Ballina Kronika Hiqeshin si juristë dhe mashtronin qytetarët, dy të arrestuar në Tiranë

Hiqeshin si juristë dhe mashtronin qytetarët, dy të arrestuar në Tiranë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Premtonin dhënie leje zhvillimore e licencë për ushtrim aktiviteti mësimdhënieje, duke u prezantuar si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar, por kanë përfunduar në pranga nga specialistë të seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar të Tiranës.

48-vjeçarja M.F. dhe 24-vjeçari N.Sh., që të dy nga kryeqyteti, janë arrestuar në kuadër të operacionit “Juristët e rremë”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar dy shtetas, duke iu kërkuar parà me qëllim që t’iu siguronin leje zhvillimore e licencë për mësimdhënie në një komunitet fetar.

48-vjeçarja ka edhe precedentë të mëparshëm penalë, sërish në kuadrin e “mashtrimit”, ndërsa policia i ka ndaluar në momentin që takoheshin për t’iu marrë lekët dy shtetasve të mashtruar. Edhe për shkak të rezistencës që kanë bërë në momentin e arrestimit, duke kundërshtuar efektivët, ata do të akuzohen tashmë për “mashtim”, “falsifikim dokumentesh”, “përvetësim i titujve apo i detyrës shtetërore”, “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i punonjësit të policisë”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet, dy aparate celularë, si dhe dokumente të ndryshme./tch