Ballina Aktualitet Kasami takohet me ambasadorin e Holandës

Kasami takohet me ambasadorin e Holandës

Sot Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me nënkryetarin, Kastriot Rexhepi dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore, njëherit edhe Kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, pritën në takim ambasadorin e Holandës në Shkup, z. Dirk Jan Kop.

Në këtë takim u bisedua për aktualitetin politik në vend, pas dakordimit të faktorëve politik për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në prill të 2020-tës. Ambasadorit Kop, Kryetari Kasami së pari i ka uruar mirëseardhje në Maqedoninë e Veriut në mandatin e ri si ambasador i Holandës. Kryetari Kasami potencoi se Lëvizja BESA i’u ka dhënë përkrahje proceseve euro-integruese, duke shtuar se vendi nuk ka zgjidhje tjetër pos anëtarsimit në NATO dhe BE.

z.Dirk Jan Kop përgëzoj përkushtimin e Lëvizjes BESA për përkrahjen që po u’a jep reformave në vend. Të dy palët u dakorduan që takime të tilla konsultative të realizohen edhe në të ardhmen.


@tn.lajmelokale
@tetovanews