Ballina Blog Faqe 498

Magjike! Lulet mund të dëgjojnë gumëzhimën e bletëve dhe ëmbëlsojnë nektarin

Edhe në ditët më të qeta, bota është plot me tinguj, zogj që cicërojnë, era që lëviz gjethet e pemëve dhe insektet që zukatin për qejfin e tyre.

Të dy, si veshët e grabitqarit ashtu edhe të presë janë të ndikuar nga prania e njëri-tjetrit, informon dritare.net

Tingulli është kaq thelbësor për jetën dhe mbijetesën, sa e shtyu studiuesin e universitetit të Tel Aviv, Lilach Hadany të pyesë: Po sikur të mos jenë vetëm kafshët ato që perceptojnë tingujt, por këtë gjë ta bëjnë dhe bimët?

Eksperimentet e tij të para për të provuar këtë hipotezë të botuara së fundmi, na tregojnë se të paktën në një rast bimët mund të dëgjojnë, informon dritare.net.

Ekipi i Hadany studioi Lulen e Pranverës (primrose (Oenothera drummondii) dhe zbuloi se brenda disa minutave kur lulet ndjenin dridhjet e krahëve të pjalmuesve, ato e rritën përkohësisht përqendrimin e sheqerit në nektarin e luleve të tyre, informon dritare.net.

Në fakt, vetë lulet shërbyen si veshë, duke kapur frekuencat specifike të krahëve të bletëve ndërsa përjashtuan tinguj të parëndësishëm, si era.

Për bimët që u ekspozuan ndaj tingujve të regjistruar të bletëve, analiza përfundimtare zbuloi një përgjigje të qartë dhe të pagabueshme. Bimët mund t’i dëgjojnë zhurmat. Brenda tre minutave të ekspozimit ndaj këtyre regjistrimeve, përqendrimi i sheqerit në bimë u rrit nga 12 dhe 17 përqind në 20 përqind, informon dritare.net.

Nga vëzhgimet e kryera në terren, studiuesit zbuluan se pjalmuesit ishin më shumë se nëntë herë më të zakonshëm rreth bimëve kur një pjalmues tjetër i kishte vizituar brenda gjashtë minutave të fundit, informon dritare.net.

Studiuesi Hadany tha se ky zbulim ishte surprizues, ndërsa na tregon qartë magjinë e jetës dhe të natyrës në të cilën jetojmë. Aty ku të gjitha gjërat lidhen dhe bashkëveprojnë me njëra-tjetrën në mënyrë kaq të mrekullueshme, duke na kujtuar vazhdimisht inteligjencën supreme të natyrës. Me shkurtime nga National Geographic/ J.H, dritare.net

Bëni këto teste 30-sekondëshe dhe merreni vesh njëherë e mirë, jeni sëmurë apo jo!

Rreziku për t’u sëmurur rritet në mënyrë drastike ndërsa plakemi dhe sistemi ynë imunitar dobësohet.

Ndërsa rekomandohet që të bëni një kontroll të plotë fizik çdo 2 vjet, dritare.net sjell për ju disa teste të shpejta, që mund t’i bëni në shtëpi për të kuptuar nëse jeni apo jo të shëndetshëm.

Testi 1: Shtypni pjesët anësore të thonjve tuaj! Niseni me gishtin e madh, mbajeni për 3-5 sekonda, më pas vazhdoni me të tjerët. Pasi të hiqni presionin, gjaku duhet të kthehet për 2 sekonda. Nëse ndodh, trupi juaj ka qarkullim të mjaftueshëm të gjakut. Gishtat janë të lidhura ngushtë me organet e brendshme.

Nëse gishti i madh ju dhemb, kjo tregon se keni probleme në mushkëri.

Gishti tregues është i lidhur ngushtë me zorrën e trashë, dhimbja në këtë gisht është treguese e problemeve të zorrës së trashë dhe kapsllëkut.

Gishti i mesëm: Dhimbja në gishtin tuaj të mesëm është një shenjë e problemeve në zemër.

Gishti i unazës: Gishti i unazës është thellësisht i lidhur me zemrën tuaj dhe nëse patët dhimbje nga presioni që ushtruat, keni probleme me zemrën.

Gisht i vogël: Dhimbja në këtë gisht tregon probleme me zorrën e hollë.

Testi 2: Mbidheni dorën, grusht! Pas 30 sekondash, hapni grushtin dhe do të vini re që pëllëmba juaj është bërë e bardhë. Kur formoni grushtin, enët e gjakut shtrydhen, duke kufizuar qarkullimin e gjakut në dorën tuaj. Nëse pasi hapni dorën gjaku kthehet shpejt, kjo tregn se, enët e gjakut funksionojnë mirë. E kundërta tregon se keni probleme me arteriosklerozës.

Testi 3: Shtriqini muskujt! Shtrihuni përmbys, krahët shtrijini anash vitheve.

Përkuleni këmbën nga mbrapa dhe mbajeni këtë pozicion për 30 sekonda.

Nëse e bëni këtë me sukses, trupi juaj është i shëndetshëm. Por, nëse testi ishte i dhimbshëm për ju, mund të keni një problem me muskulin më të fortë të trupit, gluteus maximus.

Testi 3: Shtriqini muskujt! Shtrihuni përmbys, krahët shtrijini anash vitheve.

Përkuleni këmbën nga mbrapa dhe mbajeni këtë pozicion për 30 sekonda.

Nëse e bëni këtë me sukses, trupi juaj është i shëndetshëm. Por, nëse testi ishte i dhimbshëm për ju, mund të keni një problem me muskulin më të fortë të trupit, gluteus maximus.

Testi i 4: Mbajini këmbët lart për 30 sekonda. Po përmbys siç jeni, këmbët ngijini nga dyshemeja.

Qëndroni në këtë pozicion për 30-35 sekonda.

Nëse qëndruat shumë pa i shtrënguar këmbët ose pa i lëvizur ato, trupi juaj është i shëndetshëm. Nga ana tjetër, nëse lëvizët, patët dhimbje, kjo tregon se diçka nuk shkon me barkun apo shpinën tuaj.

Testi i 5: Siç jeni përmbys, ngrini lart pjesën e kokës, qafës dhe shpatullave. Duart mbajini lart, ndërsa gishtrinjtë e këmbëve ngjeshini në dysheme. Qëndroni në këtë pozicion për 30-35 sekonda.

Nëse e kaloni këtë test pa vështirësi, trupi juaj është i shëndetshëm. Nëse dështoni, mund të keni një problem me shpinën./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Fillon aplikimi për subvencione për instalimin e gazit në vetura – LINK

Shkup – Nga sot, qytetarët do të mund të aplikojnë për subvencione për instalimin e pajisjes së gazit në makinat e tyre. Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjen e shumëpritur publike për këtë projekt. Përveç instalimit të gazit, do të subvencionohet edhe instalimi i metanit ose ndonjë karburant tjetër alternativ. Shteti mbulon gjysmën e shpenzimeve, por jo më shumë se 300 euro. E rëndësishme është të dihet se një familje mund të aplikojë për instalim të gazit vetëm në një automjet. Me rishikimin e buxhetit për këtë qëllim janë siguruar rreth 250.000 euro. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është 2 dhjetori. Subvencionimi do të bëhet me metodën “kush vjen i pari, shërbehet i pari”. Vetura juaj duhet të jetë e prodhuar vitin 2005 e këndej.

KLIKO KETU

https://youtu.be/Y8A0WkkuLto

Tetovari nga Gjermania i dhuron 15-vjeçares shtëpi (VIDEO)

Fati nuk i ka buzëqeshur prej kohësh, pasi i duhej të linte lojërat me shoqet dhe kukullat, për t’u kujdesur për familjen e saj. Enila, 15-vjeçarja që preku zemrat e shqiptarëve me historinë e saj në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’, nëna dhe vëllai i saj, u suprizuan nga Elvis Naçi.

Një shqiptar nga Tetova, Satki Gafurri, që prej vitesh jetonte në Gjermani i ka dhuruar një banesë në Ballsh Enilës dhe familjes së saj. Tashmë fati i buzëqeshi dhe kësaj familje. Elvisi: Jemi lodhur por kemi një qëllim të mirë, kjo familje është shumë në nevojë. Është e çuditshme deri dikur e pabesueshme që një vajzë 15 vjeçare, të mbajë gjithë barrën e familjes, është nënë vetë, babë vetë, shkollohet vetë, i ka rënë një barrë e jetës shumë e madhe. Prandaj jam shumë i kënaqur që u bashkuam për një gjë kaq të madhe. Fëmijët janë duke ardhur tani dhe ne do u tregojmë se për çfarë jemi këtu. Satki Gafurri tetovari nga Gjermania: Ne u nisëm me gjithë dëshirë se kur ne shohim programin tuaj, kur shikojmë vuajtjet e mëdha që ka popullit ynë është diçka e pabesueshme. Vendosëm që një familje ta nxjerrim nga kriza pasi sot është festë në Gjermani, është 30 vjetori i ribashkimit të Gjermanisë dhe unë kam ardhur sot që të bashkoj shqiptarët.

https://youtu.be/mxAUdguCCyI

Mustafa e lë të hapur mundësinë e mospajtimit me VV-në: Nëse nuk pajtohemi, LDK shkon në opozitë *VIDEO_

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur rreth bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm qeverisës.

Mustafa në RTV21 është shprehur se me Vetëvendosjen nuk kanë diskutuar rreth ndarjes së ministrive dhe sipas tij, ministritë nuk do t’i ndajnë sipas fushave të caktuara.

“Nuk kemi biseduar me Vetëvendosjen, unë kam parë deklarata të ndryshme, shkrime të ndryshme se cila ministri duhet t’i takojë cilës parti, por këto janë më tepër çështje dëshirash sepse duhet të ulemi dhe të mendojmë se duhet ta marrim përgjegjësinë proporcionale dhe nuk do ta parapëlqej një orientim që një parti ta merr një fushë të caktuar dhe partia tjetër fushën e caktuar sepse atëherë bëhen dy qeveri brenda një qeverie. Kësaj sa i përket se kush sa ka kërkuar, nuk kemi të vërteta sepse unë nuk kam kërkuar asnjë ministri nga VV e as VV nuk ka kërkuar”, tha Mustafa për lajmi.net.

Më tutje, Mustafa është shprehur se sipas peshës që ka pozita e kryeministrit, LDK-së duhet t’i takojnë më shumë ministri.

“Po tani ashtu duhet të jetë, pasi pozita e kryeministrit peshon më tepër sesa ministritë por prap do ta diskutojmë si çështje dhe shohim se si të bëhet ndarja sepse kemi kryeministrin, zëvendëskryeministrin, meqenëse kemi më pak ministri, kemi nevojë për më pak zëvendësministra. Nuk bëjmë koalicion me PDK-në, e kemi vendim të Këshillit të Përgjithshëm të bëjmë negociata me VV-në sepse ekziston vullnet i përgjithshëm”, tha Mustafa më tutje.

Ai është shprehur se LDK shkon në opozitë në rast se nuk arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen, duke e lënë si mundësi të hapur dështimin e një marrëveshje.

“Nëse nuk arrihet, LDK shkon në opozitë, por në asnjë rast nuk shkon me subjekte të tjera, nuk do të shfyrtëzojmë asnjë rrugë tjetër, asnjë koalicion tjetër, nëse gjejmë zgjidhje me Vetëvendosjen. Vet fakti që ne po zhvillojmë negociata, kjo tregon se puna nuk është kryer, mirëpo kur zhvillon negociata atëherë smund të shpallësh të kryer punën sepse njerëzit mund të thonë gjithfarë. Këtu smund të ketë fitues, ose dy palët do të jenë fituese, ose nuk do të kemi marrëveshje”, tha Mustafa.

Ndërkohë, çdo tre ditë po vazhdojnë takimet në nivel të ekspertëve midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për arritjen e koalicionit qeverisës.

Fillon protesta në Shkup (Video+LIVE)

Nëpërmjet një postimi në Facebook, vëllai i El Chekës, Blerim Ahmedi ka paralajmëruar për sot protestë në Shkup. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, transmeton Portalb.mk.

“Për fat të keq në këtë shtet ende po mohohet #drejtësia, po vonohet #barazia dhe na rrezikohet #ardhmëria. Ne nuk mund të heshtim kur të rinjtë tanë po merren për çdo ditë në pyetje nga policia vetëm pse ngrejnë zërin ndaj dukurive negative në këtë shtet, ne nuk mund të heshtim kur burgjet janë plot me shqiptarë të pafajshëm, ne nuk mund të heshtim kur një gjyqësor vazhdon të montojë raste kundër shqiptarëve dhe përfundimisht nuk mund të heshtim kur e shohim se si pushteti po na vret shpresën për një të ardhme me të mirë”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Protesta planifikohet të fillojë në ora 13. Nisja do të bëhet nga parku në Çair.

“El Çeka” është nofka e personit Sheqerim Ahmedi i cili publikon materiale të përgjuara, kryesisht të zhvilluara ndërmjet pjesëtarëve të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

https://youtu.be/Cn8YaYLIlKQ

Në Shkup sot protestë për drejtësi dhe zbardhjen e rasteve të montuara

Në Shkup sot do të zhvillohet protestë kundër rasteve të montuara në Maqedoni dhe zbardhjen e tyre urgjente. Kjo protestë është thirrur nga Këshilli për organizimin e protestave, një nismë e udhëhequr nga Blerim Ahmedi dhe veprimtarë të tjerë shqiptarë.

“Ne date 01.11.2019 ne ora:13:00. Protestojme kunder politikanve shqipfoles ku 20 vite kane heshtur dhe kane bashkepunuar me partit sllavomaqedonase per te bere spastrim etnik ….. Ne si popull duhet te ngrejme Zerin kunder ketij fenomeni te keq me emrin BDI (Dui) . Andaj te gjithe se bashku te dalim dhe te protestojme perpara kuzhines qe gatuan cdo gje anti shqipetare (Parlament) : Vrasjeve ndaj shqipetarve, Rasteve te montuara tek shqipetaret, Burgosjeve masive pa asnje te drejte te shqipetarve , Drejtesise selektive, Nencmimeve ndaj shqipetarve, etj. Shqipetaret jane autokton dhe shtet formues”, ka bërë thirrje Blerim Ahmedi. Kjo protestë është mbështetur nga disa parti dhe shoqata. (INA)

https://youtu.be/OrVq5kkA7MY

https://youtu.be/JLC86XCrc58

https://youtu.be/FYmry97KOXM

Ratkoceri-Gashit: Jeni në pushtet, pretendoni të paraqiteni si opozitë (VIDEO)

Gazetari Arben Ratcoceri në emisionin “Rrugа Drejt” në Alsat ka komentuar deklaratën e kryetarit të partisë Alternative, Afrim Gashi, i cili tha se ishte i interesuar për një koalicion me partinë e Ziadin Selës. Ratkoceri theksoi se është e çuditshme që një subjekt politik të shfrytëzojë të mirat e pushtetit, ndërkohë që pretendon të paraqitet si opozitë.

Gashi shprehet i gatshëm për bashkëpunim me subjektet tjera politike. Sipas tij të gjitha opsionet janë të hapura, por megjithatë shprehet se nuk duhet të shpejtohet por sipas tij gjërat duhet analizuar mirë, për t’ju shmangur gabimeve eventuale. “Unë jam shumë i interesuar që të flasim me zotin Sela që të gjejmë mundësinë se si do të shkojmë në zgjedhje por ne si parti për momentin i kemi të hapura opsionet po i diskutojmë mundësit e mundshme që i kemi në tavolinë, secila mundësi ka përpirësit dhe mangësitë e veta dhe nuk duhet të ngutemi dhe të bëjmë gabime, nuk duhet të biem pre e presionit publik se askush më shumë se ne nuk e donë këtë bashkëpunim ndryshim dhe fitore të 12 prillit, së paku e kam këtë bindje”, tha Gashi. Ndërkohë i pyetur në mënyrë direkte se a do të pranonte që të jetë pjesë e një koalicioni të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen BESA? Gashi me përgjigje.

“Është shumë herët të flitet…bisedat do t’i zhvillojmë nëpër zyrat tona, do të formojmë grupe pune dhe do t’i analizojmë të gjitha mundësitë. Mendoj se ajo mënyrë e realizimit të koalicioneve më e mirë është që të analizohen të gjitha detajet. Është me rëndësi çfarë programi ofrojmë, unë jam shumë i interesuar që jo vetëm të bie BDI-ja, jam i interesuar se çfarë oferta kemi ne para qytetarëve.

Besoni se nuk dua ta mësoj as vetveten, as partinë time që të jemi destruktiv dhe të krijojmë barriera psikologjike në veten tonë, vetëm që të jemi kundër dikujt, nuk ja vlen, nuk ka efekt politik, as shoqëror e as cilësor që të jemi gjithmonë kundër dikujt, sikur që i kemi disa parti për fat të keq. Unë jam shumë i interesuar që përveç ndryshimit të kemi ofertë shumë konkrete prandaj janë shumë elemente që duhet të ngërthehen, programi, listat, çfarë njerëz, cila ofertë është fituese, andaj mendoj që detajet duhet t’i analizojmë më hollësisht”, tha Gashi./Alsat-M

Tërmet në Dragash të Kosovës, lëkundjet u ndjenë edhe në Tetovë

Komuna e Dragashit është goditur sot nga tërmeti, raporton Gazeta Express.

Tërmeti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, derisa ishte me magnitudë 3.1, kurse lëkundjet u ndjenë edhe në Tetovë.

Lëkundje të forta nga tërmeti ka pasur dhe në Shqipëri. Tërmeti me epiqendër qytetin e Korçës kishte magnitudë 5.2.

Lëkundjet u ndjenë edhe në disa qytete të tjera por edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.

Banorët thonë se lëkundjet kanë shkaktuar çarje të mureve dhe rënie të suvave./GazetaExpress/

Reperi serb shfaqet me flamurin shqiptar në videoklipin e tij (VIDEO)

Reperi serb, Aleksandar Milosavljeviç ka bërë diçka të rrallë në videoklipin e këngës së re.

Në këngë e tij të re “Cani Sciolti” reperi shihet teksa këndon dhe prapa tij shihet një veturë e mb uluar me flamurin kuq e zi, ndërsa në një tjetër veturë ai serb dhe flamuri zviceran.

Reperi i cili njihet me emrin artistik Aki Aki ka xhiruar klipin në Zvicër. Kënga në tekstin e saj flet për miqësinë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Reperi është shumë i popullarizuar tek të rinjtë e Ticino me singlin e tij “Cani sciolti”, ndërsa kënga tashmë ka marr edhe një numër të madh klikimesh në kanalin ‘Youtube.

https://youtu.be/bxMtmzmZOy8

Tërmeti 5.2 ballë ‘shkund’ Korçën, LSI del me kërkesë urgjente

Një tërmet 5.2 ballë ka goditur Korçën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Miras, 11 km nga Korça me thellësi 25 km. Banorët kanë dalë nga shtëpia për shkak të frikës së një lëkundjeje të dytë.

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari kërkon urgjentisht të shpallet gjendja emergjencës.

Braimllari shkruan:

“Korça preket serisht nga termetet e fuqishme dhe instuticionet shteterore ne gjume te thelle. Sot duhet te ishin ne gadishmeri te gjitha instuticionet shteterore dhe duhet te kishin nxjerre mesime nga termet e disa muajve me pare. Qytetaret po perballen me nje qeveri propagande e cila eshte kthyer ne qeveri statistikash dhe jo sherbimi ndaj qytetareve.
Duhet urgjentisht te shpallet e gjendja emergjences ne zonat e prekura nga termetet me qellim qe banoret te mos perballen me te njejten situate si disa muaj me pare.”

E akuzojnë se shkon me sheikë arabë, flet Dorina Mema (VIDEO)

Dorina Mema njihet edhe për faktin se flet troç, prandaj dhe shkakton debate jo rrallë në emisionet televizive.

Pas pyetjes në studio se, “gojët e liga çfarë nuk thonë për ty dhe udhëtimet në Arabi? Kush është e vërteta e këtyre udhëtimeve? Shkon për qejf?”

Dorina Mema i është përgjigjur: Atje kam marr leksionet e jetës sime dhe kam fituar leksionin bazë, islamin. Gjysmën e ditës e kaloj me një hoxhë, që është daja i vajzës së ministrit të brendshëm, që është shoqja ime e ngushtë.”

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në ‘Ora Neës’ moderatorja Ester Bylyku, ku ka rreth pushimeve luksoze dhe udhëtimeve të herë pas hershme në Arabinë Saudite.

Tërmeti i fortë shkund Korçën, lëkundjet ndjehen në disa qytete

Është rikthyer paniku i tërmeteve në qytetin e Korçës, këtë mëngjes.

Një lëkundje e fuqishme me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka tronditur qytetin juglindor, në orën 07:25. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Boboshticë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth.

Nga të dhënat e para, gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se nga tërmeti ka dëme materiale, ndërsa është krijuar dhe panik i madh te qytetarët.

Bisedë me Depardieu: Shqipërinë e njoh nga koha e përbindëshit Milosheviq, Europa po merr tatëpjetën (VIDEO)

A2: Mirëserdhët në Shqipëri dhe faleminderit për këtë bisedë. Besoj që e vizitoni vendin tonë për herë të parë…

Depardieu: Po është hera e parë që vij në Shqipëri. E njoh Shqipërinë që nga koha e luftës së Kosovës, kur shihja që shqiptarët kalonin malet plot me dëborë për të ardhur këtu, kur kishte luftë. Ishte koha e monstrës Milošević, e për këtë jemi këtu për filmin “Unë dhe Milošević”. Kemi këtu një Milošević, jo të vërtetë, një aktor me maskë.

Por, më pëlqeu shumë Shqipëria. Mua më pëlqen Ballkani, Shqipëria, Serbia. E di që Serbia kishte Milošević, por mua më pëlqen vendi, Ballkani, jo politika. Europa po merr tatëpjetën, me Brexit dhe me gjithë situatën ku ndodhet tani, nuk është mirë. Duhet të ketë një unifikim të Ballkanit.

Kur zoti Macron nuk ishte pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, kjo tregon sërish se Bashkimi Europian nuk është mirë aktualisht, por nëse ju jeni të fortë mund të unifikoheni në një bashkim ballkanik dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë në vitet e ardhshme, ju mund të jeni më të fortë.

Edhe filmi që e solli në Shqipëri, merr jetë nga ngjarjet në Ballkan. Gjirokastra dhe Tirana janë vendet që ka zgjedhur regjisori Arben Kastrati për të xhiruar në Shqipëri. Për A2, ekipi zbulon fare pak, për këtë film, një histori sa tragjike po aq edhe komike që prek shqiptarët e Kosovës, pasi lufta ka përfunduar. Gerard Depardiu ka në këtë film një rol të veçantë. Ai është në mbrojtje të personazhit kryesor të këtij produksioni.

A2: Çfarë mund të na thoni për karakterin tuaj në filmin që po xhironi?

Depardieu: Ai është një avokat, por duhet të pyesni Arbenin se çfarë do të bëjë me këtë personazh. Sepse ai e ka jetuar luftën e Kosovës, dhe periudhën pas lufte. Ajo që nuk kuptoj unë në trekëndëshin Kosovë-Serbi-Shqipëri, edhe tani pas lufte, është se nuk mund ta lënë pas atë që ndodhi dhe të bashkohen, ndoshta edhe në një union ballkanik siç thashë më herët. Është njëlloj si historia e Nazizmit, e gjermanëve apo idetë diktatoriale sovjetike. Këto janë biseda diktatoriale, të dala nga moda. Janë njëlloj nazizmi, diktatura, apo njëlloj si konfliktet e besimeve fetare. Prandaj është mirë që të gjejmë filozofinë në besimin që kemi.

A2: Meqenëse jemi duke folur për politikën, gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë, jeni takuar me Kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Për çfarë u fol në Kryeministrinë shqiptare?

Depardieu: Edi është politikan, por së pari ai është artist. Më pas ai u takua me politikën dhe e ndjeu veten shumë mirë. Është një opsion shumë i mirë të kesh një shpirt artisti dhe të bësh politikë me këtë frymë. Por, mua nuk më pëlqen politika. Më pëlqeu Edi, por me të nuk fola për politikë.

Unë kam takuar shumë personalitete politike, por nuk flas me ta për politikë. Erdha këtu, ata më ftuan për një darkë dhe unë shkova. Ata më folën për vendet e tyre, për historinë dhe për luftën që kishin kaluar. Ishin shumë të tronditur nga lufta, dhe në fakt të gjithë tronditen nga lufta. Por unë mendoj se pas lufte duhet të bëheni të fortë për të ndërtuar një union ballkanik. Shpresoj të jetë kështu.

Gerard Depardieu u bë polemist, që kur kërkoi të largohej nga Franca, vendi ku kishte lindur, sepse nuk ishte dakord me shumë taksa të qeverisë së asaj kohe. Refuzoi të jetojë në Francë dhe përjetoi atë kohë akuza nga më nacionalistët. Shumë francezë nisën ta konsideronin atë tradhtar. Fillimisht, jetoi në Belgjikë, por më vonë, një tjetër mundësi i mbërriti nga Vladimir Putin. Ai do të mund të jetonte më i lirë në Rusi. Sot Depardieu ka një pasaportë ruse dhe tregon se ndihet qytetar i gjithë botës.

A2: Ju zgjodhët që të bëheshit rus, pak vite më parë. Ishte një zgjedhje për të qenë më i lirë?

Depardieu: Hollande më përzuri nga Franca, ndërsa Putin më mirëpriti. Me të bëra një bisedë interesante për politikën dhe sot ndihem i lirë të flas për gjithçka që dua. Putin është mjaft i zgjuar dhe unë ndihem I lirë.

A2: Pra, kjo ka qenë një zgjedhje e juaja për të qenë më i lirë si qytetar?

Depardieu: Unë jetoj tani në Rusi, dhe ndihem sikur kam pasaportën e gjithë botës. Dhe unë e konsideroj veten si qytetar të të gjithë botës. Unë nuk i gjykoj politikat. Unë mund të them se nuk jam dakord me Erdogan, pasi mendoj se ai po bëhet një Kalif tjetër, kjo është shumë e vështirë, unë nuk arrij ta kuptoj, por s’kam çfarë t’i bëj politikës.

Por Turqia është diçka tjetër. E kam vizituar atë dhe kam gjetur një vend shumë të bukur. E kam studiuar historinë e Perandorisë Osmane, njëlloj si atë Romake. Por tani jemi në vitin 2020 dhe është koha që ne të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë. Dhe kjo më pëlqeu te Edi, ashtu sikurse më pëlqen Aleksandri i Serbisë.

Depardieu ka pasur një shpirt rebel që nga fëmijëria. Ka dashur gjithnjë t’i largohet situatave dhe ngjarjeve që ngatërrojnë jetën. Kjo mendon ai, se e ka bërë më të fortë dhe njeriun që është sot.

A2: Ju keni braktisur shkollën në moshën 13-vjeçare dhe u larguat nga shtëpia për të shkuar në Paris kur ishit vetëm 16 vjeç. Një ditë në një sallë teatri ju vendosët të bëheshit aktor. Çfarë ndjesie ju ka shtyrë drejt aktrimit?

Depardieu: Jo, nuk doja, madje nuk kam ëndërruar asnjëherë të bëhem aktor. Doja vetëm të flisja e të dëgjohesha. Desha të mësoja se si të flisja. Duke lexuar dhe duke folur mund të dëgjohesha, mund të ngrija zërin. Dhe aty gjeta fjalët dhe ekuilibrin tim. por, nuk ëndërroja të bëhesha aktor.

Kishte shumë filma të bukur atëherë, shumë filma, regjisorë dhe aktorë të mirë atëherë, si kinemaja italiane me Marcello Mastroianni, Marco Ferreri, Mario Monicelli, Alberto Sordi, dhe shumë e shumë të tjerë, edhe Franca kishte shumë. Por tani filmat e mirë nuk ekzistojnë më. Përveç disa serialeve. Sot na ka mbytur teknologjia. Kjo gjëja këtu i ka vjedhur të rinjve trurin, dhe sot të rinjtë nuk dinë të lexojnë, të shkruajnë e të flasin. Nuk ka asgjë të keqe t’i përdorim kompjuterët, por nuk është mjaftueshëm.

A2: Mendoj se një nga filmat më të mirë që keni realizuar është “Green Card”. Mendoj se pjesa ku ju luani piano është skena më e fuqishme që mund të realizojë një aktor. Në fillim nuk doni të luani në piano dhe unë si publik gjendem në një gjendje ankthi. Sapo personazhi, George, nis të luajë, pa diskutim shkakton të qeshura. Por, menjëherë pas kësaj George nis të luajë piano dhe të recitojë. Këtu nis përlotja. Në një skenë që zgjat më pak se 5 minuta publikun e ushqeni me 3 gjendje të ndryshme emocionale…

Depardieu: “Green Card” është vërtet një nga filmat specialë të Peter Weir, një regjisor australian që nuk i pëlqente shoqëria amerikane, madje as klasa e mesme e kësaj shoqërie. As unë nuk e dua shoqërinë amerikane. Janë gati të akuzojnë për çfarëdolloj gjëje, shumë aktorë kishin një jetë të shthurur, gratë pinin shumë. Janë një shoqëri pa histori.

A2: Unë kam dashur gjithnjë të ndryshoj fundin e filmit “Konti i Monte Kristos”. Ju ka ndodhur të dëshironi një fund tjetër për ndonjë nga filmat ku luani?

Depardieu: Jo tamam ndryshimin e një filmi. Do të doja të kishte falje. Alexander Dumas e ka përshkruar Kontin e Monte Kristos shumë të nxirë, të veshur jo mirë, duke tymosur, një figurë e nxirë… gati për hakmarrje dhe hakmarrja është shumë e bukur për kinematografinë, por mënyra më e mirë për të jetuar është të falësh dhe të jetosh i qetë. Këtë do ndryshoja. Sa më shpejt të mbyllësh hesapet me hakmarrjen, është më mirë. Dashuria është zgjidhja. Pas hakmarrjes duhet të mbetet veç dashuria për të filluar një jetë të re.

A2: Ju keni një dashuri të madhe për ushqimin, për gastronominë…

Depardieu: Është pjesa më e bukur e jetës. Unë e dua. Por jo si ekologjist. Të gjithë duhet të arsimohen dhe të edukohen për ta respektuar natyrën, por jo të na japin leksione për ushqimin. Unë nuk i dëgjoj ato, nuk i besoj, dhe bëj si di sepse ushqimi është i shenjtë dhe I shijshëm…

A2: Gjithçka është bërë për t’u shijuar…

Depardieu: Kur sheh në Algjeri që plastika ka pushtuar gjithçka, kjo gjë është shumë e gabuar unë e kuptoj. Atëherë kuptoj se natyra duhet respektuar. Por për ushqimin nuk ke pse jep leksione natyre. Nëse dëshiron ta respektosh, bëje me vepra jo me fjalë. Vepro.

A2: Ky pasion i juaj për ushqimin ka lindur që në moshë të vogël atëherë kur në tavolinë nuk kishit shumë. Si mund ta përkufizonit jetën tuaj që nga fëmijëria?

Depardieu: Liri. Unë kam qenë gjithnjë në përpjekje për të mbijetuar. Nuk kam pasur edukimin e duhur kur duhej. Nëna ime ishte gjithnjë shtatzënë. Nuk kishte kohë për ne. Lashë shtëpinë në moshën 13-vjeçare dhe e vetmja gjë për të cilën mendoja ishte si të mbijetoja. Kam shkruar shumë në librin tim për këtë histori. Jeta është e ndërlikuar kur gjyshi nga nëna bën dashuri me gjyshen nga babai dhe fëmijët e tyre janë bashkë. Unë jetoja në një familje të tillë dhe kur ika, shpëtova. Isha gjallë, papritur. U rrita me mendjen e një të mbijetuari. Mësova pastaj se si të mbijetoja. Dhe pikë së pari duhet të qeshësh.

A2: Keni shkruar, por cili është libri juaj i preferuar?

Depardieu: Libri im i preferuar… Në fakt janë shumë. Ju përmendët Dumas, Monte Kriston. Ai është një prej tyre, por unë lexoj shumë dhe nuk di të përmend një. Lexoj shumë libra filozofikë dhe ato të besimeve. Librin e hebrenjve, të babilonasve, Biblën, edhe pse nuk pëlqej Gjenezën. Testamentin e Vjetër, nuk e pëlqej shumë, por lexoj shumë libra të tillë, ku budizmi apo një filozofi e jetës ndërthuret me besimin fetar. Sidhartha dhe libra si këto… Këtu ju keni gjithashtu një shkrimtar të madh. Ismail Kadare, është një shkrimtar i madh.

A2: Ju vetë besoni vetë në një Zot?

Depardieu: Jo, nuk besoj. Unë besoj se Zoti është brenda secilit prej nesh. Unë mendoj se filozofia e hebrenjve, unë bëhem zot i vetes, është e sakta. Kabhal thotë kështu. Unë mendoj se ka një fuqi, por nuk besoj në Zot.

A2: A jeni penduar për ndonjë gjë në jetë?

Depardieu: Jo, edhe nëse jam penduar për ndonjë gjë ndonjëherë, unë nuk jam kthyer pas. Sepse nëse pendohesh atëherë t’i mbetesh në të shkuarën dhe unë nuk i jam kthyer asnjë pendese. Unë jam optimist. Kaq.

A2: Keni pasur shumë të dashura, jeni martuar tre herë…

Depardieu: Jam martuar vetëm një herë zyrtarisht, por kam pasur tri marrëdhënie serioze.

A2: Cila është gruaja juaj ideale?

Depardieu: Të gjitha femrat janë ideale.

A2: Përgjigja juaj më pëlqeu shumë.

Depardieu: Faleminderit që ishit këtu, faleminderit për intervistën.

 

Ndikimi rus fut në sherr analistët: Kur qeveria kapet me skandale, shpik një gogol të jashtëm (VIDEO)

Që në nisje të emsionit Open në Top Channel ka pasur debate të forta mes Andi Bushatit dhe Alfred Pezës ku po diskutohet ndikimi rus në Shqipëri.

Analisti Andi Bushati e quan këtë rezolutë një propagandë e bërë nga mazhoranca.

“Sa herë që qeveria kapet me skandale, ajo shpik një gogol të jashtëm. Kapet duk vjehur para me koncensione, na e thanë e kanë fajin mediat që e publikuan dhe ajo ato që shpifnin, nuk u hapën negociatat, e kanë fajin politikanët e BE-së me problemet e tyrë të brendshme. Tani ka ardhur radha e Rusisë“- tha Bushati.

Ka ndërhyrë Peza i cili citoi disa zyratrë të lartë të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët thonë se mos hapja e negociatave rrit mundësinë e ndikimit rus në Shqipëri.

Bushati i’u kundërpërgjigj Pezës duke thënë se ata e kanë për Ballkanin dhe jo Shqipërinë.

Po me kë kufizohet Sqipëria? A nuk është në Ballkan Shqipëria?- ndërhyri përsëri Peza.

Si t’i eliminoni gazrat dhe fryrjet pa ilaçe: Çdo ditë hani këtë bimë dhe prisni mrekullinë

Ilaçi popullor kundër dhembjeve dhe fryrjeve të stomakut!

Fryrja e stomakut mund të jetë e dhembshme, e pakëndshme dhe shkakton gazra. Kështu mund ta eliminoni këtë gjendje edhe pa ilaçe, transmeton Telegrafi.

Stomaku më së shpeshti fryhet për shkak të ushqimit, i cili vështirë tretet, mirëpo mund të jetë shenjë edhe që në trup zhvillohet sëmundje e rrezikshme, siç është karcinoma.

Nëse shpesh ndieni fryrje stomaku, duhet patjetër të kërkoni ndihmën e mjekut, ndërkaq shumë ekspertë për shërimin e këtij problemi rekomandojnë bimën të cilën pothuajse çdokush e ka në kuzhinë.

Fjala është për majdanozin i cili është diuretik, antiseptik dhe rregullon inflamacionin, ndërkaq me shekuj është i njohur si bimë shumë shëruese në mjekësinë popullore.

Majdanozi ka cilësi karminative, si edhe borziloku, maraqi, kamomili, që e bën ilaç të fuqishëm natyral, i cili zgjidh problemin e fryrjes dhe të gazrave.

Mund të zieni çaj nga majdanozi, të pini ujë në të cilin ka qëndruar majdanozi apo ta qitni në gjellë në mënyrë që të ndihmojë në rregullimin e metabolizmit dhe punën e zorrëve.

Gjithashtu, majdanozi përmban thartirë folike, antioksidante, bashkime të shëndetshme (miristicinë dhe apiol) dhe vitaminat K, C dhe A, andaj është ilaç i shkëlqyeshëm natyral për gjithë organizmin.

Shumica e ekspertëve e rekomandojnë edhe xhenxhefilin kundër fryrjes së stomakut.

Nga tensioni i gjakut, tek mbrojtja e trurit, mësoni 1000 arsye pse limoni është frut special

Limonët, këto agrume të athëta janë shumë të mira sa sjellin ëmbëlsinë e duhur në shëndetin e organizmit tonë dhe jo vetëm.

Për fat të keq limonët nuk mund t’i hamë veçmas aq lehtë sa frutat e tjera, por për fat të mirë ato shkojnë me çdo ushqim.

Vitaminat dhe mineralet janë pasuria më e madhe që na ofrojnë limonët duke u transformuar në një prej frutave më të shëndetshme.

Mënyrat e shijimit të limonit janë të shumta dhe të shëndetshme.

Limonin mund ta shtrydhni në ujë dhe ta pini në mëngjes, mund ta përdorni në sallata ose supa ndërkohë që lëkurën e tij mund ta përdorni në ëmbëlsira.

I gjithë fruti ofron mirësi gjithëpërfshirëse ndaj AgroËeb ka listuar përfitimet e menjëhershme që merr organizmi me konsumin e një limoni të vetëm çdo ditë.

Dukeni më të rinj

Nëse konsumoni më shumë limon lëkura juaj do të marrë shkëlqimin e shëndetit.

Limoni është i pasur me vitaminë C që mban larg rrudhat dhe hidraton lëkurën.

Tensioni i gjakut ulet

Ngrënia e rregullt e limonit çdo ditë ul tensionin e gjakut. Por kjo nuk do të thotë se limoni është i vetmi që ju duhen për të mbajtur tensionin në nivele të përshtatshme.

Sidoqoftë e vërteta është se me një limon në ditë rregulloni nivelet e tensionit.

Larg inflamacionit

Vitamina C tek limoni është e nevojshme kundër të ftohurës, lodhjes, problemeve me tretjen, luhatjeve të humorit.

Vitamina C lufton edhe inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve kronike.

Kjo vitaminë është e domosdoshme për mbrojtjen e qelizave imunitare.

Shëroheni më shpejt

Vitamina C tek limoni është kryesore në shërimin e shpejtë nga e ftohura.

Kjo vitaminë ka ndikim pozitiv edhe kundër problemeve respiratore që shoqërojnë virozat e stinës, ndaj pini më shumë ujë me limon.

Do të jeni më të hidratuar

Uji është i nevojshëm por pak i mërzitshëm. Kombinojeni me limon për t’i dhënë shije, por edhe për të marrë vitamina e minerale të cilat përshpejtojnë metabolizmin dhe ju japin më shumë energji.

Era e mirë e gojës

Limoni freskon shtëpinë. E njëjta gjë vlen edhe për gojën.

Acidi tek limoni neutralizon aromat ndaj mban larg erën e keqe sidomos të asaj që nxitet nga qepa apo hudhra.

Kjo nuk do të thotë që ta teproni me limonin sepse aciditeti dëmton enamelin e dhëmbëve.

Dëmtimi i këtij të fundit shkakton ndjeshmëri të lartë të dhëmbëve dhe humbjen e bardhësisë së tyre.

Një limon kundër formimit të gurëve në veshka

Ngrënia e rregullt e limonëve parandalon formimin e gurëve në veshka.

Limonët përmbajnë citrat që nuk lejon formimin e tyre.

Shumë mjekë rekomandojnë terapinë e limonatës (ujit me limon) për trajtimin e gurëve.

Një limon kundër kolesterolit të keq

Limoni është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit të keq.

Flavonoidët që ai përmban janë armiq të kolesterolit të keq dhe triglicerideve.

Ndaj nëse dëshironi të keni nivele të ulëta kolesteroli, mos iu ndani limonit.

Për mbrojtjen e trurit

Limoni mundet t’ju ndihmojë të mbani larg disa sëmundje të trurit siç është Alzheimer.

Nëse siguroheni që nivelet ditore të vitaminës C janë optimale do të jeni më të mbrojtur kundër sëmundjeve të trurit.

HOROSKOPI MUJOR i astrologut Paolo Fox: Nëntor 2019

DASHI:

Idetë tuaja janë pozitive, veçanërisht nëse i mëshoni origjinalitetit. Ju jeni të motivuar të përmirësoni veten, por keni vështirësi të ecni përpara. Ndonjëherë të kesh shumë ide do të thotë që nuk e di se cilat janë ato të duhurat dhe se duhet të vësh pak rregull. Horoskopi i muajit edhe në dashuri sinjalizon ndikimin e drejtpërdrejtë të Venusit. Mos bëni gabim të dëshironi të ecni vetëm, duke harruar të dëgjoni të dashurit tuaj, veçanërisht gjysmën tjetër. Për fat të mirë, Jupiteri dhe Mërkuri do t’ju ndihmojnë të jeni pak më racionalë.

DEMI

Edhe nëse Marsi ju bën të dëshironi harmoni dhe stabilitet, në të vërtetë ëndërroni për më shumë liri. Sigurisht që duhet shumë përpjekje dhe këmbëngulje për të kapërcyer pengesat. Por heqja qafe e të kaluarës ju lejon të shfrytëzoni sa më shumë edhe fundin më premtues të vitit. Mos insistoni me situata dhe njerëz që nuk mund t’ju sjellin më asnjë avantazh apo nxitje. Transformohuni, rinovoni jetën tuaj dhe përfitoni nga ky muaj për të krijuar situata të reja, projekte të reja, qëllime të reja. Kur vendosni t’i merrni gjërat në dorë, mundet edhe të jeni shumë impulsivë dhe të drejtpërdrejtë, duke rrezikuar të lëndoni disa njerëz përreth jush.

BINJAKET

Do të angazhoheni për të zhvilluar marrëdhëniet tuaja gjatë gjithë muajit. Falë edhe pamjes së mirë të Mërkurit, dialogu është i favorizuar, dhe kjo ju lejon të forconi lidhje të rëndësishme emocionale. Do të jeni të vëmendshëm, por mbi të gjitha pozitivë dhe me dëshirë për të ndarë gjithçka që ju shqetëson. Por kini kujdes që të mos nxitoheni. Ju jeni plot entuziazëm dhe energji, por nuk do të jetë kështu për të gjithë. Pranoni dhe respektoni nevojat dhe kufizimet e secilit. Në disa ditë do të jeni shumë impulsivë dhe do t’ju marrë malli për pak diplomaci dhe takt. Mundohuni të zbutni reagimet e tepërta të shkaktuara nga pamja e veçantë e Marsit.

GAFORRJA

Gjysma e dytë e muajit është veçanërisht e favorizuar nga yjet. Kjo ju lejon të evoluoni në fusha të ndryshme të jetës tuaj. Dielli e forcon këtë ndjenjë besimi në të ardhmen. Do të dini se si të përshtateni në të gjitha situatat. Përdorni këtë aftësi për t’i kthyer projektet tuaja në realitet dhe për të arritur një stabilitet më të madh. Marsi kërkon veprim dhe një qasje më konstruktive për punën. Qoftë në vendin e punës, qoftë në marrëdhëniet tuaja, shijoni kënaqësitë e vogla të jetës së përditshme dhe ato që keni. Qëndroni të përqendruar në detyrat tuaja të përditshme dhe besojini aftësive tuaja. Ju keni interes për të nxitur aftësinë tuaj për të krijuar kontakte dhe zgjeruar njohuritë tuaja.

LUANI

Horoskopi për muajin nëntor 2019 tregon që në javët e ardhshme do të dëshironi të kapërceni kufijtë tuaj, të përfshiheni në sfida të reja. Tendenca juaj për të kaluar nga një ekstrem në tjetrin ju jep ndjenjën e të qenit të paqëndrueshëm dhe të ndryshueshëm. Kini kujdes që të mos përfshiheni në çështje shumë të ashpra. Nga njëra anë, ju mund të përfitoni nga kjo energji e bukur për të shkëlqyer dhe për të qenë në qendër të vëmendjes. Nga ana tjetër, mund ta teproni me padurimin tuaj shumë agresiv. Urani fton për ndryshim, por Saturni në një aspekt të veçantë ju fton të mos i nënvlerësoni pengesat që mund t’ju ngadalësojnë. Jupiteri do të bëjë që të shkëlqeni. Venusi lejon projekte të reja për çifte që e duan njëri-tjetrin.

VIRGJERESHA

Gjithçka që bëni këtë muaj do të ketë shanse për të pasur sukses. Kjo është koha e duhur për të kaluar përtej kufijve tuaj, të shkoni përtej qëllimeve tuaja pa u dekurajuar nga ndonjë dështim dhe vështirësi. Mërkuri ju mbështet dhe promovon dialogun. Disa shkëmbime do t’ju ndihmojnë të fitoni pavarësi në sektorë të ndryshëm. Do të jeni në gjendje të shfrytëzoni plotësisht aftësitë tuaja. Sidomos nëse jeni dakord të tregoheni më fleksibël për ndryshimet.

PESHORJA

Venusi këtë muaj është në aspekt të mirë, favorizon jetën tuaj shoqërore dhe ju sjell një qetësi të bukur të brendshme. Në punë, ju do të dini se si të bindni dhe të gjeni fjalët e duhura për të marrë atë që dëshironi. Kjo është një klimë që do të sjellë perspektiva të reja rritjeje për të ardhmen. Ecni shpejt, ju jeni të vendosur, por gjithashtu parashikoni kohën për të bërë gjërat siç duhet dhe mos harroni asgjë. Edhe nga pikëpamja emocionale ka një pamje të mirë të yjeve, dhe duke parë ju më optimistë dhe pozitivë gjithashtu do të kënaqni njerëzit përreth jush.

AKREPI

Horoskopi për muajin nëntor 2019 është pozitiv, në javët në vijim ju mbështeteni nga Dielli dhe Mërkuri. Ju jeni në gjendje të mirë dhe e tregoni këtë. Kjo do të jetë mënyra e vetme për të arritur atë që është e rëndësishme. Ju po kërkoni harmoninë dhe qetësinë. Marrëdhëniet me të tjerët janë me diell, ashtu si gjendja shpirtërore. Sharmi juaj është i lartë dhe do të përfshijë të gjithë ata që ju afrohen. Në jetën e një çifti, familjare, pune ose miq, llogarisni intuitën tuaj për të marrë rezultate të mira dhe të përparoni. Sidoqoftë, marrëdhëniet tuaja nuk do të jenë të gjitha “të qeta”. Por përpiquni në çdo mënyrë që marrëdhëniet tuaja me të tjerët të jenë miqësore.

SHIGJETARI

Për horoskopin e muajit nëntor 2019 mund të mbështeteni në aspektin e mirë të Venusit, Diellit dhe Jupiterit dhe ata do t’ju mbështesin gjatë gjithë muajit. Kjo është koha e përsosur për t’u ndarë me një të kaluar të vështirë dhe për të shkuar drejt një fillimi të ri premtues. Bëni gjërat njëra pas tjetrës dhe mos merrni vendime për kapriço. Jepini vetes disa ditë për të reflektuar mbi dëshirën tuaj për risi. Nëse e tregoni veten të durueshëm, gjithçka do të jetë në rregull. Edhe marrëdhënia juaj sentimentale bëhet më e fortë. Venusi dhe Marsi sjellin një harmoni të bukur në sferën tuaj private.

BRICJAPI

Marsi ju shtyn të konsideroni më shumë nevojat tuaja, dëshirat dhe projektet tuaja. Kjo ju lejon të ndryshoni situatën tuaj në planin afatmesëm. Plutoni dhe Saturni bëjnë presion për rinovimin e atyre zonave të jetës suaj që nuk ju kënaqin. Prisni një muaj nëntor plot shanse. Por nga pikëpamja emocionale nuk do të keni të njëjtin trend. Nëse nga njëra anë ëndërroni lirinë, ju gjithashtu kërkoni siguri në marrëdhëniet tuaja ndërnjerëzore.

UJORI

Burimi juaj më i mirë këtë muaj do të jetë aftësia juaj për të komunikuar me të tjerët. Ju duhet të dëgjoni të tjerët për të realizuar projektet tuaja ashtu si dëshironi. Edhe nëse ankoheni herë pas here, gjithmonë bini në këmbë, në mënyrë që të mos dekurajoheni nga pengesat. Bëhuni të organizuar për të shfrytëzuar sa më shumë angazhimet tuaja. Jupiteri dhe Marsi do të ngjyrosin qiellin tuaj me një entuziazëm të bukur. Edhe pse shpesh keni tendencën të jeni tepër të nxituar dhe nuk do ndiheni të kuptuar nga ata përreth jush.

PESHQIT

Për horoskopin e muajit nëntor 2019 mund të mbështeteni në një gjendje të mirë astrologjike, e cila ju lejon të forconi marrëdhëniet ndërnjerëzore. Ju jeni mirëkuptues dhe të vëmendshëm ndaj të tjerëve. Por jo gjithmonë shpërbleheni me të njëjtën vëmendje. Në përgjithësi keni nevojë për qartësi, për të shfrytëzuar situatën për të ditur se ku jeni dhe ku dëshironi të shkoni. Urani ju mbështet dhe gjithashtu përcakton një transformim të brendshëm. Kjo energji do të ndikojë në fusha të ndryshme të jetës tuaj. Për të ecur përpara me vendosmëri, tregohuni pragmatikë. / meb.al

“The Washington Post”: Shqiptarja e suksesshme kandidate për postin e prokurores në SHBA

Buta Biberaj, kandidate për postin e prokurores në qarkun Loudon, Virginia, SHBA

Gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post” ka shkruar një artikull të veçantë shqiptares së suksesshme në SHBA, Buta Biberaj, e cila është kandidate për postin e prokurores në qarkun Loudon, Virginia, SHBA.

Sipas gazetës amerikane thuhet se shqiptarja ka më shumë se 25 vite përvojë në fushën juridike, Biberaj ka punuar si avokate dhe për 11 vjet radhazi ishte angazhuar edhe si zëvendësgjykatëse në këtë qark.

“Zonja Biberaj është një prokurore e aftë duke u shëbyer qytetarëve dhe këta të fundit do të përfitonin nga një qasje e re që pasqyron shqetësimet në lidhje me tejkalimin e krimit, tejkalimin dhe pabarazitë racore. Zonja Biberaj, e cila ka praktikuar ligjin në Loudoun për më shumë se 25 vjet dhe ka shërbyer si gjyqtare zëvendësuese në gjykatën e qarkut, prandaj e njeh mirë qarkun,” shkruan The Washington Post.

“Axhenda e saj e fuqishme përfshin përfundimin e lirimit me para, sigurimin e më shumë mbështetje për viktimat dhe adresimin e tubacionit shkollë në burg përmes partneriteteve me shkollat, zyrtarët e komunitetit dhe drejtuesit e biznesit,” transmeton albinfo.ch.

Vlenë të theksohet se gjatë vitit 2014-2015, ajo u zgjodh presidente e Shoqatës së Avokatëve të qarkut Loudoun “LCBA”, ku së bashku me një grup avokatësh vendas dhe nxënës të shkollës “Douglas” përpiloi programin “Ligji rrugës” (Street Law) që synonte këshillimin e nxënësve për të drejtat e tyre për sa i përket punësimit, si dhe për t’i njohur ata me ligjin penal dhe civil të Amerikës.

Zgjedhjet për këtë post do të zhvillohen javën e ardhshme më 5 nëntor.

A mund ta ndryshojnë fatin e Kosoves, Kurti dhe Osmani?

Nga Alon Ben-Meir dhe Arbana Xharra

Një ditë e re politike po gëdhinë në Kosovë – shteti më i ri në Evropë, por me shumë probleme. Në 20 vitet e fundit u dëmtuan nga qeverisja e keqe, papunësia e lartë dhe korrupsioni i përhapur brenda dhe jashtë qeverisë.

Ata që dikur luftuan me guxim për lirinë e vendit, nuk arritën të sigurojnë një demokraci funksionale të aftë për të adresuar me përgjegjësi aspiratat e popullit.

Në udhëtimin e tij të parë në Kosovë pas përfundimit të luftës së vitit 1999, në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti amerikan Bill Klinton iu drejtua turmës shqiptare në Kosovë duke iu thënë: “Ne fituam luftën. Por dëgjoni: Vetëm ju mund të fitoni paqen. Koha për luftime ka kaluar”.

Sidoqoftë, për fat të keq, ata që luftuan me force, me mbështetjen e NATO-s dhe fituan luftën kundër Serbisë, kanë humbur rrugën e tyre.

Në vend që të përqendroheshin në atë që është më e mirë për vendin, ata u përqëndruan në ato që u shërbenin më mire interesave të tyre personale. Kështu ata përfunduan duke humbur besimin e publiku, si rezultat humben zgjedhjet me 6 tetor.

Dy fituesit kryesorë janë partia e majtë-nacionaliste Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila doli e para duke fituar 25.6 përqind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e qendrës së djathtë në krye me Isa Mustafë, megjithëse Vjosa Osmani drejtoi fushatën dhe fitoi 24.9 përqind.

Humbësi më i madh është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka qenë në pushtet që nga viti 2007, aktualisht e udhëhequr nga Kadri Veseli. Udhëheqësit e kësaj partie ishin të zënë me pasurimin e vetës duke i injoruar aspiratat e bashkëqytetarëve të tyre.

Publiku ëndërroi të ishte i lirë, i sigurt dhe i prosperuar pas një lufte tmerruese që u shkaktojë aq shumë dhimbje, vuajtje, humbje jete dhe shkatërrim të madh. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare treguan qartë se njerëzit janë të lodhur dhe duan ndryshim – dhe ata e dëshirojnë këtë tani.

Pavarësisht mungesës së përvojës së tyre në qeverisje, drejtuesit e rinj, Z. Kurti dhe Znj Osmani, janë vizionarë dhe kuptojnë gjendjen dhe nevojat e njerëzve të tyre.

Edhe pse ata nuk mund të kenë, nga tani, një plan të artikuluar plotësisht socio-politik dhe të zhvillimit ekonomik, ata kanë potencialin për t’i shërbyer më së miri interesave të vendit të tyre.

Ata nuk janë të korruptuar dhe janë të përkushtuar të ndryshojnë të ardhmen e vendit të tyre , i cili përballet me probleme të shumta dhe të thella, si të brendshme ashtu edhe të jashtme.

Reagimet ndaj ndryshimit drastik të skenës politike në Kosovë, janë nga më të ndryshmet. Astrit Gashi, analist politik, shpreson se përkundër skepticizmit mbizotërues, qeveria e re do të ndikojë në ndryshime të rëndësishme. Ai tha, “Unë pres që skena e re politike do ta largojë kulturën e ngulitur të pandëshkueshmërisë për politikanët që kanë shkelur ligjin. Unë gjithashtu pres që ligji t’i trajtojë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. ”

Florian Qehaja, drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS), pret disa ndryshime por sipas tij jo të mëdha. “Ekziston një lodhje e përgjithshme shoqërore”, tha ai, “e cila është grumbulluar për shkak të elitës politike të korruptuar, si dhe të rritjes së populizmit në Perëndim … Unë pres disa ndryshime minimale nga këto zgjedhje.”

Dhe ka individë, sikurse Rron Gjinovci, analist politik, i cili ka dyshimet e tij duke thënë se, “diskursi i tyre (Kurtit dhe Osmanit) është plotësisht i paqartë, me mungesë saktësie dhe me konotacion populist të gjërë. Kjo më bind se ndryshimi do të jetë simbolik dhe formal… ”

Pavarësisht nga papërvoja e liderëve të sapozgjedhur dhe problemet e pakapërcyeshme me të cilat përballet vendi, një ndryshim në nisje është thelbësor para se vendi të bëhet një shtet i dështuar.

Por, duke i gjykuar ata bazuar në personalitetin e tyre, përvojat dhe angazhimin për të ndikuar në një ndryshim pozitiv, ata sigurisht që meritojnë mbështetjen e publikut së bashku me të gjitha institucionet publike që kanë aksione serioze në suksesin e tyre, por më e rëndësishmja për mirëqenien e ardhme të vendit.

Për këtë arsye, posa të formojnë qeverinë e re, Kurti dhe Osmani duhet të fillojnë me një plan nacional praktik që mund të zbatohet gjatë mandatit të tyre të parë. Ata duhet të mbajnë në mend se, ata do të përballen me; a) rezistencë nga burokratët që kanë interesa në sistemin aktual të korruptuar, b) vështirësi që burojnë nga mungesa e burimeve njerëzore dhe financiare, dhe c) cinizëm publik dhe mungesë serioze e besimi te zyrtarët qeveritarë.

Dy partitë kryesore mund të mos pajtohen me gjithçka, por ata bien dakord për pjesën më të madhe të asaj që po e mundon vendin, të cilin ata duhet ta adresojnë në mënyrë sistematike, të qëndrojnë gjatë, të demonstrojnë përgjegjshmëri dhe transparencë, dhe të mbajnë premtimet që i bënë publikut.

Së pari, ata duhet të ftojnë pakicat etnike së bashku me parlamentarët serbë, të cilëve u garantohen 10 vende në parlament, për t’u bashkuar me qeverinë. Kjo në vetvete do të tregojë synimin e udhëheqësisë së re për të formuar një qeveri koalicioni që përfaqëson njerëzit pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Edhe pse serbët mund të refuzojnë të hyjnë në qeveri, është e rëndësishme që Z. Kurti dhe Znj Osmani të demonstrojnë se serbët e Kosovës janë pjesë integrale e popullatës, dhe se ata kanë një vend në qeveri.

Së dyti, ata duhet ta kenë me prioritet zhvillimin ekonomik, e cila është thelbësore për krijimin e vendeve të punës dhe mundësi për rritje. Duke pasur parasysh se burimet financiare janë të pakta, qeveria duhet ta bëjë atë të favorshëm që investitorët e huaj të investojnë në sektorin privat. Për më tepër, përveç kredive të dhëna nga FMN dhe Banka Botërore me projekte specifike, SH.B.A. dhe BE do të jenë sigurisht të hapura për të siguruar ndihmë të mëtejshme financiare me kusht që paratë të shpenzohen për projekte me transparencë dhe kompetencë. Megjithatë, fondet duhet të jepen në mënyrë graduale dhe të korrespondojnë me përparimin që bëhet.

Së treti, ata duhet të kërkojnë një zgjidhje për konfliktin me Serbinë që nuk varet nga çështje apo shqetësime të tjera vendase. Si SH.B.A ashtu edhe BE duan një fund të konfliktit, dhe duke pasur parasysh imperativin e mbështetjes së tyre ekonomike dhe politike, qeveria e re nuk mund të hedhë poshtë ato që ata besojnë se janë në interesin më të mirë të Kosovës. E rëndësishme për qeverinë e re është të bëjë një gjest të vullnetit të mirë drejt Serbisë duke hequr menjëherë tarifën 100% të vendosur për importet e mallrave serbe. Qeveria duhet ta sqarojë se është e gatshme të hyjë në negociata me mirëbesim për të zgjidhur konfliktin, i cili as nuk mund të zgjasë pafundësisht.

Së katërti, duke pasur parasysh skepticizmin e publikut dhe mungesën e besimit në qeverisjen e kaluar, qeveria e re duhet të përfshijë publikun rregullisht në debat përmes mediave dhe deklaratave publike në lidhje me progresin që po bëhet ose edhe vonesat. Kjo është thelbësore jo vetëm për rikthimin e besimit të publikut, por edhe për krijimin e mbështetjes publike, pasi ata tash janë të padurueshëm dhe të etur për zgjidhje të shpejtë për shumë probleme endemike me të cilat përballet vendi.

Së pesti, qeveria duhet të zhvillojë marrëdhënie tregtare dhe miqësore me të gjithë fqinjët e saj, por të kufizojë ndikimin e fuqive të mëdha si Rusia, Kina dhe Turqia, prania e të cilave në Kosovë po rritet në mënyrë eksponenciale dhe të orientuar për të shërbyer interesave të tyre. Për dallim nga qeveria e kaluar, e reja nuk duhet t’i ftojë këto vende të zhvillojnë projekte nacionale, siç janë projektet në energji ose infrastrukturë, përmes të cilave ata mund të ushtrojnë ndikim të padrejtë politik dhe ekonomik.

Së gjashti, qeveria duhet të ruajë natyrën laike të vendit dhe të këmbëngulë në ndarjen midis “shtetit dhe religjionit”. Në veçanti, Turqia nuk e ka fshehur dëshirën e saj për të ndikuar shumë në ligjërimin politik në Kosovë. Ankaraja duhet të parandalohet të ndërtojë më shumë xhami dhe institucione të tjera fetare, dhe Prishtina duhet të kundërshtojë islamizimin e vendit. Erdogan po përdor fenë si një mjet për të shpallur axhendën e tij islamike, e cila është kundër orientimit perëndimor të publikut të Kosovës.

Së shtati, është thelbësore që qeveria të ndajë fonde të mjaftueshme për të avancuar sistemin arsimor. Asnjë fëmijë nuk duhet të privohet nga një arsim i mirë. Mësimdhënësit e shkolluar dhe të paguar më mirë dhe shkollat ​​e rehabilituara krijojnë një mjedis të favorshëm mësimi dhe një arsim cilësor. Duke pasur parasysh numrin jashtëzakonisht të lartë të të rinjve të papunë që variojnë nga 30-50 përqind, shkollat ​​teknike për të trajnuar të rinjtë në zanate të ndryshme që do t’i lejonin ata të gjejnë mundësi më të mira pune janë të nevojshme.

Së teti, mirembajtja e demokracisë është sine qua non për shëndetin e vendit, si dhe qëndrimi i tij mes komunitetit Evropian. Demokracia nuk është thjesht zgjedhje e lirë dhe e ndershme. Një demokraci e vërtetë mbështetet në katër shtylla kryesore: lirinë e shtypit, fjalës dhe kuvendit; dhe gjyqësor i pavarur; respektimi i rreptë i të drejtave të njeriut; dhe liria fetare dhe ideologjike.

Së nënti, qeveria e re duhet të shtyjë për më vonë krijimin e një ushtrie, e cila u mbrojt nga qeveria e mëparshme, pasi nuk ka ndonjë kërcënim që e rrezikon vendin. Ndërtimi madje i një ushtrie të vogël do të kërkonte qindra miliona dollarë në vit, të cilat Kosova tash duhet të investojë në zhvillimin ekonomik. Fokusi duhet të jetë në ndërtimin e një force të fortë dhe të pakorruptuar të brendshme për të garantuar siguri. Aktualisht, SH.B.A dhe BE janë të përkushtuara për sigurinë e Kosovës dhe pasi të zgjidhet konflikti me Serbinë, Kosova mund të bëhet anëtare e NATO-s, e cila do t’i sigurojë asaj ombrellën e sigurisë që i nevojitet.

Do të ishte tepër optimiste të supozohet se një axhendë e tillë “revolucionare” mund të zbatohet brenda “100 ditëve” të para. “Duke pasur parasysh, megjithatë, padurimin dhe skepticizmin e publikut, qeveria e re duhet të përcaktojë planet e saj dhe të përfshijë publikun në procesin e zhvillimit për të ngjallur shpresë dhe për të rikthyer besimin se ndryshimi i vërtetë dhe konstruktiv po afron.