Ballina Blog Faqe 613

Arrestohet në Itali imami shqiptar nga Maqedonia, me urdhër të ministrit

Është arrestuar në Itali një imam shqiptar nga Maqedonia. Arrestimi i Z.Sadikut, imam shqiptar është bërë me urdhër në ministrit të brendshëm të Italisë, Mateo Salvini.

Sipas informacioneve të para, arrestimi i imamit shqiptar është bërë në vazhdën e hetimeve që është duke bërë prokuroria italiane në luftën ndaj terrorizmit dhe aktiviteteve të dyshuara fetare.

Indeksonline mëson se imami me prejardhje nga Maqedonia ishte imam në xhaminë shqiptare në Grosseto.

Indeksonline mëson se arrestimi i personit në fjalë është bërë në mëngjesin e të hënës dhe po mbahet ende në paraburgim./Indeksonline/

Ali Ahmeti: Jemi të bindur në rrugëtimin tonë të përbashkët (VIDEO)

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëm mbajti takim me qytetarë në Komunën e Zhelinës. Duke iu drejtuar të pranishmëve kryetari Ali Ahmeti iu bëri thirrje që të mbështesin kandidatin konsensual me qëllim që vendi të vazhdoj në rrugën e mbarë që ka nisur duke përfunduar misionin e saj me anëtarësim në NATO dhe BE.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nënvizoi se pa qenë të bindur se i bëjmë një shërbim dhe avancim shqiptarëve në këtë vend nuk do paraqisnim njerëzve tanë projekte, koncepte, të cilat do devalvonin komunitetin shqiptarë në këto hapësira.

“E kemi provuar edhe më herët ku në dy mandate kemi dal me kandidat për president. E kemi parë dhe analizuar hollësisht se është një investim pa ndonjë fitim për qytetarët tanë dhe janë bërë në hollësi studime se si ta promovojmë dhe si të arrijmë deri tek një ide, ide e cila buron dhe ka mbështetje të fort edhe tek Marrëveshja e Ohrit sepse një pjesë të cilat i shoh unë që e kundërshtojnë konsensualitetin aspak se kanë lexuar Marrëveshjen paqësore të Ohrit ku një nga parimet e saja është demokracia konsensuale. Në vendet multietnike siç jemi ne në mes palëve që kanë legjitimitet nuk arrihet sukses,” u shpreh Ahmeti.

Ndër të tjerësh, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh i bindur se me zgjedhjen e kandidatit konsensual do të avancohet dhe do të përmisohet struktura në diplomaci si dhe do të ketë përfaqësim të drejt, këto janë kompetencat e presidentit ai i ka këto mundësi dhe se ka garanca se ai do ti realizoj këto premtime andaj kjo është ana pozitive e këtij konceptit të konsensualiteti.

“Që të udhëheqësh shtet dhe të marrësh përgjegjësi duhet shumë përgatitje, njohuri dhe shumë zgjuarsi, ndërsa kandidatja e opozitës maqedonase nuk është e gatshme të pranoj Marrëveshjen e Prespës, hap probleme të mëdha pasi ajo është marrëveshje ndërkombëtare nuk është e lehtë për tu zhbërë dhe mos respektimi i saj krijon situata të papërshtatshme në vend, krijon krizë serioze. Nuk ka gatishmëri të nënshkruaj të arritura që janë realizuar dhe që e kanë burimin tek Marrëveshja e Ohrit siç është Ligji për përdorimin e Gjuhës,”përfundoi Ahmeti.

https://youtu.be/xLPLYd6Bg4Y

Incident në Tetovë, rrahje mes pesë personave

Sot në stacionin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë është denoncuar se mbrëmë rreth orës 23 e 20, në rrugën “141” në Tetovë është prishur rendi dhe qetësia publike për shkak kacafytjes fizike në të cilën kanë marrë pjesë pesë persona M.D. (41), D.A. (43), Zh.A. (45), A.I. (37) dhe B.Z. (30), transmeton Portalb.mk.

Gjatë rrahjes është përdorur edhe thikë me të cilën janë lënduar M.D., D.A. dhe Zh.A. dhe atyre u është ofruar ndihmë mjekësore në spitalin e Tetovës. Më pas, janë arrestuar M.D., A.I., dhe D.A.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të ngritët padi penale ndaj personave të përfshirë.

Lëvizjes BESA i bashkohen anëtarë të tjerë në Kumanovë

Veterani i arsimit shqip në Kumanovë, Sulejman Jashari së bashku me mësuesin Zeqir Bilalli nga qyteti i Kumanovës, janë dy prurjet e reja të cilëve Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ju uroj mirëseardhje në Lëvizjen BESA,njofton kjo parti.

“Kryetari Kasami i falëndëroj të dy mësuesit për gadishmërinë e shpehur për të kontribuar për Lëvizjen BESA por edhe përmes përvojës së tyre të kontribojnë në ofrimin e ideve për të përmirësuar cilësinë e arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut. Brenda dy javëve figura të ndryshme intelektuale po i bashkangjiten Lëvizjes BESA në rrugëtimin e saj politik”, thekson komunikata.

Mexhiti ka një mesazh për ata që thonë: “E kam rëndë të votoj kandidat maqedonas duke pasur atë shqiptar”

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale ka qëndruar në Komunën e Zhelinës ku qytetarëve të kësaj komune ju bë thirrje që të votojnë pa hezitim për të ardhmen e tyre më të sigurt një e ardhme që do ju sigurojë mirëqenie ekonomike arsim cilësor shëndetësi stabilitet dhe prosperitet vazhdimin e proceseve euro-integruese dhe kjo do të mund të arrihet vetëm nëse votohet kandidati konsensual.

Shefi i shtabit zgjedhor në nivel qendror të BDI-së Izet Mexhiti tha se janë për Republikë konsensuale për Republikë ku shqiptarët do të deter*minojnë kah do të lëviz qeveria ashtu siç ndodhi para 2 viteve ku që nuk shkoj me VMRO-DPMNE por me LSDM-në duke thyer parimin fituese me fituesin me të vetmen arsye që ky shtet të ndërroj emrin dhe të jetë anëtare e 30-të e NATO-s dhe të jetë afër Evropës.

“Këto janë parakushte për stabilitet politik që nënkupton edhe për stabilitet ekonomik për investime të huaja për hapjen e perspektivave të reja sjelljen e vlerave evropiane në vendin tonë dhe jo të shkojnë të rinjtë nga vendi. Kjo është politika dhe vizioni i Ali Ahmetit për ta parandaluar ikjen e të rinjve dhe për të krijuar kushte më të mira në vendin tonë” u shprehë Mexhiti.

Ndër të tjerash shefi i shtabit Mexhiti u shprehë se në bazë të analizave president shqiptarë vetëm me votat e shqiptarëve nuk mund të ngadhënjej as kryetar Kuvendi në Maqedoninë e Veriut, por mund ‘bëhet me politikën e Ali Ahmetit dhe me parimin e konsensualitetit.

“Nëse dikush sot thotë se e kam rëndë të votoj kandidatin maqedonas duke patur kandidatin shqiptarë nuk e kanë patur hiç më lehtë deputetët maqedonas të cilët votuan për koncept votuan për Talat Xhaferin ish komandant i UÇK-së të jetë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Me postin e Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi e udhëheq një mënyrë dinjitoze me gjithë kryetarët e përparshëm me këtë tregojmë se nuk jemi për akrobacione politike pa u pjekur mirë pa e zhvilluar këtë ende duke mos demonstruar mirë se ne shqiptarët dimë të udhëheqim me poste të rëndësishëm ta lëmë këtë pozitë dhe të vrapojmë pas presidentit të Maqedonisë së Veriut. Këtu është ide se kjo politik nëpërmjet konsensualiteti në se arritëm të bëjmë kryetar Kuvendi do ti arrijmë qëllimet tona pasi në të ardhmen në rast se nuk do ta marrim Kryetarin e Kuvendit mund ta kemi Kryeministrin ose Presidentin e vendit me të cilin mund të udhëheq një shqiptarë në Maqedoninë e Veriut” përfundoi Mexhiti.

Promovohet libri i Emin Azemit: “Bllaca, dhimbja e lirisë”

Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve–Shkup, u promovua libri i autorit Emin Azemi me titull “Bllaca, dhimbja e lirisë”, në kujtim të 20-vjetorit të eksodit kosovar, raporton gazeta KOHA.

Drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se ky libër vjen në kohën e duhur, për të argumentuar një pjesë të rëndësishme të memories tonë kolektive, e cila çdo ditë e më tepër po rrezikon të venitet.

Për librin folën edhe recensentët Resul Shabani dhe Sevdail Demiri, ndërsa fjalë përshëndetëse patën ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, dhe drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi.

Ndërsa, autori Emin Azemi theksoi se libri është i konceptuar si kronikë kujtimesh personale, dhe i kombinuar me kontribute të autorëve të tjerë, që asokohe ishin botuar në gazetën e përditshme të FAKTI. Libri përmban një kronikë të gjatë të ngjarjeve që lidhen me eksodin e para 20 viteve, që filloi qysh nga marsi i 1999-tës. Në shiritin e kujtesës së autorit kanë ngelur shumë detaje, rrëfime, imazhe, e mbi të gjitha shumë fytyra pleqsh të shqetësuar, tronditje grash e fëmijësh të trishtuar, dhe shumë të humbur e të hutuar në labirintin e ferrit të Bllacës, aty ku gjatë ditëve të ftohta të mars/prillit 1999 po vihej në skenë një prej tragjedive më makabre të njerëzimit.

Botimi i Institutit “Bllaca, dhimbja e lirisë”, me autor Emin Azemi, pritet të promovohet edhe në Prishtinë dhe Tiranë. (koha.mk)

Fatime Fetai feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi ajo (FOTO)

Prokurorja publike Fatime Fetai, dje festoi ditëlindjen e saj duke mbushur 34 vite bashkë me familjen e saj dhe miqtë e ngushtë.

Kryeredaktori i TV 24, Ognjen Janevski, në profilin e tij në Facebook ka publikuar foto me Fatime Fetain, e cila për ditëlindjen e saj nga miqtë mori një tortë te bukur.

Ajo ishte veshur me një fustan të shkurtër blu, ku dukej ne super forme.

Prokurorja Fetai gjithmone tërhqe vemendjen me stilin e saj klasik, por kesaj radhe ajo kishte vendosur te kap variant me te guximshem te modes,ngjyra pranvera dhe ka marre shume komplimente per dukejn e saj./ transmeton tetova1

Prezent ishte edhe Katica Janeva, e cila zgjodhi një fustan të zi të gjatë me një shtresë argjendi.

Fetai gjithmonë zgjedh copa nga moda e fundit dhe e di se si të duken të shkëlqyera. Në të vërtetë, secila nga botimet e saj deri më tani ka qenë e kësaj bote, elegante dhe tërheqëse, dhe këtë herë ishte.

Flokët e saj të njohura të zeza, tani mban një hairstyle të shkurtër, e cila goditet gjithashtu me gungat sezonale dhe të rrepta nga e cila ajo nuk heq dorë.

Maqedoni e Veriut: Babai përdori thikën kundër djalit

Më datë 11.04.2019 në ora 19 e 05 minuta në Stacionin policor në Koçan, nga Qendra shëndetësore e Koçanit kanë lajmëruar se tek ata është dërguar me plagë 39 vjeçari M.G.

Të njëjtën ditë, rreth orës 18 e 45 minuta pas një zënke verbale në shtëpinë e tyre, L.G. (58) me thikë i ka shkaktuar dëmtime djalit të tij M.G. pas ndihmës së ofruar në spitalin e Koçanit, ai është transferuar në Kompelksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, transmeton Gazeta Lajm.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes, kurse L.G. është arrestuar.

Lajmi i fundit: Një person ka humbur jetën dhe shtatë të lënduar në një aksident në Kosovë (VIDEO)

Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën kapiteni në Policinë Rajonale të Gjakovës, Albin Sahatçia.

Ai e ka bërë të ditur se të gjithë shtetasit në dy veturat e përfshira në këtë aksident janë nga Shqipëria derisa njëra veturë ishte me targa të Shqipërisë dhe tjetra me të Anglisë.

Sahatçia ka njoftuar gjithashtu se një nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore derisa gjashtë të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta.

https://youtu.be/SK_wXSNh24c

Furgoni i grabitësve i modifikuar, alarmi ra disa minuta me vonesë

Hetimet për grabitjen e rreth 6.5 milionë eurove në Rinas vazhdojnë me intensitet të lartë. Prokurorët për Krimet e Rënda kanë qenë këtë të premte në Aeroportin e Rinasit për të sekuestruar të gjithë praktikën, që është ndjekur nga ky institucion në grabitjen e të martës në pistën e avionëve.

Në grabitjen, policia dyshon se morën pjesë të paktën 8 persona (6 duken në kamerat e sigurisë në furgon) të cilët kanë luajtur rol në vëzhgim, por edhe në djegien e dy furgonëve të tjerë, njëri prej të cilëve u shkrumbua për të shpërqendruar ndjekjen e policisë.

Nga hetimet rezulton se furgoni më të cilin u realizua grabitja me mbishkrimin hetimi tatimor ka qene i modifikuar në shasi dhe në logo pasi ishte një tip Ford që mbante logon e Volkswagen. Në pjesën e shasisë sipas ekspertizës ishte vendosur një shinë treni, e cila ka ndihmuar në heqjen e bllokut të betonit në hyrje të Rinasit, por edhe në dalje në hapjen e portës së emergjencës.

Sa i përket dyshimeve se dhe njëri prej grabitësve është plagosur, në vendngjarje policia ka gjetur gjurmë gjaku por pas analizave rezultuan se ishin të njëjtat me 43-vjecarin Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë.

Çfarë kanë në dorë hetuesit

Alarmi i aeroportit ka rënë disa minuta me vonesë, pasi grabitësit kishin prekur territorin e rrethuar. Sipas kamerave të sigurisë furgoni shfaqet në portën e zjarrfikësve rreth orës 14.57. Por, pavarësisht këtij fakti, askush nuk ka dhënë alarmin. Në orën 14.59 minuta e 30 sekonda grabitësit gjendeshin në pistë dhe nisin rrëmbimin e thasëve.

Në orën 14:59:20, forcat e Policisë së Rinasit gjendeshin në pistë për të marrë prej andej personat e deportuar nga jashtë vendit. Pikërisht në të njëjtën vendqëndrim, në një avion tjetër sapo kishin mbërritur edhe grabitësit, të cilët po kryenin rrëmbimin e armatosur të vlerave monetare. Por, efektivët e Policisë së Rinasit nuk i kishte njoftuar asnjë, ndërkohë që ata nuk kishin fushëpamje për çfarë po ndodhte disa metra më tej.

Ende pa u larguar grabitësit nga pista thuhet më tej, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë tentuar dhe kanë kërkuar që kjo portë të hapet, por diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi punonjësit e ICTS kanë refuzuar futjen e FNSH-së në pistë. Diçka e tillë do të sillte kapjen në kohë të grabitësve./Opinion.al

Detaje nga hetimi: Murataj mbante një shkop… makinat ishin spërkatur me benzinë

A2 raporton se kanë qenë 8 persona që kanë marrë pjesë në grabitjen e aeroportit të Rinasit, ndërsa përdorën një automjet të modifikuar në shasi, në rast se do të hasnin probleme në hapjen e dyerve që rrethojnë perimetrin e sigurisë.

Burime pranë policisë thanë se në grabitjen spektakolare dyshohet se janë angazhuar 8 persona, të cilët kanë luajtur rol në vëzhgim, por edhe në djegien e dy automjeteve të tjera, njëri prej të cilëve u bë për të shpërqendruar ndjekjen e policisë.

Nga të dhënat e mbledhura nga grupi hetimor mësohet se automjeti i loguar me “Hetimi Tatimor”, në të vërtetë nuk është një makinë tip Volkswagen, por një Ford i modifikuar.

Në pjesën e shasisë, sipas ekspertizës, ishte vendosur një shinë treni, e cila ka ndihmuar në heqjen e bllokut të betonit në hyrje të Rinasit, por edhe në dalje, në hapjen e portës së emergjencës.

Për sa i përket vendngjarjes, ku u bë dhe shkëmbimi i zjarrit, hetuesit thanë se makina ka qenë e spërkatur me benzinë dhe Admir Murataj mbante në dorë një shkop të mbështjellë me sfungjer, për t’i vënë flakën.

Dyshimet janë hequr dhe për njërin prej grabitësve, i cili u përfol se mund të ishte plagosur.

Në vendngjarje policia ka gjetur gjurmë gjaku, por pas analizave, rezultuan se ishin të njëjtat me 47-vjeçarin i cili mbeti i vrarë.

Automjeti i djegur në Bathore ka luajtur rol kyç për shpërqendrimin e policisë.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë para se të ndodhte grabitja, rezulton se furgoni tjetër kishte disa javë që qëndronte i parkuar në zonë.

Djegia e tij ka tërhequr vëmendjen e policisë dhe fillimisht të gjitha kontrollet u kryen aty, në një kohë që furgoni tip Benz me grabitësit dhe paratë u dogj në një nga tunelet e fshatit Dritas.

Ariana Grande ndan me ndjekësit problemin e rëndë shëndetësor

Ajo është një nga këngëtaret më të ndjekura dhe më të pëlqyera të momentit dhe albumi i saj i fundit vijon të jetë tek më të shiturit dhe më të dëgjuarit.

Por duket se Ariana Grande vijon të vuajë nga ‘PSTD’, e cila është një sëmundje në tru që ndodh si pasojë e stresit. Simptomat e saj janë makthe, probleme me pagjumësinë, ndryshime kujtese, halucinacione.

Grande publikoi një foto ku tregoi ndryshimin e një truri pa këtë sëmundje dhe të sajin. “Pa shaka”,-ka shkruar këngëtarja krahas postimit.

Diçka e tillë ka ndodhur që pas sulmit në Manchester ku ajo ishte duke performuar. Kjo nuk është hera e parë që Ariana e ndan këtë gjë me ndjekësit e saj./Opinion.al/

Cakaj përplaset me ministrin serb: Flet me gjuhën e shekullit të 20-të

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, i pranishëm në Ministerialin e Varshavës, është përplasur me homologun e tij serb Ivica Daçiç.

Përplasja mes ministrave ka ndodhur për shkak të çështjes së Kosovës, Daçiç ka kërkuar që Ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli të mos jete pjesë e takimit dhe është ngritur për tu larguar nga salla.

Por, në këtë moment ka ndërhyrë Cakaj duke ju drejtuar Daçiç: “E di që po më dëgjon, prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij, unë kam 28 vjet refugjat.”

Pas ndërhyrjes së Cakajt, ministri serb ka dashur të marrë fjalën përsëri, por nuk është lejuar nga drejtuesi i takimit.

Po ashtu, pak ditë më parë një incident diplomatik ndodhi dhe në Konferencën mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt në Tiranë, ku delegacioni serb nuk pranoi të rrijë bashkë me delegacionin kosovar./ Opinioni.al E.Xh.

A do t’i ekstradojë Shkupi personat e kërkuar nga Ankaraja?

Shqyrtimi i dosjeve të shtetasve të Turqisë në Maqedoninë e Veriut, po vazhdon rrjedhën, pas kërkesës së Ankarasë zyrtare për ekstradimin e këtyre personave që, sipas autoriteteve turke, dyshohet se kanë lidhje me organizatën e ashtuquajtur “FETO”, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.

“Për momentin, kemi 15 kërkesa për ekstradimin e personave të caktuar Turqi. Të gjitha këto procedura janë në rrjedhë, për çka institucionet përkatëse janë në komunikim permanent”, kanë bërë të ditur nga dikasteri i drejtësisë.

Institucionet në Shkup nuk japin detaje për identitetin e personave, për të cilët Turqia kërkon që të ekstradohen, megjithëse theksojnë se asnjë person nga kjo listë nuk është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, nga Ambasada e Turqisë në Shkup kanë theksuar se në mesin e personave që Ankaraja zyrtare kërkon të ekstradohen, ka dhe drejtues të institucioneve arsimore, përfaqësues të mediave në gjuhën turke, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritarë që veprojnë në Maqedoninë e Veriut.

Njohësit e çështjeve juridike theksojnë sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duhet të jetë transparent për këtë proces, duke respektuar normat juridike ndërkombëtare dhe jo dëshirat e elitave politike të një shteti.

“Nëse këta persona nuk kanë kryer veprime në shtetin përkatës ku ata gjenden, në rastin konkret në Maqedoninë e Veriut, do të thotë se këta persona janë të pafajshëm dhe në këtë rast shteti ynë mund ta vlerësojë vetë nëse këto veprime për çka akuzohen,janë ose jo të sajuara nga shteti që kërkon të ekstradohen”.

“Unë do të thosha se kjo çështje ka më shumë karakter politik ndërmjet dy shteteve, se sa argumente juridike, mbi bazë të së cilave kërkohet të bazohet ekstradimi”, thotë për Radion Evropa e Lirë Bashkim Selmani, ish-gjykatës , aktualisht ligjërues në Fakultetin Juridik të Tetovës.

Ndryshe, gjatë javës së kaluar, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka kërkuar që Shkupi zyrtar të ndërmarrë veprime ndaj pjesëtarëve të lëvizjes “Hizmet”, të klerikut Fetullah Gulen, të cilën Ankaraja zyrtare e konsideron si “organizatë terroriste të FETO-s”.

“E dimë që ekzistojnë struktura të caktuara të organizatës terroriste të FETO-s. Kemi edhe emra konkret të disa prej kryesorëve të këtyre strukturave, të cilat i kemi shkëmbyer me autoritetet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut”, kishte theksuar pas takimit me homologun e tij ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Pas kësaj deklarate, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kishte deklaruar për mediat se institucionet përkatëse të shtetit, do të veprojnë në përputhje me Konventat Ndërkombëtare për ekstradim, si dhe me legjislaturën vendore.

3 ditë nga grabitja e 10 mln eurove, policia gjen provën që mund të ndihmojë në hetim

Një dorashkë duket se është prova e fundit e sekuestruar nga policia për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasi. “Balkanweb” raporton se një dorashkë e hedhur nga autorët në ferrat pranë tuneleve ku u gjet makina e dytë është sekuestruar sot nga grupi hetimor, tre ditë pas ngjarjes.

Por ekspertë të policisë janë rikthyer në vend edhe për gjetjen e provave të tjera që mund të ndihmojnë hetimet dhe zbulimin e autorëve të grabitjes së 10 milionë eurove të bankave shqiptare që do të udhëtonin drejt Austrisë me një avion ku ndodheshin edhe 160 pasagjerë.

Ngjarja ndodhi në orën 15:00 të së martës, ndërsa pati dhe shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, që cilësohet si kreu i grupit të grabitësve, i akuzuar më parë edhe për grabitje të tjera.

Çfarë lidhjeje ka me Kosovën grabitësi i miliona eurove në Shqipëri?

Njeriu me 13 identitete, Admir Murataj, që mbeti i vrarë pas aksionit spektakolar në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro, po dyshohet se është strehuar për një kohë në Kosovë, derisa ishte në kërkim ndërkombëtar. Përveç Shqipërisë, edhe në vendin tonë policia është mobilizuar për të vërtetuar se Murataj, për të cilin thuhet se kishte kryer disa operacione plastike për të mos rënë në duar të drejtësisë, mund të ketë lidhje me Kosovën. Gazeta Express ka konfirmuar se Policia e Kosovës tashmë ka filluar hetimet për rastin, derisa nga burime mirë të informuara në Prokurorinë e Shtetit në Shqipëri, Express mëson se ende nuk kanë pranuar ndonjë informatë zyrtare për qëndrimin e tij në Kosovë

Arlena Krivenjeva

Vetëm pak minuta i janë dashur disa personave të armatosur që të thyejnë sigurinë në aeroportin e Rinasit në Tiranë, të marrin në kontroll avionin e linjës Tiranë -Vjenë me 150 pasagjerë e të largohen me hiç më pak se 10 milionë euro të vjedhura.

Nga aksioni spektakolar që mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore vetëm një gjë hajnave u shkoi keq. Ishte vrasja e Admir Murataj me një plumb në mes të kokës si dhe një veturë e djegur pranë skenës së krimit që lanë gjurmët e vetme nga grabitja.

Murataj humbi jetën në shkëmbimin e zjarrit që pasoi pasi që grupi u vu në ndjekje nga policia. Flitet se ai mund të ketë vdekur pasi që u qëllua nga bashkëpunëtorët e tij, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar. Gjithashtu, nuk është konfirmuar edhe nëse katër personat e arrestuar nga policia mund të kenë diçka lidhje me vjedhjen e miliona eurove.

40-vjeçari, Admir Murataj kishte zgjedhur që të maskohej me maskë silikoni që mund të blihet lehtë përmes internetit, por, dyshimet janë se i njëjti kishte bërë edhe disa operacione plastike për t’i ikur drejtësisë.

I njohur mirë për autoritetet jo vetëm në Shqipëri ai ishte në kërkim ndërkombëtar, teksa thuhet se për një kohë ishte strehuar në Kosovë.

Sipas disa informacioneve, Murataj nga Dibra kishte një kohë që po jetonte në mes të dy shteteve, ndërkaq, kjo informatë tashmë është në dorë të Policisë në Kosovë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka konfirmuar sot për Gazetën Express se ka dhënë urdhër që të nisen hetimet që zbardhin se a ka pasur i vrari në vjedhjen e 10 milionë euro diçka lidhje apo nëse është strehuar në Kosovë.

“Jemi duke punuar se nuk e dimë ende, e kam dhanë sot si obligim me hulumtu me kqyr për këtë rast”, është deklaruar Qalaj.

Tutje, drejtori i Policisë ka bërë të ditur se janë në vazhdimësi në kontakt me organet e rendit në Shqipëri, teksa nga ta kanë marrë informacionin se Murataj mund të ketë lidhje diçka me Kosovën.

Për këtë Qalaj po thotë se po punojnë së bashku për të hedhur dritë mbi rastin.

Në anën tjetër, për vjedhjen më të rëndë që ka parë ndonjëherë shteti shqiptar, policia e Shqipërisë nuk ka pranuar të jap shumë informacione.

I kontaktuar nga Gazeta Express, Gent Mullai, zëdhënës i policisë , po thotë se nuk mund të flasin shumë për rastin pa përfunduar të gjitha hetimet, në mënyrë që të mos ndikohet në proces.

“Gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qarkulluar lloj – lloj lajmesh për këtë temë unë nuk kam dhënë asnjë lajm të tillë, deri sa të përfundon i gjithë hetimi”, thotë ai.

Mirëpo, Gazeta Express nga burime mirë të informuara në Prokurorinë e Shtetit shqiptar ka arritur të konfirmojë se momentalisht ende nuk është siguruar ndonjë informacion që e lidh 40-vjeçarin me Kosovën, teksa zyrtarisht nuk kanë pranuar të flasin, shkaku i hetimeve.

Këta të fundit kanë për të ditur veçse dy javë më parë pasuritë e tij në Shqipëri ishin sekuestruar me vendim të gjykatës, ndërkaq, pjesa e tjetër është ende në fazë të hetimeve.

Ishte gazetarja Klodiana Lala që mbrëmë në Opinion ndërlidhi Admir Murataj me Kosovën. Ajo ka deklaruar se i ndjeri kishte jetuar që një kohë në mes të dy shteteve.

“Kjo ngjarje ka ngritur shqetësim për sigurinë kombëtare dhe me të drejtë. Dhe ky grup i strukturuar kriminal mund të kishte marrë peng këdo, kanë pasur armatim të rëndë. Një arsenal të jashtëzakonshëm armësh. Pasi policia ka vajtur në vendngjarje ka zbuluar që personi i vrarë nuk ishte ai që në dukej në foto. Më pas është zbuluar se kishte bërë ndërhyrje estetike, në pjesën e hundës dhe të mollëzave. Ka lëvizur mes Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjithë na rezultojnë se këta njerëz shëtisin shumë të lirë dhe rinë në shtëpi”, ka thënë Lala.

Polica shqiptare ndërkaq ka dërguar gjurmët e gishtërinjve të të ndjerit në Greqi, teksa policia greke ka arritur të identifikojë profilin gjenetik.

Kush është njeriu i vdekur me 13 identitete që ka mobilizuar edhe Policinë e Kosovës?

Admir Murataj nga mediat po krahasohet me hajdutët që mund të kemi parë vetëm përmes filmave. 40-vjeçari, që qëndron prapa disa vjedhjeve të mirë organizuara, njihet si hajdut i talentuar e vrasës gjakftohtë. Ndryshe, Murataj mund të identifikohet si njeri me shumë maska e shumë identitete.

Ai kishte zgjedhur që në vjedhjen e asaj dite të maskohej si një burrë tullac me mjekër, ndërkaq, që nga viti 2013-të ishte edhe në kërkim ndërkombëtar.

Në Greqi figuronte si një nga kriminelët më të kërkuar, jo vetëm për grabitje bankash, por edhe për vrasje.

Edhe me tu kthyer në Shqipëri ai nuk kishte dorë nga zanati i tij. Mes 13 identiteteve që thuhet se ka mbajtur dhe shumë maskave që ka ndërruar, ai nuk arriti të kapet asnjëherë nga policia.

Njeriu i padukshëm për policinë greke e shqiptare është autori i një prej vjedhjeve më spektakolare të bëra në Shqipëri dhe në botë, me plot 10 milionë euro./GazetaExpress

“Admiri nuk sheh filxhan, nuk ka pasur nga ta dijë për paratë”, flet vëllai i grabitësit: Ishte djalë nëne, nuk mund…

Aleksandër Murataj ka mohuar faktin se vëllai i tij, Admir Murataj ka qenë organizator i supergrabitjes në Rines.
Në një lidhje telefonike për Report Tv nga burgu 313, Murataj është shprehur i bindur se vëllai i tij është urdhëruar nga “dikush” tjetër, që ka pasur informacion se në Aeroportin “Nënë Tereza” do të transportohej një shumë e madhe parash.

Ceremonia e varrimit të Admir Murataj do të zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00 në Tropojë, por Murataj nuk mund të jetë i pranishëm, pasi leja e tij është refuzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Nga burgu, Murataj nëpërmjet ekranit të Report Tv u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin parasysh kërkesën, pasi dëshiron t’i japë lamtumirën e fundit vëllait të tij, të cilën e ka takuar për herë të fundit rreth 1 muaj para se të arrestohej.

“Kemi kryer procedurat për të marrë pjesë në varrim, por Drejtoria e Përgjithshme nuk na lejon. Kam vite që nuk e kam takuar vëllanë, kam 2 vite në burg. E kam parë vëllanë një muaj ose 2 muaj e gjysmë para se të arrestohej. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë para se të më arrestonin mua. Di sa shoh nga lajmet për vëllanë tim. Që të quhesh organizator dhe të vritesh me policisë ose me tjetrin, një që ka logjikë nuk e koncepton që një organizator të vritet me plumb dhe të lihet në rrugë. Në lajme kam parë që është vrarë, s’e di kush e ka vrarë. Korrupsioni dhe organizatorët janë prej aty ku flitet te Parlamenti deri të aeroporti. A ka mundësi që të shkosh të marrësh 10 mln euro pa të çuar dikush tjetër? Nuk ka shanse. Dikush e ka çuar Admirin aty. Admiri nuk sheh filxhan, nuk ka pasur nga ta dijë që po transportoheshin para. Unë kam jetuar 23-vite në emigracion, akoma nuk kam gjetur të drejtën time. Kam bërë 2 vite burg dhe nuk jam pyetur njëherë”, u shpreh Murataj.

Jovanovska: Të papunësuarit në Maqedoni nuk vijnë në intervistë pune kur i ftojmë

Drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, konfirmoi në konferencën e sotme për media se ajo pajtohet me pozitën e Bankës Botërore që një pjesë e popullsisë maqedonase nuk dëshiron të punojë dhe as nuk kërkon punë. Ajo vuri në dukje se shumë nga njerëzit që janë regjistruar si të papunë nuk vijnë në një intervistë pune kur ata thirren nga Agjencia e Punësimit ose punëdhënësi, njofton Makfax.

Jovanovska informoi se aktualisht në vend numri i të papunëve është rreth 190 mijë.

“Ne po përballemi me problemin që kur një punëdhënës kërkon fuqi punëtore, kemi situatë kur personat e ftuar që janë të regjistruar si të papunë nuk vijnë në intervistë me Agjencinë e Punësimit, sepse nuk është e detyrueshme, domethënë ata nuk janë të detyruar me ligj që të vijnë. Nga të gjithë të papunët që thirren, vetëm 30% vijnë, gjysma prej të cilëve shkojnë në intervistë me punëdhënësin. Kurse ata që shkojnë në intervistë, nuk i pranojnë kushtet, domethënë pozicionin, ndërrimin, pagën dhe kështu me radhë”, thotë Jovanovska.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se Agjencia e Punësimit përballet me problemin e mosbesimit të punëkërkuesve sepse punëdhënësit të cilët janë të detyruar me ligj të publikojnë shpalljen, kanë gjetur më parë një person për pozicionin, dhe kur ata që kërkojnë punë do ta kontaktojnë punëdhënësin, ata u thonë se vendi i punës është zënë.

“Ne po punojmë për këtë problem për të krijuar besim në mesin e të gjithë pjesëmarrësve në procesin e punësimit, në të cilin të gjithë duhet të jenë të ndershëm, ne si agjenci, punëdhënësit dhe punëkërkuesit, që vërtet dëshirojnë të punojnë”, tha Jovanovska.

Në konferencën e sotme për media, drejtoresha e Agjencisë për punësim theksoi se plani i vetëpunësimit për vitin 2018 ishte i suksesshëm, që do të thotë se me masat punësohen rreth 6500 njerëz, nga të cilët 53% janë të rinj deri në 29 vjeç.

Ajo theksoi se programi vazhdon këtë vit me një buxhet në rritje prej 1,1 miliard denarë, me çka pritet të rritet numri i të punësuarve deri në 8.500.

“Dua ta shoh, është djalë nëne”/ Përcjellja për në banesën e fundit të Admir Muratajt, flet nga qelia i vëllai Aleksandri dhe hedh dyshimet e rënda: Aty e ka dërguar… (FOTO)

Flet nga burgu 313, Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt. Në një lidhje telefonike për “Report Tv” ai tha se kërkon që të shkojë në varrimin e të vëllait.

“Kemi kërkuar një leje dhe të gjitha procedurat i kemi kryer në orën 4 të gjitha procedurat. Burgjet s’na përgjigjen, kërkoj të drejtën që më takon. S’dua më shumë. Kam vite që se kam takuar se kam 2 vite që jam brenda. Më mbajnë këtu kot, s’më ka pyetur asnjë prokuror apo njeri. As drejtësinë s’ma japin, as në varrim s’më lenë të shkoj. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë që kur u arrestova unë, këto i nxjerrin gazetarët për shoë. Spekulime nga gazetarët apo nga njerëz të gabuar. Të quhesh organizator, e të vritesh s’është normale. Të vritet organizatori e të lihet në qoshe të rrugës. S’vritet robi ashtu edhe nga policia. Si i nxjerrin ato foto, ka shpirt, është djalë nëne. Si i vodhi 10 milionë euro, kështu? Shkon ti dot? Dyshimi im është që e ka dërguar dikush aty…”-tha ai.

Juncker gati sa nuk i vë flakën Zonjës së Parë të Ruandës, del videoja që po thyen rrjetin

Jean-Claude Juncker është vënë sërish në qendër të vëmendjen për shkak të veprimeve të tij në publik. Presidenti i Komisionit Europian ishte i ftuar për një vizitë zyrtare në Ruanda me rastin e 25-vjetorit të gjenocidit në vend ku humbën jetën 800 mijë persona.

Në rrjet po qarkullon një video ku Juncker merr shkopin me zjarr (që simbolizonte flakën e shpresës), por në vend që ta mbajë në një drejtim si të tjerët, ai e kthen atë drejt Zonjës së Parë Jeannette Kegame dhe për pak i vë flakën.

Reagimi i bashkëshortit të saj ishte i shpejtë duke i larguar shkopin Junckerit. Më pas i marrin rojet dhe i largojnë. Kjo nuk është hera e parë që Juncker është në qendër të vëmendjes për shkak të ‘bëmave’ të tij.

Kujtojmë që gjatë një takim me liderët e BE-së në fund të vitit 2017 ai u shfaq i dehur dhe nuk mbaante ekuilibrin.