Ballina Blog Faqe 620

Reka porosi nga Struga: Ky është misioni im (VIDEO)

“Para struganëve dërgova porosi universale për republikën e cila është një dhe për të gjithë, në të cilën nuk ka diskriminim në asnjë bazë, as fetare, as etnike. Për një republikë të qytetarëve të barabartë, për një republikë në të cilën sundon ligji, e jo individi dhe për një republikë e cila nuk duron gjyqësi të politizuar, administratë publike me nepotizëm dhe sigurisht nuk do të tolerohen pazarllëqe politike të partive në mënyrë që të hiqet Prokuroria Speciale Publike. Ajo duhet të vazhdojë sepse PSP është garantuese e parimit të sundimit të së drejtës”, theksoi kandidati për president, Blerim Reka gjatë tubimit në Strugë.

Ai shtoi se afrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, por edhe shtet pa diskriminim në të cilin sundon ligji, si dhe vazhdim të punës së Prokurorisë Speciale Publike, janë një pjesë e porosive të kandidatit për president të Aleancës për shqiptarët dhe Besës, Blerim Reka.

“Do të punoj për atë që të mos përfundojmë si shtet i zbrazur, sepse deri më tani një e katërta e popullatës po na shpërngulet. Të gjitha analizat e Bankës botërore flasin se deri në vitin 2040, nëse nuk bëjmë ndonjë ndryshim më të madh në politikat sociale dhe të tjera, mund të përfundojmë me gjysmë popullate më pak se tani”, theksoi Reka.

Tre tetovarë përfundojnë pas hekurave, u kapën me …

Tre tetovarë përfundojnë pas hekurave, u kapën me:

LEXO lajmin e plotë:

Mamuti godet ministrin e LSDM-së, Edmond Ademin: Prodhuesit e vërtetë të konceptit nacionalist…

Altrim Mamuti

Ministri i LSDM-së paska deklaruar se duhet të zhvishemi nga koncepti nacionalist, pa i dhënë një përgjigje të vërtetës se kush janë prodhuesit e vërte të nacionalizmit në Maqedoninë e veriut. I nderuar Edmond, ministër për diasporë në Qeverinë e Zaevit. Po ju drejtohem me disa fakte dhe argumenta se prodhuesit e nacionalizmit duhet t’i kërkoni tek partia jua dhe partitë maqedonase. Po ju rikujtoj se pikërisht liderët tuaj historik të LSDM-së, si i ndjeri Kiro Gligorov dhe më vonë Branko Cërvenkovski ishin ata që kultivonin nacionalizëm duke rrënuar të drejtat e shqiptarëve. Partia juaj konkretisht u mor me statistika dhe modele zgjedhore që shqiptarët të përfaqësohen sa më pakë në Parlament, duke minimizuar forcën reale elektorale të Partisë për Prosperitetin Demokratik të Nevzat Halilit më 1992.

Kjo a është nacionalizëm apo çka? Mos harrojmë qasja e partisë suaj për Universitetin e Tetovës dhe ngjarjet e Gostivarit 1997 ishte kulmi i antishiptarizmës, duke shkaktuar dhe vrasje vetëm pse kërkonin shkolla e flamur. Vallë a nuk është nacionalizëm kjo? Pas vitit 2001, LSDM i shkaktoj dëme të mëdha Marrëveshjes së Ohrit dhe realizoj montimin e sopotasve, loboj sa mundi dhe i’a arriti ti kthej rastet e montuara nga Haga për ushtarët e UÇK së, a nuk është nacionalizëm edhe kjo. I nderuar e keni dhe oponencën VMRO e cila po ashtu jo vetëm që prodhon nacionalizëm por në shumë raste kundrejt shqiptarëve ka dhe qëndrime fashiste e cila duhet të kërkojë falje dhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë për të bëmat 10 vjeçare të qeverisjes së sajë.

Ministri i LSDM-së paska deklaruar se duhet të zhvishemi nga koncepti nacionalist, pa i dhënë një përgjigje të vërtetës se kush janë prodhuesit e vërte të nacionalizmit në Maqedoninë e veriut. I nderuar Edmond, ministër për diasporë në Qeverinë e Zaevit. Po ju drejtohem me disa fakte dhe argumenta se prodhuesit e nacionalizmit duhet t’i kërkoni tek partia jua dhe partitë maqedonase. Po ju rikujtoj se pikërisht liderët tuaj historik të LSDM-së, si i ndjeri Kiro Gligorov dhe më vonë Branko Cërvenkovski ishin ata që kultivonin nacionalizëm duke rrënuar të drejtat e shqiptarëve.

Partia juaj konkretisht u mor me statistika dhe modele zgjedhore që shqiptarët të përfaqësohen sa më pakë në Parlament, duke minimizuar forcën reale elektorale të Partisë për Prosperitetin Demokratik të Nevzat Halilit më 1992. Kjo a është nacionalizëm apo çka? Mos harrojmë qasja e partisë suaj për Universitetin e Tetovës dhe ngjarjet e Gostivarit 1997 ishte kulmi i antishiptarizmës, duke shkaktuar dhe vrasje vetëm pse kërkonin shkolla e flamur.

Vallë a nuk është nacionalizëm kjo? Pas vitit 2001, LSDM i shkaktoj dëme të mëdha Marrëveshjes së Ohrit dhe realizoj montimin e sopotasve, loboj sa mundi dhe i’a arriti ti kthej rastet e montuara nga Haga për ushtarët e UÇK së, a nuk është nacionalizëm edhe kjo. I nderuar e keni dhe oponencën VMRO e cila po ashtu jo vetëm që prodhon nacionalizëm por në shumë raste kundrejt shqiptarëve ka dhe qëndrime fashiste e cila duhet të kërkojë falje dhe të përgjigjet para organeve të drejtësisë për të bëmat 10 vjeçare të qeverisjes së sajë.

Autori është kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë

Ligji i veçantë: Njihuni me “Rregulloren e kurvënies” miratuar në Shqipëri, në vitin… 1922

Ligji i veçantë: Njihuni me “Rregulloren e kurvënies” miratuar në Shqipëri, në vitin… 1922


 

Rrëfehet në prag të vdekjes infermierja që shkëmbeu 5 mijë bebe në spital: Nuk kam asgjë për të fshehur, ja pse e bëra

Infermieret konsiderohen si kujdestare në spital dhe pacientët duhet të ndihen të sigurt dhe të kujdesen për ta. Megjithatë, disa infermierë kanë provuar se jenë djalli në formë njerëzore.

E tillë mund të cilësohet edhe Elizabeth Mwewa, e cila në harkun kohor të 12 viteve ka shkëmbyer 5 mijë bebe me njëra-tjetrën dhe se këtë gjë e ka bërë për argëtim.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Zimbabve, ku infermierja e sëmurë tashmë me kancer ka rrëfyer mëkatin e saj dhe i kërkon falje Zotit.

“Unë kam kancer dhe e di që do të vdes shpejt. Dëshiroj të rrëfej mëkatet e mia para Zotit dhe para të gjithë njerëzve të prekur, sidomos atyre që kanë lindur në ‘University Teaching Hospital’ (UTH) gjatë shërbimit tim”, tha ajo.

“Nuk kam asgjë për të fshehur. Në 12 vitet që kam punuar në repartin e lindjes në UTH, shkëmbeva afërsisht 5000 foshnje,” rrëfeu ajo.

Mwewa shtoi se iu bë zakon ky krim dhe e bënte për argëtim. Tashmë kërkon faljen e njerëzve dhe të Zotit.

Mwewa gjithashtu shtoi se fëmijët e lindur midis 1983 dhe 1995 në spital , duhet të kontrollohen, veçanërisht nëse duken ndryshe nga vëllezërit e tjerë të tyre. “Nëse keni lindur në UTH ndërmjet viteve 1983 dhe 1995, shanset janë që prindërit që ju rritën, të mos jenë prindërit tuaj biologjikë”, tha ajo.

Dita e 6-të e fushatës, ja ku do të bëjnë fushatë Reka, Siljanovska dhe Pendarovski

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë hyrë në ditën e gjashtë të fushatës, ku po vijojnë të prezantojnë programet e tyre zgjedhore.

Blerim Reka, i cili në këto zgjedhje të gjashta presidenciale merr pjesë me përkrahje të opozitës shqiptare, programin e vet zgjedhor do ta prezantojë para qytetarëve të Strugës.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova do të qëndrojë në Gjorçe Petrov dhe më pas tubimin qendror në Kumanovë.

Kandidati i partive në pushtet, Stevo Pendarovski do të zhvillojë tubime në Mogillë, Demir Hisar, Novaci, Resnjë, ndërsa tubimi qendror do të zhvillohet në Manastir, përcjellë INA.

Fushata zyrtarisht ka filluar më 1 prill, ndërsa do të zgjas deri më 19 prill pas së cilës pason heshtje 24 orësh para ditës së zgjedhjeve.
Pendarovski nën moton “Bashkë përpara” e filloi fushatën nga Prilepi, Siljanovska nën sloganin “Drejtësi për të gjithë” nga vendlindja e Ohrit, derisa Reka nën moton “Republikë për të gjithë” nga Shkupi. Tre kandidatët për president të shtetit kanë premtuar fushatë të qetë dhe korrekte në pothuajse gjitha vendet e populluara. (INA)

Reka në Dibër thotë se ka ardhur koha për një president shqiptar në Maqedoni (VIDEO+FOTO)

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka vazhduar fushatën e tij në qytetin e Dibrës​, ku u takua me qytetarë.

Ai, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ka thënë se ka ardhur koha për një president shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Dibra saktësisht e di se çfarë është eksodi. Ju jeni përgjigja më e mirë për ata që thanë se nuk është koha për president shqiptar. Ju sonte demantuat thënien se ‘nuk ka ardh kjo kohë’. Nëse ne vazhdojmë të presim, atëherë vendi ynë do të zbrazët. Ju jeni pjesa më inteligjente e kombit shqiptar”, ka thënë ai.

I pranishëm në takim ishte edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, i cili tha se në Maqedoninë e Veriut nuk është krijuar pushtet i barabartë dhe se shqiptarët jetojnë në sistem monist, transmeton Koha.net.

“Pushtetarët kanë frikë? Përse? Sepse personaliteti i Blerim Rekës është i pastër dhe meriton fitoren. Thonë se kemi shoqëri të përbashkët por emërtimet e shkollave, rrugëve dhe institucioneve nuk janë në gjuhën shqipe. Nuk kanë krijuar pushtet të barabartë, shqiptarët jetojnë në sistem monist, maqedonasit në pushtet iu ndihmojnë shqiptarëve servilë që të mos mendojnë me kokën e tyre por të vazhdojnë të jenë servil”, tha Sela.

Ndërkaq kreu i Lëvizjes Besa në Maqedoni, Bilall Kasami, ka thënë se me fitoren e Rekës, do të ndryshohet historia e Maqedonisë së Veriut.

“Ne së bashku po ndryshojmë historinë, hajde së bashku të fitojmë me Blerim Rekën. Me 21 prill, Dibra, që i ka dhënë shumë shqiptarisë, do të dijë të votojë për shqiptarët dhe Blerim Rekën”, është shprehur ai.

Presidencialet në Maqedoni, përplasje në klasën politike shqiptare (VIDEO)

Gara presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka futur në sherr elementë të klasës politike shqiptare. Një deklaratë e Imer Selmanit në mbështetje të kandidatit të mazhorancës Stavo Pendarovski ka shkaktuar reagimin e kandidatit shqiptar Blerim Reka, i cili ka denoncuar funksionin konsullor të Selmanit, i cili duhet të distancohet nga qëndrimet politike.

Imer Selmani, ish-kandidat për president: “Votoni Stevo Pendarovskin….”

Këto fjalë të ish-Kandidatit për president Imer Selmanit, kanë detyruar Blerim Rekën, kandidatin e pavarur që mbështetet nga opozita shqiptare të reagojë. Sipas tyre, Selmani ushtron funksion konsullor dhe nuk duhet të përcaktohet politikisht.

Tonikisht Blerim Reka, kandidat për president në RMV: “Unë konsideroj se kjo kronikë kaq e madhe këtu…”

Por edhe përfaqësues të Komisionit të Antikorrupsionit dhe Shoqërisë Civile në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar rreth zhvillimit aktual të fushatës presidenciale në Maqedoni.

Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit: “Ne dolëm me shumë parametra dhe rregulla për periudhën parazgjedhore, treguam edhe për ueb faqen ku çdo qytetar mund ti paraqesë parregullsitë, konkretisht edhe për keqpërdorimin e veturave zyrtare gjatë fushatës”.

Siç thuhet në reagim, për shkeljen në fjalë, kandidati i pavarur, prof. Blerim Reka, do të kërkojë takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, “kurse nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të kërkojë shkarkimin e Imer Selmanit nga pozita e Konsullit të Nderit”, thuhet në reagim./abcnews.al

GËNJESHTRAT DHE POLITIKA

Shkruan: Prof. Ruzhdi Matoshi

Zgjedhjet në demokracinë perëndimore kanë qasje llogaridhënieje. Në Amerikë po ashtu dhe në Bashkimin Evropian zgjedhjet paraqesin dhe manifestojnë festën e llogaridhënies për të arriturat ne politikën që ka qenë në veprim dhe parashikimet për të ardhmen që vjen.

Tek ne në Maqedoninë e Veriut dhe në përgjithësi në vendet e Ballkanit nuk po përjetojmë llogaridhënien por mjeshtrin se si të gënjejmë më shumë.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ti nënshtrohen votimit për president më 21 prill dhe kemi tre kandidat në garë. Kandidatja e VMRO së Gordana Siljanovska vjen nga blloku opozitare kryekëput maqedonas të cilët përafërsisht ishin në qeverisje me BDI në 10 vjet ndërsa kandidati Stevo Pendarovski vjen si kandidat i Qeverisë aktuale e përbërë nga LSDM – BDI dhe shumë parti të vogla.

Zgjedhjet japin një shanse për qytetarët të kërkojnë llogaridhënien politike se çka punuan këta për qytetarin prandaj mos hezitoni ti pyetni liderët e eksponentëve qeveritarë, drejtor , deputet dhe kryetarë komunash ku janë prioritetet e qytetarëve dhe si më tej, nëse keni harruar prioritetet shfrytëzoj rastin të ju kujtoj vetëm disa prioritete dhe pyetje:

– Rruga Shkup – Prishtinë 13 kilometër deri kurë do të gënjeni?

– Kanali i 2 i MTV nuk u bë 24 orë shqip edhe këtu na gënjyet pse ?

– Plani për zhvillimin e Kodrës se Diellit, keni plan apo gënjeni.?

– Reçica e Vogël pa shkollë pse na gënjyet?

– Rruga Tetovë – Prizren pse nuk bahet projekti apo do gënjeni përsëri?

– Hekurudha Kërçovë – Pogradec edhe për këtë veç po gënjeni?

– Fusha e Pollogut ka 160 mija hektar tokë prodhuese asnjë plan për investim?

– Për lidhjet infrastrukturore me Gjilan dhe Preshevë edhe këtu veç po rreni?

– Plani për Gazifikim i qytetit në Tetovë a ekziston apo gënjeni?

– Pik doganore në Jazhincë të Tetovës edhe këtu po gënjeni ?

– Rruga e Arbrit nga Shqipëria punohet nga ne veç gënjeshtër?

– Rruga Strugë – Qafë thanë veç gënjeshtër?

– Shkolla e mesme në gjuhën shqipe në Veles nuk funksionon?

– Shkollat shqipe në Çashkë dhe atje ku nuk mësohet shqip pse nuk mësohet?

– Zonat ekonomike nga Maqedonia perëndimore asnjë investim pse?

– Mbeturinat, ajri i keq na është bërë pjesë e jetës pse ju gënjeni.

Shumë e shumë premtime dhe asgjë e realizuar pore vetëm gënjeshtër, produkti i politikës gënjeshtër ka vetëm një rezultat edhe atë varfërimin, mbjelljen e pesimizmin tek rinia dhe largimin e rinisë dhe resurseve që vlejnë për treg të punës PRANDAJ PYESNI LIDERËT DHE POLITIKANËT TË JAPIN LLOGARI E MOS TË NA RREJNË PARA SYVE TANË. A do të merrni përgjigje? Po ato do të jenë pezhorative e të bezdisshme në përgjigjet e tyre do të demistifikoni menaxhimet e auto shkollave e hidrocentraleve të Sharrit ku Anxhushevin e keni kam kryq me ndonjë shqiptarë si bashkë investues se kanë kaluar procese të rënda e arsyetime pa lidhje. E kështu kur politiken gënjeshtare nuk e dënojmë. Në SHBA dhe BE gënjeshtrën në politike e dënojnë edhe atë me votë duke e votuar kundër.

Autori është antarë i kryesisë qëndrore në Alenacën për Shqiptarët dhe profesor i rregullt pranë Universitetit për biznes dhe teknologji në Prishtinë

Elaborimi intelektual i zyrtarëve të Kosovës e Shqipërisë të ideve të Dobrica Qosiqit

Nga Veton Surroi

1.Është një barsoletë e vjetër, bile kaq e vjetër, saqë ka kohë që nuk tregohet. Vetëm citohet fundi i saj në formë pyetjeje: “a je me mu a me arushën?”, dhe të gjithë e dinë për çka bëhet fjalë, shumica madje qesh.

Barsoleta, të cilën as unë nuk po e tregoj, hyri në punë gjatë tërë vitit të kaluar, ndërsa përflitej koncepti i këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe një personalitet i njohur prokosovar i Kongresit Amerikan u zu në befasi kur shkoi për të folur me përfaqësues të lartë të Administratës Amerikane, dhe në pyetjen përse Administrata Amerikane shtyn përpara idenë, gjithnjë deri atëherë të papranueshme, të këmbimit të territoreve dhe popullsive në bazë etnike, mori përgjigjen nga zyrtari i lartë i Administratës:

– Nuk po e kërkojmë ne, po e kërkojnë kosovarët.

Rrëfimi anekdotal ka një rreth të plotë të barsoletës. Ideja për ndarje etnike dhe, konkretisht për kufijtë e rinj shqiptarë e serbë, e lindur ndër akademikë nacionalistë serbë, të identifikuar me Dobrica Qosiqin, dhe e prezantuar diplomatëve amerikanë që në tetëdhjetat e pastaj të nëntëdhjetat e shekullit të kaluar, iu prezantua amerikanëve për herë të parë si opsion kosovar në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Brenda kontekstit të barsoletës, zyrtari i Administratës Amerikane, dhe kjo është ndoshta metaforë më e gjerë për të gjitha ankesat që i bëjnë kosovarët ndaj diplomatëve amerikanë dhe evropianë, e dha një përgjigje të thjeshtë: mos e kërko arushën te ne.

2. Kosovarët që folën me argumentet e arushës janë lehtë të identifikueshëm; numri i zyrtarëve të lartë shtetërorë të Kosovës që janë angazhuar për idetë e Dobrica Qosiqit mbetet në një. Numri i përkrahësve publikë, qoftë si vartës në Kosovë, qoftë si aventurierë në Shqipëri, mund të ketë qenë edhe pak më i madh, por mezi i kalon gishtërinjtë e një dore. Dhe ndonëse mund të duket me rëndësi se kush u prezantua publikisht si vartës apo si aventurier, ndoshta më me rëndësi është që të shënohen argumentet e, ta quajmë ashtu, narracionit të Arushës, të cilat iu servuan opinionit publik me arrogancën që rëndom e ka vetëm injoranca.

T’i marrim, atëherë, tri shpjegime të Arushës.

Një: pse ky preokupim me kufijtë, kur tashmë kufijtë e ish-Jugosllavisë kanë ndryshuar me pavarësinë e Kosovës?

Dy:të gjithë ata që klithin kundër këmbimit të territoreve, se gjoja kjo do të sjellë kataklizëm në regjion, duhet të kujtohen se e njëjta gjë thuhej se do të ndodhte edhe me pavarësinë e Kosovës; se ditën kur do të shpallej pavarësia do të iknin të gjithë serbët nga Kosova dhe do të shpërthente dhuna gjithandej.

Dhe tre: çka mërzitemi ne për Bosnjën a Maqedoninë? Nëse këmbimi ynë territorial na hyn neve në punë, çka po lodhemi ne për Bosnjë a Maqedoni, ku mund të ketë trazira për këmbime etnike territoriale?

3.

Arusha nuk ka mundur t’i zgjidhte tri argumentet më të mira.

Një, deklarimi i një zyrtari shqiptar (i Kosovës dhe Shqipërisë) se çfarë është problemi i ndryshimeve kufitare kur kufiri i ish-Jugosllavisë ka ndryshuar me pavarësinë e Kosovës, është pjesë e narracionit që e ka bërë Serbia që nga pavarësia e Sllovenisë (shumë më herët se ajo e Kosovës). I tërë narracioni juridik i Beogradit është se po ndryshohet, me dhunë të të tjerëve, një shtet sovran, prej të cilit po i këputen pjesët. E vërteta, tashmë e sanksionuar në të drejtën ndërkombëtare, është se ka ndodhur një çintegrim i ish-Jugosllavisë, dhe pjesë e atij çintegrimi janë shtetet e pavarura, mes të cilave edhe Republika e Kosovës. Ky narracion juridik u vërtetua së fundmi me mendimin e GjND-së rreth të drejtës së Kosovës për të shpallur Pavarësinë.

Por, kur një person zyrtar shqiptar thotë se me Pavarësinë e Kosovës kufijtë kanë ndryshuar, atëherë Kosova paska një faj në të drejtën ndërkombëtare që do shlyer. Dhe, ai faj mund të shlyhet me vendosje kufijsh të rinj.

Dy, deklarimi i një zyrtari të Kosovës (i cili kishte shpallur para nja pesë vjetësh se Kosovës i janë liberalizuar vizat, por për këtë deri më sot nuk paska dëgjuar Bashkimi Evropian) se shpallja e këmbimit territorial është e njëjtë me shpalljen e Pavarësisë – nuk do të trembet kush, nuk do të ketë kurrfarë pasojash – mund të ketë qëllimin më të mirë për shpjegimin e argumentit të Arushës, por nuk i bën mirë krahasimit. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ka qenë – ta përkufizojmë në një formulë të thjeshtë – fryt i konsensusit më të lartë të mundshëm mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa shpallja e arritjes së një marrëveshjeje për dëbim të sa më shumë serbëve nga Kosova dhe të shqiptarëve nga Serbia mund të jetë fryt i një marrëveshjeje mes Arushës dhe partnerëve të saj. Paralelja e vë në kandar shpalljen e Pavarësisë, si aktin madhor politik të sovranitetit, me çfarëdo pazari ditor që të bëjnë politikanët e kësaj apo garniturës së ardhme. Arusha vetëm duhet të identifikojë, siç ka bërë tani, se cila garniturë i hyn në punë.

Dhe tre: çka mërzitemi ne për Bosnjë e Maqedoni? Pyetjen mund ta bënte një banor i Fixhit apo njëri prej arrogantëve në oborrin e të vetmit përkrahës të konceptit të Dobrica Qosiqit në pushtetin e sotëm të Kosovës. Pos solidaritetit bazik njerëzor, aty hyn edhe një element i shpërfillur prej partnerëve të Arushës: parimësia. Lufta në Bosnjë është zhvilluar në bazë të rivizatimit të kufijve e lufta në Maqedoni, falë Marrëveshjes së Ohrit dhe rolit vendimtar të shqiptarëve në të, ka përfunduar mu duke penguar idenë e ndarjeve territoriale-etnike. Pavarësia e Kosovës është shpallur, në fund, mu falë këtij parimi, të tërësisë multietnike. Leksioni i thjeshtë, që nga rrëfimet në shkolla fillore, është se nuk mund ta shpëtosh shtëpinë tënde duke ndihmuar që të digjen shtëpitë e fqinjëve.

4.

Ka sinjale gjithandej regjionit, Evropës e SHBA-së, se është duke u konsumuar aventura – ideja e këmbimeve territoriale.

Por, sikundër barsoletat, edhe atëherë kur harrohet rrëfimi e mbetet fjalia e fundit –si në “a je me mu a me arushën” – rrëfimet e Arushës do të mbeten. Do të kërkojnë jetëgjatësi.

Koha ditore

Tre letra dashurie të Napoleonit për Jozefinën, shiten për… 500 mijë euro

Tre letra dashurie të shkruara nga Napoleon Bonaparti dhe bashkëshortja e tij, Jozefina mes viteve 1796 dhe 1804 u shitën për 513 500 euro sot në ankand në Paris, njoftoi shtëpia e shitjeve “Drouot”.

“Asnjë letër nga ti, e dashura ime e adhurueshme; duhet të jesh e e zënë me gjëra shumë të ëmbla përderisa ke harruar bashkëshortin tënd që në mes të çështjeve dhe lodhjeve më eksesive vetëm të mendon dhe të dëshiron. Jam i izoluar.

Ti më ke harruar. Kanë kaluar tetë ditë që qëndroj mbi kal. Aspak netë, aspak pushim, aspak gjum”, i shkruan gjenerali Bonapart më 18 prill 1796 Jozefinës, gjatë fushatës në Itali, sipas një ekstrkati nga një prej tre letrave të shitura.

VIDEO: Çifti përplaset nga një makinë, tërhiqen për disa metra zvarrë

Ky është momenti i tmerrshëm kur një çift indian përplaset nga një makinë teksa ata po lëviznin me motoçikletën e tyre.

Fatmirësisht ata shpëtuan vetëm me disa lëndime të lehta trupore.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në autostradën nacionale që lidh qytetet Bangalore-Chennai. (TemA)

Hiqeshin si juristë dhe mashtronin qytetarët, dy të arrestuar në Tiranë

Premtonin dhënie leje zhvillimore e licencë për ushtrim aktiviteti mësimdhënieje, duke u prezantuar si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar, por kanë përfunduar në pranga nga specialistë të seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar të Tiranës.

48-vjeçarja M.F. dhe 24-vjeçari N.Sh., që të dy nga kryeqyteti, janë arrestuar në kuadër të operacionit “Juristët e rremë”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar dy shtetas, duke iu kërkuar parà me qëllim që t’iu siguronin leje zhvillimore e licencë për mësimdhënie në një komunitet fetar.

48-vjeçarja ka edhe precedentë të mëparshëm penalë, sërish në kuadrin e “mashtrimit”, ndërsa policia i ka ndaluar në momentin që takoheshin për t’iu marrë lekët dy shtetasve të mashtruar. Edhe për shkak të rezistencës që kanë bërë në momentin e arrestimit, duke kundërshtuar efektivët, ata do të akuzohen tashmë për “mashtim”, “falsifikim dokumentesh”, “përvetësim i titujve apo i detyrës shtetërore”, “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet, dy aparate celularë, si dhe dokumente të ndryshme./tch

Haradinaj udhëton drejt SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar të premten drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ftesë të komunitetit katolik shqiptar “Shën Pali” në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Haradinaj do të zhvillojë takime edhe me përfaqësuesit e komunitetit katolik shqiptar dhe autoritetet në Detroit, por edhe me zyrtarë të tjerë amerikanë.

Kjo është vizita e parë e Haradinajt në SHBA, që prej vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në nëntorin e vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën, me qëllim që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Haradinaj gjatë muajit janar nuk kishte marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ndonëse kishte pranuar ftesë për këtë ngjarje, duke thënë se “me këtë klimën me taksën nuk shkoj kësaj here por duhet pritur të shkoj më vonë”./rel

Familjes shqiptare i refuzojnë azilin, danezët protestë në aeroport

Rasti i një familjeje shqiptare, së cilës iu refuzua e drejta e azilit në Danimarkë, ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase. Një familje shqiptare nuk fitoi të drejtën e azilit dhe për këtë ajo duhet të kthehet tani në vendin e origjinës pasi mundësitë për të qëndruar atje janë shumë të pakëta.

Por, largimi i saj nuk është pritur aspak mirë nga aktivistët e Danimarkës, të cilët rreth orës pesë të mëngjesit mbushën aeroportin e Kopenhagenit duke kundërshtuar depërtimin familjes Marashi.

Me 22 mars iu refuzua azili, ndërsa autoritet i dhanë tre javë kohë për të aplikuar për një leje humanitare qëndrimi, bazuar në ligjin danez. Drama e kësaj familje nuk është vetëm fakti se po përballen me dëbimin nga Danimarka, por edhe djali i tyre i madh 8-vjeçar është diagnostikuar nga mjekët me probleme fizike dhe mendore. Djali i familjes nuk ka qenë asnjë ditë në shkollë, kjo për shkak të problemeve shëndetësore.

Nëna e djalit ka pohuar se në Shqipëri nuk mund ta kurojë djalin e sëmurë. Ajo shton se kushtet e jetesës në Shqipëri janë shumë të vështira dhe varfëria ia pamundëson kurimin e djalit. Edhe pse kishte tre javë kohë për të plotësuar të gjitha dokumentet e lejes humanitare, familja Marashi nuk arriti ta bënte një gjë të tillë duke mos i siguruar ato që iu kërkuan brenda afatit.

Aktivistët theksojnë se shumë emigrantë kanë probleme me dokumentet, por ata kanë besim se duke i shtyrë familjes shqiptare afatin e lejes, ajo mund të plotësojë të gjitha dokumentet e nevojshme. Mediat shkruajnë se dy ditë më parë, një nënë shqiptare së bashku me fëmijën e saj u deportua drejt Shqipërisë.

I futet në shtëpi si vajza e shoqes, gruaja i merr të moshuarës bizhuteritë dhe 10 mijë euro

Një 81-vjeçare italiane ka rënë pre e mashtrimit të një gruaje, e cila më pas e ka grabitur.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12.20, në Padova.

Gruaja është futur në banesën e të moshuarës, duke u hequr si shoqja e vajzës së saj dhe kishte shkuar me porosi të saj.

Sapo e moshuara kishte tentuar ta merrte vajzën në telefon për ta vërtetuar, gruaja ia kishte marrë celularin dhe i kishte kërkuar t’i jepte çfarë kishte në shtëpi.

E panikosur e moshura i kishte dhënë bizhuteritë që mbante në shtëpi dhe 10 mijë euro.

Synet në shtëpi, humb jetën një tjetër fëmijë

Në vetëm pak muaj, 3 fëmijë kanë humbur jetën në Itali si pasojë e rrethprerjes në shtëpi, apo të kryer jo nga mjekë profesionistë.

Një tjetër rast u publikua në media, viktimë e së cilit mbeti një bebe pak javëshe. Shkak u bë rrethprerja e kryer në shtëpi, nga një “njeri i shenjtë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Quezzi, pranë Genovas.

Për ngjarjen autoritetet policore arrestuan nënën dhe gjyshen e djalit, sëbashku me personin që kreu procedurën.

Nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes, megjithatë besohet se prindërit e të miturit janë nigerianë.

Ngjarja e rëndë vjen pasi një fëmijë 5 muajsh vdiq në mars në Bolonja, në Itali, pasi prindërit e tij dyshohet se e bënë synet në shtëpi.

Në Dhjetor, një djalë 2 vjeç gjeti vdekjen për shkak të gjakderdhjes, si pasojë e rrethprerjes në një qendër emigrantësh në Romë.

Jeta e vëllait të tij binjak u vu gjithashtu në rrezik, por ai mbijetoi pasi u mbajt në kujdes intensiv.

Rreth 35 përqind e rrethprerjeve në Itali besohet se kryhen në shtëpi.

Shkak është kryesisht çmimi i lartë i kësaj procedure. Në të tre rastet e mësipërme, prindërit e fëmijëve ishin refugjatë.

Turqi/ Kryebashkiaku i ri djeg karrigen: S’kam etje për pushtet! (VIDEO)

Partia e Rexhep Taip Erdogan vërtetë pësoi një disfatë të thellë në zgjedhjet lokale të 31 marsit, pasi humbi Anakranë, Stambollin dhe Izmirin, por me gjestin e Mehmet Gürbüz ka fituar shumë.

Anëtari i AKP-së që fitoi besimin e votuesve në bashkinë e Elbistanit, vendosi të nisë mandatin e tij si kryebashkiak në një mënyrë të pazakontë.

Ai e mori karrigen nga zyra e tij dhe e nxori në sheshin e qytetit që ndodhet në provincën jugore të Kahramanmaras, e më pas i hodhi benzinë dhe e dogji atë.

I rrethuar nga mbështetësit e tij, Gürbüz duke djegur karrigen e tij dha mesazhin se ai nuk ka etje pushtet. Ai u tha mbështetësve se ata duhet të jenë modestë dhe të punojnë bashkërisht për të kapërcyer çdo vështirësi e ofruar qeverisje cilësore.

“Rama të pranojë krizën”, analistët: Ja pse na duhen zgjedhje të parakohshme

Në “Open” është duke u diskutuar për mënyrën sesi do të zgjidhet kriza politike në Shqipëri, me moderatoren Eni Vasili që ka kërkuar të dijë nga analistët nëse do të ketë një “Krokodili 2”, apo një paketë McAllister si në 2017.

Sipas gazetarit Berat Buzhala, për tu zgjidhur kriza, kryeministri Edi Rama duhet ta pranojë se ka krizë.

“Duhet të krijohen kushtet. Teknikisht ka kushte, është Kuvendi ka mikrofon, por Edi Rama duhet të pranojë se opozita s’është këtu”, tha ai.

Ndërkohë, Buzhala theksoi se “ata që janë në rrugë janë më shumë se këta që janë në Kuvend”.

“Më shumë ka shqiptarë që kanë votuar dhe janë në rrugë, se sa ata që përfaqësohen”, shtoi ai.

Analisti Henri Çili theksoi se i beson kryeministrit Edi Rama se LSI dhe PD kanë vjedhur vota, ndaj për këtë arsye ai kërkon që shefi i qeverisë të pranojë edhe vjedhjen nga të tijët që kanë vjedhur se po del nga përgjimet.

“Ai duhet të pranojë që të testohet në zgjedhje të parakohshme. Ne i kemi përdorur shumë pak zgjedhjet e parakohshme, bëjmë mirë ti përdorim. A kemi ne sot një sistem drejtësi funksional që të na përcaktojë nëse krimi elektoral ka impakt. S’kemi, ndaj për këtë arsye duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, nënvizoi ai.

Kriza politike/ Basha tregon takimin e fshehtë me Metën në Presidencë

Disa ditë më parë u përfol se kryedeomkrati Lulzim Basha kishte shkuar për një takim sekret larg vëmendjes së medias në Presidencë me Ilir Metën.

Vizita e Bashës te Kreu i Shtetit erdhi në kulmin e krizës politike, ndaj interesi ishte i madh për të mësuar se çfarë kanë diskutuar të dy. Basha ka thënë në “News24” nga Gjermania se takimi nuk kishte asgjë misterioze dhe se ka shprehur pikëpamjet e tij për situatën në vend e njëkohësisht ka dëgjuar pikëpamjet e Presidentit.

“Ka qenë një takim ditën e martë të javës së kaluar, i cili ka zgjatur afro 35 minuta dhe ka qenë një takim tek i cili kam parashtruar pikëpamjet e mia për momentin ku ndodhet vendi dhe kemi shkëmbyer mendime për situatën e vendit. Asgjë misterioze, ka qenë një takim normal. Unë kam parashtruar pikëpamjet e mia dhe kam dëgjuar pikëpamjet e Presidentit”, deklaroi Basha.