Ballina Kronika Itali, shqiptari rreh gruan se nuk zbatonte Kanunin

Itali, shqiptari rreh gruan se nuk zbatonte Kanunin

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, nën akuzën e dhunës së vazhdueshme ndaj gruas 26-vjeçare. Mediat e vendit fqinj raportojnë se bashkëshorti e ka rrahur në vijimësi bashkëshorten, nën pretekstin se ajo nuk i bindej.

Dyshohet se bashkëshorti kërkonte nga gruaja, që ajo t’i përmbahej rregullave kanunore. Ai e rrihte, kërkonte që ajo të mos ulej me familjarët e tij në tavolinë, kurse ia kërkonte edhe pagën mujore. Sulmet e 34-vjeçarit ndaj gruas ishin brutale, shkruajnë mediat italiane.

Në një rast ai ia kishte thyer dhëmbët e përparme. Kjo skenë ishte parë edhe nga vajza e vogël e çiftit. Pas abuzimeve të vazhdueshme gruaja i kishte kërkuar divorcin. Më pas burri i lidhi duart dhe këmbët, i vuri një çorapë në gojë dhe ndërsa gruaja bërtiste ai i preu pëllëmbën e dorës me thikë.

Pasi ka duruar shumë tortura të rënda nga shqiptari, gruaja është drejtuar në polici. Ai ka denoncuar dhunën e bashkëshortit. Pas kësaj 34-vjeçari u dërgua në qeli./BW