Ballina Blog Faqe 515

Cila parti mori më së shumti vota në Prishtinë

Zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit morën rezultatin e shumëpritur, me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, si partia me më së shumti vota në shumicën e komunave të Kosovës.

Edhe në kryeqytetin e Kosovës, VV-ja prin me rezultat, me gjithsej 37,18% të votave, rreth 5% më shumë se Lidhja Demokratike me Vjosa Osmanin në krye.

Ndërsa, Partia Demokratike me gjithsej 15,43% të votave, vendoset si partia e tretë më e votuar në Prishtinë.

Koalicioni i kryeministrit të deritanishëm, Ramush Haradinaj, AAK-PSD, me moton “100% shtet” arriti që vetëm 7,61% të votave t’i fitojë në këtë komunë.

Kurse, Nisma Social Demokrate dhe Aleanca Kosova e Re, ndonëse me 4,77% të votave në Prishtinë, nuk e ka arritur të kalojë pragun prej 5% të votave.

112. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 15.374 vota (15,43%)
119. AAK-PSD KOALICIONI 100% KOSOVË 7.584 vota (7,61%)

122. NISMA SOCIALDEMOKRATE – ALEANCA KOSOVA E RE – PARTIA E DREJTËSISË 4.750 vota (4,77%)
126. LËVIZJA VETËVENDOSJE! 37.056 vota (37,18%)

134. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 32.484 (32,60%)
135. SRPSKA LISTA 366 vota (0,37%)

Rezultatet e zgjedhjeve-Kosovë/ Kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 198.448 vota

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, shënuan ndryshim të madh në skenën politike.

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, nga publikimet e rezultateve të këtyre zgjedhjeve vazhdon të kryesojë Lëvizja Vetëvendosje.

126. LËVIZJA VETËVENDOSJE! 198.448 vota ose 25,71%.
134. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 193.268 vota ose 25,04%.
112. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 162.995 vota ose 21,12%.
119. AAK-PSD KOALICIONI 100% KOSOVË 89.491 vota ose 11,60%.
122. NISMA SOCIALDEMOKRATE – ALEANCA KOSOVA E RE – PARTIA E DREJTËSISË 37.855 vota ose 4,90%
135. LISTA SERBE 49.280 vota ose 6,39%

Lëvizja Vetëvendosje, në mesnatë kremtoi në qendër të Prishtinës, duke shpallur fitoren.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, tha se po hapet një epokë e re për Kosovën ndërsa paralajmëroi hapjen e negociatave për koalicion qeveritar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Mediat e huaja: Gjenerata e re e politikanëve në Kosovë sfidoi gardën e vjetër

Zgjedhjet në Kosovë kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja. Shumica prej tyre shkruajnë mbi premtimet e elitës politike që do të marrë në dorë të ardhmen e vendit, të fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe marrëveshjen e paqes e të njohjes me Serbinë.

“New York Times” shkruan se Kosova kërkon një të ardhme të re, por mbeten ende problemet e vjetra.

“Qëkur Kosova përfundoi luftën e saj me Serbinë dy dekada më parë, figurat e saj politike mbizotëruese kanë qenë të gjithë burra që u ngritën si luftëtarë dhe e mbajtën pushtetin, pavarësisht se nuk arritën të siguronin një paqe të qëndrueshme dhe një ekonomi të mirë. Por në zgjedhjet kombëtare të dielën, një gjeneratë e re politikanësh po sfidon gardën e vjetër për herë të parë. Ndërsa mbetet ndarja e hidhur me Serbinë, me qeverinë në Beograd që refuzon ta njohë Kosovën si komb të pavarur, dhe shpresat për pajtim duken akoma larg, vëzhguesit shpresojnë se votimi mund të sigurojë një mundësi që vendi të shkëputet nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi i viteve të pasluftës dhe përqendrohet në qeverisje më të mirë”, shkruan NYT.

I cituar nga gazeta prestigjioze amerikane, Lulzim Peci, drejtori i Institutit Kosovar për Kërkimin dhe Zhvillimin e Politikave në Prishtinë, tha se “kjo është një mundësi që gjenerata e re e politikanëve të thyejë ciklin e përdorimit të Serbisë si një justifikim për gabimet e qeverive të Kosovës”.

Ndërkohë, “Euronews” ka shkruar se mes shqetësimeve më të mëdha të vendit janë korrupsioni i rrënjosur thellë dhe një marrëveshje paqeje me Serbinë që mund të shtrojë rrugën për një anëtarësim të Kosovës në OKB.

“Sipas sondazheve, pakënaqësia publike me arritjet e Haradinajt në krye të koalicionit trepalësh ka rritur mbështetjen për partitë opozitare”, ka shkruar “Euronews”.

PAQJA ME SERBINË

Marrëveshja e paqes me Serbinë ka qenë në qendër të debatit elektoral. Njëzet vjet pasi forcat serbe u dëbuan nga Kosova me bombardime të NATO-s, Beogradi nuk pranon ta njohë Kosovën si të pavarur. Serbia dhe aleati i saj Rusia kanë bllokuar anëtarësimin e Prishtinës në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara. Në 2013, Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për një dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja për të normalizuar lidhjet, por është bërë pak përparim.

Vitin e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sinjalizuan se ata mund të pajtohen për një shkëmbim të tokës, por u përballën me kundërshtim të fortë të idesë brenda dhe jashtë vendit. Në Kosovë, të tria partitë: LDK-ja, Vetëvendosja dhe PDK-ja thanë që shkëmbimi i tokës nuk ishte i pranueshëm. ShBA-ja dhe BE-ja i shohin tensionet e vazhdueshme, të pazgjidhura midis Beogradit dhe Prishtinës, si një kërcënim i madh për stabilitetin rajonal dhe po bëjnë presion për një normalizim të lidhjeve.

Zgjedhjet në Kosovë – në ballinat e mediave të huaja dominon flamuri kombëtar

Dita e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë ka kapur vëmendjen e disa prej mediave ndërkombëtare.

Kryesisht ato shkruajnë se si partitë opozitare arritën t’i mposhtin partitë që vijnë nga krahu i luftës, njofton Klan Kosova.

E veçantë është se në ballinat e këtyre mediave të huaja që kanë fokusuar Kosovën, dominon flamuri kombëtar.

Kanali televiziv me seli në Katar, Al Jazeera English, artikullin e ka titulluar “Partitë opozitare mposhtin krahun e luftës në zgjedhje”.

Rama uron Kosovën për zgjedhje të suksesshme parlamentare

Kryeministri uron Kosovën për zgjedhjet e suksesshme parlamentare të mbajtura këtë të diel, me anë të një postimi nëpërmjet rrjetit social “twitter”.

Në postimin e tij, kryeministri Rama uron Albin Kurtin, për rezultatin më të mirë, si dhe nuk lë pa përmendur as partitë e tjera, duke uruar LDK për rezultatin e dytë më të mirë dhe PDK për pranimin shembullor të rezultatit.

Postimi i kryeministrit:

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”.

Kosovë: Rezultatet preliminare të zgjedhjeve – VV e para

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së lëvizja Vetëvendosja doli partia e parë në këto zgjedhje. VV me një diferencë të vogël pasohet nga LDK.

Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të së dielës (06.10). Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të 95% të votave të numëruara të rreth 800 mijë votuesve, lëvizja Vetëvendosja, mori rreth 26%. Ajo u pasua nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, me 25%. Partia e tretë u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21%, ndërsa partia e katërt u rendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj me rreth 12%, që për dy vjet drejtoi qeverinë. Lideri i PDK-së Kadri Veseli, pak para mesnatës në një konferencë për medie e pranoi humbjen dhe deklaroi, se PDK përfundimisht do të shkojë në opozitë. PDK tash e 12 vjet ishte pjesë e qeverive të Kosovës, ku dy mandate mbante edhe postin e kryeministrit.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, në mesnatë e shpalli fitoren para mijëra qytetarëve që ishin mbledhur në sheshin Skënderbe, ndërsa tha se qysh nesër do të fillojë konsultimet për krijimin e qeverisë së re e ku i bëri ftesë publike LDK-së për koalicion qeveritar. Albin Kurti tha se qeveria e tij do të vazhdojë miqësinë me SHBA-në dhe vendet e Evropës perëndimore, këtu theksoi eksplicit Gjermaninë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën pa asnjë incident serioz që do të ndikonte në procesin e zgjedhjeve. Dalja në këto zgjedhje ishte pak më e lartë sesa në zgjedhjet e kaluara, 43%, apo rreth 800 mijë votues nga 1.9 milion sa kishin të drejtë vote, njoftuan vëzhguesit e organizatave vendase të zgjedhjeve.

Gjatë ditës kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, tha se “diku rreth 98%, procesi ka shkuar mirë dhe pa probleme. 58 ekipe i kishim në teren”.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ, në këto zgjedhje të shtatat në radhë për Kuvendin e Kosovës, konkuruan 25 subjekte politike (20 parti politike; 4 koalicione; dhe 1 kandidat të pavarur) për pjesëmarrje në zgjedhje me gjithsej 1 067 kandidatë për deputetë. Në këto zgjedhje numri i qytetarëve me të drejtë vote ishte 1 milionë e 937 mijë e 868 votues, ndërkaq numri i qendrave të votimit ishte 895 me gjithsej 2547 vendvotime.

Qendrat e votimit ishin të hapura edhe në veri të Kosovës, ku procesi në këtë pjesë u ndihmua nga misioni i OSBE-së. Edhe në veri të Kosovës nuk kishte incidente serioze. Serbët kësaj radhe nuk u lejuan që të votojnë me dokumente të Serbisë, por vetëm ata që kishin dokumente të Republikës së Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka 120 mandate, prej të cilëve, 20 janë të garantuara për komunitetet joshumicë, 10 prej të cilave vetëm për komunitetin serb. Tash për tash është vështirë të dihet për koalicionet e mundshme, por dy partitë që fituan më së shumti vota, Vetëvendosja dhe LDK, qysh para zgjedhjeve, por edhe tash paralajmërojnë për një koalicion për krijimin e qeverisë së re. Albin Kurti tha, se menjëherë do ta ftojë LDK-në, për ta krijuar koalicionin qeveritar. Gjithsesi kjo mbetet të shihet. Nëse lista Srpska që e ka mbështetjen e Beogradit i fiton dhjetë vendet e rezervuara për serbët, atëherë, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, kjo listë duhet të jetë me të paktën një ministri pjesë e qeverisë.

Zgjedhjet në Kosovë u monitoruan nga mijëra vëzhgues. 100 vëzhgues kanë ardhur nga Bashkimi Evropian me ftesë të Presidentit të Kosovës. Shefja e misionit vëzhgues të BE-së Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, ka thënë se ky është misioni i pestë i dërguar nga BE-ja për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë që nga viti 2013.

Organet e rendit angazhuan një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, si dhe mori masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces”, thanë zyrtarë të policisë së Kosovës.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, taksa 100% e vendosur për produktet serbe, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ulja e papunësisë dhe perspektiva evropiane e Kosovës, ishin temat që mbizotëruan fushatën parazgjedhore që nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, që i parapriu këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Autoritetet ndërkombëtare vazhdimisht kanë bërë thirrje që pas zgjedhjeve të formohet shpejt një qeveri që sfidën e parë do ta ketë rifillimin e bisedimeve me Serbinë, dialog ky që është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar./dw

Albin Kurti zbret në shesh si fitues i zgjedhjeve, falënderon edhe Vjosa Osmanin (VIDEO)

Albin Kurti thotë të mos i urohet Vetëvendosjes fitorja, por popullit të Kosovës, e sipas tij, ky është ‘çlirimi i tretë’ i kosovarëve. Ai në një fjalim të gjatë ka falëndëruar edhe kundërkandidaten e tij, Vjosa Osmanin e LDK’së, të cilën e ka konsideruar inspirim për gratë.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka dalë para mbshtetësve të tij në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë.

Kurti ka treguar se cka është për të fitorja e zgjedhjeve, sipas rezultateve preliminare, pas shumë vjetëve aktivizëm në politikë.

“6 tetori i vitit 2019 e shënon fillimin e entuzsiasmit të tretë. I pari ishte çlirimi i Kosovës në qershorin e 99’ës, i dyti ishte shpallja e pavarësisë, ndërsa i treti është tetori dhe fitorja e Vetëvendosjes. Tash e hapim një kapitull të ri me faqe të bardhë, sepse ju jeni ata që na keni sjell këtu”, ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se tash secili do të jetë i barabartë, e sfidta që ka pasur VV’ja, vec e kanë rritur.

“Nuk do të ketë më njerëz që pasurohen brenda natës, e as brenda javës. Të gjithë do të jeni të barabartë sepse ne do t’i përmbushim premtimet tona, sepse do t’ju shërbejmë juve”, ka thënë Kurti.

“Kemi pasur shumë pengesa e sfida, shumë vështirësi e të këqija, por ato na kanë kalitur”.

Në fund ai i ka falëndëruar kundërkandidatët e tij, e veçmas Vjosa Osmanin e LDK’së, që sipas tij, ka qenë inspirim për gratë kosovare.

“Edhe ata që kanë sulmuar, vec na kanë kalitur në këtë fitore të madhe. Edhe kundërshtarët e mi në këto zgjedhje i falëndëroj për konstruktivitetin. Në veçanti dua ta falëndërojë zonjën Vjosa Osmani. Ajo me fushatën e saj ka inspiruar shumë gra që të aktivizohen në shoqëri, në ekonomi… Prandaj unë dua që të bashkëpunojë me Vjosën” , ka thënë Kurti.

Lideri i VV’së ka thënë se Qeveria nuk do të jetë për partinë e tij, por VV’ja do të jetë për cdo qytetar të Kosovës. /Express/

Në Prishtinë po prin Lëvizja Vetëvendosje!

KQZ është duke i publikuar drejtpërdrejt votat që janë duke u numëruar.

Në Prishtinë është duke prirë Vetëvendosje me 24.305 vota apo 36,60% e pasuar nga LDK me 22.027 vota apo 33,17% njofton Tetova News.

PDK është e treta me 10.052 vota apo 15,14%. Ndërkaq koalicioni AAK-PSD ka 5.048 vota apo 7,60% dhe koalicionit tjetër Nisma-AKR-PD ka 3.376 vota apo 5,08%.

Kjo është diferenca aktuale mes PDK-së dhe dy partive të para (VIDEO+LIVE)

KQZ po vazhdon me numërimin e votave nga zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën sot në Kosovë.

Vetëvendosje ka 190.936 vota apo 25,78%
e pasuar nga LDK me 184.185 vota apo 24,87%
njofton Tetova News.
PDK është e treta me 157.561 vota apo 21,28%
Ndërkaq koalicioni AAK-PSD ka 85.695 vota apo 11,57%
dhe koalicionit tjetër Nisma-AKR-PD ka 34.159 vota apo 4,97%

Flet Konjufca: Vetëvendosje është fituese, qeverinë e bëjmë me LDK-në (VIDEO+LIVE)

Nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka thënë se Lëvizja është e para në nivel vendi.

“Mendojmë se kanë qenë prej zgjedhjeve me më së paku inc*idente që prej kur mbahen zgjedhjet në Kosovë. Me rëndësi që ka folur sovrani dhe që tash ky zë gjendet në kutitë e votimit. Ato janë më të rëndësishmet për ne, sepse aty ndodhet zëri”, ka thënë Konjufca.

Ai ka uruar LDK-në që ka dalë e para dhe me të ka thënë se do të bëjnë qeverinë e ardhshme.

“Të dhënat tona tregojnë që jemi të parët, që Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet dhe unë uroj qytetarët edhe një herë Jemi të kënaqur si Vetëvendosje. Me këtë rast shprehim urimin edhe për vendin e dytë që e ka marrë LDK-ja, me të cilën mendojmë se do të bëjmë qeveri”, ka thënë ai.

Nënkryetari i LDK-së: VV-ja herët e ka nisur festën, LDK-ja e ka një përparësi të lehtë (VIDEO+LIVE)

Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media në zyrat qendrore të partisë, ka thënë se kanë dalë si partia e parë, raporton Gazeta Express.

“Nga ana e LDK-së është e qartë se kemi një përparësi të lehtë apo udhëheqje ndaj VV-së, ata janë parti e dytë”, është shprehur Lutfi Haziri.

Ai tha se ka të tillë që thonë se VV-ja është e para, por kjo nuk është e vërtetë.

“Le të jenë të bindur të gjitha ata që po thonë ndryshe se LDK-ja në këto zgjedhje del e para”, ka thënë Lutfi Haziri.

Derisa për exit-pollin e Klan Kosovës ai tha se edhe është rezultat i saktë dhe befasohet pse nuk ka dalë PDK-ja e para aty.

“Exit-polli i Klan Kosovës e ka dhënë një rezultat të saktë edhe pse ai exit-poll është i PDK-së, andaj edhe çuditem pse nuk e ka qitë PDK-në të parën”, shtoi Haziri.

Opozita kosovare korr fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare (VIDEO+LIVE)

Mediat kosovare kanë publikuar Exit Poll-et, të cilat me pak dallime mes partive, tregojnë për një fitore të thellë të opozitës.

Sipas tyre, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë fituar së paku 64 deputetë.

PDK ka pësuar debakël, ndërsa partia e kryeministrit në dorëheqje, ka mbetur në vendnumëro.

Klan Kosova ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, Vetëvendosje dhe LDK kanë nga 30 për qind të votuesve.

Ndërsa PDK ka 22.28 për qind.

Koalicioni AAK-PSD 10.58 për qind. Kurse Nisma-AKR-PD 4.5 për qind.


RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar Exit Poll-in për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura, sot, Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky Exit Poll.

Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime.

“Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet marrë me një dozë të vogël rezerve. Por, ne, si PIPOS i kemi marrë të gjitha parapërgatitjet që margjina e gabimit të jetë minimale dhe të pasqyrojë rezultatin ashtu siç do të jetë pas numërimit”, ka theksuar Halimi.

Ndërkohë, në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1 përqind të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9 përqind dhe PDK me 25.8 përqind.

Exit Pollet janë rezultatet jozyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave.

Në bazë të ligjit institucioni që ka të drejtë të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisionin Qendror Zgjedhor.

Analisti Armend Muja në RTV Dukagjini për herë të parë ka përdorur një metodë të re për të projektuar fituesin e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

Projeksioni i Mujës bazohet në disa pika ku është krijuar ideja si po orientohet opinioni publik.

Muja thotë se në bazën e këtyre katër parametrave Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve.

Sipas këtij projeksioni: Vetëvendosje merr 26 % të votave, LDK 24.4%, PDK 22.1, AAK-PSD 13.6% NISMA 5.5% të votave.

Haradinaj nuk komenton për rezultatin, lavdëron numrin e madh të daljes në votime

Në një paraqitje të shkurtë pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerësoi se procesi zgjedhor ka kaluar shumë.

“Dua të veçoj tri momente nga ky proces zgjedhor. Së pari, është treguar pjekuri dhe procesi ka shkuar shumë mirë. Pastaj, është votuar vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës, gjë që ndodhë për herë të parë dhe është pozitive. Dhe së fundmi, u vërtetua që është më së miri kur vullneti i kthehet sovranit dhe ai vendosë për të ardhmen e vet”, tha Haradinaj, raporton KTV.

Ai refuzoi të komentojë rezultatin, por e lavdëroi daljen e madhe të qytetarëve.

“Është shumë mirë që pasur dalje më të madhe, Aleanca ka shënuar rritje, por nuk dua të komentoj ndonjë rezultat”, shtoi ai.

EXIT POLLI I KLAN KOSOVËS: LDK dhe VV prijnë me 30 %, PDK e dyta dhe AAK-PSD e treta

Qytetarët me të drejtë vote të Republikës së Kosovës e kanë shprehur vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, që nuk paraqet rezultatet zyrtare, partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu:

1: LDK dhe Vetëvendosje me 30%

2: PDK me 22.28%

3: AAK-PSD me 10.58%

4: Nisma – AKR me 4.41%

Të tjera: 2.20%

Më poshtë gjeni edhe grafikat me ulëset në parlament për secilat nga subjektet politike:

VV: Komisionerët raportojnë për fitoren tonë, do ta presim rezultatin

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi ka thënë se raportimet e komisionarëve e kanë nxjerrë këtë parti si fituese të zgjedhjeve të parakohshme.

Në një deklaratë për media, ai ka thënë se megjithatë VV-ja do të presë rezultatin përfundimtar, për të nisur festën.

“Nga komisionerët dhe exit-pollet jemi fitues. Por më e rëndësishme për ne është vota e sovranit. Deri sa të kemi rezultate zyrtare do të shtyjmë festën. Bëjmë thirrje të bëhen komisionerët gardianë të votave”, ka thënë ai.

Edhe Exit Poll i Dukagjinit e qet Vetëvendosjen të parën

Në RTV Dukagjini është publikuar një rezultat të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas këtij hulumtimi të realizuar nga ligjëruesi Armend Muja Vetëvendosje del të jetë fituese në këto zgjedhje. Sipas këtij hulumtimi VV ka marr 204 mijë e 265, LDK e dyta, PDK e treta, AAK-PSD e treat, pasuar nga koalicioni Nisma-AKR.

Ky është fituesi i zgjedhjeve sipas EXIT POLL-it të RTK-së

RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar Exit Poll-in për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura, sot, Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky Exit Poll.

Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime.

“Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet marrë me një dozë të vogël rezerve. Por, ne, si PIPOS i kemi marrë të gjitha parapërgatitjet që marxhina e gabimit të jetë minimale dhe të pasqyrojë rezultatin ashtu siç do të jetë pas numërimit”, ka theksuar Halimi.

Ndërkohë, në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1 përqind të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9 përqind dhe PDK me 25.8 përqind.

Ndryshe Exit Pollet janë rezultatet jozyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave.

Në bazë të ligjit institucioni që ka të drejtë të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisionin Qendror Zgjedhor.

Huqjet e mëdha të Exit Polleve të Gani Bobit nëpër zgjedhje

I tërë historiku i Exit Polleve të Institutit “Gani Bobi” është demantuar gjithmonë prej rezultateve zyrtare.

Sidomos ato janë demantuar në dy palë zgjedhjet e fundit, kur ky institut ishte angazhuar nga televizioni Klan Kosova.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PAN-in e kishte nxjerr në Exit Poll në 40 për qind, por rezultati final zyrtar ishte 33.74 për qind, që do të thotë se e kishin huqur për mbi 6 për qind.

Po ashtu edhe Vetëvendosjen e kishin nxjerr në këtë Exit Poll në 30 për qind, kurse rezultati final ishte 27.49 për qind. Ndërsa, koalicionin e LDK-së me AKR-në dhe Alternativën e kishin nxjerr në 27 për qind, kurse ata i kishin fituar vetëm 25.53 për qind.

Njësoj e kishin huqur edhe në Maqedoni para disa vitesh, duke nxjerr PDSH-në në 58 për qind, kurse BDI-në në 38 për qind, mirëpo rezultati i tyre ishte tërësisht ndryshe.

Asokohe, BDI-ja kishte marrë pothuajse dyfishin e deputetëve që kishte PDSH-ja.

Ndërsa, në vitin 2011, në zgjedhjet lokale të Tiranës në Shqipëri, instituti “Gani Bobi” parashikonte një fitore të thellë të Lulzim Bashës, ndërkohë që Edi Rama kishte humbur me një proces të kontestuar numërimi LIVE në televizione, me një diferencë prej vetëm 10 votave.

6 truke psikologjike që të pasurit përdorin për të bërë më shumë para

Nuk është vetëm gjendja e llogarisë bankare ajo që i ndan të pasurit nga klasa e mesme. Më të pasurit, më të suksesshmit, kanë tendencën që të mendojnë në mënyrë të ndryshme.

“Të bërit i pasur nis me mënyrën sesi ti mendon dhe çfarë beson rreth të bërit para” shkruan milioneri Steve Siebold te “Si mendojnë të pasurit” që e ka shkruar pasi ka studiuar milionerët për më shumë se 25 vite.

Por ka 6 truke mendore që të pasurit i përdorin:

Ata i thonë vetes se nuk ekziston mungesa e parave, edhe kur nuk kanë mjaftueshëm

Të pasurit nuk janë të frikësuar për të financuar të ardhmen e tyre përmes xhepave të të tjerëve. Nëse u lind një ide e re e jashtëzakonshme që nuk kanë mundësinë që ta financojnë ata “e konkretizojnë duke përdorur paratë e të tjerave për ta realizuar”shkruan Siebold.

Ata kanë pritshmëri aq të larta sa mund të jenë të paarsyeshme

Ndërsa klasa e mesme përcakton pritshmëri të ulëta financiare në mënyrë që të mos zhgënjehen kurrë, të pasurit i vendosin pritshmëritë shumë të larta, sepse janë në sfidë.

Askush nuk do të mund të jetonte endrrën e tij nëse nuk ka pritshmëri të larta. Kampionët nuk presin që gjërat të ndodhin por i bëjnë ato që të ndodhin.  Shumë njerëz vendosin që të jetojnë në shtresën e mesme si përpjekje për të mbrojtur veten nga dështimi.

Ata e mendojnë bërjen e parave si një lojë

Të pasurit e mendojnë biznesin, jetën dhe fitimin si një lojë dhe është një lojë që ata duan që ta fitojnë.

Kjo është arsyeja se pse milionerët shkojnë akoma çdo ditë në punë duke ndjekur suksesin e radhës.

Ata e personifikojnë paranë dhe e shohin si një mik

Të pasurit e konsiderojnë paranë si një nga aleatët e miqtë e tyre më të mëdhenj.

Ata e shohin si një mik që ka forcën që të ndalojë netët e shqetësuara pa gjumë, dhimbjen fizike e madhe t’u shpëtojë jetën.

Ndërsa të pasurit mendojnë se paraja mund të zgjidhë probleme dhe të blejë qetësinë mendore, shtresa e mesme e sheh atë si një të keqe të nevojshme që zgjat gjithë jetën.

Ata bllokojnë frikën

Më të pasurit veprojnë në nivelet e vetëdijes ku frika nuk ekziston. Në këtë nivel mendimi, gjithçka duket e mundur. Çdo ëndërr që duket e çmendur për masat, atyre u duket në mënyrë surprizuese e realizueshme.

Ata i thonë vetes se të bëhesh i pasur është diçka e zakonshme

Të pasurit besojnë se suksesi, përmbushja dhe lumturia janë rendi normal i ekzistencës.

Ky besim bën që të mëdhenjtë të sillen në mënyra në mënyra që virtualisht garantojnë suksesin e tyre. Nga ana tjetër, shtresa e mesme has vështirësi prej asaj që ata presin. Masat mendojnë se nuk janë të denjë për pasuri të madhe. Kush jam unë, pyesin veten ata, që të bëhem milioner?

Duhet ndryshuar pyetja, duke u bërë: Pse të mos jem unë milioner?

Rrezikonin të zhdukeshin, tri gjuhët europiane që po “ringjallen”

Sipas UNESCO-s, të paktën 43% e 6000 gjuhëve që fliten në të gjithë botën rrezikojnë të zhduken.

Madje, prej vitit 1950, 228 prej tyre e kanë pësuar këtë fat të keq.

Por ka edhe raste kur gjuhët rikthehen në jetë.

Në Europë, tre të tilla, që studiuesit mendonin se ishin pranë zhdukjes apo ishin zhdukur, në fakt kanë pësuar rritje të numrit të folësve. Bëhet fjalë për gjuhët e folura në Kornuoll dhe Ishullin e Manit, dhe Livon, një gjuhë që momentalisht flitet nga vetëm 30 vetë në Letoni.

Sipas UNESCO-s, personi i fundit që kishte Livon si gjuhë të parë, ishte Viktor Berthold, i cili ndërroi jetë në vitin 2009 në Letoni. E folur kryesisht në lindje të gjirit të Rigës, gjuha ka origjinë baltike dhe më shumë ngjan me atë estoneze dhe finlandeze se sa me gjuhën letoneze.

Sipas Institutit Livonian, rreth 30 vetë në botë mund ta flasin sot këtë gjuhë, por numri i tyre është duke u rritur, falë edhe përfshirjes së saj në trashëgiminë kulturore të Letonisë.

Gjuha e folur në Kornuoll, kryesisht në jugperëndim të Anglisë dhe Irlandën e Veriut, zyrtarisht ka vdekur në fund të shekullit XVIII. Por një raport i Qeverisë britanike, publikuar së fundmi, thotë se që prej vitit 2000, 300 persona e flasin këtë gjuhë dhe 750 të tjerë po e mësojnë.

Edhe gjuha e folur në Ishullin e Manit, ashtu si ajo e Kornuollit, ka origjinë kelte. Dominimi i anglishtes ka kërcënuar shuarjen e saj, por përgjatë 20 viteve të fundit numri i folëseve është rritur ndjeshëm, madje në vitin 2001 u ngrit edhe një shkollë ku gjuha mësohet si lëndë. Sipas studimeve të sotme, rreth 1000 fëmijë janë duke e mësuar momentalisht.

Ishulli i Manit është një territor vetëqeverisës i cili ndodhet në Detin e Irlandës, mes ishullit të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Me mbi 84 mijë banorë, ishulli ka si kryetar shteti Mbretëreshën Elisabeth II, e cila mban titullin Lordi i Manit.