Ballina Aktualitet Përfundon numërimi i votave në Kosovë, VV merr edhe një tjetër deputet

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, VV merr edhe një tjetër deputet

Përfundimi i numërimit të votave nga diaspora ka qartësuar tashmë ndarjen e mandatave për partitë në Kuvendin e Kosovës. Sipas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 32 vende në legjislaturën e re. Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet në Kuvend nga 29 deputetë. Së bashku ato bëjnë 61 mandate nga 120 që janë gjithsej.

Në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 25 vende në legjislaturën e ardhshme, ndërsa 14 vende do të jenë për koalicionin mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.

NISMA mbeti jashtë parlamentit. Nga minoritetet, Lista Serbe, që drejtohet nga Beogradi zyrtar, do të ketë 10 deputetë. Më poshtë llogaritja e numrit të deputetëve nga një njohës i procesit zgjedhor, Blerim Vela.

@tn.lajmelokale
@tetovanews