Ballina Aktualitet Lajme Kasami: Manastiri shembull i rezistencës shqiptare

Kasami: Manastiri shembull i rezistencës shqiptare

Partitë opozitare BESA dhe ASH sot së bashku me kandidatin e pavarur për president, Blerim Reka, kanë mbajtur takim me qytetarët e Manastirit.

Lideri i Besës, Bilall Kasami, theksoi se koncepti i Blerim Rekës është më i miri, sepse ka të bëj me vlerat e BE-së dhe në thelb ka “Republikën për të Gjithë”.

Më tej Kasami tha se Manastiri ka qenë shembull i rezistencës shqiptare, pavarësisht gjitha përpjekjeve të sistemit shtetëror për të zhbërë dhe larguar shqiptarët nga Manastiri.

“Manastiri çdoherë ka qenë shembull i rezistencës shqiptare dhe për këtë arsye ne nuk iu harrojmë asnjëherë. Pa dyshim se ka pasur përpjekje për të zhbërë dhe larguar shqiptarët nga Manastiri, por popullata e kësaj ane ka ditur të rezistoj fuqishëm”, përfundoi Kasami.

Nga aty, Kasami porositi që më 21 prill të votohet Blerim Reka, pa dallim përkatësia etnike dhe fetare.

Artikulli paraprakZiadin Sela me porosi nga Manastiri: Vendi ka nevojë për drejtësi dhe funksionim të shtetit të së drejtës
Artikulli tjetër‘Top në gjumë’, drejtori i ujësjellësit filmohet nga kolegët/ Videoja bëhet virale