Ballina Blog Faqe 582

“Bombat” e profilit të Fejsbukut të “El Çeka” nuk rrjedhin nga PSP

Prokuroria Speciale Publike lidhur me shkrimet e publikuara në një pjesë të mediave dhe interpretimet e ndryshme të deklaratave të djeshme të prokurores publike speciale sot përmes një njoftimi theksoi se bisedimet e sapo publikuara në profilin e Fejsbukut me pseudonimin “El Çeka” nuk rrjedhin nga PSP-ja.

“Prandaj, po njoftojmë opinionin se këto audio materiale të cilat i ka në dispozicion Prokuroria Publike ruhen me procedura shumë të rrepta sigurie të cilat përfshijnë siguri fizike, administrative dhe informatike të informacioneve. Njëkohësisht, gjatë analizave dhe përpunimit të materialeve veprohet në pajtim me rregulloret dhe procedurat interne për evidentimin e procesit të përgjimit dhe përpunimit të materialeve, si dhe detyrimet për respektin e plotë të parimeve të sekretit dhe mbrojtjes së privatësisë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe personave të tjerë, të garantuar me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për të drejta të njeriut dhe me këtë çdo personi t’i garantohet respekti dhe mbrojtja e privatësisë të jetës së tij personale dhe familjare”, thonë nga PSP-ja.

Prej aty i bëjnë thirrje të gjithë subjekteve që posedojnë audio materiale që janë lëndë e komunikimeve të paligjshme t’i parashtrojnë PSP.

Shkëndija, më shumë se një klub!

Idriz Ibishi

Ishin vitet e lavdishme, kohërat nga 2008 e këndej kur Shkëndija nga liga e dytë e pastaj vazhdoi në ligën e parë duke bërë historikun, shpalljen Kampion në Maqedonin e Veriut, atëher Maqedoni!

Unë si nënkryetar dhe klubi në veçanti kishim presione të vazhdueshme nga qarqe të ndryshme të forcës politike e më gjërë, pasi e shihnin forcën e Klubit duke u rigritur e duke shkelur çdo kundërshtar dhe duke Frymëzuar e duke Përfaqësuar ngjyrat Kuq e Zi, dikush menjëher u vu në aksion e duke u ndihmuar fatëkeqësisht edhe nga disa “shiptar”!

Kemi patur kërcënime të vazhdueshme, sa që në një ndeshje haptas ata na kërkuan që Ballistët forcën tonë, armatën tonë, mbështetjen tonë të fuqishme, ata të cilët sakrifikuan gjithçka për këtë emër, për këto ngjyra, nga ne kërkuan që Ballistëve mos ju japim shumë hapsira atyre, ti frikësojm ata dhe me një fjalë nga ne kërkuan që Ballistët ti zhdukim nga Shkëndija! E më tregoni ju, trupi pa kokë a mund të qëndroj? Trupi pa zemër a do mund të mbijetonte? Normalisht që jo, andaj as ne nuk pranuam këtë gjë por ju dhamë më shumë hapsira atyre duke valvitur flamurin KUQ e ZI çdoherë e kur të duan ata sa që PADREJTËSISHT u dënuam me 25.000 euro vetëm se BALLISTËT valvuan flamurin Gjigand Kombëtar e duke kënduar Shqip neve na dënuan por nuk na Frikësuan pasi ato na bënë edhe më të fortë!

Nuk na groposët as me “Grobari” me vëllezërit tuaj, por e dërguam Amanetin tonë se SHKËNDIJA është dhe do jetë Krenaria e Shqiptarëve, do luftojë për ngjyrat Kuq e Zi dhe do frymojë Shqip e Jo atë që ju e doni…

Zoti thot; Nuk ta mar Shpirtin pa ta marur Fytyrën!

Ballistët janë dhe do jenë bijë Shqiptarësh e jo si ju të grobarve e partizanve, Ballistët gjithmon do jenë me Shkëndin e Jo si ju marksista-leninista-titista e fashista me vardarin që e ushqeni me parat tona e që nga ne i vjodhët.

“Rënia e Qeverisë”, Zaevi kërkon siguri për datën (VIDEO)

“Nuk ka limite në politikë kur vendi duhet të arrijë sukses”, u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetjen se a do të bie qeveria në rast të mos-marrjes së datës për fillim të negociatave e BE-në.

Zaev nuk ishte aq i prerë në qëndrimin e tij ashtu siç ishte një ditë më parë para gazetarëve në Bruksel por tha se të gjithë opsionet janë të mundura në rast se për disa ditë nuk merr informacione nga Brukseli dhe vendet anëtare se dhënia e datës për Maqedoninë e Veriut është e sigurt në qershor ose korrik.

Nëse ka vonesa janë të mundura të gjitha opsionet siç është kthimi i mandatit, hapja e debatit të brendshëm për ndërmarrjen e hapave që mund të jenë zgjedhjet e parakohshme, komplet qeveri e re, ose hapi i tretë ndërmarrja e përgjegjësive të caktuara për mos-suksesin e marrjes së datës pas të gjithë atyre që bëmë edhe pse fajin nuk e shohim këtu. Por në secilin rast, vendi jonë është vend serioz dhe mori vendime serioze të cilat “e shkundën” Evropën – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Nga BDI-ja nuk potencojnë nëse kryeministri e ka harmonizuar këtë qëndrim me partnerët e koalicionit por as ata nuk e përjashtojnë mundësinë e rënies së qeverisë.

Mosfillimi i bisedimeve këtë vit mund të krijojë dinamikë negative edhe brenda edhe në rajon meqë do ta komprometojë kondicionalitetin si parim themelor të zgjerimit dhe besueshmërinë e tij. Por jemi optimistë se vendet anëtare e kanë parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe do të marrin veprime që do t’i mundësojnë vendit dhe rajonit stabilitet dhe avancim. Dinamika negative ka mundësi të ketë shumë implikime – thonë nga BDI-ja.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se ky është një tentim i kryeministrit për të hedhur përgjegjësinë e Qeverisë te ndërkombëtarët. Ata kërkojnë dorëheqjen e tij dhe Qeveri teknike e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme.

Zaev, paaftësinë e tij, përpiqet ta mbulojë me hedhjen e fajit te partnerët ndërkombëtar të Maqedonisë. Kërcënimet, presionet dhe shantazhet janë karakteristikë e vetme e politikave të Zoran Zaevit. Gënjeshtrat e Zaevit më nuk kalojnë as në Maqedoni dhe as jashtë Maqedonisë. Është koha që Zaevi të ikën dhe ta paguaj çmimin për të gjithë manipulimet dhe shkatërrimet në vend – tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Mbeten edhe dy javë deri në vendimin e vendeve anëtare nëse Maqedonia e Veriut do të marrë ose jo datë për fillim të negociatave në qershor. Mundësia tjetër është në korrik ose në tetor.

Imazhet e rralla nga Shqipëria e viteve 1981-1991 (FOTO)

Në ambientet e ‘’Galerisë së Artit’’në qytetin e Fierit do të çelet një ekspozitë me një tematikë mjaft të veçantë. Në këtë ekspozitë do të paraqiten fotografitë e rralla nga Shqipëria e viteve 1981-1991.

Këto fotografi janë shkrepur nga fotografi francez, Michel Setboun. Fotot paraqesin jetën e vendit tonë në ato vite, copëza të historisë së popullit shqiptar në një dekadë dramatike.

Ekspozita e fotografit francez, Michel Setboun titullohet “Fundi dhe Fillimi” dhe përbëhet nga rreth 60 foto.

Bëhet e ditur edhe kjo ekspozitë ofron një itinerar dramatik që tregon jetën e shoqërisë shqiptare gjatë periudhës së varfërisë ekonomike. Në disa prej tyre paraqitet edhe kalvari i gjatë të vuajtjeve dhe eksodi i shqiptarëve në fillim të viteve 90’, kur të gjithë donin vetëm të iknin nga Shqipëria.

FOTO/ Po i bënte banjë, tigri i sh… të dy krahët kujdestarit (VIDEO)

Një kujdestar kafshësh nga provinca Binh Duong e Vietnamit ka përjetuar një tmerr të vërtetë, teksa ishte duke i bërë një banjë tigrit të tij. Macja gjigande e një lloji të rrallë ia ka këputur (shqyer) të dy krahët kujdestarit.

Vo Thanh Quoi, 49 vjeç, u gjet me plagë të tmerrshme nga rojet që dëgjuan britmat e tij në parkun e Thanh Canh.

Ai ishte i pavetëdijshëm dhe kishte humbur të gjithë krahun e djathtë dhe krahun e majtë nën bërryl, ndaj u dërgua me urgjencë në spital në qytetin e Ho Chi Minh.

Ai ende po trajtohet nga mjekët në spital ku gjendja e tij është përshkruar si kritike. Zyrtarët provincialë të mbrojtjes së pyjeve kanë nisur një hetim mbi incidentin në park, për të cilin media lokale thotë se është mbyllur për vizitorët për njëfarë kohe.

Parqet e ekoturizmit të Vietnamit, të cilat shpesh shfaqin shfaqje të kafshëve të gjalla, janë kritikuar për mungesën e kujdesit të dhënë për lloje shpesh të rrezikuara. Tigri Indochinese (Panthera tigris tigris) është vendas në Vietnam, por shkencëtarët besojnë se tani është në listën e egërsirave të zhdukura pasi asnjë nuk është regjistruar që nga viti 2017.

https://www.youtube.com/watch?v=harcAa2WQl0

Zaev flet për kërçovarin që publikoi përgjimet për BDI-në (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev siguroi që përgjimet e publikuara në rrjetet sociale nga “El Cheka” nuk janë marrë nga LSDM-ja. Zaev tha se të gjitha përgjimet që kanë qenë në dispozicion të LSDM-së janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike.

“Gjithsesi se mund të garantoj. “Bombat” komplet, të gjitha, të ju rikujtoj shumica kanë qenë për opozitën, shoqërinë civile, biznesmenët, bashkësitë fetare dhe për pushtetin e atëhershëm. Të gjitha 100% janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale”, deklaroi Zaev.

Sot, përpos kryeministrit Zaev edhe nga PSP-ja deklaruan se përgjimet e publikuara nga “El Cheka” nuk janë marrë nga Prokuroria Publike, dhe se ky institucionit i ruan materialet e përgjimeve nën masa të rrepta sigurie.

VIDEO/Detaje të reja nga skandali/ Akuza për p*rdhunim, zbardhen pamjet nga dhoma, sherr dhe goditje mes futbollistit shumë të njohur dhe modeles (Çfarë deklaroi babai)

Detaje të reja dalin në dritë nga çështja e përdh*unimit për të cilën aku*zohet Nejmar.

Televizioni brazilian, “Record TV”, ka paraqitur ditën e djeshme disa pamje, të cilat gjenden edhe në dosjen e hetimit të policisë, ku Nejmar shfaqet bashkë në dhomë me modelen Najila Trindade.

Në video, të dy shfaqen në një moment të saj teksa debatojnë, madje fillojnë edhe të god*asin njëri-tjetrin me shpulla, apo mjete rrethanore aty pranë.

Për këtë video, ishte edhe babai i lojtarit, që telefonoi në televizion teksa transmetohej video, dhe u shpreh: “Mendoj se nuk kam pse të mbroj djalin tim për ndonjë gjë. Imazhet flasin vetë dhe është e qartë në video. Këto pamje do provojnë se Nejmari është ai që u sul*mua. Ajo e pro*vokoi me një sulm”.

https://www.youtube.com/watch?v=0rP6VwmhUSA

Rikonstruimi i Qeverisë në pikëpyetje, ja plani i ri i Zaevit?!

Riformatimi i Qeverisë i paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev pas zgjedhjeve presidenciale do të varet nga vendimi i BE-së për negociata. Këtë e ka thënë për agjencinë MIA kryeministri Zaev gjatë një brifingu me gazetarët në Bruksel.

Sipas tij, procesi i rekonstruimit ka filluar, do të ketë ndryshim në të paktën 2/3 e Qeverisë dhe rreht 20 deri 30 pozicioneve menaxhuese në institucionet e mëdha, por, ai ka thënë se pret për rekonstruimin për shkak të rrezikut që të bie Qeveria nëse nuk ka negociata me BE-në.

“Nëse e humbi mbështetjen e kuvendit, atëherë pse të bëjë rekonstruim të Qeverisë? Për këtë pres, unë jam i gatshëm, qytetarët tanë afërsisht e dijnë kush do të ndryshohet në qeveri, por nuk është normale të bëjmë rekonstruim nëse bie qeveria, ndoshta do të duhet të shkojmë në zgjedhje të parakoshme, apo të marrim mandat të ri nga presidenti, nuk dihet, por fillimisht Bundestagu duhet të përcjell porosi”, ka thënë Zaev.

Ali Ahmeti a e njeh El Chekën, ja përgjigja e kreut të BDI-së për kërçovarin në Amerikë?! (VIDEO)

Të ashtuquajturat “bomba”, të publikuara nga Sheqerim Ahmeti, i njohur tashmë si El Cheka, vazhdojnë të shpërndahen në internet. Në shumicën prej tyre dëgjohen zërat e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, përcjellë TV21.

Lideri i BDI-së mohon sot për herë të parë foli për El Chekën, për të cilin thotë se nuk e njeh.

“A e njihni personalisht personin që po publikon “Bombat”?

Sa fola unë atje.

Mos ja humbni 17 vite, e thash çka thash e thash aty.

A e njihni ju personalisht.

“Po jo mor ku e njoh unë”, u shpreh kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se nuk i dëgjon bombat dhe se me to duhet të merren organet kompetente./TV21

Në shtator zgjedhje të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut?!

Analisti i njohur Sasho Ordanovski ka paralajmëruar se në shtator nuk përjashtohen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pasi që vendi nuk do të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në. Ai në analizën e tij ka vlerësuar paralajmërimin e bërë dje nga kryeministri Zoran Zaev, i cili sinjalizoi se nuk mund të përballojë presionet e brendshme dhe se do të bie qeveria aktuale, duke mos arritur të bëj edhe rikonstruimin. Sipas Ordanovskit, Zaev po paguan një çmim të madh deri tani duke pasur parasysh edhe koalicionin me BDI-në, ndikimet e ndryshme të brendshme në vetë LSDM-në, si dhe fshesa e paralajmëruar që me vështirësi po shkon. Për më tepër lexojeni Analizën.

Prej sot dorëzohen dokumentet për ndihmë dhe pension social në Maqedoninë e Veriut

Të gjithë personat të cilët janë në rrezik social sot mund të paraqiten në qendrat kompetente për punë sociale, të parashtrojnë kërkesa në mënyrë që të mund t’i marrin kompensimet e reja të parapara me reformën sociale. Pagesa e të drejtave sociale, sipas ligjeve të reja, fillon gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa ndihma rritet për rreth 300 për qind. Me reformën, brenda vitit në buxhet janë paraparë dy miliardë denarë.

Sipas MPPS-së, me reformën janë përfshirë të gjithë të cilët deri më tani kanë marrë ndihmë sociale, amvisëritë me fëmijë të cilët janë me një rrogë minimale, prindër të papunë të cilët kanë ruajtur fëmijë me pengesa, ndërkaq janë mbi 62 vjeç për grua dhe 64 për burrë, dhe persona mbi 65 vjeç të cilët nuk kanë realizuar të drejtën e pensionit të moshës, për shkak se nuk kanë mjaft vite stazh pune. Me reformën sociale, MPPS pret të tërhiqen mbi 30.000 amvisëri nga varfëria.

Me këtë reformë vendoset pako familjare apo të ardhura minimale adekuate që i përmban në vete edhe shtesën për fëmijë dhe atë arsimore, shtesën energjetike, por edhe atë transferin social që shteti ka për obligim t’ua transferojë familjeve të varfëra. Me tërë reformën rritet për 20 herë numri i fëmijëve të cilët do të marrin shtesë të fëmijëve dhe arsimore. Me reformën, për herë të parë vendoset edhe Ligji për siguri sociale të personave të moshuar, ndërsa me atë vendoset edhe pension shtetëror në shumë prej rreth 6.000 denarëve, e cila paguhet përmes sistemit social, e jo si kontribut nga sistemi pensional. Gjashtë mijë qytetarë të cilët nuk kanë realizuar të drejtën e pensionit të moshës për herë të parë duhet ta marrin këtë shtesë.

Për personat me pengesa plotësisht vendosen masa të cilat do ta lehtësojnë përditshmërinë e prindërve të fëmijëve me pengesa, por gjithashtu të gjitha transferet të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë për lehtësim të jetesës së personave me pengesa mbeten në këtë ligj si të tilla dhe vazhdimisht avancohen. Vendoset kompensim i përhershëm prej 8.000 denarëve për të gjithë prindërit të cilët kanë ruajtur fëmijë, ndërkaq tani janë në moshë prej 62 apo 64 vjeç. Plotësisht për ata prindër të cilët kanë fëmijë me pengesa, ndërkaq janë të punësuar kompensimi për orar të shkurtuar do të paraqesë deri 50 për qind nga rroga mesatare, ndërkaq kjo është pothuajse tre herë rritje e kompensimit të cilin sot e marrin ata prindër.

Shfrytëzuesit e ndihmës sociale financiare të cilët tashmë janë në sistem, ndërkaq kanë fëmijë në periudhë arsimore (fillore dhe arsim të mesëm) do të thirren në qendrat ku duhet të parashtrojnë kërkesë në mënyrë që në pagesën e ardhshme në qershor e cila do t’i referohet majit, t’u llogariten edhe shtesa arsimore dhe ajo e fëmijëve dhe të formohet pako familjare.

Me reformën sociale një familje katëranëtarëshe me dy fëmijë në shkollë do të marrë kompensim mujor prej 10.600 denarëve. Kjo është pako familjare që i përmban të drejtat e të ardhurave të garantuara minimale, shtesës së fëmijëve dhe arsimore dhe shtesës energjetike. Familja e njejtë tani më shpesh ka marrë ndihmë sociale prej rreth 3.000 denarëve.

Bashkim të Shqipërisë me Kosovën? Çfarë thotë Ilir Meta për idenë e re të Hashim Thaçit

Pak ditë më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri një propozim të guximshëm.

“Po krijohen rrethana të reja që zgjidhja më e mirë do të ishte që dy parlamentet, ai i Kosovës dhe Shqipërisë, të nxirrnin deklaratat e nevojshme, të vullnetit të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë që të jetojmë në një shtet të përbashkët, pa kufij”, – tha Thaçi. Kjo ide vjen pas asaj që tha një vit më parë edhe Rama në parlamentin e Kosovës duke e shtura “si një ëndërr që kishte për të parë Kosovën dhe Shqipërinë të bashkuara” – tha Thaçi.

Por çfarë thotë Ilir Meta për këtë?

Në një intervistë në RTV Dukagjini, Meta tha se “duhet të punohet që të gjithë me një projekt, që me siguri na bashkon të gjithë shqiptarëve, pa cenuar paqen dhe sigurinë në rajonin tonë, por edhe të ardhmen e begatinë e të gjithë shqiptarëve, që është ai i integrimit europian. Unë as nuk jam lodhur, dhe as nuk jam dorëzuar përballë këtij projekti, sepse e shikoj si projektin më të sigurt, pavarësisht nga frustrimet që mund të jenë këtu apo diku tjetër” – tha Meta që vuri theksin “te bashkimi mes dy vendeve vetëm në BE”. ©LAPSI.al

Gjermani/Një pëllumb e shpëton shoferin nga gjoba

Një shofer në Gjermani po e drejtonte makinën me 54 km/orë, në një vend ku shpejtësia e lejuar ishte 30 km/orë. Për këtë, ai do të ishte dënuar me 105 euro gjobë.

Por shoferin fatlum e shpëtoi një pëllumb i bardhë, që fluturoi përpara kamerës duke mbuluar pikërisht fytyrën dhe identitetin e shoferit.

Po ashtu, reflektimi i targës bëri që të mos duken numrat. Top Channel

VIDEO/ Thirrjet “të q*fsha motrën” dhe “Allahu Ekber” në stadium, reagojnë tifozët e Tiranës: Ja pse e bëmë në muajin e Ramazanit

Tifozët e Tiranës kanë reaguar pas videos së bërë në Lacc, ku brohorisnin në kor me termat fetar “Tekbir”, që do të thotë “Zoti është më i Madhi” dhe më pas pjesa tjetër i përgjigjeshin me “Allahu Eekber”.

Përmes një deklarate në faqen zyrtare tifo-grupi “Tirana Fanatics” justifikohen se të tilla thirrje janë bërë për të ururar myslimanët për festën e ramazanit.

Një justifikim qesharak pasi mjafton të shohësh videon ku pas koreve fetare, tifozët nisin menjëherë në mënyrë të turpshme ofendimet me fjalë banale.

Deklarata e tifozëve të Tiranës.

Tirona Fanatics, duke pare zhurmen e madhe te krijuara nga mediat dhe opinioni publik,ndjen detyrim te shpjegoje se thirrjet e djeshme ne lac, te cilat jane konsideruar provokim, ka qene kor spontan per te uruar pjesen e tifozeve tone qe ishin ne stadium por edhe te gjithe muslimanet per festen e Ramazanit, ashtu sic Fanatics ka uruar dhe do te uroje cdo feste tjeter, te te gjithe feve, duke respektuar besimin e cdo antari…

Tirona Fanatics dhe tifozet e Tirones i bashkon TIRONA, gjaku bardheblu dhe fanela. Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete gjithmone.
TF NUK KA FE TE PERCAKTUAR e as te inponuar, ama respekton te gjitha ato, pa dallim!

*Te enjten Tirona luan ndeshjen e fundit ne 16:30 kunder flamurtarit ne Selmon Stermosi.
Prezenca e cilitdo eshte e rendesishme, te gjithe bashke aty, vetem per emrin e modh te TIRONES!

(TemA)

Dokumentet që ju duhen për në Kanada/ Avokati sqaron proçedurat

Nëse i referohesh lajmeve që publikohen herë pas here në portalet shqiptare të krijohet përshtypja se Kanadaja është një vend që mezi po pret emigrantë, e veçanërisht ata nga Shqipëria. Janë të shumtë titujt, sipas të cilëve Kanadaja merr mbi 300 mijë emigrantë në vit dhe ku çdo shqiptar mund të provojë fatin. Për të treguar një panoramë sa më të besueshme dhe konkrete “Flasshqip.ca” iu drejtua avokatit të njohur shqiptar në Montreal, Gjergji Hasa, i cili përmes një morie shkrimesh dhe intervistash do të detajojë nga sot e në vazhdim, rrugën që duhet të ndjekin qytetarët shqiptarë të cilët plotësojnë kushtet për të emigruar në Kanada. Gjergji Hasa është i pari shqiptar nga Republika e Shqipërisë i diplomuar jurist në Universitetin prestigjioz McGill-Kanada dhe partner në firmën Ferdoussi Hasa Attorneys.

Kohët e fundit, janë të shumta lajmet që mbërrijnë në Shqipëri të cilat flasin për një politikë favorizuese të Kanadasë në drejtim të emigrantëve. A duhet ta shohin shqiptarët Kanadanë si një alternativë për të emigruar?
Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë teksa lexojmë këto lajme është fakti që arsyeja e parë pse Kanadaja ka këto politika emigrimi është interesi i saj ekonomik. Shqiptarët mund ta shohin Kanadanë si një alternativë për të emigruar vetëm duke menduar për t’i shërbyer ekonomisë së saj dhe në të njëjtën kohë që të përfitojnë edhe ata. Kanadaja pranon rreth 330 mijë emigrantë në vit. Popullsia e Kanadasë është duke u vjetëruar dhe ka nevojë për mbushur boshllëqet që po krijohen duke e ditur që Kanadaja është një ekonomi e zhvilluar dhenë zhvillim. E verteta është që politika favorizuese e Kanadasë është për t’i shërbyer ekonomisë së saj dhe nëse një emigrant nga Shqipëria, India apo Kina mund t’i shërbejë ekonomisë së Kanadasë, atëherë patjetër që Kanadaja ka një politikë favorizuese. Në të kundërt, nuk do thosha që Kanadaja ka një politikë favorizuese.

Nëse një familje shqiptare vendos të emigrojë në Kanada, çfarë ambienti mund të gjejë? A është shoqëria kanadeze diskriminuese?

Është e padiskutueshme që Kanadaja është një nga vendet më mikëpritëse, për të mos thënë vendi më mikpritës në botë. Kjo nuk do të thotë që është perfekt, por nëse e krahasojmë me Greqinë për shembull, janë si nata me ditën. Kanadaja është vendi më i mirë në Botë për të gjetur një ambient sa më të përshtatshëm për emigrantët. Por ajo që vihet re te çdo emigrant i sapoardhur është fakti që në vitet e para Kanadaja nuk të ofron dot atë ngrohtësinë që të ofron vendi yt. Ambienti është i ftohtë nga ana shoqërore dhe emocionale, por nëse e sheh nga ana profesionale dhe ekonomike, ky ambient është vibrant dhe favorizues. Ata që duan të punojnë fort, kanë një profesion dhe ndërmarrin studime ose trajnim, Kanadaja është vendi i meritokracisë dhe një ambient favorizues gjithashtu. Sa i përket pjesës së pyetjes për diskriminimin, besoj që qenia njerëzore është diskriminuese në radhë të parë. Duhet kulturë dhe interes për të kaluar mbi ndjenjat diskriminuese. Kanadaja është një nga vendet më të kulturuara të Botës, por fatkeqësisht jo të gjithë kanadezët janë të kulturuar që të kenë mundësinë të mundin diskriminim. E megjithatë, duhet të jemi realistë dhe të pranojmë që interesi personal i një individi e bën atë që të mundë ndjenjën diskrimimuese nëse emigranti i bën punën dhe i shërben biznesit apo interesave të tij.

Cilat janë disa nga format që mund të përdorin shqiptarët për të emigruar në Kanada?

Në dhjetë vitet e fundit politika emigruese e Kanadasë ka ndryshuar dhe është bërë më e vështirë sepse kërkesat janë shumë të larta nga e gjithë Bota kështu që Kanadaja synon të zgjedhë emigrantët më të kualifikuar. Kriteri që ka ndikuar më tepër në seleksionimin e emigrantëve që vijnë në Kanada është perfeksionimi i gjuhës angleze dhe franceze. Kjo sërish është e lidhur me interesat ekonomike të Kanadasë. Në qoftë se para 10 vitesh të jepnin shumë pikë për moshën dhe shkollimin e aplikuesit, sot jepen shumë herë më shumë pikë për nivelin e gjuhës. Për shembull, në procesin e “Express Entry” për të kapur pikë kyçe që të arrish pikët minimale (rreth 440 pikë) për një ftesë për rezidencë të përhershme duhet të kesh nivelin e IELTS mbi 7. Ky është një nga ndryshimet thelbësore. Rritja e kriterit të gjuhës ka kufizuar jashtë mase emigrimin e shqiptarëve drejt Kanadasë si rezidentë të përhershëm. Duke e ditur që shqiptarët e kanë të vështirë të arrijnë nivelin 7 të IELTS, eleminohen, kurse për të emigruar në Quebec duhet frengjishtja në një nivel mesatar të avancuar që është B2. Në vitet e fundit edhe ky kriter u rrit nga B1 në B2. Kjo më nxjerr në konkluzionin që pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, duke e vënë re edhe në punën e përditshme si avokat në fushën e emigracionit, janë duke ardhur përmes vizave të studimit ku zotërimi i anglishtes apo frëngjishtes nuk kërkohet të jetë i lartë. Me sa di unë, Kanadaja është një nga vendet e fundit perëndimore që ka programe të posaçme për studentët e huaj që të marrin rezidencën e përhershme dhe pas tre vitesh nënshtetësinë kanadeze.

Intervista jonë e parë do të pasohet edhe nga të tjera shkrime tuajat më të detajuara, por a mund të na thoni shkurtimisht se si mund të emigrohet në Kanada përmes lejes së punës, studimeve, bashkimit familjar dhe “Express Entry”?

Këto tema ne do t’i prekim në të ardhmen patjetër, por ajo që mund të them është se një shtetas i huaj, një emigrant nuk mund të marrë leje pune pa pasur punëdhënës në Kanada. Kanadaja ka një sistem mbrojtës të interesave të saj që të mos vijë një i huaj dhe t’i marrë vendin e punës një kanadezi ose një rezidenti të përhershëm, për shembull duke e konkuruar një shtetas kanadez duke pranuar një pagesë më të ulët. Jo vetëm gjendja ekonomike e punëdhënësit, por edhe pozicioni që do ketë emigranti në kompani duhet të ketë një lidhje të drejtëpërdrejtë me eksperiencën profesionale të punonjësit dhe pozicioni i lirë që i ofrohet emigrantit të kompani. Për shembull, një kompani ka nevojë për një IT. Që të punojë si IT rregullorja në Kanada (e njohur si National Occupational Classification) i kërkon që të ketë patjetër një diplomë universitare për atë vend pune. Në qoftë se këto të dyja nuk lidhen, ky duhet të jetë një alert për një emigrant që aplikimi nuk do të ketë sukses, pasi nuk plotëson një nga kushtet bazë. Një shembull tjetër është ai i kuzhinierit ku nuk kërkohet gjithmonë diplomë, por kërkojnë disa vite eksperiencë, pra më shumë se dy vite. Nëqoftëse nuk plotëson kushtin e eksperiencës së punës, përsëri aplikimi do të refuzohet. Agjentët e emigracionit marrin tepër seriozisht çdo kriter dhe nëqoftëse një prej kritereve nuk plotësohet, aplikimi refuzohet.

Sa i përket bashkimit familjar, ai është i kufizuar në kategori dhe në numër. Këtu përfitojnë gjyshërit, prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët. Fëmijët janë të kufizuar deri në moshën 22 vjeç dhe nëse femija e kalon këtë moshë, ai ose ajo nuk mund të sponsorizohet. Aplikimet për t’u bashkuar me prindërit apo gjyshërit janë në rritje por të limituar në 20,000 aplikime për 2019, ishte 10,000 në 2018, dhe 5,000 kur qeveria konservative e ish-kryeministrit Harper ishte në fuqi.

Sa i përket “Express Entry”, ky proces ka në total 1200 pikë dhe 600 pikë jepen për aftësitë personale të një kandidati. Pikët e tjera jepen nëse, për shembull, kandidati është i përzgjedhur nga një provincë në Kanada. Në qoftë se një kandidat nuk ka 440-450 pikë në “ExpressEntry” do të jetë shumë e vështirë që t’i përzgjidhet kandidatura. Gabimi që bëjnë kandidatët është që në vend që të marrin një profesionist në fillim për t’u bërë një vlerësim të të gjithë komponentëve dhe për t’i nxjerrë pikët e përafërta, ata fillimisht aplikojnë duke harxhuar mbi 1 mijë dollarë në pagesa të ndryshme për të përgatitur dhe dorëzuar aplikimin dhe në fund e shohin që janë larg kufirit minimal.

A ka mundësi ligjore për një shqiptar që të fitojë azilin në Kanada?

Për shumë arsye, nuk do i inkurajoja shqiptarët që të kërkojnë azil në Kanada. Për çdo shqiptar që do të dijë informacionin që ka qeveria kanadeze për Shqipërinë, ata mund ta lexojnë në një faqe të posaçme të ‘Immigration and Refugee Board of Canada (IRB)” që quhet “National Documentation Packages (NDP)”. Në seksionin për Shqipërinë do të shohin me dhjetra dokumente që japin informacion në të gjitha fushat e mundshme në lidhje me gjendjen në Shqipëri që mund të ketë lidhje me kriteret e nevojshëm për përzgjdhjen e azil kërkuesve. Ajo që del nga këto dokumente është që Kanadaja ka informacion që ndihma e shtetit për të mbrojtur shtetasit e saj ekziston në Shqipëri. Sa e vërtetë është kjo në jetën e përditshme të shqiptarëve në Shqipëri është pyetje tjetër por sot këtë informacion ka Kanadaja se këtë pikësynim ka edhe qeveria aktuale. Por, me pak fjalë, dëshiroj ta bëj të qartë që nëqoftëse një shqiptar nuk kërkon ndihmën e shtetit shqiptar (duke siguruar provë dokumentare për këtë) përpara se të vijë dhe të kërkojë azil në Kanada, shanset janë shumë të larta që kërkesa e tij të refuzohet.

Një familje shqiptare që vendos të emigrojë, sa kohë i duhen afërsisht për t’u integruar në tregun e punës apo plotësisht në Kanada?

Përgjigjja shkurt e kësaj pyetje, do të ishte që një ndryshim të parë profesional në Kanada e sheh mes vitit të katërt dhe të pestë dhe më pas çdo pesë vjet. Duhet të investosh në një profesion, ose nëse fillon universitetin do të duhen 3 vite ta kryesh dhe më pas sa të gjesh veten dhe të bësh vend në atë profesion. Për të qenë më konkret po iu tregoj eksperiencën time. Nga 2005 deri në 2009 bëra Universitetin e parë për shkenca politike te universiteti Concordia në Montreal, por me këtë degë mund të punoja në administratë, por jo më shumë se kaq. Megjithatë qëllimi im ishte drejtësia por nuk mund të aplikoja në drejtësi në McGill pa kryer një universitet më parë. Në 2009 fillova studimet për Drejtësi dhe i mbarova në 2013. Një vit më vonë kam kryer studimet e Dhomës së Avokatisë që zgjatën 8 muaj dhe më pas bëra 6 muaj stazh që është i detyrueshëm përpara se të japin licencën si avokat. Pra në total 10 vite. Ndryshimi i parë ku ngjita një shkallë ishte pas 4 vitesh kur mora diplomën e parë universitare, ndryshimi i dytë ishte pas 4 vitesh për t’u bërë Jurist dhe më pas edhe dy vite të tjera për të marrë titullin Avokat. Më pas ngjita shkallën e tretë kur fillova punë si avokat “Junior” në zyrën ku kreva stazhin dhe pas 2-3 vitesh pune intensive u bëra partner i zyrës me eksperiencë 30 vjeçare në emigracion dhe jo vetëm. Pra mund të them që jam në shkallën e katërt dhe kështu kanë kaluar pothuajse dy dekada. Në tregun e punës besoj se integrohesh kur ke kryer ekuivalencën e studimeve ose ke kryer studimet në Kanada dhe je në të njëjtin nivel arsimor me një kanadez. Kur arrin në këtë nivel, në Kanada quhesh i babarartë. Në metropolet e Kanadasë nuk ka diskriminim në qoftë se je i zoti: nëse dy persona janë me aftësi të barabarta profesionale, vendi i punës i ofrohet më të zotit, nuk shikohet prejardhja.

Kemi dëgjuar që Kanadaja është një shtet shumë social. Çfarë i ofron qeveria kanadaze një familjeje me fëmijë të vegjël dhe të sapoardhur në Kanada?

Kanadaja është një shtet social por është kapitalist social. “Kapitalist” në jetën e përditshme dhe në një gjuhë të thjeshtë do ta interpretoja si “garo për të ndihmuar veten tënde”. Termi ‘social’ do të thotë që nëse nuk ke mundësi të ndihmosh veten tënde, ‘ne nuk të lemë të vdesësh’, por jo të lulëzosh. Në një botë perëndimore kapitaliste, mund të themi që Kanadaja është një shtet social sepse disa shërbime janë falas. Në krahasim me Amerikën janë si nata me ditën për sa i përket shërbimeve falas që ofrohen apo ndihmës që i jepet individëve në nevojë. I pasuri i Amerikës është më i pasur se i pasuri i Kanadasë por ama edhe i varfëri i Amerikës është më i varfër se ai i Kanadasë. Pika e dytë, një personi të papunë i ofrohet një ndihmë sociale, e cila në fakt është sa për të mbijetuar dhe unë mendoj se kjo ndihmë më shumë të lë mbrapa sesa të ndihmon. Unë personalisht ndihmën sociale e shoh si ‘një gur’ ku duhet të shkelësh përkohësisht dhe të hidhesh diku tjetër. Mund ta marrësh për një kohë të shkurtër, por jo për shumë gjatë. Rasti më ekstrem janë bankat që nëse ke një rrogë të ndihmojnë përmes kredisë për të blerë një shtëpi, por me ndihmë sociale nuk ta japin kurrë kredinë.

Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes qeveria i jep një familje rreth 1500 dollarë në varësi të numrit të fëmijëve dhe të ardhurave. Por po të kesh parasysh nivelin e qerasë apo të jetesës, kjo shumë është shumë e ulët.

Personalisht nuk do të thosha që është shumë social si vend, por dy gjërat që ia vlen t’i përmendësh është shëndetësia falas dhe një ndihmë financiare që qeveria të ofron.

Pyetja e fundit, por jo më pak e rëndësishmja. Çfarë do t’i këshillonit një pjesëtari të familjes suaj, nëse vendos të emigrojë në Kanada?

Pjesa më e madhe e familjes sime gjendet jashtë Kanadasë dhe të gjithë më kanë pyetur se si mund të emigrojnë dhe u kam dhënë të njëjtën përgjigje. Këshilla ime do ishte e ndryshme për ata që janë jashtë Kanadasë dhe ata që janë brenda Kanadasë me dokumente të rregullta. Atyre që janë jashtë Kanadasë do t’i këshilloja të mësonin në një nivel mesatar një nga gjuhët zyrtare të Kanadasë dhe të kenë vullnetin, mundësinë financiare dhe dëshirën për t’u arsimuar në Kanada që të kenë një mundësi të emigrojnë në këtë vend. Pa gjuhë dhe pa dëshirë për t’u arsimuar, reduktohen shanset me rreth 80-90%. Për ata që janë në Kanada, këshilla ime do të ishte përmirësimi i gjuhës në një nivel mbi mesataren dhe marrja e një profesioni./ Flasshqip.ca

VIDEO: Në kërkim të vajzës që lindi dhe la në shtëpinë e fëmijës (Historia dramatike)

Në muajin maj të vitit 2006 ajo jetonte në një fshat të Elbasanit, pasi kishte mbaruar shkollën 8-vjecare. Vajza e cila kërkon të ruajë anonimatin rrëfeu këtë dramë të jetës së saj pasi është në kërkim të fëmijës që lindi. Ishte afro 15 vjece në atë kohë kur shkoi dhe atë ditë sic do herë tjetër tek shtëpia e gjyshit të saj, aty ku jetonte dhe xhaxhai. Sapo hyri brenda u përplas me shikimin dyshues të xhaxhait të saj, pa e menduar kurrë se cfarë fshihej pas atij shikimi tinzar dhe dashakeqës. Në pak minutat e tmerrit për adoleshenten ndodhi ajo që nuk pritej. Ajo përplaset me dhu*në dhe përdh*unohet.

Më pas vjen kërc*ënimi i xhaxhait ndaj mbesës: “Nëse i thua gjë familjes unë do te vr*as e do ta hedh trupin”. Kur familja mblidhej ajo shkonte me frikë te shtëpia e gjyshërve, për shkak të kërc*ënimeve të xhaxhait dhe se ndoshta mund të përsëriteshin përsëri minutat e tmerrit. Xhaxhai shkonte e vinte në atë kohë në Greqia, për të shuar edhe cdo dyshim në një kohë kur mbesës së tij po i dukej edhe më shumë shtat*zënia. Nëna e kupton vajzën dhe lindin dyshimet për shtat*zëninë e saj. Vajza pas vizitës tek mjeku rezulton shtat*zënë.

Këmbënguljes së nënës për të mësuar se cili ishte babi i fëmijës vajza nuk iu përgjigj që prej fillimit. Situata ishte dramatike kur lajmin e mësoi edhe babai, ndërsa vajza tenton vetëv*rasjen. Dhu*në psikologjike nga babai dhe presioni për treguar të vërtetën e mbylli vajzën në vetvete derisa erdhi në jetë vajza më 26 janar të vitit 2007. Një fëmijë që erdhi nga një përdh*unim ishte i destinuar të braktisej për shkak të rrethanave. Historinë e vertetë të saj, vajza ua tha prindërve pasi lindi foshnjën. Pas shokimit që pësoi babai i vajzës deno*ncon të vëllanë në polici për përdh*unimin. Edhe vajza që u abu*zua, gjithashtu dëshmoi 3 herë në polici për ngjarjen.

Policia shpall në kërkim xhaxhain. Pas përgjigjes së analizës së AND-së foshnja rezultoi se ishte vajza biologjike e xhaxhait dhe mbesa e babait të vajzës nga ky përdh*unim. Drama e përndoqi për një kohë të gjatë adoleshenten. Kur babai e fali të vëllanë, edhe pse ky i fundit ishte autori i përdh*unimit. Nëna mbështeste vajzën ndërsa i ati vijonte dhu*nën psikologjike. 2 vite nga ngjarja kur ishte afro 17 vece ajo njihet me një djalë dhe martohen në vitin 2011. Sot ajo që vendos të rrëfejë këtë histori, vajza nga Elbasani ndodhet në Francë, ka familjen e saj dhe në vitin 2016 erdhi në jetë fëmija i saj i dytë, një djalë. Ndërsa vendos të rrëfejë këtë histori, ajo është në kërkim të vajzës që lindi, edhe pse pa dëshirën e saj. Ajo dëshiron të njohë atë vajzë që u lind nga një përdh*unim…por që e nuk pati kurrë faj për fatin që ra…

Pamje me video nga operacioni në veri, kur ROSU arreston një të dyshuar

Në veri të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion të gjerë, prej ku kanë mbetur dhjetëra persona të arrestuar.

Ndërkohë në mediat serbe është publikuar një video, ku shihet momenti i arrestimit të një personi në veri të Mitrovicës, saktësisht në “Mahallën e Boshnjakëve’, raporton Gazeta Express.

Në këtë video shihen një numër i lartë i pjesëtarëve të njësisë speciale ROSU të cilët kryejnë arrestimin.

Përveç veriut, aksione policore ka pasur edhe në pjesë të tjera të Republikës së Kosovës./GazetaExpress/

KJO ËSHTË GJENDJA SHËNDETËSORE E POLICËVE TË PLAGOSUR NË VERI

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Zahir Musa, ka folur për gjendjen shëndetësore të katër zyrtarëve policorë.

Musa ka thënë se tre persona janë lënduar teksa një është plagosur me armë zjarri.

“Për momentin tre persona të lënduar janë në emergjencë me plagë sipërfaqësore kurse një i plagosur me armë zjarri është në Kirurgji dhe shumë shpejtë pritet të transferohet në Gjakovë”, tha Musa për Radio Evropa e Lirë.

Gjithçka rreth operacionit të policisë që nisi nga mbrëmë në krejt Kosovën (VIDEO)

Policia e Kosovës që nga mbrëmë, ashtu edhe siç ka raportuar Gazeta Express ka nisur një aksion në disa të komuna të Kosovës, që si cak ashtu siç është mësuar deri më tani ka pasur disa persona, përfshirë këtu edhe policë e doganierë. Aksioni ka vazhduar sot edhe në veri të vendit, mirëpo, aty situata nuk ka qenë e qetë, pasi që ka pas shkëmbime me ar*më zjarri, e rrjedhimisht katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës raportohet se janë pla*gosur, shkruan Gazeta Express

Një aksion i Policisë së Kosovës të hënën, nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Pro*kurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, la nën pranga katër kontrab*andistë dhe katër doganierë.

Gazeta Express ka raportuar se këta kanë qenë në vëzhgim disa mujorë si të përfshirë në korrupsion. Ata dyshohet se në mënyërë ilegale kanë lejuar që të futen në vendin tonë sasi të mëdha të mallit të kontrabanduar.

I njëjti aksion, mëngjesin e së martës vazhdoi edhe në disa komuna tjera të Kosovës. Operacioni policor u shtri edhe në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veriut, Drenas e Skenderaj.

Përmes një komunikate është bërë e ditur këta persona dyshohen për “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kri*minal”, në lidhje me veprat tjera penale, si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”. Për realizimin e këtij aksioni, Policia e Kosovës ka hasur edhe në rezi*stencë të ar*matosur.

Deri më tani është raportuar se janë të plagosur katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se kjo ka rezultuar me arr*estimin e disa zyrtarëve të nacionaliteteve të ndryshne, shqiptarë, serbë e boshnjakë.

Mirpëo, në veri të vendit, situata nuk u prit qetë. Policia hasi në rezistencë të arm*atosur në veri të Mitrovicës, me bllokada nëpër rrugë që kanë penguar qarkullimin e mjeteve zyrtare. Policia ka njoftuar se për këtë është dashur të përdoren mjetet për lirim të rrugëve, me qëllim që të vazhdojë operacioni.

“Si pasojë e pengesave të krijuara dhe pengimit të veprimeve policore në terren nga ana e disa qytetarëve në Veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor edhe disa qytetarë të involvuar në këto raste”, thuhet në komunikatë. Gjithashtu, është bërë e ditur se operacioni po vazhdon ende./Express

KMDLN-j: Tre policë të plagosur në veri, njëri në gjendje të rëndë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ, nëpërmjet një komunikate për media ka dënuar dhu*nën e përdorur nga qytetarët serbë ndaj policëve të Kosovës, gjatë ope*racionit të ndërmarrë në veri.

KDMLNj kërkon që sa më shpejtë të sillen para organeve të drejtësisë, ata që kanë pla*gosur policët, transmeton Telegrafi.

Reagim i KMDLNj – së:

“TRE POLICË TË PLAGOSUR NË VERI TË KOSOVËS!

Sipas informatave të Q. R të KMDLNj-së në Mitrovicë , që nga ora 5:00 njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aks*ion me ç’rast janë arr*estuar dhe ndaluar 30 persona, kryesisht policë të Kosovës të uniformuar të përkatësisë etnike serbe.

Në mesin e të arre*stuarve ka policë shqiptarë dhe kontr*abandistë shqiptarë dhe serbë. Strukturat paralele kanë aktivizuar alarmin dhe ka filluar grumbullimi i serbëve që po e kundërshtojnë policinë duke vënë barrikada. Deri më tani me ar*më zjarri janë pla*gosur 3 policë (shqiptarë), njëri është plagosur prapa shpine (më rëndë dhe gjindet në Kirurgji), tjetri e ka hundën e thyer (është në ORL), kurse tjetri ka gërvishje për faktin se plu*mbi e ka goditur në kuletë. KMDLNj e ka të njohur identitetin e policëve të pla*gosur.

Për dallim nga herat tjera , përgjigja e qytetarëve serbë për mobilizim ka qenë shumë më i vogël.
KMDLNj e dënon ashpër dhu*nën ndaj policëve të Kosovës nga grupe dhe individë të ar*matosur që deri më tani kanë qenë të paprekshëm.
KMDLNj kërkon që ata që pla*gosën policët e Kosovës sa më shpejt të sillen para organeve të drejtësisë. Deri në momentin e raportimit aks*ioni i policisë është duke vazhduar”./Telegrafi/