Ballina Aktualitet Lajme Zaev flet për kërçovarin që publikoi përgjimet për BDI-në (VIDEO)

Zaev flet për kërçovarin që publikoi përgjimet për BDI-në (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev siguroi që përgjimet e publikuara në rrjetet sociale nga “El Cheka” nuk janë marrë nga LSDM-ja. Zaev tha se të gjitha përgjimet që kanë qenë në dispozicion të LSDM-së janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike.

“Gjithsesi se mund të garantoj. “Bombat” komplet, të gjitha, të ju rikujtoj shumica kanë qenë për opozitën, shoqërinë civile, biznesmenët, bashkësitë fetare dhe për pushtetin e atëhershëm. Të gjitha 100% janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale”, deklaroi Zaev.

Sot, përpos kryeministrit Zaev edhe nga PSP-ja deklaruan se përgjimet e publikuara nga “El Cheka” nuk janë marrë nga Prokuroria Publike, dhe se ky institucionit i ruan materialet e përgjimeve nën masa të rrepta sigurie.

Artikulli paraprakÇfarë përfaqëson gazeta Bild? Disa gjëra që duhet t’i dini
Artikulli tjetërFOTO/ Po i bënte banjë, tigri i sh… të dy krahët kujdestarit (VIDEO)