Ballina Blog Faqe 500

Kasami takohet me ambasadorin e Holandës

Sot Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me nënkryetarin, Kastriot Rexhepi dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore, njëherit edhe Kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, pritën në takim ambasadorin e Holandës në Shkup, z. Dirk Jan Kop.

Në këtë takim u bisedua për aktualitetin politik në vend, pas dakordimit të faktorëve politik për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në prill të 2020-tës. Ambasadorit Kop, Kryetari Kasami së pari i ka uruar mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut në mandatin e ri si ambasador i Holandës. Kryetari Kasami potencoi se Lëvizja BESA i’u ka dhënë përkrahje proceseve euro-integruese, duke shtuar se vendi nuk ka zgjidhje tjetër pos anëtarsimit në NATO dhe BE.

z.Dirk Jan Kop përgëzoj përkushtimin e Lëvizjes BESA për përkrahjen që po u’a jep reformave në vend. Të dy palët u dakorduan që takime të tilla konsultative të realizohen edhe në të ardhmen.


https://youtu.be/XEp9QNNJu7g

Foto/ Gazetari humb nipin në moshën 23-vjeçare, mesazhi i ndjerë i Milaim Zekës

Gazetari dhe kreu i PEK-ut, Milaim Zeka ka humbur sot nipin e tij. Lajmi për humbjen e familjarit konfirmohet nga vetë gazetari përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Djali i motrës së Milaim Zekës vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë në tru. Nipi i gazetarit ndërroi jetë në moshën 23-vjeçare. Mes rreshtash, Milaim Zeka thotë se ka humbur njeriun më të dashur të jetës së tij.

“Sot iku për në botën tjetër djali i motrës time, Denis Gezim Gullbovci. Kam humbur njeriun më të dashur të jetës time.Lamtumirë, ëngjëll! Pushoftë në paqe shpirti Yt. Shumë do na mungosh të gjithëve!”-shkruan Milam Zeka.

Incident në Pirok të Tetovës

Tridhjetë e tetë vjeçari nga fshati Pirok të Tetovës është sul*muar nga tre familjarë në dalje nga shtëpia e tij.

Sul*muesit, sipas den*oncimit, kanë përdorur mjete të forta ndërsa më vonë janë arr*estuar nga policia e Tetovës.

“Në fshatin Pirok të Tetovës, nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Tetovë janë privuar nga liria E.K (18), N.K (43), dhe N.K (63), të cilët fizi*kisht kanë sul*muar 38 vjeçarin L.K nga i njëjti fshat. Gjatë sul*mit kanë përdorur edhe mjete të forta. Tre sulmuesit janë mbajtur në stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ndërmerren masa”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe pro*kurori publik ndërsa të arre*stuarit dyshohen për dhu*në.

https://youtu.be/TJyug12XvO4

https://youtu.be/SqLufapcPFo

https://youtu.be/TCjGr8thzkk

Albin Kurti takon Vjosa Osmanin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me Vjosa Osmanin, kandidaten e LDK-së për kryeministre. Ky takim i tyre po vjen në kohën kur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është emëruar si pjesë e grupit punues, derisa ka paralajmëruar pozitën e presidentit si pjesë të marrëveshjes

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, ka shkruar Kurti.

Putinistët që klithin për rrezikun rus

Nga Andi Bushati

Të gjitha nismat e Edi Ramës për ti shpallur luftë ariut rus janë një përpjekje për të maskuar thelbin putinian të regjimit të tij.

Kështu ka ndodhur edhe këtë rradhë kur socialistët po dorëzojnë një rezolutë në parlamentin e kontrolluar prej tyre kundër ndikimit të Moskës në zgjedhje dhe në media.

Eshtë pak të thuash se një nismë e tillë duket qesharake në një vend ku pro amerikanizmi dhe dëshira për Europën kanë trajtat e dogmës religjioze që nuk vihet në diskutim.

Eshtë absurde të pretendosh se në një mjedis ku mund të etiketohesh si anti amerikan, qoftë edhe po nuk re dakord me një politikë të një administrate të caktuar, apo qoftë po përqeshe një deklartatë të ambasadës lokale; pra, në një ambjent ku edhe po shtrove pyetjen naive: “a është destinacioni ynë i pakthyeshëm Brukseli”, të shohin si UFO, s’ka shanc të zërë rrënjë fara e mbjellë nga Moska.

Duhet thënë troç: Në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të rajonit tonë, nuk ka shkaqe për alarm nga rreziku rus. Por, fakti është se tre katër vitet e fundit pushteti po e bën këtë lojë sa herë gjendet në vështirësi. Ajo filloi të artikulohet më me forcë që kur opozita ndërmori aksionin e fortë me ngritjen e çadrës.

Ajo u shpu në absurd, kur propaganda e Rilindjes, në vend që të merrej me shkeljen apo jo të ligjit për financimin e partive nga Lulzim Basha, për të paguar lobistët e tij në Uashington, krijonte tymnajën e njerëzve të Kremlinit, që fshiheshin pas llogarive off shore.

Skema qe gjithnjë naive. Zakonisht gjendej ndonjë reporter palaço i ndonjë televizioni kombëtar, i cili pa fakte apo prova raportonte për shqetësimin e shërbimit sekret për rrezikun rus, dhe pastaj pandehma e hedhur në treg i shtrohej Ramës në formën e pyetjes, duke i lënë kryeministrit mundësinë të aludonte se dihet që Moska nuk e do zgjerimin e NATO-s dhe BE.

Në raste të tjera, debati hapej pas sjelljes prej servili të zellshëm apo aleati të bindur, që Tirana zyrtare tregon ndaj vendeve të mëdha perendimore. Rasti flagrant i agjentit të dyfishtë rus, Sergey Skripal, i cili u helmua në Londër së bashku me bijën e tij, u shoqërua me dëbime masive diplomatësh nga Shba, Anglia, Kanadajë e disa vende të BE. Pas nuk mbeti as qeveria Rama, e cila zbuloi dy agjentë të rrezikshëm rusë në Tiranë.

Episodi më grotesk është ai i momentit kur pas djegjes së mandateve të opozitës në kuvend, PS organizoi një fushatë masive dorëzimi tesrash të anëtarëve të LSI-së. Dhe teksti që u ishte shkruar në zyrat e Rilindjes, atyre derdimenëve barrkderrë e kokëtrashë, që i ishin bashkuar Ilirit e Monikës për të bërë ndonjë plaçkë, qe: “po largohemi nga LSI, se ajo i shërben interesave ruse”.

Mjaftojnë këto raste për të kuptuar se sa banale është retorika me frikën e rrezikut rus në Tiranë. Kjo çështje shpesh herë serioze dhe me peshë për vendet tona fqinje, këtu është banalizuar në një thashethem kafenesh për politikat e ditës.

Dhe natyrisht ajo ka arsyen e saj. E cila ndryshe nga sa është thënë, nuk ka të bëjë as vetëm me demonizimin e opozitës dhe as vetëm me një shantazh të butë që Tirana mund ti bëjë aleatëve të saj perendimorë.

Mbi të gjitha ajo po përdoret për të maskuar modelin e pushtetit që po ushtrohet në Tiranë. Mjafton të lexosh tekstin e projekt rrezolutës të paraqitur në kuvend për të kuptuar më shumë.

Aty në disa paragrafë me radhë theksohet se ndërhyrja ruse rrezikon të polarizojë opinionin, të shtojë gjuhën e urrejtjes, të minojë demokracinë, të zbehë besimin në proceset demokratike, të dëmtojë liritë e të drejtat e njeriut, e kështu me radhë.

Po ti analizosh ato, janë të gjitha karakteristika që i prekim përditë, e që të bëjnë të mendosh se virusi i Moskës, tashmë e paska infektuar krejtësisht qeverisjen e Tiranës.

Në fakt ato janë shenja të regjimeve iliberale kudo në Europë. Pikërisht të atyre regjimeve nga Budapesti në Varshavë, që dhunojnë opozitën, nëpërkëmbin drejtësinë, akumulojnë pushtetin ekonomik dhe ndrydhin atë mediatik. Janë pikërisht këto vende të ish lindjes komuniste, që ngjajnë sot më shumë me modelin putinian të drejtimit, sesa me shembujt që na vijnë nga perëndimi.

Në krahasimin mes dy tipologjive, ajo që ka bërë Rama në Shqipëri i ngjan më shumë të parës sesa së dytës.

Por, ndryshe nga Orbani, apo Kazinski kryeministri ynë trembet ta shprehë hapur këtë. Ai do të shfaqet 100% pro perendimor.

Për këtë ai bën rezoluta ku bërtet që mos prekemi nga virusi rus. Për këtë ai propogandon rrezikun që vjen nga Moska.

Në këtë kuptim, ai i ngjan hajdutit që klith: kapeni hajdutin. Prandaj sa herë e dëgjojmë Edi Ramën ti shpallë luftë ariut rus duhet të shohim pas saj, një përpjekje për të maskuar thelbin putinian të regjimit të tij. (Lapsi.al)

Vjen në shqip “Përçmimi” nga Alberto Moravia

Një tjetër libër shumë i dashur për lexuesit e librit vjen i përkthyer në gjuhën shqipe. Është “Përçmimi” i autorit Alberto Moravia i cili trajton botën e borgjezisë italiane të shekullit të kaluar. I shkruar në vitin 1954 e sjell në shqip përkthyesja Aida Baro./Klan Plus

Kamera e fshehtë/ 180 mijë lekë për të marrë gati punimin e diplomës (VIDEO)

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon se si blihet punimi për diplomë universiteti në sistemin “Bachelor”, duke paguar 180 mijë lekë të vjetra. Një studente për Drejtësi Penale bie në kontakt përmes Facebook-ut me një grup prej 5 të rinjsh, që bëjnë punime diplome.

Studentja takohet me ta, bien dakord për temën “krimi në familje” dhe paguan 50 mijë lekë paradhënie.

Vajza- Përshëndetje! Si je?

Studentja- Mirë! Si je ti? Si shkon?

Vajza- Mirë faleminderit! Ne jemi një grup ish-studentësh tanimë, sepse na ka ngel kjo student. Ish-studentë tanimë, që merremi me këtë gjë dhe atje e kemi mbyllur dhe i kalojmë gjërat njëri-tjetrit.

Studentja-  bëni vetë d.m.th?

Vajza- Po! Ti je Bachelor?

Studentja- Të gjitha diplomat, ju i bëni vetë, nga fillimi deri në fund?

Vajza- Të gjitha vetë!

Studentja- Jo plagjiaturë?

Vajza- Ne takohemi, japim intervistën dhe grumbullojmë materialin.

Studentja– Nëse unë e bëj tek ju, e kam në duar të sigurta?

Vajza- Tashi varet, s’besoj të jetë… pse e ke me dyshim?

Studentja– E keni kthyer në biznes.

Vajza- Jo, është ideja, thjeshtë. d.m.th, për sa kohë ekzistojnë njerëz pa interes, ne kemi interes ta bëjmë punën, pse jo.

Studentja- Sa kohë ju duhet zakonisht?

Vajza- Shiko! Ne ka raste, që e bëjmë edhe brenda 3 ditësh, po t’më ndihmojë dikush, por…

Studentja- Sa mund të kushtojë?

Vajza- Tani unë nuk të them dot një çmim, sepse më duhet ta diskutoj, kjo është ideja.

Studentja- S’keni një çmim fiks?

Vajza- 220 komplet!

Studentja kërkon, që punimi të mos jetë plagjiaturë, por të jetë serioz, pasi disa pedagogë mund ta lexojnë me detaje.  Ajo kërkon të marrë të paktën notën 8 nga ky punim.

Vajza- Të më falësh!

Studentja- Si je?

Vajza- E kemi lënë për dy javë.

Studentja- S’ka problem, sepse unë po e llogarisja, po e mendoja me veten time, dy javë e shumta. Dua, që t’më dalë diçka e mirë. Nuk dua, që t’më dalë diçka…

Vajza- Unë ta thashë d.m.th, që në fillim, pjesën e plagjiaturës e ke të hequr. Pjesën eee…, në qoftë se ka diçka për të ndryshuar.

Studentja- Tani, unë dua t’i bëj gjërat siç duhet, kam shumë besim tek ju, por dua të keni parasysh këtë pjesën, që të kap të paktën një notë të mirë!  Unë e kuptoj, që detyra ime është maksimale, kur unë ta prezantoj, sepse unë do ta studioj të tërën, do ta prezantoj siç duhet, por kam nga ata pedagogë, që rrinë dhe e lexojnë me detaje, se çfarë kam shkruar.

Vajza- Po patjetër!

Studentja- Kështu që, të paktën të kap notën 8. Ok? Për pjesën, një paradhënie?

Vajza- A e thua për pjesën e pagesës?

Studentja- Po!

Vajza- D.m.th., një pjesë, si ta kesh menduar ti, ose gjysmën, ose…si ta…

Studentja- Shiko, se unë jam shumë e kujdesshme në këto gjëra, përderisa unë dua, që t’më dalë një gjë e mirë dhe përderisa ju jeni shumë veta, që po punoni për këtë gjë, normalisht që do të keni nevojë për mjete. Në total unë e kam?

Vajza- E diskutuam 1.8, apo jo?

Studentja- 180?

Vajza- Po!

Studentja- Ok! Shumë mirë. Paradhënie 50?

Vajza- Është ok!

Studentja- Ju keni shumë kohë, që merreni me këto punë, kështu që kam besim.

Vajza- Këtë gjë mos ta kesh me merak fare! Ta thashë, është një gjë, që ne kemi kohë, që merremi.

Studentja- Ok! Sa vite keni ju?

Vajza- 5-6…

Studentja- 6 Vite?

Vajza- Po!

Studentja- Vetëm 3 veta, 5 veta sa më the?

Vajza- 5 veta!

Studentja- Numëroji!

Vajza- Është ok!

Studentja- Nuk do t’i numërosh?

Pas dy javësh, tema e diplomës është gati e paguhet edhe shuma e mbetur.

Vajza- Të më falësh shumë! Si je? A je mirë?

Studentja- Mirë, mirë! Si shkon?

Vajza- Të më falësh shumë 1 milionë herë! Si ke qenë?

Studentja- Mirë faleminderit! Si je ti?

Vajza- Mirë, mirë, me gjëra plot. Me strese me gjëra. Të më falësh shumë, sepse nuk të jam treguar korrekte. Këtë gjë unë ta nis me e-mail tani që…

Studentja- Nuk është, se kam shumë bateri. A nuk e ke të printuar?

Studentja- Tani një 50-she e kam dorëzuar. Tani i bie vetëm një 13-she.

Vajza- Po! Faleminderit! Tani, nesër do të nis PoëerPoint-in dhe pres një përgjigje për këtë. Në rregull?

Studentja- Ok!

Vajza- Ndonjë gjë tjetër?

Studentja- Unë do ta marr, do ta shikoj me vëmendje, që ta di fiks edhe unë, nëse kam ndonjë gjë, që…Vajza- Ok!

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra tha se “ironia e të gjithës nuk është problemi penal, mori lekë, apo nuk më dha faturë, apo ku di unë diçka tjetër. Problemi është shumë esencial, problemi është në qasjen arsimore. Pse mashtrojmë njëri-tjetrin. Pedagogët bëjnë sikur marrin një punë dhe studentët bëjnë sikur dorëzojnë një punim Bachelor. Hiqni dorë nga këto gjëra.”/Burimi: Tvklan.al

Vuçiqi, Thaçit: Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të përqafohet me ty … mos u shtir sikur nuk e di serbishten! (VIDEO)

Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, në Bruksel, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar liderët e vendeve të Ballkanit, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në bazë të video-pamjeve të publikuara nga presidenca malazeze gjatë takimit, shihet se liderët takojnë njëri-tjetrin duke u përshëndetur me shtrëngime duarsh.

Në këtë rast, presidenti Hashim Thaçi i shtrëngon dorën edhe kryetarit të Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, të cilin më parë gjatë një rasti e kishte injoruar.

E në ndërkohë, teksa Mogherini përshëndet të pranishmit, kur i afrohet Thaçit të cilin e përqafon dhe e puth në faqe, dëgjohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të thotë: “Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të pu*thet me ty”, kurse Thaçi nuk dëgjohet ta komentojë atë në këtë rast, por Vuçiqi vazhdon: “Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por di shumë mirë”.

Pas kësaj deklarate të Vuçiqit, Thaçi dëgjohet tek qesh.

https://youtu.be/TJyug12XvO4

Tuna vjen me këngën e re “Amoni” (VIDEO)

Këngëtarja Tuna ka publikuar sot këngën e saj më të re “Amoni”

E derisa në albumin e saj e kishte plot balada, në këtë këngë Tuna vjen me tepër ritëm.

Këngëtarja shkupjane vjen me këtë këngë prapë me bashkëpunëtorët e saj të vjetër, Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun.

Disa pjesë të këngës janë incizuar edhe në Mozambik, një vizitë që Tuna e kishte bërë e vetme dhe që kishte ngjallur dyshime se ishte ndarë nga Patris Berisha.

Por, duket se këngëtarja ishte atje edhe për të xhiruar klipin e kësaj kënge.

Tuna është rikthyer me këngë interesante pasi nuk është më në pushimin e lehonisë.

Këngëtarja ukrainase tregon pse zgjodhi të këndonte shqip në Greqi (VIDEO)

Një vajzë nga Ukraina, e quajtur Angelina Statyeva, ka mahnitur jurinë e “The voice of Greece”, teksa ka kënduar shqip këngën “Lule,lule” duke bërë që gjithë anëtarët e jurisë të kthenin karriget.

Angelina u shpreh se nuk di shqip por po mundohet të mësojë dhe se këngën e ka kënduar nga zemra. Së fundmi ajo ka zbuluar dhe arsyen pse zgjodhi pikërisht një këngë shqiptare për të konkurruar.

E pyetur nga Anabel, ukrainasja ka treguar se e pëlqen shumë traditën dhe kulturën ballkanase, përfshirë dhe atë shqiptare. Kjo është dhe arsyeja pse Angelina ka kënduar shqip, një këngë që i solli dhe fat.

Vihet pas hekurave 42-vjeçari nga Gjerma e Tetovës

Dje, rreth orës 11 e 30 minuta, në rrugën ,,Ace Milladinovi,, në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, me urdhër e kanë arr*estuar personin N.K. (42) nga fshati Gjermë e Tetovës, i cili ka një kohë të caktuar që kishte ikur nga bu*rgu ,,Idrizovë,,.

I njëjti është transferuar dhe dorëzuar në bur*gun e ,,Idrizovës,, për vuajtjen e dën*imit.

https://youtu.be/DW22YdCU6AE

https://youtu.be/LFaoa4cyf-4

Aksident në rrugën Gostivar – Gradec

Dje rreth orës 08 e 35 minuta, në rrugën regjionale Gostivar-Gradec, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin janë përfshirë ,,Opel Zafira,, të cilën e ka drejtuar 62-vjeçari H.I. nga fshati Vërbjan i Gostivarit dhe vetura ,,Folkcvagen Gollf,, të cilën e ka drejtuar 61-vjeçari N.B. nga Dobërdolli i Gostivarit.

Gjatë aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar pronari i veturës ,,Golf,, 64-vjeçari H.H. nga Dobërdolli i cili menjëherë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, për t’i ofruar ndihmë mjekësore.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policorë Gostivar.

https://youtu.be/LFaoa4cyf-4

https://youtu.be/gWTuXCYJyc0

Palmer: Vizita, në mbështetje të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Maqedonia e Veriut edhe më tej e ka mbështetjen e fuqishme nga SHBA-ja për integrimin në BE. Kjo ishte porosia kryesore e të dërguarit të posaçëm të sekretarit amerikan të shtetit, Metju Palmer. Pas takimit me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov, Palmer tha se qëllimi kryesor i vizitës së tij është që edhe njëherë ta riafirmojë mbështetjen e fuqishme amerikane.

Vij menjëherë pas ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO nga Senati amerikan. Kjo është koha më e duhur të jem këtu, gjithashtu, pas vizitës së para do kohe të sekretarit amerikan të shtetit, Majk Pompeo. Vij me qëllim që edhe njëherë ta riafirmoj dhe përforcoj mbështetjen amerikane për Maqedoninë dhe për rrugën dhe perspektivën e saj evropiane- deklaroi Metju Palmer, i dërguar i posaçëm i sekretarit amerikan të shtetit.

Pos eurointegrimeve, në takimin me ministrin Dimitrov është biseduar edhe për interesat e Maqedonisë por edhe për interesat e Uashingtonit si dhe për anëtarësimin e thuajse të sigurt të vendit në NATO.

Njëherë ramë në kurthin e viktimës dhe dëshpërimit në vitin 2008 dhe mendoj që kjo nuk do të na çojë larg nëse biem sërish. Duhet të jemi këmbëngulës, duhet të përpiqemi dhe ta largojmë edhe arsyetimin e fundit, siç është Ligjit për prokurori publike dhe radhën tjetër të dalim më të gatshëm dhe më këmbëngulës. Ky është rajon që është pjesë e gjeografisë evropiane, s’mundet Evropa të jetë e suksesshme, stabile dhe e fuqishme, nëse rajoni është i lënë anash- tha Nikolla Dimitrov- Ministër i jashtëm.

Matju Palmer krahas takimit me ministrin Dimitrov, realizoi takim edhe me ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe presidentin Stevo Pendarovski. Palmer të enjten pritet ta takojë edhe kryeministrin Zoran Zaev.

Doni të keni dhëmbë të shëndetshëm? Kripa bën mrekulli

Kripa është një nga mineralet më të përdorshme, sidomos në fushën e gatimit. Përveç kuzhinës kura është shumë e përdorur edhe në kura medicinale apo trajtime bukuria të përgatitura me kushte shtëpie.

Por kripa është shumë e përshtatshme dhe e vlefshme për fortësimin e mishrave të dhëmbëve dhe zbardhjen e tyre.

Si ndikon kripa në shëndetin e dhëmbëve?

kripa përmban kalium, magnez, fosfor, hekur dhe jod. Këto elementë i japin shumë fuqi kockave por dhe forcojnë dhëmbët tuaja.

Për forcimin e mishrave?

Mineralet që përmban kripa janë shumë efikase në ndërtimin e mishrave të fortë të dhëmbëve. Kripa ka aftësi të shërojë skuqjet kruarjet apo problemet e tjera që mund të keni me mishrat e dhëmbëve. Mjafton të shpëlani gojën një herë në ditë me ujë me kripë dhe do të shikoni që mishrat e dhëmbëve tuaja do të fitojnë shëndet të plotë.

Parandalon rënien e dhëmbëve

Rënia e dhëmbëve është një nga problemet më seriozë që mund të preki gojën tuaj. Shkaqet konsiderohen të shumta duke filluar nga aksidentet e jashtme, medikamentet e forta apo sëmundjet e ndryshme. Përveç shkaqeve shëndetësore dhe aksidenteve, rënia e dhëmbëve shkaktohet dhe nga ushqimet, kryesisht ushqimet e pasura me nivel të lartë sheqeri. Kripa ndihmon shumë në parandalimin e rënies së dhëmbëve mjafton të përdorni pak kripë shoqëruar me pastën e dhëmbëve dhe rezultati do të jetë i kënaqshëm.

Largon dhimbjet

Dhimbja e dhëmbëve është shumë shqetësuese dhe e bezdisshme njëkohësisht. Përdorimi i kripës në këto raste do të funksionojë si denzifektues deh qetësues natyral. Rekomandohet nëse keni fryrje të mishrave të dhëmbëve shpëlajeni gojën tuaj me pak ujë dhe kripë 1-2 herë në ditë.

Është armiku kryesorë i aromës së keqe

Kripa funksionon si një pastrues natyral. ky mineral jo vetëm që dezinfekton në rrënjësi dhëmbët dhe mishrat, gjithashtu largon edhe aromën e keqe nga goja.

Si ta përgatisni dhe ta përdorni në shtëpi?

Merrni gjysmë luge çaji me kripë dhe hidheni në një gotë me ujë. Më pas aty fusni furçën tuaj të dhëmbëve, lëreni disa minuta dhe më pas përdoreni furçën për të larë dhëmbët tuaja pa shtuar pastë. Një mënyrë tjetër është ajo e përgatitjes së ujit të nxehtë me kripë. Hidhni në një gotë me rreth 120 ml ujë një gjysmë luge çaji kripë, përzieni mirë deri sa kripa të tretet dhe më pas përdoreni për të shpëlarë gojën pasi ti keni larë dhëmbët.

Këto trajtime dhe kura bëjeni në disa periudha të vitit, deri sa të shikoni që problemet në dhëmbët tuaja janë zhdukur.

DOSSIER/ “Përpjekja shqiptare”, Mit’hat Frashëri: Një komp shuhet kur humbet entusiasmën, pa liri politike është më keq se një njeri lidhur në hekur

Mit’hat Frashëri: Një komp shuhet dhe vdes kur humbet entusiasmën. Kemi para së gjithash detyrën të rrojmë. Dhe që të rrojmë duhet të krijojmë një mentalitet të shëndetshëm, me një kuptim të kthielltë.

Anijeja që udhëton në brym’ e në mjegull thyhet në shkëmbënjtë; njeriu që ecën në t’ errët bje në gropë. Kaqë më tepër akoma duhet të çel një sytë një shoqëri dhe të dijë ku vete, të dojë të kuptojë ku duhet të vejë

Analiza e mëposhtme është shkruar nga Mit’hat Frashëri dhe është botuar në revistën “Përpjekja shqiptare”, në numrin e Dhjetorit të vitit 1936, me rastin e 25-vjetorit të lirisë dhe pavarësisë së kombit shqiptar.

Në kohë që ësht’ i vogël njeriu ëndëron dhe thotë: – Kur do të vijë dita të bëhem i math, të dal nga djalërija. Të rritem, të urdhëronj vetëhen, të dal nga kujdesi dhe nga vëshgimi i të tjervet. Sa vjet, sa shekuj, sa brezni kemi pshertitur prapa liris s’ ënë si komp, prapa independencës së kësaj Shqipërije! Çdo gjë e gjallë në botë ka detyrën të rrojë, të mprojë vetëhen. Dhe që të rrojë duhet të mprohet prej rreziku, të marrë masa për pritmin, të mejtojë jo vetëm për sot, po edhe për të nesërmen, të pregatitnjë udhën e lumtërisë.

Një njeri që s’ka liri, një skllaf, nuk’ ësht’ i zoti i vetëhes’ së tij të punojë dhe të realizojë jetë fatbardhe. Një komp pa liri politike është më keq se një njeri lidhur në hekur.

Lirin e një personi të vetëm e tolerojnë shumë despotë, po lirin e një kolektiviteti si komp s’e duron asnjë dominatër i huaj. Si individ munt të na japin lejë, mbase edhe na ndihmojnë. Por si shoqëri, si trup je i ndaluar nga çdo veprim. Dhe në është indipendenca një qok dhe një qëllim që e ndjekim pa reshtur, kjo është pse indipendenca na le të lirë të përpiqemi për të mirën t’ënë kolektife, na e fal atë të drejtë, na ‘zgjith duar e këmbë të punojmë për një jetë më të mirë, më të bukur dhe më të ndershme.

Në qoftë, pra se skllavërija dhe despotisma janë një turp për njerinë, lirija dhe independenca formojë një titull fisnikërije për të. Në një gjuhë të huaj ka një fjalë të shkurtër dhe fort të bukur – “Noblesse oblige” thotë. Fisnikërija i ngarkon njeriut një tok detyra, një tok barrë që rjedhin nga të drejtat e tij. “Noblesse oblige”, është një mendim lindur në inteligjencën e një populli nek i cili ushqehesh shpirti i nderit, i kalorsisë, i oborsisë, një popull që kishte për detyrë të vdesë atje ku e lyp nderi, të vërë këtë nder dhe sedrë më parë se çdo send tjatër.

Do të donja pra që sa herë moti na përtërit 28 Nëntorin, në mes të gëzimit dhe manifestimevet, të kujtojmë detyrën, dhe me detyrën, përgjegjësinë t’ ënë.

Kemi para së gjithash detyrën të rrojmë. Dhe që të rrojmë duhet të krijojmë një mentalitet të shëndetshëm, me një kuptim të kthielltë. Anijeja që udhëton në brym’ e në mjegull thyhet në shkëmbënjtë; njeriu që ecën në t’ errët bje në gropë. Kaqë më tepër akoma duhet të çel një sytë një shoqëri dhe të dijë ku vete, të dojë të kuptojë ku duhet të vejë.

Fisnikërija na ngarkon barrë të rëndë, dhe kur ritemi dhe bëhemi burrë duhet të punojmë si burrë e si fisnik. Të bindemi një her’ e mirë se iku ora e marrëzivet, e pakujdesivet, e lodravet.

Gjëndemi përpara një problemi të math dhe duhet të qendrësojmë, mendimin t’ ënë.

Një problem i math, do mjete të mëdhenj, do fuqi të fortë. Do pra bashkëpunim midis njerësvet të kombit, me qënë se është për interesin e përbashkët. Duhet të marrim pjesë aktife, një interesim të gjallë, si të zotërit e punës që jemi, si proprietarë të këti vëndi, dhe jo si të huaj, si qiraxhinj.

Do të rrimë kurdoherë në Shqipëri, dhe atje do të vdesim, edhe ne edhe djemt’ t’anë, sikundër që atje lintnë prindërit dhe stërgjyshërit t’ anë. Kjo shtëpi ësht’ e përbashkët; ky kopsht ësht’ i të gjithëve. E mira dhe e keqja është për të gjithë.

Lëngata e më të largut fare nesër na kap edhe neve. Faji i tjatrit më zë edhe mua. Kur të çelet dheu bjemë të gjithë brënda dhe furtuna kur e mbyt vaporin të gjith’ udhëtarët bjen’ në valë.

Duhet të kemi bindjen se, për të mirën e përbashkët kemi nevojë dhe detyrë të punojmë të gjithë së bashku. Edhe kështu çdo e mirë, ose çdo e keqe vjen prej nesh, mvaret nesh.

Kështu është sot, kështu do të jetë nesër, kështu edhe gjithmon e jetës. Në shtëpit t’onë të madhe që i themi Shqipëri, mos kemi shpresë veç se nga punimi dhe nga veprimi ynë. Atë që mbjellim atë do të korrim.

Arrin që të duamë, të punojmë dhe të veprojmë me këmbë-ngulje, forcë vullneti, me tenacitet, me perseverencë, pa u-mërzitur, pa uzvertitur. Na duhetë një punim i gjatë, i vazhduarshmë, inteligjent dhe i logjikshëm, dhe gjithë me një zemrë, se lumtërija ime personale ka për kusht lumtërin e përbashkët.

Atë farë që hedhim, atë pemë do të marrim. Por, a jemi bindur se pa punuarë a’ kemi të drejtë jete?

A na është mbushur mëndja një her’ e mirë se pa mbryjtur e pa gatuar s’ kemi bukë as sot, as nesër? A e kemi mirë kuptuare se, çdo-cili meriton të rrojë si pas punës që bën – me krahë e me lodhje – dhe jo si mbas fjalëvet të kota që flet?

Varfërija morale dhe fizike, robërija personale dhe, shoqënore vijnë nga të folurit shumë, dhe të punuarët pakë.

Fuqinë duhet të ja japim, jo gojës me gjuhën, po krahvet, krahrorit, zemrës dhe mushkërivet. Sicilado nga këto fjalë është një program më vetëhe dhe për shvillimin e tyre do të ishte nevojë jo një, po disa artikuj.

Do të ishte kjo nevojë gjer sa të na hyjnë këto të vërteta thellë në çelulat e trusë, në fibrat e zemrës, të formojnë themelin e moralit t’ ënë individual dhe kolektif. Kur qënkemi të gjithë të interesuar në jetën dhe lumtërin e përbashkët, atëhere e kemi për detyrë të ndjejmë se i cili prej nesh përgjegjësinë që i takon, se kjo përgjegjësi ësht’ e përbashkët: imja, jotja, e ati, e atyreve.

Do të jeshe padyshim fort i kënaqur, këndoniës, sikur të të thoshnja se faji s’ ësht’ yti, se ti s’ ke asnjë përgjegjësi. Do t’ a ndjenje vetëhen t’ ënde të lumtur duke hedhur gjithë gabimet, gjithë sharjet mbi tjatrin, mbi të tjerët, dhe ti të dilnje inocent, mbase dhe martir. Për fat të keq njeriu s’ ësht ëngiëll!

Mirësija lyp një edukat’ të gjatë dhe një stërvitje të përditëshme. Prandaj na pëlqen të kallzojmë të afërmin, të ngarkojm’ atë me çdo krim, me çdo padrejtësi. Mos e prit, këndonjës i dashur, këtë demagogji prej meje.

Të kam për të thënë të vërtetën e athët, sikundrë që s’t’a kam kursyerë që kaqë vjet. Do të më vinte turp të të gënjenj ty, dhe më tepr’ akoma do të skuqesha: në rrejsha vetë vetëhen. Dhe e vërteta është se, cilido nesh duhet të shohë si përgjegjës personën e tij.

Para se të themi çë bëri, si veproj aksecili, duhet të pyesim sinqerisht dhe me ndërgjegje çë bëra unë, si veprova unë. I vetëmi moralitet konstruktif është të mbajmë përgjegjëse vetëhen t’ ënë: atëhere, dhe në këtë mënyrë, munt që të shohim fajnë, të përpiqemi të korektohemi, të çvishemi prej të metavet dhe të fitojmë cilësi të dobishme.

Eshtë një “ushtrim spiritual” laik, jo vetëm moral, po edhe patriotik. Kurse, e kundërta e kësaj mënyre, në qoftë se nxjerim vetëhen t’ ënë pa faj, dhe akuzojmë kurdoherë tjatrin, atëhere s’ bëjmë as një forcim të përmirësohemi, nuk ndreqim të metat, shtojm’ armiqësitë dhe bisedimet e kota, dhe rezultati del në dëm të përgjithshëm.

Kjo e vërtetë kaqë simple është edhe për mua, edhe për ty, këndonjës, edhe për të gjithë neve. Një e vërtetë fort simple dhe fare sheshazi, ka nevojë shpesh herë të repetohet, të përsëritet çdo mëngjes e çdo mbrëmë. Dhe është një detyrë elementare që të bindemi thellësisht ne vetë, pastaj të bindim të afrëmit t’anë se, rrojtja dhe pritmi varen nesh kolektivisht; në bashkëpunim dhe solidaritet me shoku shokun.

Noblesse oblige. Independenca na bën me jetë, me shtëpi, me fëmijë, me komp. Na jep barrën t’a meritojmë, t’a mprojmë, t’a ruajmë, të plot e të pa cënuar, të nderuar dhe të pëlqyer, për lumtërin t’ënë.

Duhet të respektojmë këtë independencë; të kujdesemi të na respektojë bota. Dhe një komp është si një individ: Që t’a respektojë tjatri arrin që të respektojë me të vërtetë vetëhen e tij.

E di se kemi ardhur në një kohë të keqe, një epokë vështirësije, krizë morale, ekonomike dhe politike për botën e tërë. Nga këto fatkeqësi, nga shkatërimi i traditavet, i disiplinës dhe i hierarkisë, vuan e tërë bota, gjithë Shtetet e dheut, edhe ata që kanë qënë të fort e t’ organizuar.

Eshtë natyrisht logjik që edhe ne do të ndjejmë të këqijat e sotme të kohës. Edhe bash pse jemi në një minutë kritike të situatës së përgjithëshme, prandaj duhet të çelim edhe më tepër sytë, të jemi më të kujdesur. Kom be të gjerë dhe të mëdhenj, munt t’ a shikojnë me besim kohën; koha për ‘ta munt të jetë gentleman, galantuomo.

Po një popull i vogël ka detyrë t’i japë kohës një ndihmë të fortë, të ecënj përpara kohës, dhe të mprojë vetëhen e tij. Çinteresimi në fushë të veprimit patriotik është një faj dhe një krim. “Ç’më lipset mua”. si edhe “Ç’të duhet ty”, janë fjalë shkatronjëse. Përgjegjësija dhe të drejtat janë të përbashkëta, sikundrë që interesimi i të gjithëve është një detyrë dhe një nevojë.

Në qoftë se shumë faje dhe shumë gabime bëhen në botë, kjo vjen pse një pjes’ e madhe e popullit s’njeh, s’di, s’ kupton interesin e vërtet të tij, rri indiferent ne jeta e përbashkët, ose, më keq akoma, e shikon vetëhen e tij të huaj dhe armik, i shikon të tjerët armiq dhe të huaj.

Ay që shikon, sheh dhe gjykon ka një barrë të rëndë në këtë lëmë. Inteligjenti që kupton detyrën duhet të ngrerë barrën. Dhe barra e çdo Shqiptari me ndërgjegje është të interesojë palët e thella të njerëzisë, stratat e popullit dhe vllezrit e kombit, duke u rrëfyer edhe atyreve cila duhet të jet udha e tyre, ç’ detyrë dhe përgjegjësi kanë.

Padyshim ky program tërheq mundime të panumërtë. Po jemi të shtrënguar të lodhemi e të punojmë, në mos vetëm për ideal dhe, moralitet, të pakën për interesin e vërtet t’ënë.

Në një kohë në të cilën egoisma dhe indiferenca shikohen si parime me të cilët ndodhen njerës që lëvdohen dhe mburen, në një periodë që verbërija dhe qenisma shikohen si virtute, të bërët e një detyre kundrejt kombit dhe vëndit, a nuk duhet të mbushnjë aktivitetin e atyreve që vështrojnë dhe gjykojnë?

Dhe këto detyra duan bërë me entusiasmë dhe duke inspiruar entusiasmën: Si për njerinë, ashtu dhe njerëzinë entusiasma dhe lithka në një ide e mbajnë gjallë; besimi në një qëllim i japin fuqi, dhe e ngushëllojnë. Një komp shuhet dhe vdes kur humbet entusiasmën.

(Botuar fillimisht në Revistën “Përpjekja shqiptare”, në numrin e dhjetorit 1936, bota.al)

Zoran Zaev për mediat greke: Një pjesë e Marrëveshjes së Prespës ngrin. Nëse fiken dritat e yjeve në flamurin e BE, në Ballkan do sundojë errësira

Në një intervistë për euroneës.gr kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëron sot se “një pjesë e Marrëveshjes së Prespës ngrin, pasi është i pamundur zbatimi i plotë”.

Zaev sqaron se ka lidhje të drejtpërdrejtë mes dispozitave të Marrëveshjes dhe etapave integruese të vendit të tij në BE, duke paralajmëruar se “nëse fiken dritat e yjeve në flamurin e BE-së, atëherë në Ballkan do të sundojë errësira”.

Refuzimi i BE-së për një datë të caktuar për çeljen e negociatave, rrezikon zbatimin e disa pikave të marrëveshjes së Prespës, ka deklaruar pa hezitim, gjatë intervistës, edhe pse ka pranuar se askush nuk priste një PO të menjëhershme, por si dhe Shqipëria, një vendim paraprak pro nga 28 vendet e BE-së do të ishte nxitja e domosdoshme për të vijuar punimet në rrugën e duhur.

Sipas Zaev, sidomos në çështje të brendshme të vendit, marrëveshja e Prespës lidhet ngushtë me kapituj të procesit të çeljes së negociatave.

Pala greke ishte dakort me këtë pjesë, duke marrë parasysh të ardhmen tonë në BE, por në kuadrin e sotëm, është e pamundur të realizohet, shtoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

“Dy dispozita, në veçanti, të shkëmbimit të fondeve, janë të paarritshme, ndryshe rrezikojmë sovranitetin e vendit” si dhe ka theksuar edhe njëherë se integrimi në BE është e vetmja alternativë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, në rast të kundërt, pasojat do të jenë të rënda për mbarë Europën.

Çdo alternativë tjetër nuk shoqërohet me demokraci, liri, shtet të drejtësisë, të drejta të njeriut”, ka thënë Zaev, “por me fuqizimin e nacionalizmit, radikalizëm të vlerave dhe vetëm errësirë”.

Interneti mbush sot 50 vjet: Ja disa nga momentet kryesore

Interneti mbush sot plot 50 vjet edhe pse data sigurisht mund të mos jetë ekzaktësisht e saktë sipas disave. Ishte pikërisht 29 tetor 1969 kur u transmetua paketa e parë e të dhënave midis dy kompjuterëve: njëri në Universitetin e Los Angeles ndërsa tjetri në Institutin e Kërkimeve në Stanford.

1969 – Viti i ARPANET

Rrjeti quhej ARPANET, dhe u krijua nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA. Për këtë, sipas disave, nuk mund të konsiderohet dita e Internetit, pasi si e tillë është quajtur dita kur do të krijohej protokolli i tij TCP / IP, çka erdhi pak më vonë. Por është teknologjia që ka rëndësi. Dhe atë ditë, për herë të parë, dy kompjuterë në distancë nga njëri tjetri arritën të shkëmbenin të dhëna mes tyre. Arpanet ishte akronimi i Agjencisë së Projektit të Kërkimit të Avancuar, e cila ishte agjencia për projekte kërkimore të avancuara për Departamentin e Mbrojtjes.

Shpejtësia e lidhjes që lejoi shkëmbimin e të dhënave ishte 50 kbps (që është rreth 2700 herë më e ngadaltë se lidhjet me brez të gjerë që kemi sot). Transmetimi i parë përmbante fjalën “Hyrja” (Login), por sistemi arriti të transmetojë vetëm dy shkronjat e para, ndaj “Lo” u bë një rrokje e famshme ndër vite. Mesazhi i plotë u dërgua me sukses rreth një orë më vonë.

1974 – Ardhja e protokolleve

Me kalimin e kohës, ARPANET u bë gjithnjë e më i përhapur. Nyjet që në parim lidheshin vetëm Los Angelese dhe Santa Clara, u përhapën në ritme shumë të shpejta. Pas disa vitesh lindi nevoja për vendsojen e disa rregullave si dhe zgjedhja e një gjuhe të përbashkët. Kështu që, në 1974, shkencëtarët e kompjuterit Vint Cerf dhe Bob Kahn prezantuan në botë Protokollin e Kontrollit të Transmetimit (TCP) dhe Protokollin e Internetit (IP). Falë këtyre protokolleve, u përcaktua standardi që do të përdorej për transferimin e paketave të të dhënave.

1989 – Lind World Wide Web

Sidoqoftë, u desh të kalonin shumë vite, në mënyrë që interneti të bëhej diçka më shumë sesa një sistem shkëmbimi midis akademikëve. Një tjetër hap thelbësor është në vitin 1989, kur lindi World Wide Web (WWW) në laboratorët e CERN në Gjenevë. Ishte pikërisht shkencëtari britanik Tim Berners-Lee që realizoi këtë shpikje. Ideja fituese është formimi i një rrjeti të formuar nga lidhjet dhe hipertekset (dmth link). Vetëm në vitin 1991 u bë e mundur të shiheshin frytet e para: Interneti filloi të ishte diçka më e ngjashme me atë që kemi sot. Nga ‘browser’ në adresat (url), deri tek ‘links’. Pastaj në 1993 Cern vendosi të vërë në dispozicion falas për të gjithë protokollin World Wide Web.

Sot

50 vjet pas kësaj lidhjeje të parë midis dy kompjuterëve, Interneti është bërë zbulimi më i madh i shekujve të fundit pas energjisë elektrike. Në korrik 2019 u llogaritën 4.33 miliardë njerëz të lidhur online. Sot në internet kanë ndryshuar zakonet, punët tona, marrëdhëniet tona me njerëzit e tjerë, lëvizjet tona. Më thjeshtë, jeta jonë. Kjo që ne jetojmë në të vërtetë është një shoqëri e Online.

Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Franca bllokon edhe Kosovën: S’ka liberalizim vizash për ju

Gjasat që liberalizimi i vizave të jetë dhuratë për Kosovën në prag të Krishtlindjeve janë inekzistente. Përveç Gjermanisë, duket se askush tjetër prej shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk mendon se kosovarëve duhet t’iu hiqet regjimi i vizave brenda një kohe të shkurtër, derisa Republika e Kosovës të përmbush kushtin për sundimin e ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar ekskluzivisht burime diplomatike në Francë.

“Për heqjen e regjimit të liberalizimit të vizave kërkohet përmbushja e disa kushteve, përfshirë këtu sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë për Express ky burim diplomatik.

Sipas këtij burimi, përveç Francës, janë edhe disa shtete të tjera anëtare që vlerësojnë se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe potencon se Parisi zyrtar do të vëzhgojë me vëmendje avancimin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Franca beson, së bashku me disa shtete anëtare, se Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe me vëmendje do të përcjellë zhvillimin në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” ka shtuar tutje për Express.

Tutje ky zyrtar i lartë ka thënë se puna e bërë deri tani nga institucionet e Kosovës nuk është e mjaftueshme për të prodhuar rezultate të prekshme, dhe se është e nevojshme që të vazhdohet me zbatim të reformave dh zbatim të qëndrueshëm të tyre.

“Zhvillimet pozitive në këtë fushë, siç është miratimi i disa ligjeve për sundim të ligjit në Parlamentin e Kosovës dhe reformimi në gjyqësor në veçanti, janë të pamjaftueshme për të prodhuar rezultate të prekshme. Zbatimi i vazhdueshëm i reformave është jetike në mënyrë që ligjet të mund të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme”, ka thënë ky burim diplomatik për Gazetën Express.

E tema e liberalizimit të vizave për kosovarët do të kthehet për diskutim në Këshillin e BE-së, vetëm atëherë kur të konstatohet se janë përmbushur të gjitha kushtet.

“Kjo temë do të shqyrtohet nga Këshilli i BE-së, dhe do të kthehet për diskutim kur të përmbushen kushtet”, ka përfunduar ky burim diplomatik për Gazetën Express.

Se Republika e Kosovës nuk i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave e kishte thënë në muajin maj edhe ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian, në pyetjen që ia kishte bërë senatorja Helen Conëay-Mouyret.

Pavarësisht këtyre qëndrimeve brenda shteteve anëtare, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj kishte vazhduar të uronte kosovarët për liberalizim të vizave, duke qenë se kishte marrë një “PO” nga ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Ndërkohë se liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje për Kosovën, e kishte thënë deputeti Peter Beyer nga CDU-ja e kancelares Angela Merkel, gjatë vizitës së fundit në Kosovë.

Megjithatë një gjë e tillë ka shumë pak gjasa që të ndodhë brenda këtij viti, marrë parasysh edhe faktin se Kosova aktualisht gjendet në një situatë tranzicioni, dhe mbetet të shihet se çfarë do të bëjë qeveria e re, për kushtet e shteteve anëtare për liberalizim të vizave, siç është sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./GazetaExpress

Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar ekskluzivisht burime diplomatike në Francë.

“Për heqjen e regjimit të liberalizimit të vizave kërkohet përmbushja e disa kushteve, përfshirë këtu sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë për Express ky burim diplomatik.

Sipas këtij burimi, përveç Francës, janë edhe disa shtete të tjera anëtare që vlerësojnë se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe potencon se Parisi zyrtar do të vëzhgojë me vëmendje avancimin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Franca beson, së bashku me disa shtete anëtare, se Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe me vëmendje do të përcjellë zhvillimin në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” ka shtuar tutje për Express.

Tutje ky zyrtar i lartë ka thënë se puna e bërë deri tani nga institucionet e Kosovës nuk është e mjaftueshme për të prodhuar rezultate të prekshme, dhe se është e nevojshme që të vazhdohet me zbatim të reformave dh zbatim të qëndrueshëm të tyre.

“Zhvillimet pozitive në këtë fushë, siç është miratimi i disa ligjeve për sundim të ligjit në Parlamentin e Kosovës dhe reformimi në gjyqësor në veçanti, janë të pamjaftueshme për të prodhuar rezultate të prekshme. Zbatimi i vazhdueshëm i reformave është jetike në mënyrë që ligjet të mund të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme”, ka thënë ky burim diplomatik për Gazetën Express.

E tema e liberalizimit të vizave për kosovarët do të kthehet për diskutim në Këshillin e BE-së, vetëm atëherë kur të konstatohet se janë përmbushur të gjitha kushtet.

“Kjo temë do të shqyrtohet nga Këshilli i BE-së, dhe do të kthehet për diskutim kur të përmbushen kushtet”, ka përfunduar ky burim diplomatik për Gazetën Express.

Se Republika e Kosovës nuk i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave e kishte thënë në muajin maj edhe ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian, në pyetjen që ia kishte bërë senatorja Helen Conëay-Mouyret.

Pavarësisht këtyre qëndrimeve brenda shteteve anëtare, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj kishte vazhduar të uronte kosovarët për liberalizim të vizave, duke qenë se kishte marrë një “PO” nga ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Ndërkohë se liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje për Kosovën, e kishte thënë deputeti Peter Beyer nga CDU-ja e kancelares Angela Merkel, gjatë vizitës së fundit në Kosovë.

Megjithatë një gjë e tillë ka shumë pak gjasa që të ndodhë brenda këtij viti, marrë parasysh edhe faktin se Kosova aktualisht gjendet në një situatë tranzicioni, dhe mbetet të shihet se çfarë do të bëjë qeveria e re, për kushtet e shteteve anëtare për liberalizim të vizave, siç është sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Rashidi: Kjo qeveri nuk ka kapacitet për të zbatuar reforma

Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët thotë se Qeveria nuk ka kapacitet për të zbatuar reforma në vend. Ai tha se si parti janë të hapur për koalicione eventuale.

“Unë jam këtu për të shprehur zemërimin tim para Komisioni për Çështje Evropiane. Arsyet për mosmarrjen e datës vazhdimisht kërkohet jashtë, por arsyeja është se nuk ka reforma në shtëpi. Kjo qeveri nuk ka aftësi për të kryer reforma. Qëndrimet tona janë të qarta, ne jemi të hapur për koalicion”, tha mes tjerash Rashidi.

Ndryshe, sot mbahet seanca e parë e Komisionin parlamentar për çështje evropiane pas vendimit të BE-së për mosdhënien e datës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, i paraparë të realizohet në prill të vitit 2020, përfundimisht do të shtyhet për në vitin 2021, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që tashmë janë caktuar që të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm.

Nga Enti Shtetëror i Statistikës, thonë se dy proceset nuk mund të realizohet paralelisht, andaj kanë kërkuar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë.

“Sa i përket popullsisë, familjeve dhe banesave, Enti i Statistikave informon se në përputhje me praktikën dhe përvojën e vendosur ndërkombëtare, regjistrimi dhe aktivitetet zgjedhore nuk mund të zhvillohen paralelisht, ndërsa ligji për këtë operacion të miratohet para formimit të qeverisë teknike”, thuhet në një komunikatë të Entit Shtetëror të Statistikës.

Nga qeveria thonë se ligji do të miratohet pasi sipas kryeministrit, Zoran Zaev, zgjedhjet pamundësojnë mbajtjen edhe të regjistrimit në periudhën e njëjtë kohore.

“Kur vendosëm me konsensus për mbajtjen e zgjedhjeve në pranverë, kuptohet se do të humbim procesin e mbajtjes së regjistrimit. Besoj se deri në fund të vitit do të miratojmë edhe ligjin për mbajtjen e regjistrimit deri në vitin 2021”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Përqindja e shqiptarëve, sfidë për regjistrimin e popullsisë
Biljana Bejkova nga organizata joqeveritare “Info-qendër”, e cila ishte e përfshirë në fushatën “Tani regjistrim”, thotë se mosregjistrimi i popullsisë në afatin e paraparë është humbje e madhe për vendin.

“Kjo vërtetë është brengosëse, pasi jemi vendi i vetëm në Evropë i cili thuajse dy dekada nuk ka bërë regjistrimin e popullsisë. Ky është një problem i madh, por për këtë askush nuk çanë kokën, madje do të thosha se partitë sikur janë të kënaqura që kjo nuk do të ndodhë dhe zgjedhjet i shohin si arsyetim për shtyrjen e këtij procesi shumë të rëndësishëm. Ne nuk e dimë numrin e atyre që jetojnë në vend, sa është numri i atyre që kanë shtetësi të këtij shteti, të atyre që jetojnë më shumë se një vit jashtë, e kështu me radhë. Regjistrimi është i rëndësishëm për hartimin e të gjitha politikave ekonomike, sociale, arsimore, por edhe në të gjitha sferat e jetës në vend”, thotë Bejkova.

Edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë kërkuar që regjistrimi i popullsisë të mbahet sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se në prill të vitit 2021.

“Shtyrja kuptohet se është logjike në këto rrethana. Regjistrimi është proces nga i cili të gjithë qytetarët kanë dobi dhe duhet të lirohen nga ndikimet politike. E kuptojmë se përgatitjet teknike po zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresoj se do të ketë vullnet politik që të kryhet ky operacion”, ka deklaruar ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar.

Maqedonia nuk ka regjistruar popullsinë prej vitit 2002
Regjistrimi i fundit i popullsisë është mbajtur në vitin 2002, nga i cili Maqedonia e Veriut rezultoi të ketë një popullsi me afër 2 milionë banorë, prej të cilëve 25.17 për qind janë shqiptarë. Pikërisht përbërja etnike e popullsisë ka qenë objekt i debateve të shumta, që ka çuar edhe në dështimin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011. Maqedonasit pretendojnë se numri i shqiptarëve është më i ulët, ndërsa këta të fundit thonë se janë në numër shumë më të lartë se shifrat statistikore./rel