Ballina Kronika Del VIDEO/ Si çanë rrethimin dhe hynë grabitësit në pistën e Rinasit

Del VIDEO/ Si çanë rrethimin dhe hynë grabitësit në pistën e Rinasit

Grabitja brenda aeroportit të Rinasit zgjati vetëm 90 sekonda. Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com tregojnë një pjesë të dinamikës së ngjarjes. Veprimet e grabitësve të drejtuar nga Admir Murataj hyjnë në perimetrin e aeroportit nga pjesa e rezervuar për mjetet e zjarrfikëseve.

Siç duket në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, një nga grabitësit që ka të veshur uniformë të zezë thyen zinxhirët që mbajnë të kyçur derën, ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë me një kabëll prej çeliku të lidhur te furgoni spostojnë bllokun prej çimentoje të vendosur si mbrojtje e gardhit.

Në pak sekonda furgoni i kamufluar me logon e policisë hetimore arrin të futet në aeroport dhe shkon te avioni i Austrian Airlines duke grabitur 7 thasë me mbi 10 milionë euro. Furgoni i grabitësve pas kësaj merr rrugën drejt daljes pranë parkimit C.

Operacionin e drejton si gjithmonë Admir Murataj që para se të largohet rimerr pozicion në sediljen në krah të shoferit. Furgoni i grabitësve me paratë arrin të dalë tashmë jashtë aeroportit, por ndërkohë është dhënë dhe alarmi. Në më pak se një minutë pas një patrullë e policisë është vënë në ndjekje të tyre.

Tetova News në YouTube:

Për Admir Muratajn arratia do të marrë fund pas më pak se dy kilometra kur furgoni rrethohet nga policia dhe në konfliktin me armë Admir Murataj mbetet i vrarë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij arratisen me një tjetër furgon, bashkë me paratë. /marrë nga shqiptarja.com