Një aksident zinxhir ka ndodhur sot pasdite në rrugën rajonale në fshatin Kallnik të Tetovës, fatmirësisht pa të lënduar.
Dëshmitari nga vendi i ngjarjes dhe i cili ka dërguar edhe fotografitë në redaksinë e TetovaSot, thekson se në aksident janë përfshirë katër automjete, mese tyre një taxi dhe një makinë e autoshkollës.
Policia ka dalë në vend ngjarje dhe ka hetuar shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin./TS
Një ngjarje e rëndë me pasojë vd*ekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Castelfiorentino.
Sipas mediave italiane, shqiptari 27-vjeçar ra nga lartësia e një ndërtese, teksa po kryente disa punime.
I riu po kryente disa punime hidroizoluese, së bashku me një të afërm dhe më pas ra nga një lartësi prej 10 metrash për shkak të dështimit të strukturës.
Mediat shkruajnë më tej se çatia u përfshi nga flakët, ndersa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për t`i shuar ato.
Në vendngjarje shkoi edhe një helikopter për të transportuar 27 vjeçarin shqiptar, por për fat të keq nuk mundi t’i vinte në ndihmë për jetën, pasi ndërroi jetë në vend.
Tr*upi i të ndjerit u transferua në Institutin Careggi të Mjekësisë Lig*jore.
Në një ope*racion anti dro*gë të zhvilluar nga policia e Tetovës, sot në rrje*tën e saj ka rënë edhe një koleg polic. Sipas të dhënave nga Alsat, aks*ioni policor kishte në qendër përdorues dhe shpërndarës të lëndëve nar*kotike, por gjatë këtij operacioni, një koleg i tyre ka ten*tuar arr*atisjen. Pas kapjes së tij, u vërtetua se polici posedonte lëndë nar*kotike.
Arr*estimi dhe shoqërimi i kolegut polic u bë në pikën e pagesës rrugore në Gostivar.
Ende nuk bëhen të ditura inicialet e policit që u kap me dro*gë dhe as sasia e lëndës nar*kotike.
Mësohet gjithashtu se disa shpërndarës të tjerë janë ka*pur në këtë operacion i zhvilluar gjatë orëve të pasdites. Ope*racioni vazhdon ende në këto momente dhe është arre*stuar një tjetër shpër*ndarës dr*oge.
Banorët e fshatit Shipkovicë të Malësisë së Sharrit disa ditë me radhë zgjohen me tri*shtim, duke parë va^rre të zbuluara dhe kuf*oma të copëtuara nëpër to nga një arushë që gjatë natës, hap varret për t`u ushqyer me kuf*omat.
“Dy kuf*oma i ka nxjerr prej va*rri dhe nga gjunjët e poshtë i ka ngrënë, njërën e ka nxjerrë prej va*rri dhe e ka gjuajt anash po këmbët ia ka ngrënë. Ne e va*rrosëm një djalë të ri, por të nesërmen kur shkuam kuf*oma ishte jashtë dhe këmbët nuk i kishte”.
“Po merreni me mend sa e trish*tueshme është kjo eg*ërsirë, llogariteni sa e trish*tueshme mund të jetë”.
“Bëjmë roje normal, duhet, deri sa vazhdon kështu duhet me bë”.
“Banorët e fshatit Shipkovicë thonë se jemi të obliguar të bëjmë edhe roje gjatë natës që të mos i prish sërish var*rezat apo të futet në fshat, ndërkohë po ashtu djegin goma të ndryshme dhe lyerje me vaj rreth varrezave që aroma e keqe e vajit ta largojë këtë egë*rsirë”.
Për rastin në fjalë është njoftuar edhe Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, nga ku për Alsat, thonë se, është njoftuar Ministria e Bujqësisë dhe pritet vendimi për masat e mëtejme.
Rasti është konfirmuar dhe është dokumentuar, por meqë për këto gjëra kompetente është Ministria e Bujqësisë, pritet përgjigjja të hënën dhe më pastaj do të merren edhe masat e nevojshme – njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Banorët e Shipkovicës thonë se kjo nuk është hera e parë që arushat zbresin në fshat duke shkaktuar dë*me nga më të ndryshmet.
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:20 minuta në autostradën Shtip-Veles ku ka pasur përp*lasje direkte mes një furgoni dhe autobusi.
Në momentin e fatke*qësisë në autobus kanë qenë 15 udhëtarë, të cilët kanë udhëtuar në drejtim të Shtipit. Të lënduar raportohet për 10 udhëtarë, ndrërsa i vd*ekur ka mbetur shoferi i furgonit.
Jo zyrtarisht mësohet se autobusi ka qenë me targa të Kratovës ndërsa ka qenë duke dërguar pushues në Bullgari.
Policia e Tetovës ka pri*vuar nga liria 38-vjeçarin me inicialet J.C. nga Tetova, për shkak të dyshimit se është autor i disa vjedhjeve. Ndalimi i tij u bë më 29 korrik, rreth orës 14.
Ai është mbajtur në Stacionin policor në Tetovë, ku punohet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa i janë konfiskuar materiale të vjedhura.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të pasojë kallëzimi adekuat./TetovaNews
Shpeshtohen su*lmet ndaj policëve në Gostivar, mbrëmë u regjistrua një rast tjetër
Gjatë periudhës së kaluar, në rajonin e Gostivarit, kanë qenë të shpeshta rastet e su*lmeve dhe fyerjeve ndaj policëve në detyrë. Rasti i fundit u regjistrua mbrëmë.
Siç informojnë nga SPB, rreth orës 1 e 20 minuta pasmesnate, u pri*vua nga liria 26-vjeçari me inicialet H.S, nga fshati Reçan i Gostivarit, i cili në magjistralen Kërçovë – Gostivar, në afërsi të guroreve, duke drejtuar automjetin “Opel zafira”, me targa të Gostivarit, i sul*moi punonjësit e policisë.
Personi u ndalua në Stacionin policor në Gostivar për procedurat e zbardhjes së plotë të rastit, pas së cilës kundër tij do të ngrihet padi adekuate./TetovaNews
Në datë 30 korrik 2019, në ora 15 e 30 minuta, në SPB-Shkup, është paraqitur rasti se në rrugën regjionale Shkup-Tetovë kishte ndodhur një aksident ku ishin përfshirë një makinë e tipit “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga personi me inicialet S.I. (56 vjeç) nga Kopanica dhe automjeti “Audi A4) me targa të Tetovës, e drejtuar nga S.I. (31 vjeç) nga Tetova.
Gjatë aksidentit dëmtime kanë pësuar bashkudhtarët që gjendeshin në “Volkswagen Golf” , 24 vjeçari H.I. dhe 21 vjeçari A.I. nga Kopanica dhe u dërguan në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku iu është dhënë ndihma mjekësore. Bashkëudhëtarja tjetër, që ndodhej në të njëjtën makinë, 56-vjeçarja F.I. nga Kopanica, me dëmtime të rënda është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shatatori”.
Grupi het*imor nga SPB-Shkup ka kryer het*imet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./TetovaNews
Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se mbrëmë rreth orës 22, në një aheng dasme të organizuar në oborrin e shtëpisë së personit 47 vjeçar me inicale B.D, në rrugën “172” në Reçicë të Vogël të Tetovës, me ar-më zjarri kanë përfunduar të pla-gosur dy persona, 27 vjeçari me iniciale A.B. nga Reçica e Vogël dhe 26 vjeçari me iniciale F.A nga Reçica e Madhe.
Dy të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Tetovës për trajtim. Pro-kurori dhe ekipe të SPB-së Tetovë kanë kryer he-tim dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Pas publikimit të lajmit të mbrëmshëm se midis të pla-gosurve është edhe djali i deputetit Xhevat Ademi, është konfirmuar se njëri nga dy të lënduarit ka qenë djali i tij.
Për tani nuk dihet se cili ka gjuajtur me ar-më, edhe pse po spekulohet se të rinjtë janë plagosur nga vetë dora e deputetit. Nga MPB-ja kanë thënë se sot do të merret mostra me para-fin dhe do të konfirmohet saktësisht se cili nga dasmorët ka gju-ajtur me ar-më./Alsat
Një automjet tip “Citroen” është përp-lasur nga treni sot në mëngjes në fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit (Shkup)
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur vik-tima, teksa shoferi i automjetit ka marrë vetëm disa dëm-time të lehta.
Paraprakisht dysh-ohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të kalojë mbi shinat e trentit, e nuk e ka vënë re trenin që po vinte.
Policia nuk ka dalë ende me detaje për aksidentin./TetovaNews
Aplikacioni WhatsApp ka pësuar shumë ndryshime që nga momenti që është krijuar. Deri më sot keni patur mundësinë e kufizuar për ta përdorur, por sipas një raporti nga WABetaInfo, duket se WhatsApp mund të zhvillojë një version të aplikacionit të tyre për tabletë.
Krijuesit e këtij aplikacioni kanë gjetur disa dëshmi që sugjerojnë se WhatsApp mund të punojë për të bërë shërbimin e tyre funksional për shumë platforma të ndryshme.
WhatsApp mund të përdoret në telefon dhe në PC, por versioni i PC kërkon që përdoruesit të kenë telefonat ngjitur, pasi kërkon patjetër një lidhje ‘wireless’.
Ndryshim i ri ka të bëjë me atë që përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin WhatsApp në pajisje të shumta në të njëjtën kohë pa pasur nevojë që telefonat e tyre të jenë afër, duke e shndërruar atë në një aplikacion të vërtetë multi-funksional, ngjashëm me Messenger, Slack, Discord.
Një çantë me rreth 75,000 euro u gjet nga një pushues para Hotel Kosuta në rajonin Tuzla të Bosnjës, dhe meqë lajmi u bë i ditur, mund ta merrni me mend se ato iu kthyen pronarit!
Ky lajm u konfirmua nga menaxheri dhe pronari i hotelit, i cili tha se vetëm një njeri i ndershëm mund të kishte bërë një veprim të tillë.
“Pronari i çantës është një njeri që jeton dhe punon jashtë Bosnjës. Para hotelit, ai parkoi një makinë dhe shkoi diku për të bërë pazar. Çanta me para i ka rënë nga makina, pa e kuptuar ai fare.
Disa orë pasi u gjet çanta, pronari i çantës mbërriti në hotel dhe falënderoi nikoqirët e ndershëm.
Orient Express, Ghan, Pride of Africa, janë disa prej trenave historikë që përshkojnë kontinente, duke përkëdhelur pasagjerët me lukse dhe rehati prej hotelesh me pesë yje. Ndonjëri është ende në shërbim, ndërkohë që të tjerë “kanë dalë në pension”, të parakaluar prej avionëve të shpejtë
Ka qenë një kohë midis Revolucionit të Dytë Industrial dhe Luftës së Parë Botërore, ku trenat përfaqësonin majën e teknologjisë perëndimore. Para se aeroplanët të përshkonin qiejt dhe shumë kohë përpara se linjat ajrore me kosto të ulët të bënin udhëtimin ajror vërtetë të përballueshëm për të gjithë, e vetmja mënyrë për të udhëtuar me shpejtësi ishte të merrje një tren. Vagonat hekurudhore që duhej të kalonin kontinente të tëra nuk ishin të projektuara për të nxënë sa më shumë pasagjerë në hapësirën më të vogël, por për të ofruar një përvojë të kënaqshme për disa të pasur, që mund të përballonin këto udhëtime të shtrenjta.
Trenat ishin si anijet transatlantike që në vend të udhëtimit nëpër dete, përshkonin të gjitha hapësirat e mëdha të Azisë, Amerikës, por edhe të Evropës dhe Australisë, duke transportuar udhëtarët e tyre si në një flluskë, pothuajse pa kontakt me botën ku udhëtonin – nëse nuk donin – dhe pastaj i “zbrisnin” butësisht në anën tjetër të udhëtimit të gjatë.
Sot kjo mënyrë udhëtimi është zhdukur prej aeroplanit, i cili jo rastësisht ka dekretuar vdekjen e transatlantikut si një mjet lëvizjeje: megjithatë, mbijetojnë rrugë dhe trena të veçantë që ju lejojnë të rishikoni të paktën njëfarë reflektimi të shkëlqimit të së kaluarës. Le të shohim së bashku trenat më të famshëm të pesë kontinenteve që mundësonin, dhe në disa raste mundësojnë ende, udhëtimin me këtë mjet fantastik.
ORIENT EXPRESS
I pari i më të famshmëve të trenave, u nis nga stacioni në Paris në 4 tetor 1883 për në Stamboll. Në bord ishin 30 të ftuar, të zgjedhur për udhëtimin e parë nga Georges Nagelmackers, themeluesi i kompanisë UAGONS-Lits. Bir i bankierëve belgë, ai u impresionua në Shtetet e Bashkuara nga Pullmanët e famshëm, 15 vjet më parë. Në fund ia kish dalë që të transferonte në Evropë intuitën, për të bërë njerëzit të udhëtojnë në luks të plotë: “Peshqirët dritë të pastër, dhe shamitë e palosura në mënyrë artistike dhe bashkë me pajisjet prej somelieri, gotat që shkëlqejnë, rubin dhe vera më e mirë, kana kristali dhe kapsula të argjendta e shishe shampanje, çdo gjë është verbuese”, shkruante Henri Opper i Blovitz, një nga gazetarët më të njohur të kohës. Por Orient Express i 4 tetorit, 1883 u ndal në Bukuresht, sepse hekurudha në Serbi dhe Bullgari nuk ishte ende e përfunduar: për të arritur në Stamboll ishte e nevojshme që të kalohej nga Deti i Zi, të hipnin në një avullore dhe kështu të arrinin në destinacion.
Vetëm në 1888 u përfunduan binarët e fundit, duke lejuar Orient Express që të mbulonte përafërsisht 3 mijë kilometra të udhëtimit në një kohë, për atë kohë të pabesueshme, prej 68 orësh. Pas Luftës së Madhe rruga u devijua për të shmangur Gjermaninë: treni kaloi nëpër Sempione dhe Itali, duke prekur Milanon dhe Venecian. Në vitin 1929, treni ngeci për pesë ditë në një stacion të vogël turk për shkak të një stuhie dëbore: në vitin 1934, ky fakt frymëzoi Agatha Cristhie për të shkruar një nga tregimet më të famshme të saj, Vrasje në Orient Express. Në realitet, një vrasje ka ndodhur me të vërtetë. Në vitin 1935 drejtori i shkollës së modës të Bukureshtit, Maria Farcasanu, u grabit dhe u hodh nga treni në Austri.
Vrasësi, një farë Karl Strassar, u identifikua falë një stoli argjendi të vjedhur që i përkiste të ndjerit dhe që po ia shiste një gruaje zvicerane. Gjatë Luftës së Ftohtë Orient Express ishte një nga lidhjet e pakta midis Lindjes dhe Perëndimit dhe ishte sërish, skenë e një vdekjeje misterioze në vitin 1950, kur atasheu amerikan në Bukuresht, Eugene Simon Karpe, vdiq duke rënë nga treni, tek po përshkonte një tunel pranë Salzburgut. Episodi i dha Ian Fleming frymëzim për romanin “Nga Rusia me dashuri” për serinë e James Bond, që më pas u bë edhe film. Në vitet 60-70 konkurrenca e aeroplanit nxorri jashtë loje Orient Express: e fundit linjë direkte Paris-Stamboll u nis në vitin 1977 pa shërbimin e restorantit. Ky shërbim u rifillua në vitin 1982 me emrin Venecia-Simplon Orient Express dhe lidh Londrën me Venecian.
TRANSIBERIANA
“Vallëzimi mbi sedilje / një shami e bardhë / treni me erën e fortë / fluturon drejt Lindjes”: thotë një këngë nga vitet 1920 që përshkruan lamtumirën në stacionin e Moskës të një dashnori, i cili merr trenin Trans Siberian për të shkuar në pjesën tjetër të vendit, 9,228 km larg: kaq shumë kilometra që ndajnë Moskën dhe Vladivostokun, fundin e asaj që konsiderohet hekurudha më e gjatë në botë. Edhe sot ajo kërkon nëntë ditë udhëtim për të mbuluar të gjithën, duke kaluar shtatë zona kohore: një rekord për udhëtimet në kontinent. Para se të ndërtohej, megjithatë, mund të duheshin tre deri në katër muaj për të udhëtuar nga Moska në Pekin. Kjo vepër e madhe u fillua në vitin 1891 kur trashëgimtari i fronit rus Nicola zyrtarisht përuroi punimet në Vladivostok, gjatë udhëtimit të tij në mbarë botën.
Punimet u përmbyllën në vetëm 10 vjet, me një mesatare prej rreth 740 km në vit (më shumë se dy në ditë!), Megjithëse duhet të thuhet se inxhinierët rusë ishin duke ecur njëkohësisht nga të dy terminalet. Deri në 90,000 burra u punësuan në të njëjtën kohë për ndërtimin, shumica e tyre të dënuar: për shkak të kushteve të tmerrshme të punës, shumë humbën jetën. Momentet kyçe të ndërtimit ishin ndërtimi i urave të mëdha që anashkalojnë lumenjtë e Siberisë, si Ob, Lena dhe Amur. Në vitet e hershme linja nuk ishte në të vërtetë e vazhdueshme: binarët u ndërprenë pas qytetit Siberian të Irkutskut (5,152 km nga Moska, gati dhjetë herë distanca midis Romës dhe Milanos) në brigjet e liqenit të madh Baikal, në zemër të Siberisë. Vagonët ngarkoheshin në dy akullthyes (Bajkal dhe Angara), të cilat i transportonin në anën tjetër të liqenit në katër orë, ku udhëtimi rifillonte.
Vetëm në vitin 1905 u bë bashkimi i hekurudhave që vazhdonte rreth brigjeve jugore të liqenit dhe rruga mund të përshkohej tërësisht me tren. Më 17 mars 1938, në një tren Trans-Siberian, lindi pranë Irkutskut Rudolf Nureyev, ndoshta balerini më i madh i të gjitha kohërave. Babai i tij, me prejardhje Tartar, ishte duke shërbyer në Ushtrinë e Kuqe si komisar politik në Vladivostok.
Nëna Farida zgjodhi të bashkohej me vajzat e tjera, por dhimbjet e kapën befas pranë kryeqytetit të Siberisë. Hekurudha ka luajtur një rol strategjik në shumë raste, duke transformuar fytyrën e një kontinenti të tërë, të paktën katër milionë fshatarë kanë lëvizur në lindje, të tërhequr nga mirazh e tokës, ndërsa trenat që i transportonin drejt lindjes ndërroheshin në të vetmin shërbim hekurudhor (linja mbeti me një rrugë të vetme deri pas Luftës së Dytë Botërore dhe disa pjesë janë ende) me trena mallrash që transportonin grurë siberianë për në Rusi.
CALIFORNIA ZEPHIR
Shtetet e Bashkuara janë vendi i vërtetë i hekurudhave, që ishte mënyra më e mirë për të kaluar Amerikën e pafundme Veriore. Linja e parë transkontinentale u përfundua në fillim të vitit 1869 pas Luftës së Ndarjes dhe përfaqësoi një stimul të fuqishëm për rritjen e vendit. Për një kohë të gjatë, shpirti pionier vazhdonte të qëndronte në një nga trenat më të famshëm të Amerikës, Zephir në Kaliforni, që lidhte përditë Çikagon me San Franciskon: 3,900 kilometra në 51 orë, një nga rrugët më të gjata në botë. Treni filloi shërbimin më 20 mars 1949. Në udhëtimin e parë, stjuardesat në bord, të quajtura Zephirettes, ofruan një orkide havai për të gjitha zonjat. Fillimisht ishin gjashtë, nga dhjetë vagonë secili. Nga këto, pesë ishin “Vista Dome” e famshme, e pajisur me një observator të madh me xham të mbuluar nga të cilat udhëtarët mund të shihnin në të gjitha drejtimet. Ashtu si të gjitha trenat me distancë të largët, Kalifornia Zephir origjinal gjithashtu nuk konkurroi dot me avionin dhe ndali shërbimin në vitet 1960.
GHAN (AFGHAN EXPRESS)
Është një tren që kalon gjithë Australinë nga jugu në veri, nga Adelaide (në bregun jugor të kontinentit) deri në Darvin në bregun verior. Gjurmët mbulojnë gati 3 mijë kilometra, dhe binarët filluan të vendosen në vitin 1878. Linja u shtri ngadalë në shkretëtirë për në Alice Springs në vitin 1929, në qendrën gjeografike të Australisë, 1,200 kilometra nga oqeani më i afërt: vagoni i parë arriti në 4 gusht të atij viti. Ghan është një formë e shkurtuar e emrit origjinal “Afgan Express”, i quajtur për nder të pronarëve të deveve që vinin këtu nga Afganistani për të përfunduar fazën e fundit, përpara se hekurudha të mbaronte. Ata thirreshin kolektivisht afganë, pastaj u shkurtua në Ganët. Legjenda thotë se një nga udhëtarët e tij të parë ishte pikërisht një nga këta afganë, që duke qenë mysliman, u hodh jashtë trenit për lutjet e tij të mbrëmjes në Mekë. Dikush bëri ironi që, duke qenë se ishte njeriu i vetëm si pasagjer, treni meritonte emrin e Afghan Express dhe prej atij momenti pseudonimi i mbeti.
Gjurma fillestare ndalej në Alice Springs. Paradoksalisht ky rrugëtim, duke qenë në mes të shkretëtirës, ishte i ekspozuar ndaj përmbytjeve të shpeshta e të fuqishme, gjë që e bënte trenin të goditshëm. Në 1980 linja u zhvendos pjesërisht që të shmangeshin problemet dhe në 2001 rinisi ndërtimi i pjesës jugore e deri në qytetin e Darvinit, në veri. Trenat sot janë të gjatë 686 metra (më shumë se 6 fusha futbolli) por mund të kenë deri 149 vagonë e të arrijnë 1200 metra. E pësrshkojnë gjithë kontinentin në 48 orë. Sot Ghan është i vetmi tren që ka edhe makina lojërash fati, një detaj që mund të shpjegojë suksesin e tij.
KRENARIA E AFRIKES
Ai që është konsideruar si një nga trenat më luksozë në botë udhëton në Afrikën e Jugut. Eshtë Krenaria e Afrikës e Rovos Rail, që fillon nga Kejp Taun dhe takon qendrat më të rëndësishme të rajonit, të tilla si Durban, Pretoria dhe Johanesburg, duke shkuar, një herë në vit, deri në Tanzani. Mbart një maksimum prej 72 pasagjerësh të vendosur në 36 suita, të mobiluara në stilin klasik. Vagonat datojnë në vitet njëzetë dhe tridhjetë, dhe tërhiqen, në rrethana të veçanta, nga një lokomotivë origjinale me avull. Treni është i pajisur me një vagon-sallon (dritaret gjigande të të cilit mund të hapen për të lejuar pasagjerët të udhëtojnë në ajër të hapur) dhe një ose dy vagona restorant me dritare panoramike, të cilat janë të nevojshme për veshje mbrëmje për darkë e qirinjve. Duhanpirësit kanë një vagon të tërë të pajisur me klub.
Suitat janë të mobiluara plotësisht me mobilje prej druri dhe dekorime origjinale, ato ofrojnë luks të jashtëzakonshëm, të krahasueshëm me hotelet më të mira: dhomat e mëdha, Royal Suite, zënë secila gjysmë vagoni dhe përfshijnë ndër të tjera një banjo me vaskë dhe dush të veçantë. (Airone – Bota.al)
Biblioteka e Kongresit amerikan përmban koleksionin më të pasur në botë jashtë trojeve shqiptare me letra shqipe dhe mbi Shqipërinë.
Ky katalog me afro 30 mijë tituj, ndër të cilët libra, gazeta, pamflete e afishe, pasurohet çdo vit me 400-500 objekte të reja. Kohët e fundit biblioteka siguroi një kopje të numrit të parë të Taraboshit, gazetës së parë të përditshme të botuar në shqip brenda trojeve shqiptare.
Çfarë vendi mban Taraboshi në katalogun e letrave shqiptare? Përse interesohet Biblioteka e Kongresit për historikun e gazetarisë shqiptare? Si i zgjedh ky institucion objektet që përfshin në arkivin e tij? Gazetarja e Zërit të Amerikës, Ardita Dunellari ishte në Bibliotekën e Kongresit për të mësuar përgjigjet e këtyre pyetjeve.
Drejtori i Sektorit për Evropën në Bibliotekën e Kongresit shprehet entuziast për titullin e ri që iu shtua kohët e fundit katalogut të letrave evropiane:
“Gazeta dëshmon rrënjët. Kur ke dokumente të tilla fillestare të ndezin kuriozitet më të madh për të mësuar më shumë për atë periudhë”.
Biblioteka e Kongresit Amerikan ka në katalogun e saj disa nga gazetat më të hershme në shqip, nisma të komuniteteve emigrante, mes tyre edhe komunitetit shqiptaro-amerikan:
“Këtu në Shtetet e Bashkuara, Bostoni kishte një ndër gazetat më të hershme në shqip”. “Gazeta Kombi në Boston filloi në vitin 1906”.
Disa nga numrat e parë të këtyre gazetave ruhen në mikrofilm në arkivat e bibliotekës, dëshmi e fillesave të gazetarisë shqiptare në troje të huaja. Ato janë të hershme, por nuk botoheshin rregullisht dhe jo çdo ditë.
“Taraboshi është gazeta e parë e përditshme shqiptare, e botuar brenda Shqipërisë. Kopja që kemi doli më 26 shtator 1913”.
Botuar në Shkodër dhe pagëzuar me emrin e malit që shtrihet në këmbët e Liqenit të Shkodrës, Taraboshi ishte më tepër se një gazetë lokale e përditshme. Ajo ishte dëshmitare e kohërave të mbarsura me ndryshime historike. Në numrin e parë publicisti parashtron misionin e gazetës:
“Gazeta hapet në faqe të parë me një vështrim të përgjithshëm mbi ngjarjet në Shqipëri. Flet për grupime që ndoshta nuk janë krejt dashamirëse ndaj Taraboshit. Flet për ata që e kanë përqafuar pavarësinë e Shqipërisë. Por edhe për të tjerë jashtë Shqipërisë, si për shembull serbët, që nuk e duan ekzistencën e Shqipërisë. Faqja e parë u bën thirrje lexuesve të mos shpërqëndrohen duke u marrë me konfliktet e brendshme mes grupimeve brenda Shqipërisë. ‘Ndoshta nuk jemi dakord me qëndrimet e njëri-tjetrit, por të gjithë i duam të mirën Shqipërisë’”.
“Interesante është se artikulli që hap gazetën vazhdon në faqen e dytë në italisht. Në fund të faqes së parë ka një artikull për serbët dhe të këqiat që ata kanë bërë”.
Zoti Harris shpjegon se ky është një dokumt me rëndësi për pasurimin e katalogut të letrave shqipe:
“Mund të lexosh në libër diçka që ka shkruar një autor për këtë gazetë. Por është krejt ndryshe kur sheh me sytë e tu dokumentin origjinal. Kushdo që bën studime për këtë periudhë do të shohë dokumentet origjinale dhe prej aty frymëzohet për të kërkuar në pista të tjera”.
Ai shpjegon se biblioteka është vazhdimisht në kërkim të materialeve me vlerë akademike e kërkimore nga trojet shqiptare dhe për Shqipërinë e vende të tjera të Ballkanit. Procesi i identifikimit të materialeve që meritojnë të përfshihen në arkivat e bibliotekës është rigoroz, bazuar në standarde të larta dhe shoqërohet me një kosto të konsiderueshme.
“Na vijnë njerëz nga vende të tjera për të studiuar për vendin e tyre, pasi këtu gjen materiale që ndoshta nuk i gjejnë dot në vendin e tyre”.
Për të përmbushur këtë mision gjatë vitit të fundit fiskal Bibliotekës së Kongresit iu akordua një fond prej afro 700 milionë dollarësh. Por vlera e këtij institucioni mbetet e pallogarithshme si për Kongresin, për amerikanët, por edhe për mbarë njerëzimin.
Nicki Minaj ka marrë një hap të rëndësishëm në jetën e saj sentimentale. Reperja dhe i dashuri i saj Kenneth Petty janë gati që të jetojnë bashkë si një cift i martuar dhe pse jo të bëhen prindër.
Burime pranë TMZ kanë konfirmuar se Nicki dhe Kenneth udhëtuan drejt Los Anxhelos të hënën për tu martuar. Dështimtarët thonë se cifti dëshironte ta mbante këtë gjë private. Nuk dihet ende se kur do mbahet ceremonia e dasmës dhe nëse do e bëjnë publike.
Të gjithë janë habitur nga këto lajme të reja pasi në qershor, Nicki tha në shfaqjen e saj “Queen Radio” se ishte martuar. Nicki dhe Kenneth nisën lidhjen e tyre të dashurisë vitin e kaluar dhe gjërat avancuan shpejt.
Kjo do të jetë dasma e parë e reperes Nicki Minaj, e cila është gati për një fazë tjetër në jetë. Këngëtarja është shprehur se ka ardhur koha që të bëhet nënë, kështu që së shpejti mund të dëgjojmë të reja të tjera.
Të paktën dy persona mësohet se kanë mbetur të plagosur me ar-më zjarri, gjatë festimit të një ahengu familjar.
Sipas burimeve të Gazetës Express Maqedoni, njëri nga të plag-osurit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po luf-ton për jetë.
Një nga të pla-gosurit, jozyrtarisht mësohet të jetë djali i deputetit Xhevat Ademi, megjithatë, ende nuk ka informacione zyrtare nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës.
Gazeta Express do të ju mbajë të informuar në lidhje me të rejat e fundit nga kjo ngjarje.
Reagojnë familjarët: Xhevat Ademi nuk e ka plagosur djalin, është plagosur nga plumb rikoshet
Familjarët e deputetit Xhevat Ademi demantojne informacionin se ai ka pla-gosur djalin e vet me ar-më zjarri. Ne një deklaratë për Gazetën Lajm ata konfirmojne se djali i deputetit Ademi është plag-osur sonte, por thonë se rasti ka ndodhur ndryshe.
“Behet fjalë për plu-mb rikoshet (qe është kthyer) në një dasëm”, sqarojnë familjarët. Ata njoftojne se gjendja e dy të pla-gosurve eshte e mirë dhe stabile.
“Njeri është në spitalin e Tetovës, e tjetri në Shkup”, kanë njoftuar ata.
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Qafë Thanë. Raportohet se dy automjete janë për-plasur me njëra-tjetrën, duke sjellë shkat-ërrimin pothuajse plotësisht të njërës prej tyre.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer het-imet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Arif Asani do të jetë zv.drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare. Emri i Asanit kaloi sot në Qeveri, ndërkohë që puna e tij zyrtarisht fillon më 1 shtator, me mandatin e vetë Agjencisë për Siguri Kombëtare. Emri i Asanit është propozuar nga drejtori i ri i ASK-së Viktor Dimovski. Në këtë periudhë, Asani ka mbajtur të njëjtën pozitë, aktualisht udhëheq DSK-në në transformim, punonjësit e të cilës kanë nisur fazën e bartjes në Agjencinë e re, me kushte të shumta vetting-u.
Dy komisionet e formuara në përputhje me ligjin për ASK-në, ai për hartimin e akteve normative dhe ai për përzgjedhjen e të punësuarve, diktuan një sërë kushtesh; që të punësuarit në ASK të mos jenë në bashkësi martesore ose jashtëmartesore me punonjës në DSK, me të afërm familjar deri në brezin e dytë, me të afërm familjar krushqi deri në brezin e parë dhe të mos ketë interes financiar me punonjës të DSK-së së deridjeshme. ASK-ja e re nisi veprimtarinë e bartjes, me kritika për shkak të nisjes së procesit tranzitor pa kaluar më parë aktin e sistematizimit në qeveri. Ndërkaq, siç mëson ALSAT, ende kriteri bazë për verifikimet e sigurisë mbetet pezull. I vetmi institucion që i bën këto verifikime sigurie është vetë DSK-ja e deridjeshme, ndërkohë që një gjë e tillë nxit mëdyshje për vërtetësinë e punonjësve që do të kalojnë filtrat në përzgjedhjen finale.
Nga ana tjetër, çështja e dyshtetësisë, e lidhjes partiake dhe biznesore etj., mbeten kritere bazë për punësimin në agjencinë e re. Punonjësit kanë nënshkruar akte pajtimi me të cilat pajtohen t’i nënshtrohen edhe poligrafit, por edhe një sërë verifikimesh, si nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, Policia Financiare, Drejtoria e Zbulimit Financiar dhe Financimit të Terrorizmit, Kundërzbulimi Ushtarak, Agjencia e Inteligjencës etj. Procesi pritet të marrë më shumë kohë se sa duhet, edhe pse data 1 shtator është shpallur si data e nisjes zyrtare me punë të kësaj Agjencie. Nga përzgjedhja, nga mbi 650 të punësuar, pritet që shifra finale të jetë diku 350. Në Qeveri, një javë më parë kaloi përfundimisht edhe lokacioni i ri i Agjencisë, ish ambientet e Makedonija Tabak, në Kisella-Vodë, dhe transferimi do të ndodh në vitin 2020.
Pushteti dhe opozita përpiqen të gjejnë gjuhë të përbashkët për ligjin për regjistrimin e popullsisë. Pas një takimi më shumë se dy orë, mes deputetit të VMRO-DPMNE-s, Ilija Dimovski me ministrin e shoqërisë informatike Damjan Mançevski dhe drejtorin e Entit shtetëror për statistika Apostol Simovski, përfaqësuesit e pushtetit thonë se janë të gatshëm të ndërhyjnë në propozim ligj, me qëllim që ai të miratohet deri në fillim të shtatorit. Drejtori Simovski tha se një pjesë të vërejtjeve të VMRO-DPMNE-së mund të përfshihen në ligj, ndërsa për pjesën tjetër do të takohen sërish pas dhjetë ditëve.
Jemi të gatshëm që të vendosim një pjesë të metodologjisë në ligj, si është kategoria e popullsisë rezidente apo të popullsisë së përgjithshme, kategori të cilën të gjithë e interpretojnë në mënyra të ndryshme, t’i vendosim në ligj dokumentet me të cilat do të mblidhen të dhëna, si dhe disa elemente tjera që do ti definojmë të gjitha termat që janë përfshirë në këtë ligj- deklaroi Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistike.
Nga VMRO-ja thonë se mund të lëshojnë pe nga qëndrimi i tyre që regjistrimi të realizohet në vitin 2021 por kjo do të varet nga siç thonë cilësia e ligjit dhe pranimi i kërkesave të tyre.
Vlerësojmë se më mirë është që regjistrimin ta kemi të përgatitur dhe ai të realizohet në vitin 2021, por nëse sigurojmë garanci në bazë të teksteve ligjore dhe nga institucionet që duhet ta zbatojnë regjistrimin, por gjithsesi zbatuesi nuk mund të jetë vetëm drejtori por edhe institucione të tjera që do të kenë element të pavarshmërisë në vete. Jemi të gatshëm të bisedojmë edhe për opsionin që regjistrimi të mbahet në vitin 2020 por gjithçka varet se çfarë ligji dhe çfarë koncepti do të ofrohet- tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE.
https://www.youtube.com/watch?v=5a8VrU1p5MQ
Nga LSDM i bënë thirrje VMRO-DPMNE-së që të mos vazhdojë bllokimin e procesit të regjistrimit, pasi sipas pushtetit regjistrimi nuk është proces politik por statistikor.
Pse mendoj se të gjitha këto procedura nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk janë asgjë tjetër përveç dyftyrësisë dhe përpjekjes për të futur kalkulime politike në realizimin e operacionit statistikor siç është regjistrimi e them këtë se që në dhjetor të vitit të kaluar u publikua në “ENER” ligji për regjistrimin e popullsisë. Në atë periudhë deri VMRO-DPMNE nuk kishte asnjë vërejtje, tani kur hyri në procedurë të Kuvendit menjëherë u paraqitën paqartësi dhe dilema- pohoi Kostandin Kostadinov, LSDM.
Përveç atre që u thanë më lartë, deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE tha se do të propozojnë që të formohen grupe kolektive të mbështetura nga Kuvendi me shumicë maksimale të mundshme. Po ashtu që regjistrimi i popullsisë të bëhet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën e personit që do regjistrohet. Takimi i radhës mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës do të jetë pas 10 ditësh me konkluzione dhe në bazë të atyre opozita do të vendos nëse do të mbështesë propozimin ligjin për regjistrimin e popullsisë.