Ballina Aktualitet Lulzim Basha paralajmëron zhvillime të reja në politikën shqiptare: Do ndodhë së...

Lulzim Basha paralajmëron zhvillime të reja në politikën shqiptare: Do ndodhë së shpejti

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale.

Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë takimit të tij me të rinjtë e Shkodrës, u ndal edhe tek raporti i fundit i Bankës Botërore, e cila theksonte se ekonomia shqiptare po kalon periudhën më të keqe.

Duke ju referuar raportit të BB-së, Basha theksoi se sot ekonomia shqiptare është më keq se periudha e krizës ekonomike botërore, dhe shkak për këtë është bërë korrupsioni që është disa-fishuar krahasuar me vitin 2013-të apo dhe atë 2005.

“Shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale”, tha Basha.

@tn.lajmelokale
@tetovanews