Ballina Blog Faqe 616

DAP nis me dorëzimin e fletëparaqitjeve tatimore

Drejtoria e të Ardhurave Publike prej sot do të fillojë t’i dorëzojë fletëparaqitjet tatimore të plotësuara vjetore tatimpaguesve për të ardhurat e realizuara në vitin 2018.

Fletëparaqitjet e plotësuara vjetore do të dorëzohen në mënyrë elektronike edhe profilet shfrytëzuese që paraprakisht i ka regjistruar tatimpaguesit, ndërsa në e-mail adresën shfrytëzuesi do të marrë notifikacion se është dërguar fletëparaqitja tatimore e plotësuar vjetore, të cilën duhet ta konfirmojë apo korrigjojë.

Ky është viti i parë në të cilin qytetarët marrin fletëparaqitje të plotësuar vjetore tatimore. Deri vitin e kaluar qytetarët për të ardhurat e realizuara në vitin paraprak i kanë dorëzuar fletëparaqitjet tatimore vjetore deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike, ndërsa me reformën që u realizua gjatë vitit të kaluar, qytetarët në mënyrë elektronike do të marrin fletëparaqitjet tatimore vjetore.

Në sistemin elektronik të Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë regjistruar gjithsej 700 mijë tatimpagues.

Kanë filluar pazaret me votat, çmimi shkon deri në 1 mijë denarë (VIDEO)

Janë vërejtur aktivitete në terren për shit-blerje të votës, të cilës, sipas sektorit civil, i është rritur vlera në para në këtë cikël zgjedhor. Qendra për liri, Civil ka vërejtur fillim të parakohshëm të fushatës, gjuhë të urrejtjes, shfrytëzimin e fëmijëve në aktivitete politike dhe njoftime për prishje të heshtjes zgjedhore në ditën e zgjedhjeve.

“Jemi të njoftuar për disa raste në disa vendbanime se përgatitet blerje votash nga struktura të caktuara politike. Blerja e votës, siç mësojmë, më nuk është 500 denarë por është rritur çmimi i votës dhe kjo arrin shumën prej 1000 denarësh ose edhe më shumë në ditët para votimit.

Partitë politike i shfrytëzojnë të gjithë boshllëqet në Kodin Zgjedhor që të mund t’i ikin procedurës standard dhe demokratike të bindjes së votuesve për të votuar për një kandidat ose për një tjetër”, tha Xhabir Deralla, Qendra për Liri Civil.

Kreu i KSHZ-së Oliver Derkoski thotë se Kodi Zgjedhor ka pësuar më shumë se 30 ndryshime dhe si pasojë duhet një ligj komplet i ri. Ai kërkon të rregullohet çështja e votimit në diasporë dhe të vazhdohet me përpjekjet që personat me aftësi të kufizuar të mund të realizojnë pa pengesa të drejtën e votës.

“Për këtë cikël zgjedhor do të bëhen shpenzime me vlerë prej pothuajse 30 milion denarësh për 1782 persona të cilët janë paraqitur për të votuar në diasporë kurse me siguri nuk do të votojnë të gjithë. Do të votojnë gjysma ose rreth 1 mijë persona. Vota nga diaspora do të jetë më e shtrenjta. Kjo sjellë një dilemë të cilën në periudhën e ardhshme duhet patjetër ta zgjidhim. Por, unë nuk jam që t’u merret e drejta e votës qytetarëve tanë që janë në diasporë”, deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Krisma në kazermën ushtarake “Goce Dellçev” në Shkup, një i plagosur

Ushtari që ka qenë në roje, duke vepruar sipas procedurave të caktuara, herët në mëngjes në ora 2:53 ka parandaluar tentativë për hyrje të dhu nshme në qarkun e kazermës “Goce Dellçev” në Shkup, informoi Ministria e Mbrojtjes.

Ushtari disa herë verbalisht e ka paralajmëruar personin, por pasi që nuk është bindur, rojtari ka qëlluar dy herë në ajër.

“Personi edhe më tej nuk i ka dëgjuar paralajmërimet, me ç’rast me njërin plumb është qëlluar në thembrën e këmbës së djathtë. Konform procedurave i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente hetuese”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Policia ushtarake, MPB dhe prokurori publik kanë dalë në vendngjarje. Të gjitha informacionet dhe dëshmitë relevante për ngjarjen janë dorëzuar tek organet kompetente, të cilët punojnë në zbardhjen e rastit./МИА

“Bëjeni për burrin dhe dashnorin”, mesazhi i super-gjyshes shqiptare (Foto)

Edhe pse i ka kaluar të 40-at e sërish duket si vajzë e re, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj kujdeset shumë për ta mbajtur veten në formë.

Se fundmi, përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, gjyshja më seksi e showbiz-it shqiptar ka treguar se si ia del të ketë një look rrëzëllitës.

Ajo ka pranuar se për të pasur fytyrën prej 20-vjeçare a, herë pas herë u nënshtrohet trajtimeve të ndryshme me botoks dhe lazer.

Këto trajtime e bëjnë Albërien të ketë lëkurë të adhurueshme.

Ajo gjithashtu ka treguar se shqetësimi i saj i fundit janë rrudhat poshtë syve.

“Të dashura motra kujdesuni për veten, për burrat, pse jo dhe për dashnorin, ndjehuni sexy”, thotë Albëria në një video, teksa thekson se do të bëjë ndërhyrje për t’i hequr rrudhat që e shqetësojnë.

Ankthi, çfarë është dhe si ta luftojmë

Si të shpëtojmë nga ajo ndjenjë e tensionit të vazhdueshëm që na shqetëson dhe, në një afat të gjatë, helmon ditët tona

Ne gjithmonë jetojmë me ngut, të shtyrë nga një mijë angazhime; ndiejmë peshën e botës mbi ne, jemi në presion për të qenë në lartësinë që të tjerët presin, por edhe ne vetë presim nga qëllimet tona.

Me fjalë të tjera, ankthi vazhdimisht na gllabëron. Dhe nëse, për një arsye të caktuar, është një stimul për t’u përmirësuar, për një tjetër është një përpjekje që na zë poshtë dhe që në afat të gjatë mund të shkatërrojë jetën tonë. Le të zbulojmë se si ta mbrojmë veten ose, të paktën, si të çlirohemi prej tij kur kemi mundësi.

Çfarë është ankthi – Në kuptimin e ngushtë, ankthi është një gjendje psikike e personit, për të cilin zakonisht është plotësisht i vetëdijshëm subjekti. Ne e gjejmë veten duke jetuar në një gjendje shqetësimi të vazhdueshëm, ndonjëherë nga frika, kryesisht lidhur me një situatë të caktuar mjedisore. Kjo frikë shumë shpesh është e pabazuar dhe dallon nga frika aktuale duke qenë e paqartë dhe e papërcaktuar, jo e lidhur me një fakt apo objekt të vetëm. Shpesh shoqërohet me sëmundje fizike siç janë rrahjet e shpejta të zemrës, gulçimi, djersitja, nauzeja dhe dridhja e brendshme. Ankthi nuk është në vetvete një fakt negativ: Imazhimi ka zbuluar se fushat e trurit të përfshira në gjendjet e ankthit janë amygdala dhe hippocampus: kjo tregon se kjo dridhje intime është në fakt një mekanizëm mbrojtës që na mban larg nga sjellja potencialisht e rrezikshme për mbijetesë.

E rëndësishme është ta menaxhosh – Kur frika nuk zbutet edhe në situata të qetësisë, ankthi bëhet një çrregullim i dëmshëm që duhet të mësojmë ta menaxhojmë. Përndryshe, trupi paguan pasojat, duke u bërë subjekt i çrregullimeve që shkojnë nga takikardia te dhimbjet në bazën e kokës dhe qafës, nga pagjumësia te çrregullimet e tretjes. Nëse sëmundjet janë të rëndësishme dhe zgjasin me kalimin e kohës, ata janë përgjegjësi e mjekut: nëse janë gjendje kalimtare, mund të jetë e mjaftueshme të vihen disa masa kundërshtuese për të na ndihmuar të çlirohemi dhe të relaksohemi.

Një frenim në teknologji – Përdorimi i paautorizuar i pajisjeve teknologjike ka shkaktuar një mekanizëm vicioz të quajtur teknostres. Nevoja për të na mbajtur gjithmonë të lidhur, pa humbur edhe një mesazh, ankthi i performancës që përjetojmë duke kontrolluar profilet tona sociale dhe duke i krahasuar me ato të miqve tanë, frustrimi dhe ndjenja e izolimit që rrjedhin nga neglizhimi i miqve të vërtetë për të mbajtur ritmin me ato virtuale, janë një burim i vazhdueshëm stresi. Zgjidhja, së paku në letër, është e thjeshtë: thjesht fikni telefonin, të paktën në një kohë të caktuar, për shembull gjatë ngrënies dhe së paku dy orë para se të flini dhe të ktheheni në kontakt me njerëz që janë më afër nesh, larg nga ndërhyrja “digjitale”. Pajisjet elektronike duhet të ndalohen në dhomën e gjumit, ku gjenerojnë elektrosmog, efektet e shëndetit të të cilëve nuk janë ende plotësisht të njohura.

Qetësimi në ajër të hapur – Drita e diellit është një aleat i fuqishëm i mirëqenies dhe një mënyrë efektive për të luftuar ankthin. Bërja e aktivitetit fizik në ajër të hapur çliron endorfinët dhe hormonet e mirëqenies, të cilat janë të dobishme për të luftuar veprimin e neurotransmetuesve përgjegjës për stresin, depresionin dhe ankthin. Një ecje e gjatë me një ritëm të shpejtë ndihmon në tërheqjen e mendjes dhe ushtrimin e trupit, stimulon oreksin dhe gjeneron atë ndjenjë të shëndetshme të lodhjes që lehtëson një pushim të natës paqësore. Muzika qetëson edhe kafshët – Nuk është vetëm një mënyrë të thëni, por edhe një e vërtetë shkencore e demonstruar edhe nga disa studime: shkencëtarët nga Universiteti i Kentakit kanë treguar se dëgjimi i muzikës në pritje për pacientët që presin kirurgji çon në rezultate të ngjashme me ato të fituara me qetësues, dhe është gjithashtu në gjendje të lehtësojë dhimbjen fizike pas operacionit. Muzika nxit lirimin e dopaminës, një substancë kimike e mirëqenies: mësojmë të dëgjojmë muzikë për t’u çlodhur, duke favorizuar meloditë e ngadalta dhe të ëmbla, më efektive në luftën kundër ankthit.

Merr frymë – Aleati i parë kundër ankthit është aq i lehtë sa… frymëmarrja. Mësojmë të marrim frymë me diafragmë, që do të thotë mbushje e pjesës së poshtme të gjoksit me ajër dhe mbajtja e shpatullave. Le të vendosim veten në një pozitë të rehatshme, ndoshta të shtrirë në një dyshek, dhe të përqendrohemi në frymëzimet tona, që duhet të bëjmë duke “fryrë” barkun. Le të mbajmë një ritëm të ngadaltë dhe të kontrolluar, sikur të jemi në gjumë dhe përpiqemi të bëjmë boshllëkun në mendje: ndjenja e tensionit do të lirohet dhe, nëse jemi me fat, edhe mund të dremisim për disa minuta.

Në tavolinë – Ushqimi i “duhur” është një aleat i vërtetë i lumturisë. Meqenëse neurotransmetuesit janë të prekur nga ushqimi, ne zgjedhim ushqimet më të përshtatshme për përmirësimin e disponimit tonë. Ushqimet e pasura me karbohidrate nxisin lirimin e serotoninës, një opiat natyror që vepron në tru në një mënyrë të ngjashme me drogën: por pa shkuar shumë larg që të mos grindemi pastaj me peshoren, futim disa ushqime të këtij lloji në dietën tonë.

Çun Lajçi: Votojeni Blerim Rekën e mos ia merrni ftyrën Xhemë Gostivarit

Aktori i njohur, Çun Lajçi përmes një postimi ka thumbuar lidhur me zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, dhe thirrjet e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për të votuar kandidatin Stevo Pendarovskit të LSDM dhe koalicionit qeverisës.

Ja postimi i plotë:
A durohet bre?
Ali Ahmeti i thërret shqiptarët ta votojnë Pendarovskin
( ndoshta asht peder )

Po për kend paske luftua ( nëse ke pas pushkë n’dorë ) more faqja e zezë.
Merr shembull Malsinë e Madhe e jo sllavet tu more fara e shkjaut!
Vllazën
Votojeni Blerim Rekën e mos ia merrni ftyrën Xhemë Gostivarit

Fat i keq për 22-vjeçaren, humb jetën pasi loja e … shkoi keq

Një 22-vjeçare britanike është gjetur pa shenja jete në një dhomë hoteli në Zvicër, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një “lojë s… e cila ka shkuar keq”.

Anna Florence Reed u zbulua të martën në orën 7 të mëngjesit në banjën e hotelit pasi u dëgjua britma nga dhoma e saj. I dashuri i saj gjerman, 29 vjeç, është ndaluar dhe po përballet me një …

LEXO lajmin e plotë:

“Ti, bir shoferi ke ardhur nga Durrësi të na ‘ndriçosh’: Kujtimet e Kristaq Ramës, nga takimet me Enverin

Gazeta Dita ka botuar një shkrim të Kristaq Ramës, në të cilin ai flet për disa takime me Enver Hoxhën.

Në të flitet për bisedat e tyre, për skulpturat.

Më poshtë po e sjellim shkrimin e plotë.

Nga Kristaq Rama

Në vitet e parë të pasçlirimit, kur isha nxënës në Liceun artistik, më caktuan të shoqëroja shokun Enver në lozhën që ishte caktuar për të, në një shfaqje që jepte shkolla jonë në skenën e Teatrit Popullor. Kish to emocionet e natyrshme prej nxënësi dhe nuk dija ç’të flisja. Po shoku Enver më çliroi vetë. Më pyeti nga isha, përse studioja dhe unë iu përgjigja.

-Ja , sa bukur, – tha i kënaqur, – ti, bir shoferi ke ardhur nga Durrësi të studiosh në shkollën e parë artistike që është krijuar në vendin tonë. Më kanë thënë që ka edhe disa të rinj, që kanë qenë partizanë. Pushteti popullor prandaj e ka hapur këtë shkollë që ju, fëmijët e popullit, fëmijët e punëtorëve dhe të fshatarëve, të ardhur nga të katër anët e Shqipërisë, të bëheni artistë. Dhe me siguri do të bëheni, se populli ynë gjithmonë e ka dashur artin dhe në gjirin e vet ka pasur gjithmonë artistë të shquar, por regjimet e kaluara antipopullore nuk u kanë krijuar kurrë mundësi atyre që të shkollohen sepse kultura dhe arti kanë qenë privilegj vetëm i një pakice të pasurish.

Sot ne kemi vetëm Liceun Artistik të Tiranës, por më vonë do të krijojmë dhe shkollat tona të larta, prandaj ju duhet të mësoni mirë, merruni zanatin mjeshtrave që ju mësojnë, siç është Odise Paskali, që të bëheni artistë të zotë ashtu siç iu do populli dhe partia.

Ky ishte takimi i parë me shokun Enver. Që atëherë kam pasur mjaft raste që më kanë lënë mbresë. Po një ngjarje nuk do ta harroj kurrë. Në vitin 1962, shoku Enver bëri një vizitë në Galerinë e Arteve. Më pyeti se çfarë kisha në duar. I thashë se po punoja për monumentin e Kostandin Kristoforidhit bashkë me Mumtaz Dhramin. Shoku Enver më përgëzoi dhe shtoi:

-Partia gjithnjë i ka vlerësuar figurat e shquara historike të popullit, jo vetëm të luftës por edhe të kulturës kombëtare. Kristoforidhi ka qenë një studiues i shquar i gjuhës shqipe. Ai ka shkruar vepra të rëndësishme siç është “Fjalori i gjuhës shqipe”, një vepër e shquar shkencore. Në punën e tij, ashtu si dhe mjaft atdhetarë të tjerë të mëdhenj të Rilindjes, ai u frymëzua nga idealet e lirisë kombëtare. Ai ishte i lidhur me popullin dhe nga populli mësoi shumë e mori shumë thesare, që e ndihmuan në punën e tij për pasurimin dhe pastrimin e gjuhës letrare nga barbarizmat e huaja. Kristoforidhi ishte një atdhetar me ide përparimtare dhe besimin e tij të madh e mbështeti te njerëzit e popullit. Prandaj dhe ju të tillë duhet ta bëni në veprën e tij.

Mbas disa muajsh, kur më pa në një takim, më thirri dhe më tha:

-Si po ju vete puna me monumentin? Kur isha në Elbasan kam parë dhe vendet se ku mund të vendoset Kristoforidhi. Ku keni menduar ju ta vini?

-Ne kemi menduar në lulishten para Komitetit Ekzekutiv ose në atë pranë murit të kalasë, sepse vende të tjera nuk ka, – i thashë unë.

– Jo,- më tha shoku Enver. –Atje nuk është vend i mirë për monumentin. Më poshtë, mbasi kalon murin e kalasë, ka një vend me një lulishte të vogël që është edhe në qendër, edhe me pika më të shumta soditjeje.

Unë iu përgjigja menjëherë se aty nuk mund ta vinim se s’ka vend. Në fakt, pikërisht në atë shesh që sugjeronte shoku Enver ishte vendosur busti i tij. Edhe shoku Enver e kishte parë dhe e dinte mirë këtë gjë, prandaj shtoi duke buzëqeshur:

-Ka vend, ka. Ju rregullojeni, bëni ndonjë lëvizje dhe unë mendoj që atje ta vendosni. Punë të mbarë!

Kjo e vështirësoi punën. Lëvizja që mund të bëhej ishte të lëviznim bustin e shokut Enver dhe ta vendosnim gjetkë, dhe në shesh të ngrinim monumentin e Kristoforidhit. Punë që s’bëhej. Njoftuam Komitetin e Partisë të Rrethit të Elbasanit, por sekretari nuk pranoi. Atëherë edhe ne nuk e menduam gjatë. Por kur po përfundonim monumentin, në studio erdhi shoqja Nexhmije. Pasi pa punën, na pyeti për bazamentin. Kur i thamë që po e ngremë në lulishten pranë Komitetit Ekzekutiv, ajo u shqetësua dhe më tha:

-Po ti a e dëgjove porosinë e shokut Enver?

Ishte porosi e shokut Enver: Njerëzit e ditur të popullit, njerëzit që kishin punuar e luftuar për të, të vendoseshin në vendet ku shiheshin e të kujtoheshin më mirë.

Siç mora vesh më vonë, shoqja Nexhmije kishte shkuar vetë në qytetin e Elbasanit dhe kishte biseduar me sekretarin e parë të Komitetit të Partisë, të cilit ia kishte thënë këtë mendim. Megjithatë ai e kishte biseduar përsëri me shokun Manush Myftiu, që në atë kohë ishte Ministër i Arsimit e i Kulturës dhe vetëm pas kësaj bisede “ishte dorëzuar”.

Ky ishte një nderim i madh që u bënte udhëheqësi ynë figurave të shquara të kombit. Të nesërmen më thirrën në Elbasan me urgjencë dhe brenda 24 orëve u bë spostimi i bazamentit.

Në vitin 1966, besoj ka qenë muaji mars, në një vizitë që bëmë në shtëpinë e shokut Enver (në mos gabohem kanë qenë edhe shoku Çesk Zadeja e Ismail Kadareja) në një moment hodha vështrimin në bibliotekën e tij të pasur dhe pikërisht në atë vend ku ishin vendosur librat e artit, shoku Enver më thotë:

-Po sheh librat e artit Rama, dhe siç duket i njeh nga formati. Janë libra të mirë dhe botime speciale, për artin. Unë i studioj nganjëherë ato. Mirë do ishte që artistët t’i kishin këta libra, por tani ne nuk kemi mundësi, sepse janë të shtrenjtë. Por biblioteka, e sidomos ajo e Institutit të Arteve, duhet t’i kenë patjetër, sepse janë pasqyrë e kulturës botërore. Sigurisht në ta përfshihen të tëra rrymat, shkollat dhe drejtimet artistike, prandaj ju duhet t’i njihni njëherë mirë vetë dhe t’ua tregoni edhe studentëve. Por duhet t’u shpjegoni dhe t’u zbërtheni përmbajtjen ideore, estetike dhe filozofike sidomos të artit të shekullit XX, duke filluar pak më parë, bile nga impresionizmi, kubizmi e gjer tek ekspresionizmi, surealizmi, abstraksionizmi e të gjitha drejtimet artistike, sepse rinia dëgjon për to dhe do t’i dijë e t’i shohë. Prandaj ju pedagogët dhe artistët e formuar ideologjikisht duhet t’ua shpjegoni dhe t’ua bëni të qartë thelbin reaksionar të artit borgjez në mënyrë që ata të mos i çoroditë efekti jashtëm i tyre.

Ne kemi piktorë dhe skulptorë shumë të mirë, që bëjnë vepra të bukura e ndoshta edhe më të mira se këto që janë këtu (me gishta na tregoi dy portrete në vaj të Marksit e të Leninit, të punuar nga piktorë sovjetikë), por unë i mbaj edhe i ruaj se m’i ka dhuruar Stalini. Kurse në zyrë, – theksoi ai, kam vënë pikturën e Guri Madhit.

Porositë e shokut Enver për artin, porosi të vazhdueshme të një njohësi dhe vlerësuesi të rrallë ishin jo vetëm mësime, por nxitje e madhe për ne. Sa herë takohej me shkrimtarë dhe artistë ai linte porositë e tij, mendimin e tij, nxitjen dhe ndihmën e madhe për ta.

Për vizitën që na bëri në studio në qershor të vitit 1969 nuk do zgjatem, sepse këshillat që na dha janë shumë të qarta në letrën që na dërgoi mbas disa ditësh. Vetëm dua të shtoj se në fillim na bëri këtë pyetje:

-Ku i keni “çirakët”, ku i keni nxënësit? Ju, që tani jeni mjeshtër me përvojë, kur bëni vepra të tilla të mëdha duhet të merrni djem të rinj, të talentuar, që edhe t’ju ndihmojnë, por edhe të mësojnë, sepse kjo është një shkollë e madhe për ta. Ju dini më mirë se unë se mjeshtrit e mëdhenj të Rilindjes apo edhe më të hershmit, nuk bënin shkolla arti, sepse të tilla as që kishte, por mësonin në punishtet që drejtoheshin nga artistët e shquar. Kështu kanë mësuar edhe Mikalonxhelo e Rafaeli apo jo? Kështu të bëjmë edhe ne, të mësojmë nga mjeshtrit tanë, të mësojmë gjithnjë nga njeri-tjetri.

Dyshime se stafi i aeroportit bashkëpunoi në grabitje, nuk dha “alarmin e kuq” dhe policisë nuk iu hap dera. Murataj qëndroi i vetëm të digjte furgonin

Stafi koncesionarit “TIA” dhe i shoqërisë “ICTS Albania” që është ngarkuar për të siguruar rendin dhe qetësinë e aeroportit “Nënë Tereza” rezulton të mos ketë bashkëpunuar në kohë më Policinë e Shtetit.

Kjo, pasi gjatë analizimit të kamerave filmike ka dalë qartë se operatorët e sallës së monitorimit të kamerave nuk kanë dhënë në kohë alarmin, duke mos raportuar në kohë efektivët e policisë që ndodheshin shumë afër.

Kamerat e sigurisë së aeroportit kanë filmuar gjithçka, por ajo që çedoi dhe që ngjall vërtetë dyshime për abuzim me detyrën është faktori njerëzor që nuk ka bërë detyrën ashtu siç duhet, duke mos raportuar në kohë ngjarjen.

Sipas burimeve të policisë komandoja e grabitësve e përbërë nga katër vetë dhe e maskuar me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve” dhe “Hetimi Tatimor” është filmuar në çdo veprim që grabitësit kanë kryer.

Por, çuditërisht monitoruesit e kamerave nuk kanë raportuar situatën e pakëndshme, që po zhvillohej tek njëra nga dyert e emergjencës, nga e cila fushesh në pistën e avionëve. Tropojani Admir Murataj së bashku me tre bashkëpuntorët e tij, janë filmuar duke tërhequr zvarrë me furgon barrierën e betonit, që bllokonte kalimin.

Pas këtij filmimi, sërisht nga kamerat, njëri prej tyre ka prerë zinxhirin bllokues të derës me gërshërë çeliku dhe më pas gjithcka ka qënë e lirë për të hyrë në pistë. Mirëpo edhe pse këto veprime janë filmuar çdo sekondë nga kamerat, nga ana e stafit të sigurisë së aeroportit, nuk është dhënë asnjë alarm i kuq, për Policinë e Shtetit që ndodhej aty pranë.

Gjithmonë sipas burimeve të policisë, stafi i sigurisë i shoqërisë “ICTS Albania”, nuk ka reaguar edhe kur furgoni i bardhë i autorëve, ka hyrë brenda në aeroport, por sinjali i kuq dhe njoftimi i policisë është dhënë vetëm kur katër persona të armatosur janë parë në pranë avionit, teksa rrëmbejnë thasët me para nga hambari i tij dhe i fusin në furgon, e më pas tërhiqen.

“Shqiptarja.com” mëson se një patrullë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka ndërhyrë menjëherë sapo ka marë njoftimin nga “ICTS Albania” dhe komisariati i Rinasit, por është penguar nga vetë stafi i “ICTS Albania”, pasi dera ku është kërkuar të futej policia, nuk hapej.

Murataj mbeti i vetëm tek furgoni

Në këto kushte policisë i është dashur të rrotullohet rreth pistës së aeroportit dhe më pas të vihet në ndjekje të grabitësve, të cilët ashtu siç hynë me furgonin e bardhë, ashtu dhe u larguan pa u bllokuar nga askush. Në ndjekje e sipër patrulla e policisë ka shkëmbyer disa herë zjarr me grabitësit.

Rreth 2 km larg pistës së aeroportit, autorët kanë qëndruar duke u ndarë nga njëri-tjetri. Mësohet se i vetmi që ka qëndruar në furgon me qëllim që ti vinte zjarrin ka qënë Admir Murataj, i cili për të mbajtur sa më larg policinë ka vijuar të qëllojë me armë drejt efektivave.

Por edhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me armë, duke e goditur me një plumb në kokë, çka solli vdekjen e menjëhershme të Admir Murataj. Policët i janë afruar dhe kanë zbuluar se ai ishte i maskuar me një maskë silikoni, ndërkohë që nuk kanë konstatuar asnjë mjet indetifikimi të tij.

Zbardhja e identitetit të Murataj është bërë vetëm falë krahasimit të gjurmëve të gishtave të tij me ato që ishin marë në Greqi. Ky proces është kryer nëpërmjet bashkëpunimit të policisë shqiptare dhe asaj greke, duke arritur të konfirmohet se gjurmët e gishtave janë të tropojanit Admir Murataj.(Shqiptarja.com)

Çeket, të “dashuruara” pas kosovarëve: 10 mijë euro për një martesë fiktive

Jana, 28 vjeç, nga Bohemia Jugore vitin e kaluar udhëtoi për në Frankfurt. E kjo për shkak të martesës me një burrë që nuk e kishte parë kurrë më parë. Aq më pak që dhe ta dashuronte. Por kjo nuk e shqetësonte shumë. Ajo u martua me të për të fituar para.

Një duzin grash dhe vajzave çeke kanë zbuluar një mënyrë të shpejtë për të fituar një dorë të mirë parash. Ato peshkojnë burra emigrantë të cilët duan t’i shpëtojnë dëbimit nga vendet e BE-së, duke fituar lejeqëndrimi të përhershëm pikërisht nga martesat pa dashuri por me interes të ndërsjelltë.

Sipas të dhënave të institucioneve që merren me luftën ndaj krimit të organizuar në Republikën e Çekisë, po ekziston një prirje në rritje për martesa mashtruese të shtetaseve çeke me të huajt. Këto të fundit rendin drejt vendeve të BE-së, por sidomos në Gjermaninë fqinje, për të gjetur burra që kundrejt 10 mijë eurove duan të martohen.

Është gazeta Mlada Fronta Dnes që thekson se ky treg dominohet më së shumti nga meshkuj kosovarë.

Ajo kujton se në mars të vitit të kaluar, policia çeke bastisi disa shtëpi në veri të vendit, ku arrestoi pesë persona, katër prej tyre çekë e një nga Kosova.

Prokuroria Çeke e qytetit Liberec, tha se i mbërriti një kërkesë nga autoritetet gjermane për të kthyer burrin nga Kosova, i cili doli të kishte qenë organizatori i martesave të rreme mes femrash çeke dhe bashkëpatriotësh të cilët dëshironin të qëndrojnë në atë vend.

Një zyrtar çek, Jaroslav Ibehej tha se “gratë çeke, si qytetare të BE-së mund të qëndrojnë në Gjermani në bazë të martesave fiktive me kosovarë, të cilët i mundësojnë vetes qëndrim në Gjermani në bazë të bashkimit familjar”.

Bujar Nishani-Metës: Komandant, Rama po krijon juntën ushtarake. Duhet të reagosh

Bujar Nishani i kërkon presidentit Ilir Meta të reagojë, pas vendimit që siguria e Aeroportit të Rinasit të sigurohet nga ushtria.

“Vendimi i Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për të nxjerrë me angazhim policor njësi të Forcave të Armatosura ushtarake, jashtë misionit të tyre luftarak dhe pa një vendim të Parlamentit është një dhunim i rëndë i Rendit Kushtetues dhe prerogativë e sjelljes në modelin e një junte ushtarake.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e vendit lejojnë përdorimin e Ushtrisë vetëm në rastet e shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonëshme, vetëm me vendim të Parlamentit dhe për një periudhë kohe të përcaktuar qartë. Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes nuk kanë asnjë tagër kushtetues dhe asnjë kompetencë ligjore të lëshojnë një urdhër të tillë.

Si ish President i vendit i bëj thirrje Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Komandantëve të Forcave përkatëse dhe atyre të njësive të caktuara, të mos bëhen pjesë e një cënimi të rëndë të Rendit Kushtetues dhe integritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

FA nuk janë pronë dhe mekanizëm pushteti i një qeverie apo partie të caktuar politike në Shqipëri. Ligji përcakton qartë se çdo ushtarak duhet të refuzojë zbatimin e një urdhëri që është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe Kushtetutën. Çdo përfshirje në dhunimin e Rendit Kushtetues prej ushtarakëve përbën tradhëti të lartë.

Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura duhet të ketë një vokacion të lartë në parandalin e çdo akti që përfshin Ushtrinë në veprime që dhunojnë Rendin Kushtetues.

Forcat e Armatosura të një vendi anëtar i NATO-s nuk mund të sillen e veprojnë nën shembullin e rregjimit bolivarian të Maduros.

Dështimi i institucioneve politike për të organizuar dhe drejtuar mekanizmat kushtetues për ruajtjen e rendit publik dhe luftuar krimin e organizuar nuk mund të jenë justifikimi për dhunimin e rëndë të Rendit Kushtetues së vendit”, shprehet Nishani.(TemA)

Gruaja e bërë xurxull tregon asetet në aeroplan (VIDEO)

Një grua që dyshohet se ishte e pirë brenda aeroplanit të kompanisë Spirit Airlines të destinacionit Orlando – New Jersey, ishte larguar nga aty pasi u nervozua me stafin e kompanisë ajrore dhe i ekspozoi të pasmet ndaj udhëtarëve të tjerë.

Në vend të zbatimit të rregullës për fikjen e pajisjes së saj celulare, që është procedurë standarde në momentin e ngritjes në ajër të aeroplanit, raportohet se gruaja bërtiti në drejtim të stjuardesave dhe më pas e tërhoqi vëmendjen e bashkudhëtarëve të saj, të cilët po e xhironin këtë incident me telefonat e tyre celularë, transmeton Klan Kosova.

“Xhironi çka m.. të doni”, dëgjohet duke thënë ajo në videon e mëposhtme, para se të kthehet prapa dhe ta ekspozojë prapanicën duke e dridhur në stilin e vallëzimit “twerk”.

https://youtu.be/DIpND4CbzA8

Përse Shqipërisë i është cënuar siguria kombëtare?

Nga Blendi Fevziu

Shqipëria ka përballur dje një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për vjedhjen e disa miliona eurove, shuma ekzakte e të cilave nuk dihet ende e nuk bëhet publike; nuk bëhet fjalë që ngjarja përsëritet identik dy vite më pas dhe vjedhja ndodh sërish brenda pistës së aeroportit; nuk është kaq i rëndë fakti që protagonist është i njëjti person, i dënuar edhe për dy vjedhje të mëparshme; as fakti që në kërkim policor si një person shumë i rrezikshëm ai vërtitej lirshëm në zonën e aeroportit dhe në periferitë e Tiranës; as që kishte informacion tejet të saktë për transfertat e valutës e me siguri edhe për shumat që transportoheshin; as për faktin që i gjithë operacioni i mirëmenduar dhe me shumë impenjim financiar dhe llogjistik ishte organizuar pa rrjedhur asnjë informacion tek policia, shërbimi informativ apo strukturat e tjera të sigurisë; as për faktin që vjedhja në vetvete ngjante më shumë me një prej filmave më të sofistikuar të Hollivudit.

Jo.

Të gjitha këto janë tejet të rëndësishme dhe duhen analizuar një nga një. Por ngjarja është shumë më e rëndë, madje më e rënda e viteve të fundit për një tjetër arsye. Shqipërisë nuk i janë vjedhur 7, 8, 10 apo 12 milion euro. Shqipëria i është cënuar deri në themel siguria e saj. I ka rënë ose ka falimentuar siguria e një prej vendeve më të kontrolluara dhe tësigurta, aeroportit. Aeroporti i një vendi anëtar të NATOS, aeroporti civil e njëkohësisht ushtarak, ku ndodhet Komanda e Forcave Ajrore, është thyer me lehtësinë më të madhe nga pesë banditë. Banda ka pasur synim vjedhjen e valutës, por ajo mund të kishte bërë çfarë të donte. Mund të kishte marrë peng avionin ku tashmë qenë ulur 160 pasagjerë, mund ta kishte hedhur atë në erë, mund të kishte marrë peng presidentin e vendit që u kthye nga Danimarka me po atë avion, apo ndonjë zyrtar të lartë amerikan që udhëtonte pak më vonë. Nëse në vend të hajdutëve do të kishin qenë 4 terroristë, Shqipëria do ishte sot në faqet e para të gjithë shtypit botëror, duke bërë lajmin më të keq për të. Dhe kjo ndodh në Aeroport. Në një prej vendeve të sigurisë më të lartë! Të rralla janë vendet në botë, që kanë një siguri të tillë. Më ka qëlluar të udhëtoj në aeroporte të izoluar e të vegjël afrikanë, aziatikë apo të amerikës qëndrore, por siguria e aeroporteve është një çështje jashtë çdo diskutimi. Pas sulmeve mbi kullat Binjake dhe Pentagonin më 11 Shtator 2001, e gjithë bota ka investuar shumë në sigurinë e aeroporteve dhe në kontrollin e tyre. Shqipëria jo! Ndaj them që Shqipërisë i është cënuar siguria kombëtare.

Siguria e Aeroportit nuk është vetëm detyrë e shoqërisë koncesionare. Më 2 Shkurt 2011, Qeveria Shqiptare ka ngritur një Komitet Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, i cili është i ngarkuar edhe për sigurinë e Aeroportit Nënë Tereza. Komiteti ka për Kryetar Drejtorin e Autoritetit civil dhe nënkryetar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Anëtarë të tij janë Drejtori i Doganave, Drejtori i Kufirit, Shefi ushtarak i forcave ajrore, Drejtori i Emergjencave Civile, Drejtori i ANTA dhe shumë e shumë zyrtarë të tjerë të lartë. Komiteti mblidhet çdo tre muaj, por asnjë dokument nuk vërteton dot se kur është mbledhur për herë të fundit ky komitet.

E gjithë kjo shpurë zyrtarësh të lartë të sigurisë duhej të kishte vënë re që koncesionari nuk i respektonte detyrat e veta. Siç mund të konstatonte që nga vjedhja e parë që objekti ndoshta më i rëndësishëm në vend ishte lehtësisht i depërtueshëm dhe i pambrojtur. Pra, pa asnjë diskutim, Shteti ka falimentuar i gjithi, bashkë me koncesionarin që në gjithë këto vite se ka fshehur kurrë arrogancën e tij. Arrogancë që nuk dihet nga buron.

Ndaj në Rinas nuk janë vjedhur thjeshtë disa milion dollarë. Në Rinas ka rënë siguria kombëtare e Republikës së Shqipërisë dhe ka marrë një goditje fatale besimi i partnerëve tek ne. Një ngjarje që me siguri do ngelet sërish pa përgjegjës, si gjithnjë në një vend ku ndëshkohet me të drejtë një shitës që shet pa kupon tatimor dhe falen pa të drejtë dhe në mënyrë flagrante zyrtarë që janë përgjegjës për humbjen e milionave dhe cënimin e sigurisë së vendit.

Kjo është realisht fatkeqësi.

Sa kushton maska e Admir Muratajt?

Nëse Admir Murataj nuk do të kishte mbetur i vrarë e gjithë kjo grabitje spektakolare e Rinasit do kishte një skenar tjetër.

E para dhe më e rëndësishmja emri i tij nuk do kish dalë asnjëherë në skenë sepse të vetmet imazhe që policia do të kishte do ishin këto ku ai shfaqet i maskuar.

Por ky imazh është thjesht një maskë e riprodhuar e cila mund të blihet lehtësisht ose të porositet në internet për 600 deri 2000 dollarë. Këto maska gjenden në disa variante dhe krijojnë një puthitje të plotë me portretin aq sa riheqja e tyre bëhet e vështirë.

E vetmja pikë që mund të lërë shenjë janë sytë por për këtë Admir Murataj kishte menduar ti mbulonte me këto syze të errëta. Nuk dihet nëse kjo maske i korespondon një identiteti që në të vërtetë eksziston.

E sigurtë është se personi poshtë maskës donte që policia te shihte pikërisht këtë imazh kur ai lëvizte nën hundën e kamerave të sigurisë apo poshtë avionit ku pasagjerët kujtuan se po bëhej ndonjë operacion i simuluar.

Profili i tij flet se maskat i ka përdorur edhe herë të tjera ashtu sikurse identitetet. Por përse gjithë kjo lojë e Admir Murataj i cili mendohet se bashkë me maskën kishte edhe këto doreza të cilat bëjnë që të mos mbetet askund shenja gishtash? Kjo është akoma një pikëpyetje e madhe por që ekspertet kriminaliste shqiptarë është një rast i vështirë të analizohet meqë ata as e kanë eksperiencën për të tilla ngjarje përveç materialeve fiction që i ka furnizuar Holliwoodi./ Opinion.al

Vazhdon fushata për kryetar shteti, kandidatët në qytete të ndryshme kërkojnë mbështetje nga qytetarët

Fushata parazgjedhore për kryetar shteti ka filluar më 1 prill, ndërsa kandidatët të cilët synojnë të udhëheqin me shtetin edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre.

Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski dje kanë realizuar takime me qytetarët nëpër vende të ndryshme, të cilat Telegrafi Maqedoni jua sjell të përmbledhura në një vend.

Kandidati i cili ka mbështetjen e partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka, dje ka mbajtur takim me qytetarët Tearcës ku foli për konceptin e Republikës për të gjithë qytetarët, për sundimin e ligjit dhe drejtësi për të gjithë.

“Ka ardhur koha për President shqiptar, sepse edhe shqiptarët janë qytetarë të këtij shteti. Për t’u jetësuar koncepti i një republike për të gjithë, duhet ekzistuar barazi reale dhe jo vetëm formale për qytetarët e këtij vendi. Maqedonia si shoqëri multietnike nuk mund të funksionojë si shtet monoetnik. Prandaj me 21 prill vota juaj është votë për ndryshim, votë kundër korrupsionit dhe votë kundër padrejtësisë”, tha Reka.

Kandidatja e partisë opozitare maqedonase Gordana Siljanovska Davkova, dje kishte takime në komunën e Karposhit ku foli se në Maqedoni nuk ka sundim të së drejtës, gjyqësi të pavarur.

“Po pyes veten edhe sa vite duhet të përgatitemi për fillim të bisedimeve. Kuptohet se kjo është dëshmi e paaftësisë së pushtetit të ballafaqohet me sfidat e kësaj kohe”, tha Siljanovska Davkova duke shtuar se Maqedonia do të marrë raport nga BE-ja me formë interesante për pritje të fillimit të bisedimeve për hyrje në BE.

Ndërsa kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski, dje ka qenë në komunën e Tetovës ku akuzoi pushtetin e kaluar.

“Dhjetë vite shteti udhëhiqej nga një njeri që e ndante popullin dhe i interesonte vetëm njerëzit e partisë së tij. Por ne nuk themi kështu. Edhe para pesë viteve edhe tani themi se Maqedonisë i duhet kryetar i përbashkët”, tha Stevo Pendarovski duke shtuar për shkak të përmendoreve nga viti 2006 deri në vitin 2016 emigruan më shumë njerëz se sa në 10 vitet e pavarësisë së vendit./Telegrafi/

Ikjet e qytetarëve nga Kosova: Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme

Raportimet e fundit për ikjen e qytetarëve nga Kosova, ka bërë që deputetë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë të partive në pushtet, të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Thirrjen e seancës e kanë kërkuar, 41 deputetë me pikën e vetme të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta.

E lidhur me këtë kërkesë të deputetëve, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot për të shqyrtuar këtë kërkesë.
Mbledhja do të mbahet në orën 10:00.

Ndërkaq po në të njëjtën orë është paraparë të mbahet edhe vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës ku në rend dite janë disa pika që kanë mbetur pa u përfunduar në seancat e kaluara.

Në tunelet ku fshiheshin grabitësit e miliona eurove (Video)

Që prej mbrëmjes së djeshme, policia dyshonte se personi që u vra nga shkëmbimi i zjarrit me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte ishte Admir Murataj.

Për këtë, efektivë të policisë shkuan në banesën e Muratajt në afërsi të Kalasë së Prezës ku i kërkuan bashkëshortes dhe të afërmve që të paraqiteshin në morg për të bërë identifikimin.

Por edhe pse 47-vjeçari u identifikua për policinë mbetet mjaft e vështirë gjetja e bashkëpunëtorëve të tij.

Në fshatin Dritas, shumë pranë vendit ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, policia nisi një aksion të gjerë për gjetjen e grabitësve të tjerë, të cilët dyshohet se janë më shumë se 4 persona.

Furgoni tip “Benz” u gjet i mbushur me armatime dhe municione, ndërsa ekspertët e policisë nuk mundën të mbledhin shumë prova të vlefshme për hetimin.

Operacioni i Forcave Special nisi gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa e gjithë zona përreth fshatit, por edhe në rrethinat e Kamzës, aty ku u gjet mjeti tjetër i djegur po ushtrohen kontrolle banesash.

Në krye të forcave të policisë ishin dhe drejtori i Krimeve të Rënda, Tonin Vocaj dhe ai i Rendit e Sigurise, Gjovalin Loka.

Del VIDEO/ Si çanë rrethimin dhe hynë grabitësit në pistën e Rinasit

Grabitja brenda aeroportit të Rinasit zgjati vetëm 90 sekonda. Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com tregojnë një pjesë të dinamikës së ngjarjes. Veprimet e grabitësve të drejtuar nga Admir Murataj hyjnë në perimetrin e aeroportit nga pjesa e rezervuar për mjetet e zjarrfikëseve.

Siç duket në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, një nga grabitësit që ka të veshur uniformë të zezë thyen zinxhirët që mbajnë të kyçur derën, ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë me një kabëll prej çeliku të lidhur te furgoni spostojnë bllokun prej çimentoje të vendosur si mbrojtje e gardhit.

Në pak sekonda furgoni i kamufluar me logon e policisë hetimore arrin të futet në aeroport dhe shkon te avioni i Austrian Airlines duke grabitur 7 thasë me mbi 10 milionë euro. Furgoni i grabitësve pas kësaj merr rrugën drejt daljes pranë parkimit C.

Operacionin e drejton si gjithmonë Admir Murataj që para se të largohet rimerr pozicion në sediljen në krah të shoferit. Furgoni i grabitësve me paratë arrin të dalë tashmë jashtë aeroportit, por ndërkohë është dhënë dhe alarmi. Në më pak se një minutë pas një patrullë e policisë është vënë në ndjekje të tyre.

Për Admir Muratajn arratia do të marrë fund pas më pak se dy kilometra kur furgoni rrethohet nga policia dhe në konfliktin me armë Admir Murataj mbetet i vrarë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij arratisen me një tjetër furgon, bashkë me paratë. /marrë nga shqiptarja.com

Bleu ishullin 8 milionë dollarë, kapet duke vjedhur në supermarket

Një sipërmarrës nga Florida (SHBA) është arrestuar për vjedhje në një supermarket, vetëm pak pasi bleu një ishull privat me vlerë miliona dollarë.

Andrew Lippi akuzohet se ka vjedhur produkte me vlerë rreth 300 dollarë në Kmart, një dyqan mallrash, njoftoi Departamenti i Policisë në Key West.

Para disa ditësh, ai u përmend për blerjen e ishullit “Thompson Key West” për 8 milionë dollarë.

Ai mohoi akuzat dhe e fajësoi supermarketin për një “mosmarrëveshje tregtare”.

Mediat e huaja raportojnë se ai vodhi sende, duke përfshirë llamba LED dhe një makinë kafeje.

Më pas u kthye në dyqan me një makinë të vjetër që e mbante në shtëpi dhe kërkoi rimbursim të plotë.

Policia tha se ai supozoi se kishte blerë një aparat kafeje për 150 dollarë, u kthye me të dhe mori rimbursim i plotë.

Megjithatë, punonjësit e Kmart vunë re se kutia e kthyer përmbante vetëm një basketboll.

Shqiptarët në Zvicër shpëtojnë një fëmijë 4 vjeçar nga mbytja

Zëdhënësi i policisë së Kantonit Schwyz, David Mynall, është shprehur se “pa ndërhyrje e dy burrave, e gjithë kjo nuk do të kishte një përfundim të mirë”

Një vogëlush 4-vjeçar në mbrëmjen e të martës, nga shkaqe ende të panjohura ka rënë në ujin e ftohtë 8 gradë të liqenit në Lachen të Kantonit Schwyz. Vetëm falë ndihmës së shpejtë të dy burrave dhe një gruaje ai mundi të mbijetojë, shkruan 20minuten.ch.

Arben Bytyqi, 35-vjeçar kishte dashur të pinte një birrë në lokalin e afërm së bashku me kolegun e tij Simon Liechti (23 vjeç) pas mbarimit të orarit të punës. Fillimisht, kur kishin vërejtur se kishte një lëvizje në liqen, kishin menduar se ishte ndonjë rosë. “Por kur pamë se si vogëlushi me triko dhe me këpucë të bardha përpiqej të mbahej mbi ujë, ne vrapuam menjëherë drejt tij”, thotë Bytyqi, transmeton albinfo.ch. Arbeni është edhe vetë baba prandaj dhe kjo ndodhi e ka prekur në mënyrë të veçantë.

Pasi që fëmija ishte vetëm rreth gjysmë metri larg bregut, ata mundën ta nxjerrin, pa pasur nevojë të hyjnë vetë në ujë.

“Ne e nxorëm atë nga uji duke e kapur për duarsh”, thotë Simon Liechti.

Pastaj voegëlushi ka nxjerrë nga goja rreth gjysmë litri ujë, përcjell albinfo.ch. “Ne u ndiem të lehtësuar që ai ende ishte në jetë”, thonë shpëtimtarët. Ndërkohë aty ka ardhur edhe një grua 34 vjeçe, Katja Bläsi e cila e kishte shikuar skenën nga balkoni i hotelit të afërm dhe kishte sjellë batanije të leshta për ta tharë dhe ngrohur çunin e lagur e të ftohur. Ajo thotë se vogëlushi ka pasur fat që kanë qëlluar njerëz afër dhe e kanë parë në momentin e duhur.

Edhe zëdhënësi i policisë së Kantonit Schwyz, David Mynall është shprehur se “pa ndërhyrje e dy burrave, e gjithë kjo nuk do të kishte një përfundim të mirë”.

Ndërkohë ashpëtimtarët e kanë dorëzuar çunin në duart e shërbimit të ndihmës së shpejtë.

Pastaj ata i ka takuar edhe e ëma e djalit të shpëtuar, e cila i ka falënderuar përzemërisht. Ajo, pasi kishte vënë re mungesën e të birit, kishte njoftuar policinë për zhdukjen e tij, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq ende nuk dihen rrethanat se si është larguar ai nga mbikëqyrja e së ëmës.