Ballina Blog Faqe 609

Portokallia vë në lojë ish-ministrat e Ramës (VIDEO)

Një nga episodet më qesharake të Portokallisë javën e shkuar ishte numri i quajtur Paradhoma e Ramës, skeç që vë në lojë disa nga ish-ministrat e qeverisë socialiste.

Të bërë kurban pas protestës së studentëve në fund të vitit të shkuar, disa nga ish-ministrat e qeverisë shihen të paraqiten një nga një në zyrën e shefit të madh, që si gjithmonë është me nerva. Për më tepër shikoni videon.

Holanda voton për rikthimin e vizave me Shqipërinë

Parlamenti Holandës votoi pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar shqiptar në këtë vend.

Ky votim i hap rrugën qeverisë së Holandës për t’ju drejtuar Brukselit, pasi fjalën e fundit për këtë kërkesë në rikthimin e vizave e ka Bashkimi Europian.

Ishin 5 parti politike në Holandë që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Partitë që e ndërmorën këtë hap janë: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës.

Kërkesa e tyre kishte këtë përmbajtje:

Pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë, këto organizata kriminale keqpërdorin mundësia për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe me të, të zgjerojë më tej rrjetin e kontrabandës, duke vënë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitar, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave.

Në kërkesën drejtuar Parlamentit partitë holandeze e cilësuan atë si pezullim emergjence vizash pasi shumë shqiptarë që mbërrijnë në Holandë si turistë përfshihen atje në trafikun e drogërave të rënda dhe klandestinëve drejt Anglisë.

Ministri i Jashtëm holandez që vjen nga Partia VVD, dhe Ministri Grapperhaus, që ishte në Shqipëri dhe vjen nga Partia CDA janë shprehur kundër këtij propozimi.

Pozicioni Qeverisë së Holandës për këtë çështje ka qenë jo në favor të rikthimit të vizave, me argumentin se thjesht kërkohet një bashkëpunim më i mirë dhe një shkëmbim informacioni akoma më i thelluar me autoritetet shqiptare.

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok i tha Parlamentit se ashpërsimi regjimit të vizave është i pavend dhe se do të komplikonte marrëdhëniet me Shqipërinë.

Nga mësues në grabitës! Historia e famëkeqit Admir Murataj

Një nga personat e shfaqur më shumë në publik kohët e fundit, në mbrojtje të vëllait dhe familjes së tij, vazhdon të këmbëngulë se Admir Murataj ka qenë një vegël në grabitjen e ndodhur në Rinas javën e shkuar.

Can Murataj ka treguar detaje nga jeta e vëllait të tij, i cili mbeti i vrarë pak pas supergrabitjes në Rinas, ka treguar sot detaje të pathëna nga jeta e viktimës.

Teksa ka pritur në banesë disa gazetarë, ai ka treguar se ka qenë viti 2014 kur vëllai i tij ndryshoi, apo si ka zgjedhur ai ta quajë, “pësoi një çekuilibrim”.

Murataj rrëfeu se Admiri i akuzuar tashmë për dy grabitje në Einas, më parë ka qenë një mësues i respektuar, por si pasojë e situatës ekonomike emigroi në Greqi ku fillimisht punoi murator.

“Adi ka qenë hije për ne. Bashkëshortja me 4 fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë, Nga 2015 e pas ishte thjesht emër kur e dëgjonim në televizion apo lajme dhe ditët që iknim në gjykatë, ndërkohë që për të tjerat asnjë lëvizje, asnjë telefonat, kontakte, asgjë”- ka thënë ai.

Ai kujton se Adi, dikur mësues u bë murator shumë i zoti në Greqi, ku shkoi dhe jetoi fillimisht në një banesë pa cati.

“Pasionet e Robin Hudit janë të ulet këtu në tavolinë, të pi dy tre shishe verë, të dalë të eci malit, pasioni im është i motorëve dhe makinave, nëse më marrin 10 të tjera, m’i sekuestrojnë, unë do i zëvendësoj me të tjera, por i Adit, shoqëria, ecja, noti, është fizik as ushtarak i përgatitur, as qitës i përgatitur, mund t’i thuash zemërluan, e kishte zemrën aq sa i peshonte trupi”- tregon Can Murataj.

Ilir Murataj është shprehur se kërkon nga drejtësia për të vëllanë që ndodhet në burg, Aleksandër, pasi sipas tij, nuk ka asnjë provë për akuzat dhe se deri më tani është mbajtur si peng i Admirit.

“14 shkurt 2017 përplasje të me policinë, survejim, përgjime, të gjitha metodat e policisë që janë normale, kam qenë transparent që ditën e parë, u kam thënë te servisi, po ka një detaj që ka pjesë në grabitje puna ime, nuk dua asnjë lloj falje, po pati ligj me varje ma dhuro të parit njeri në Shqipëri duhet ta meritoj unë.

Kam prit nga hetimet kanë hap kasafortat kanë marrë 100 dollarë, ka marrë policia dokumente nuk ka mbajtur raporte fare, kemi shkuar vetë në polici për të bërë sqarime. Dhe pas një kohe Asnjë sqarim policia për akuzat e vëllait, që po bën dy vjet burg U kam kërkuar personalisht sqarim, ka ngel hetimi aty ku askush nuk e beson, që vëllai im është peng, e mbajtën peng për Adin, Adi vdiq, tani të shohim nëse drejtësia do të bëjë ndonjë gjë. E mbajtën 2 vjet e ca peng për Adin.

Ditën e grabitjes i ndërtuan akuzën, por ka prova të pamohueshme që Aleksandër Murataj ka qenë në operacion, te dentisti, ka prova për këtë. Admiri ka qenë për familjen për shoqërinë, për miqtë për njerëzit, unë në jetë kurrë nuk bëhem dot më i mirë se ai”, është shprehur ai.

Can Murataj, vëllai i Admir Muratajt, duke folur për mediat

Qarkullojnë shumë lajme, a kishit dijeni mbi aktivitetin e tij? Çfarë bënte ai në Greqi dhe Shqipëri

Një informacion që kisha unë, kur morëm rrugën e emigracionit të gjithë, i thosha si ka mundësi që je kap punëtor se unë nuk e bëja dot punën e tij, iku nga mësues, mori nusen dhe iku në Greqi, e kam gjet në Greqi një shtëpi të zbuluar dhe pikte natën çatia, i thosha vëlla. Admir Murati të jeni të bindur të Zoti ka filluar punën e tij në Greqi, murator, punë që unë nuk e bëj. Ngaqë ishte shumë profesionist mori një supermarket për mirëmbajtje, pastaj ndërrime, se si erdhi çekuilibrimi unë kam qenë në Belgjikë, dhe nuk di detaje, por ai ka qenë zemër, shpirti, guximin.

Ai ka qenë i hetuar për grabitje banke në Greqi, kur e mësuat këtë?

Çekuilibrimin e tij familja e kam mësuar në 2014, ishte momenti që erdhi nga Greqia, më tha shumë drejtë, vëllacko Greqia për mua ka marrë fund, është bastarduar, turpëruar te autoritetet greke, 15 ditë hetim ka ra 16 kg në peshë, familjarët nuk e kanë njohur si njeri. Hetimet në Greqi kanë qenë gjithmonë i akuzuar, aty ka filluar historia, ka ardh në Shqipëri ka pas jetë familjare tepër normale, korrekt, pa asnjë problemi

Çfarë  identitetesh përdorte Admir Murajat, pasi kanë dalë plotë emra?

Unë mund ti kem kaluar mbi 20 identiteti, për të marrë asistencë në Evropë, sot ilir, Hasan ,Skendërbeu, pastaj Gjergj Kastrioti, kanë qenë motive përfitimi.

Keni marrë ndonjë informacion se çfarë ka ndodhur

Jo deri në këto momente ajo që më ka shqetësuar, ka qenë TV Klan me Opinon, me informacione nga Greqia që Admir Murataj ka ngel i vrare, por kur jepte moshën 25-30 vjeçare thosha që nuk është i vërtetë. Në 6 të mëngjesit shkuam në polici, kanë shoqëruar nusen e tij 4-5 orë. Nëse doni identifikim, nuk ka nevojë ADN dhe prova, se unë vëllain tim e njoh.

Dy vjet më parë e keni takuar Adin, në këto dy vjet që ka qenë në kërkim, keni pasur bisedë telefonike a mesazhe, ku rrinte ai, kush kujdesej?

Adi ka qenë hije për ne. Bashkëshortja me 4 fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë, Nga 2015 e pas ishte thjesht emër kur e dëgjonim në televizion apo lajme dhe ditët që iknim në gjykatë, ndërkohë që për të tjerat asnjë lëvizje, asnjë telefonat, kontakte, asgjë.

Po dy vjet ku ka qëndruar?

Këtë ta kthjellojë më mirë policia.

Kanë kaluar disa ditë, por më shumë se dy vjet hije, person që prej 2014 kishte deformim drejt parasë, ju sot si vëllai pse u kthye në grabitje, për çfarë i duheshin paratë më shumë

Kjo është ajo që më mundon më shumë. Kam biseduar edhe me policinë, fliten shuma 2 milionë, 5 mln 7 mln, edhe e kam menduar, kurrë në jetën time nuk kam përfituar 50 cent të vjetra nga ana familjare, cdo familje është në jetën dhe aktivitetin e vet, ne e kemi zakon, që barra e vëllait më bie mua dhe jam ballëlartë.

Por, por flasim për shtëpi disa milionë euro

Po, por këtu del pa ngopja sikur Admir Murataj është i pangopur, kjo nuk është, këtë duhet ta shihni ju

Keni ide për personat e tjerë?

Nuk kemi pas kohë, as ish shoku, ish grabitësi, apo ish miku, unë jam nga 2017, 14 prill e deri më sot, i kam thënë në polici, do ti them, me policinë do i qajmë hallet, por deri më sot kemi pas hall tjetër, të përcjellim vëllanë

Po për sekuestron?

Can Murataj me familjarët e tij në morgun e spitalit

Nuk e kam kthyer kokën pas, me objektin te puna ime janë marrë 9 automjetet me taksa të paguara me certifikata të rregullta, unë i kam dërguar në polici, kurse nga ana tjetër nuk e kthej kohën pas, nëse e duan për bujë, se po bëjmë një punë, le të sekuestrojnë të gjitha, edhe pantallonat jam gatu tua jap.

Do bashkepunoni?

Kurrë, qajmë hallet, por jo bashkëpunetorë, po të jem bashkëpunëtor, 3 vjet burg

Murataj ka marrë para vetëm, i ka ndarë me të tjerët?

Dijenia ime është nga policia, prokuroria bashkëpunëtorët e drejtësisë. I kanë dorëzuar një pjesë, me tenxhere, kusia e tepsia, nuk e di por që e kanë pranuar si vepër. Të gjitha me ca kam lexuar, them që të gjitha detajet, bashkëpunëtorët e drejtësisë, kanë përmend Adi, ose malësori, ose nuk e di sesi, kanë përmend emra të tjerë, por ngaqë e kemi njohur, i bëmë këto punë me Adin, pjesa tjetër është puna e tyre se si i kanë ndarë.

Çfarë ka lënë ai për gruan dhe fëmijët, që ka grabitur mbi 20 mln euro dhe nuk janë gjetur as 2-3 mln

Koha do ta tregojë, kjo shtëpi që rrimë bashkë është shtëpia

Keni dyshime te shokët apo dikush tjetër?

Ato punë bëhen me shokë, do dalë, unë besoj te guximi i tij….

Bie nga motori, humb jetën 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Cërrik.

Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme (16 prill 2019) në aksin rrugor Gostimë – Mollas, në fshatin Mollas.

Policia bën me dije se shtetasi B.L., 50 vjeç, banues në fshatin Mollas, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është rrëzuar.

Për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Itali, shqiptari rreh gruan se nuk zbatonte Kanunin

Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, nën akuzën e dhunës së vazhdueshme ndaj gruas 26-vjeçare. Mediat e vendit fqinj raportojnë se bashkëshorti e ka rrahur në vijimësi bashkëshorten, nën pretekstin se ajo nuk i bindej.

Dyshohet se bashkëshorti kërkonte nga gruaja, që ajo t’i përmbahej rregullave kanunore. Ai e rrihte, kërkonte që ajo të mos ulej me familjarët e tij në tavolinë, kurse ia kërkonte edhe pagën mujore. Sulmet e 34-vjeçarit ndaj gruas ishin brutale, shkruajnë mediat italiane.

Në një rast ai ia kishte thyer dhëmbët e përparme. Kjo skenë ishte parë edhe nga vajza e vogël e çiftit. Pas abuzimeve të vazhdueshme gruaja i kishte kërkuar divorcin. Më pas burri i lidhi duart dhe këmbët, i vuri një çorapë në gojë dhe ndërsa gruaja bërtiste ai i preu pëllëmbën e dorës me thikë.

Pasi ka duruar shumë tortura të rënda nga shqiptari, gruaja është drejtuar në polici. Ai ka denoncuar dhunën e bashkëshortit. Pas kësaj 34-vjeçari u dërgua në qeli./BW

VIDEO/ Kapen 111 kg drogë “çokollatë” në Tiranë

Një sasie e madhe droge është kapur në periferi të Tiranës në rrugën “Pavarësia”, ndërsa në pranga kanë rënë tre persona.

Detajet e operacionit i ka bërë të ditura vete Policia:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme dhe në kuadër të hetimit me metoda speciale, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Çokollata”, në ngarkim të një grupi kriminal, në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit në rrugën “Pavarësia” në Tiranë, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë
M. L., 33 vjeç, banues në Tiranë
I. G., 57 vjeç, banues në Tiranë

https://youtu.be/VcqU58uVGYg

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kishim dyshime se shtetasi I. G., në bashkëpunim me shtetasit E. K., M. L. dhe persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, të presuar në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme.

Mesditën e sotme shtetasi I. G., që drejtonte automjetin “Citroen”, bënte lëvizje të dyshimta në rrugën “Pavarësia”, duke shoqëruar automjetin tjetër “Mercedez – Benz”, me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike.

Duke qenë në kushtet dhe në dyshimin e arsyeshëm, se personat në fjalë po përgatiteshin të shisnin lëndën narkotike tek persona ende të paidentifikuar, si dhe në bazë të veprimeve të dyshimta që po kryenin, është ndërhyrë menjëherë nga Policia, dhe pasi është ndaluar mjeti “Mercedez – Benz” me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., janë gjetur në bagazhin e këtij mjeti 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si “cannabis sativa”, të presuar në formë çokollate.

Gjithashtu gjatë operacionit rreth 50 m larg automjetit të parë, është ndaluar dhe automjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin I. G.

Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, pasi u peshua, rezultoi 111 kg.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.

Arrestohet 43-vjeçari nga Tetova, dyshohet se ka kryer disa vjedhje

Më 15 prill 2019, rreth orës 16:30 në Tetovë, policia ka arrestuar personin Sh.Sh. (43) nga fshati Nerashtë i Tetovës. i arrestuar dyshohet se ka kryer tre grabitje gjatë javës së kaluar në tre dyqane në Tetovë. Personi i arrestuar sot do të paraqitet në Gjykatën Themelore në Tetovë në procedurën paraprake.

Tetovë, probleme të shumta infrastrukturore (VIDEO)

Shkrirja e borës nxori në pah një sërë problemesh në infrastrukturën rrugore në Tetovë. Puseta të hapura, gropa të shumta dhe trotuare të dëmtuara, të cilat prej kohësh presin të riparohen. Kështu duket rruga industriale, rruga Tetovë-Jazhincë ndërsa situata është akoma më keq në rrugët dytësore të qytetit. Banorët shprehen të revoltuar nga mos efikasiteti i institucioneve kompetente dhe thonë se shpesh herë vet iniciativë të bëjnë sanimin e gropave.

“Nuk mirëmbahen aspak, asfalti jo kualitativ, gropat bëhen dhe nuk i meremetojnë, i lënë ashtu. Edhe popullata nuk ka më vullnet as të punojë asgjë”.

“Ka nevojë për gropat të intervenohet ka nevojë, ja i shihni vetë, po kush ti bëje. S’ka organizim të vinë ti rregullojnë gropat, me copa copa nuk shkon, siç e shihni vet”.

“Kjo është turp të lihen kështu, turp është. Paguajmë për veturat, regjistrimet ama kot kjo është e turpshme. Shpesh vendosim rërë vet por nuk mban ajo. Në mëhallën tonë njëjtë, i kanë shënuar se do i mbushin por jo asgjë, i thyem makinat nëpër to”.- theksuan banorët e intervistuar

“Në të shumtën e rasteve gropat mbulohen në këtë mënyrë, me pllaka bekatoni, të cilat, përveç që nuk zgjidhin problemin madje rrezikojnë edhe banorët”.

Situatë e njëjtë mbretëron edhe me rrugët e komunave rurale. Problemi më i madh është se, çarjet më të shpeshta, paraqiten tek rrugën që janë të asfaltuara para vetëm një apo dy viteve. Të pyetur për problemin në fjalë, nga komuna e Tetovës thonë se sanimi i rrugëve do fillojë me përmirësimin e kohës, edhe atë me mjete nga Banka Botërore. Ndërkohë që nga ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë thonë së shpejti do të fillojë edhe asfaltimi i rrugës rajonale Tetovë-Poroj.

Oficeri i Ndërhyrjes së Shpejtë: Admir Murataj nuk u vra nga Policia, por nga …

Të tjera mistere rrethojnë grabitjen e Rinasit dhe vrasjen e Admir Murataj, i konsideruar si koka e grupit që grabiti 6.5 milion euro.

Sipas një oficeri të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Admir Murataj, nuk u vra nga policia, por ka rënë në kurth nga njerëz të pushtetshëm.

Po kështu oficeri thotë se plumbi që mori në kokë Murataj-n është zhdukur.

Denoncimi i oficerit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është bërë publik nga ish-kryeministri.

‘Oficeri i FNSH:

Admir Murataj nuk u qëllua nga policia.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Përsh Dr.Berisha!

Sipas një punonjsi të FNSH, Admiri Murataj nuk është qëlluar nga policia, ka dyshime shumë te forta që ai është përdorur si kurth nga njerëz me pushtet, gjithashtu ai shton: plumbi që ka marr në kokë i ndjeri nuk ekziston është zhdukur!

Gjithsesi duhet verifikuar në teresi dhe më thelle kjo çështje, por të gjitha rrugët të çojnë tek një grabitje dhe skenar shtetëror!’

Dogji tetë makina, kapet zjarrvënësi serial në Elbasan (EMRI+ FOTO)

Policia e Elbasanit del me deklaratë pas djegies së dy makinave mbrëmjen e lënë pas. Bëhet fjalë për makinën tip Volswagen me targa AA 595 KP, e cila rezulton në pronësi të Hysen Hasekiut dhe si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime të pjesshme edhe makina tip Skoda, me targa AA 702 DL, në pronësi të Bledar Hoxhës.

Uniformat blu të Elbasanit kanë finalizuar operacionin e koduar “Zjarrvënësi” duke vënë në pranga në kushtet e flagrancës Mario Toçi, pak pasi dogji dy automjetet, në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Ndërkohë nga hetimet e kryera prej disa muajsh në lidhje me zbardhjen e djegies së disa automjeteve të tjera të ndodhura më parë në vende të ndryshme të qytetit të Elbasanit, rezultoi se Mario Toçi i cili njihej ndryshe edhe si Englent Toçi, dyshohet edhe për gjashtë ngjarje të tjera.

-Më 12 shkurt, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

-Më 14 shkurt, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

-Më 9 prill, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet.

-Më 10 gusht, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

-Më 21 nëntor 2018, në lagjen “Partizani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili ishte i parkuar në rrugë.

-Më datë 19 dhjetor 2018, në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Hundë boksieri, mjekër me vrimë por ja si ndryshoi Admir Murataj

Profili i Admir Murataj, 42-vjeçarit të akuzuar për disa grabitje, më e fundit ajo e 9 prillit në aeroportin e Rinasit që i mori dhe jetën ka kuriozuar jo pak njerëz.

Fakti që babai i 4 fëmijëve kishte arritur të kryente disa grabitje dhe t’i shpëtonte policisë për vite me radhë, e më pas të bënte goditjen e fundit në një nga vendet më të sigurta të Shqipërisë, e ka zbehur jo pak anën kriminale të tij edhe pse ditën që u vra, sipas hetimeve me bashkëpunëtorët e tij sulmuan policinë me granata e kallashnikovë.

U deshën orë të tëra për ta identifikuar megjithëse fotoja e tij ndodhej në çdo komisariat policie dhe në çdo faqe interneti si një nga njerëzit më të kërkuar. Kjo pasi Admir Murataj i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike për të ndryshuar imazhin e tij.

Në foton e parë të shpërndarë për mediat disa vite më parë dhe që ngeli e vetmja deri më 9 prill, ai shfaqej me një imazh prej një njeriu mëse të zakonshëm, megjithëse kishte kryer disa grabitje bankash në Greqi dhe ishte arratisur nga burgu. Hundë boksieri, pak të shtypur, sy të mëdhenj, ball me rrudha, flokë disi të rrallë në pjesën e përparme, të rënë mbi ballë, buzë të holla e mjekër me vrimë ishin tiparet e tij dalluese. Më pas, më 9 prill doli fotoja e tij me maskë gjatë grabitjes në aeroport që e nxirrte si një tullac, me mjekër e syze të vëna, pamje tipike e një grabitësi.

Por sot vëllai i Admirit, Cani iu ka siguruar mediave një imazh të ri, gati të panjohur të vëllait të tij të ndjerë Admirit. Sipas Can Murataj, është një foto e bërë në vitin 2015 por nuk dihet para apo pas grabitjes së shkurtit në të njëjtin vit. Këtu Admir Murataj ka disa tipare të ndryshme, duke nisur nga hunda e më pas mjekra, ndërsa në kokë mban një kapuç të zi dhe fotoja duket që është bërë në natyrë, në borë. Kujtojmë se sot Can Murataj tha se Admiri pëlqente shumë të ecte në natyrë dhe t’i ngjitej malit.

47-vjeçari Admir Murataj u vra më 9 prill pas grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit.

Si e zhveshi gruan e Millosheviqit gazetari britanik: Poshtërimi që e bëri të çohej nga intervista (Video)

Para disa ditësh, gruaja e diktatorit Sllobodan Millosheviq, Mira Markoviq vdiq në Rusi në moshën 76 vjeçare.

Ajo kishte zhvilluar një intervistë të nxehtë me gazetarin e njohur britanik Tim Sebastian, që kishte pasë kurajë të shkonte në Beograd, në zyret e partisë së saj, dhe ta kapte në befasi zonjën Markoviq duke i bërë pyetje mbi dhunimet, vrasjet dhe spastrimin etnik që e ndërmori i burri i saj.

Markoviq mohonte gjithçka, dhe madje protestonte pyetjet e bëra nga Sebastian duke i kërkuar që t’ia dëgjonte me vëmendje përgjigjje.

Por, ja që Sebastian ia dëgjoi në një rast përgjigjen: ajo po thoshte se Perëndimi kishte dashur të shkatërronte Jugosllavinë, e se Perëndimi barte përgjigjegjësinë. Sebastian e pyeti: pra, Perëndimi ka faj për gjakderdhjen që ndodhi, Perëndimi ka faj për mizoritë e tjera, për dhunimet, për depërtimet?

Markoviq, nuk kishte përgjigjje.

Në fund, pas një ligjërate patetike dhe akuzës se intervistuesi po sillej si polic, Markoviqi e la intervistën e hidhëruar.

“Ju jeni njeri shumë i keq. Askush s’më ka trajtuar kurrë kështu!” – tha ajo para se të çohej nga intervista.

Zaev pyetet se çfarë ndodhi në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ja përgjigja e tij? (VIDEO)

Kryeministri dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev në debatin në Klik Plus është pyetur se çfarë ka ndodhur më 9 maj të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, përcjellë INA.

Por pas kësaj pyetje, Zaev ka thënë që më mirë për këtë çështje të pyetet Prokuroria, ndërsa ai më parë ka shprehur qëndrimin e tij se ishte një skenarë për të parandaluar publikimin e materialeve të përgjimeve.

Ja sa para u grabitën dje nga NLB Banka në Çair, zbardhen detaje

Pas grabitjes së djeshme të armatosur në Bankën NLB në Butel kanë reaguar përsëri nga Banka duke thënë se klientët dhe të punësuarit në bankë janë shëndosh dhe mirë.

Hetimi ka treguar se nga banka janë vjedhur 150 mijë euro.
“Dy të punësuarit në filialin të cilët ishin më lehtë të lënduar janë lëshuar për kurim shtëpiak. Punëtori i sigurimit i cili gjithashtu ishte i lënduar gjatë plaçkitjes pas ndihmës së ofruar mjekësore është lëshuar për kurim shtëpiak. Filialja nuk punon për momentin dhe do të vazhdoj të ju shërbej klientëve nga data 17.04.2019. Me hetimin është konfirmuar se janë vjedhur 150 mijë euro. Banka vazhdon të punoj rregullisht dhe bashkëpunon me organet kompetente që në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase të zgjidhet rasti”, thuhet në njoftimin e NLB Bankës.

Shpallet epidemi e fruthit ne gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut (Video)

Komisioni për sëmundje infektive solli konkluzion se duhet të shpallet epidemi e fruthit në të gjithë territorin e vendit, deklaroi sot mjeku Vladimir Mekiq nga Instituti i Shëndetit Publik.

Theksoi se shpallja e epidemisë është me qëllim që të zbatohen masat shtesë që të pengohet përhapja e mëtejshme, të ulet numri i infektimeve të reja dhe të pengohen format e rënda të kësaj sëmundje.

Një prej masave është ndalimi i vizitës së kopshteve, masa e dytë e cila është propozuar është që të ulet mosha për vaksinim prej 12 muajve në gjashtë muaj, sepse një pjesë e madhe pothuajse 100 fëmijë janë të moshës nën një vit dhe ata janë grupi më vulnerabël për format më të rënda të sëmundjes. Për shkak se kemi edhe të sëmurë midis personave më të rritur në moshë që sipas kalendarit të rregullt nuk e kanë marrë vaksinimin Komisioni mori vendim që të rritet mosha e vaksinimit, kështu që çdo person më i madh se 14 vjeç do të mund të vaksinohet lirisht në qendrat e shëndetit publik, respektivisht në moshën prej 14 deri 60-vjeçare”, tha mjeku Mikiq.

Ai tha se seti i masave të tjera, që janë propozuar, është se të gjithë nëpunësit shëndetësorë në territorin e të gjithë vendit duhet që të vaksinohen me dy doza të vaksinës MRP.Theksoi se ndalohen vizitat tek të sëmurët dhe kjo masë duhet që të respektohet me qëllim që të ulet mundësia e futjes së infeksioneve të reja në kushte spitalore, ndërsa edukatoret në kopshte do ta kenë të domosdoshme që të kontrollohen për statusin e tyre të vaksinimit dhe do të duhet që të vaksinohen rregullisht.

“Më shumë se 70 fëmijë me fruth janë hospitalizuar, prej të cilëve 55 janë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërsa 15 në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve. Prej tyre më shumë se shtatë janë në gjendje të rëndë, por të gjithë janë hospitalizuar sepse ka pasur komplikacione nga fruthi”, shtoi Mikiq.

Ky konkluzion u soll sepse tashmë janë raportuar 961 raste me fruth. Në javën e fundit më shumë se 60 për qind e rasteve të raportuar të cilat janë më tepër në nivel javor janë jashtë nga Shkupi, tashmë gjashtë qendra për shëndetin publik kanë shpallur epidemi të fruthit me popullatë të përgjithshme që është më shumë se gjysma, respektivisht 55 për qind e territorit të vendit. Gjithsej 20 qytete kanë regjistruar raste të fruthit.

Arrestohet kosovari që punonte ilegalisht në Tetovë

Policia e Maqedonisë së Veriut, dje ka arrestuar një kosovar, i cili ishte duke punuar ilegalisht në Tetovë.
Gjatë ditës së djeshme, Policia e Maqedonisë së Veriut, ka arrestuar një kosovar.

Siç raporton Alsat M, gjatë kontrollit që ka kryer policia në një objekt hotelerik përgjatë rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Tearcë, është kapur një qytetar nga Kosova, i cili ishte duke punuar ilegalisht në këtë objekt.

Personi është ndaluar në stacionin e policisë së Tetovës për procedurë të mëtutjeshme.

‘Top në gjumë’, drejtori i ujësjellësit filmohet nga kolegët/ Videoja bëhet virale

Llazar Zoi, shef sektori për logjistikën në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellësit në Tiranë, nga Frakulla e Fierit, kohën në zyrë e kalon duke fjetur.

Politiko.al sjell disa video në ditë të ndryshme ku Zoi në orar të punës shihet duke dremitur edhe kur në zyrë pranë tij ka punonjës të tjerë duke punuar.

Megjithatë, edhe pse Zoi nuk zbaton kodin e punës, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore, ndërsa ka patur disa denoncime ndaj tij.

Kasami: Manastiri shembull i rezistencës shqiptare

Partitë opozitare BESA dhe ASH sot së bashku me kandidatin e pavarur për president, Blerim Reka, kanë mbajtur takim me qytetarët e Manastirit.

Lideri i Besës, Bilall Kasami, theksoi se koncepti i Blerim Rekës është më i miri, sepse ka të bëj me vlerat e BE-së dhe në thelb ka “Republikën për të Gjithë”.

Më tej Kasami tha se Manastiri ka qenë shembull i rezistencës shqiptare, pavarësisht gjitha përpjekjeve të sistemit shtetëror për të zhbërë dhe larguar shqiptarët nga Manastiri.

“Manastiri çdoherë ka qenë shembull i rezistencës shqiptare dhe për këtë arsye ne nuk iu harrojmë asnjëherë. Pa dyshim se ka pasur përpjekje për të zhbërë dhe larguar shqiptarët nga Manastiri, por popullata e kësaj ane ka ditur të rezistoj fuqishëm”, përfundoi Kasami.

Nga aty, Kasami porositi që më 21 prill të votohet Blerim Reka, pa dallim përkatësia etnike dhe fetare.

Ziadin Sela me porosi nga Manastiri: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe funksionim të shtetit të së drejtës

Karavani i kandidatit të vetëm shqiptar, prof.dr.Blerim Reka sot ka ndaluar në Manastir. Reka bashkë me Ziadin Selën e ASH-së dhe Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA fillimisht kan vizituar Alfabetin e Gjuhës Shqipe dhe më pasë kanë takuar qytetarët e Manastirit.
Sela për mediat theksoi se vendi ka nevojë për drejtësi,të funksionojë shteti i së drejtës dhe jo si tani që përmes ligjit u falën kriminelët dhe dhunuesit e instucionit më të lartë në vendë.

“Me këtë mënyrë të funksionimit sidomos të organeve gjyqsore që aplikojmë drejtësi selektive nuk mundë as të synojmë evropën e lëre më të bëhemi antarë. Kohëve të fundit po vërejmë se ky trend i faljes së kriminelëve po vazhdon kurse në anën tjetër flitet për datë të bisedimeve për antarsim në BE. Vendi ka nevojë për drejtësi,për vende të reja pune,për përspektivë dhe shpresë që të ndalojmë ikjen e rinisë”, theksoi kreu i ASH-së.

Reka: Manastiri, qytet i zbrazur dhe kjo është brengosëse

Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, sonte vazhdoi fushatën e tij në Manastir, Cërnilishtë dhe Zhitoshë, ku morrën pjesë qindra qytetarë.
Gjatë tubimit, Prof. Blerim Reka tha se përshtypja e parë që e ndjen në Manastir është ndjenja e zbrazëtirës, qytet i zbrazur dhe kjo është brengosëse.

“Ky qytet i alfabetit, i vëllezërve Manaki por pa shqiptarë. Maqedonia nuk ka kapacitet institucional për ta dërguar këtë shtet përpara. Ky shtet nuk shkon përpara nëse ende oligarkia qëndron përpara politikëbërjes. Na vjen mirë që më në fund edhe Qeveria e pranoi parashikimin tim të saktë se veshtirë do mund të marrim datën për fillim të negociatave – pa reforma”, u shprehë Reka, duke shtuar se “na pret një punë e madhe. Si president, me ekspertizën time mund ti ndihmojë këtij shteti që të mos i bëjnë gabimet e njejta. Maqedonisë i nevojitet reformë e re që të mos mbetet shtet i zbrazur”, rrumbullaksoi, Reka.