Ne dytë jemi njerëz të vetëdijshëm dhe gjithmonë thuajse tolerant dhe të durueshëm për gjithçka që po ndodh rreth nesh, pasi që e dimë rrëfimin tonë jo vetëm për një ditë ose dy, kështu që kemi lënë kohë të mjaftueshme për të dëshmuar se ajo që njerëzve i duket e pamundshme, mundet që të jetë e pamundshme për to, por jo edhe për neve.

Si përballeni me dallimet në të gjitha bazat, edhe pse jetojmë në shekullin XXI, megjithatë tek ne ekzistojnë shumë tabu tema, rregulla të heshtura rreth asaj se çka është e drejtë dhe e lejuar dhe çka jo, dhe fatkeqësisht, ende ka njerëz për të cilët janë të papranueshme lidhjet dhe martesa midis personave me fe të ndryshme?

Zekiri: E kemi një fjali të cilën shpesh herë e përdorim:” Unë dhe ti jemi të ndryshëm, vetëm dashurinë e kemi të njëjtë!” Pastaj, më së paku mendojmë në ato që u përmendën dhe nga personat e tretë më shpesh “dallimet” e përmendura në aspektin nacional dhe fetar. Thjeshtë, nga fillimi shikohemi si dy njerëz me karaktere, qëndrime, vese, begraunde, stil jetësor të veçantë dhe të gjithë këtë e bashkojmë në përditshmërinë tonë të përbashkët që ta bëjmë më të mirë për njëri-tjetrin. Në të nuk përballesh me shqiptar, maqedonas ose islam, por më shumë ose më pak me disponim, e shëndosh, e sëmur ose individ i lodhur, i kënaqur ose i nervozuar nga puna, nga dita. Ballafaqohesh me nevoja dhe radhitjen e aktiviteteve të tjetrit, të fëmijëve dhe të ngjashme. “Dallimet”, si për shembull, festat dhe traditat neve vetëm na pasurojnë shtëpinë dhe jetën, njëjtë i pranojmë, i respektojmë dhe kënaqemi në to. Edhe Muhamed si nikoqir i shtëpisë di që të thyej bukën me para edhe Bisera të agjëroje 30 ditë bashkë me Muhamed. Me rëndësi është se midis neve dyve nuk ekzistojnë tabu tema dhe ne për veten vet i definojmë çka është e drejtë dhe në vend që të udhëhiqemi nga disa rregulla ose norma të imponuara. Në fund të fundit, martesa është bashkësi e dyve dhe nëse ato e kanë pranuar njëri tjetrin ashtu si janë, mendimi i tjerëve është i parëndësishëm.

Jeni prindër të tre fëmijëve, gjegjësisht Muhamed i ka dy vajza, ndërsa Bisera një djalë nga martesa e parë. Rrugës e keni edhe një fëmijë të përbashkët. A jeni të përgatitur për sfidën, për gjithë atë që e bart prindërimi, por edhe faktin se jo gjithmonë lehtas mund të balancohet në situata të caktuara?

Zekiri: Edhe të përgatitur edhe të ushtruar edhe të lumtur. Nuk ekziston njeri i përkryer, dhe nuk ekziston as prind i përkryer. Parakushti më i rëndësishëm për prindërim të suksesshëm dhe fëmijë të lumtur, sipas nesh, është dashuria pa kushte për fëmijën të cilën ne e ushqejmë dytë!

Është bonus plus ajo që prindërit janë në harmoni edhe rreth sistemit të vlerave dhe mënyrës së edukimit të fëmijëve dhe kur mund t`i afrojmë shtëpi ku ka harmoni dhe mirëkuptim. Vajza e përbashkët është fëmija i pritur gjatë, për të cilën duhet ta pranojmë se më së shumti i gëzuar ishte vëllai i tij më i vjetër.

Dasma kaloi me shumë mysafirë nga kreu shtetëror, dëshmia e kryeministrit Zoran Zaev e nxiti vëmendjen e opinionit. Është e njohur se jeni të afërt me Zaevin, si erdhi deri te dëshmia, si reagoi kryeministri për nderin e ofruar?

Zekiri: Dëshmia ka nxitur reagime të ndryshme në opinion gjatë ditëve të kaluara, pasi që u shpërnda lajmi për ahengun. Gjegjësisht, një relacion i tillë ekziston shumë gjatë, larg syve të opinionit, kur qysh në vitin e kaluar në një ceremoni fetare, në prezencën e vetëm një personi fetar, katër dëshmitarët tanë Zoran dhe Zorica, si dhe Enko dhe Edina Kolashinac, u betuan para Zotit për dashurinë tonë. Ajo që ata dëshmuan edhe në martesën tonë qytetare është vetëm një ndjekje logjike e rrethanave për diçka që ka nisur dhe është një rrëfim i joni personal që edhe më andej do ta ushqejmë jashtë statusit momental të palëve të përfshira. Zoran, si dhe të përmendurit tjerë, nga fillimi kanë besuar në lidhjen tonë dhe në përkushtimin e sinqertë ndaj njëri-tjetrit.

Cila është porosia nga rrëfimi i juaj me përfundim të lumtur? Porosia a është se për atë që ia vlen dhe kur besojmë në dashuri duhet që të luftojmë dhe të mësohemi t`i pranojmë dallimet?

Zekiri: Nuk ekziston diçka më me vlerë dhe më meritore për luftë sesa ajo çka ta do zemra. Ndonjëherë kjo është njeri, ndonjëherë është kauzë ose mision personal. Çka të kërkon zemra ndiqe. Gjithçka që bëhet me dhe nga zemra, më herët ose më vonë të ndryshon edhe ty edhe njerëzit rreth teje. Nisja e secilit ndryshim pozitiv është dashuria. Por, duhet që fillimisht t`i të besosh në të dhe të luftoj për të, që pastaj ajo ta bëje të vetën. /Almakos/

Adelina Tahiri në zi, humb personin e dashur

Adelina Tahiri ka humbur një person shumë të dashur.

Dita e djeshme ka qenë e vështirë edhe për Adelina Tahirin, kjo ngase humbi një familjar, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja njoftoi fansat se është ndarë nga jeta gjyshja e saj.

“U prefsh ne paqe Nene! Do tna mungosh”, ka shkruar Adelina sipër imazhit të gjyshes së ndjerë.

Për ndryshe, Adelina Tahiri është e martuar me Serjozha Markov dhe bashkë kanë një djalë, Jonin.

Këta do të jenë deputetët e Kuvendit nga VV-ja, LDK-ja dhe PDK-ja

Përderisa numërimi i votave të mbetura nga zgjedhjet e 6 tetorit po shkon drejt fundit, janë publikuar emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës nga tri partitë më të mëdha në vend Vetëvendosja, LDK-ja dhe PDK-ja

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka siguruar mbi 181 mijë vota, duke u pasuar kështu nga Glauk Konjufca me mbi 72 mijë vota dhe Albulena Haxhiu është e treta me mbi 45 mijë vota.

Ja lista e deputetëve të VV-së:

ALBIN KURTI 181,771 1

GLAUK KONJUFCA 72155 2

ALBULENA HAXHIU 45,665 1

ARBEN VITIA 25,711 3

HEKURAN MURATI 22,847 4

MIMOZA KUSARI – LILA 22,131 2

SARANDA BOGUJEVCI 18,264 3

LIBURN ALIU 17,973 5

REXHEP SELIMI 15,728 6

HAKI ABAZI 15,450 7

YLLZA HOTI 14,605 4

MEFAIL BAJQINOVCI 14,453 8

LABINOTË DEMI – MURTEZI 13,392 5

HAJRULLA ÇEKO 12,056 9

GAZMEND GJYSHINCA 12,050 10

VALON RAMADANI 12,036 11

JAHJA KOKAJ 12,024 12

ARBERIJE NAGAVCI 10,981 6

FITORE PACOLLI DALIPI 10,590 7

ARTAN ABRASHI 10,256 13

SHPEJTIM BULLIQI 10,087 14

ARBËR REXHAJ 9,387 15

AGON BATUSHA 9,212 16

DIMAL BASHA 8,268 17

SALIH ZYBA 8,225 18

ARBËRESHË HYSENI 8,134 8

FATMIRE KOLLÇAKU 8,035 9

FITIM UKA 7,920 19

29. FJOLLa UJKANI 7,880 10

ALBAN HYSENI 7,735 20

ENVER HALITI 7,704 21

ARTA BAJRALIJA 7,595 11

Nga LDK-ja, kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani ka numrin më të madh të votave me mbi 175 mijë vota. I dyti më i votuar është Kujtim Shala, i cili ka mbi 38 mijë vota dhe i treti renditet kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.

Sipas rezultatit aktual, LDK-ja do t’i ketë 30 deputetë.

Partia e tretë në vend, PDK si më të votuarin ka kreun e saj, Kadri Veselin, i cili ka marrë 146.057 vota, i dyti në listë renditet Uran Ismaili me 28.169 vota, kurse i treti Mërgim Lushtaku me 18.444 vota.

KADRI VESELI 146,057

URAN ISMAILI 28,169

MERGIM LUSHTAKU 18,444

FERAT SHALA 18,289

ELMI REÇICA 17,850

BEDRI HAMZA 15,370

ABELARD TAHIRI 14,492

KUJTIM GASHI 13,272

BAJRUSH XHEMAILI 11,620

ENVER HOXHAJ 11,056

MEMLI KRASNIQI 10,989

HAJREDIN KUÇI 10,609

BEKIM HAXHIU 10,492

SEJDI HOXHA 9,630

FATMIR XHELILI 9,311

GAZMEND BYTYÇI 9,097

ELIZA HOXHA 9,256

ARIANA MUSLIU-SHOSHI 8,778

EVGJENI THAÇI-DRAGUSHA 8,333

GANIMETE MUSLIU 8,240

BLERTA DELIU KODRA 8,078

BESA ISMAILI AHMETI 7,876

FLORETË ZEJNULLAHU 7,033

VALDETE IDRIZI 6,226

Sa është e mundshme që qeveria e ardhshme të bëhet vetëm me numrat e VV-së dhe LDK-së

Me 62 deputetë nga Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, qeveria e Kosovës mund të krijohet me këta numra

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 32 deputetët, një më shumë sesa që kishte para numërimit të votave të fundit të ardhura nga diaspora.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës e cila po negocion me të parën për formimin e qeverisë ka marrë 29 deputetë.

Kështu i bie se bashkërisht këto dy parti kanë rrafsh 61 deputetë, aq sa edhe duhen për krijimin e Qeverisë.

Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të këtyre dy partive – pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri atëherë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojnë takimet për të harmonizuar programin, tash që po bëhet një muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Sela në takim me Kurtin, pret nga Qeveria e re të jetë “me sy e mendje” kah shqiptarët jashtë Kosovës

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin, ka takuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela.

Sela, sipas komunikatës së VV-së, tha se zgjedhjet e 6 tetorit treguan bindjen e qytetarëve se politika është vendi ku arrihen ndryshimet e rëndësishme shoqërore.

“Sela shprehu bindjen se me formimin e institucioneve të reja, me qeverinë e re, do e kemi një sy dhe mendje më aktive për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ndërsa thuhet se Kurti e ka njoftuar Selën se prioritet i qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik që sjell punësim, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë institucional dhe zbutja e pabarazisë në shoqëri përmes politikave sociale.

Kurti, sipas komunikatës, foli edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet e shteteve dhe popujve në Ballkan, “si dhe mundësitë e obligimin që të bashkëpunojmë e të bashkërendohemi”.

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, VV merr edhe një tjetër deputet

Përfundimi i numërimit të votave nga diaspora ka qartësuar tashmë ndarjen e mandatave për partitë në Kuvendin e Kosovës. Sipas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 32 vende në legjislaturën e re. Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet në Kuvend nga 29 deputetë. Së bashku ato bëjnë 61 mandate nga 120 që janë gjithsej.

Në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 25 vende në legjislaturën e ardhshme, ndërsa 14 vende do të jenë për koalicionin mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.

NISMA mbeti jashtë parlamentit. Nga minoritetet, Lista Serbe, që drejtohet nga Beogradi zyrtar, do të ketë 10 deputetë. Më poshtë llogaritja e numrit të deputetëve nga një njohës i procesit zgjedhor, Blerim Vela.

Kasami: Në bashkëpunim me ekspertë po ndërtojmë platformën politike për këto zgjedhje (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami njoftoi se partia e tij është duke ndërtuar platformën e saj me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 12 prillit.

“Ne si lëvizje BESA jemi tashmë për një kohë të gjatë në përpilim të platformës elektorale të zgjedhjeve të 2020 dhe në këtë rast ne do të ofrojmë një plaformë e cila është e mbëshetutur në një studim që ne e kemi bërë se cilat janë nevojat reale të qytetarëve e veçanarisht atyre shqiptarë dhe konform kësaj jemi në fazën e diskutimit të brendshëm dhe në në fazën e ardhshme të diskuotjmë me ekspertë të fushave adekuate që të ndërtojmë një platformë e cila do të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeverisës , tha mes tjerash Kasami gjatë emisionit Argument në TVM2.

https://youtu.be/-AW-1rlbXEo

10 simptoma të zakonshme të kancerit: Nga lodhja te temperatura e lartë

Ajo çka mund të duket në plan të parë si një lodhje e zakonshme sistematike apo humbje e habitshme në peshë mund të jetë në fakt një sinjalizim për një kancer të mundshëm.

Lexoni më poshtë shkurtimisht disa simptoma të sëmundjes në fjalë. Jo domosdoshmërisht shenjat në fjalë ju shpien drejt një diagnoze të tillë, por sidoqoftë mos i injoroni sinjalet trupore.

– Temperatura e lartë (sistematike)

– Humbja drastike në peshë

– Problemet me tretjen

– Lodhje e pashpjegueshme

– Dhimbje në zona të ndryshme (fyt, zona intime)

– Ndryshime në lëkurë

– Gjakderdhje e çuditshme

– Vështirësi në gëlltitje

– Gastrit

– Depresion dhe dhimbje barku.

Supremja miraton ankesën e VV-së për fletëvotimet nga diaspora

Gjykata Supreme ka marrë vendim në favor të Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin edhe të 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata.

Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Nazlie Bala.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se pas ankesës së VV-së, Supremja mori këtë vendim.

Ditë më parë, KQZ-ja nuk kishte proceduar për votim në QNR këto pako me fletëvotime, teksa VV-fillimisht ishte ankuar në PZAP, e cila ankesën e kishte vlerësuar si të pabazuar. Për këtë arsye, kjo parti dje ka dorëzuar ankesën tjetër në Gjykatën Supreme.

Postimi i plotë i Nazlie Balës:

Sapo na erdhi lajmi i mirë: Gjykata Supreme e miratoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të numëruar edhe 1806 pakot e fundit me fletëvotime nga mërgata. Mërgata

Kim Kardashian ia beson pamjen e saj vetëm shqiptarëve…(FOTO)

Kim Kardashian ia ka besuar pamjen e saj vetëm shqiptarëve.

Mario nuk është i vetmi që kujdeset për lookun e Kim, është edhe një shqiptare tjetër që kujdeset për lëkurën e saj.

Bëhet fjalë për Toska Husted, një estetiste dhe eksperte për kujdesin e lëkurës së fytyrës.

Toska ka lindur në Kosovë, por tashmë ka një qendër estetike në Amerikë dhe prej vitesh kujdeset për fytyrat e yjeve më të famshme të Hollywood, përfshirë këtu edhe superyllin Jennifer Aniston.

Toska ofron shërbime të veçanta estetike dhe kjo ka bërë që revistat më prestigjioze ta bëjnë pjesë të shkrimeve të tyre.

E tashmë edhe Kim Kardashian, madje bashkë me nënën e saj Kris Jenner, kanë zgjedhur që Toska të jetë ajo e cila do të përkujdeset për lëkurën e fytyrës së këtyre personazheve.

Toska është një tjetër shqiptare që ka arritur sukses në Amerikë dhe drejton “Toska European Center” në Karolinën e Veriut.