Ballina Blog Faqe 571

Flet babai i El Chekës: “Erolld Musliu na njeh, por Sheqerimi s’i ka bombat prej tij” (Video)

Miqtë dhe përkrahësit e të birit të Mustafa Ahmetit, janë mbledh në njërën prej kafeterive skaj rektoratit në Tetovë, para se të nisen për protestën e paralajmëruar në mesditë, kundër siç thonë, Ali Ahmetit dhe Klanit të Zajazit.

Mustafa po rrin në krye vendi sepse i biri, Sheqerimi, që të gjithë e njohin si El Cheka, tash e sa javë përmes rrjeteve sociale po nxjerr përgjime të bisedave të Ali Ahmetit me vartësit e tij, për punë private por edhe të shtetit.

Baba i El Chekës, rrëfen për TV21 se mbrëmë ka ardh nga Shqipëria në Maqedoni për të treguar se s’ka asgjë personale mes El Chekës dhe kryetarit të BDI-së!

“E ke parasysh, në qoftë se është personale, Unë e kisha zgjidh problemin! Nuk është personale.

-Po thoni se s’është personale mes Sheqerimit dhe Ali Ahmetit?

“Jo, jo! Nuk ka personale! S’kemi ne asnjë gjë personale me askend o vëlla! Këto janë probleme gjithëkombëtare shqiptare”, thotë për TV21 i ati i El Chekës.

Kur pyetet se cila është e vërteta e Sheqerimit rreth publikimit të përgjimeve, Mustafa Ahmeti shpjegon motivin e të birit kështu:

“E vërteta e Sheqerimit…e vërteta e Sheqerimit, qëllimi jonë është të dekonspirojmë çdo shërbim të nëntokës që kanë vepruar me këto njerëz që sot janë instaluar-nëpërmjet LPK-së së dikurshme-janë instaluar brenda sistemit!”, rrëfen Mustafa për qëllimin e të birit që e bënë edhe të vetin njëkohësisht.

Me të birin shpjegon se fol por, më rrallë prej se ka nisur t’i publikojë përgjimet e bisedave telefonike ku protagonistë kryesor dëgjohen Ali Ahmetit me Musa Xhaferrin.

Mustafa Ahmeti rrëfen për TV21 se përgjimet që i ka i biri El Cheka, janë të njëjtat që i publikonte më 2015 Zoran Zaev, e që ia dorëzoj Katica Janevës prokurores speciale.

Por, këmbëngul se bombat nuk i kanë ra në dorë djalit të tij nga shefi i Shwrbimit tw Intelingjencws Erold Musliu, të cilin e ka bashkëfshatar në Tuhin të Kërçovës.

“…një katund, e pamundshme mos me u njoh secili mes vet!

“Ne me ato njerëz, me të atin e tij, kurrë nuk kemi pas marrëdhënie të mira! Baba i vet, Mehmet Musliu, me Rexhep Musliun, të atin që ka qenë kryetar i KOmitetit Qendror në ish sistemin Jugosllav. Një njëri që atëherë, s’e di a ju kujtohetnë vitet 85 e mbrapa që thoshte shqiptarët po përgatiten për Rezistencë kundër Jugosllavisë së atëhershme”, u shpreh Mustafa Ahmeti, babai i Sheqerim Ahmetit “El Cheka”.

“Erolld Musliu është njeri i shërbimeve shumë të hershme. Ka qenë edhe në kohën e Sasho Mijallkovit! Ne kemi të dhëna, e ke parasysh? Ky ka qenë ekzekutues edhe i shumë takimeve me këtë Grupin e Kumanovës, nëse don ta dish”, tha Mustafa Ahmeti, babai i Sheqerim Ahmetit “El Cheka”

-Po thoni se ka qenë i përfshirë në rastin e Kumanovës!

-Po edhe ka pas takime!

-Erolldi po thoni?

-Erolldi po, po!

Mustafa Ahmeti rrëfen se i biri Sheqerimi ka dy vjet që është shpërngul në Amerikë, ndërsa përgjimet thotë t’i kenë rënë në dorë pasi ka shkuar atje.

Kurse, për kërcënimet dhe telashet me partitë politike, pak flet, por në përgjithesi, baba i El Chekës, thotë se nuk i beson askujt, as pushtetit dhe as opozitës shqiptare.

“Telashet vazhdojnë! Telashet vazhdojnë…unë kam qenë 8 vjet i larguar nga këtu. Megjithëse me vendime të gjykatës. Me skenar të përgatitur në vitin 2010. 12 gusht të vitit 2010.

– Po por, pas publikimeve a po keni telashe! A ju ka thirrë dikush nga politika, ose kushdo për t’ju kërcënuar apo çkado?

-PO! Në fakt, kanë kërkuar takime, por me përgjegjës të partive politike nuk kam pranu.

-Kush u ka kërkuar takim?

-Disa parti kanë kërkuar të takohemi! Edhe në Shqipëri kanë ardh, edhe këtej. Unë në fakt u jam shmangur partive politike, sepse ky problemi i partive politike e njoh unë! Ne jemi vetëdijësuar. Partitë politike u intereson që të futet prapë në atë sistem.

-Mirëpo, pati parti politike që ju ka përkrah sot në protestë?

-Dëgjo, unë them se opozita shqiptare është e ngordhur! është e ngordhur. E vdekur. Le të thotë kushdo çkado!

https://www.youtube.com/watch?v=uFgnW9gLLMA

Aksion i policisë së Grupçinit në aksin Zhelinë-Pallaticë

Më datë 23 qershor 2019, rreth orës 23.00, duke kryer kontroll në trafikun rrugor në rrugën regjionale Zhelinë-Pallaticë, pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, Njësia
policore-Grupçin, kanë ndaluar veturën “Golf” me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 19-vjeçari M.Sh. nga fshati Shemshovë.

Gjatë kontrollit të kryer në veturë kanë qëndruar dy persona edhe atë 27-vjeçari A.B. dhe 42-vjeçari Xh.V., të dy nga Republika e Shqipërisë dhe të njëjtit nuk kanë pasur të regulluar qëndrimin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Dy personat janë arres”tuar në Njësinë policore Grupçin, prej ku edhe janë dorëzuar në Stacionin policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

https://www.youtube.com/watch?v=uFgnW9gLLMA

https://www.youtube.com/watch?v=C4Hv3oa2gPE

https://www.youtube.com/watch?v=SVsds1jxIqw

Tetovë, sanksionohen 27 shoferë të cilët vozisnin nën ndikimin e …

Policia në Tetovë, gjatë fundjavës në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 04:00, ndërmori aksion kontrollues për zbulimin e shoferëve të cilët vozisin nën ndikimin e alko*olit.

Është konstatuar se nën ndikimin e alko*olit ishin 27 persona të cilët në mënyrë këshilluese janë sanksionuar, ndërsa të njëjtëve përkohësisht iu është marrë patenta e shoferit.

Nga MPB thonë janë zbuluar edhe 36 shkelje tjera të rregullave në komunikacion, ndaj të cilëve është dhënë vërejtje./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_uxGgc7dBh4

https://www.youtube.com/watch?v=uFgnW9gLLMA

Aksident i rëndë rrugës Radushë – Tetovë (FOTO)

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur rrugës së vjetër Radushë – Tetovë ku një veturë është rro.kullisur duke shk.aktuar dë.me materiale.

Sipas informacioneve të para nuk ka të lë.nduar por presim konfirmime për këtë rast të zb.ardhet, policia është rrugës për të he.tuar rastin e plotë.

Ja a.peli i banorëve të Radushës:

”Rugës Radushë-Tetovë

Apelojmë tek të gjithë bashkëfshatarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes ! Ule shpejtësinë shpëto jetën tënde!”

Nipi i Enver Hoxhës surprizon bashkëshorten, 14 mijë euro dhuratë (Foto)

“Cartier” prej kohësh është një prej aksesorëve luks më të pëlqyer nga njerëzit, por me një shifër jo mjaft të përballueshme për të gjithë.

Në mesin e personazheve që disponojnë një “Cartier” ka hyrë së fundmi edhe këngëtarja Rezarta Shkurta.

Këtë gjë e ka lënë të kuptohet vetë ajo, pasi me një Instastory tregon se ka marrë dhuratë nga bashkëshorti i saj Ermal Hoxha, një byzylyk me vlerë 10 mijë euro dhe një unazë 3500 euro.

Fundja diamantet janë shokët e ngushtë të një femre e si mund të mos jenë të Rezartës, gruas së nipit të ish diktatorit Enver Hoxha.

Ka ndërruar jetë kumanovari i njohur (FOTO)

Ka ndërruar jetë Xhelal Toplana nga Lagja e Trimave, Kumanovë.

Ai ka qenë aktivist i çështjes kombëtare. Ku organizoheshin protesta kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve, ai ishte i pari i protestave.

“Të qoftë i lehtë dheu Xhelal. Kumanova stë harron kurrë”, ka shkruar një bashkëveprimtar i tij, i tronditur nga vdekja e Xhelal Toplanës.

Policia nuk lejon që protestuesit t’i afrohen selisë së BDI-së (VIDEO)

Pas publikimit të bisedave të përgjuara nga “El Cheka”, dhjetra persona prot*estuan në Tetovë kundër drejtuesve të BDI-së. Pro*testuesit të cilët nga Universiteti i Tetovës u nisën drejt selisë së BDI-së në Reçicë u pen*guan nga kor*doni policor që kishte bll*okuar rrugën.

Njëri nga organizatorët e prot*estës, Blerim Ahmedi, vëllai i El Chekës tha se nëpërmjet këtyre prot*estave kërkojnë përgjegjësi nga krerët e BDI-së dhe LSDM-së si dhe he*tim ndërkombëtar për proceset gjy*qësore.

Mos besimi ynë ndaj institucioneve na detyroi që të marrim këtë hap, duke prot*estuar dhe kërkuar het*im ndërkombëtar për këto institucione. Po ashtu të japin përgjegjësi dhe krerët e BDI dhe LSDM që veprojnë kundër Li*gjit, duke ua mohuar çdo të drejtë shqiptarëve. Zëri ynë i bashkuar do të vazhdojë, dhe nuk do të ndalet derisa drejtësia të shkoj në vend”- theksoi Blerim Ahmedi

Prot*esta u përkrah edhe nga Shoqata “Atdheu” e Shqipërisë.

U bëj thirrje gjithë shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjerë që të bëjnë një analizë të qartë, të kthjellët dhe me një mendim perëndimor të shohin se si sillen partitë që pretendojnë se përfaqësojnë shqiptarët dhe ato parti që nuk mbrojnë interesat e kombit tonë të mos votohen” – tha Engjëll Gishti, Shoqata Atdheu

Numrin e vogël të pro*testuesve, organizatorët e arsyetuan siç thanë me presionet që i janë bërë shqiptarëve. Organizatorët paralajmëruan se pro*testa do të mbahen edhe ditët tjera.

https://www.youtube.com/watch?v=uFgnW9gLLMA&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=_uxGgc7dBh4&feature=youtu.be

100 këshilla speciale për një zemër të shëndetshme

A e dini se më shumë se 51 milionë gra në Amerikë vuajnë nga sëmundjet e zemrës? Dhe se më shumë femra se meshkuj vdesin nga ajo? Në fakt, është problemi kryesor shëndetësor që vret gra (jo nga kanceri-një mit të përbashkët). Por një lajm i mirë është se vetëm pesë udhëzuesit e jetesës: pini alkool në masë të moderuar, një dietë e shëndetshme, ushtrime të përditshme, peshën normale të trupit, dhe mos pirja e duhanit, mund të ulë rrezikun e sulmit në zemrën tuaj në masën 92 %, sipas një studimi suedez me më shumë se 24.000 gra. Më poshtë radhiten 100 këshilla që janë projektuar nga mjekët për t’u ndjekur në mënyrë që të parandaloni sëmundjet e zemrës dhe të jeni të shëndetshëm. Në vendin tonë vdekshmëria për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare zë jo pak, por rreth 50 për qind të gjithë sëmundjeve të tjera. Për këtë qëllim ju sjellim suplementin që shpjegon faktorët e riskut që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin, kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak.

1. Dieta

Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët.

2. Ushqimet e skuqura dëmtojnë zemrën

Ushqimet e skuqura, të shpejta dhe me shumë kripë mund të shkaktojnë atak në zemër. Kështu, pakësoni në mënyrë të konsiderueshme ushqimet e skuqura, apo ato që shiten në fast food-e, pasi duke i zëvendësuar me perime dhe fruta, mund të ulni deri në 30 % mundësinë një infarkti në zemër. Është konkluzioni që kanë nxjerrë një grup studiuesish nga një studim mbi zakonin e të ushqyerit, i cili ka përfshirë mbi 16 mijë persona në 52 shtete. Dieta tipike e botës perëndimore është shumë e pasur me yndyrna, mish dhe kripë, të gjitha këto ushqime venë në rrezik shëndetin kardiovaskular.

3. Zemra ka nevojë për hekur

Një studim i shkencëtarëve amerikanë tregon se konsumimi i hekurit ndihmon në kontrollin e shtypjes së gjakut dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm për zemër. Rezultatet e studimit, që thonë se hekuri është i dobishëm për zemër, mund të shpjegohen me veprimin e antioksiduesve, të pranishëm në hekur. Studimi ka zgjatur 18 javë dhe është bërë në kafshë laboratorike. Krahas uljes së shtypjes së gjakut, konsumimi i hekurit është parë se çon edhe deri te zvogëlimi i proceseve inflamatore në organizëm, duke mbrojtur edhe muskulin e zemrës. Analizat shtesë kanë treguar se hekuri e mbron zemrën më shumë sesa ilaçet për zbritjen e shtypjes së gjakut, thuhet në revistën “Journal of Gerontology”.

4. Pi më shumë çaj

Meshkujt që pinë 2 filxhanë çaji në ditë kanë 25 % më pak mundësi për të vdekur nga sëmundjet e zemrës sesa ata që rrallë e vënë në gojë. Arsyeja: flavonoidet në çaj, jo vetëm përmirësojnë aftësinë e enëve të gjakut për t’u qetësuar, por gjithashtu hollojnë gjakun, duke reduktuar koagulimin.

5. Zvogëlo marrjen e kripës

Kripa e tepërt shkakton rritjen e presionit të gjakut, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës. Rri larg ushqimeve të kripura dhe shikoji gjërat para se t’i blesh, nëse kanë përmbajtje të lartë të kripës. E ndoshta edhe gjërat që na duken të shëndetshme kanë sasi të lartë të kripës, kështu që shikoni përmbajtjen e tyre.

6. Hani fruta dhe perime

Një dietë e shëndetshme ju ndihmon të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë të rrisni mundësinë e mbijetimit të sulmit të zemrës. Duhet të provoni të keni dietë të balancuar që përmban sasi të mëdha frutash dhe perimesh, peshk, dhe ushqimet si: buka e zezë apo e plotë, pasta dhe oriz. Rri larg ushqimeve siç janë biskota, torta, brumërat e ndryshme, produkteve të qumështit që janë me dozë të lartë të yndyrës së ngopur (saturated) dhe sheqerit.

7. Ndryshimi i ushqimit dhe efektet

Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit. Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbëre nga frutat dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale. Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjamë dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë, por në kokrra të plota.

8. Substancat që zgjerojnë enët e gjakut

Ka artikuj ushqimorë që përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në tru, e ky është shkaku i dhembjes në tëmthat. Fajtorët kryesorë janë nitritet, shtesat që i qiten mishit të konservuar dhe disa llojeve të sallameve, si dhe disa përbërës të tjerë që u qiten kryesisht artikujve të konservuar. Kujdes të posaçëm duhet kushtuar kafesë: kafeina ngushton enët e gjakut, mirëpo personat që janë mësuar të konsumojnë disa kafe në ditë, në rast të mungesës së rastësishme shkaktohet reaksioni i kundërt, përkatësisht zgjerimi me dhembje i enëve të gjakut.

9. Rreziku që sjell tepria me kripën

Natriumi, përkatësisht kripa, sigurisht është armiku më i madh i personave që vuajnë nga hipertensioni. Shkaku shpesh shpjegohet me faktin se kripa e tepërt shton sasinë e lëngjeve në gjak dhe “zgjeron” arteriet, gjë që shkakton ngritjen e tensionit. Sasia mesatare e kripës që fusim në organizëm, sillet prej 10-15 gramë në ditë, gjë që është tepër, nëse e dimë se nuk duhet tejkaluar 4-5 gramë në ditë. Këtë sasi nuk është e vështirë ta arrijmë sepse shumë artikuj ushqimore përmbajnë kripë, e shprehia që ushqimi të “kriposet” gjatë zierjes është tepër e përhapur.

10. Më shumë peshk për zemrën

Peshku duhet të hahet së paku dy herë në javë, sepse është i pasur me thartirën omega-3, e cila ul tensionin dhe ruan arteriet dhe zemrën. Mishi është i pasur me yndyra, të cilat mund të shtresohen në arterie, duke vështirësuar në këtë mënyrë qarkullimin e gjakut dhe shkaktuar ngritjen e tensionit.

11. Kaliumi aleat i zemrës

Pemët dhe perimet janë të pasura me kalium, mineral i cili ka aftësi për zgjerimin e arterieve. Mjafton që të shtohet në ushqim dhe që tensioni të kthehet në normale. Në mesin e artikujve më të pasur me kalium janë pemët ekzotike, lëngu prej kumbullave, bananeve, dredhëzave, patates, majdanozi dhe domatja.

12. Ushqimet që ndihmojnë zemrës

Mishi i viçit, i lepurit, bibës, pulës, qumështi pa yndyrë dhe jogurti, peshku i lumit ose i liqenit, buka, orizi, vera, birra (vetëm një gote në dite), margarina, vaji prej misrit, kikirikëve, lulediellit, lakra, trangujt, qepa, patatja, domatja.

13. Ushqimet që duhen evituar

Mishi i konservuar ose i tharë, sallamet, djathërat e vjetër, peshku në vaj, brumërat me vezë, ëmbëlsirat, çokollata, sasitë më të mëdha të alkoolit, gjalpi, dhjami, frutat e konservuara dhe ushqimi i thartë.

14. Proteina që shmang problemet kardiake

Sekreti i rinisë së përjetshme për zemrën mund të jetë i fshehur te një proteine. Zbulimi vjen nga një ekip i Universitetit të Albertas, në Kanada, të cilët kanë studiuar mënyrën sesi kalimi i viteve i transformon mekanizmat ku funksionin muskuli kardiak, për të prodhuar energji duke u nisur nga “karburante” të ndryshme, lëndë ushqyese. Një zemër e re dhe në një shëndet të mirë, normalisht përdor një sasi të caktuar dhe të mjaftueshme të fibrave, sheqernave, drithërave, yndyrave, proteinave, kripërave, etj. Këto “karburante” dhe energji nevojiten për të rikarikuar zemrën për të rrahur dhe për të pompuar gjakun me mjaftueshmëri të plotë. Zbulimi i kësaj proteine, hap perspektiva për rritjen e mirëfunksionimit të zemrës dhe shmangien e problemeve kardiake.

15. Mungesa e kaliumit sjell probleme

Përse shërben kaliumi? Ky mineral luan një rol thelbësor në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës, por edhe në transmetimin e flukseve nervore. Ato ndërhyjnë në funksionimin neuro-muskular dhe ja pse kaliumi lufton edhe kundër ngërçeve. Kaliumi merr pjesë gjithashtu në funksionimin e gjëndrave mbiveshkore që rregullojnë stresin, si dhe në prodhimin e energjisë.

16. Nevojat e zemrës për natrium

Mungesat më të mëdha të kaliumit vijnë si rezultat i konsumit të tepërt të natriumit përmes kripës. Në fakt, kaliumi dhe natriumi në organizëm, janë në ekuilibër mes tyre. Perëndimorët harxhojnë tri herë më shumë natrium (përmes kripës) se sa kalium. Ky çekuilibër midis dy mineraleve është në origjinë të hipertensionit arterial, të shqetësimeve kardiake apo cerebrale, të humbjes së kalciumit, të gurëve në veshka apo të osteoporozës. Më pak të rënda, por po aq shqetësuese, janë shenjat paralajmëruese të mungesës së kaliumit si lodhja, ngërçet, fryrjet e barkut, vështirësia intestinale.

17. Ushqimet që përmbajnë kalium për zemrën

Për të zgjidhur problemin dhe rivendosur një ekuilibër rreth harxhimit të tepërt të natriumit, popujt e vendeve perëndimore duhet të konsumojnë më shumë kalium. Mire do të ishte që të konsumohej 4 herë më shumë kalium se sa natrium. Një ushqim i ekuilibruar mund të sjellë vendosjen e një ekuilibri të duhur. Ja pse konsumi i natriumit duhet ulur dhe të mos kalojë 2,5 g në ditë. Duhen shmangur sallamërat, supat e përgatitura në mënyrë industriale, gjellët e fabrikuara dhe që kanë shumë kripë, etj.

18. Barishtet dhe frutat për zemrën

Minerali i kaliumit është i pranishëm në bimët. Më të pasura me të janë zarzavatet (si fasulet, thjerrëzat, etj); frutat e thata (hurmat e Arabisë, fiqtë, etj); arrat, bajamet; patatet, zarzavatet jeshile, si spinaqi; frutat e freskëta, etj; të cilat janë një burim i mirë në kalium. Por kujdes, pasi gatimi me ujë bën që zarzavatet të humbasin 50-70 % të kaliumit që kanë. Ja pse duhet përdorur gatimi me avull, ose frutat dhe zarzavatet të konsumohen të gjalla.

19. Vaji i ullirit parandalon infarktin

Konsumimi i rregullt i vajit të ullirit, mund të përbëjë një luftë natyrore kundër infarkteve dhe tumoreve, sepse pengon oksidimin e ADN-së dhe plakjen e qelizave. Të paktën ky është përfundimi i dy studimeve paralele të kryera nga studiuesit italianë. Studimet e kryera mbi dy kampione të ndryshme, kanë treguar se funksioni antioksidues i fenolëve, agjentëve kimikë natyralë që ndodhen te ullirit, është i tillë që ka veti mbrojtëse si ndaj sëmundjeve kardiovaskulare (infarkti, iktusi dhe trombozat), ashtu dhe mbi sëmundjet degjenerative (tumoret, sëmundja e Alzhaimerit). Studimet janë kryer nga dy ekipe të ndryshme. Studimet kanë hedhur dritë mbi efektin mbrojtës të fenolëve mbi sistemin kardiak dhe parandalimin e tumoreve.

20. Niveli i lartë i proteinës C, vdekjeprurës

Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Megjithatë një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve të rrezikuar nga ataku kardiak. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm. Shkencëtarët besojnë se prekja e arterieve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i Proteinës reaktive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterolit është i ulët. Një analizë paraprake e gjakut mund të jetë tregues i qartë i nivelit të kolesterolit dhe proteinës C.

21. Mos pini duhan!

Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rrezikues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rrezikuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.

22. Ushtrime, ushtrime, ushtrime

Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekomandojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës.

23. Ruani peshën normale

Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk. Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër. Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.

24. Çaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme

Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.

25. Bëni rregullisht ekzaminime

Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni: Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80. Niveli i kolesterolit në gjak . Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen. Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.

26. Pesha trupore

Ushtrimet e rregullta fizike kanë ndikime të shumta pozitive, ato mbajnë indeksin e peshës trupore (BMI) në vlera normale, ulin nivelin e kolesterolit në gjak, ulin tensionin arterial dhe në këtë mënyrë, zvogëlojnë mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

27. Presioni i gjakut

Matja e shtypjes së gjakut dhe analiza e nivelit të kolesterolit në gjak janë faktorë të cilët mund t’u ndihmojnë të parandaloni sëmundjet e zemrës, pasi që këto janë dy faktorë paraprirës të çrregullimeve kardiovaskulare.

28. Sëmundjet që prekin zemrën

Sëmundjet që prekin zemrën më shpesh, klasifikohen në disa kategori. Kjo varet nga mosha. Kështu, në moshat e fëmijërisë, ne kemi atë që quhet veset e lindura të zemrës, ose sëmundjet e lindura të zemrës. Këto sëmundje manifestohen, p.sh., me atë që quhet vrimë në zemër, që është një defekt ku, muri ndarës i zemrës, nuk është i mbyllur plotësisht për shkaqe të ndryshme. Ky është defekti më i shpeshtë në moshën e fëmijërisë, i lindur. Është një sëmundje që, si bazë, ka infeksionin që mund të ketë pacienti, grykë që shkaktohet nga streptokoku. Ky është një mikrob që qarkullon në gojë, në hundë apo në grykën e njeriut. Pas 3 javësh të qarkullimit të infeksionit, shfaqet poliartriti dhe, ky poliartrit, nëse nuk kurohet siç duhet, bën dëmtimin e gjithë pjesëve të zemrës. Ky grup sëmundjesh ka mbizotëruar pak kohë më parë.

29. Ngushtimi i koronareve dhe venave

Në moshën e rritur sëmundja kryesore e zemrës është sëmundja e cila shkaktohet nga ngushtimi i koronareve dhe që manifestohet me dhimbjen e gjoksit. Pastaj mund të kalojë në mosfurnizim të mirë të muskujve të zemrës me sasinë e nevojshme për gjak dhe të oksigjenit, si pasojë e ngushtimit të arterieve që janë përgjegjëse, që furnizojnë atë sektor dhe, nëse nuk merren masa, kjo sëmundje mund të kalojë në infarkt të miokardit, i cili është edhe një nga sëmundjet kryesore, që shkakton më shumë invaliditet në botë. Edhe këtu tek ne është shtuar, kohët e fundit, nga përdorimi i duhanit, konsumimi i ushqimit me yndyrna, apo i pijeve alkoolike etj.

30. Çrregullimet e rrahjeve të zemrës

Një grup tjetër i sëmundjeve janë sëmundjet e ndryshme, të cilat manifestohen me çrregullimet e rrahjeve të zemrës që janë aritmitë e ndryshme. Ky është një grup i madh sëmundjesh, të cilat përfshijnë rrahjet e ulëta, të shpeshta, rrahjet jashtë radhe, të cilat, edhe këto, mund të vijnë nga pjesa e sipërme, ose nga pjesa e pasme e zemrës. Në grupet aritmike hyjnë edhe blloqet e zemrës, të cilat klasifikohen si bllok i gradës së parë dhe i gradës së dytë, por ka edhe bllok të degëve, që janë të degës së majtë dhe të degës së djathtë. Ka edhe çrregullime të tjera, siç është vibracioni arterial që është një patologji e rëndësishme dhe më e rënda është vibracioni ventrikular ku rrahjet e zemrës zhduken.

31. Virozat e stinës ndikojnë në zemër

Grup sëmundjesh të tjera janë ato që shkaktohen nga virozat e stinëve dhe ka për bazë një infeksion viral. Ky infeksion viral siç mund të prekë gjithë organizmin e njeriut prek edhe muskulin e zemrës dhe kemi këto që quhen miokarditë virale por që konsiderohen si forma të buta të lehta që trajtohen dhe nuk lënë ndonjë pasojë në zemrën e njeriut. Janë edhe një grup sëmundjesh të zemrës të cilat janë me origjinë të panjohur dhe nuk kanë ndonjë shkak të dukshëm. Sëmundje që ndeshen shpesh por që janë të rrezikshme janë sëmundjet që vijnë nga hipertensioni që dëmtojnë zemrën.

32. Shenjat e sëmundjeve të zemrës

Shenjat varen nga lloji i sëmundjes. Por shenja më e prekshme nga njerëzit që i bëjnë më të ndjeshëm të drejtohen tek mjeku është dhimbja që ata ndjejnë në kraharor dhe pikërisht në zonën e mesme të kraharorit që mund të përhapet në zonën e qafës ose në nofull, por mund të shtrihet edhe në shpinë, krahun e majtë dhe ndonjëherë edhe në të djathtin. Kjo dhimbje zgjat nga 4-5 minuta, por kur kalon 1 orë kemi të bëjmë me shenja serioze për sëmundjet e zemrës. Shenjë tjetër është marrja e frymës që mund të shfaqet nga pamjaftueshmëria e punës së zemrës pasi ajo mund të jetë zmadhuar dhe nuk e qarkullon gjakun siç duhet në organizëm.

33. Diagnoza dhe shmangja e problemeve

Mjekimi për sëmundjet e zemrës bëhet së pari duke vendosur diagnozën për të parë se sa është zhvilluar sëmundja. Elementi i parë i ekzaminimit është elektrokardiograma e cila duhet bërë te çdo pacient që paraqitet për vizitë dhe ka ankesa me zemrën. Pastaj mjeku specialist mund të kalojë me analiza të tjera që është eko e zemrës, provat biçikletë apo me tapete. Kur mjekimi nuk është i mjaftueshëm kalohet në mjekimin kirurgjikal i cili është vendosja e valvuleve dhe e unazave koronare apo bërja e baypasit.

34. Si parandalohen sëmundjet e zemrës

Kjo është shumë e rëndësishme pasi duke bërë parandalimin kursejmë më shumë sëmundje që kanë kosto të lartë shëndetësore dhe ekonomike. Parandalimi është edhe kurimi i infeksioneve te moshat e reja si bajamet, sinozitet dhe infeksione të organizmit me antibiotik në mënyrë të plotë deri në çrrënjosje të infeksionit në mënyrë që të mos bëhet shkak për sëmundjet e zemrës. Ai që deri në atë kohë ka bërë një jetë sendentare duhet të lëvizë të bëjë një ecje të paktën 5 kilometra apo 10 mijë hapa në ditë, duhet të shmangë pirjen e duhanit dhe alkoolit. Bën mirë një gotë verë e kuqe në drekë sepse ka antioksidant për radikalet e lira.

35. Kënaquni me çokollatë të zezë

Mbylleni çdo ditë me një trajtim të lehtë me çokollatë të zezë. Varietetet me çokollatë të zezë përmbajnë flavonoide, antioksidantët i bëjnë enët e gjakut më shumë elastike. Në një studim, 18 % e pacientëve që kanë ngrënë çdo ditë çokollatë të zezë përmirësuan sistemin e tyre të qarkullimit.

36. Krijo jetën në çift

Meshkujt e martuar kanë më pak gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës sesa beqarët. Shkencëtarët kanë vëzhguar meshkuj me tension të lartë gjaku dhe kanë zbuluar se pas tre vjetësh martesë, burrat që kanë jetë të lumtur bashkëshortore kanë zemra më të shëndetshme sesa vëllezërit e tyre të pamartuar.

37. Bëj gargarë dhe laj dhëmbët

Shpëlaje gojën me solucione me aromë të freskët mente dhe laji dhëmbët me pastë. Ato do të reduktojnë bakteret e gojës, të cilat mund të rrisin rrezikun për një atak në zemër nga 200 deri në 300 për qind.

38. Zër shokë në punë

Meshkujt që kanë shumë shokë në punë kanë gjithashtu edhe rreziqet më të vogla në zemër, si dhe nivelin më të shëndetshëm të tensionit të gjakut, madje edhe gjatë kohës së stresit.

39. Ndotja akustike dhe ataku në zemër

Ndotja akustike nuk na prish vetëm qetësinë por mund të na shkaktoje edhe vdekjen. Këtë e konfirmojnë studiuesit nga Universiteti i Stokholmit, duke e publikuar studimin në revistën “Epidemiology”. Sipas të dhënave të marra nga studimi i 1571 personave në kryeqytetin e Suedisë, të cilët kanë pësuar atak në zemër ndërmjet viteve 1992-1994, del në pah se zhurmat janë një armik i vërtetë për shëndetin tonë. Duke parë vendbanimet e tyre, ku zhurma urbane ka qenë më e pranishme, kërkuesit kanë dalë në përfundimin se ndotja akustike rrit me 40 % mundësinë e një ataku kardiak në krahasim me njerëzit që jetojnë në zona më të qeta. Një zonë mund të quhet e ndotur akustikisht nëse kalon nivelin 50 decibel.

40. Monitoroni alkoolin

Shumë alkool mund të dëmtojë muskujt e zemrës, rrit shtypjen e gjakut dhe shpien në shtim të peshës. Pirja nga qejfi rrit rrezikun e sulmit në zemër kështu që ju duhet të përqendroheni të kufizoni pirjen e alkoolit në një apo dy gota në ditë.

41. Bëhuni aktiv

Zemra është muskul dhe i duhet stërvitja për të qenë në formë që me secilën rrahje të mund të pompojë gjak në mënyrë efikase në gjithë trupin tuaj. Ju duhet të synoni të stërviteni intensivisht së paku për 30 minuta në ditë. Nëse kjo ju duket shumë filloni ngadalë dhe gradualisht shkoni duke e rritur. Të jesh në formë jo vetëm që ndihmon shëndetin fizik tuaj, por gjithashtu përmirëson edhe shëndetin mental dhe mirëqenien tuaj.

42. Mësohu të mënjanosh stresin

Nëse e shihni se gjërat po ju bien mbi kokë ju ndoshta dështoni të hani si duhet, pini shumë duhan dhe alkool, dhe këto mund të rrisin rrezikun e sulmit në zemër. Mësoni të menaxhoni stresin kur ju duket se gjithçka po shkon mbrapsht. Provo të meditosh. Meditimi njihet në tërë botën si qetësues dhe ilaçi më i mirë ndaj stresit.

43. Mësoni mbi sëmundjet e zemrës

Sigurohuni që i njihni sinjalet e sëmundjes koronare të zemrës. Shtrëngimi apo sikleti në gjoks, qafë, krahë apo stomak të cilat vijnë kur mundohesh nga ndonjë punë e rëndë dhe ikin kur je i pushuar mund të jenë shenjat e para të anginës, e cila mund të çojë deri te sulmi në zemër nëse nuk trajtohet.

44. Zgjidhni ushqimin e duhur për zemrën

Ushqimi i zgjedhur mund të ulë rrezikun e prekjes nga sulmet në zemër dhe ne tru. Një studim i gjerë ka dhënë dëshmi të fuqishme se dieta që rekomandohet nga organet shëndetësore për uljen e presionit të gjakut, mund t’i mbrojë njerëzit nga sulmi në zemër dhe në tru. Studiuesit përcollën rreth 88 mijë femra të shëndetshme për 25 vite. Ata kanë studiuar zgjidhjet e tyre në ushqim dhe kanë përcjellë edhe sulmet në zemër dhe në tru. Ato të cilat ishin ushqyer në mënyrë të ngjashme, si i rekomanduar nga organet, kishin arritur ta ulin presionin e gjakut. Ky plan i ushqimit ka favorizuar frutat, perimet, drithërat, qumështin me pak yndyrë dhe proteinat me prejardhje bimore.

45. Simptomat e shfaqjes së sulmit në zemër

Mbi 25 për qind e njerëzve që vdesin nga sulmi në zemër, nuk kanë simptoma paralajmëruese, siç është dhimbja e gjoksit. Nuk mund të mbështetemi në mendimin se, “nëse kam sulm në zemër, mjekët do të më shpëtojnë dhe do të më japin barna, sepse disa njerëz nuk arrijnë në spital, vdesin në shtëpi”. Për këtë arsye, parandalimi duhet të fillojë herët. Infarktet në zemër ndodhin kur një, ose më shumë arterie të zemrës bllokohen, duke zvogëluar ose ndërprerë rrjedhën e gjakut që të arrijë në një pjesë të caktuar të muskulit të zemrës.

46. Hipertensioni rrezikon zemrën

Hipertensioni është pengesë e shpeshtë, i cili nganjëherë nuk shfaqet me shenja të qarta, por mund të rrezikojë shëndetin e organeve, siç është zemra, veshkat dhe sytë. Hipertensioni mbahet nën kontroll me barna dhe ushqim të posaçëm. Të ushqyerit është pjesë përbërëse e shërimit, sepse hipertensioni lidhet drejtpërdrejt me ushqimin. Tensioni paksa i ngritur mund të mbahet nën kontroll me anë të ushqimit (90-105 i poshtmi, 140-150 i epërmi), mirëpo kur këto vlera të jenë dukshëm më të larta, nevojitet ndihma e mjekut.

47. Bakteret që dëmtojnë zemrën

Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se femrat që bëjnë “floos” në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një buzëqeshje të bukur por “floosing” shkatërron bakteret e dhëmbëve të cilat shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes. Një rrezik përbën edhe kur je shtatzënë. Kohët e fundit është konstatuar se problemet me zemrën zënë vendin kryesor të sëmundjeve më të shfaqura në popullsinë shqiptare.

48. Dieta seksuale ndikon në zemër

Ndërmjet ushqimeve të përmendura në dietat seksuale dhe me shumë ndikim është vaji i peshkut. Ai është i dobishëm edhe për zemrën. Gjithashtu, më pas, është i nevojshëm edhe një raport preciz i vitaminave dhe i mineraleve, konsumimi i çokollatës është prezenca e balancuar e ushqimeve të ndryshme të tavolinës. Edhe më të rëndësishme se ushqimet, të cilat favorizojnë orgazmën, janë ato të cilat e rrezojnë këtë balancë. Mund të jepen disa shembuj të substancave shumë të ngjashme, të cilat me shumë lehtësi mund ta “vrasin” orgazmën. E para është kafeina, një substancë me të cilën ne abuzojmë shumë shpesh, sidomos në ditët që jemi shumë të mbingarkuar me punë. Kafeja dhe shumë ushqime të cilat shtojnë kafeinën duhet të konsumohen me një farë kursimi.

49. Kur stresi godet zemrën

Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi.

50. Frika nxit sëmundjet e zemrës

Personat të cilët vuajnë nga sulmet e panikut janë më të prirë që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës, shkruan në revistën “European Heart Journal”. Në bazë të të dhënave, shkencëtarët kanë publikuar se personat nën moshë 50-vjeçare, të cilët kanë sulme të frikës dhe krijojnë panik, janë të rrezikuar tri herë më shumë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Ky përfundim është nxjerrë nga të dhënat e grumbulluar prej studimeve të cilat kanë përfshirë më shumë se 400.000 persona të të gjitha moshave, ku janë përfshirë edhe 57.000 participantë të cilët kanë pasur probleme me sulmet e panikut.

51. Ndryshimet gjenetike mbrojnë zemrën

Studimet e reja amerikane bëjnë të ditur se ekzistojnë disa mutacione gjenetike të cilat mbrojnë zemrën nga pasojat e ushqimit jo të shëndetshme, me nivel të lartë të yndyrave.
Magazina shkencore “Science”, ka publikuar se tek 5% e të hulumtuarve është zbuluar një mutacion që lehtëson zbërthimin e shtresave të triglicerideve në enët e gjakut. Është zbuluar se ndryshimet tek gjeni me emrin APOC3 janë lidhur me rritjen e përqendrimit të kolesterolit të mirë (HDL) si dhe me uljen e kolesterolit të keq (LDL), gjë që përmirëson gjendjen e enëve të gjakut.

52. Takikardia, rrahja e shpejtë e zemrës

Takikardi d.m.th ritmi i shpejtë i zemrës pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë. Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës. Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe në gjendje normale si p.sh: gjatë ushtrimeve fizike, temperaturës, emocioneve apo merakut.

53. Qeshni sa më shumë

Kur hulumtuesit nga Universiteti i Maryland në Baltimore në “Medical Center” kanë testuar koeficientët e “humorit” të 300 njerëzve, dhe ata zbuluan se ata me sëmundje të zemrës kanë qenë 40 % më pak të predispozuar për të qeshur krahasuar me ata persona që nuk kanë probleme kardiovaskulare. “Të qeshurit nuk është zëvendësim për ushqimin, por duke e ushtruar ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut dhe nivelin”, thotë autori i studimit Michael Miller, MD, drejtor i Qendrës së universitetit për Parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. “Por, duke shijuar disa buzëqeshje çdo ditë nuk mund t’ju bëjë keq, dhe hulumtimet tona tregojnë se ajo mund të ndihmojë për shëndetin e zemrës tuaj.

54. Karakteri agresiv dëmton zemrën

Agresiviteti dëmton zemrën. Të paktën kështu këmbëngul një ekip studiuesish amerikanë, të cilët kanë kryer një studim te gati 3 579 persona. Studimi ka qenë fakti se si ndikon agresiviteti në shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Sipas studiuesve personat me personalitet “të egër” janë më të rriskuar për të shfaqur sëmundje të zemrës dhe kjo shpjegohet me faktin që janë më në varësi të duhanit dhe alkoolit, “armiq të fuqishëm” të antioksidantëve. Nëse ulet aftësia e organizmit për t’u normalizuar, rritet rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiake, tumoreve dhe sëmundjeve të tjera. Vitaminat mund të luftojnë stresin oksidativ, aty ku e rrisin duhani dhe ndotja urbane.

55. Si ta mbroni zemrën nga ndryshimi i klimës

Luhatjet e temperaturave, rritja e përqendrimit të lagështirës në ajër, i ftohti, pro dhe ndryshimi i stinëve shtojnë problemet te personat që vuajnë nga zemra. Por cilat kategori kardiopatësh janë të predispozuar për të pasur probleme që lidhen drejtë për drejtë me mjedisin e jashtëm? Çfarë u këshillohet këtyre personave për t’i parandaluar këto probleme? Për këtë nevojiten këshillat e kardiologëve dhe vizitat mjekësore.

56. Mos konsumoni shumë sheqer

Njerëzit që konsumojnë më shumë se 74 g fruktozë në ditë (janë 87 % më të predispozuar për të patur ngritje të theksuar të presionit të gjakut sesa ata që konsumojnë më pak, përfundime të nxjerra nga një studim i ditëve të fundit. Hulumtuesit besojnë se fruktoza e tepërt mund të reduktojë prodhimin e oksidit nitrik, një gaz që ndihmon në enët e gjakut të relaksohen dhe zgjerohen. Pini ujë mineral në vend të sodës, apo hani rrush të freskët në vend të rrushit të thatë.

57. Personat më të prekur nga zemra

Edhe pse klima ndikon në shëndetin e zemrës, disa të sëmurë me zemër preken më tepër. Por cilat kategori kardiopatish janë më të predispozuar të kenë probleme. Kontingjenti i kardiopatëve që duhet të ketë më shumë kujdes janë personat e prekur nga sëmundjet e arterieve koronare, ata që kanë kaluar infarkt të miokardit, të sëmurët me tension arterial të lartë dhe ata që paraqesin aritmi të ndryshme.

58. Kujdesi për zemrën sipas stinëve

Personat kardiopatë duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë gjithë vitit. Por, në stinë të veçanta, ky kujdes duhet të jetë më i lartë. Kështu vazhdimisht i kemi këshilluar të sëmurët tanë që kur ka temperatura të ulëta të tregohen mjaft të kujdesshëm, sepse në këto ditë rritet metabolizmi, shtohen spazmat koronare e papritura. Këtyre të sëmurëve në këtë periudhë u këshillohet të kufizojnë daljet në ditët e ftohta, të vishen mirë kur dalin jashtë dhe mbi të gjitha të mos harrojnë asnjë vakt medikamentet. Gjithashtu u rekomandojmë që në regjimin ushqimor të marrin më shumë kalori ushqimore, të eliminojnë kripën dhe të marrin pak doza alkooli.

59. Shmangni alkoolin e tepërt

Këshillë tjetër që u jepet këtyre personave është të mos ndërpresin përdorimin e aspirinës. Ky kujdes duhet të vazhdojë dhe më pas kur temperaturat të rriten, sidomos në stinë e verës. Kur temperaturat shkojnë mbi 36 gradë celsius. Këta duhet të tregojnë kujdes, sidomos në periudhën e plazhit, duke evituar futjet e menjëhershme në ujë dhe orët e pikut, kur temperaturat janë shumë të larta. Në këtë periudhë të vitit u rekomandohet përdorimi i ushqimeve me kripë, shumë lëngje dhe fruta-perimeve, por nuk u rekomandohet alkooli.

60. Peshëngritja dhe sëmundjet e zemrës

Sipas ekspertëve, 30 minuta në ditë ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtë mund të pakësojnë dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës. Por një studim botuar këto ditë lë të kuptohet se për të pasur një zemër të shëndoshë nevojiten më shumë se sa ushtrime të thjeshta fizike. Dihet se ngritje peshat ndihmojnë në formimin e muskujve, por të dhënat e reja thonë se një prej muskujve që përfiton nga ky sport është edhe zemra. Sipas një studimi botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, ngritja e peshave pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës duke ulur nivelin e kolesterinës së keqe, nivelin e yndyrnave, si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat. Të gjitha këto janë kushte për një zemër të shëndoshë.

61. Shqetësimet e jashtme ndikojnë në zemër

Sipas rezultateve të publikuara nga “European Heart Journal”, tregohet se ky efekt negativ i zhurmave është më i ndjeshëm për njerëzit që jetojnë pranë aeroporteve apo zonave industriale, ku niveli akustik është tepër i lartë. Por studimet kanë treguar se edhe bashkëshorti apo bashkëshortja juaj mund të kthehet në problem për shëndetin tuaj nëse gërhet. Kjo zhurmë mund të kthehet në stres për ju, gjatë gjumit. Edhe pse ju mund të jeni mësuar me këtë gjendje dhe të flini pa ndjerë zhurmat përreth, është organizmi juaj ai që dëmtohet, sidomos çrregullime në presionin e gjakut.qetë.

62. Mbipesha dëmton punën e zemrës

Është vlerësuar dhe shfaqja e faktorëve të riskut si, sindroma metabolike, mbipesha, rritja e nivelit të kortisolit në mëngjes dhe përbërësve të dëmshëm, konsumimi i alkoolit, duhanit, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja e keqe. Rezultatet e studimit kanë treguar se, një punë stresante është e lidhur drejtpërdrejtë me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, mbi të gjitha mes punonjësve nën moshën 50 vjeç. Veprimi i kryer favorizon shfaqjen e sjelljeve “të këqija”, ushqyerje e karakterizuar nga një konsum i pakët frutash dhe perimesh dhe aktivitet i pakët fizik. Studiuesit kanë konfirmuar dhe veprimin direkt të stresit mbi sistemin nervor autonom, që rregullon funksionet e muskulit kardiak. Lajmi jo i mirë është fakti se, dhe personat nën 50 vjeç, pavarësisht se kanë rezistencë fizike, përfaqësojnë një grupmoshë në rrezik. Sipas autorëve të studimit, rezultatet duhet të shërbejnë si “sinjal alarmi”, në mënyrë që të gjendet shpejt një mënyrë e përshtatshme për të shkarkuar stresin që akumulohet gjatë punës së përditshme.

63. Infarkti, ndryshoni stil jetese

Kolesteroli i lartë duhet ulur menjëherë, sepse përndryshe rrezikoni që të pësoni infarkt. Në fakt, të ndryshosh menjëherë mënyrën e jetesës, është e vështirë dhe për më tepër kolesterolin, i prodhuar në zemër, është më mirë që ta luftojmë me një ilaç specifik, me statina, që është i aftë të ulë deri në 30% infarktet. Ky është mesazhi i përhapur nga pjesa më e madhe e medieve. Por a është e vërtetë që mjafton të kesh kolesterolin e lartë për të qenë i rrezikuar nga infarkti? Dhe a mjafton një statinë për të ulur 1/3 e rrezikut? A ka kundërndikim ndaj përdorimit të tyre? Si mund ta ulim rrezikun e zemrës pa përdorur shumë ilaçe?

64. Grindjet martesore dhe sëmundjet e zemrës

Gratë janë shumë më të prirura për të përjetuar sëmundje të ndryshme të zemrës dhe arterieve kur bashkëshortët e tyre tregojnë armiqësi gjatë grindjeve në familje, ndërsa arteriet e meshkujve marrin goditje kur ata, apo gratë e tyre mundohen që të dominojnë në një argument, sipas një studimi të ri. Psikologët në universitetin e Utah kanë ndërtuar argumente, që kanë të bëjnë me çiftet e martuara ndërmjet 150 vullnetarëve. Ata kanë pranuar të skanojnë arteriet e tyre koronare për të parë shenja të kalcifikimit, vështirësive në kthesat e arterieve, që mund t’i çojë njerëzit drejt infarkteve.

65. Faktorët që sjellin probleme të zemrës

Ka një sërë faktorësh të cilët ndikojnë negativisht në punën e zemrës. Disa prej tyre mund të shkaktojnë edhe atak kardiak që mund të jetë fatal. Për shembull një tromb që bllokon totalisht ose pjesërisht dumenin, mosha, seksi, histori familjare për sëmundje aterosklerotike, duhani, përdorimi i kokainës. Po ashtu edhe sëmundje të tjera të organizmit si diabeti melit, hipertension, obeziteti, rritja e nivelit të homocisteinës, jeta sedentare, stresi psikosocial. Faktorët që rritin përdorimin e oksigjenit si ushtrimet e zgjatura, ethet, hipertiroidizmi, etj.

66. Simptomat që tregojnë probleme me zemrën

Problemet e zemrës mund të shoqërohen me disa simptoma që dallohen nga vetë personi. Disa prej tyre janë shenja të shtrëngimi të fortë, ndjesi peshe në kraharor, shtrëngime të dhimbshme në qendër të gjoksit, të cilat zgjasin disa minuta. Shenjat mund të shfaqen dhe zhduken herë pas here. Dhimbje të forta që përhapen dhe përgjatë krahëve, shpatullave dhe duarve, në qafë, në stomak, ndjesi të ftohti, pengim frymëmarrjeje. Këto mund të shoqërohen me ndjesi të fikëti.

67. Ha tre arra në ditë.

Ato zotërojnë pjesën më të madhe të vetive që luftojnë sëmundjet, e midis tyre edhe substancat kundër plakjes. Spas Universitetit Scranton në Shtetet e Bashkuara, tre arra në ditë janë të mjaftueshme për të pasur përfitimet kryesore të cilësive të këtij fryti.

68. Bëj seks të paktën dy herë në javë.

Përveç të mirave që i sjell shëndetit, një çift me jetë të shëndetshme seksuale, mund ta ngadalësojë plakjen me 7 vjet. Kjo, pasi seksi redukton stresin, krijon sadisfaksion më të madh dhe ndihmon në një gjumë më të mirë. Ky është përfundimi i studimit të ndërmarrë nga “Royal Hospital” në Edinburg.

69. Zëvendësoje qumështin me një filxhan çaj.

Është i pasur me antioksidantë të quajtura polifenole, që ndihmojnë organizmin të luftojë sëmundjet kardiake, kancerin dhe plakjen e parakohshme. Një studim izraelit zbuloi se çaji është një faktor i rëndësishëm i jetëgjatësisë.

70. Hiqni dorë nga qarravitjet.

Optimistët jetojnë 12 vjet më shumë se pesimistët. Kështu thonë kërkimet e klinikës amerikane “Mayo”. Pesimistët janë më të brishtë kryesisht ndaj sëmundjeve virale.

71. Qëndro 15 minuta në diell.

Rezultatet e qendrës kërkimore “Cancer Research UK” në Britaninë e Madhe tregojnë se rreth 50% e personave në Mbretërinë e Bashkuar kanë mungesa të theksura të vitaminës D. Mungesa e kësaj vitamine në përqindje të madhe ndikon në rritjen e rrezikshmërisë të sëmundjeve kardiake, osteoporozës dhe tumoreve të ndryshme.

72. Gjej miq të mirë.

Sipas një studimi australian, mbajtja e lidhjeve familjare dhe shoqërore është një ndër faktorët kyçë për një jetë të gjatë. Miqtë dhe të afërmit ju ofrojnë një mbështetje emotive gjë që ndihmon në menaxhimin e stresit, si dhe në rritjen e prodhimit të dopaminës dhe oksitocinës, homone që rigjenerojnë trurin.

73. Mat belin.

Shkencëtarët kanë zbuluar se matja e belit, është treguesi më i mirë për sëmundjet kardiake, madje edhe më i mirë se treguesi i masës trupore, sepse nëpërmjet saj ne arrijmë të mësojmë praninë e yndyrës rreth organeve jetësore. Beli i burrave duhet të jetë më pak se 94 cm, ndërsa i grave më pak se 80 cm.

74. Shmang tejngopjen.

Ndalo së ngrëni kur të kuptosh se jesh ngopur në masën 80%. Banorët e Okinavas, në Japoni, kanë nivelin më të ulët të obezitetit në botë, si dhe më të lartin e jetëgjatësisë. Kështu, përveçse do të keni një peshë e shëndetshme, metabolizmi juaj do të punojë më pak dhe trupi po ashtu do të stresohet më pak.

75. Shko në krevat një orë më herët.

Mungesa e gjumit mund ta ekspozojë shëndetin tuaj ndaj depresionit dhe sëmundjeve kardiake. Një modifikim i vogël mund të bëjë diferencën. Një studim nga “Harvard Business School”, në Shtete e Bashkuara, tregoi se personat që zakonisht flenë më pak se shtatë orë në natë, janë më të rrezikuar nga infarktet dhe trompoza në tru.

76. Preferoni bananet

Për të ulur tensionin e gjakut, nuk mjafton vetëm të konsumoni pak sodium. Ju gjithashtu duhet të rrisni konsumin tuaj të kaliumit, pasi përshpejton sekretimin e natriumit në organizëm, thonë studiuesit në Institutin e hipertensionit të Nashville. Autori Mark Houston, MD, thotë se shumica e amerikanëve e konsumojnë më shumë Sodium sesa potasioum, pra më shumë natrium sesa kalium, por ajo duhet të realizohet edhe në mënyra të tjera. Disa ushqime popullore të pasura me kalium janë: patatet e pjekura, salca e domates, fasulet, kosi, pjepri dhe bananet.

77. Saktësi.

Një studim i psikologut amerikan, dr. Howard Friedman, zbuloi se njerëzit që janë meditues, të rregullt dhe më të kujdesshëm me paratë kanë tendencën që të jetojnë më gjatë. Kjo për shkak të prodhimit të serotoninës në tru që përmirëson gjumin dhe të ushqyerit.

78. Bli një kafshë shtëpiake, mundësisht një qen.

Kafshët ushtrojnë efekt qetësues, duke sjellë rënien e tensionit të gjakut. Një studimi nga Universiteti i Minesotas në SHBA pohon se njerëzit që shëtisin me kafshët e tyre jetojnë mesatarisht 7 vjet më shumë se ata që nuk kanë një “shok katërkëmbësh”.

79. Ndihmo.

Tregohu i sjellshëm dhe “jepu një dorë” të tjerëve. Një studim amerikan thotë se personat bujarë jetojnë më gjatë se indiferentët sepse përjetojnë më pak depresion, më pak dhimbje dhe një shëndet të përgjithshëm më të mirë.

80. Fruta dhe perime.

Një raport i fundit nga “European Heart Journal” zbuloi se personat që hanë tetë racione fruta dhe perime në ditë, kanë 75% mundësi më pak të vdesin nga sëmundjet kardiake në krahasim me ata që hanë vetëm një racion. Vitaminat dhe antioksidantët që zotërojnë, stimulojnë sistemin imunitar dhe luftojnë dëmet e plakjes së parakohëshme.

81. Mos i mbaj frutat në frigorifer.

Vlerat ushqyese durojnë më shumë nëse frutat dhe perimet ruhen në temperaturat e ambientit.

82. Lëngu i mollës.

Ndihmon për ta mbajtur trurin të ri. Sipas një studimi të fundit të publikuar në “Journal of Alzheimer”, mjaftojnë vetëm dy gota lëng molle në ditë që të pengojnë formimin e pllakëzave në trurin e pacientëve të prekur nga kjo sindromë.

83. Vizato pemën tënde gjenealogjike.

“Zbulimi i historisë familjare mund të të ndihmojë të parashikosh të ardhmen e shëndetit tënd. Disa sëmundje kardiake dhe tumoret kanë faktorë gjenetikë”, thotë specialisti i gjenetikës, Anand Saggar. Me identifikimin e kushteve gjenetike do të jeni në gjendje të perceptoni simptomat e para të sëmundjeve.

84. Shiko një orë më pak televizion natën.

Çdo orë dedikuar ekranit të vogël, mund t’ju vjedhë 20 minuta të jetës suaj, pohojnë shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Kancerit në Amerikë. Sa më shumë shohim Tv, aq më shumë qëndrojmë pa lëvizur dhe aq më pak kalori djegim.

85. Martesa.

Burrat e martuar kanë tre herë më pak mundësi që të vdesin nga sëmundjet kardiake, në krahasim me beqarët. Sipas një studimi amerikan të vitit 2009, martesa përgjysmon rrezikun e vdekjeve kardiake.

86. Qesh të paktën 20 herë në ditë.

E qeshura forcon sistemin imunitar, bllokon prodhimin e hormoneve të stresit dhe stimulon qelizat që luftojnë kancerin. Të rriturit qeshin me një mesatare nga 5 deri në 15 herë në ditë. Ndërsa fëmijët mund ta bëjnë lehtësisht këtë, duke tejkaluar 100 buzëqeshje të përditshme.

87. Këndo në dush.

Ndoshta stononi, por kënga e shoqëruar me një dush relaksues, ndihmon më shumë se një policë shëndetësore sigurimi. Ky është përfundimi i një studimi të kombinuar midis universiteteve “Harvard” dhe “Yale”. Këndimi redukton stresin dhe parandalon depresionin.

88. Provo të besosh… në diçka.

Më shumë se 1.000 studime kanë gjetur një lidhje midis besimit dhe jetëgjatësisë. Mendohet se pasja e bindjeve të konsoliduara, i ndihmon personat të menaxhojnë më mirë problemet emotive, duke përmirësuar njëkohësisht problemet e zemrës, të frymëmarrjes dhe ato të tretjes.

89. Pini çaj jeshil

Kjo pije përmban antioksidantë i fuqishëm që zvogëlojnë kolesterolin dhe madje mund të ulin tensionin e gjakut. Për të bërë furnizimin e një dite mund të konsumoni dy-tre filxhanë çaj në ditë pasi ndihmon në qarkullimin e gjakut.

90: Kontrolloni etiketat e ushqimeve

Që të mos krijohen shqetësime, helmime të ndryshme, madje edhe që mos e teproni me kaloritë e sheqernat e marra me ushqimet e paketuara bëni mirë të kontrolloni etiketat para konsumimit. Ky veprim do të ishte i shëndetshëm për organizmin tuaj, pasi nuk do të abuzonit me konsumimin e përbërësve të ndryshëm, apo edhe me produkte të skaduara.

91: Gatuani si një italian

Përdorni vaj ulliri në gatimin tuaj kur është e mundur. Vaji i ullirit është gjithashtu t pasur me antioksidantë, të cilat mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga kanceri dhe sëmundje të tjera kronike, si Alzheimer. Zëvendësojmë vaj ulliri për gjalpë ose margarinë në tryezë në darkë, përdorni rigonin mbi sallatë dhe përdoreni atë për të zëvendësuar vajrat vegjetale në pjekje kudo që të jetë e mundur.

92: Festoni me peshk

Yndyrat e ngopura që gjenden te mishi mund të ndikojnë në bllokimin e arterieve. Nga ana tjetër, peshk salmon është i pasur me omega-3 dhe acide yndyrore që ndihmojnë zemrën tuaj të mbajë një ritëm të qëndrueshëm. Duke konsumuar peshkun çdo javë ju mund të zvogëloni rrezikun e vdekjes nga një atak në zemër në 52 %.

93. Niseni mëngjesin me lëng frutash

Lëngu i portokallit përmban acid folik që ndihmon në mbajtjen në nivele të ulëta hocisteinen, një amino acid i lidhur me një rrezik më të lartë të sulmit në zemër. Lëngu i rrushit është e ngarkuar me flavonoide dhe resveratrol, të dyja antioksidantë fuqishëm antioksidantë që mund të dekurajojnë qelizat e kuqe të gjakut të mpiksen së bashku dhe formimin e një bllokimi të arterive. Zgjidhni 100 % lëngje frutash për të kufizuar sheqerin e tepërt në gjak.

94: Konsumoni arrat

Studimet kanë gjetur se ata që hanë një sasi të caktuar arrash në javë reduktojnë në masën 35 % rrezikun për të kaluar sëmundje kardiovaskulare, sëmundje zemre apo infarkt. Vetëm mos e teproni sepse arrat përmbajnë sasi të larta yndyre dhe kalori, të cilat mund t’ju dëmtojnë nëse i konsumoni shumë.

95: Ecni 20 minuta në ditë

Vetëm 2,5 orë stërvitje në javë (që është pak më shumë se 20 minuta në ditë) mund të zvogëlojë rreth një të tretën mundësinë për sëmundje në zemër, dhe ndihmon në parandalimin e 285.000 vdekjeve nga sëmundje të zemrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe praktikisht ndihmon për të eliminuar diabetin e tipit 2.

96: Filloni dhe mbylleni ditën tuaj me aktivitete

Fleksibiliteti mund të jetë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Të rriturit mbi moshën 40 që ishin më të zhdërvjellët kishin 30 % më pak ngurtësi në arterie se sa ata persona që ishin më pak aktive, në një studim të kohëve të fundit në Japoni. Një qëndrim shtrirë për 10-15 minuta në ditë mund të mbajnë arteriet e lakueshme, mund të realizoni elasticitetin e muskujve dhe indeve që i rrethojnë ato. Provoni disa lëvizje të buta yoga për të përmirësuar fleksibilitetin tuaj.

97: Konsumoni sojën

Këto proteina bimore mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në vend të atyre me më pak ushqime të shëndetshme. Është e mirë, gjithashtu të kufizoni sojën e përpunuar dhe të shmangi shtojcat e sojës. Problemi me këto është se ne nuk marrim gjithmonë sasinë e duhur të fitoestrogjeneve (lëndë kimike bimore në soje të cilat funksionojnë në mënyra të ngjashme me hormonin e estrogjenit). Kjo mund të japë efekte të paparashikueshme mbi trupin e njeriut. Dhe ekspozimi ndaj përqendrimeve të larta të fitoestrogjeneve mund të stimulojnë rritjen e qelizave të cilat janë të përgjegjshme, që përfshijnë shumë lloje kanceresh të gjirit.

98: Gatuani me hudhra

Vetëm një thelp hudhër në ditë ose 300 mg 3 herë në ditë zvogëlojnë rrezikun e një sulmi në zemër të paktën në tre mënyra. Kjo dekurajon ngjitjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe bllokimin e arterieve tuaja, zvogëlon dëmin arterial, kolesterolin dhe bën ato të mbrojtur nga bllokimet.

99: Mos u shtirni

Një nga shkaqet më të mëdha që shkakton probleme me zemrën është çasti kur përpiqesh të bësh sjellje që nuk i përshtaten natyrës tënde, pra të shtiresh dikush që nuk je. Pyesni veten: A jam unë duke bërë atë që unë dua të bëj? A jam duke i plotësuar nevojat e mia? Çdo ditë, jeni të drejtuar ndaj një realiteti për të mbajtur kontroll mbi atë që keni bërë. Kaloni kohë me njerëz dhe në aktivitete të cilat bëjnë të ndjeheni të lumtur.

100: Meditoni për 5 minuta

Ushtrimin e një formë meditimi në të cilën ju fokusoheni apo ndërgjegjësoheni për disa çaste mund të zvogëlojë efektet e stresit të përditshëm. Të kalosh stresin mjafton të mbyllni sytë dhe të përqendroheni duke marrë frymë thellë për 5 deri 10 minuta.

255 këshilla për sëmundjet kardiake, të veshkave, stomakut, infeksionet e syve, veshëve, etj.

“Të kemi shëndetin” themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike. Pikërisht për këtë arsyeju sjellim plot 255 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet në organizmin e njeriut. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë.

Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t”i harrojë asnjëherë.

ZEMRA

Si të luftoni sëmundjet kardiake
1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.

2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.
3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.

4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.
5-Evitoni, alkoolin, duhanin.

Kolesteroli

Këshilla për të ulur kolesterolin

6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.

7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).
8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.

9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.

OBEZITETI

Si të mposhtini mbipeshën

11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.

13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
masë e caktuar e tyre çdo ditë.

14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t”i vendosim në dietë të shëndetshme.
15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.

16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
llojet, por me kufi.

ANEMIA

Çfarë duhet të konsumojnë anemikët

18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.

19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t”u trajtuar.
21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.

22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t”i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.

24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.

REUMATIZMA

Si ta kurojmë reumatizmëm

26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta.
27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.

28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.
29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.

30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.
31-Përdorni ujë mineral.

32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A.
33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.

SPONDILIATROZA

Si të evitojmë dhimbjet

34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.
35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.

36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.
38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.

39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.
40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.
41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.

SINOZITI

Këshilla për sëmundjen

42-Evitoni diellin në pikun e vapës.
43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë

44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.

46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
47-Për t”u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.

MIGRENA

Këshilla për të evituar dhimbjen:

48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës.

49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.

50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset.

51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.

DIABETI

Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët:

53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.

55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.
57- Duhet t”i shtojnë dietës së tyre arra.
58- Efikase edhe bajamet.

PANKREASI

Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:

59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin.

60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna.

61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.

VESHKAT

Si të evitoni sëmundjet e veshkave:

62-Evitoni kripën e tepërt.
62-Pini sa më shumë lëngje.

64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.
65-Konsumoni lëng kumbulle.
66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.
Faqe 2

MUSHKËRITË

Si të ndihmoni mushkëritë:

67-Përdorni sa më shumë produkte me mish.
68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.
69-Mos përdorni duhan.
70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.

71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra.
72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.
73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.

GURËT NË TËMTH

Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth:

74- Duhet të konsumoni çaj rigoni.
75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije.

76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.
77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.
78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.

KRIZAT E BARKUT

Evitoni dhimbjet e barkut me:

79-Përdorni ushqime të pasura me hekur.
80-Mish, peshk, shpretkë.

81-Vezë, perime, fruta.
82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t”i marrin dy orë para ose pas ushqimit.
84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.

MËLÇIA

Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:

85-Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.

86-Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.
87-Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.

88-Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
89-Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe broklës.
90-Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.

DIETA DHE SHËNDETI

Si të mbash oreksin nën kontroll:

91- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t”i konsumosh.
92- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin.

93- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: Paradite, pasdite.
94- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t”u dobësuar.
95- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.

HIPERTENSIONI

Rregulla për të mos nxitur sëmundjen:

96-Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
97-Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave.

98-I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.
99-Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës.
100-Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

BRONKITI KRONIK

Si të mbani larg vetes sëmundjen:

101-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa.
102-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës.

103-Evitoni jetesën në qytete të ndotura.
104-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë.
105-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin.
106-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.

TIROIDJA

Ushqimet që i bëjnë keq tiroides:

107-Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. 108-Nuk duhet të konsumojnë fasulet.
109-Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.

110-Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.
111-Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike.

ALERGJIA

Si të evitojmë alergjitë

112-Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën.
113-Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.

114- Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët.
115-Mos përdorni në rroba detergjentë aromatikë.

116-Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.
117- Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike.

TURBEKULOZI

Këshilla për parandalimin e tuberkulozit

118-Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit.
119- Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.

120-Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.
121-Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t”i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.

122-Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.
123-Secili duhet t”i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.

MAJASELLI

Këshilla për personat që kanë probleme në zorrë

124-Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë.

125-Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies.
126-Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.

127-Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut.
128-Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet.
129-Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.

130-Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.
131-Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit.
132-Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit.

KANCERI I GJIRIT

Këshilla për të shmangur kancerin në gji

134- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.

135- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni
mbipeshë.
136-Përpiquni të minimizoni stresin.
137-Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.

138-Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar.
139- Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume.
140-Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji
janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

KANCERI I PROSTATES

Këshilla për dietën që parandalon kancerin e prostatës

141- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.

142- Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.
143- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.
144- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.

145- Arrat, sipas specialistëve, kanë vitaminë D.
146- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës.
147- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.
148- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.

KANCERI NË STOMAK

Si të evitoni kancerin në stomak

149- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime
150-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.

151- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.
152-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.

153- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.

154- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
155- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.

KANCERI I LEKURËS

Këshilla për të shmangur rrezikun

156- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës.
157- Evitoni djegiet nga dielli.

158- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli.
159- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell.
160- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB.

ASTMA

Si të luftoni astmën

161-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës.
162-Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin.

163-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit.
164-Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.
165-Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që
shkaktojnë astmë.

Këmbët

Këshilla për infeksionet në këmbë

167-Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë.
168-Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë, brenda së cilës duhet të keni hedhur vaj bajame ose rozmarinë.

169- Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë.
170-Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve.
171-Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersinë këmbët.

PAGJUMËSIA

Këshilla për të stimuluar gjumin:

172. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.

173. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t”u vinte shumë në ndihmë.
174. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.

175. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.

176. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri.
177-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t”u bëjë naze”.

ZBOKTHI

Këshilla për të luftuar zbokthin:

178- Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë
tek flokët, por hidheni në pëllëmbën e dorës përpara se të lani flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve.

179-Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët pasi ai than lëkurën.
180-Përpiqu t”i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.

181-Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdorni rregullisht një shampo të zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lani flokët.

182-Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin këpurdhat.
184-Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv siç janë shampoja “Fungoral” apo trajtuesi i zbokthit “Gentinor”.

AKNET

Për të luftuar puçrrat në fytyrë:

185-Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
186-Trajtoni fytyrën me produkte cilësore, me përbërës organikë si: Kamomil, kamfor, kalendula, etj.

187-Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
188-Merrni vitamina A, C, E.
189-Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.

190-Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
191-Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.

192-Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.
Faqe 4

VESHET

Si të luftoni infeksionin e veshëve:

193-Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston në pastrimin apo bërjen lavazh të kanalit të veshit dhe kjo ndihmon në heqjen dhe shpërndarjen e grumbullit të infeksionit të mbledhur në zona të caktuara.

194-Më pas nëpërmjet një fitili, deri në mesin e veshit, arrihet që të shpërndahet i gjithë pezmatimi i mbledhur.

195-Njëkohësisht duhet bërë edhe trajtimi mjekësor në të cilin hidhen antibiotikët në vesh për të trajtuar dhe kuruar zonën në të cilën më parë ishte mbledhur pezmatimi dhe që kishin çuar në ënjtjen e veshit.

196-Është e rëndësishme që të shmanget marrja e ilaçeve qetësuese vetë në farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, vetëm sa mund ta rëndojnë dhe më shumë.

AROMA E KEQE

Këshilla për të ulur aromën e pakëndshme të frymëmarrjes:

197-Përdorni gjatë ditës majdanoz të freskët.
198-Përdorni shpëlarës antibakterial.

199-Duhet të konsumoni të paktën dy herë në ditë kos të freskët.
200-Duhet të shpëlani gojën me sodë.

201- Duhet të përdorni vaj mesteje.
201- Të konsumoni farat e koprës.
202-Të konsumoni gjatë ditës çimçakiz me manjolia.

SYTË

Si të mos i dëmtojmë sytë kur jemi para kompjuterit:

203-Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët.

204-Të mos ketë reflekse në ekran.
205- Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
206- Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.

207- Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
208- Të shpluhuroset shpesh ekrani.

209- Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani përreth një minutë.
210- Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.

STRESI

Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:

211- Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t”ju bëjë më shumë produktivë.
212- Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t”i reduktuar.
213- Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t”u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.

214- Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dhe që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
215- Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres.
216-Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.

LINDJET PARA KOHE

Disa këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve prematurë:

217- Mbajtja e temperaturës së trupit në shifrat normale.
218- Ushqyerja e kujdesshme sipas mundësive dhe nevojave të fëmijës.

219- Ruajtja nga sëmundjet dhe infeksionet.
220- Temperatura e fëmijës duhet ruajtur në limitin 36-37 gradë.
221- Temperatura e ambientit ku qëndron fëmija duhet 23-25 gradë.

222- Në stinët e nxehta temperatura nuk duhet t”i kalojë 27 gradë.
223- Dhoma e fëmijës duhet të ketë lagështirë të mjaftueshme.
224- Ajri i dhomës ku rri fëmija duhet të ndërrohet vazhdimisht.
225- Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrëngojnë fëmijën.

USHQIMI ME QUMESHT

Këshilla për nënat që kanë fëmijën në gji:

226- Jepini fëmijës sasinë e nevojshme të qumështit.
227- Jepini fëmijës qumësht nga të dy gjiret.

228- Të vegjlit duhet të pinë shpesh por pa e tepruar.
229- Gjatë pirjes krijojini foshnjës mundësi të pushojë nga pak.
230- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të marrë sa më shumë lëngje.

231- Ushqimi i nënës duhet të sigurojë elementet e nevojshme.
232- Sa më shumë të pijë fëmija, aq më tepër qumësht prodhon gjiri.

233- Fëmijës deri në gjashtë muaj nuk i jepen ushqime jo të lëngshme.
234- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të shmangë stresin, shqetësimet.

GASTRITI

Këshilla për të evituar:

235-Mos përdorni alkool.
236-Mos përdorni duhan.

237-Mos përdorni në mënyrë sistematike aspirina, ibrufen, naporxen etj.
238-Mos përdorni në mënyrë të sistematike kortizonë.

RËNIA E FLOKËVE

Kujdesi që duhet të tregoni për të parandaluar fenomenin:

239-Kontrolloni stresin.
240-Mbani një dietë të shëndetshme.
241-Pini të paktën 2 kilogramë ujë në ditë.

242-Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat, proteinat dhe mineralet e nevojshme.
243-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me ato vajore.
244-Evitoni ushqimet e skuqura.

ULÇERA

Ushqimet që kurojnë sëmundjen:

245-Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë.
246-Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut.

247-Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat.
248- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë.
249-Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.

Cerma /Përdhesi

Këshilla për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjes:

250- Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi.
251-Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet të këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë.

252-Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes.
253-Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik në gjak.
254-Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi.

LEXO EDHE:

ABC-ja e ushqimeve, recetat e mjekësisë popullore për të luftuar sëmundjet në tryezë

Në suplement do të lexoni mbi ushqimet më të mira për shëndetin e prostatës, sistemin e tretjes, kancerin e mushkërive, ulcerës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, por edhe ushqimet kundër sëmundjeve të ndryshme si Alzheimer-it dhe dementia, si dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Në suplement do të gjeni edhe këshillat se si t’i përdorni recetat popullore dhe se si t’i gatuani.

Ananasi për të luftuar të gjitha problemet me shëndetin

Ananas për tretjen…

Ananasi është një frut që lehtëson dhimbjen e kockave, është i shëndetshëm për zemrën, lufton tumoret, shërben kundër celulitit, na ndihmon kundër gripit dhe të gjitha këto falë përmbajtjeve të tij magjike. Ananasi ka një përbërje që quhet bromelin e cila ndihmon shumë për tretjen. Këtë efekt e gjejmë edhe tek kivi.

Forconi imunitetin me ananas

Përmbajtja e lartë e vitaminës C, ndihmon trupin të largojë radikalet e lira, të cilat shkatërrojnë qelizat normale. Për këtë thuhet se ananasi është një frut që lufton kancerin. Nga studimet rezulton se radikalet e lira nxisin shfaqjen e arteriosklerozës dhe dhimbjet e zemrës, shkatërrojnë qelizat e zorrës së trashë duke çuar në tumor, si dhe kontribuojnë në dhimbjen e kyçeve si dhe në artriti. Pra marrja e dozës ditore të vitaminës C, nëpërmjet ushqimit duket se largon të gjitha këto efekte që vijnë nga radikalet e lira në trup. Për më tepër, vitamina C ka rëndësi jetike për forcimin e sistemin imunitar, i cili lufton infeksionet gripin dhe virozat.

Ananasi është një burim i shkëlqyer i manganit dhe tiaminës.

Mangani është një element i rëndësishëm për një metabolizim korrekt të sheqernave në organizëm. Studimet kanë treguar se mangani lufton depresionin.

Ananasi mbron sytë

Të gjithëve ne na u është thënë që të vegjël se karotat janë të mira për shëndetin e syve, dhe shumë nëna të reja ua japin fëmijëve të tyre. Karota është një perime e mirë për sytë, ndërsa ananasi është një frut edhe më I se karota për shëndetin e syve. Nga një studim i publikuar në një revistë të njohur amerikane për shëndetin thuhet se konsumimi i 3 racioneve ananans çdo ditë ndihmon në parandalimin e humbjes apo zbehjes së shikimit.

Në një studim ku morrën pjesë mbi 110 mijë gra dhe burra, studiuesit arritën në përfundimin se frutat dhe perimet; vitamina A, C, dhe E; si dhe karotenoidet përmirësojnë shikimin dhe parandalojnë të gjitha dëmtimet që kanë të bëjnë me sytë. Megjithatë ata theksuan se të gjitha këto i gjejmë tek ananasi prandaj konsumi i tij i përditshëm është i nevojshëm. Shtoni ananas në kosin me fruta të përgatitur në shtëpi apo në smoothien e mëngjesit. Gjithashtu mund të shtoni ananas në sallatën me karota.

Këshilla për përdorimin e ananasit

Ananasi mund të përdoret në shumë gatime, por më ideal do të ishte i prerë në copa të vogla në formë sallate apo edhe në formë smoothie. Kur shkoni në supermarket për të blerë ananas duhet që fruti të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë të zverdhura, por në ngjyrë jeshile të errët. Në sajë të përbërësve të tij ananasi vepron në organizëm për të larguar toksinat, për të shkarkuar ujërat e tepërta në organizëm etj. Ai gjithashtu lufton të gjitha format e celulitit, edemat etj. Studimet kanë treguar se sa më shumë ta ruash ananasin pas prerjes aq më shumë i shtohen elementët yshqyes. Por ai do ruajtur në frigorifer, i mbyllur hermetikisht, pasi vitamina C nëse ka kontakt me oksigjenin humb vetitë e saj. Mund të përdorni një tas sallate me ananas, ruajeni në frigorifer dhe mund ta konsumoni gjatë gjithë javës.

•Kombinojeni ananasin me karkaleca deti, shtojini pak xhenxhefil dhe vaj ulliri. Shtrati i këtij miksi të jetë një fletë sallate për më shumë ngjyrë.

•Përgatitni me ananas kosin për ju dhe familjen tuaj

•Ananasi mund t’u shtohet dhe sallatave me fruta tropikale, kryesisht atyre që përmbajnë papaya, kivi dhe mango.

Maskë me ananas për rigjenerim lëkure dhe kundër celulitit

Aplikojeni maskën me ananas një herë në javë për lëkurën e fytyrës apo në zonat ku keni celulit. Ananasi ndihmon në mbylljen e poreve dhe në rigjenerimin e lëkurës, përbërja e tij bromelin largon qelizat e vdekura nga lëkura.

1. Priteni në copa dhe vendoseni në mikser.

2. Shtoni 3 lugë vaj ulliri cilësor

3. Shtojini përzierjes një lugë mjalt dhe lëreni të miksohet deri sa të krijohet një masë. Mjalti redukton rrudhat, ul enjten dhe largon aknet po ashtu ndihmon edhe për zhdujkjen e rrathëve poshtë syve.

4. Përpara maskës lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni mirë. Aplikoni maskën dhe lereni për 15 minuta. Shplajeni fytyrën përsëri dhe thajeni me peshqir. Menjëherë do të shihni ndryshimet në lëkurën e fytyrës suaj.

Vlerat

Ananasi është një frut tropikal dhe ka një shije shumë të veçantë.

Vlerat ushqyese (165.00 gramë)

vitaminë C 131.4% (burim i shkëlqyer)

magnez 76.5% (burim i shkëlqyer)

fibra 9.2%

vitamin B6 9%

bakër 9%

vitamin B1 8.6%

folate 7.4%

kalori (82) 4%

Shkencëtarët: Kosi ul rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2

Kërkuesit nga Kembrixhi bënë të ditur se sipas studimeve kosi mund të ulë riskun e prekjes nga diabeti i tipit 2. Artikulli i publikuar në revistën “Diabetologia”, tregon se sa më shumë kos të konsumoni aq më shumë ulet risku (deri në 28%) i prekjes nga diabeti i tipit 2. Në këtë studim morën pjesë 4,255 persona, tek të cilët regjistrohej çdo gjë që ata konsumonin gjatë ditës. Personat të cilët kishin konsumuar më shumë kos, kishin 24% më pak mundësi të prekeshin nga diabeti, krahasuar me ata të cilët nuk kishin konsumuar kos. “Nga ky studim del se ka ushqime të veçanta luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2,” tha një prej studiuesve, duke shtuar se kosi mund t’i shërbejë mbarë organizmit.

Banania dhe problemet që trajton ajo

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për këtë frut tropikal. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet tregojnë se banania është frut shumë i pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale. “Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, thotë David Young. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteriet që mund të jenë aktive në të.

Mishi i kuq VS mishi i bardhë

Njerëzit që konsumojnë tepër mish të kuq dhe mish të përpunuar kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundja e kancerit dhe sëmundjet e zemrës se sa personat që nuk konsumojnë mish të kuq, sipas një studimit amerikan. Në studim morën pjesë mbi 500 mijë persona të moshës 50-71 vjeç, studim i cili nisi në vitin 1995. Rezultatet treguan se ata të cilët konsumuan porcione të larta të mishit të kuq, rreth 127.6 gramë në ditë kishin 30% më shumë shans për të vdekur në 10 vitet e ardhshme, kryesisht nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Mishi i përpunuar shton gjithashtu rrezikun. Nga ana tjetër, ata të cilët konsumuan sasi më të larta të mishit të bardhë kishin rrezik më të ulët për sëmundje, veçanërisht rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës dhe të kancerit. Reduktimi i sasisë së mishit të kuq dhe atij të përpunuar do të kontribuonte në ruajtjen e shëndetit dhe në shpëtimin e jetës, thonë studiuesit. Mishi i kuq përfshin mishin e viçit, të derrit, proshutën, hamburgerët, kremviçet e derrit, filetot e viçit etj. Ndërsa mishi i bardhë përfshin mishin e gjelit të detit, peshkun, mishin e pulës etj. Mishi i përpunuar, pavarësisht i bardhë apo i kuq përfshin mishin e thatë ose atë të tymosur si proshutat, kremviçet e pulës etj.

12 fakte që duhet t’i dini për shegën, ja çfarë kuron

Shega është një frut që është përdorur që nga koha e Hipokratit. Mjekësia tradicionale përdor lëkurën, gjethet dhe farat e saj për të luftuar diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në flokë dhe në thonj.

12 fakte mbi shegën:

1. Shega njihet si simbol i pjellorisë dhe i fatit të mirë

2. Brenda një shege ka rreth 800 kokrra të vogla ngjyrë të kuqe

3. Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe zvogëlon ngarkesën kardiake.

4. Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë.

5. Lëngu i shegës është ideal për flokët, lëkurën dhe thonjtë falë përbërësve që ka

6. Shega është e mbushur me antioksidantë

7. Parandalon kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, etj.

8. Studimet e fundit tregojnë se konsumi i një shege si lëng rrit dëshirën seksuale.

9. Lëngu i shegës shuan etjen, hap oreksin dhe kthjellon mendimet

10. Shega redukton rrudhat në fytyrë dhe i jep freski asaj

11. Lëngu i shegës ka 3-4 herë më shumë antioksidantëve se rrushi i zi, çaji jeshil dhe vera e kuqe.

12. Është shumë e pasur me kalium, hekur dhe vitaminat A,C dhe E.

Sëmundjet që lufton panxhari

Panxhari është një perime që ka përmbajtje të lartë acidi folik, kalium, kalcium dhe antioksidantë betacyanin, që i jep dhe ngjyrën. Lëngu i panxharit të kuq përmban sheqer natyral, jod, bakër dhe vitaminë B1, B2, C dhe bioflavonoide. Disa praktikues të mjekësisë holistike besojnë se kombinimi i lëngut të panxharit me lëngje të tjera si karotë, mollë dhe trangull është një mënyrë e shkëlqyer për pastrimin dhe shëndetin e veshkave dhe tëmthit. Panxhari është një bimë e mrekullueshme për shtimin e energjisë dhe ndihmon në luftën e organizmit kundër kancerit. Ai ka përmbajtje të lartë nitratesh, llogaritet rreth 20 herë më shumë se çdo perime tjetër. Dobitë dhe vlerat e panxharit në luftën kundër kancerit janë të njohura tashmë falë shumë studimeve të fundit, të cilët kanë arritur në përfundimin se nitratet ulin tensionin e gjakut. Po ashtu panxhari ul shkallën e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare me 10-20%.

7 përfitimet e shurupit të panjës

Shurupi i panjës është një superushqim që përmban mineralet më të rëndësishme dhe vitaminat. Prodhohet nga panja dhe bëhet i ëmbël pasi zihet. Ky shurup përmban një sasi të lartë oksalatesh dhe purinë. Gjithashtu mineralet si mangan dhe zink.

1. I mbushur në antioksidantë

Përmban minerale si mangan dhe rrit energjinë e trupit. Përmban antioksidantë që ndihmojnë trupin të eleminojë radikale te lira. Këto radikale janë tepër të dëmshme për indet dhe pjesë të tjera të trupit. Shurupi i panjës ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak. Antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Shurupi i panjës përmirëson qarkullimin e gjakut në arterie.

2. Mbron shëndetin e zemrës

Mangani është një mineral që ndihmon në reduktimin e dëmtimit në organizëm nga radikalet e lira. Gjithashtu parandalon arteriosklerozën.

3. Forcon sistemin imunitar

Prezenca e zinkut dhe manganit ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, dhe mbron shëndetin e qelizave të bardha të gjakut. Qelizat e bardha të gjakut janë qeliza mbrojtëse, pra ndihmojnë në mbrojtjen e trupit duke rritur shtimin e antitrupave. Mungesa e zinkut çon në dobësimin e imunitetit. Ai ndihmon në formimin e qelizave të bardha të gjakut në trupin tonë duke forcuar imuitetin.

4. Ka veti antikanceroze:

Prezenca e antioksidantëve ndihmon në reduktimin e disa tipeve të kancerit si atij të prostatës, të vezoreve dhe të stomakut. Parandalon përhapjen e qelizave tumoriale në trup dhe bllokon gjenet që janë përgjegjëse për kancerin.

5. Të dobëson:

Përmban një sasi të ulët kolesteroli dhe yndyrnash, kështu që konsumi i përditshëm i këtij shurupi ndihmon në ruajtjen e peshës mesatare të një individi si dhe parandalon shëndoshjen.

6. Mban të shëndetshëm sistemin e tretjes

Shurupi i panjës përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash që ndihmojnë në pastrimin e brendshëm të sistemit tretës, duke mbajtur zorrët të shëndetshme dhe sistemin tretës në tërësi

7. Ruan mukozën e gojës

Zinku ndihmon në ruajtjen e funksionit të mukozës në zorrë dhe gojë, duke parandaluar nga sëmundjet e mukozës.

6 perimet që kanë edhe proteina

Proteinat nuk gjenden vetëm tek produktet shtazore, por edhe tek ato bimore. Proteinat i nevojiten organizmit për ndërtimin e masës muskulore, për ruajtjen e flokëve, thonjve lëkurës etj. Ja disa nga perimet që përmbajnë proteina për të gjithë ata që nuk pëlqejnë mishin.

Bizelet

Bizelet përmbajnë shumë proteina dhe ndihmojnë për formimin e masës muskulore. Gjithashtu ato ndihmojnë shumë kundër stresit falë sasisë së magnezit që përmbajnë. Përdorini ato në supë apo në gatime të tjera.

Spinaqi

Për të gjithë ju që nuk e dinit.. spinaqi nuk përmban vetëm hekur, ai përmban edhe proteina gjithashtu.

Patatja e pjekur

Patatja përmban karbohidrate, proteina dhe vitamina. Megjithëse mund të duket e çuditshme, po një studim i fundit ka zbuluar se patatet kanë më shumë vlera ushqyese sesa konsumi i një bananeje, brokoli, apo avokadoje. Hulumtuesit janë shprehur se njerëzit gabojnë kur heqin dorë nga patatet për shkak të karbohidrateve (sheqerit në formë amidoni). Patatja ka vitaminë C më shumë se në 3 avokado së bashku.

Brokoli

Brokoli nuk përmban vetëm fibra por është dhe një burim i mirë proteinash.

Lakra e brukselit

Këto lakra të vogla janë superyjet e ushqimeve: Ato kanë në përmbajtjen e tyre shumë elementë ushqyes si kalium dhe vitaminë K. Ato gjithashtu përmbajnë edhe proteina.

Misri

Misri renditet sot si një ndër drithërat më të rëndësishëm dhe më të ushqyeshëm. Ai ka në përmbajtje edhe proteina. Përmban shumë pak yndyrë, ndërsa është i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Përmban vitamina B dhe C, acid folik, fosfor, kalium dhe magnez. Nëse e piqni apo zieni misrin ai bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse çlirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Soja

Nga e gjithë bima, që arrin një lartësi deri në 80 centimetra, përdoren kokrrat që janë në formën e fasuleve dhe shumë të pasura me proteina, lipide, vitamina, minerale e fibra, izoflavone. Janë pikërisht këta përbërës, fitoestrogjenët tipikë të sojës, që garantojnë një efekt mbrojtës. Izoflavonet kanë në të vërtetë një formulë kimike të ngjashme me estrogjenet dhe janë në gjendje të lidhen me të njëjtët receptorë, duke bllokuar veprimin. Përbërësi aktiv te soja është genistejni, një lloj fitoestrogjeni që mbron prej kancereve me bazë hormonale. Ai është edhe një kufizues i fuqishëm i disa proteinave që marrin pjesë në rritjen e pakontrollueshme të qelizave kanceroze. Për të përfituar nga vetitë antikanceroze të sojës, duhet të hani 50 gramë në ditë prej saj, qoftë kokrra soje të gjalla ose të pjekura, ashtu edhe toufu.

Ushqimet kundër sëmundjeve të ndryshme si Alzheimer-it dhe dementia

10 superushqimet për trurin

Të gjithë e dimë se mbajtja e një diete të shëndetshme është thelbësore për shëndetin fizik dhe mendor. Truri është një makinë organike e fuqishme dhe komplekse, që kërkon elementët ushqyes për të funksionuar plotësisht, ashtu si dhe zemra, mushkëritë sytë dhe muskujt. Truri kontrollon mendimet, lëvizjen etj. Truri është gjithmonë në punë dhe ruan një numër të paimagjinueshëm të dhënash. Që truri të funksionojë si duhet dhe vazhdimisht, ndikohet nga ushqimi, niveli i sheqerit në gjak, oksigjeni etj. Vetëm nëpërmjet një diete të balancuar, mund të përmirësoni punën e trurit dhe të kujtesës. Po ashtu këto ushqime do t’ju ndihmojnë kundër sëmundjeve të ndryshme si Alzheimer-it, dementia-s etj. Sot ekzistojnë shumë superushqime që mund t’i përfshini në dietë me lehtësi.

1. Arrat

Vetë forma e arrave është e njëjtë me atë të trurit, prandaj ky frut renditet në vendin e parë pasi përmirëson ndjeshëm aftësinë e të menduarit dhe kujtesën. Arrat përmbajnë nivelin më të lartë të acideve yndyrore omega-3 në mesin e frutave të tjera arrore. Acidet yndyrore Omega-3 kanë efekte mbrojtëse për trurin dhe qelizat pasi mund të zhvillojnë funksionin e neurotransmetuesve, të cilët përmirësojnë kujtesën dhe aftësitë njohëse. Arrat përmirësojnë gjithashtu rrjedhën e oksigjenit dhe të elementëve ushqyes në enët e gjakut në tru si dhe luftojnë inflamacionin. Për më tepër, arrat përmbajnë vitaminën mbrojtëse për kujtesën, vitaminën B6 dhe magnez. Nëse doni të konsumoni diçka të shpejtë, rrëmbeni një grusht me arra. Janë jo vetëm të shijshme, por dhe ushqimi numër 1 për trurin.

2. Salmoni

Trurit i duhen acide yndyrore omega-3 që të funksionojë si duhet. Salmoni është një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3 si dhe një ushqim i shkëlqyer për të ushqyer trurin. Substancat tek salmoni parandalojnë sëmundjen e Alzheimer-it. Mundohuni të konsumoni sa më shpesh salmon, por këshillohet të jetë i egër, pasi nuk përmban mërkur.

3. Çaji jeshil

Studimi më i fundit ka treguar se çaji jeshil ndihmon që truri të funksionojë si duhet. Kërkuesit e Universitetit Basel arritën në përfundim se çaji jeshil ndihmon në rritjen e aftësisë njohëse dhe trajton dementian. Për më tepër, është zbuluar se pirja e çajit jeshil ndihmon në rritjen e përqendrimit në krahasim me ata që nuk konsumojnë çaj. Po ashtu, njerëzit që konsumojnë çaj përditë janë më pak të prirur të preken nga sëmundja e Parkinson-it. Konsumoni 2 -3 filxhanë çaj jeshil në ditë për të rritur fuqinë e trurit tuaj.

4. Boronica

Boronica është një frut që ju mban kujtesën të fortë edhe në moshë të madhe. Përbërësit tek boronica si flavonoidet luajnë një rol kyç në përmirësimin e kujtesës. Flavonoidet mbrojnë trurin nga radikalet e lira. Gjithashtu ato mbrojnë kundër çrregullimeve mendore si pasojë e moshimit, si Alzheimer dhe Parkinson. Për të arritur sa më shumë rezultat konsumoni gjysmë gote me boronicë çdo ditë.

5. Spinaqi

Spinaqi ka nivel të lartë kaliumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim i shkëlqyer për trurin. Kaliumi ndihmon në funksionimin e trurit. Spinaqi është i mbushur me antioksidantë, dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi. Ai përmban gjithashtu folate, magnez dhe vitamina E dhe K që ndihmojnë në parandalimin e dementia-s. Për të menduar më qartë dhe për të reaguar më shpejt, konsumoni më shumë spinaq.

6. Brokoli

Shkencëtarët kanë zbuluar se një përbërës që gjendet tek brokoli, i njohur si choline ka përfitime të mrekullueshme për trurin. Studimet kanë treguar se mungesa e choline-s mund të shkaktojë probleme në trurin e të porsalindurit. Gjithashtu brokoli është një burim i shkëlqyer i vitaminës K, përmirëson fuqinë e trurit. Një tas me brokoli 3 herë në javë do t’ju rrisë ndjeshëm aftësinë mendore.

7. Kurkuma

Specialistët e Universitetit të Kalifornias kanë zbuluar se kurkuma ndihmon në mprehtësinë e trurit. Kurkuma është e pasur me kurkumin, një përbërës që parandalon sëmundjen e Alzheimer-it, falë antioksidantëve të saj.

8. Domatet

Nuk mund të injorohet fakti që domatet luajnë rol të madh në rritjen e kujtesës. Lycopene, një antioksidant i fuqishëm i pranishëm tek domatet, mbron nga radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat e trurit. Për më tepër, ata të cilët konsumojnë domate çdo ditë kanë kujtesë më të zhvilluar se ata që konsumojnë domate më rrallë. Domatet mbrojnë gjithashtu nga sulmet në tru. Mos harroni t’i hidhni domate sallatës suaj të ditës apo edhe supës

9. Çokollata e zezë

Lista e ushqimeve të shëndetshme për trurin nuk do të ishte e plotë nëse do harronim çokollatën e zezë. Antioksidantët e shumtë tek çokollata ndihmojnë në shëndetin në tërësi dhe jo vetëm për trurin. Për më tepër, çokollata e zezë është e pasur me flavonoide që ndihmojnë përmirësimin e qarkullimit të gjakut në tru. Një studim i një prej universiteteve në Ëest Virginia gjeti se çokollata e zezë rrit përqendrimin dhe shpejtësinë e reagimit.

10. Kungulli

Kungulli futet tek superushqimet për trurin pasi është i pasur në acid folik. Sipas një studimi në vitin 2007 publikuar në “The Lancet journal”, acidi folik përmirëson aftësinë e të mësuarit që normalisht zbehet me kalimin e viteve. Mungesa e acidit folik mund të shkaktojë dëmtime në tru tek të vegjëlit prandaj thuhet se gruaja para se të mbetet shtatzënë duhet të ketë rezerva të bollshme të acidit folik. Përveç konsumit të superushqimeve, për të rritur fuqinë e trurit duhet të pini shumë ujë gjatë ditës. Uji përbën 85 për qind të peshës së trurit, dhe mungesa e tij në trup mund të shkaktojë konfuzion dhe mosfunksionim të mirë të kujtesës.

Avokado, pse është i mirë dhe mënyrat si ta përdorim

Avokado quhet ndryshe edhe dardhë aligatori dhe është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore. Ky frut ka pak a shumë formën e një veze ose të një dardhe, zakonisht me përmasat e një dardhe ka një lëkurë të ndritshme në ngjyrë të gjelbër në kafe. Ai ka një përmbajtje me të lartë yndyrore se sa frutat e tjera dhe është shumë popullor në kuzhinën vegjetariane, duke u bërë një zëvendësues i shkëlqyer për mishin.

Pse duhet të konsumojmë avokado?

Studimet e fundit kanë treguar se nëse avokado shtohet në sallatën me spinaq apo karota rrit përthitjen e karotenoideve nga kjo sallatë me 200-400%. Në fakt studimet kanë treguar gjithashtu se përqëndrimi më i madh i karotenoideve tek avokado ndodhet menjëherë poshtë lëkurës e për këtë arsye mos e hiqni lëkurën më shumë seç duhet. Në këtë rast këshillohet që lëkurën e avokados ta hiqni me dorë tamam sikur po qëroni një banane, dhe jo duke përdorur thikën apo mjete të tjera.

•Zakonisht mendojmë se karotenoidet gjenden më shumë tek portokalli apo perimet me ngjyrë të kuqe si karotat dhe domatet. Edhe pse këto perime janë burime të mira antioksidantësh, duket se edhe avokado përmban një sasi të konsiderueshme të tyre. Avokado përmban beta-carotene, alpha-carotene dhe lutein, por edhe karotenoide të tjera si neochrome, neoxanthin etj.

•Shpeshherë avokado nuk ka nam të mirë për shkak të sasisë së yndyrës që përmban, por ajo futet në grupin e yndyrnave të mira. Vetitë anti-inflamatore që i gjejmë tek këto yndyrna kanë dëshmuar se ndihmojnë për lehtësimin e artritit

Vlerat ushqimore (146.00 gramë)

Fibra 39.1%

Vitaminë K 38.3%

Folate 29.5%

Vitaminë C 24.3%

Vitaminë B5 20.2%

Kalium 20.2%

Vitaminë B6 19%

Kalori (233)12%

Avokado përmban vitamin E, K, B si dhe shumë minerale si kalium, magnez etj.

Veti anti-inflamatore

Është një nga frutat që kryeson listen përsa i përket vetive të tij anti-inflamatore pasi ai përmban…

•phytosterols, përfshi beta-sitosterol, stigmasterol, dhe campesterol

•carotenoide antioksidantë, përfshi lutein, neoxanthin, neochrome, chrysanthemaxanthin, beta-cryptoxanthin, zeaxanthin, violaxanthin , beta-carotene dhe alpha-carotene.

•përmban gjithashtu antioksidantë, si epicatechin dhe epigallocatechin vitaminë C dhe E, dhe zink

•Acide yndyrore omega-3

Kurë natyrale për artritin

Artriti—përfshi osteoartritin dhe artritin reumatoid—janë probleme shëndetësore që kanë marrë të gjithë vëmendjen e duhur në sistemin shëndetësor. Kërkuesit kanë dalë në përfudnim se avocado ka aftësi për të lehtësuar simptomat e artritit për shkak të përmbajtjeve që ka.

Mbështet shëndetin kardiovaskular

Në fakt kjo mund të jetë kontradiktore me atë që mendojnë shumica e njerëzve se avokado ka shumë yndyrë dhe nuk ka se si të shërbejë për shëndetin e zemrës. Por, studimet tregojnë pikërisht të kundërtën, pasi ky frut mund të ndihmojë për të ulur shumë rreziqe si dhe për të përmirësuar yndyrnat në gjak. Shumica prej nesh e di që shëndeti i zemrës përmirësohet nga marrja e acidit oleic (që ndodhet tek avokado) dhe nga marrja e acideve yndyrore omega-3 (që e gjejmë gjithashtu tek avokado në formën e acidit alpha-linolenic). Pra yndyrnat që i gjejmë tek avokado janë të dobishme për zemrën, për shkak se rrisin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak (HDL). Avokado po ashtu përmban sasi të mëdha të kaliumit, i cili ndihmon të ulet tensioni i gjakut. Vetëm gjysma e avokados përmban 487 miligramë kalium, çka është më shumë se një banane. Një nga to është edhe beta-karoten, i cili ndihmon regjenerimin e lëkurës dhe ushqen flokët. Luteina është nutrient i rëndësishëm për shëndetin e syve, ndërsa redukton rreziku nga degjenerimin makular, i cili është shkaku kryesor i verbërisë te personat më të vjetër se 60 vjeç.

Nxit rregullimin e sheqerit në gjak

Një nga aftësitë që ka avokadoja është se ndërhyn në rregullimin e nivelit të karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Në përgjithësi avokado është ushqim që përmban një sasi të paktë sheqeri dhe karbohidratesh, në të njëjtën kohë një gotë avokado përmban 7-8 gramë fibra, të cilat janë thelbësore për rregullimin e sheqerit në gjak.

Avokado parandalon kancerin e lëkurës dhe prostatës

Aftësia që ka avokado në parandalimin e kancerit të gojës, lëkurës dhe prostatës është studiuar gjerësisht në laborator. Kjo aftësi vjen si pasojë e një miksi të pazakonshëm të vlerave anti-inflamatore dhe antioksidante.

Këshilla për përdorimin e avokados

Përdorni një thikë për ta ndarë avokadon në dy pjesë, ndërsa bërthamën hiqjani me ndihmën e një luge apo me majën e thikës. Më pas ndajeni avokadon në katër pjesë, secila nga gjysmat ndahet në dy pjesë. Më pas hiqjani lëvoren me dorë, tamam sikur po qëroni një banane, kjo bëhet për të ruajtur sasinë e madhe të karotenoideve që gjenden menjëherë pas lëkurës. Gjatë kontaktit me ajrin tuli i avokados mund të nxihet dhe për ta evituar këtë spërkateni me lëng limoni apo uthull.

Mënyrat e shëndetshme të përgatitjes së avokados

Sot në internet apo në libra gatimi gjenden shumë receta ku avokado ruhet e pagatuar dhe në fakt kjo është mënyra më e mirë për të përfituar të gjitha vlerat nga ky frut. Vende të ndryshme sot në botë e gatuajnë avocadon në mënyra të ndryshme. Për shembull, në Meksikë e presin avokadon në copa të vogla dhe ia hedhin supës së pulës pasi ajo është gatuar.

•Mund ta hidhni në supë

•Mund ta shtoni në salcat e ndryshme të sallatës për një ngjyrë mbresëlënëse.

•Përzieni avokado, qepë, domate, vaj ulliri për një sallatë të shijshme.

•Shtojani sallatave

1. Maskë me kos dhe avokado

Kjo maskë është e shkëlqyer për të rikthyer shkëlqimin e lëkurës në stinën e dimrit.

1/4 e avokados pa lëkurë

1 lugë kos

Gjysmë luge mjaltë

Përdorni një pirun për të shtypur avokadon dhe më pas shtojini mjaltin dhe kosin për të bërë një masë si pastë. Aplikojenio në fytyrë dhe lëreni për 10 – 15 minuta. Shplajeni me ujë të ngrohtë.

2. Maskë me avokado dhe vezë

Kjo maskë këshillohet për fytyrat me yndyrë.

1/2 avokado

1 të bardhë veze

1 lugë gjelle lëng limoni të freskët

Përdorni pirunin për të shtypyr avokadon dhe më pas shtojini të bardhën e vezës dhe lëngun e limonit. Lereni në fytyrë për 10 deri në 15 minuta. Kini kujdes që maska mos t’ju futet në sy. Aplikojeni maskën një herë në javë dhe shihni rezultatet..

Sekreti i flokëve të shëndetshëm, maska me avokdo,vezë dhe vaj ulliri

1. Një avokado

2. Një të verdhe veze

3. gjysmë luge vaj ulliri

4. përziejini mirë në mënyrë që të bëhet një masë e njëtrajtshme.

Aplikojeni maskën në kokë, mirë është për personat që kanë probleme me yndyrën ta evitojnë rrënjën. Lëreni nga 1-3 orë. Mirë është ta mbuloni kokën me një kapuç plastmasi. Shplajini mirë flokët.

******

10 ushqimet më të mira për shëndetin e prostatës

Një dietë e pasur në drithëra integrale dhe ushqime natyrale është efikase jo vetëm për shëndetin në tërësi, por edhe për shëndetin e prostatës. Studimet kanë treguar se ka disa ushqime që ndihmojnë shumë për ta mbajtur prostatën të shëndetshme.

1. Arrat braziliane

Arrat braziliane, ndryshe nga arrat e tjera, përmbajnë një nivel të lartë seleni, mineral ky shumë thelbësor për shëndetin e prostatës. Nëse konsumoni pak nga këto arra çdo ditë përmbushni fare mirë kërkesat ditore që ka trupi për selen. Studimet e mëparshme kanë treguar se seleni lidhet ngushtë me reduktimin e rrezikut kundër kancerit të prostatës. Ato rriten në Brazil, Venezuelë, Kolumbi, Peru, dhe Bolivi. Këto arra përmbajnë gjithashtu sasi të lartë zinku, një mineral tjetër ky i cili luan një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin e prostatës.

2. Brokoli

Brokoli gjithnjë bën pjesë tek superushqimet. Brokoli është një luftues natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Studimet kanë treguar se brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës sepse heq estrogjenin shtesë nga trupi. Kjo për shkak të pranisë së fortë anti-kancerogjene si sulforaphane, diindolylmethane, beta-karotene, selen dhe vitamina të tjera si-vitaminë C, vitaminë A dhe-vitaminë E, zink, kalium dhe disa amino, të cilat janë shumë të vlefshme kundër agjentëve kancerogjenë. Tek brokoli gjendet vitamina C dhe disa aminoacide duke e kthyer këtë perime në një detoksikuese shumë të mirë. Brokoli ndihmon në largimin e radikaleve të lira dhe toksinave. Megjithatë duhet të dini që brokoli lufton kancerin vetëm nëse përgatitet në avull dhe jo të zihet, pasi i humb të gjitha vlerat. Për të shtuar edhe më shumë vlerat e brokolit, pas përgatitjes në avull shtojini vaj ulliri dhe hudhra.

3. Specat djegës

Speci djegës është një përbërës që mbështet shëndetin e prostatës. Në të ndodhet një substancë e quajtur capsaicin. Kjo substancë njihet për aftësitë e saj në reduktimin e dhimbjes, megjithatë studimet kanë treguar që kjo substancë vret qelizat e kancerit, përfshi edhe ato të prostatës. Përveç potencialeve që ka kjo substancë kundër kancerit, thuhet se specat djegës i bëjnë mirë edhe shëndetit kardiovaskular, pasi përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që eleminojnë radikalet e lira, të cilat shkaktojnë arteriosklerozë. Përfitimet të tjera që kemi nga konsumimi i specave të kuq djegës është parandalimi i ulcerës, hapja e rrugëve të frymëmarrjes dhe reduktimi i dëmtimeve qelizore që çojnë në diabet apo probleme të tjera.

4. Çaji jeshil

Fuqitë medicinale të çajit jeshil i atribuohen antioksidantit të quajtur katekinë, një lloj polifenoli që është vërtetuar se shkatërron disa bakterie dhe viruse, forcon sistemin imunitar dhe lufton disa lloje të kancerit, përfshi atë të prostatës. Megjithëse ka disa lloje katekinash, ekspertët thonë se epigallocatechin gallate, EGCG, është më e fuqishmja. Studimet e fundit kanë treguar se meshkujt që konsumojnë të paktën 3 filxhanë me çaj jeshil në ditë ulin ndjeshëm riskun e prekjes nga kanceri i prostatës. Një aftësi tjetër e katekinës është se ajo riparon AND-në e dëmtuar, që mund të jetë përgjegjëse për rritjen e kancerit, po ashtu katekina pengon aktivizimin e një enzime të quajtur COX-2, që përfshihet në procesin e kancerit të prostatës.

5. Kërpudhat

Kërpudhat, sidomos ato aziatike, na ofrojnë shumë përfitime të mrekullueshme për shëndetin, përfshi luftën kundër kancerit. Një nga kërpudhat më të famshme aziatike, me një histori mbi 6,000 vjeçare është kërpudha shiitake. Këto kërpudha përmbajnë lentinan, një lloj beta-glucan që ka veti kundër-kancerogjene. Studimet kanë treguar se lentinan frenon zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë tek minjtë, po ashtu janë efikase edhe kundër kancerit të prostatës.

6. Shega

Kohët e fundit shega ka qenë objekt studimi i shumë kërkimeve dhe diskutimeve të shkencëtarëve. Shega është e pasur me antioksidantë dhe një përbërës të quajtur ellagitaninë, që është veçanërisht e dobishme për shëndetin e prostatës. Testimet kanë treguar se ekstrakti i shegës mund të ngadalësojë riprodhimin e qelizave të kancerit të prostatës.

7. Farat e kungullit

Farat e kungullit kanë disa përfitime unike për shëndetin e prostatës. Ato përmbajnë karotenoide dhe acide yndyrore omega-3. Studimet kanë treguar se meshkujt që kishin nivel të lartë karotenoidesh në dietën e tyre të përditshme, kishin risk më të ulët për të patur probleme me prostatën. Një përbërës tjetër tek farat e kungullit është zinku, i cili lidhet ngushtë me shëndetin e prostatës. Një studim i fundit nga Instituti “Linus Pauling” bën të ditur se zinku mbron kundër zhvillimit të kancerit të prostatës.

8. Salmoni

Acidet yndyrore Omega-3 janë tejet të rëndësishme për shëndetin e prostatës dhe këto i gjejmë me shumicë tek salmoni. Specialistët thonë se omega-3 që gjendet tek peshku mund të ngadalësojë zhvillimin e kancerit të prostatës, po ashtu edhe parandalimin e kësaj sëmundjeje. Gjithashtu ata raportojnë se ngrënia e peshkut salmon të paktën një herë në javë mund të reduktojë riskun e prekjes nga kanceri i prostatës.

9. Domatet

Domatja përmban antioksidantin e fuqishëm që quhet likopen, që ka një veprim mbrojtës të fuqishëm kundër sëmundjeve të prostatës. Megjithëse domatet e freskëta përmbajnë vlera të larta ushqimore, niveli i likopenit rritet kur ato janë të gatuara. Gjatë gatimit tek domatet ndodh një proces kimik që rrit nivelin e likopenit. Nga ana tjetër, domatet e freskëta çlirojnë vetëm 4% të këtij antioksidanti që lidhet me uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Salca e domateve ka gjithashtu shumë vlera kur gatuhet, por duhet të bëni kujdes që të mos përdorni salcën nga kutitë prej teneqeje, por nga shishet apo vazot prej qelqi.

10. Kurkuma

Kurkuma është një bimë që i përket familjes së xhenxhefilit dhe rritet në Azinë Jugore. Kurkuma, apo shafrani i Indisë ka mbi 2500 vjet që përdoret në Indi, ku përdoret si ilaç, për gatim, po ashtu edhe për ngjyrosje. Ndër vetitë medicinale të kësaj erëze përmenden veçoritë inflamatore, pasi studimet e fundit kanë treguar se kurkuma trajton probleme të ndryshme me shëndetin, madje vret dhe qelizat kancerogjene. Kur kombinohet me lulelakrën është zbuluar se kurkuma parandalon kancerin e prostatës dhe frenon rritjen e kancerit ekzistues.

Receta të sugjeruara nga mjekësia popullorë

Sëmundjet dhe problemet me shëndetin mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por mjekët popullorë theksojnë se parandalimi i tyre është mënyra më e sigurtë për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Megjithatë, gjatë jetës prekemi nga probleme dhe sëmundje të lehta për të cilat mund të kujdesemi edhe në kushtet e shtëpisë me anën e barnave. Recetat popullore ju ndihmojnë për të lehtësuar gjendjen tuaj aktuale e disa prej tyre çojnë deri në shërim. Ju sjellim disa kura popullore të sugjeruara nga mjekët popullorë në Shqipëri, Kinë dhe më gjerë.

1. Hithra për pastrimin e gjakut

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore. Ajo përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A, C, K, si dhe serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut. Mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.

2. Farat e lulediellit, ibuprofen natyror dhe antidepresantë

Farat e lulediellit thuhet se kanë veti më të fortë se ilaçi i njohur me emrin “Ibuprofen”. Ato përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe magnezit, vitaminës B, A, D, E, acide yndyrore që janë të dobishme për lëkurën dhe flokët. Ato përmbajnë vitaminë B6 dhe acidit folik, duke ndihmuar gjatë momenteve të çrregullimeve nervore dhe luhatjeve të humorit. Pra farat e lulediellit janë një antidepresant i shkëlqyer.

3. Çaj xhenxhefili kundër kollës dhe ftohjes

Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni. Kur jeni me grip apo keni kollë vitamina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar. Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjaltë dhe lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë.

4. Pija e mrekullisë nga mjeku kinez

Kombinoni një molle jeshile, 1 karotë dhe panxhar. Pija u prezantua për herë të parë nga herbalisti kinez për trajtimin e kancerit të mushkërive. Por aktualisht ka fituar shumë famë në mbarë botën për vetitë magjike tek shëndeti ynë. Kjo pije përgatitet fare lehtë, mjafton të keni një mollë jeshile, një karotë dhe panxhar. Pasi i keni larë dhe grirë mirë të gjitha i fusni në një shtrydhëse frutash për të përftuar lëngun. Konsumojeni menjëherë. Për një rezultat dhe shije më të mirë shtoni pak limon dhe pak mjaltë. Kurrsesi nuk duhet t’i shtoni sheqer. Kjo pije që përbëhet nga fuqia e dy perimeve dhe një fruti ka antioksidantë që të shpëtojnë jetën. Mollët përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B6, C, E dhe K, folate, niacinë, zink, bakër, magnez, kalium, fosfor, hekur, kalcium etj. Karotat përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B3, B6, C, E and K, folate, niacinë dhe acid pantothenic. Po ashtu përmban mineralet si kalium, kalcium, fosfor, magnez. Një nga komponentët më të rëndësishëm tek karota është betakaroteni. Dhe pa harruar panxharin i cili është një perime e pasur me vitaminë A, C, B-complex, kalium, hekur, magnez dhe bakër. Ai gjithashtu përmban substanca që luftojnë plakjen.

Me efektin e kombinuar të tyre ju përftoni të gjithë elementët ushqyes që ju duhen për shëndetin Ja disa mrekulli që bën kjo pije:

•Kjo pije është shpresë e re për pacientët që vuajnë me kancer. Në fakt, disa vite më parë një herbalist kinez ia rekomandoi këtë pije një pacienti të tij që vuante nga kanceri i mushkërive. Duke e konsumuar këtë pije çdo ditë për 3 muaj pacienti u shërua nga sëmundja që i kërcënonte jetën. Nuk është vetëm efektive për sëmundjen e kancerit të mushkërive, por kuron gjithashtu çdo lloj kanceri dhe rritjen e qelizave të kancerit.

Pija është shumë efektive në ruajtjen e shëndetit të organeve si veshkat, mëlçia dhe pankreasi. Gjithashtu, ajo forcon edhe organe si zemra dhe mushkëritë.

Për një rezultat më të mirë konsumojeni këtë pije me stomak bosh, pra esëll, në mëngjes. Një orë më pas konsumoni mëngjesin si zakonisht.

Këtë pije mund ta konsumoni dy herë në ditë, një në mëngjes dhe një gotë para orës 5 të mbrëmjes

5. Qepët në verë të kuqe kundër sëmundjeve kronike

Mjekët në Kinë thonë se qepa në verë të kuqe ndihmon në eliminimin e sëmundjeve kronike. Për këtë ju duhen 2 qepë dhe 500 ml verë të kuqe.

Vendoseni qepën e prerë në një enë qelqi dhe mbulojeni me verë.

Mbyllini kapakun dhe lëreni të qëndrojë në ambjent të freskët për 7-8 ditë.

Më pas vendoseni në frigorifer

Si ta pini:

1. Konsumoni një gotë (50ml) me këtë verë një herë në ditë

2. Për një efekt më të mirë, hani qepën që ka qëndruar në verë

Përfitimet:

1. Kjo pije ju ndihmon të stabilizoni tensionin e gjakut tek ata që vuajnë nga hipertensioni.

2. Ndihmon në uljen e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet

3. Kuron urinimin e shpeshtë gjatë natës.

4. Trajton pagjumësinë.

5. Lehtëson problemet me sytë

6. Trajton infeksionet në traktin urinar

7. Trajton kapsllëkun

6. Luftoni hipertensionin me hudhër dhe uthull.

Mjekët kinezë sugjerojnë një thelbi hudhër të zhytur në uthull esëll në mëngjes për të luftuar problemet me hipertensionin.

7. Mjaltë me gjethe murrizi kundër ulçerës

Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.

8. Çaj rigoni për gurët në tëmth

Rigoni është një bimë shumë e rëndësishme në mjekësinë popullore. Është jo vetëm një erëz shumë popullore në kuzhinën shqiptare, por ajo është dhe shumë e shëndetshme. Si shumë bimë të tjera, edhe çaji i përgatitur me degët e rigonit të njomë jep rezultate të menjëhershme në rastet e dhimbjes së kokës me prejardhje nervore.

Një gotë çaj do të sillte qetësinë që ju mundonte prej kohësh. Çaji i kësaj bime ndihmon edhe në rastet kur aparati tretës nuk e kryen mirë funksionin e tij, kur ka vështirësi në tretjen e ushqimit.

Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitët një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim. Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i pa ëmbëlsuar. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator.

9. Çaj kopre për pastrimin e veshkave

Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit.

Gurët në veshka kurohen gjithashtu edhe me bishta të thara qershie.

Pastrimi i veshkave bëhet edhe me anën e majdanozit. Merrni një grusht me majdanoz të larë, priteni dhe vendoseninë një enë. Shtojini ujë derisa të mbulohen gjethet. Vendoseni të ziejë për 10 minuta. Më pas lëreni të ftohet, kullojeni dhe ruheni në frigorifer.

Konsumojeni të ftohtë, një herë në ditë nga një gotë. Pas disa ditësh përdorimi do të shihni përmirësim, pasi me anën e kësaj pije trupi heq te gjitha helmet e mbledhura në veshka.

10. Lëng qepe kundër diabetit

Lëngu i qepës ndihmon shumë për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak. •Merrni një kokërr qepë dhe e ndani në katër pjesë

•Pjesët i hidhni në një kavanoz të mbushur me ujë të pastër (rreth 200 mililitër)

•Mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për tetë deri në 10 orë në një vend të errët.

•Në mëngjes tretësira e fituar kullohet nga qepa dhe pihet esëll.

•Pirja e saj duhet të bëhet brenda 10 minutash.

•Përsëriteni këtë për 40 ditë pa ndërprerje.

Lëngu i qepës ndihmon gjithashtu edhe kundër problemeve me shikimin, si dhe lufton parazitët që mund të gjenden në aparatin tretës dhe në zorrë.

11. Kura popullore për pushimin e dhimbjes së kokës

Përzieni lëng karote, luleradhiqes dhe spinaq tri herë në ditë përpara se të ushqeheni. Efikas për t’u pirë është edhe lëngu i karotës, kastravecit dhe spinaqit. Aplikoni kompresa me qepë mbi ballë. Në kohët e vjetra për dhimbjet e migrenës këshillohej që në vesh të vendosej një tampon me lëng qepe.

Kinezët këshillojnë futjen e këmbëve në ujë të ngrohtë çdo darkë për rreth 10 minuta. Për ata persona që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut kjo metodë nuk rekomandohet.

12. Çaj jeshil kundër shumë problemeve

Çaji jeshil e ka origjinën nga Kina. Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që konsumojnë çaj jeshil. Gjatë disa dekadave të fundit çaji jeshil ka qenë në qendër të shumë studimeve shkencore dhe mjekësore, ku është zbuluar se fanatikët e çajit jeshil kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Çaji jeshil përmban enzima, aminoacide, polifenole, karotenoide, vitamina, kafeinë etj

Ja arsyet pse duhet të pimë çaj jeshil përditë

1. Çaji jeshil redukton nivelet e kolesterolit në gjak. Përbërësi i tij aktiv, EGCG, përshpejton djegien e yndyrnave në trup, duke na mbrojtur nga mbishëndoshja.

2. Heq barkun. Kërkimet në Universitetin Tufts kanë treguar se katekina tek çaji jeshil, aktivizon djegien e yndyrnave në zonën e abdomenit me një shpejtësi rënieje nga pesha prej 77 përqindësh.

3. Pirja e çajit jeshil përditë ju mban në ekuilibër duke balancuar nivelin e sheqerit në gjak. EGCG-ja përmirëson përdorimin e insulinës në trup, duke parandaluar problemet që çojnë në rraskapitje dhe irritim.

4. Disa studime të tjera theksojnë se çaji jeshil mund të ndihmojë kundër kancerit të mushkërive. Në një studim të vitit 2010 u zbulua se EGCG-ja frenon rritjen e qelizave kancerogjene.

5. Çaji jeshil parandalon të gjitha dëmtimet e lëkurës dhe rrudhat. Mendohet se EGCG-ja është 200 herë më e fuqishme se vitamina E për shkatërrimin e radikaleve të lira. Radikalet e lira, apo qelizat e vdekura ndërveprojnë me qelizat e shëndetshme në trup, duke shkaktuar dëme jo vetëm brenda organizmit, por edhe jashtë.

6. Çaji jeshil përdoret gjithashtu për shkrirjen e dhjamit të tepërt në trup, për trajtimin e çrregullimeve të stomakut, të përzierat, diarre, dhimbjet e kokës, osteoporozën dhe tumoret.

Disa njerëz e përdorin çajin jeshil për të parandaluar disa lloje të kancerit, përfshi kancerin e gjirit, të prostatës, zorrës së trashë dhe të lëkurës. Disa femra e përdorin çajin jeshil për të luftuar virusin papiloma (HPV), që mund të shkaktojë rritjen e qelizave abnormale në serviks po ashtu mund të shkaktojë dhe kancer në qafën e mitrës.

Çaji jeshil përdoret edhe kundër sëmundjes së Parkinsonit, diabetit, gurëve në veshka, po ashtu është cilësuar edhe si një pije që rregullon tensionin e gjakut.

Paketat e çajit jeshil përdoren për të ulur enjtjen poshtë syve, në formë komprese për sytë e lodhur, po ashtu edhe për të frenuar daljen e gjakut nga mishrat e dhëmbëve, në momentin e heqjes së dhëmbit apo dhëmballës.

Çaji jeshil nuk është i ferementuar dhe prodhohet duke avulluar gjethet e freskëta në temperature të lartë. Gjatë këtij procesi është shumë e rëndësishme të ruhen molekulat e duhura të quajtura polifenole, që janë përgjegjëse për vetitë që ka çaji.

Polifenolet parandalojnë inflamacionin dhe fryrjet, mbrojnë kockat dhe luftojnë dhimbjet e kyçeve. Po ashtu luftojnë dhe infeksionet tek femrat.

Çaji jeshil përmban 2 deri në 4% kafeinë, e cila përmirëson funksionet e trurit. Kafeina mendohet gjithashtu se stimulon sistemin nervor, zemrën dhe muskujt duke rritur çlirimin e disa kimikateve në tru, të quajtura “neurotransmetues.”

Antioksidantët dhe substancat e tjera tek çaji jeshil mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut./to

Si të kuroni sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve

Shkencëtarët dhe mjekët pohojnë njëzëri se 90% e sëmundjeve janë pasojë e mosfunksionimit të mirë të zorrëve dhe helmimit të vazhdueshëm të organizmit nga produktet e ndryshme. Ata thonë se të gjitha sëmundjet “hyjnë” në organizmin e njerëzve nga goja, kur përdoren ushqime të papërshtatshme ose kur merren më tepër nga ç’duhet. Në këto raste, stomaku dhe zorrët kthehen në një burim dhe rezervuar substancash toksike. Në zorrën e trashë ka raste kur grumbullohen deri në 10 kilogram “mbetje” që po të mos nxirren, mund të qëndrojnë atje për 20 vjet me radhë, duke e helmuar organizmin e njeriut me plot kuptimin e kësaj fjale. Sidomos pas moshës 40- vjeçare, ngaqë mbushet me mbeturina ushqimesh, zorra fillon të fryhet, zgjatet e deformohet, duke penguar edhe organet e tjera që të kryejnë mirë detyrat e tyre funksionale. Të gjitha këto çdo njeri mund t’i kuptojë nga sinjalet që fillojnë të japin vetë stomaku dhe zorrë.

Sinjalet e mosfunksionimit

Nxirja e dhëmbëve, për shembull, është një nga sinjalet e para që tregon se në organizëm ka shenja “skoriesh”, se na mungojnë vitaminat B dhe A, të cilat, siç dihet, luajnë rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit. Po kështu, duhet mbajtur parasysh se stomakun dhe zorrën e trashë i dëmtojnë rëndë edhe disa ushqime, sikurse dëmton nga ana tjetër edhe mungesa e fibrave. Më të rrezikshme janë akulloret, kremrat, ajka e qumështit. Po kështu, shkaktojnë kapsllëk të gjitha llojet e mishit, çokollatat, kakaoja, ëmbëlsirat, sheqeri, qumështi i lopës, vezët, buka e bardhë, pastat, tortat.

Çrregullimet në zorrë

Për çrregullimet që ndodhin në zorrë dhe në stomak, meqë ra fjala, jep sinjale të forta edhe lëkura. Kështu, për shembull, nga përdorimi i tepërt i mishit, fillojnë të mbajnë erë këmbët, nga teprimet me ëmbëlsira, dalin puçrra, etj. Por a ka mundësi vetë njeriu të vendosë rregull e pastërti në zorrët e tij, sidomos në zorrën e trashë. Sigurisht që ka! Së pari, zorrët mund të stimulohen në punën e tyre me anë të masazheve të jashtme. Një nga këto është “ngacmimi” i shputave të këmbëve, një mënyrë e thjeshtë kjo që stimulon të gjitha organet e rëndësishme, përfshirë edhe zorrën e trashë. Mënyra më e mirë për të pastruar skoriet dhe helmet nga trupi është klizma, e cila, sipas mjekëve të vjetër, e shpëton njeriun nga 80% e sëmundjeve që kërcënojnë shëndetin e tij. Për të patur një efekt sa më të mirë, është e dobishme që në ujin e ngrohtë të klizmës të hidhen disa pika lëng limoni ose uthull molle, pak permanganat dhe kamomil. Klizma është më mirë të bëhet në mëngjes. Parregullsitë e saj, zorra e trashë mund t’i sinjalizojë edhe me anë të dhimbjeve të kryqeve, të belit, nëpërmjet ashpërsimit dhe tharjes së lëkurës, rënies së fuqisë, dobësimit. Në këto raste, është më mirë që klizma të bëhet me qumësht. Merret 100 gram qumësht i ngrohtë dhe hidhen brenda 20 gram gjalpë. Pas klizmës është mirë të qëndrosh shtrirë deri në momentin kur zorra e trashë kërkon të lirohet natyrshëm. Zakonisht, pas dy-tri procedurash të tilla, çdo gjë shkon në rregull. Kjo lloj klizme është më mirë të bëhet në mbrëmje. Pastrimi i zorrës së trashë mund të bëhet fare mirë edhe me ujë mineral. Ja se si: Merret një sasi uji mineral (llogarit 70-100 mililitra për çdo 10 kilogram të peshës trupore) dhe ngrohet. Gjysma e sasisë duhet pirë në mëngjes, para buke dhe gjysma tjetër, pasi e ndajmë në mënyrë të barabartë, pihet në drekë dhe në darkë, gjithmonë 15-20 minuta para ngrënies. Kjo kurë jep efekt të madh sidomos tre ditët e para, por duhet vazhduar deri në pastrimin e plotë. Doza mund të ulet dhe të pihet vetëm gjysma e sasisë për 4 deri në 6 javë. Në ditët e para, jashtëqitja mund të ketë ngjyrë të zezë, por më vonë çdo gjë normalizohet. Me këtë mënyrë, jo vetëm që rivendoset mikroflora e dëmtuar, por pastrohen edhe mëlçia, veshkat, rrugët urinare, ulet niveli i sheqerit në gjak, si dhe ai i kolesterinës. Mund edhe të dobësohesh. Do ta ndjeni veten më mirë, do të përmirësohet gjumi dhe shëndeti në përgjithësi.

400 simptomat për 60 sëmundjet në trupin e njeriut

Të gjithë njerëzit ndjejnë shqetësime të ndryshme, dikush në stomak, dikush në veshka, disa kanë fyt delikat, e disa kanë probleme me jashtëqitjen. Nuk ka njeri që të mos ankohet për gjendjen shëndetësore. Në fakt, në një lloj mënyre, të gjitha sëmundjet janë të parandalueshme, pra mund të luftohen që në fillesat e tyre. Por për këtë, në fillim duhet të dimë simptomat e para të secilës sëmundje më vete. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste, kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike. Pikërisht për këtë arsye ju sjellim plot 400 simptoma për 60 sëmundje të ndryshme në organizmin e njeriut. Në shumë raste simptomat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda gjashtë faqeve, simptomat e para për 60 sëmundjet më të shpeshta për trupin e njeriut: Sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, për kancerin dhe evitimin e tij. Simptomat e përmbledhura në numrin e sotëm na drejtojnë dhe lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.

Ata*ku kardiak

Simptomat e sëmundjes së zemrës:

1-Shenja të shtrëngimit të fortë

2-Ndjesi peshe në kraharor

3-Shtrëngime të dhimbshme në qendër të gjoksit, të cilat zgjasin disa minuta

4-Shenjat mund të shfaqen dhe zhduken herë pas here

5-Dhimbje të forta që përhapen dhe përgjatë krahëve, shpatullave dhe duarve, në qafë, në stomak

6-Ndjesi të ftohti

7-Pengim frymëmarrjeje

8-Këto mund të shoqërohen me ndjesi të fikëti.

Hipertensioni

Simptomat e sëmundjes:

9-Dhimbje koke, sidomos në mëngjes

10-Gumëzhitje veshësh

11-Marramendje

12-Nganjëherë shoqërohet me gjak nga hundët

13-Depresion, pa e ditur shkakun

14-Personi nxehet pothuajse pa shkak

15-Skuqje të fytyrës

16-Ndjesi të fikëti.

Diabeti

Simptomat e sëmundjes së sheqerit:

17-Të sëmurët me diabet kanë dhimbje barku

18-Frymëmarrje të ngadalta e të thella

19-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë

20-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën

21-Shtojnë në peshë, për këtë duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara

22-Kanë mungesë ekuilibri, e për këtë duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë

23-Ndonjëherë kolesteroli i tyre rritet shumë, për këtë yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.

Anemia:

Shenjat e sëmundjes së gjakut:

24-Lodhje

25-Takikardi

26-Zbehje

27-Gjendje të fikëti.

Artiti Reumatik

Shenjat e sëmundjes së moshës së tretë:

28-Kyçet e duarve ose të këmbëve ënjten

29-Kyçet dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta

30-Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka ndenjur në vend për një kohë të gjatë.

31-Malcimi nis në indet e kupës së kyçit.

32-Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet.

33-Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keqvendoset.

34-Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.

Gurët në tëmth

Simptomat kryesore:

35-Tëmthi jep dhimbje në hipokondrin e djathtë, poshtë brinjëve.

36-Kur irritohet pjesa e diafragmës që ka kontakt me tëmthin, dhimbja ndihet edhe në shpatullën e djathtë (diafragma inervohet nga nervat c3-c4-c5, ashtu si dhe shpatulla).

37-Guri në tëmth mund të japë dhimbje (ose mund të shfaqë mbindjesi) në segmentin midis brinjës së VII dhe IX që nga stërnumi deri në shtyllën kurrizore (columna vertebralis).

38-Inflamacioni i tëmthit rrezatohet në shpatullën e djathtë.

Tiroidet

39-Dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës.

40-Gulçimë zemre dhe rritje të pulsit.

41-Rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë.

42-Drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor.

43-Bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës.

44-Nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim.

45-Problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve.

a) Shenjat në rast se pacienti ka mbiprodhimi të tiroides

46-Të rrahura të shpeshta të zemrës

47- Humbje të peshës

48- Këputje trupi e theksuar

49- Nuk durojnë të nxehtin

50- Gjumë i çrregullt

51- Temperaturë e lartë

52- Djersitje e theksuar

53- Aritmi

54- Probleme të syve.

Shenjat në rast se pacienti ka nënprodhimi të tiroides

55- Lëkurë e thatë

56- Gjatë gjithë kohës pacienti ka ftohtë

57- Fryrje të fytyrës

58- Anemi

59- Trashje të zërit

60- Rënie të flokëve

61- Lodhje fizike e përgjumje

62- Të rrahura të pakta të zemrës

63- Yndyra të larta.

Veshkat

Shenjat dhe simptomat

64-Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella.

65-Gjaku: Hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve.

66-Çrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes së aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e urinës.

67-Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës.

68-Djersitje e vazhdueshme

69-Fryrje e trupit

70-Ethe

71-Dobësi

72-Urinë e turbullt me erë të keqe

73-Temperaturë.

Alergjitë

Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga alergjitë janë:

74-Hundë që rrjedhin apo të zëna

75-Sy të kuq, të acaruar që të kruhen

76-Kollitje

77-Të teshtima

78-Tharje gjuhe dhe fyti, edhe acarime të tyre

79-Vështirësi në frymëmarrje

80-Diarre

81-Vjellje ushqimi

82-Tharje dhe acarim i lëkurës.

Kanceri në stomak

83-Përzierje të stomakut, të vjella

84-Djegie të stomakut, e cila në disa raste mund të kalojë në të gjithë kraharorin tuaj.

85-Dobësi dhe lodhje

86-Humbje të oreksit ose fryrje të stomakut.

87-Dhimbje e barkut që mund të zgjasë nga pak minuta në disa orë dhe zakonisht dhimbjet mund të largohen vetëm pasi keni marrë një dobësim të acidit.

88-Në disa raste dhimbjeje të cilat zgjasin me javë të tëra dhe largohen, që mund të kalojnë më pas në dhimbje që ka një periudhë të caktuar dhe bëhet më e fortë.

89-Rënie në peshë.

90-Rrjedhje gjaku, mund të shkaktohen nga ulcera në stomak.

Impotenca Seksuale

Simptomat:

Tek të dy partneret e çiftit:

91-Mungesa e interesit ose dëshirës për seks

92-Paaftësia për t’u ndierë i kënaqur.

Tek burrat:

93-Paaftësia për të arritur erektimin

94-Paaftësia për të mbajtur erektimin gjatë gjithë aktit,

vonesa ose mungesa e ejakulacionit.

95-Paaftësia për të kontrolluar ejakulacionin në kohën e nevojshme (orgazmës mashkullore).

Tek gratë:

96-Paaftësia për t’u përqendruar

97-Paaftësia për të arritur orgazmën femërore.

Ankthi-Emocionet

98-Kur një person provon prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional, atëherë mund të thuhet se ai person ka çrregullime të gjendjes shpirtërore.

99-Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën, kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresioni.

100-Depresioni madhor karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe të qenit i pavlefshëm.

101-Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë, probleme bashkëshortore ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë.

102-Shenjë e depresionit mund të jetë edhe prishja e gjumit, rënia në peshë, këputja, ndjenja e fajit të kotë.

Humbja e kujtesës

103-Memoria humbet ço ditë e më shumë.

104-Personi ka probleme gjuhësore (harron fjalët përkatëse dhe përdor të tjera në vend të falës së duhur).

105-Pjesën më të madhe të kohës është konfuz.

106-Gjërat e reja i mban mend me shumë vështirësi.

107-Mund të ketë konfiguracione, (nuk di të bëjë llogaritë).

108-Nuk arrin të shkruajë normal.

109-Mezi lexon.

110-Ka vështirësi në veshjen e rrobave të trupit.

111-Me kalimin e kohës pacienti humb interesin në gjerat që e rrethojnë dhe bëhet tërësisht konfuz.

112-Mund të ketë dhe haluçinacione, probleme me urinimin dhe jashtëqitjen (inkontinence).

113-Në fund fare pacienti humb edhe kontrollin e trupit të vet thuajse në çdo aspekt.

Autizmi

Simptomat

114-Probleme me shikimin

115-Vështirësi në të folur

116-Probleme me dëgjimin dhe komunikimin

117-Aftësi e kufizuar për të kryer veprime të pavarura

118-Fëmija izolohet në vetvete

119-Formulon me vështirësi mendimet

120-Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë.

Sindromi i kanerit (probleme mendore)

Simptomat

121-Çrregullime në sjelljeve

122-Çrregullime në komunikimin verbal

123-Çrregullime në të folur

124-Çrregullime në përqendrim, etj.

Tumori në tru

Simptomat

125-I sëmuri ndjen mpirje të njëanshme të trupit

126-Humbje të pjesshme të shikimit

127-Epilepsi të ndryshme

128-Ndjen shtypje dhe presion në tru

129-I prekuri nga tumori do këtë të vjella

130-Marrje mendsh

131-Dhimbjet e kokë

132-Lodhje

133-Humbje në peshë.

Meningjiti

Simptomat

134-Duart dhe këmbët e ftohta

135-Dhimbje në këmbë

136-Ndryshime anormale të ngjyrës së lëkurës

137-Temperaturë

138-Ethe

139-Dhimbje koke

140-Të vjella

141-Neveri ndaj ushqimit

142-Mpirje të qafës

143-Probleme me ndriçimin dhe dritën e diellit

144-Përgjumje

145-Pështjellim idesh e konfuzion.

Viroza gripale

Simptomat

146-Kollë e fortë

147-Bllokim hundësh

148-Sekrecione nga hunda

149-Dhembje në kraharor

150-Dobësi e përgjithshme trupore, debulesë

151-Mungesë oreksi

152-Dhembje koke

153-Dhembje muskujsh dhe kockash

154-Temperaturë jo e lartë.

Cirroza në mëlçi

Simptomat

155-Dobësi dhe lodhje

156-Humbje të oreksit

157-Humbje të peshës

158-Humbje të masës muskulare dhe krampe (ngërç) muskulare

159-Ikter ose zverdhje të syve dhe të lëkurës

160-Ënjtje të këmbëve

161-Ascit ose fryrje e barkut nga grumbullimi i ujit në të

162-Të përziera dhe të vjella

163-Humbje të qimeve të trupit dhe të aftësisë seksuale

164-Tek burrat rritje të qimeve në fytyrë, zë të thellë

165-Çrregullime menstruale tek gratë.

Osteoporoza

Simptomat

166-Prek gjunjët, këmbët dhe kyçet

167-Pacienti e ka të vështirë të lahet

të vishet, dhe të krihet në mëngjes

168-Shoqërohet edhe me serozit, që do të thotë efuzione pleurale, perikardit, anemi, xhunga nën lëkurë.

169-Kur sëmundja përparon, ajo shkakton shformime karakteristike të gjymtyrëve: Gishtërinjtë e duarve zhvendosen lateralisht për nga ulna, gishtërinjtë pësojnë kontrakturë etj.

170-Përparimi i sëmundjes shoqërohet me shkatërrim të kërcit të kyçeve dhe me ankilozë të kockave.

Bronkiti kronik

Simptomat

171-Kollë e fortë

172-Bllokim hundësh

173-Sekrecione nga hunda

174-Dhembje në kraharor

175-Dobësi e përgjithshme trupore, debulesë

176-Mungesë oreksi

177-Dhembje koke

178-Dhembje muskujsh dhe kockash

179-Temperaturë jo e lartë.

Distrofia muskulore

Simptomat

180-Dobësia e muskujve skeletorë të shpatullave

181-Dhembje në pjesën e sipërme të krahëve

182-Dobësim të muskujve të kofshëve

183-Dhembje të muskujve të legenit

184-Të sëmurët ndjejnë kërcitje, fortësi dhe shtrëngim të muskujve.

185-Këta individë ndjejnë lodhje gjatë aktiviteteve të lehta fizike.

186-Mund të lodhen duke ecur dhe ngjitur shkallët.

187-Shpesh e kanë të vështirë të ngrihen nga karrigia.

Myku në vesh

Simptomat

188-Ënjtje e veshit

189-Pezmatim i kanalit

190-Dhimbje e fortë

191-Vështirësi në të dëgjuar

192-Dhimbje koke

193-Temperaturë e lartë

194-Sekrecione.

Veremi

Simptomat

195-Temperaturë

196-Ethe

197-Humbje të energjisë

198-Lodhje

199-Rënie në peshë

200-Humbje e oreksit

201-Të përziera

202-Djersitje, në pjesën më të madhe të rasteve natën.

203- Kollë e fortë e vazhdueshme që zgjat 3 javë ose më shumë.

Skizofrenia

204-Dëmtimi i perceptimit, dëmtimi i ndjenjës së unit dhe të vullnetit.

205-Shumë persona me skizofreni manifestojnë reagime emocione anormale.

206-Dëmtimi i marrëdhënieve dhe i sjelljes.

207-Skizofreni ka shumë vështirësi në shoqërimin me të tjerët.

Tifo

Simptomat

208-Simptomat janë dhembje barku, kyçesh, të vjella, temperaturë e lartë.

209-Preken kryesisht fëmijë, të rinj dhe të moshuar.

210-Simptomat mund të fillojnë brenda disa orëve ose disa ditëve.

211-Simptomat mund të zgjasin për 24-48 orë, por edhe një javë.

Pneumoni

Simptomat

212-Pacientët me pneumoni kanë kollë, dhimbje pleurave

213-Frymëmarrje sipërfaqësore dhe temperaturë të lartë

214-Tek të rinjtë shfaqet me kollë të thatë, të vjella, dhimbje barkut, ndjenje lodhje.

215-Tek të moshuarit shfaqet me anoreksi, konfuzion, lodhje.

Rrufë

Simptomat

216-Fëmijët kanë temperaturë

217-Të zihen hundët e të kullojnë vazhdimisht

218-Shoqërohet me të teshtima të shpeshta

219-Zakonisht shkaktohet nga të ftohtët.

TENSIONI

Simptomat

220-Dhimbje koke, sidomos në mëngjes

221-Gumëzhitje të veshëve

222-Marramendje

223-Nga njëherë del gjak nga hundët

224-Depresion pa e ditur shkakun

225-Personi është i shqetësuar dhe i irrituar

226-Skuqje e fytyrës

227-Ndjenja të fikëti.

PANKREASI

Simptomat

228-Dhimbje të forta barku

229-Fryrje barku

230-Të vjella

231-Rrahje të shpejta të zemrës

232-Temperaturë.

DHIMBJET E SHPINËS

Simptomat

233-Dhimbje mesi që zgjat më shumë se dy orë

234-Bllokim i shtyllës kurrizore

235-Dhimbje që bllokon njërën anë të veshkave

236-Shpesh njerëzit nuk mund të lëvizin për javë të tëra

237-Gjithmonë e ndjen shtyllën kurrizore të rënduar

238-Në disa raste dhimbjet fokusohen dhe në zonën e legenit.

PARKINSON

Simptomat

239-Dridhja është vetëm në duar

240-Ndodh edhe në gjendje qetësie, d.m.th kur duart nuk po punojnë.

241-Muskujt e dorës dhe të krahut në përgjithësi janë të ngurtë

242-Këta pacientë kanë vështirësi në ecje

243-Nuk e mbajnë dot ekuilibrin

244-Në faza të rënduara të sëmundjes pacientët rrëzohen shpesh.

MIOPATIA

Simptomat

245-Dobësim i muskujve të krahëve

246-Dobësim i muskujve skeletorë

247-Kanë vështirësi në ecje

248-Shtrëngim i muskujve të zemrës

249-Shtrëngim dhe dobësim i muskujve të mushkërive

250-Dobësim progresiv.

PODAGORA

Simptomat

251-Shumë dhimbje tek gishtat e këmbës

252-Gishtat ënjten

253-Marrin ngjyrë të kuqe

254-Në rastet e rëndimit të sëmundjes ngjyra bëhet blu

255-Njëri nga kyçet e këmbës bllokohet

256-Shfaqet në çdo moshë.

KANCERI I LEKURES

Simptomat:

257-Numër i lartë nishanesh në trup

258-Ato kanë ngjyrë të errët

259-Nishanet janë zakonisht në formë simetrike

260-Zakonisht këto nishane kanë një diametër prej 6 milimetra

261-Sëmundja shfaqet në shtresën e jashtme të lëkurës

262-Puçrrat dhe nishanet shfaqen në çdo pjesë të trupit.

KANCERI I GJIRIT

Simptomat

263-Ndryshime të madhësisë dhe pozicionit të gjirit

264-Ndryshime të lëkurës

265-Lëkura bëhet me gropëza, bëhet e fortë.

266-Në ndonjë rast merr ngjyrën e kores së portokallit.

267-Ndryshime të thithit si rrafshimi, futja brenda, spostimi, sekrecionet.

268-Masë aksilore (nën sqetull).

CERMA

Simptomat

269-Zakonisht sëmundja shfaqet natën

270-Gishti i madh i këmbës dhemb dhe ënjtet

271-Kyçi nuk duron asnjë prekje

272-Dhimbja shoqërohet me ethe

273-Në shumë raste edhe me temperaturë

274-Lëkura vyshket

SPONDILIATROZA

Simptomat

275-Dhimbjet janë të fiksuara në një vend

276-Dhimbjet janë pulsuese

277-Dhimbja shfaqet edhe natën

278-Personat kërkojnë kryesisht qetësi

279-Spondiliatroza shkaktohet edhe me marrje mendsh

280-Me të vjella.

MIGRENA

Simptomat

281-Dhimbje koke të përqendruara në njërën anë

282-Krizat zgjasin 15 minuta deri në 1 orë

283-Ata që vuajnë nga migrena janë të zbehtë

284-Janë persona që kanë ftohtë

285-Kanë luhatje humori

286-Gjithmonë preferojnë errësirën derisa t’u kalojnë dhimbjet.

RËNIA E FLOKËVE

Simptomat

287-Tek meshkujt humbja e flokëve nis që në moshën 15-vjeçare

289-Tek femrat shfaqet pas të 30-ve

290-Rënia e flokëve shfaqet anash ballit

291-Në mes të kokës

292-Humbja e flokëve fillimisht fillon në faza të përkohshme.

HEMORROIDET

Simptomat

293-Kruarje anale

294-Dhimbje anale, sidomos kur ulesh

295-Derdhje gjaku i pastër d.m.th ngjyrë e hapur

296-Dhimbje gjatë jashtëqitjes.

SËMUNDJET PNEOMONARE

Simptomat

297-Kollë e madhe

298-Bllokim i mushkërive deri në rrugët e frymëmarrjes

299-Në ndonjë rast edhe bllokim i kordave zanore (ikën zëri)

300-Zverdhje e personave

301-Dobësi fizike.

ASTMA

Simptomat

302- Ngulçimi

303- Kollitja

304- Marrja frymë me vështirësi

305- Rritet rreziku për bronkitet

306- Pneumonia përsëritet

307- Reagime alergjike.

TALASEMIA

Simptomat

308-Lodhje

309-Takikardi

310- Zbehje

311- Mosfurnizim i organizmit me oksigjen

312- Zemra nuk kryen si duhet funksionin e saj

313- Talasemia minore s’ka simptoma klinike.

KOLESTEROLI

Simptomat

314-Në fillesa nuk shfaq simptoma

315-Shenjat e para shfaqen kur përparon sëmundja

316-Dhimbje gjoksi nga zemra ose

317-Dhimbje në këmbë gjatë ecjes që shkaktohet nga

318-Ngushtimi i enëve të gjakut

319-Bllokimi i damarëve të këmbës.

VARIÇET

Simptomat

320-Këmbë të rënda

321- Këmbë të fryra

322- Fryrje e venave nën lëkurë

323- Lodhje

324- Fryrje të shputave të këmbëve

325- Venat e gjakut bëhen të kuqe; në raste të rënda blu.

BETATALASEMIA

Simptomat

326-Lodhje

327-Takikardi

338-Zbehje

329-Gjuhë e lëmuar

330-Thonj të deformuar dhe të thyeshëm

331-Eritrocite të vogla dhe me pak hemoglobinë.

OBEZITETI

Simptomat

332-Dëshirë për ushqime të thata pa vitamina

333-Shëndoshje e vazhdueshme dhe pa ndërprerje

334-Ulet presioni i gjakut

335-Personave u shtohen edhe sëmundjet e zemrës

336-Ndjehen gjithmonë të pangopur.

DEPRESIONI

Simptomat

337-Trishtim

338-Humbje energjie

339-Ndihesh pa shpresa ose pa vlerë

340-Rritje e nevojës për gjumë

341-Dhimbje të pashpjeguara

342-Ulje e dëshirës për seks

343-Dhimbje koke

344-Ndryshim në oreks që shkaktojnë humbje apo ngritje peshe

345-Mendime rrotull vdekjes ose vetëvrasjes

346-Përpjekje për vetëvrasje.

HEPATITI A

Simptomat

347-Dhembjet e barkut

348-Ethet

349-Lodhjen ose molisjen

350-Humbjen e apetitit

351-Ndjenjën e vjelljes

352-Zverdhjen dhe urinën e errët.

Ulçera

Simptomat

353-Dhimbje që i ngjan djegies në bark, e cila e rrezaton këtë dhimbje në kurriz.

354-Dhimbja ka ritmin e vakteve të ngrënies dhe shfaqet një çerek ore pas ngrënies.

355-Dhimbja zgjat 2-3 javë dhe me pas zhduket dhe rishfaqet pas disa javësh apo muajsh.

356-Sëmundja shfaqet në mënyrë ciklike (pranverë, vjeshtë) ose sipas rrethanave të veçanta (stres psikologjik, marrje ilaçesh, etj).

Menstruacionet

Disa nga simptomat më të shpeshta:

357-Dhimbje shpine

358-Dhimbje në pjesët e brendshme të “kofshëve”

359-Axhitim i të vjellave

360-Diarre

361-Kapsllëk

362-Dhimbje koke

363-Rritje jashtëzakonisht e madhe e dëshirës për kontakt seksual.

Tumori në tru

Simptomat me të cilat shfaqet zhvillimi i tumorit në tru:

364-I sëmuri ndjen mpirje të njëanshme të trupit

365-Humbje të pjesshme të

shikimit

366-Epilepsi të ndryshme

367-Ndjen shtypje dhe presion në tru

368-I prekuri nga tumori do këtë të vjella

369-Marrje mendsh

370-Dhimbjet e kokë

371-Lodhje

372-Humbe në peshë.

Paranoja

Shenjat e para të personit të prekur nga sëmundja:

373-Ekzagjerimin dhe defektet e personalitetit.

374-Para “shpërthimit” të plotë të paranojës pacienti mund të kalojë një fazë depresioni, e cila i paraprin një paranoje të përhershme e në “lulëzim”.

375-Deluzionet bëhen të pranishme, përgjithmonë.

376-Paranojaku bën deduksione racionale nisur nga premisa false, pasi gjykimi i tij është “prekur”.

377-Ai beson se disa njerëz janë kundër tij; e ata po konspirojnë e komplotojnë së bashku për t’i shkatërruar shëndetin apo pozitën.

378-Ai “shikon” mesazhe të fshehura në ngjarje rutinë; gjithçka që ndodh ka një referencë speciale për atë vetë.

379-Ai është i persekutuar dhe i ndjekur nga influenca malinje.

Ekzema

Simptomat:

380- Kruajtje në lëkurë

381- Lëkurë e skuqur

382- Flluska të vogla në lëkurë

383- Njolla të mbuluara me shtresa lëkurë

384- Lëkura është e thatë.

Sindorimi i Dawnit

Simptomat

385-Dëgjim me vështirësi

386-Probleme me zemrën

387-Probleme me sytë

388-Nivel i ulët i hormoneve

389- Probleme të skeletit

Skleroza

390- Memoria humbet çdo ditë e më shumë.

391- Personi ka probleme gjuhësore (harron fjalët përkatëse dhe

përdor të tjera në vend të falës së duhur).

392- Pjesën më të madhe të kohës është konfuz.

393- Gjërat e reja i mban mend me shumë vështirësi

394- Mund të ketë konfiguracione, (nuk di të bëjë llogaritë).

395- Nuk arrin të shkruajë normal.

396- Mezi lexon.

397- Ka vështirësi në veshjen e rrobave të trupit.

398- Me kalimin e kohës pacienti humb interesin në gjerat që e rrethojnë dhe bëhet tërësisht konfuz.

399- Mund të ketë dhe aluçinacione, probleme me urinimin dhe jashtëqitjen (inkontinencë).

400- Në fund fare pacienti humb edhe kontrollin e trupit të vet, thuajse në çdo aspekt.

Çudirat e trupit tonë

1. Dhimbja e kokës nga akullorja

Oh, jo, përsëri! Një tjetër ëmbëlsirë e ngrirë, një tjetër “ngrirje truri”. “Dhimbja e kokës nga akullorja” ndodh kur diçka e ftohtë prek nervat në qiellzën e gojës, duke bërë që enët e gjakut në kokë të fryhen. Kjo fryrje shkakton dhimbjen e mprehtë në kokë. Zgjidhja më e lehtë për të evituar një dhimbje të tillë është ta hash më ngadalë akulloren ose ushqimet e tjera të ftohta.

2. Djersitja e tepruar (hiperhidrosis)

Ky është një problem i bezdisshëm, por i përhapur dhe u ndodh njerëzve që janë krejtësisht të shëndetshëm. Zakonisht, ndodh në pëllëmbët e duarve, shputat e këmbëve dhe sqetulla, por mund të ndodhë më rrallë edhe në fytyrë e trup. Trajtimi mund të bëhet me antidjersë që përmban klorid alumini, me injeksione botoksi, mjekime nga goja, rrymë të ulët elektrike, bile edhe me ndërhyrje kirurgjikale.

3. Marramendja

Nëse të duket sikur dhoma po rrotullohet, atëherë mund të vuash nga marramendja. Nganjëherë ajo shkaktohet nga problemet me veshin e brendshëm, ose nga dëmtimi i nervave dhe mund të zgjasë nga disa minuta, deri në disa orë. Mund ta dallosh nga marramendja e zakonshme, nëse ke ndjesinë sikur lëviz bota përreth. Simptoma të tjera mund të jenë humbja e dëgjimit, bezdia në vesh dhe lëvizjet e pazakonta të syve. Trajtimi i marramendjes varet nga shkaku.

4. Mpirja e dorës apo këmbës

E keni ndjerë ndonjëherë këtë ndjesi të çuditshme? Kjo ndjesi e padëmshme dhe e përkohshme, shkaktohet nga një presion i vazhdueshëm te nervat, duke i bërë ata të paaftë të transmetojnë mesazhet në trurin tuaj. Trajtimi është i thjeshtë: ndërroni pozicion. Kur ndjesia rikthehet në zonën e mpirë, mund të ndjeni mizërime dhe pickime për njëfarë kohe. Nëse këto janë kronike, kjo do të thotë se keni një problem më serioz të fshehur, të cilin duhet ta zbulojë doktori.

5. Lemza

Lemza është një kontraktim i pakontrollueshëm i diafragmës (muskulit nën mushkëri). Nëse hani shumë, ose shumë shpejt, nëse konsumoni shumë alkool, apo thithni shumë ajër, mund të vuani nga lemza. Zakonisht, ajo largohet vetë, por ju mund të provoni ta ndërprisni duke pirë ujë shpejt, duke mbajtur frymën, ose duke marrë frymë në një qese plastike, apo letre.

6. Gurët e bajameve

Megjithëse këta toptha të vegjël të bardhë, që mbajnë erë të keqe dhe që dalin nga bajamet, mund të jenë të bezdisshëm, gurët e bajameve në përgjithësi janë të padëmshëm. Ata formohen në bajame, kur ngelin aty bakterie dhe mbeturina. Ju mund t’i hiqni me një napë të pastër, por nëse nuk ju bezdisin, nuk nevojitet ndonjë trajtim.

7. Kërcitja e veshit

Ne të gjithë kemi provuar të gogësijmë në një udhëtim me avion, për të “kërcitur” veshin. Në këtë mënyrë, ne barazojmë presionin e brendshëm me atë të jashtëm të veshit kur ndryshon lartësia. Kjo kërcitje tregon se një tub që lidh veshin e brendshëm me pjesën e pasme të fytit është hapur, duke lehtësuar presionin. Ju, gjithashtu, mund të mbyllni gojën, hundën dhe të shfryni lehtë. Ose përpiquni të hani çamçakëz dhe të gogësini.

8. Ngërçi

Kjo është një spazmë e papritur e një muskuli, që mund të zgjasë nga disa sekonda, deri në disa minuta. Shkaktar mund të jetë çhidratimi, lodhja e muskulit, irritimi i një nervi dhe niveli i ulët i disa kripërave minerale, si kaliumit, magnezit dhe kalçiumit. Ecni pak për të lehtësuar dhimbjen, ose shkundni këmbët dhe shtriquni. Nëse ngërçi vazhdon, duhet të shkoni te doktori.

9. Dylli i veshit

Mbajini gishtat dhe shkopat me pambuk larg kanaleve të veshit. Dylli i veshit ndihmon që të luftohet infeksioni, i mban veshët e pastër dhe trupi ynë e nxjerr vetë dyllin e tepërt nga kanali i veshit. Kur mundohemi t’i pastrojmë veshët me shkop me pambuk, ose me ndonjë objekt tjetër, ne mund të bllokojmë kanalin e veshit, ose të dëmtojmë daullen. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje, kruarje, zhurmë në vesh, ose humbje dëgjimi. Doktori mund ta heqë dyllin e tepërt me larje veshi, ose në mënyrë manuale.

10. Gjuha e zezë me qime

Mund t’ju duket sikur po flasim për ndonjë krijesë të çuditshme, por në fakt, kjo ndodh te njerëzit. Gjuha e zeza më qime shkaktohet kur puprrat e gjuhës zgjaten dhe në to, grumbullohen bakterie. Higjiena e dobët e gojës, pirja e duhanit, disa solucione për larjen e gojës, terapia me rreze në kokë e qafë dhe disa ilaçe mund të luajnë një rol në këtë problem. Lajini dhëmbët dhe gjuhën dy herë në ditë, përdorni një pastrues gjuhe dhe evitoni faktorët që e rëndojnë problemin.

11. Tiket në sy

Spazmat e qepallave janë të paparashikueshme, të bezdisshme dhe të padëmshme. Tiku në sy mund të shkaktohet nga stresi, lodhja e trupit, e syrit, kafeina, tharja e syve, ndërsa në rastet më të rënda, mund të shkaktohet nga çrregullime neurologjike, si sindroma e Turetës. Spazmat e qepallës zakonisht largohen vetë, por nëse janë serioze, mund të rekomandohen injeksionet me botoks.

12. Gjoksi i zhvilluar te meshkujt

Ky problem, që në gjuhën shkencore quhet gjinekomasti, zakonisht shkaktohet nga ndryshimet normale të niveleve të hormoneve në lindje, pubertet dhe më vonë në jetë. Për të porsalindurit dhe djemtë e vegjël, raporti mes estrogjeneve (hormone femërore) dhe androgjeneve (mashkullore), balancohet me kalimin e kohës. Është parë edhe te burrat me kalimin e moshës, shpesh e lidhur me marrjen e disa ilaçeve, kur kanë probleme me mëlçinë apo veshkat, apo tumore. Vlerësimi i mjekut është i rëndësishëm për të gjetur shkakun e saktë, sepse, në vetvete, ky është një problem i padëmshëm.

13. Rrathët e zinj poshtë syve

Keni sy si të rakunëve? Njerëzit ia hedhin fajin moshës ose lodhjes dhe kanë të drejtë. Mungesa e gjumit e bën lëkurën tuaj të zbehtë, duke theksuar rrathët e zinj, ndërsa mosha bën që të hollohet lëkura rrotull syve, gjë që nxjerr në pah çngjyrimet e ndryshme. Alergjitë gjithashtu mund të shkaktojnë rrathë të zinj në sy, por mund të luajë rol edhe trashëgimia.

14. Rritja e tepruar e qimeve

Grave nuk u pëlqen të kenë shumë qime në fytyrë dhe trup. Hirsutizmi mund të jetë joestetik, por në përgjithësi, është i padëmshëm. Ai prek afro 5% të grave, mund të jetë gjenetik, ose i shkaktuar nga sindroma e vezoreve polikistike, që shkaktohet nga tepria e androgjeneve. Në raste të rralla, hirsutizmi shkaktohet nga tumoret që sekretojnë hormone. Trajtimi varet nga shkaku dhe mund të përfshijë zbardhjen e qimeve, elektrolizën e tyre, terapitë hormonale dhe heqjen me lazer.

15. Thonjtë e çngjyrosur

Jeni kureshtarë të dini pse ndodhin ndryshime ngjyre në thonjtë tuaj? Afro 50% e problemeve në thonj shkaktohen nga myku. Thonjtë si në jeshile mund të shkaktohen nga bakteria pseudomonas dhe trajtohen lehtë me antibiotikë. Thonjtë e verdhë janë shpesh shenjë e mykut. Njollat e kuqe, vjollcë ose të zeza nën thua mund të jenë gjak i shkaktuar nga ndonjë dëmtim. Ndryshimet mund të kenë lidhje edhe me trajtimet mjekësore, ose të jenë sinjal i një problemi më serioz. Nëse nuk e dini shkakun, është mirë të shkoni te mjeku.

16. Skuqja e hundës nga Rosacea

Rosacea shpesh shkakton njolla të kuqe në lëkurën e ndjeshme të fytyrës. Në raste të rralla, lëkura e hundës skuqet dhe fryhet, një sindromë e quajtur rhinophyma. Kjo ndodh më shpesh te burrat sesa te gratë, por rol luan edhe trashëgimia. Trajtimi mund të bëhet me lazer, dritë dhe dermaabrazion.

17. Plagët në gojë

Këto plagë janë ulçera të vogla brenda gojës dhe quhen edhe afta. Ndryshe nga herpesi, që shkakton dhimbje, fllucka të vogla dhe është shumë ngjitës, plagët në gojë nuk shkaktohen nga një virus. Ato mund ta kenë origjinën te përdorimi i disa ushqimeve, ose nga disa mungesa në përbërësit ushqimorë, si edhe te stresi emocional apo lëndimi i gojës. Kur nevojitet, trajtimi mund të bëhet me ilaçe të lokalizuara në vendin e plagës, si edhe me solucione për shpëlarjen e gojës.

100 këshilla mjekësore për sëmundje të ndryshme

Nuk ka njeri që të mos ankohet për gjendjen shëndetësore. Të gjithë njerëzit ndjejnë shqetësime të ndryshme, dikush në stomak, dikush në veshka, disa kanë fyt delikat, e disa kanë probleme me stomakun. Në fakt, në një lloj mënyre, të gjitha sëmundjet janë të parandalueshme, pra mund të luftohen që në fillesat e tyre. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Në vazhdim keni plot 100 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet në organizmin e njeriut. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.

ZEMRA

Si të luftoni sëmundjet kardiake

1- Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj. Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.

2- Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime. Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë. Evitoni, alkoolin, duhanin.

Kolesteroli

Këshilla për të ulur kolesterolin

3- Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.

4- Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç). Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit. Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.

5- Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.

OBEZITETI

Si të mposhtini mbipeshën

6- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë. Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë. Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një

masë e caktuar e tyre çdo ditë.

7- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme. Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës. Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes. Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha

llojet, por me kufi.

ANEMIA

Çfarë duhet të konsumojnë anemikët

8- Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C. Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile. Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.

9- Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë. Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

10- Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke. Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja. Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.

REUMATIZMA

Si ta kurojmë reumatizmëm

11- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta. Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë. Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta. Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.

12- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile. Përdorni ujë mineral. Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A. Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.

SPONDILIATROZA

Si të evitojmë dhimbjet

13- Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës. Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare. Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.

14- Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen. Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë. Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.

15- Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin. Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.

SINOZITI

Këshilla për sëmundjen

16- Evitoni diellin në pikun e vapës. Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë. Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.

17- Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe. Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit. Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.

MIGRENA

Si të evitoni migrenën

18- Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës. Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.

19- Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset. Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.

20- Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.

DIABETI

Ushqimet që duhet të konsumojnë diabetikët

21- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën. Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara. Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.

22- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe. Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra. Efikase edhe bajamet.

PANKREASI

Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi

23- Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin.

24- Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna.

25- Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.

VESHKAT

Si të evitoni sëmundjet e veshkave

26- Evitoni kripën e tepërt. Pini sa më shumë lëngje. Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.

27- Konsumoni lëng kumbulle. Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.

MUSHKËRITË

Si të ndihmoni mushkëritë

28- Përdorni sa më shumë produkte me mish. Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër. Mos përdorni duhan.

29- Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës. Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra. Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe. Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.

GURËT NË TËMTH

Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth

30- Duhet të konsumoni çaj rigoni. Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije. Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.

31- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë. Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.

KRIZAT E BARKUT

Evitoni dhimbjet e barkut

32- Përdorni ushqime të pasura me hekur. Mish, peshk, shpretkë. Vezë, perime, fruta. Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.

33- Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit. Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.

MËLÇIA

Ushqimet që kurojnë mëlçinë

34- Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë. Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.

35- Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes. Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit. Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe brokolës. Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.

HIPERTENSIONI

Rregulla për të mos nxitur hipertensionin

36- Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.

37- Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave. I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.

38- Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës. Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

BRONKITI KRONIK

Si të mbani larg vetes bronkitin kronik

39- Evitoni jetesën në ambiente të lagështa. Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës. Evitoni jetesën në qytete të ndotura.

40- Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë. Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin. Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.

TIROIDJA

Ushqimet që i bëjnë keq tiroides

41- Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. Nuk duhet të konsumojnë fasulet. Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.

42- Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën. Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike.

ALERGJIA

Si të evitojmë alergjitë

43- Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën. Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.

44- Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët. Mos përdorni në rroba detergjent aromatikë.

45- Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës. Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike.

TURBEKULOZI

Këshilla për parandalimin e tuberkulozit

46- Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit. Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.

47- Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues. Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.

48- Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.

MAJASELLI

Këshilla për të shmangur problemet

49- Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë. Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies. Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.

50- Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.

51- Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit. Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit. Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit.

KANCERI I GJIRIT

Këshilla për të shmangur kancerin në gji

52- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë. Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni mbipeshë. Përpiquni të minimizoni stresin. Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.

53- Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar. Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

KANCERI I PROSTATES

Dieta që parandalon kancerin e prostatës

54- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.

55- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit. Arrat, sipas specialistëve, kanë vitaminë D. Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës.

56- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen. Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.

KANCERI NË STOMAK

Si të evitoni kancerin në stomak

57- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime. Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.

58- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara. Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.

59- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit. Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut. Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.

KANCERI I LEKURËS

Këshilla për të shmangur rrezikun

60- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës. Evitoni djegiet nga dielli. Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli.

61- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell. Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB.

ASTMA

Si të luftoni astmën

62- Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës. Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin.

63- Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit. Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës. Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që shkaktojnë astmë.

PAGJUMËSIA

Këshilla për të stimuluar gjumin

64- Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.

65- Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri.

66- Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.

ZBOKTHI

Këshilla për të luftuar zbokthin

67- Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë tek flokët, por hidheni në pëllëmbën e dorës përpara se të lani flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve. Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët pasi ai than lëkurën.

68- Përpiqu t’i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin. Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdorni rregullisht një shampo të zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lani flokët.

69- Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin këpurdhat. Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv siç janë shampoja “Fungoral” apo trajtuesi i zbokthit “Gentinor”.

AKNET

Si të shmangni puçrrat në fytyrë

70- Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës. Trajtoni fytyrën me produkte cilësore, me përbërës organikë si: Kamomil, kamfor, kalendula, etj. Përdorni fruta e ushqime të freskëta. Merrni vitamina A, C, E.

71- Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi. Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti. Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.

72- Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

VESHET

Si të luftoni infeksionin e veshëve

73- Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston në pastrimin apo bërjen lavazh të kanalit të veshit dhe kjo ndihmon në heqjen dhe shpërndarjen e grumbullit të infeksionit të mbledhur në zona të caktuara.

74- Më pas nëpërmjet një fitili, deri në mesin e veshit, arrihet që të shpërndahet i gjithë pezmatimi i mbledhur. Njëkohësisht duhet bërë edhe trajtimi mjekësor në të cilin hidhen antibiotikët në vesh për të trajtuar dhe kuruar zonën në të cilën më parë ishte mbledhur pezmatimi dhe që kishin çuar në ënjtjen e veshit.

75- Është e rëndësishme që të shmanget marrja e ilaçeve qetësuese vetë në farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, vetëm sa mund ta rëndojnë dhe më shumë.

AROMA E KEQE

Si të largoni aromën e keqe të frymëmarrjes

76- Përdorni gjatë ditës majdanoz të freskët. Përdorni shpëlarës antibakterial. Duhet të konsumoni të paktën dy herë në ditë kos të freskët. Duhet të shpëlani gojën me sodë.

77- Duhet të përdorni vaj menteje. Të konsumoni farat e koprës. Të konsumoni gjatë ditës çimçakiz me manjolia.

SYTË

Si të mos i dëmtojmë sytë

78- Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët. Të mos ketë reflekse në ekran. Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare. Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve. Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.

79- Të shpluhuroset shpesh ekrani. Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani përreth një minutë. Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.

STRESI

Si të shmangni stresin e panevojshëm

80- Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë. Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.

81- Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit. Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dhe që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.

82- Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.

RËNIA E FLOKËVE

Kujdesi që duhet të tregoni për flokët

83- Kontrolloni stresin. Mbani një dietë të shëndetshme. Pini të paktën 2 kilogramë ujë në ditë. Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat, proteinat dhe mineralet e nevojshme.

84- Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me ato vajore. Evitoni ushqimet e skuqura.

ULÇERA

Ushqimet që kurojnë ulcerën

85- Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë. Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut.

86- Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat. Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë. Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.

Cerma /Përdhesi

Këshilla për të lehtësuar dhimbjet e cermës

87- Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi. Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet të këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë.

88- Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes. Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik në gjak.

89- Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi.

OSTEOPOROZA

Këshilla për të luftuar osteoporozën

90- Për të luftuar shfaqjen e osteoporozës është e nevojshme ajo që hamë. Për këtë duhet të ndiqet një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit. Dieta duhet të përmbajë një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë.

91- Duhet të përmbajë një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhen të jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë. Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të pakta sode. Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin e kalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta.

92- Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund të merren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte. Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto të fundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë.

LEMZA

Këshilla për të ndaluar lemzën e shpeshtë

93- Duhet të pish ujë ose të hash një lugë sheqer sapo të zëre lemza. Faktori psikologjik arrin të ndalojë lemzën si p.sh me anë të tërheqjes së vëmendjes, bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit.

94- Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënka të vogla, vendosja në qafë e një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës.

54- Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun.

96- Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letreje. Në këtë mënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm. Mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë.

VARIÇET

Këshilla për personat që vuajnë nga variçet

97- Përdorni xhel freskues për këmbët. Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond. Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht. Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell. Mos hiqni nga menyja orizin. Përdorni vazhdimisht grurin.

98- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion. Mos i mbani këmbët e kryqëzuara. Mos mbani pasha të rënda. Përdorni korse najloni në mbrëmje.

DHËMBËT

Si të shmangim kariesin dhe infeksionet

99- Duhet të zgjidhni një pastë dhëmbësh cilësore. Pasi ajo lehtëson lëvizjen e pllakëzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative. Duhet të përdoret çdo ditë fija pastruese e dhëmbëve, duhet të kalohet rreth çdo dhëmbi në mënyrë që të përshkojë sipërfaqen e tij. Ushqimi duhet të jetë i zgjedhur me kujdes.

100- Duhet të konsumoni ushqime që kanë karbohidrate. Molla është një ndër frutat më të këshillueshme nga dentisti për dhëmbët, sipas rekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë. Karotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialistëve ato bëjnë mirë për zmaltin e dhëmbëve.

100 kuriozitete për trupin e njeriut

Edhe pse gjatë gjithë ditës jemi në lëvizje, apo bëjmë një jetë aktive dhe ndjejmë simptoma e ndjesi të ndryshme, nuk e dimë se edhe organizmi ynë zbaton një orë të caktuar. Shumë prej nesh nuk e venë re se trupi ynë ndjek një ritëm të caktuar, sidomos ndryshimet midis gjendjes trupore para gjumit dhe asaj pasi jemi zgjuar. Të gjitha këto vihen në funksion të mirëfunksionimit të organeve në trupin e njeriut. Zakonisht çdo funksion në trupin tonë, operon gjatë ditës në mënyrë të tillë duke ndjekur një cikël të caktuar, i cili bashkërendon me funksionimin e një organi tjetër. Organizmi i njeriut është ndërtuar në një mënyrë specifike dhe organizuar në mënyrë të përsosur. Por veç atyre fakteve të njohura për funksionimin e organizmit tonë, ka edhe shumë të panjohura e fakte interesante që zbulon shkenca çdo ditë e më shumë. Në këtë suplement do të lexoni plot 100 kuriozitete për trupin e njeriut. Mes tyre do të njiheni me zbulimet për trurin, meqë është pa asnjë dyshim pjesa me komplekse e trupit njerëzor dhe me e panjohura, zemrën, organet e aparatit tretës, gjymtyrët, hormonet, e deri te flokët e thonjtë. Simetria e trupit, e cila është prezente te secili njeri, prania e dy krahëve, dy këmbëve, paraqet raportin e trupit ndaj krahëve, këmbëve apo raportin ndaj kokës, dhe ky raport është jashtëzakonisht i përpiktë. Kështu ju do të lexoni se gjatësia trupore e secilit njeri është tetë herë më e madhe se gjatësia e kokës, fytyra është tri herë sa gjatësia e hundës, ndërmjet dy syve ka një hapësirë sa gjatësia e njërit sy. Ndërsa ndërtimi i brendshëm i trupit të njeriut është përplot me detaje të imta. Një galeri e tërë kuriozitetesh për organizmin e njeriut dhe mënyrat surprizuese sesi “ora e brendshme” e trupit ndikon në jetën tonë. Gjithçka në një suplement prej pesë faqesh.

1. TRURI

Në trurin e njeriut mesatarisht gjenden 10 miliardë qeliza nervore, ndërsa numri i lidhjeve që mundësojnë komunikimin ndërmjet këtyre qelizave është 100 trilionë. 100 trilionë, padyshim se është një numër mbi 52 metoda e lidhje me organet e tjera. Ndërsa informatat e bartura në tru nëpërmjet numrit është matur rrugëve nervore, në brendi të trurit udhëtojnë në shpejtësi të pa paramenduar prej 320 h., në orë, ndërsa nervat që arrijnë në trup nga qelizat trunore kanë një detyrë si në autostradë, për bartjen e informatave të vazhdueshme ndërmjet trurit dhe trupit. Shkurt thënë në brendi të trupit në çdo sekondë kemi një komunikacion të jashtëzakonshëm, ndërmjet organeve trupore dhe trurit, brenda çdo sekonde shkojnë dhe vijnë me mijëra informata të ndryshme. Madje është e njohur se vetëm për një minutë në tru realizohen prej 100 mijë deri 1 milionë reaksione të ndryshme kimike. Edhe të gjithë operacionet që realizohen në trupin tuaj, gjatë shikimit të një filmi bëhen në saj të qindra informacioneve që shkojnë e vijnë ndërmjet trurit dhe muskujve për të njëmijtën pjesë të sekondës. P.sh. përdorimi i syve, të mbështeturit gjatë uljes, të kuptuarit atë që e shihni, rrahja e zemrës, frymëmarrja, lëvizja e syve, zgjatja e flokëve, perceptimi i erërave ose të dëgjuarit e zërave përreth veshit. Nëse operacionet trupore të cilat mundësojnë realizimin e vetëm të njërit nga këto veprime i shënojmë në një letër do të nevojitej të shkruajmë faqe të tëra me formula kimike, dhe nëse në këta formula do të kishte një gabim më të vogël trupi juaj do të dilte nga kontrolli, duke i krehur flokët mundë që ta futni dorën në sy apo duke ecur mundë të mos arrini të lëvizni një hapë dhe do të rrëzoheni në tokë.

2. PESË SHQISAT

Pesë shqisat: pra të shikuarit, të nuhaturit, të prekurit, të dëgjuarit, të shijuarit, përbëjnë veç e veç nga një mrekulli. Pesë shqisat janë krijuar pikërisht për nevojat e njeriut, p.sh veshi i percepton dridhjet e zërit të cilët vijnë vetëm brenda kufijve të caktuara, këta kufij të perceptimit që emërohen si pragu i dëgjimit janë në vlera ideale. Po që se posedoni një vesh shumë të ndjeshëm duke filluar nga zëri i rrahjes së zemrës deri te pëshpëritja e insekteve mikroskopike do ti ngatërronim të gjitha zërat, kjo për ne do të ishte mjaftë shqetësuese. Gjithashtu rregulli i ndjeshëm vlen edhe për shqisat e të prekurit. Nervat e ndjeshme të prekjes të cilat gjenden nën lëkurën e njeriut në mënyrë sa më të mirë janë sensibilizuar dhe në mënyrë ideale janë shpërndarë në trup, p.sh në majat e gishtave, që kemi më shumë nevojë për prekjet e ndjeshme në krahasim me pjesët tjera të trupit, ka më shumë tepër skaje të nervave. Ndërsa në vendet, si shpina të cilat nuk janë aq funksionale skajet e nervave janë mjaftë të rralla. Lëkura në realitet është një organ i përsosur i cili është i ndërtuar nga disa shtresa dhe i cili përmban nerva perceptues, kanale të qarkullimit, sisteme të ajrosjes, rregullues të nxehtësisë dhe lagështisë.

3. SKELETI

Skeleti është një mrekulli inxhinierike i cili është i përbërë me bashkimin e 206 pjesëve të ndryshme të eshtrave. Trupi i njeriut në saje të këtyre pjesëve të nyjëzuara me njëra tjetrën posedon një aftësi të jashtëzakonshme të lëvizjes. Eshtrat janë jashtëzakonisht të forta dhe në gjendje që të përdoren me lehtësi, edhe në vendet ku eshtrat nyjëzohen njëra me tjetrën vërehen argumentet e krijimit, sipërfaqet e fërkimit të nyjave janë të mbuluara me një shtresë kërcore të hollë dhe pupore dhe në këtë shtresë gjendet një lëng i rrëshqitshëm, nëse ashti e shtyp atë në ndonjë vend, ky lëng nga puporet del jashtë dhe e mundëson sipërfaqen e nyjes të rrëshqasë si vaj. Njeriu në saje të këtij ndërtimi të përsosur lëvizjet e tij i realizon me gjithëdije dhe shpejtësi të madhe.

4. ZEMRA

Njëri nga organet më vitale të trupit të njeriut pa dyshim se është zemra. Zemra është e vendosur në një ndër vendet më të sigurta të trupit. Ajo është njëra ndër organet më të rëndësishme, me një ndërtim të veçantë, e cila është e vendosur në kafazin e kraharorit ku është e mbrojtur nga goditjet që mund të vijnë nga jashtë. Zemra e cila fillon të rrah akoma duke qen në barkun e nënës, punon gjatë tërë jetës pa u ndalur me një tempo prej 100 rrahje në minutë, ndërmjet çdo rrahje pushon vetëm gjysmë sekonde dhe brenda ditës rreh afërsisht 10 mijë herë. Nëse këtë vlerë e llogarisim duke marr parasysh gjatë tërë jetës së njeriut do të na del një vlerë në llogaritjen e të cilit do të mundohemi, pra gjatë jetës së njeriut zemra realizon afërsisht 255 milion rrahje. Zemra e cila mundëson pompimin e gjakut në pjesë të ndryshme të trupit pa mos u përzier gjaku i pastër dhe i papastër, është i ndërtuar nga katër dhomëza të ndryshme nga valvulet që mundësojnë rrjedhjen e gjakut në një drejtim dhe posedon një ndërtim që është ndërtuar mbi ekuilibër të ndjeshëm.

5. DORA

Dora është për t’i mbërthyer rrobat, për të shkruajtur, për të prerë ushqimin. Dora e cila me një sukses të madhe i realizon këta operacione të cilat duken si të thjeshta por që janë shumë të vështira, është një mrekulli inxhinierike. Veçoria më e rëndësishme e dorës është se në fusha të ndryshme përdoret me një sukses të madh, krahët të cilët posedojnë një numër të madh të muskujve dhe nervave ndihmojnë dorën varësisht nga kushtet për të kap fortë dhe butë. Në trupin e njeriut ka një numër të madh të ekuilibrave të ndjeshëm, njerëzia në saje të sistemeve të cilat punojnë plotësisht të varura nga njëri-tjetri në saje të lidhjeve me sisteme të tjera të trupit i realizon funksionet vitale pa asnjë pengesë, mbi të gjitha këta i realizon pa ndonjë mund të veçantë, pa mos u ballafaquar me ndonjë vështirësi. Njeriu për shumë gjëra nuk është i njoftuar p.sh. kur fillon dhe kur mbaron tretja në lukth, për ritmin e zemrës, për bartjen e materieve të nevojshme nga ana e gjakut në pjesët e nevojshme të trupit, për të shikuarit, për të dëgjuarit.

6. Shpejtësia e impulseve

Impulset nga nervat në drejtim të trurit dhe anasjelltas udhëtojnë me një shpejtësi prej 380 km/h.

7. Energjia e trurit

Truri jonë gjatë funksionimit zhvillon një energji të barabartë me atë të një llambe 10 watt.

8. Memoria

Truri njerëzor është në gjendje të memorizojë 5 herë më shumë se informacionet që ndodhen në Enciklopedinë Britanike, ose çfarëdo lloj enciklopedie tjetër. Llogaritet në terma elektronikë se truri ynë ka një kapacitet prej 3 deri në 1000 Terabyte.

9. Konsumimi i oksigjenit

Vetëm truri, përdor 20 % të oksigjenit që hyn në trupin tonë dhe që transportohet në gjak. Masa cerebrale është e barabartë me 2 % të trupit tonë, por konsumon më shumë oksigjen se çdo pjesë tjetër e trupit.

10. Aktiviteti cerebral

Aktiviteti cerebral është më i madh gjatë natës, sesa gjatë ditës. Kjo ndodh sepse, në të kundërt të asaj që mund të besohet, ndodh që truri vihet në aksion, pikërisht kur në flemë. Nuk dihet mirë akoma perse, por në qoftë se shihni ëndrra të bukura gjatë gjumit duhet të falënderoni trurin dhe punën e tij gjatë natës.

11. Inteligjenca

Shkencëtarët konfirmojnë se sa më i madh të jetë koeficienti juaj intelektiv (QI), më shumë ëndërroni. Kjo nuk duhet t’ju bëjë të mendoni se në qoftë se nuk kujtoni ëndrrat tuaja nuk jeni inteligjent sepse pjesa më e madhe e ëndrrave ka një gjatësi shumë të shkurtër.

12. Qelizat e trurit

Neuronet gjatë jetës sonë rriten. Deri pak kohë më parë besohej se qelizat e trurit nuk zhvilloheshin apo rigjeneroheshin, kurse sot dihet se edhe meqenëse kjo rritje nuk është si në pjesët e tjera të trupit, ajo ekziston.

13. Neuronet

Informacionet lëvizin me shpejtësi të ndryshme në bazë të tipit të neuroneve. Jo të gjithë neuronet janë njëlloj: ekzistojnë disa në gjendje të transportojnë informacione me shpejtësi 0,5 metër në sekondë kurse të tjerë arrijnë edhe deri në 120 metër në sekondë.

14. Receptorët

Truri nuk ndjen dhembje. Kjo thjesht sepse në të nuk ka receptorë të dhembjes.

15. Ndërtimi i trurit

Rreth 80 për qind e trurit tonë është e ndërtuar nga uji.

16. Fytyra

Qimet e fytyrës rriten shumë më shpejt se çdo qime tjetër në trup. Nëse jeni meshkuj e dini shumë mirë se sa shpejt rritet mjekra, mjafton të mendosh se në qoftë se një mashkull nuk do ta priste mjekrën e tij gjatë jetës, kjo e fundit do të bëhej më e gjatë se nëntë metra.

17. Flokët

Çdo ditë çdo njëri humbet mesatarisht 60 deri në 100 flokë. Numri ndryshon shumë nga personi në person, por varet edhe nga stinët, nga sëmundjet, nga shtatzënia, nga mosha, etj. Kështu që në qoftë se kuptoni që po ju bien më shumë se 100 flokë në ditë, bëhuni merak, do të thotë se po bëheni qeros.

18. Raca njerëzore

Flokët e një mashkulli e kanë diametrin sa 2-fishi i diametrit të flokëve të një femre. Sigurisht që diametri varet edhe nga raca njerëzorë dhe tipi i flokëve.

19. Fuqia e flokëve

Çdo flok është në gjendje të mbajë një peshë deri në 100 gram. Në qoftë se kjo peshë shumëzohet me numrin e flokëve mendojeni vetë rezultatin.

20. Thonjtë

Thoi që rritët më shpejt është ai i gishtit të mesit. Për të qenë më të saktë është thoi i dorës që ju përdorni më shumë. Për më tepër shpejtësia e rritjes së thonjve është e lidhur ngushtë me gjatësinë e gishtave, edhe pse nuk dihet akoma mirë përse.

21. Lëkura

Në çdo centimetër katror të lëkurës sonë ka po aq qime sa ka në çdo centimetër katror të lëkurës se një majmuni shimpanze.

Njeriu nuk është aq i zhveshur sa duket, por ky mendim vjen ngaqë pjesa më e madhe e qimeve në trupin tonë janë aq të vogla saqë nuk duken me sy të lirë.

22. Vatrat e flokëve

Biondët kanë më shumë flokë. Ngjyra e flokëve përcakton dendësinë e flokëve në kokë. Një person ka mesatarisht 100 mijë vatra që janë në gjendje të prodhojnë rreth 20 flokë secila gjatë gjithë jetës sonë. Biondët kanë rreth 150 mijë vatra të tilla. Ndërsa të flokëkuqët janë ata që kanë më pak, rreth 86 mijë.

23. Duart dhe këmbët

Thonjtë e duarve rritën rreth 4 herë më shpejt se ato të këmbëve. Kjo ndodh sepse thonjtë sa më shumë të përdorën, aq më shpejt rriten.

24. Jeta e flokëve

Jeta mesatare e çdo floku është nga 3 deri në 7 vjet. Në fakt para se flokët të bien mund të prihen, ngjyrosën, shkurtohen disa herë, deri sa bien vetë.

25. Rënia e flokëve

Një njëri mund të humbë deri gjysmën e flokëve të tij përpara se dikush ta kuptojë.

26. Rezistenca

Flokët duken të pashkatërrueshëm. Përveç mundësisë që mund të marrin flakë, flokët janë në gjendje të mos dekompozohen edhe pas vdekjes. Flokët nuk mund të shkatërrohen nga uji, nga i ftohti, apo nga ndryshimet klimaterike, dhe janë shumë rezistentë ndaj acideve të ndryshme apo agjentëve kimikë.

27. Zorra e vogël

Organi më i madh i organizmit tonë është zorra e vogël (intestinum tenue). Edhe pse quhet nga anglezët “small intestine” është 4 herë më e gjatë se gjatësia mesatare e një njeriu të rritur.

28. Rrahjet e zemrës

Zemra e njeriut prodhon gjak me një presion për ta pompuar atë deri në 9 metra lartësi. Kështu që mos u preokuponi në qoftë se arrini të dëgjoni rrahjet e zëmrës tuaj. Për të pompuar gjak në të gjithë trupin tonë në një kohë kaq të shkurtër duhet një presion i mirë nga kontraktimi i zemrës.

29. Lëngjet

Lëngjet gastrike janë në gjendje të tresin edhe një fletë brisku.

30. Gjaku

Mendohet se trupi njerëzor ka më shumë se 96 000 kilometra enë gjaku. Dukë bërë një llogari të thjeshtë me enët tona mund të bëhen më pak fjalë 2 xhiro rreth botës.

31. Stomaku

Çdo 3 apo 4 ditë në stomakun tonë krijohet një membranë mukoze e re. Kjo për shkak të forcës së madhe të acideve prezente në stomak dhe kush vuan nga ulcera mund ta kuptojë shumë mirë sa të dhimbshme janë këto acide, sidomos kur sulmojnë muret e stomakut.

32. Mushkëritë

Sipërfaqja e mushkërive tona është e barabartë me atë të një fushe tenisi; në fakt për të dërguar sa më lehtë oksigjenin në gjak, mushkëritë janë të pajisura me qindra bronke dhe hojëza. Këto janë të lidhura me kapilarët që çojnë oksigjenin në gjak duke marrë dyoksidin e karbonit (CO2). Sipërfaqja gjigante e mushkërive ndihmon këto veprime dhe na siguron një shkëmbim të denjë oksigjeni dhe dyoksidit të karbonit në çdo moment.

33. Zemra

Zemra e femrave rreh më shpejt se ajo e meshkujve. Shkaku duhet kërkuar në masën trupore, megjithëse është zbuluar që zemra femërore punon ndryshe nga ajo mashkullore.

34. Mëlçia

Shkencëtarët kanë arritur të numërojnë më shumë se 500 funksione të mëlçisë. Më shumë mundësi kur dalim të shtunave dhe dehemi nuk mendojmë për mëlçinë tonë, por në qoftë se doni ta dini mëlçia është organi që punon më shumë në brendësi të trupit tonë.

35. Arteriet

Aorta, arteria kryesore që nis nga zemra jonë ka diametrin e një tubi normal. Kjo arterie është kaq e gjerë, sepse duhet të transportojë në brendësi të saj pjesën më të madhe të gjakut që do të qarkullojë në sistemin tonë.

36. Masa e mushkërive

Mushkëria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë për t’i lënë hapësirë zëmrës.

37. Organet e trupit

Në njëri mund të jetojë pa pjesën më të madhe të organeve të tij. Trupi ynë mund të duket i dobët, por mund të mbijetojë pa stomak, pa 75 % të mëlçisë, 80 % të zorrës, dhe pa një veshkë. Me siguri s’do të ndiheshit shumë mirë, por organet e munguara nuk do t’ju sillnin vdekjen.

38. Gjëndrat mbiveshkore

Gjëndrat mbiveshkore e ndërrojnë madhësinë gjatë jetës. Përpara lindjes këto janë të mëdha sa një veshkë, ndërsa me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më të vogla, deri sa bëhen vështirësisht të dukshme në moshë të madhe.

39. Qarkullimi i gjakut

Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejt. Prej zemrës deri të gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8 sekonda, deri në mushkëri vetëm për 6 sekonda.

40. Acidi i stomakut

A e dini se stomaku ka një acid hydroklorik, lëndë gërryese e njëjtë me atë që përdorët për të trajtuar metalet në industri. Ai mund të gërryejë hekurin. Por në stomak gjithçka është perfekte. Mukusi që rrethon muret e stomakut ruan këtë lëng të mos bëhet i dëmshëm, por vetëm të shërbejë për të tretur ushqimin.

41. Pozicioni i trupit

Nuk kujtoni një përvjetor? Atëherë provoni të uleni në gjunjë. Memoria mishërohet edhe nga pozicioni. Disa studiues argumentojnë se disa gjëra kujtohen më mirë nëse njeriu ulët në të njëjtin pozicion që ka qenë dikur gjatë ngjarjes.

42. Ushqimi për trurin

Megjithëse truri përbën vetëm 2 % të peshës së përgjithshme trupore të njeriut, ai kërkon 20 % të kalorive dhe oksigjenit të trupit. Për të mbajtur trurin në gjendje pune, tre arterie kryesore pompojnë oksigjen pa pushim. Sikur qoftë edhe njëra prej këtyre arterieve të dëmtohet ose mos të pompojë një herë truri fillon mosfunksionimin normal.

43. Pubertiteti

Pubertiteti ndryshon strukturën e trurit. Në e dimë se hormonet që ndodhen në trup janë të nevojshme për të stimuluar rritjen dhe të përgatisin trupin për riprodhim. Por pse adoleshenca është kaq e pakëndshme për të gjithë? Kjo pasi hormone si testosteroni, influencojnë në zhvillimin e neuroneve në tru dhe ndryshimet e bëra në strukturën e trurit shkaktojnë ndryshime të sjelljes.

44. Ngjyrat e lëkurës

Të gjitha lëkurat kanë katër ngjyra. Edhe lëkura e bardhë ka 3 ngjyra të tjera të fshehura. Kështu afër vënave lëkura merr ngjyrë të kuqe. Po ashtu lëkura shoqërohet me pigment të verdhë në pjesë të saj. Ngjyra e fundit është e zeza dhe ndikohet nga melanina. Kjo bën që lëkura të ngjajë e zezë në pjesë të mëdha të saj. Të katërta këto ngjyra miksohen dhe krijojnë njerëzit me ngjyra të ndryshme në të gjithë globin.

45. Kockat

Ashti më i madh në trupin e njeriut, ashti i femurit është i qëndrueshëm ndaj masës prej 800 kilogramë, kurse në pozitë horizontale ndaj masës prej 200 kilogramë. Eshtrat tuaja janë katër herë më të fuqishme (forta) sesa betoni. Mund të jenë më të fuqishëm se çeliku, por masa e tyre është më e vogël. Një copë ashti me gjatësi prej 5 centimetra mund ta mbajë masën e elefantit. Vajzat mund të rriten deri në moshën 20-vjeçare, kurse djemtë deri në moshën 25-vjeçare.

46. Zgjatja

Është vënë re se njeriu në mëngjes, pas fjetjes është pak më i gjatë se gjatë ditës. Kjo ndodh sepse disqet kërcore ndërunazore ditën tkurrën (mblidhen), kurse natën shtrihen.

47. Muskujt

Muskujt e fytyrës suaj janë të rëndësishëm. Ata ju ndihmojnë ju të tregoni si e ndjeni botën përreth. Gjatë buzëqeshjes aktivizohen 12 muskuj kryesorë të fytyrës e gjatë rrudhjes së vetullave aktivizohen vetëm 11 muskuj. Muskuli më i gjatë është sartoriusi, i cili fillon prej komblikut, ndërsa përfundon nën gjurin: i gjatë është mbi 40 centimetra. Muskuli më i shpejtë është muskuli ngritës i qerpikëve.

48. Funksioni i mëlçisë

Mëlçia është organ aq i rëndësishëm, saqë nëse ajo fillon të dështojë së funksionuari jeta jonë vihet në rrezik.

49. Masa e zemrës

Zëmra e njeriut peshon 250-300 gramë. Pse letrat e Shën Valentinit kanë zemrat në to? Pse njerëzit flasin për atë çka do të thotë “të kesh zemrën e thyer”? Kjo është për arsye se njerëzit që nga kohët e lashta kanë menduar se zemra është organ i dashurisë dhe i emocioneve. Ky besim është ruajtur deri në ditët e sotme. Më ç’fuqi punon zemra juaj? Shtrëngoni një top tenisi një herë në sekondë gjatë dy minutave. A mund ta bëni këtë? Ja sa fuqishëm punon zemra juaj.

50. Frymëmarrja

Ju merrni frymë më shumë se 20.000 herë në ditë! Për një muaj qimja e flokut rritet 1 centimetër, për një vit 13 centimetër. Po të mos qetheshin flokët gjatë gjithë jetës ata do të ishin të gjatë 10 metra.

51. Fuqia e trurit

Truri juaj ndalet së rrituri në moshën 15-vjeçare. Por të mësuarit nuk ndalet kurrë, prandaj mësoni sa të mundeni. Qelizat nervorë të trurit tuaj gjatë gjithë jetës formojnë lidhje të reja. Truri juaj shfrytëzon aq shumë fuqi (energji) sa edhe një poç elektrik i fuqisë prej 10 wat.

52. Sëmundjet gjenetike

Ekzistojnë rreth 6 000 sëmundje gjenetikë dhe nga këto vetëm për një pjesë shumë të vogël shkencëtarët kanë idenë se si t’i kurojnë. Shpresohet që me deshifrimin e materialit gjenetik të arrihet të kuptohen më mirë sëmundjet, mekanizmat e tyre dhe mundësisht të gjendet një kurim.

53. Kolesteroli

Nivelet e kolesterolit në trupin e njeriut ndryshojnë me stinët. Është ky rezultati i arritur nga një kërkim i kryer nga Universiteti i Masacusetit mbi 517 persona të shëndetshëm. Doli si përfundim që nivelet e kolesterolit ishin më të mëdha në vjeshtë dhe në dimër, dhe më të ulëta në pranverë dhe verë. Nuk dihet mirë se cilët janë mekanizmat që çojnë në këtë rezultat. Matjet tregonin që vlerat më të mëdha për meshkujt mbërrijnë në dhjetor, kurse për femrat në janar. Vlerat e regjistruara tregonin një rritje rreth 3.9 mg/dL tek meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL tek femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL). Disa nga këto ndryshime mund të përshkruheshin me variacionet që pëson plazma në stinët e ndryshme. U gjet edhe që nuk kishte lidhje me dietën që përdoret në stinët e ndryshme.

54. Asimetria e trupit

Njerëzi me trup asimetrik kanë tendencë më të madhe ne agresione. Këtë të paktën sjell një rezultat i një hulumtimi amerikan.

Shkencëtarët në fillim hulumtuan supozimin e pohuar më parë, që një pamje e jashtme asimetrike ka të bëj me një defekt në sistemin nervor dhe me kontrollim të pakësuar të agresionit.

Shkencëtarët e Universitetit të Ohajos i matën veshët, duart, krahët dhe këmbët e 100 personave vullnetarë dhe nga kjo përcaktuan simetrinë. Me pretekstin për t’ia u matur forcën bindëse të tyre, kërkuan nga pjesëmarrësit të bëjnë dy telefonata, në të cilat ata bashkëbiseduesit e tyre duhej ti bindnin për të dhuruar të holla për një qëllim bamirës.

Pjesëmarrësit nuk e dinin se të dy bashkëbiseduesit në anën tjetër të telefonit punëtorë të Universitetit ishin. Njëri prej tyre refuzonte lutjën e tyre në mënyrë miqësore, ndërsa i dyti reagonte ekstrem me një vrazhdësi. Agresivitetin e pjesëmarrëseve hulumtuesit e matën se sa vrullshëm ata e hudhnin receptorin mbi telefon. Studimi rezultoi që ata persona me trup asimetrik dëgjuesen shumë më shpesh e përplasnin se sa të tjerët pjesëmarrës. Udhëheqësja e studimit Zeynep Benderlioglu e shpjegon këtë lidhje me faktin, se asimetria formohet në mitër në kushte të pafavorshme. Kjo ndikon pra jo vetëm në dukurinë e trupit, çka edhe shihet, por gjithashtu edhe në sistemin nervor. Defektet e tilla në sistemin nervor, sipas vlerësimit të shkencëtares, influencojnë aftësitë e njerëzve për të kontrolluar agresivitetin e tyre.

55. Inteligjenca

Foshnjat të cilat peshojnë më shumë gjatë lindjes kanë përparësi në zhvillimin e inteligjencës më vonë gjatë fëmijërisë, tregojnë studimet e fundit. Kjo është me siguri për shkak se foshnjat më të rënda janë më të ushqyera në momentet kyçe në fazat fetale. Studimet tjera kanë treguar se pesha e vogël e lindjes është e lidhur me zhvillim të pakët mental. Foshnjat e lindura para kohe janë më të predispozuara rrezikut që të lindin me peshë të vogël. Mirëpo, studimet e fundit, të publikuara në “Revistën britanike të mjekësisë”, sugjeron se pesha e vogël e lindjes është e lidhur me inteligjencën. Një ekip nga qendra për studime epidemiologjike urbanistike në New York ka vëzhguar 3.484 foshnje të lindura të lindura ndërmjet viteve 1959 dhe 1966. Pesha e tyre e lindjes ishte nga 1.500 deri 4.000 gram, kurse koeficienti i inteligjencës (IQ) është testuar 7 vite më vonë. Në përgjithësi, pesha më e madhe e lindjes ka shënuar dhe një rritje të lehtë të IQ. Dallimi në mes të foshnjave me peshë më të vogël se 2.5 kg me ata mbi 4 kg ishte 10 poena të IQ. Këta autorë të studimit thonë: Edhe pse variacioni i koeficientit të inteligjencës është i lidhur me peshën e lindjes brenda peshës normale të lindjes është shumë e vogël dhe e pavlefshme për individualë, rezultatet e marra janë shumë të rëndësishëm për nivelin e tërë popullatës.

56. Lëvizja e gjakut

Zemra jonë është pompa më e përpikte në botë. Për çdo 23 sekonda nëpër zemër kalojnë 5 litra gjak. Për një ditë zemra shtie në qarkullim 19 mijë litra gjak. Për 60 vjet qarkullojnë 480 milionë litra gjak. Kjo pompë tejet e përsosur me vetëlëvizës speciale peshon mesatarisht 230 gramë te femrat, ndërsa 280 gramë te meshkujt.

57. Presioni i gjakut

Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve në gjithësi.

58. Rruazat e gjakut

Për 11 sekonda, 25 miliardë kamionë mbartës të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domosdoshme (rruazat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut.

59. Ripërtëritja

Jeta e rruazave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me përballim mund të jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtërihet për çdo 2 muaj, pra 200 miliardë rruaza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë.

60. Rrugët e frymëmarrjes

Gjatë ecurisë së frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milionë zgavra në mushkëritë tona. Sipërfaqja e zgavrave (kanaleve) është 150 m².

61. Diafragma

Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor më veprues gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret (kontrakton) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë.

62. Qelizat e trurit

Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet prej 100 miliardë qelizash të përhimëta, e barabartë me një fuqi të mbi 10 mijë programeve kompjuterike në veprim të përhershëm.

Sipërfaqja e këtyre kompjuterëve është 250 mijë km² (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.

63. Shkenca e njeriut

Për çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja te njeriu. P.sh në kohë të fundit biologët e Universitetit të Miçiganit zbuluan në lëkurë dhe në flokë të njeriut metale, siç janë: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekuri, bakri dhe alumini.

64. Kordat zanore

Ciklonet dhe anticiklonet rrallëherë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë teshtitjes arrin shpejtësinë 390 km në orë.

65. Sytë

Gjersa bëhesh më i vjetër në moshë, sytë e tuaj bëhen më të ndritur.

66. Eshtrat e njeriut

Trupi i njeriut përmban 260 eshtra, kurse fëmijët kanë 300 (disa eshtra bashkohen derisa fëmija rritet)

67. Qerpikët

Njeriu i rrah qerpikët e syrit mesatarisht 4.200.000 herë gjatë vitit. Gjithashtu qerpikët janë qimet më të forta te njeriu.

68. Tretja

Tretja e ushqimit realizohet në të gjitha hallkat e organeve të aparatit tretës. Duhet të kalojnë së paku 12 orë që trupi ta tretë ushqimin.

69. Qelizat e trupit

Qelizat më jetëgjate në trupin e njeriut janë qelizat e trurit të cilat mund të jetojnë gjerë në vdekje të njeriut!

70. Rritja e thonjve

Thonjtë e duarve rriten 4 herë më shpejtë se ata të këmbëve. Po ashtu më shpejt rritet thoi i gishtit të mesëm. Sa më shumë të përdoren thonjtë aq më shpejt rriten.

71. Të qeshurit

Një person normal qesh rreth 15 herë gjatë ditës. Gjatë realizimit të së qeshurës në fytyrën e njeriut aktivizohen mbi 13 muskuj.

72. Temperatura

Faktin që temperatura e ulët redukton nevojshmërinë e të gjithë organeve për oksigjen është provuar edhe nga kirurgjia e trapiantove. Në fakt, ortopedikët e specializuar në zëvendësimin e pjesëve të arteries rekomandojnë që pjesët zëvendësuese duhet të vijnë të konservuara – pas një pastrimi rrënjësor – në një thes plastik të mbushur me akull dhe i mbyllur hermetikisht. Kështu pjesët e zëvendësuara të arteries funksionojnë pas 6-12 orë pas operacionit.

73. Qëndrueshmëria

Eshtrat e njeriut janë katër herë më të qëndrueshme se çeliku. Sidomos eshtrat të cilat mbajnë pjesën e organeve më jetike për jetën e njeriut.

74. Takikardia

Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79-vjeçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Rreth 2,5 miliardë herë.

75. Mushkëria

Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, domethënë 100 m². Po ashtu mushkëria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë.

76. Enët e gjakut

Enët e gjakut të njeriut (të kapura njëra pas tjetrës) janë 2,5 herë më të gjata se ekuatori.

77. Jetëgjatësia

Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë është i njeriut nuk është më i vjetër se 20 vjet-sepse eshtrat përtërihen rregullisht. Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 flokë, zeshkanet 100 000, ndërsa biondinët 150 000 fije floku. Por vetëm 20 për qind e biondinave e mbajnë këtë shifër të flokëve.

78. Uji në organizëm

Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se si brenda një ore pas konsumimit të ujit të pastër, harxhimi metabolik i energjisë rritet për 24%, ndërsa kjo nuk ndodh nëse pihet sasi e njëjtë e tretësirës fiziologjike. Sipas një teorie, mendohet se organizmi harxhon energji për ta bërë temperaturën e ujit të pirë të ngjashme me temperaturën trupore. Megjithatë edhe pas eksperimenteve me ujë të ngrohur në temperaturë 37°C (sa është edhe temperatura trupore), janë arritur rezultate të ngjashme në harxhimin e energjisë. Kështu që mendohet se flitet për ndonjë proces të komplikuar fiziologjik. Studimet kanë treguar se rritja e harxhimit energjik pas konsumimit të ujit, te meshkujt pasohet me harxhimin e yndyrave, ndërsa organizmi i femrave i shfrytëzon më shumë karbohidratet.

79. Drunjtë parandalojnë astmën

Një studim i realizuar së fundmi nga shkencëtarët amerikanë, ka treguar se fëmijët të cilët jetojnë në vende ku ka drunj do të sëmuren më pak nga astma. Shkencëtarët nga Universiteti Columbia në New York, kanë llogaritur se nëse në një sipërfaqe prej një kilometër katrorë ka 343 drunj, atëherë rreziku i fëmijëve (të moshave ndërmjet katër dhe pesë vjet) për të fituar astmën, është më i vogël për 25%. Sipas këtij mendimi, drunjtë ndikojnë pozitivisht në kualitetin e ajrit dhe njëkohësisht i nxisin fëmijët për aktivitet fizik.

80. Ecja ul shtypjen e gjakut

Shkencëtarët koreanë kanë llogaritur ndikimin e të ecurit prej 40 minutash në shtypjen e gjakut, në një studim në të cilin kanë marrë pjesë 23 meshkuj me shtypje të rritur të gjakut. Rezultatet kanë treguar se shtypja e gjakut është zvogëluar si rezultat i ecjes, ndërsa nga ky ndikim pozitiv i ecjes është rekomanduar që të ecet së paku një orë brenda ditës. Ky zbulim mund t’u ndihmojë në veçanti personave të cilët për shkak të llojit të punës nuk mund të ushtrojnë, por vazhdimisht nguten për të arritur nga një takim në tjetrin.

Ja cilat janë shtatë faktet e njohura për funksionimin e ritmikës së trupit.

81. Temperatura e trupit

Temperatura e trupit të njeriut është më e ulët në momentin kur në çohemi në mëngjes, krahasuar me temperaturën që organizmi tregon në mbrëmje. Temperatura 37 gradë celsius në orën 7 të mëngjesit mund të tregojë ethe, ndërsa në orën 5 të mbasdites mund të jetë normale.

82. Ritmi i trupit

Për arsye po të ritmit të trupit është zbuluar se organizmi i njeriut është më i predispozuar për të pësuar atak kardiak në orët e para të mëngjesit. Dhe kjo gjendje është gati 2 herë më e rrezikshme se sa në kohë të tjera të ditës.

83. Lindja e fëmijëve

Po ashtu lindjet e fëmijëve janë më të shpeshta në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, edhe kjo për arsye të ecurisë të ritmit që ndjek organizmi.

84. Psikika

Por ritmi i organizmit shfaq edhe ndryshimet që ndodhin në sferën psikike, çka mund të pasohet edhe me dëmtime nëse ndodhin çrregullime. Për shkak të këtyre çrregullimeve një pjesë e vetëvrasjeve kryhen në orët e para të mëngjesit.

85. Mjekimet

Po për këtë arsye edhe recetat mjekësore të dhëna nga mjekët zbatojnë një orar të caktuar. Sipas rasteve më të shpeshta mjekimet merren zakonisht në mëngjes dhe në darkë. Për shembull aspirina dhe antihistamina do të jepnin një efekt më të plotë nëse do të merreshin në mëngjes. Por disa tipa mjekimesh, për shembull kimioterapia ndaj kancerit, mund të jetë më e efektshme nëse do të administrohej gjatë natës.

86. Marrëdhënia seksuale

Njerëzit, zakonisht, pëlqejnë seksin gjatë natës, pikërisht para kohës së gjumit, krahasuar me çaste të tjera gjatë ditës.

87. Hormonet

Nëse ne do të jetonim në errësirë të plotë, në do të ndiqnim një cikël të tillë në ditë-natë që do t’i kalonte 25-orët. “Ora gjenetike” kontrollon temperaturën e trupit, sekretimin e hormoneve dhe shumë aktivitete të tjera të nivelit qelizor.

Cilat janë pjesët “e papërdorshme” të trupit

Trupi njerëzor ka një numër pjesësh “të papërdorshme”, që nga dhëmbët e pjekurisë deri tek muskujt e jashtëm të veshëve. “CBS” në bazë të zbulimeve të publikuara në revistën “Human Discovery” boton këto pjesë anatomike të cilat ende i kemi, edhe pse nuk na shërbejnë prej kohësh.

88. Gjoksi i meshkujve

Acidi laktik dhe qumështi i gjirit prodhohet nga gjëndrat e gjirit, gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes fëmija ushqehet me qumësht gjiri. Por ky funksion i njihet vetëm gjirit të femrës. Edhe pse meshkujt e kanë indin, muskulin, për të prodhuar qumësht, kjo realisht nuk ndodh. Ky organ te mashkulli e ka humbur funksionin e tij.

89. Dhëmballët e pjekurisë

Njeriu për të përpunuar, copëtuar, ushqimin kalon në një sërë etapash. Për këtë përdoren dhëmbët prerës, dhëmballët dhe sekrecionet e pështymës. Por me kalimin e adoleshencës te njeriu fillojnë të dalin dhëmbët shtesë të njohur si dhëmballët e pjekurisë. Në ditët e sotme vetëm 5 për qind e popullsisë ka dhëmballë të shëndetshëm pjekurie, pasi pjesa më e madhe e njerëzve kalojnë shqetësime prej tyre dhe shpesh herë kryejnë ndërhyrje kirurgjikale duke i hequr.

90. Muskuli i jashtëm i veshit

Në pjesën e prapme të veshit janë tre muskuj, të cilët bëjnë të mundur të lëvizen indet e veshit ashtu si te qeni apo macja. Këtë veprim mendohet se mund ta bënin edhe njerëzit e lashtë, ashtu si edhe në ditët e sotme disa persona mund ta lëvizin kërcin e veshit të tyre.

91. Brinja e qafës

Gati 1 për qind e popullsisë së botës ka të shfaqur një kockë apo brinjë të vogël në pjesën e qafës. Kjo brinjë mund të shkaktojë probleme me nervat dhe arteriet që përshkojnë atë pjesë të trupit. Kjo kockë mendohet ët jetë mbetje nga epoka e zvarranikëve.

92. Qepalla e tretë

Kjo është një flegër, cipë e hollë dhe e vogël, në pjesën e brendshme të cepit të syrit e cila gjendet akoma te njeriu. Te zogjtë kjo pjesë kryen funksion mbrojtës gjatë fluturimit për të pastruar sytë dhe shmangur ngacmuesit.

93. Muskuli nën shpatull

Një muskul i vogël gjendet te shpatulla e disa njerëzve. Ai e ka fillesën në shpatull dhe vazhdon deri te brinja e parë në afërsi të klavikulës. Ky muskul do të ishte i nevojshëm nëse njeriu do të përdorte të katër gjymtyrët për të ecur. Disa njerëz kanë një muskul të tillë, disa nuk e kanë, ndërsa disa të tjerë kanë dy të tillë.

94. Muskuli i dorës

Ky është një muskul i gjatë i cili fillon që nga bërryli dhe vazhdon deri te kyçi i dorës e në pëllëmbë. Ai mendohet të këtë qenë i nevojshëm për të mundësuar ngjitjen dhe kacavarjen nëpër pemë. Rreth 11 për qind e popullsisë nuk e kanë një muskul të tillë.

95. Qimet e trupit

Edhe qimet e trupit radhiten ndër pjesët e trupit të cilat kanë humbur funksionin e tyre. Qerpikët janë ato që e ruajnë akoma funksionin e tyre mbrojtës të syve, po ashtu i japin hijeshi fytyrës. Këtë funksion e ruajnë edhe flokët. Por trupi i njeriut është i mbuluar më qime të cilat nuk kanë ndonjë funksion apo qëllim të caktuar.

96. E ngjethura në lëkurë

Ky muskul i cili lejon dhe stimulon të ngjethurat në lëkurë gjendet edhe te kafshët. Ai shërben për të fryrë dhe mbushur gëzofin e tyre gjatë të ftohtit për t’i mbajtur ngrohtë, ose për t’u mbrojtur nga grabitqarët te disa kafshë të tjera. Edhe te qenia njerëzore ky muskul shkakton të ashtuquajturat të ngjethura në trup.

97. Muskujt e shputës

Ky muskul i këmbës i ka ndihmuar primatët të kapen me këmbë. Është zhdukur gati në 9 për qind të njerëzve.

98. Brinja e trembëdhjetë

Shimpanzetë dhe gorillat e kanë. Por vetëm 6 për qind e njerëzve kanë një brinjë të tepërt.

99. Apendisiti

Kjo pjesë e aparatit tretës të njeriu i hershëm kryente funksionin e vazhdimit të tretjes së ushqimit. Te njeriu i sotëm apendisiti e ka humbur këtë funksion, duke qenë mbeturinë e aparatit tretës. Pjesa më e madhe e popullsisë e kanë hequr atë pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

100. Eshtra e bishtit

Mendohej se kjo kockë kryente funksion mbështetës dhe komunikues mes organeve. Por në ditët e sotme shumë persona e kanë hequr atë dhe nuk kanë asnjë problem shëndetësor.

Ushqimet që duhet të konsumoni për të mos u sëmurur kurrë

Këshilla – Ruajtja e shëndetit të mirë nuk është një gjë e lehtë! Një dietë e rregullt dhe e ekuilibruar është sekreti për t’u thënë lamtumirë shqetësimeve të vogla të stinëve, por edhe sëmundjeve më serioze

Për të pasur muskuj të skalitur, për të qenë vitalë, rezistentë ndaj sëmundjeve, për të mbajtur nën kontroll kolesterolin dhe tensionin e gjakut, mjafton që në kuzhinën tuaj të keni me patjetër 10 ushqimet që do t’i paraqesim më poshtë. Ato nuk duhet të mungojnë asnjëherë në kuzhinën tuaj. Trupi juaj do t’ju jetë gjithmonë mirënjohës!

1. Selinoja

Selinoja është një aleat mjaft i mirë në dietat dobësuese, sepse falë sasisë së madhe të fibrave, koha e tretjes zgjatet, ndërsa ju në këtë mënyrë nuk do të ndiheni të uritur. Selinoja përmban 16 kalori në 100 gramë. Shija e tij ndihmon në reduktimin e përdorimit të kripës. Kjo është ideale për ata që vuajnë nga hipertensioni. Ndërkohë, ai është shumë i pasur me kalium, i domosdoshëm për të zëvendësuar humbjen e ujërave nga djersitja, sidomos nëse shkoni në palestër ose bëni sport.

2. Frutat e pyllit

Manaferra, boronica dhe luleshtrydhet janë të shijshme dhe me kalori të pakta. Ato përmbajnë 40 kalori në 100 gramë, pra nuk ju shëndoshin. Janë të pasura me minerale dhe vitamina të grupit A dhe C, kjo e fundit është e paçmueshme, sidomos gjatë dimrit.

3. Hudhra

Hudhra ndihmon në mbajtjen e tensionit të ulët dhe të kolesterolit, ndërsa përmban shumë vitamina të grupit B, C, E dhe K, si dhe shumë minerale si kalcium, hekur, magnez, fosfor e kalium. Për më tepër, ajo përmban selen, mjaft i rëndësishëm për jetëgjatësinë e spermatozoideve, por edhe për kujtesën. Ju duhet të konsumoni të paktën dy thelpinj në ditë.

4. Arrat

Acidi alfa linoleik, që ato përmbajnë (një yndyrë e pangopur e Omega 3) ndihmon në mbajtjen pastër të enëve të gjakut, ndërsa favorizon në mirëqarkullimin e gjakut. Vitamina E e tyre ju ndihmon që të mos plakeni shpejt. Mjaftojnë 5 ose 6 kokrra në ditë, më shumë se kaq do të rrezikoni të shëndosheni.

5. Ananasi

Përmban bromelin, një enzimë që stimulon lëngjet në stomak, ndihmon sidomos në tretjen e proteinave. Ai është një ndihmë e madhe për ata që e duan shumë mishin. Ndër të tjera, përmban edhe kalcium dhe mangan, të dobishëm për kocka të shëndetshme. Këshillohet që të hani dy ose tri feta prej tij dy herë në javë. Por nëse konsumoni mishin e kuq, mund të shijoni edhe më shumë feta ananasi.

6. Domatet

Ato janë ushqimi më i rëndësishëm antikancer! Këshillohet që të konsumohet shumë, të jetë e pjekur mirë dhe të hahet me lëvozhgë.

7. Bananet

Kanë shumë veti ushqyese sidomos për lëkurën, falë përmbajtjes së lartë të vitaminave të grupit A, B1, B2, C dhe të kripërave minerale, kaliumit dhe karbohidrateve. Rekomandohen veçanërisht për ata që vuajnë nga hipertensioni dhe dhembjet e barkut, falë përmbajtjes së lartë të kaliumit që ato kanë. Duhet të hani një ose dy banane në javë.

8. Shega

Është e pasur me vitamina dhe kripëra minerale, mes të cilave kalcium, fosfor dhe kalium. Disa nga komponentët e saj antioksidantë mund të parandalojnë madje edhe tumorin në prostatë. Nuk ka limite të konsumimit të saj dhe as kundërindikacione, megjithatë do të ishte mirë që farat të mos i hanit.

9. Agrumet

Portokalli, limoni dhe mandarinat kanë një bazë të ulët kalorike, 35-40 kalori në 100 gramë, ndërsa ndihmojnë për një tretje më të mirë dhe janë mbrojtëse për enët e gjakut. Mbi të gjitha agrumet janë një burim shumë i madh i vitaminës C, që forcon imunitetin. Do të mjaftonte një frutë i tillë në ditë.

10. Çaji jeshil

Stimulues, tonifikues, antioksidant, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit, nuk e lodh zemrën dhe nuk provokon pagjumësi. Ju mbron nga kanceri në stomak, ndërsa ai është një ilaç i vërtetë për dhëmbët dhe mishrat e tyre. Një filxhan në ditë jep efekte të dobishme, por sipas preferencave mund të pini edhe më shumë.

N.A.

50 ushqimet që luftojnë sëmundjet e zemrës, prostatës, stomakut, artritit, etj

Mjekët dhe studiuesit amerikanë pas një studimi të gjatë kanë publikuar në revistën shkencore “Prevention” 50 ushqimet më të shëndetshme në botë. Ushqimet e mëposhtme mund të shmangin sëmundje të rënda si kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Ato gjithashtu pasurojnë sistemin tuaj imunitar, mbrojnë dhe qetësojnë lëkurën tuaj dhe ju ndihmojnë që të humbisni peshë. Nëse ju tashmë i konsumoni këto ushqime, mirë për ju. Nëse jo, tani është koha të mendoni për të blerë ushqime të shëndetshme. Sipas mjekëve, këto ushqimet rekomandohen fort të përdoren sidomos nga gratë. Gazeta “Tirana Observer” në suplementin e të së shtunës iu sjell të përgatitur studimin e mjekëve amerikanë.

1. Vezët

Vezët janë një nga produktet e domosdoshme në shtëpi. Një e verdhë veze mund të përmbajë rreth 25% të nevojës suaj ditore për choline, e cila është e lidhur me normat e kancerit të gjirit. Edhe pse shumë prej nesh janë tërhequr nga veza duke pretenduar se ajo shkakton sëmundjet e zemrës, duhet të themi që vezët janë të shëndetshme. Vetëm njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet ta kufizojnë numrin e vezëve që konsumojnë.

2. Kosi grek

Nëse konsumoni kosin grek atëherë jeni duke pasuruar organizmin tuaj me kalcium. Gjithashtu ky lloj kosi na ndihmon për të rritur imunitetin e trupit. Herën tjetër që do të konsumoni kos ju sugjerojmë që të konsumoni kosin e zakonshëm me kosin grek dhe ju do të merrni dyfishin e proteinave (25% e grave mbi 40 vjeç nuk i marrin proteinat e duhura.

3. Qumësht pa yndyrë

Përveç faktit se qumështi ka përmbajtje të madhe të kalciumit studimet e fundit kanë treguar se gjithashtu qumështi lufton yndyrën e tepërt në organizëm. Qumështi është i pasur edhe me vitaminë D e cila mund të zvogëlojë rrezikun për sëmundjet e zemrës, shmang disa lloje të kancerit, lehtëson dhimbjet e shpinës dhe madje mund të ndihmojë edhe në parandalimin e depresionit.

4. Salmoni

Salmoni është një burim i pasur me vitaminë D dhe një nga burimet më të mira për omega-3s. këto acide yndyrore parandalojnë sëmundjet e zemrës, zbusin lëkurën, ndihmojnë në humbjen e peshës dhe minimizojnë efektet e artritit. Gjithashtu omega-3s ngadalëson shkallën e tretjes duke bërë që ne të konsumojmë më pak kalori gjatë ditës.

5. Mish viçi

Mishi i viçit është një nga burimet më të pasura me hekur (niveli i ulët i hekurit shkakton anemi). Gjithashtu ky lloj mishi është i pasur me zing (niveli i ulët i zingut dëmton kujtesën) dhe vitaminë B, e cila ndihmon që ushqimi i konsumuar të kthehet në energji.

6. Fasulet

Është vështirë të imagjinohet një ushqim më i përsosur se fasulet. Ato janë të pasura me fibra, kalcium, kalium dhe magnez. Fasulet reduktojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, diabetin, tensionin e lartë, kancerin e gjirit dhe të zorrës së trashë. Udhëzimet e fundit të dietologëve rekomandojnë konsumimin e 3 filxhanëve më fasule në javë.

7. Arrat

Studiuesit thonë që konsumimi i rreth 40 gr arra në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Arrat janë të pasura me omega-3s. ndërkohë lajthitë përmbajnë arginine, një aminoacid që bën të mundur uljen e presionit të gjakut. Ndërkohë nëse bajamet do i shoqërojmë me çaj jeshil, atom und të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit.

8. Bishtaja dhe tofu

Ushqime të tilla si tofu, qumësht soje apo bishtaja ndihmojnë për të luftuar sëmundjet e zemrës kur ata zëvendësojnë yndyrën e mishit apo të djathrave. Gjithashtu këto ushqime përmbajnë fibra dhe disa lloje vitaminash. Estrogjenet bimore që kanë në përmbajtje mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit.

9. Bollgur

Bollguri është i pasur me fibra. Gjithashtu ky ushqim ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit. Për të parë rezultatet sugjerohet që të konsumoni një gjysmë filxhani bollgur pa sheqer çdo ditë. Bollgurin mund ta kombinoni me kos, fruta të ndryshme ose arra. Gjithashtu mund ta konsumoni edhe me mish pule ose me peshk.

10. Fara liri

Farat e lirit janë një ushqim shumë i pasur me acid yndyror omega-3. Studimet tregojnë se duke shtuar farat e lirit në dietën tuaj ju zvogëloni rrezikun për sëmundjet e zemrës deri në 46%. Gjithashtu farat e lirit ndihmojnë në mosgrumbullimin e qelizave të kuqe të gjakut së bashku, gjë që do të bllokonte arteriat. Duhet të theksojmë se farat e lirit zvogëlojnë shanset e zhvillimit të kancerit të gjirit.

11. Vaji i ullirit

Vaji i ullirit na ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit “të keq” dhe për të rritur nivelin e kolesterolit “të mirë”. Ai është i pasur me antioksidantë, të cilët mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike. Vajrat ekstra të virgjër janë më të pasur me antioksidantë dhe kanë më tepër aromë.

12. Avokado

Sipas studimeve të fundit, nëse avokadon e kombinojmë me sallatë ose salsa ai ndihmon në rritjen e karotenoideve, dhe kështu ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe të degjenerimit molekular. Avocado është e pasur me fibra, vitaminë E dhe kalium. Meqë ky ushqim ka më shumë kalori seç duhet, për të mos shtuar në peshë duhet ta përdorim avokadon në vend të një ushqimi tjetër me pot ë njëjtën përmbajtje të kalorive.

13. Brokoli

Sipas hulumtimeve të fundit brokoli dhe ushqimet në të njëjtën familje me brokolin ulin rrezikshmërinë për sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Nëse do të konsumoni brokoli, akër ose lulelakër për mesatarisht katër javë atëherë rreziku për sëmundjet vdekjeprurëse do të ulet me 26%.

14. Spinaqi

Spinaqi ka përmbajtje të lutein, pigmenti i verdhë që gjendet tek veza. Përveç mbrojtjes nga degjenerimi molekular (shkaku kryesor i verbërisë), ky pigment ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Spinaqi është gjithashtu i pasur me hekur dhe folate, një lloj vitamine B që parandalon defektet e lindjes.

15. Domatja

Domatja është ushqimi më i zakonshëm që përmban likopen, një antioksidant që na mbron nga sëmundjet e zemrës dhe kancerit të gjirit. Problemi është se zakonisht konsumojmë domate në formën e salcave që përmbajnë edhe sheqer. Për një pjatë të shëndetshme shoqërojeni domaten me vaj ulliri, hudhër, kripë dhe piper.

16. Patatja e ëmbël

Një nga mënyrat më të mira për të marrë vitaminë A është konsumimi i patates së ëmbël. Vitamina A mbron sytë, lëkurën, zorrët dhe rrugët e frymëmarrjes. Patatja e ëmbël është ushqimi më i pasur me beta karotene. Sugjerohet që në vend të patateve të skuqura të konsumoni patate të ëmbla të pjekura.

17. Hudhra

Sipas studimeve hudhra është një ndër ushqimet që ul presionin e lartë të gjakut. Konsumimi i lartë i hudhrës ul rrezikun për disa lloje të kancerit. Gjithashtu hudhra lufton infeksionin dhe bakteret. Sipas një studimi në vitin 2007 në Argjentinë, hudhra gjithashtu përmban kombinime që mbrojnë zemrën.

18. Speca të kuq

Edhe pse ka shumë fruta të pasur me vitaminë C duhet të themi që speci i kuq është ushqimi me përmbajtje më të lartë të kësaj vitamine. Vitamina C mbron lëkurën dhe imunitetin e trupit. Edhe psë vitamina C nuk na ndihmon që të mos infektohemi nga gripi, ajo padyshim që na ndihmon të shërohemi më shpejt.

19. Fiq

Kur mendoni për kaliumin që i nevojitet organizmit tuaj ndoshta nuk ju shkon mendja tek fiqtë. Megjithatë duhet të themi që fiqtë kanë përmbajtje të lartë kaliumi, gjë kjo që ndihmon në uljen e presionin e gjakut. Sipas studimeve të fundit dietat e larta me kalium janë të lidhura me norma më të ulëta të vdekjes tek të rriturit mbi 55 vjeç.

20. Boronica

Boronica është shumë e pasur me antioksidantë. Sipas një studimi të universitetit Cornell boronicat e egra janë më të pasura me antioksidantë se boronicat e kultivuara. Hulumtimet tregojnë se një dietë e pasur me boronica na ndihmon që të mos humbim kujtesën dhe gjithashtu parandalon infeksionet e traktit urinar.

21. Dardha aziatike

Një dardhë e madhe aziatike mund të përmbajë deri në 10 gr fibra që ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. Sipas studimeve të fundit njerëzit që kanë një dietë të pasur me fibra peshojnë më pak dhe kanë perimetër të belit shumë të vogël. Sugjerohet që kjo lloj dardhe mund të shoqërohet me 1 lugë çaji xhenxhefil të freskët, mjaltë dhe një filxhan verë të bardhë.

22. Lychee

Në një studim francez ka rezultuar se nga frutat lychee ka nivelin e dytë më të lartë të polyphenols, e cila mbron zemrën. Gjithashtu ky frut mund të na mbrojë nga lloje të ndryshme të kancerit. Ky lloj fruit mund të shërbehet me lëkurë, por gjithashtu mund të thyejmë pjesën e jashtme që e mbulon.

23. Mollët

Të gjithë e dimë që një ndër frutet më të shëndetshëm janë mollët. Nga një studim mbi shëndetin e grave rezulton se molla është një nga tre ushqimet (së bashku me dardhën dhe verën e kuqe) më efektive që ulin rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës tek gratë me menopauzë. Studime të tjera kanë treguar se molla ul rrezikun e kancerit në mushkëri, ul rrezikun e diabetit dhe ndihmon në humbjen e peshës.

24.Gujava

Ky frut tropikal ka përmbajtje të lartë të vitaminës C dhe na ndihmon që të kemi një lëkurë të freskët. Është gjithashtu shumë i pacur me likopen duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Sipas një studimi nga mikrobiologë në Bangladesh, gujava na mbron nga disa patogjenë.

25. Çokollata e zezë

Faleminderit çokollata e zezë që na bën të ndihemi mirë, dhe jo në faj, kur të konsumojmë. Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë flavonoid duke ndihmuar për një qarkullim të rregullt të gjakut. Gjithashtu sipas një studimi në Danimarkë ajo na ndihmon që të humbim peshë duke bërë që të ndihemi të ngopur.

26. Shega

Duke qenë se shega ka përmbajtje të lartë antioksidantësh ajo është e lidhur me zemrën dhe shëndetin e trurit. Shega ndihmon në zgjerimin e arterieve duke bërë që gjaku të qarkullojë normalisht. Një studim i veçantë ka treguar se shega përmban disa antioksidantë që shmangin një lloj inflamacioni që shkakton sëmundjen Alzheimer.

27. Banania

Bananet janë shumë të pasura me kalium. Ajo kontrollon tensionin e gjakut dhe mban sistemin tuaj nervor në kulmin e efikasitetit. Sipas një studimi nga FDA kaliumi gjithashtu ul rrezikun për goditje në tru. Por nëse edhe ju jeni si shumica e grave, jeni duke konsumuar vetëm gjysmën e masës së kaliumit që i nevojitet trupit tuaj. Një banana mesatare përmban rreth 10 % të masës së kaliumit që ju nevojitet gjatë një dite.

28. Gjalp kikiriku

Gjalpi i kikirikut përmban magnez dhe vitaminë B6 duke bërë të mundur kështu forcimin e kockave dhe rritjen e imunitetit. Gjithashtu duke qenë i pasur me fibra dhe proteinë do bëjë që ju të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Gjalpi i kikirikut është i pasur edhe me yndyrna.

29. Kokoshka (popcorn)

Kokoshkat kanë përmbajtje të antioksidantëve që luftojnë inflamacionin. Gjithashtu ato ndihmojnë për të shmangur probleme shëndetësore të tilla si sëmundjet e zemrës dhe depresioni. Ato janë të pasura me shumë kalori. Sugjerohet që në vend të gjalpit për t’i skuqur të përdorni vajin e ullirit.

30. Oyster (gocë deti)

Ky ushqim i mrekullueshëm ka përmbajtje të lartë të zinkut, mineral ky që ndihmon në mbrojtjen e AND-së dhe zhvillimin e fetusit. Ky ushqim është gjithashtu shume i pasur me hekur. Niveli i ulët i hekurit mund të çojë në mangësi të qelizave të kuqe të gjakut, lodhje, dhimbje koke, etj.

31. Kërpudha

Kërpudhat ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe ngadalësimin e përhapjes së tumoreve. Gjithashtu ato janë të pasura me proteinë dhe luftojnë viruse të ndryshme. Duhet të kemi kujdes që t’i gatuajmë shumë pasi ato janë të patretshme nga stomaku nëse janë të papërpunuara.

32.Chia

Ashtu si farat e lirit edhe këto fara janë shumë të pasura me proteinë dhe fibra. Ata gjithashtu përmbajnë sasi të mëdha antioksidantësh, si dhe kalcium, zing, magnez dhe hekur. Disa studime kane treguar se chia ndihmon që të humbni peshë duke kontrolluar nivelin tuaj të urisë. Sugjerohet që të përdoren në sallatë ose me kos.

33. Gjoks pule

Gjoksi i pulës është shumë i pasur me proteina. Gjithashtu ky lloj mishi na ndihmon që të kemi kocka dhe dhëmbë të fortë. I pasur me vitaminë B3 gjoksi i pulës ndihmon në kontrollin e tensionit të gjakut duke ndaluar ngushtimin e arterieve. Gjithashtu me përmbajtje të vitaminës B6 na ndihmon për të forcuar sistemin imunitar.

34. Lakra jeshile

Ashtu sit ë gjithë perimet me pigment të gjelbërt, edhe lakra jeshile ka përmbajtje të lartë të vitaminës A, K dhe C. lakra jeshile gjithashtu është një burim i madh i kalciumit, hekurit, kaliumit dhe magnezit. Sugjerohet që të konsumohet e pagatuar në formën e një sallate.

35. Limoni

Së bashku me përqendrimin mbresëlënës të vitaminës C, flavonoidi që ai përmban bën që limoni të jetë një nga frutet që lufton kancerin. Sipas një studimi të universitetit Purdue, limoni, i pasur me antioksidantë, bën të të dukeni edhe më të reja.

36. Portokalli

Portokalli gjithashtu i pasur me vitaminë C ndihmon në mirëmbajtjen dhe riparimin e qelizave. Portokalli ka përmbajtje edhe të vitaminës B1 dhe A, të cilat janë thelbësore për sistemin imun. Ai largon kolesterolin e tepërt dhe përmban një lloj protein që mbron zemrën tuaj.

37. Patatet

Patatet janë të pasura me beta karotene, kalium dhe fosfor, një mineral shumë i rëndësishëm për kocka të forta. Patatet Russet gjithashtu kanë nivel të ulët të sheqerit. Sugjerohet që ato t’i konsumoni të pjekura të shoqëruara me kos grek ose salcë kosi.

38. Quinoa

Quinoa është një super ushqim. Ajo është e pasur me proteina dhe përmban 9 aminoacide esenciale për të cilat trupi juaj ka nevojë (shumë perime janë burime jot ë plota të proteinave). Është e pasur me fibra të cilat ndihmojnë në tretje. Gjithashtu është e pasur me hekur, magnez, kalcium dhe kalium.

39. Vera

Antioksidantët që përmban vera ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe mbajtjen të shëndetshme të enëve të gjakut. Gjithashtu vera ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, bllokon rritjen e qelizave yndyrore dhe ju mbron nga depresioni. Nëse një ose dy gota verë në javë ndihmojnë në zgjatjen e jetës, konsumimi i verës çdo ditë shton rrezikun për vdekje të parakohshme.

40. Kungulli

Si të gjithë perimet me pigment portokalli, kungulli është i pasur me beta karotene, të cilën trupi juaj e konverton në vitaminë A, i njohur gjithashtu si Retinol. Retinoli është i rëndësishëm për një lëkurë të shëndetshme dhe funksionin imun. Gjithashtu farat e kungullit luftojnë sëmundjet e prostatës.

41. Thjerrëzat

Gratë që konsumojnë thjerrëza të paktën dy herë në javë kanë 24% më pak mundësi të preken nga kanceri i gjirit se sa gratë që konsumojnë më pak se një herë në muaj. Thjerrëzat ndihmojnë për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm, dhe vetëm një filxhan me thjerrëza përmban rreth 13 gr proteinë, 11 gr fibër dhe 5 mg hekur.

42. Lakër Brukseli

Sipas një hulumtimi të një universiteti në Oregon kjo lloj lakre ndihmon për të ulur rrezikun për disa lloje kanceri. Kjo lloj lakre gjithashtu përmban edhe shumë hekur dhe kalium. Sugjerohet që ajo të konsumohet me kripë, pipër dhe hudhër për të gjallëruar shijen e tyre natyrore.

43. Bulgur

Ky lloj ushqimi është shumë i popullarizuar në Lindje e Mesme. Bulguri i gatuar është shumë i pasur me fibra. Gjithashtu ai është shume i pasur me mangan, një mineral ky shumë i rëndësishëm për funksionimin e qelizave nervore. Bulguri sugjerohet që të shoqërohet me fasule.

44. Sardelet

Ky lloj ushqimi është i lirë dhe ka përmbajtje të lartë të omega-3s që ndihmon për një zemër të shëndetshme. Sipas një studimi në Danimarkë, gratë që konsumojnë sardele kanë rreth 38% më pak mundësi të preken nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu ky ushqim ndihmon për të kufizuar inflamacionin dhe bën të mundur përhapjen më të ngadaltë të tumoreve.

45. Kefir

Kjo është një pije e bërë nga qumështi i thartuar. Kjo është një pije që forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Gjithashtu ajo kufizon praninë e mikrobeve të dëmshme të quajtura kandida, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje stomaku ose skuqje të lëkurës. Kefiri ka përmbajtje të ulët të kalorive dhe sheqerit.

46. Qepa

Qepa është e pasur me flavonoide, të cilat ndihmojnë në uljen e stresit dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Gjithashtu prania e squfurit në qepë bën të mundur kontrollin e simptomave të diabetit dhe mbrojtjen e zemrës nga sëmundjet. Duhet të themi gjithashtu që qepa ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

47. Çaji

Antioksidantët që gjenden në çajin jeshil bëjnë të mundur përmirësimin e fluksit të gjakut, humbjen në peshë, përmirësimin e funksionit të mëlçisë dhe redukton sëmundjet e trurit. Ndërkohë çaji i zi redukton sëmundjet e mushkërive që shkaktohen nga duhani. Ka shumë debate se sa shpesh duhet të konsumohet çaji i zi, megjithatë një filxhan në javë do t’ju bënte mirë.

48. Kafeja

Shumë studime janë kryer për të parë se për çfarë është e shëndetshme kafeja. Sipas disa studimeve të fundit një grua që konsumojnë 1-2 filxhanë kafe në ditë ulin rrezikun e vdekshmërisë me 13%. Gjithashtu konsumimi i përditshëm i kafesë redukton rrezikun e diabetit, kancerit të lëkurës dhe depresionin.

49. Mjedra

Një filxhan me mjedra në ditë ndihmon në mirëfunksionimin e qelizave nervore për arsye se kanë përmbajtje të lartë të manganit. Gjithashtu mjedrat kanë përmbajtje të lartë të fibrave, vitaminës C dhe antioksidantë të ndryshëm. Duhet të themi që mjedrat kanë nivel të ulët të karbohidrateve.

50. Orizi i kuq

Ky lloj orizi ka nivel të ulët të yndyrnave dhe nivel të lartë të fibrave. Ai është i pasur me selen i cili është një element thelbësor për metabolizmin,tiroidet, AND-në dhe ndihmon në funksionimin e sistemit imunitar. Gjithashtu ai është i pasur me mangan, i cili është i rëndësishëm për trurin dhe zemrën.

31 këshilla për një zemër të shëndetshme

A e dini se më shumë se 51 milionë gra në Amerikë vuajnë nga sëmundjet e zemrës? Dhe se më shumë femra se meshkuj vdesin nga ajo? Në fakt, është problemi kryesor shëndetësor që vret gra (jo nga kanceri-një mit të përbashkët). Por një lajm i mirë është se vetëm pesë udhëzuesit e jetesës: pini alkool në masë të moderuar, një dietë e shëndetshme, ushtrime të përditshme, peshën normale të trupit, dhe mos pirja e duhanit, mund të ulë rrezikun e sulmit në zemrën tuaj në masën 92 %, sipas një studimi suedez me më shumë se 24.000 gra. Më poshtë radhiten 31 këshilla që janë projektuar nga mjekët për t’u ndjekur në mënyrë që të parandaloni sëmundjet e zemrës dhe të jeni të shëndetshëm. Në vendin tonë vdekshmëria për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare zë jo pak, por rreth 50 për qind të gjithë sëmundjeve të tjera.

1. Dieta

Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët.

2. Ushqimet e skuqura dëmtojnë zemrën

Ushqimet e skuqura, të shpejta dhe me shumë kripë mund të shkaktojnë atak në zemër. Kështu, pakësoni në mënyrë të konsiderueshme ushqimet e skuqura, apo ato që shiten në fast food-e, pasi duke i zëvendësuar me perime dhe fruta, mund të ulni deri në 30 % mundësinë një infarkti në zemër. Është konkluzioni që kanë nxjerrë një grup studiuesish nga një studim mbi zakonin e të ushqyerit, i cili ka përfshirë mbi 16 mijë persona në 52 shtete. Dieta tipike e botës perëndimore është shumë e pasur me yndyrna, mish dhe kripë, të gjitha këto ushqime venë në rrezik shëndetin kardiovaskular.

3. Zemra ka nevojë për hekur

Një studim i shkencëtarëve amerikanë tregon se konsumimi i hekurit ndihmon në kontrollin e shtypjes së gjakut dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm për zemër. Rezultatet e studimit, që thonë se hekuri është i dobishëm për zemër, mund të shpjegohen me veprimin e antioksiduesve, të pranishëm në hekur. Studimi ka zgjatur 18 javë dhe është bërë në kafshë laboratorike. Krahas uljes së shtypjes së gjakut, konsumimi i hekurit është parë se çon edhe deri te zvogëlimi i proceseve inflamatore në organizëm, duke mbrojtur edhe muskulin e zemrës. Analizat shtesë kanë treguar se hekuri e mbron zemrën më shumë sesa ilaçet për zbritjen e shtypjes së gjakut, thuhet në revistën “Journal of Gerontology”.

4. Pi më shumë çaj

Meshkujt që pinë 2 filxhanë çaji në ditë kanë 25 % më pak mundësi për të vdekur nga sëmundjet e zemrës sesa ata që rrallë e vënë në gojë. Arsyeja: flavonoidet në çaj, jo vetëm përmirësojnë aftësinë e enëve të gjakut për t’u qetësuar, por gjithashtu hollojnë gjakun, duke reduktuar koagulimin.

5. Zvogëlo marrjen e kripës

Kripa e tepërt shkakton rritjen e presionit të gjakut, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës. Rri larg ushqimeve të kripura dhe shikoji gjërat para se t’i blesh, nëse kanë përmbajtje të lartë të kripës. E ndoshta edhe gjërat që na duken të shëndetshme kanë sasi të lartë të kripës, kështu që shikoni përmbajtjen e tyre.

6. Hani fruta dhe perime

Një dietë e shëndetshme ju ndihmon të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë të rrisni mundësinë e mbijetimit të sulmit të zemrës. Duhet të provoni të keni dietë të balancuar që përmban sasi të mëdha frutash dhe perimesh, peshk, dhe ushqimet si: buka e zezë apo e plotë, pasta dhe oriz. Rri larg ushqimeve siç janë biskota, torta, brumërat e ndryshme, produkteve të qumështit që janë me dozë të lartë të yndyrës së ngopur (saturated) dhe sheqerit.

7. Ndryshimi i ushqimit dhe efektet

Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit. Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbëre nga frutat dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale. Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjamë dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë, por në kokrra të plota.

8. Substancat që zgjerojnë enët e gjakut

Ka artikuj ushqimorë që përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në tru, e ky është shkaku i dhembjes në tëmthat. Fajtorët kryesorë janë nitritet, shtesat që i qiten mishit të konservuar dhe disa llojeve të sallameve, si dhe disa përbërës të tjerë që u qiten kryesisht artikujve të konservuar. Kujdes të posaçëm duhet kushtuar kafesë: kafeina ngushton enët e gjakut, mirëpo personat që janë mësuar të konsumojnë disa kafe në ditë, në rast të mungesës së rastësishme shkaktohet reaksioni i kundërt, përkatësisht zgjerimi me dhembje i enëve të gjakut.

9. Rreziku që sjell tepria me kripën

Natriumi, përkatësisht kripa, sigurisht është armiku më i madh i personave që vuajnë nga hipertensioni. Shkaku shpesh shpjegohet me faktin se kripa e tepërt shton sasinë e lëngjeve në gjak dhe “zgjeron” arteriet, gjë që shkakton ngritjen e tensionit. Sasia mesatare e kripës që fusim në organizëm, sillet prej 10-15 gramë në ditë, gjë që është tepër, nëse e dimë se nuk duhet tejkaluar 4-5 gramë në ditë. Këtë sasi nuk është e vështirë ta arrijmë sepse shumë artikuj ushqimore përmbajnë kripë, e shprehia që ushqimi të “kriposet” gjatë zierjes është tepër e përhapur.

10. Më shumë peshk për zemrën

Peshku duhet të hahet së paku dy herë në javë, sepse është i pasur me thartirën omega-3, e cila ul tensionin dhe ruan arteriet dhe zemrën. Mishi është i pasur me yndyra, të cilat mund të shtresohen në arterie, duke vështirësuar në këtë mënyrë qarkullimin e gjakut dhe shkaktuar ngritjen e tensionit.

11. Kaliumi aleat i zemrës

Pemët dhe perimet janë të pasura me kalium, mineral i cili ka aftësi për zgjerimin e arterieve. Mjafton që të shtohet në ushqim dhe që tensioni të kthehet në normale. Në mesin e artikujve më të pasur me kalium janë pemët ekzotike, lëngu prej kumbullave, bananeve, dredhëzave, patates, majdanozi dhe domatja.

12. Ushqimet që ndihmojnë zemrës

Mishi i viçit, i lepurit, bibës, pulës, qumështi pa yndyrë dhe jogurti, peshku i lumit ose i liqenit, buka, orizi, vera, birra (vetëm një gote në dite), margarina, vaji prej misrit, kikirikëve, lulediellit, lakra, trangujt, qepa, patatja, domatja.

13. Ushqimet që duhen evituar

Mishi i konservuar ose i tharë, sallamet, djathërat e vjetër, peshku në vaj, brumërat me vezë, ëmbëlsirat, çokollata, sasitë më të mëdha të alkoolit, gjalpi, dhjami, frutat e konservuara dhe ushqimi i thartë.

14. Proteina që shmang problemet kardiake

Sekreti i rinisë së përjetshme për zemrën mund të jetë i fshehur te një proteine. Zbulimi vjen nga një ekip i Universitetit të Albertas, në Kanada, të cilët kanë studiuar mënyrën sesi kalimi i viteve i transformon mekanizmat ku funksionin muskuli kardiak, për të prodhuar energji duke u nisur nga “karburante” të ndryshme, lëndë ushqyese. Një zemër e re dhe në një shëndet të mirë, normalisht përdor një sasi të caktuar dhe të mjaftueshme të fibrave, sheqernave, drithërave, yndyrave, proteinave, kripërave, etj. Këto “karburante” dhe energji nevojiten për të rikarikuar zemrën për të rrahur dhe për të pompuar gjakun me mjaftueshmëri të plotë. Zbulimi i kësaj proteine, hap perspektiva për rritjen e mirëfunksionimit të zemrës dhe shmangien e problemeve kardiake.

15. Mungesa e kaliumit sjell probleme

Përse shërben kaliumi? Ky mineral luan një rol thelbësor në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës, por edhe në transmetimin e flukseve nervore. Ato ndërhyjnë në funksionimin neuro-muskular dhe ja pse kaliumi lufton edhe kundër ngërçeve. Kaliumi merr pjesë gjithashtu në funksionimin e gjëndrave mbiveshkore që rregullojnë stresin, si dhe në prodhimin e energjisë.

16. Nevojat e zemrës për natrium

Mungesat më të mëdha të kaliumit vijnë si rezultat i konsumit të tepërt të natriumit përmes kripës. Në fakt, kaliumi dhe natriumi në organizëm, janë në ekuilibër mes tyre. Perëndimorët harxhojnë tri herë më shumë natrium (përmes kripës) se sa kalium. Ky çekuilibër midis dy mineraleve është në origjinë të hipertensionit arterial, të shqetësimeve kardiake apo cerebrale, të humbjes së kalciumit, të gurëve në veshka apo të osteoporozës. Më pak të rënda, por po aq shqetësuese, janë shenjat paralajmëruese të mungesës së kaliumit si lodhja, ngërçet, fryrjet e barkut, vështirësia intestinale.

17. Ushqimet që përmbajnë kalium për zemrën

Për të zgjidhur problemin dhe rivendosur një ekuilibër rreth harxhimit të tepërt të natriumit, popujt e vendeve perëndimore duhet të konsumojnë më shumë kalium. Mire do të ishte që të konsumohej 4 herë më shumë kalium se sa natrium. Një ushqim i ekuilibruar mund të sjellë vendosjen e një ekuilibri të duhur. Ja pse konsumi i natriumit duhet ulur dhe të mos kalojë 2,5 g në ditë. Duhen shmangur sallamërat, supat e përgatitura në mënyrë industriale, gjellët e fabrikuara dhe që kanë shumë kripë, etj.

18. Barishtet dhe frutat për zemrën

Minerali i kaliumit është i pranishëm në bimët. Më të pasura me të janë zarzavatet (si fasulet, thjerrëzat, etj); frutat e thata (hurmat e Arabisë, fiqtë, etj); arrat, bajamet; patatet, zarzavatet jeshile, si spinaqi; frutat e freskëta, etj; të cilat janë një burim i mirë në kalium. Por kujdes, pasi gatimi me ujë bën që zarzavatet të humbasin 50-70 % të kaliumit që kanë. Ja pse duhet përdorur gatimi me avull, ose frutat dhe zarzavatet të konsumohen të gjalla.

19. Vaji i ullirit parandalon infarktin

Konsumimi i rregullt i vajit të ullirit, mund të përbëjë një luftë natyrore kundër infarkteve dhe tumoreve, sepse pengon oksidimin e ADN-së dhe plakjen e qelizave. Të paktën ky është përfundimi i dy studimeve paralele të kryera nga studiuesit italianë. Studimet e kryera mbi dy kampione të ndryshme, kanë treguar se funksioni antioksidues i fenolëve, agjentëve kimikë natyralë që ndodhen te ullirit, është i tillë që ka veti mbrojtëse si ndaj sëmundjeve kardiovaskulare (infarkti, iktusi dhe trombozat), ashtu dhe mbi sëmundjet degjenerative (tumoret, sëmundja e Alzhaimerit). Studimet janë kryer nga dy ekipe të ndryshme. Studimet kanë hedhur dritë mbi efektin mbrojtës të fenolëve mbi sistemin kardiak dhe parandalimin e tumoreve.

20. Niveli i lartë i proteinës C, vdekjeprurës

Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Megjithatë një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve të rrezikuar nga ataku kardiak. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm. Shkencëtarët besojnë se prekja e arterieve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i Proteinës reaktive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterolit është i ulët. Një analizë paraprake e gjakut mund të jetë tregues i qartë i nivelit të kolesterolit dhe proteinës C.

21. Mos pini duhan!

Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rrezikues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rrezikuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.

22. Ushtrime, ushtrime, ushtrime

Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekomandojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës.

23. Ruani peshën normale

Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk. Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër. Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.

24. Çaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme

Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.

25. Bëni rregullisht ekzaminime

Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni: Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80. Niveli i kolesterolit në gjak . Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen. Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.

26. Pesha trupore

Ushtrimet e rregullta fizike kanë ndikime të shumta pozitive, ato mbajnë indeksin e peshës trupore (BMI) në vlera normale, ulin nivelin e kolesterolit në gjak, ulin tensionin arterial dhe në këtë mënyrë, zvogëlojnë mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

27. Presioni i gjakut

Matja e shtypjes së gjakut dhe analiza e nivelit të kolesterolit në gjak janë faktorë të cilët mund t’u ndihmojnë të parandaloni sëmundjet e zemrës, pasi që këto janë dy faktorë paraprirës të çrregullimeve kardiovaskulare.

28. Sëmundjet që prekin zemrën

Sëmundjet që prekin zemrën më shpesh, klasifikohen në disa kategori. Kjo varet nga mosha. Kështu, në moshat e fëmijërisë, ne kemi atë që quhet veset e lindura të zemrës, ose sëmundjet e lindura të zemrës. Këto sëmundje manifestohen, p.sh., me atë që quhet vrimë në zemër, që është një defekt ku, muri ndarës i zemrës, nuk është i mbyllur plotësisht për shkaqe të ndryshme. Ky është defekti më i shpeshtë në moshën e fëmijërisë, i lindur. Është një sëmundje që, si bazë, ka infeksionin që mund të ketë pacienti, grykë që shkaktohet nga streptokoku. Ky është një mikrob që qarkullon në gojë, në hundë apo në grykën e njeriut. Pas 3 javësh të qarkullimit të infeksionit, shfaqet poliartriti dhe, ky poliartrit, nëse nuk kurohet siç duhet, bën dëmtimin e gjithë pjesëve të zemrës. Ky grup sëmundjesh ka mbizotëruar pak kohë më parë.

29. Ngushtimi i koronareve dhe venave

Në moshën e rritur sëmundja kryesore e zemrës është sëmundja e cila shkaktohet nga ngushtimi i koronareve dhe që manifestohet me dhimbjen e gjoksit. Pastaj mund të kalojë në mosfurnizim të mirë të muskujve të zemrës me sasinë e nevojshme për gjak dhe të oksigjenit, si pasojë e ngushtimit të arterieve që janë përgjegjëse, që furnizojnë atë sektor dhe, nëse nuk merren masa, kjo sëmundje mund të kalojë në infarkt të miokardit, i cili është edhe një nga sëmundjet kryesore, që shkakton më shumë invaliditet në botë. Edhe këtu tek ne është shtuar, kohët e fundit, nga përdorimi i duhanit, konsumimi i ushqimit me yndyrna, apo i pijeve alkoolike etj.

30. Çrregullimet e rrahjeve të zemrës

Një grup tjetër i sëmundjeve janë sëmundjet e ndryshme, të cilat manifestohen me çrregullimet e rrahjeve të zemrës që janë aritmitë e ndryshme. Ky është një grup i madh sëmundjesh, të cilat përfshijnë rrahjet e ulëta, të shpeshta, rrahjet jashtë radhe, të cilat, edhe këto, mund të vijnë nga pjesa e sipërme, ose nga pjesa e pasme e zemrës. Në grupet aritmike hyjnë edhe blloqet e zemrës, të cilat klasifikohen si bllok i gradës së parë dhe i gradës së dytë, por ka edhe bllok të degëve, që janë të degës së majtë dhe të degës së djathtë. Ka edhe çrregullime të tjera, siç është vibracioni arterial që është një patologji e rëndësishme dhe më e rënda është vibracioni ventrikular ku rrahjet e zemrës zhduken.

31. Virozat e stinës ndikojnë në zemër

Grup sëmundjesh të tjera janë ato që shkaktohen nga virozat e stinëve dhe ka për bazë një infeksion viral. Ky infeksion viral siç mund të prekë gjithë organizmin e njeriut prek edhe muskulin e zemrës dhe kemi këto që quhen miokarditë virale por që konsiderohen si forma të buta të lehta që trajtohen dhe nuk lënë ndonjë pasojë në zemrën e njeriut. Janë edhe një grup sëmundjesh të zemrës të cilat janë me origjinë të panjohur dhe nuk kanë ndonjë shkak të dukshëm. Sëmundje që ndeshen shpesh por që janë të rrezikshme janë sëmundjet që vijnë nga hipertensioni që dëmtojnë zemrën.

299 këshilla mjekësore speciale për të gjitha sëmundjet

Rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake,veshkat,mëlçisë, stomakut,pankreasit,etj

“Të kemi shëndetin” themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes.Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike.

Pikërisht për këtë arsye ju sjellim suplementin me 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet në organizmin e njeriut. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë.Kështu ju mund të lexoni brenda nëntë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Nuk mungojnë as këshillat për nënat që lindin fëmijë prematurë, si t’i ushqejnë të vegjlit ë tyre me qumësht gjiri, për menopauzën, një ndër problemet më të shqetësuese të grave, e shumë të tjera si këto. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.

ZEMRA

Si të luftoni sëmundjet kardiake
1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.
2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.

3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.
4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.
5-Evitoni, alkoolin, duhanin.

Kolesteroli
Këshilla për të ulur kolesterolin

6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.
7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).

8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.

OBEZITETI

Si të mposhtini mbipeshën

11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.

13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
masë e caktuar e tyre çdo ditë.
14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme.

15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.
16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
llojet, por me kufi.

ANEMIA

Çfarë duhet të konsumojnë anemikët

18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.

20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.
21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.

REUMATIZMA

Si ta kurojmë reumatizmëm

26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta.
27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.

28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.
29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.

30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.
31-Përdorni ujë mineral.

32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A.
33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.

SPONDILIATROZA

Si të evitojmë dhimbjet

34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.
35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.

36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.

38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.

40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.
41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.

SINOZITI

Këshilla për sëmundjen

42-Evitoni diellin në pikun e vapës.
43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë
44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.

45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.
46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
47-Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.

MIGRENA

Këshilla për të evituar dhimbjen:

48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës.

49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.

50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset.

51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.

DIABETI

Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët:

53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.

56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.
57- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra.
58- Efikase edhe bajamet.

PANKREASI

Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:

59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin.
60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna.

61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.

VESHKAT

Si të evitoni sëmundjet e veshkave:

62-Evitoni kripën e tepërt.
62-Pini sa më shumë lëngje.

64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.
65-Konsumoni lëng kumbulle.
66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.

MUSHKËRITË

Si të ndihmoni mushkëritë:

67-Përdorni sa më shumë produkte me mish.
68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.

69-Mos përdorni duhan.
70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.
71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra.

72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.
73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.

GURËT NË TËMTH

Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth:

74- Duhet të konsumoni çaj rigoni.
75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije.

76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.
77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.
78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.

KRIZAT E BARKUT

Evitoni dhimbjet e barkut me:

79-Përdorni ushqime të pasura me hekur.
80-Mish, peshk, shpretkë.

81-Vezë, perime, fruta.
82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit.
84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.

MËLÇIA

Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:

85-Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.
86-Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.

87-Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.
88-Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
89-Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe broklës.

90-Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.

DIETA DHE SHËNDETI
Si të mbash oreksin nën kontroll:

91- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t’i konsumosh.

92- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin.
93- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: Paradite, pasdite.

94- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t’u dobësuar.
95- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.

HIPERTENSIONI

Rregulla për të mos nxitur sëmundjen:

96-Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.

97-Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave.
98-I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.

99-Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës.
100-Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

BRONKITI KRONIK

Si të mbani larg vetes sëmundjen:

101-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa.
102-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës.
103-Evitoni jetesën në qytete të ndotura.

104-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë.
105-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin.
106-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.

TIROIDJA

Ushqimet që i bëjnë keq tiroides:

107-Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. 108-Nuk duhet të konsumojnë fasulet.
109-Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.

110-Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.
111-Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike.

ALERGJIA

Si të evitojmë alergjitë

112-Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën.
113-Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.

114- Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët.
115-Mos përdorni në rroba detergjentë aromatikë.
116-Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.

117- Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike.

TURBEKULOZI

Këshilla për parandalimin e tuberkulozit

118-Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit.
119- Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.
120-Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.

121-Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.
122-Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.

123-Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.

MAJASELLI

Këshilla për personat që kanë probleme në zorrë

124-Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë.
125-Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies.

126-Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.
127-Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut.

128-Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet.
129-Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.
130-Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.

131-Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit.
132-Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit.

KANCERI I GJIRIT

Këshilla për të shmangur kancerin në gji

134- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.
135- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni
mbipeshë.

136-Përpiquni të minimizoni stresin.
137-Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.
138-Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar.

139- Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume.
140-Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji
janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

KANCERI I PROSTATES

Këshilla për dietën që parandalon kancerin e prostatës

141- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.
142- Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.

143- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.
144- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.
145- Arrat, sipas specialistëve, kanë vitaminë D.

146- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës.
147- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.
148- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.

KANCERI NË STOMAK

Si të evitoni kancerin në stomak

149- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime
150-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.

151- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.
152-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.

153- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
154- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.

155- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.

KANCERI I LEKURËS

Këshilla për të shmangur rrezikun

156- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës.
157- Evitoni djegiet nga dielli.

158- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli.
159- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell.

160- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB.

ASTMA

Si të luftoni astmën

161-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës.

162-Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin.
163-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit.

164-Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.
165-Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që
shkaktojnë astmë.

Këmbët

Këshilla për infeksionet në këmbë

167-Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë.
168-Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë, brenda së cilës duhet të keni hedhur vaj bajame ose rozmarinë.

169- Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë.
170-Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve.

171-Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersinë këmbët.

PAGJUMËSIA

AKëshilla për të stimuluar gjumin:

172. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
173. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.

174. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
175. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.

176. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri.
177-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.

ZBOKTHI

Këshilla për të luftuar zbokthin:

178- Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë
tek flokët, por hidheni në pëllëmbën e dorës përpara se të lani flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve.

179-Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët pasi ai than lëkurën.
180-Përpiqu t’i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.
181-Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdorni rregullisht një shampo të zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lani flokët.

182-Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin këpurdhat.
184-Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv siç janë shampoja “Fungoral” apo trajtuesi i zbokthit “Gentinor”.

AKNET

Për të luftuar puçrrat në fytyrë:

185-Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.

186-Trajtoni fytyrën me produkte cilësore, me përbërës organikë si: Kamomil, kamfor, kalendula, etj.
187-Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
188-Merrni vitamina A, C, E.

189-Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
190-Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.

191-Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
192-Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

VESHET

Si të luftoni infeksionin e veshëve:

193-Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston në pastrimin apo bërjen lavazh të kanalit të veshit dhe kjo ndihmon në heqjen dhe shpërndarjen e grumbullit të infeksionit të mbledhur në zona të caktuara.

194-Më pas nëpërmjet një fitili, deri në mesin e veshit, arrihet që të shpërndahet i gjithë pezmatimi i mbledhur.
195-Njëkohësisht duhet bërë edhe trajtimi mjekësor në të cilin hidhen antibiotikët në vesh për të trajtuar dhe kuruar zonën në të cilën më parë ishte mbledhur pezmatimi dhe që kishin çuar në ënjtjen e veshit.

196-Është e rëndësishme që të shmanget marrja e ilaçeve qetësuese vetë në farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, vetëm sa mund ta rëndojnë dhe më shumë.

AROMA E KEQE

Këshilla për të ulur aromën e pakëndshme të frymëmarrjes:

197-Përdorni gjatë ditës majdanoz të freskët.
198-Përdorni shpëlarës antibakterial.

199-Duhet të konsumoni të paktën dy herë në ditë kos të freskët.
200-Duhet të shpëlani gojën me sodë.

201- Duhet të përdorni vaj mesteje.
201- Të konsumoni farat e koprës.
202-Të konsumoni gjatë ditës çimçakiz me manjolia.

SYTË

Si të mos i dëmtojmë sytë kur jemi para kompjuterit:

203-Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët.
204-Të mos ketë reflekse në ekran.

205- Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
206- Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.
207- Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.

208- Të shpluhuroset shpesh ekrani.
209- Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani përreth një minutë.
210- Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.

STRESI

Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:

211- Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë.
212- Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
213- Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.

214- Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dhe që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
215- Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres.

216-Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.

LINDJET PARA KOHE

Disa këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve prematurë:

217- Mbajtja e temperaturës së trupit në shifrat normale.
218- Ushqyerja e kujdesshme sipas mundësive dhe nevojave të fëmijës.

219- Ruajtja nga sëmundjet dhe infeksionet.
220- Temperatura e fëmijës duhet ruajtur në limitin 36-37 gradë.
221- Temperatura e ambientit ku qëndron fëmija duhet 23-25 gradë.

222- Në stinët e nxehta temperatura nuk duhet t’i kalojë 27 gradë.
223- Dhoma e fëmijës duhet të ketë lagështirë të mjaftueshme.

224- Ajri i dhomës ku rri fëmija duhet të ndërrohet vazhdimisht.
225- Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrëngojnë fëmijën.

USHQIMI ME QUMESHT

Këshilla për nënat që kanë fëmijën në gji:

226- Jepini fëmijës sasinë e nevojshme të qumështit.
227- Jepini fëmijës qumësht nga të dy gjiret.
228- Të vegjlit duhet të pinë shpesh por pa e tepruar.

229- Gjatë pirjes krijojini foshnjës mundësi të pushojë nga pak.
230- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të marrë sa më shumë lëngje.
231- Ushqimi i nënës duhet të sigurojë elementet e nevojshme.

232- Sa më shumë të pijë fëmija, aq më tepër qumësht prodhon gjiri.
233- Fëmijës deri në gjashtë muaj nuk i jepen ushqime jo të lëngshme.
234- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të shmangë stresin, shqetësimet.

GASTRITI

Këshilla për të evituar:

235-Mos përdorni alkool.
236-Mos përdorni duhan.

237-Mos përdorni në mënyrë sistematike aspirina, ibrufen , naporxen etj.
238-Mos përdorni në mënyrë të sistematike kortizonë.

RËNIA E FLOKËVE

Kujdesi që duhet të tregoni për të parandaluar fenomenin:

239-Kontrolloni stresin.
240-Mbani një dietë të shëndetshme.

241-Pini të paktën 2 kilogramë ujë në ditë.
242-Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat, proteinat dhe mineralet e nevojshme.

243-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me ato vajore.
244-Evitoni ushqimet e skuqura.

ULÇERA

Ushqimet që kurojnë sëmundjen:

245-Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë.

246-Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut.
247-Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat.

248- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë.
249-Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.

Cerma /Përdhesi

Këshilla për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjes:

250- Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi.
251-Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet të këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë.

252-Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes.
253-Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik në gjak.

254-Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi.

OSTEOPOROZA

Këshilla për të luftuar sëmundjen që në fëmijëri:

255-Për të luftuar shfaqjen e osteoporozës është e nevojshme ajo që hamë. Për këtë duhet të ndiqet një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit.

256-Dieta duhet të përmbajë një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë.
257-Duhet të përmbajë një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhen të jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë.

258-Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të pakta sode.
259-Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin e kalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta.

260- Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund të merren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte.

261-Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto të fundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë.

LEMZA

Këshilla për të ndaluar lemzën e shpeshtë:

262-Duhet të pish ujë ose të hash një lugë sheqer sapo të zëre lemza.
263-Faktori psikologjik arrin të ndalojë lemzën si p.sh me anë të tërheqjes së vëmendjes, bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit.

264- Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënka të vogla, vendosja në qafë e një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës.

265- Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun.

266-Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letreje. Në këtë mënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm.
267-Mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë.

VARIÇET

Këshilla për personat që vuajnë nga sëmundja:

268- Përdorni xhel freskues për këmbët.
269- Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond.

270- Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht.
271- Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell.
272- Mos hiqni nga menyja orizin.

273- Përdorni vazhdimisht grurin.
274- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion.
275- Mos i mbani këmbët e kryqëzuara.

276- Mos mbani pasha të rënda.
277- Përdorni korse najloni në mbrëmje.

DHËMBËT

Si të shmangim kariesin dhe infeksionet

278-Duhet të zgjidhni një pastë dhëmbësh cilësore. Pasi ajo lehtëson lëvizjen e pllakëzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.

279- Duhet të përdoret çdo ditë fija pastruese e dhëmbëve, duhet të kalohet rreth çdo dhëmbi në mënyrë që të përshkojë sipërfaqen e tij.
280- Ushqimi duhet të jetë i zgjedhur me kujdes.

281-Duhet të konsumoni ushqime që kanë karbohidrate.
282- Molla është një ndër frutat më të këshillueshme nga dentisti për dhëmbët, sipas rekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë.
283-Karotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialistëve ato bëjnë mirë për zmaltin e dhëmbëve.

KUJTESA/ALZAIMER

Dhjetë këshilla për të mbajtur në fortë kujtesës:

284-Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar.

285-Luani lojëra. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet. Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika.
286-Përdorini dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të.

287-Mësoni numrat e telefonit.
288-Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit.

289-Ndahuni nga rutina. Ndryshoni dyqanin ku jeni klient, hani gjëra që si keni ngrënë më parë, frekuentoni lokale që s’keni qenë më parë, pasi kjo do ta bëjë trurin tuaj të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.
290-Kaloni nga një rrugë e ndryshme. Kaloni apo udhëtoni në rrugë të ndryshme, kjo e ndihmon trurin të stërvisë kujtesën.

291-Mësoni një aftësi të re. Në këtë mënyrë kujtesa hyn më shumë në punë kur mësoni gjëra të reja, që më parë si bënit dot.
292-Bëni lista. Bërja e listave ju ndihmon që t’i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë ju luani me kujtesën tuaj, sa herë që listoni ushqimet, fjalët, veprimtaritë e ditës.

293-Zgjidh një mjeshtëri të re. Gjeni diçka që ju pëlqen dhe që nuk kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit, të kërcimit, e bëjnë trurin që të jetë në aktivitet gjatë gjithë kohës.

MENOPAUZA

Ushqimet dhe dieta që duhet të ndiqet gjatë kësaj periudhe:

294- Përdorimi larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta.
295- Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate.

296- Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate.
297- Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 3 herë në javë) dhe zëvendësojini ato me ushqime me zarzavate.

298- Ulni përdorimin e yndyrnave gjatë përgatitjes së ushqimeve.
399- Hani fruta, por jo menjëherë pas ngrënies së vaktit.

100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri

Si të shmangni problemet e hipertensionit, zemrës, kancerit, hollimit të kockave e shumë sëmundjeve të tjera, këshilla dhe sugjerime për parandalimin dhe kurimin tyre. Shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën, por si ndikon aktiviteti fizik në shëndetin tonë. Shqetësimet që shfaqen dhe shumë këshilla mjekësore për t’i shmangur ato. Recetat më të fundit që japin mjekët për të shmangur shfaqjen e stresit, problemeve me zemrën, hipertensionin, sëmundjet e trurit e shumë të tjera. Si të përvetësoni aleatët bazë të mirëqenies tuaj. Në vazhdim keni një guidë të veçantë për shëndetin e gjithsecilit, me këshilla dhe “strategji” tepër të thjeshta të cilat mund të sjellin dobi kolosale për mirëqenien tuaj. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes.Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë. Tipat, mënyrat dhe sugjerimet e mëposhtme janë shpallur si rezultat i një kërkimi disavjeçar në ketë fushë. Mbi ketë studim është punuar për rreth 30 vjet. Janë testuar shumë njerëz dhe të kategorive të ndryshme. Sugjerimet që jepen këtu mund t’i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore. Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës.

Këshillat e mjekeve për të qenë të shëndetshëm

Tipat mënyrat dhe sugjerimet e mëposhtme janë shpallur si rezultat i një kërkimi disavjeçar në ketë fushë. Mbi ketë studim është punuar për rreth 30 vjet. Janë testuar shumë njerëz dhe të kategorive të ndryshme. Sugjerimet që jepen këtu mund t’i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore. Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës.

1- Konsumoni me pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi i cili

ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.

2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë.

3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhurate e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.

4- Lëngu i arrave të kokosit sidomos i arrës së gjelbër të kokosit është nektari më i pasur me vitamina për trupin tonë.

5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zemrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.

6- Bel, dhurata më madhështore e natyrës e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e ushqimit.

7- Konsumoni produkte vegjetarianë dhe ushqime me fibra. Në ketë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme.

8- Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit apo një ditë të lodhshme pune.

9- Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.

10- Kujdesuni për veten duke përfshire dhe dietën tuaj ditore: perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.

11- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbërta, si: spinaq, lakër, sallate jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normës së tensionit të gjakut.

12- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban betakaroten e cila gjendet edhe të karota dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.

13- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizimi dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për organizmin. Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton qelizat e gjakut koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.

14- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.

15- Mundohuni që të paktën një dite në jave të konsumoni vetëm fruta në mënyre që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të

tretjes.

16- Po ashtu një dite në jave konsumoni ujë me

tepër se zakonisht.

17- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë.

18- Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton pini ujë të ngrohtë.

19- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë në mënyrë që t’i jepni organizimit tuaj çdo herë që pini ujë të njëjtën sasi.

20- Është mirë që ujë të mos pihet menjëherë por pak nga pak me pushime të vogla.

21- Po ashtu tre here ne jave pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote, etj.

22- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lendet e nevojshme ushqyese.

23- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa me pak të jete e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu kripa gjendet të uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç në rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veproje ndryshe.

24-Shtoni lakrat ne dietën tuaj ditore.

25- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës;

për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

26- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lende ushqyese si dhe përbërës tonike të domosdoshme për organizmin.

27- Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.

28- Soja përmban 9 lloje vi vitaminash

29- produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri produktet të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën.

30- produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normën presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizimin tonë.

31- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.

32-Biokimiket në kombinim numër 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.

33- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.

34- Pjesa e të gjithave produkteve dietike shkakton në disa raste sëmundje prandaj përpiquni t’i shmangni ato.

35- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të

erëzave mund të shkaktoje sëmundje të sistemit

kardiovaskular.

36- Trupi i njeriut është si një makineri që duhet të jete gjithmonë në lëvizje për ketë nevojitet stërvitje dhe joga.

37- Lubrifikues – Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjen e trupit, zmadhimi i tyre rritë qarkullimin dhe lakueshmërinë.

38- Karrikimi i baterisë. Rrezet e sistemi nervorë janë si një bateri e trupit dhe ndihmon hapjen e poreve të lëkurës dhe ajrosjen e tyre gjatë lëvizjes.

39- Sistemi i ftohës. Çlodhja furnizon freskinë e trupit.

40- lëndë djegëse një dietë e duhur, ushqimi, ajër, ujë dhe drita e diellit shërbejnë si karburant për trupin.

41- Shofer i ekuilibruar. Mendja është shoferi i trupit. Ajo mund të ekuilibrohet dhe kontrollohet me anë të meditimit dhe përqendrimit.

42- Beni rregullisht ushtrime të lehta.

43- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejte, sepse ato rrisin ritmin e metabolizmit të trupit tuaj.

44- Ecja e lehte është ushtrimi më i mirë për të mbajtur nën kontroll diabetin dhe problemet e zemrës.

45- Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetesë rritet.

46- Frymëmarrja e thelle dhe mbajtja e saj për pak kohe ndihmon në rritje e jetëgjatësisë së personit.

47- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë p.sh. frymëmarrja,

mbajtja e frymës dhe nxjerrja duhet të jeta 1:4:2.

48- Mbajeni trupin drejt

49- Përpiquni të merrni, fryme me anën e majtë të hundës gjatë ditës, dhe me anën e djathtë të hundës gjatë natës

50- Organet tona të brendshme janë po aq të rëndësishme sa organet tona të jashtme për të na mbajtur të shëndetshme, kështu

që për të mbajtur mëlçinë, stomakun dhe mushkëritë në gjendje të shëndetshme ecja përditshme në mëngjes dhe në mbrëmje është shumë thelbësore.

51- Është e mundur që problemet e zemrës të shërohen duke mos

përdorur aspak vaj apo terapi, vetëm duke ngrëne perime të ziera

duke praktikuar kështu me joge dhe duke bërë një jetë pa strese.

52- E rëndësishme është mendja temperamenti dhe mënyra e jetesës.

53- S’ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes.

54- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive më shumë punë fizike.

55- Jini të lumtur dhe të qetë shmangeni zemërimin dhe temperamenti shpërthyes.

56- Tensioni i lartë harresa dhe procesi i plakjes mund të kontrollohet dhe procesi i plakjes nga meditimi.

57- Vazhdoni te kënaqni mendjen tuaj në rast të problemeve me shëndetin.

58- Merreni jetën si ju vjen, mos u shqetësoni nga uljet dhe ngritjet e jetës. Hani dhe pini në mënyrë të moderuar kini besim punoni shumë dhe aplikoni zakonin e të fjeturit shpejt dhe të zgjuarit herët.

59- Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësisë apo janë marrë me pyjet.

Efekte pozitive dhe negative të kafesë në organizmin e njeriut

Konsumatorët e kafesë ende nuk janë të qartë nëse kafeja ka efekte pozitive apo negative në shëndetin e tyre. Kjo pasi studime të ndryshme gjatë viteve kanë dhënë edhe rezultate të ndryshme, madje shpeshherë edhe kontradiktore. Një artikull i publikuar disa ditë nga e përditshmja amerikanë “New York Times” tregon mbi këto studime, mitet ekzistuese rreth kafesë, dhe efektet e saj në organizmin e njeriut. A ka mundësi që këto kontradikta për kafenë dhe kafeinën të jenë të drejta? Përgjigjja është po, pasi kafeja dhe çaji, mbi të gjitha kanë në përbërjen e tyre kimikate të ndryshme, të cilat mund të ndikojnë në forma e mënyra të ndryshme në shëndetin e njeriut.

60- Hidratimi

Për një kohë të gjatë tek njerëzit dhe një grup mjekësh mbizotëronte mendim,i se kafeja dhe kafeina ishin diuretike. Por studimet e kryera vitet më të fundit treguan se njerëzit të cilët konsumojnë deri në 550 miligramë kafeinë në ditë prodhojnë urinë po aq sa ata persona të cilët nuk marrin kafeinë. Por konsumimi i kafeinës mbi 575 miligramë, kthehet në diuretike. Kështu nëse ju konsumoni rreth 330 miligramë kafeinë në ditë, nuk do ju duhet të urinoni më tepër se në rastin kur do të pinit 400 mililitra ujë. Personat të cilët konsumojnë një sasi të caktuar kafeine brenda dozave të lejuara, janë të hidratuar, dhe ashtu si uji, ndihmon në nevojat e organizmit për lëngje.

61- Sëmundjet e zemrës

Pacientët që kanë probleme me zemrën, sidomos ata që kanë presionin e lartë të gjakut, duhet të konsumojnë në një masë të caktuar kafenë dhe kafeinën, pasi njihen efektet e saj stimuluese. Por studimet e kryera 10 vitet e fundit në mbi 400 000 persona treguan se rastet e sëmundjeve e zemrës nuk tregojnë rritje te njerëzit të cilët vazhdojnë të konsumojnë kafen e mëngjesit, me apo pa kafeinë. “Kundërshti që duhen besuar”, përfundojnë kardiologët e Universitetit të Kalifornisë, në San Francisko. Evidencat tregojnë se kafeja dhe kafeina e konsumuar në sasi të caktuara rrit rrezikun për shfaqjen e problemeve të zemrës, atakut kardiak, vdekja e hershme apo edhe prishje e ritmit të zemrës. Por në fakt tek 27 000 gra të studiuara në 15 vjet në qendrën e Studimeve të shëndetit të gruas në Iowa, rezultoi se gratë që pinin një deri në tre kafe në ditë reduktonin në 24 për qind rrezikun e problemeve kardiovaskulare.

62- Hipertensioni

Kafeina shkakton një rritje të lehtë dhe të përkohshme të presionit të gjakut. Por studimi i realizuar tek disa 15 000 femra, tregoi se gratë të cilat konsumonin kafe me apo pa kafeinë për një dekadë ishin njëlloj të predispozuarat shfaqnin shenja hipertensioni si gratë që nuk konsumonin kafe. Një studim i John Hopkins tek 3 000 meshkuj tregoi se ndikimi i kafes dhe kafeinës në shfaqjen e hipertensionin ishte shumë i ulët.

63- Kanceri

Në vitin 1981 në Harvard u tha se konkluzionet e një studimi tregonin rrezikun e lartë që sillte konsumimi i kafesë në shfaqjen e kancerit në pankreas. Por konsumimi i kafesë ka vazhduar gjithnjë e më tepër dhe studimet e mëtejshme treguan se duhani dhe kafeja ndikonte në zhvillimin e kancerit.

64- Hollimi i kockave

Disa studime të viteve të kaluara thanë se konsumimi i kafesë shkaktonte hollimin e kockave dhe frakturat. Por studimet e mëvonshme treguan se kafeja ndikonte vetën në një nivel të ulët reduktimi të përvetësimit të kalciumit nga organizmi, dhe nuk ndikonte në sekretimin e kalciumit. Doktor Robert Heaney nga Universiteti Creighton thotë se efektet negative të kafeinës tek kalciumi mund të kompensohen me dy lugë gjelle qumësht. Ai mendon se personat të cilët konsumojnë kafen dhe çajin, nuk duhet të shqetësohen duke menduar se kafeina ndikon negativisht në kockat e tyre.

65- Humbja në peshë

Ky është një zhgënjim. Konsumimi i kafesë rrit dhe shpejton metabolizmin. Një studim i realizuar nga profesionalistët tek 58 000 persona gjatë 12 vjetëve treguan se tek të dyja sekset, edhe te femrat edhe te meshkujt të cilët shtonin nivelin e konsumimit të kafeinës shtonin në peshë, dhe nuk pësonin aspak rënie.

66- Efektet pozitive të kafesë në trupin e njeriut

Mbërrijnë lajmë të mira për ata që konsumojnë rregullisht kafenë. Ajo madje këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sërë sëmundjesh, përfshi atë të zemrës, por mos u çudisni, edhe për fëmijët. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe ata me ulcerë në stomak. “Kafeja, -thotë një prej dietologëve më të njohur të Italisë, – të bën mirë, ju, ashtu edhe fëmijëve.” “Harrojini njoftimet frikësuese”, thotë dietologia Chiara Trombeti, e institutit Humanitas Gavazeni në periferi të Milanos. Ka arsye të shëndosha shkencore për ta gëzuar ekspresin e mëngjesit pa u shqetësuar për pasojat negative ndaj shëndetit.

Të dhëna shkencore

Kafeja përmban taninë dhe antioksidante, që janë të mirë për zemrën dhe arteriet. Kafeja mund të lehtësojë dhimbjet e kokës. Ajo është e mirë për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cirrozës dhe gurëve në veshka. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të astmës dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Por nuk mund të mohohet se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç’duhet mund t’iu bëjë nervozë, mund të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve. Gratë shtatzëna, të sëmurët me zemër dhe ata që vuajnë me ulcera në stomak zakonisht këshillohen ta shmangin kafenë. Dr.Trombeti thotë se asnjë nuk duhet të pijë më shumë se 3-4 filxhanë në ditë.

Kafeja ndikon mirë për:

– zemrën e arteriet

– dhimbjet e kokës

– mëlçinë

– cirrozën

– gurët në veshka

– astmën

67- Mangani largon depresioni

Stimulimi i qelizave të trurit me ndihmë të impulseve të shpejta magnetike nuk është veprim i rrezikshëm dhe do të mund të ishte një ndihmesë e madhe në luftën kundër depresionit, është përfundimi i një hulumtimi të ri i cili është publikuar në SHBA.

Studimi i ri do të mund të ishte me interes për 20 deri në 40 për qind të pacientëve, me të cilët nuk janë të arritur rezultate të kënaqshme në shërimin me anë të kombinimit të anti-depresivëve dhe psikoterapisë, apo tek ata që refuzojnë të marrin ilaçe për të shëruar këtë sëmundje.

“Ky hulumtim është dëshmi e re e efektshmërisë të stimulimit magnetik në shërimin e depresionit”, vlerëson redaktori përgjegjës i revistës së njohur, Biological Psychiatry, John Krystal, i cili ka publikuar artikullin për këtë studim.

Teknika e stimulimit magnetik përtej kafkës ka të bëjë me stimulimin e mbështjellësit të trurit me një bobinë magnetike, e cila vendoset në skalpin e pacientit dhe krijon fushë magnetike.

Edhe në studimet e mëhershme është dëshmuar që magnetet mund të forcojnë aftësitë mendore.

Hulumtimi është kryer për nëntë javë rresht me 325 pacientë në Kanada, Australi dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.

68- Hipertensioni

Presioni i gjakut lidhet me forcën e shtytjes së fluksit të gjakut mbi muret e enëve të gjakut. Zemra pompon gjakun nëpër sistemin arterial sistem i cili shpërndan gjakun neper gjithë indet e organizmit. Presioni i lartë i gjakut i thirrur ndryshe edhe si hipertension është një patologji kardiovaskulare e rrezikshme pasi detyron miokardin të punojë më me vështirësi, dhe çon në ndryshime cilësore të enëve të gjakut drejt arterosklerozës. Ka stadifikime të ndryshme për sa i përket ndarjes së presionit të gjakut në kategori apo stade të caktuara, por më i pranueshmi është ky i mëposhtmi:

Normal i barabartë a më i ulët nga 120/80 mmHg

Prehipertension -120-139/80-89 mmHg

Hipertension stadi I – 140-159/80-89mmHg

Hipertension stadi II – > 160/90-99mmHg

SHKAQET

Nuk njihen në mënyre të qarte shkaqet e hipertensionit. Shumë faktorë të thirrur si faktorë risku luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen e patologjisë, disa nga këto janë:

FAKTORI GJENETIK

-Obeziteti

-Rënia e aktivitetit fizik

-Dieta e ngarkuar me kripëra

-Alkooli

-Stresi

-Mosha

-Shenjat

Nuk ka ndonjë shenje specifike të lidhur direkt me hipertensionin, ose më mirë të themi që shenjat nganjëherë mungojnë ose shfaqen në rritje të shprehura të presionit të gjakut. Personi i prekur mund të ndihet mirë në një hipertension ekzistues, dhe ai mund të zbulohet nëpërmjet një ekzaminimi rutine. Të tjerë mund të ankohen nga dhimbje koke, zhurme në veshe, miza para sysh, lodhje, vështirësi në frymëmarrje, këputje, ndjesia e rrahjeve të zemrës, rrahje të parregullta zemre (ekstrasistola), prania e gjakut në urinë, dhimbje të forta gjoksi, etj.

Më të predispozuar për të zhvilluar hipertension janë personat që:

-Kanë persona të afërm që vuajnë nga një patologji e tillë.

-Gratë shtatzëna.

-Gratë të cilat janë nën mjekim hormonal (të cilat marrin kontraceptive).

-Popullsia mbi 35 vjeç.

-Personat mbipeshe.

-Personat që kanë një stil jetese inaktive, jetë sedentare.

-Duhanpirësit.

Këshilla për të shmangur hipertensionin

Pacientet me hipertension të stadit I mund të kenë avantazhe nga trajtimi medikamentoz. Medikamenti i zgjedhur në këto raste duhet të jetë një diuretik tiazidik, ndoshta i shoqëruar me një medikament të një klase tjetër. Diuretiket kanë demonstruar të jenë efikas në parandalimin e komplikacioneve kardiovaskulare të hipertensionit. Motivimi i pacienteve është një element themeltar për suksesin e strategjisë terapeutike së duhur. Ndryshimi i stilit të jetës redukton presionin e gjakut dhe favorizon efikasitetin e terapisë anti-hipertensive. Ja disa këshilla për të rikthyer në normalitet vlerat e tensionit arterial.

69- Reduktimi i peshës trupore

Objektivi është të mbahet një indeks i masës trupore (BMI) mes 18,5 dhe 24,9 kg/m (2). Për çdo 10 kg të reduktuara ka një ulje të presionit që varion nga 5-20mmHG.

70- Adoptimi i dietës DASH

Konsumimi i një diete të pasur me fruta, perime dhe përmbajtje të ulet yndyrash mund të çoje në uljen e presionit prej 8-14 mmHg.

Reduktimi i kripës në dietë

Reduktimi i përmbajtjes së kripës në dietën ditore në jo më shumë se 100mmol/die (= 6 g klorur natriumi) mund të ule vlerat e presionit prej 2-8 mmHg.

71- Aktiviteti fizik

Një aktivitet fizik aerobik, siç psh. ecja normale për të paktën 30 minuta në dite, çon në një ulje të presionit prej 4-9mmHg.

72- Moderimi i marrjes se alkoolit

Limitimi i konsumit të alkoolit në jo më shumë se dy gota pije alkoolike në dite (birre, verë) për burrat dhe prej një gote tek femrat, (për personal me peshë trupore të ulet, normale), mund të çoje në uljen e shifrave të presionit arterial prej 2-4 mmHg.

Mënyrat e shfaqjes së hipertensionit dhe sintomat

Për shkak të ndikimit të faktorëve që nxisin hipertensionin tek secili individ niveli i lartë i tensionit arterial mund të shfaqet në forma të ndryshme dhe intensitet të ndryshme.

73- Kriza Hipertensive

Kur presioni i gjakut arin një nivel kritik të rritjes mund të ndodhin dëmtime të organeve. Presioni i rritur i gjakut shoqëruar me dëmtime progresive të organeve pasojë e hipertensionit, referohet apo njihet si krizë hipretensive. Kiza hipertensive përfshin një gamë problemesh që kanë të bëjnë me urgjencën hipertensive, kriza e vërtetë hipertensive.

74- Urgjenca hipertensive

Kur presioni i gjakut rritet në shifra të larta, por nuk ka dëmtime organore si pasojë e kësaj rritje dhe shifrat e presionit të gjakut rritjes, mund të ndodhin mund të sillen në normë dëmtime të organeve, apo afër saj lehtësisht brenda disa orësh me medikamente antihipertensive atëherë flasim për urgjencë hipertensive.

75- Emergjenca hipertensive

Nëse një apo më shumë organe dëmtohen nga rritja e presionit të gjakut kemi të bëjmë me një emergjencë hipertensive. Dëmtimi organore të shoqëruar në një emergjencë hipertensive mund të përfshijnë: Ndryshimin në statusi mental siç konfuzion apo koma pamjaftëshmëri të zemrës angina pectoris, lëngje në pulmone, atak kardiak, eklampsia. Fatmirësisht emergjenca hypertensive është e rrallë. Kur ndodh ajo është pasojë e një mosndjekje të HTA-së për një periudhë të gjatë ose e një mjekimi jo korrekt.

SIMPTOMAT E KRIZES HIPERTESIVE:

Dhimbje koke

Kontraktura-konvulsione

Dhimbje gjoksi

Vështirësi në frymëmarrje

76- HAPJA E GOJËS NA MBAN ZGJUAR

Psikologët që i kanë përcjellë 44 pjesëmarrës në studim, kanë konstatuar se hapja e gojës i mundëson ajrin e ftohte që të të depërtojë deri në tru, duke i ndihmuar atij që të mbetet “i zgjuar”. Krahas kësaj, studimi, rezultatet e të cilit i ka publikuar revista shkencore “Evolutionary Psychology”, sugjeron që në e hapim gojën kur ketë e bën dikush afër nesh, për shkak se kjo bazohet në format e sjelljes që i mundësojnë grupit që të mbetet zgjuar, kur i kanoset ndonjë rrezik. Është i zakonshëm mendimi se njerëzit e hapin gojën sepse ju nevojitet me shumë oksigjen, por në ketë studim, është parë që ndryshimi i nivelit të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjak, nuk rezulton me ndonjë ndikim në hapjen e gojës. Shkencëtaret amerikane kanë konstatuar së frymëmarrja më anë të hundës, dërgon sasi shtesë të ajrit të ftohte në drejtim të trurit, duke e zvogëluar kështu nevojën për hapjen e gojës.

Dushi ndihmon qarkullimin e gjakut

Disave u pëlqen që të bëjnë dush me ujë të ftohte, e disa të tjerëve më të vaket, e disa edhe më të nxehtë. Nga temperatura e ujit nga 18 deri 37 grade celsius. Varet nëse dushi do t’ju

freskoje apo do t’ju relaksojë. Zgjidheni temperaturën ideale

77- Dushi i ftohët për tu zgjuar

Filloni dushin me ujë të vakët, e pastaj dalëngadalë uleni temperaturën derisa uji të behet plotësisht i ftohte. Filloni nga këmbët dhe shkoni lart. Një dush i tillë e shpejton

ritmin e zemrës dhe e përmirëson qarkullimin. Është ideal për mëngjes, kurse në mbrëmje duhet të bëhet vetëm nëse duhet të rrini zgjuar deri natën vonë.

78- Uji i vakët për një formë të mirë

Dushi me uji të vakët është i këndshëm si në mëngjes, po ashtu edhe në mbrëmje. Për një fillim të mirë të një dite të re, ideal është dushi me ujë që ka temperature 30 deri 32

Grade. Ai e stimulon organizmin, por nuk shkakton shok, e përshpejton metabolizmin dhe qarkullimin dhe e largon ndjenjën e peshës në këmbe. Dushi i tille i bërë në mbrëmje, para darke, do t’ju freskojë pa ndikuar në mbarëvajtjen e gjumit tuaj. Ky dush preferohet edhe gjatë ditës, në rast se lodheni shumë.

79- Dushi me ujë të nxehtë për relaksim

Dushi me ujë të nxehtë nuk kërkon kurrfarë angazhimi shtesë të organizmit, meqë nuk ulet temperatura e tij. Fillojeni dushin me ujë të nxehte, deri në 37 grade. Në mbrëmje, ky dush sjell qetësi, kurse në mëngjes siguron një zgjim të ngadalshëm. Ka të ngjarë që, pas që keni bërë dush me ujë të nxehte në mëngjes, tërë ditën të jeni i përgjumur. Për ta evituar ketë, përfundojeni dushin duke spërkatur duar dhe këmbët me ujë të vakët.

Helmimet nga ushqimi në stinën e verës

Gjate verës ka shumë faktorë që e rrisin rrezikun nga helmimi me ushqim, siç janë prishja me e shpejt e ushqimeve, insektet, përgatitja johigjienike e ushqimit, etj. Ja disa këshilla që t’i kaloni pushimet verore pa u helmuar me ushqim:

80- Shikojeni afatin e qëndrueshmërisë së produkteve ushqimore. Nëse ushqimi duket i prishur, apo nëse ka erë të keqe, më mirë mos rrezikoni, edhe nëse nuk i ka kaluar ende afati.

81- Mundimi, vjellja, dhimbja e barkut, barkqitja dhe temperatura e ngritur janë shenja që shfaqën te helmimet me ushqim. Paraqiten 1-36 orë pas ngrënies së ushqimit të prishur.

82- Ushqimi në konserva të mbyllura hermetikisgr mund të ruhen në temperaturën e dhomës. Por, pas hapjes hajeni menjëherë apo ta vendosni në frigorifer.

83- Evitojeni ruajtjen e ushqimeve të mbetura gjatë verës, ngase aty shumohen shumë shpejt baktere. Ato është rrezik që të ruhen edhe në frigorifer afër ushqimeve të freskëta.

84- Ushqimet e freskat ruajini vetëm në frigorifer pasi temperaturat e larta favorizojnë bakteret sidomos salmonellën.

85- Mishi i papjekur, peshku e bile edhe perimet mund të përmbajnë baktere që do ti kontaminojnë ushqimet e tjera në frigorifer.

86- Para dhe pas përgatitjes së ushqimit lajini mirë duart.

87- Sporti dhe kafeina u mbrojnë nga kanceri i lëkurës

Ushtrimet e përditshme trupore dhe konsumi i një sasie të matur të kafesë paraqesin mbrojtjen nga kanceri i lëkurës të shkaktuar nga rrezet e diellit, thonë rezultate e studimit të publikuar në revistën profesionale “Proceedings for the Nationale Academy of Sciences” (PNAS). Sipas studimit që kanë bërë shkencëtarët nga Universiteti “Rutgers” në Nju Xhersi, kjo ka të bëjë me pengimin e efektit kancerogjen të rrezeve ultravioletë B (UVB), pjesë përbërëse e rrezeve të dellit. Sipas rezultateve të institutit shtetëror për hulumtimin e zhvillimin të kancerit, kanceri i lëkurës i shkaktuar si rezultat i ekspozimit të tepruar në diell është forma më e shpeshtë e kancerit në SHBA, më shumë se 1 milionë raste të reja në vit. Këta shkencorë kanë konstatuar te minjtë laboratikë se ushtrimet e përditshme trupore të kombinuara me sasi të matur të kafeinës e arrijnë efektin e dobishëm duke mundësuar shkatërrimin e qelizave prekanceroze që kanë ADN të dëmtuar nga rrezet UVB. Njëri grup të minjve i ishte dhënë ujë i përzier me kafeinë kurse grupi i dytë i minjve detyrohej të bënte aktivitet fizik. Minjtë e grupit të trete bëni në edhe të parë edhe të dytën. Minjtë e grupit të katërt nuk bënin ushtrime as nuk merrnin ujë me kafetinë. Mijtë e të gjitha grupeve ishin rrezatuar me rreze të dëmshme UVB. Të minjtë e grupit që edhe ushtroheshin edhe merrnin kafeinë ishin para shkatërrimit të qelizave prekanceroze, në dallim nga tri grupet e tjera që kishin rezultate të dobëta.

88- Si dhe pse krijohet celuliti

Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që përmban tufa indi i lidhor. Ka dy lloje kryesore të celulitit. Celuliti i fortë ose solid zakonisht gjendet tek gratë aktive si: balerina, atletet etj. Ky lloj, celuliti është i vshtirë të eliminohet, sepse nuk largohet kollaj nga trupi. Nga ana tjetër, në disa raste është i vështire dhe te diktohet, sepse ngjitet direkt me muskulin. Celuliti i shkrifet nuk është aq i përqendruar dhe është me i dukshëm se celuliti solid. Zakonisht gjende në zona të mëdha, është i lëvizshëm dhe mund të shkaktoje atoni muskulore. Edhe pse me i dukshëm celuliti i shkrifet mund të eliminohet me lehtësisht.

Kush preket nga celuliti

Zakonisht, janë gratë ato që preken me shumë nga celuliti. Ai

fillon të shfaqët tek vajzat rreth moshës 14-vjeç dhe rritet si rezultat i hollimit dhe rishpërndarjes se shtresës së lëkurës me

kalimin e moshës. Celuliti zakonisht formohet te gratë pas lindjes dhe tek ato që marrin i kontraceptive orale, sepse sistemi i eliminimit nuk mund të përballojë fluksinfluksin tepër të madh të estrogjeneve në trup. Ai mund të zhvillohet edhe pas traumave aksidentale që dëmtojnë sistemin e qarkullimit të gjakut ose tek ato që bëjnë jetë pasive. Shumë rrallë celuliti mund të formohet edhe te meshkujt kjo sepse rrjeti i tyre qelizave yndyrore është në thellësi të lëkurës.

SHKAKTARET E CELULITIT

1. Dietat janë të dëmshme dhe gjithmonë krijojnë shtresa dhjamore në trupin e femrave.

2. Stresi bën që muskujt dhe indi dhjamor të trashen.

3. Trashëgimia është gjithmonë faktor për formimin e celulitit.

4. Duhani edhe në rast se një shkon në palestër, gjithmonë është e rrezikuar nga celuliti në rast se pi duhan.

5. Uji. Marrja e pamjaftueshme e ujit formon celulitin.

6. Mungesa e ushtrimeve. Është e këshillueshme që pesë herë në jave të bëhen ushtrime nga 20 minuta.

89- TRAJTIMI ANTCELULIT

Nuk mund ti nënshtrohesh kësaj terapie në rastet kur vuan nga zemra, organet e frymëmarrjes , diabet, varicet, mëlçi kronike, epilepsi, puçrra masive, lëkura është e dëmtuar, shtatzënia, gjatë ciklit menstrual, kur ke plage të pashëruara plotësisht në lëkurë menjëherë pas ndërhyrjes kirurgjikale etj. Për të pasur rezultatin e dëshiruat, duhet të kemi parasysh rregullin e hekurt të bashkëpunimit me specialistin. Ky trajtim është i thjeshtë i pranueshëm dhe relaksues. Humbja e peshës behet gradualisht, pa shkaktuar efekte anësor. Është e rëndësishme që të konceptojmë faktin që kemi të bëjmë me bilanc energjetik dhe gjatë terapisë nuk duhet të shkelim limitet e kalorive të marra. Duhet hequr dorë nga konsumimi i ushqimeve të trajtuara në vaj të nxehtë, pasi këto produkte shkaktojnë vështirësi në tretje.

90- Duhani dhe luhatja e peshës

Ushtrimet janë aleati më i mirë i atij që lë duhanin, sepse pengon shtimin e peshës largon tensionin dhe dyfishon mundësinë për sukses. Frika nga shtimi i shpejte i peshës është njëra nga pengesat kryesore në ndërprerjen e pirjes së duhanit mirëpo. sipas statistikave një e treta e pirësve të duhanit pas ndërprerjes se tij nuk e fitojnë as një grame në peshe, ndërsa të tjerët mesatarisht fitojnë deri në tri kilogramë në peshe. Mirëpo nëse në të njëjtën kohë me lënien e duhanit fillon të merreni me ushtrime, kjo do t’iu ndihmoje që të mbani peshën në normalitet. Studimi amerikan gjithashtu ka treguar se ushtrimet dyfishojnë gjasat për lënien me sukses të duhanit. Po ashtu, ushtrimet aktivizojnë endorfinën, hormonin e disponimit të mirë, ç’ka ndihmon në uljen e tensionit që mund të paraqitet pas lënies së duhanit. Përqendrohuni në atë së si ndiheni dhe jo se sa jeni të rendë sepse disa kilogramë të tepërt, shumë më pak i bëjnë dëm shëndetit sesa pirja e duhanit. Filloni të hani sa më shumë fruta të freskëta, sepse kështu do të zvogëloni dëshirën për ëmbëlsira.

91- uria mund të ndihmojë kundër reumës

Disa dhembje reumatike në nyja mund të kontrollohen me uri të kontrolluar. Kjo rezulton nga studimi i berë në Universitetin “Friedrich-Schiller” në Jene. Uria nën mbikëqyrjen e mjekut, krahas marrjes së lëngjeve u ka ndihmuar disa pacienteve që për 15 ditë të kenë dhembje shumë më të vogla në nyja. Ishte përmirësuar edhe funksioni i nyjave, por edhe gjendja e përgjithshme e pacientit. Studimit e ka bërë Qendra universitare për mjekim natyror, e në studim kanë marre pjese 36 meshkuj dhe femra me artrit reumatoid në gjunjë, kryqe apo gishta të duarve. Ata janë kontrolluar para dhe pas urisë. Me ketë rast është parë lidhja midis të ushqyerit dhe degjenerimit. Konsumimi i ushqimeve me prej ardhje shtazore e nxit formimin e thartirës arahidonike, gjë që mund të shkaktoje infeksion. Ndikimi pozitiv i mjekimit kishte vazhduar edhe tre muaj pas studimit. Me ane të dietës, pacientet kanë jetuar pa barna kundër dhembjeve. Por, ekspertet këshillojnë që dieta të behet vetëm nen mbikëqyrjen e mjekut.

92- pak yndyrë ul rrezikun e kancerit të gjirit

Një studim në shkalle të gjere mes grave tregon se dieta me pak yndyre pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashe apo sëmundjet e zemrës 50 për qind e këtyre grave të marra në studim përdornin diete frutash, perimesh dhe nënprodukte drithërash, ushqime të njohura për nivel të ulet yndyrash, ndërsa 25 mije gra të tjera përdornin diete të zakonshme. Disa gra që para studimit kishin përdorur diete ushqimore me nivel të larte yndyrash dhe gjate studimit përdoren diete me pak yndyra, vunë re një pakësim 20 për qind të rrezikut të kancerit të gjirit. Dieta me pak yndyra është e mirë për shëndetin, prandaj ato gra që janë në ketë dietë duhet ta vazhdojnë atë.

93- Ja disa këshilla nga mjekët për astmatikët

Astma bronkiale, një sëmundje kronike serioze, që dita ditës po shpeshtohet, dhe futet ndër problemet shëndetësor botërore. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 1965-19B3, sulmet astmatike u katërfishuan, në Angli u trefishuan; por arsyet nuk janë të qarta. Shkaktarët e astmës, si edhe të sëmundjeve tjera atopike janë alergjenë të ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit. Këtu hyn në rendë të parë pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje. Sipas të dhënave të shkencëtarëve të ndryshëm, mbi 55 % të astmatikëve janë të ndjeshëm në ketë tenjë, kurse mbi 30% në qimet dhe epitelin e kafshëve, në mykra (kërpudha) rreth 10% dhe në polen rreth 40%. Mirëpo, rolin kryesor në shfaqjen e astmës e luan trashëgimia. Trashëgohet paraprirja për të reaguar me manifestime alergjike në kontakt me alergjenët e caktuara; në rastin e astmës me reagime pezmatuese alergjike të mukozave bronkiale, që manifestohet më sulme astmatike. Pra, për t’u shfaqur astma, nevojitet prirja e trashëguar dhe kontakti me lenden alergjike. Astmën e shkaktojnë poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagëtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmë rrobat, me furçe, pastaj edhe pluhuri i shtëpisë. Disa të sëmure janë të ndjeshëm edhe ndaj ushqimit. Astmatiket janë rreptësishtë të ndaluar të pine duhan, kafe, alkool, lëngje të gazuara, të mos pinë qumësht të lopës, vezë, domate, mish me shumë yndyre, lëkuren e mishit të pulës, mish të peshkut si dhe ushqim të konservuar.

94- Bimët kundër kollës dhe pezmatimit bronkeve

Një bime mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysme gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbaze, pasi e bëjnë me të lehte nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes. Një tjetër bime që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjeket këshillojnë të pihet 3 deri në 4 gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kane kolle. Efektet do të jenë të menjëhershme. Një tjetër mënyre që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

95- Çokollata lufton astmën

Një grup shkencëtaresh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft i mirë kundër disa sëmundjeve. “Merita i takon teobrominës, një substance që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është me efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot, thonë studiuesit.

Këshilla për astmatikët

1- Këshillohet të pihen sa më shumë çajrat e nxehta, pasi ato

ndihmojnë në largimin e kollës.

2- Të pihen sa më tepër çajra të përgatitur me përzierje bimësh.

3- Të shmanget pirja e cigares për sa kohe që të sëmuret kanë

kollë pirja e përkeqëson më tepër shëndetin.

4- Mjeket rekomandojnë të pihen 2 deri në 3 litra lëngje në ditë,

5- Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit.

6- Mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën nëse kollitesh gjate natës.

7- Pluhurat në ushqime, si veze, qumësht, shkaktojnë astme

96- Masat që duhen të merrni kur jeni djegur nga dielli

Nëse lëkura është skuqur dhe ju shkakton dhimbje, por në sipërfaqe e saj nuk janë formuar flluska, mund të bëni një banjë me ujë të vakët për të zvogëluar dhembjen. Ose mund të mbuloni zonat e djegura me kompresa garzash të lagura me ujë të vakët dhe qumësht. Në dush ose në ujin e vaskës mos përdorni sapun ose produkte të tjera agresive. Pas dushit thajeni me kujdes lëkurën. Mos e rrëshqisni peshqirin mbi lëkurë. Vetëm tampojeni. Me siguri që do të ishte e tepërt të themi se në rastet kur lëkura është djegur nuk duhet të depilohet ose për meshkujt të rruhet. Flluskat e formuara mbi lëkurë mund të mbulohen me garza të thata për të shmangur infeksionin. Por edhe në këtë rast është mirë të konsultoheni me mjekun. Lëkura e djegur duhet të trajtohet me një krem hidratant. I këshillueshëm është një krem hidratant që përmban aloe vera, sepse ka veti të shkëlqyera qetësuese.

Edhe fetat e holla të kastravecit mund ta dobësojnë dhimbjen. Duke i ndërruar herë pas here. Kundër dhimbjes mund të pini një aspirinë por edhe në këtë rast velen e njëjta këshillë: Konsultohuni me mjekun. Pasuroni ushqyerjen me vitamina sidomos me vitamina A dhe E dhe minerale që mund të përshpejtojnë shërimin e lëkurës. Shmangni diellin derisa lëkura ta ketë marrë veten plotësisht dhe kujtoni që herë tjetër të përdorni një krem solar me faktor mbrojtës sipas tipit të lëkurës sa herë që ekspozoheni në diell. Për fat të keq lëkura e mban gjithmonë mbi lëkur kujtimin e djegies. Edhe një djegie e vetëm është shumë për lëkurën.

97- Zbuloni gjenin që u jep shpresë alergjive

Hulumtuesit kanë gjetur një gjen që ka lidhej me astmën. Ky zbulimi hap rrugën për ilaçe të reja kundër si astmës, ashtu edhe alergjisë. Studimi është i drejtuar nga Juha Kere, profesor në gjenetikën molukalare pranë institutit “Karolinska” në Huddinge të Stokholmit. Shoqëria “Genos” në Helsigfos ku Kere është bashkëpronar ka marrë patentën për këtë zbulim të ri. Juha Kere ka bashkëpunuar me hulumtues suedezë, finlandezë dhe kanadezë. Ata kanë hetuar mbi 1000 të sëmurë nga asma duke i krahasuar me njerëz të shëndoshë. Hetimet kanë gjetur vend në tre treva të ndryshme dy në Finlandë dhe një në Quebec të Kanadasë. E përbashkët për këto tre treva është se popullsia ka jetuar pak a shumë e veçuar gjatë shumë qindvjeçare. Pas një hetimi më të hollësishëm të disa të sëmurëve nga astma doli se njëfarë gjeni në kromozomin shtatë ishte më aktiv tek ata se tek njerëzit që nuk vuanin nga asma. Gjeni në fjalë shfaqet jo vetëm në bronke dhe mushkëri por edhe në lëkurë dhe zorrë kjo mund të shpjegohet përse shqetësimet alergjike shpesh shfaqen si ekzemë ose si shqetësim në bark. “Në hetuam të sëmundjet nga astma. Por ka shumë mundësi që gjeni është domethënës edhe për sa i përket sëmundjeve të tjera alergjike”, thotë Kere. Gjeni quhet GPRA dhe i parkete një kategorie të veçante gjenesh marrëse që kanë të bëjnë me proteinat. e gjithë kjo do të thotë se industria e barnave ka tashmë diçka goxha të gatshme për të krijuar ilaçe të reja për alergjitë duke u nisur nga gjeni i porsazbuluar.

98- Shëtitja intensive e dobishme për të moshuarit

Këtë e kanë treguar rezultatet e studimit të botuar kohët e fundit në revistën profesionale “Mayo Clinic Proceedings”. “Numri gjithnjë e më i madh i pleqve në numrin e banorëve të shumë vendeve të botës e rriste rëndësinë e ushtrimeve trupore ngase ato ulin rrezikun nga shpejtësia e sëmundjeve të pleqërisë e shton pavarësimin e të moshuarve dhe e rrit kualitetin e përgjithshëm të jetës”, thonë Dr. Hiroshi Nose dhe kolegët e tij nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Shinshu” në Japoni. Shëtitja e moderuar mbron nga shtangimi dhe u këshillohet njerëzve të moshës mesatare dhe moshuarve.

99- Aktiviteti trupor dhe jetëgjatësia

Kërkuesit shkencorë me studimet e bëra te disa minj kanë konstatuar së pakësimi në tru e rriste jetëgjatësinë. Duke shkruar në revistën “Science” shkencëtarët nga instituti “Howard Hughes Medical Institute” shprehin bindjen se ulja e nivelit të insulinës krahas efektit të stilit të shëndoshë të jetës dhe mbajtjes së peshës normale trupore, mund të ketë efekt të njëjtë edhe te njerëzit. Nëse testimi e mëtejme i vërtetojmë këto rezultatet niveli i insulinës krahas gjeneve do të konsiderohet njëri nga faktorët kryesor për jetëgjatësi. Rezultatet e reja sugjerojnë se përgjysmimi i nivelit të proteinës me emrin IRS2 që është përgjegjës për transmetimin e sinjaleve të insulinës në tru për pasojë ka zgjatjen e jetesës për mesatarisht 18 për qind.

100- Ekrani i kompjuterit rrit rrezikun për të marrë alergji

Rreziku për të marrë ndonjë alergji u shutohet njerëzve të shëndetshëm kur ulen përditë përpara kompjuterit. Është e njohur prej kohësh që atyre që janë të ndjeshëm ndaj rrymës elektrike mund tu shkaktohen shumë lehtë kundërveprime alergjike nga punë me kompjuter. Por një studim i ri kryen në Suedi ka treguar se edhe njerëzit i ri kryer në Suedi ka treguar se edhe njerëzit e shëndetshëm mund të marrin alergji përpara kompjuterit. Eksperimenti tregoi që rrezatimi i ekranit e bën lëkurën të aktivoj të ashtuquajturën qeliza maste, qeliza që sjellin kundërveprimin alergjik. Tek dy të treta e të testuarve të cilët qëndruan të ulur me shpinën përkundrejt ekranit u vu re nga matjet prania e një sasie të lartë qelizash master. Pra lëkura është gati për një kundërveprim alergjik. Alergjitë e tipit astmës, ekzemës dhe alergjia prej barit nga rrezatimi i ekranit.