Banja Mjekësore Széchenyi në Budapest është banja më e madhe në Evropë e këtij lloji.
Ajo furnizohet me ujë nga dy burime termale, kurse
temperatura e tyre është 74 ° C dhe 77 ° C .
Në Budapest ka rënë borë dhe temperaturat kanë shkuar nën minus, por turistët e shumtë argëtohen në banjën e famshme të këtij qyteti.
Këto janë pamjet e dy ditëve të fundit.
Dikush e ka postuar një ngjarje që ka ndodhur në kufirin e Zvicrës, ku protagonist ishte një shqiptar që kishte marrë me vete 9 kg soxhuk. Por ajo që i kishte ndodhur në kufi dhe veprimi i tij është thjeshtë epik.
Ju sjellim më poshtë, rrëfimin e një shqiptari që jeton në kurbet i cili përshkruan skenën kështu: “Legenda jemi”
Doganieri zvicëran ka kërkuar me ngulm që tia konfiskoj suxhukun por kosovari ka thënë: ” O burrë, na pa suxhuk nuk mundemi me jetu. Nëse kish pas mundësi me m’lan me kta, se pasha neren krejt shpija e hajme”.
Takimi i deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov ka përafruar qendrimet rreth çështjes së shtetësisë.
Zaev dhe Dimitrov janë shprehur të gatshëm të pranojnë kërkesën e Besës që shteťësia në dokumentet personale në gjuhën shqipe të shkruhet vetëm si “qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” ndërsa në gjuhën maqedonase, shtetësia të mbetet “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” ashtu siç propozon Qeveria.
Propozimin e Besës Zaev pritet ta diskutojë edhe me 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja. /alsat/
Fituesi i një lotarie me vlerë 13.5 milionë sterlina në Britani tha se fillimisht u ul e piu një çaj kur mori vesh lajmin.
Më pas nisi blerjet e çmendura.
Peter Dongdon, 71 vjeç, tha se jetonte në një shtëpi të këshillit bashkiak para se të fitonte shumën e madhe.
“Nuk mund ta besoj akoma. Dikur shkoja nëpër dyqane dhe thoja me vete sa mirë do ishte sikur ta kisha këtë ose atë. Por tani mund të kem gjithçka dua”.
Gjëja e parë që bëri në fakt ishte për bamirësi. Klinika që trajtoi të shoqen për sklerozë, mori si dhuratë 1 milionë sterlina.
Më pas familja dhe vetë ai nisën të blejnë makina luksi. Ai i bleu vetes një BMW i8, një BMW i3, një Porsche Cayman, një Bentley dhe tre modelet e fundit të Land Rover Defenders.
Mbesa e tij thotë se ka mbetur e befasuar.
“Dikur punoja në McDonald’s, tani krejt papritur ngas një Range Rover”.
Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës Humanitare ‘Jetimët e Ballkanit’, ka folur për Insajderin për mundësinë e futjes në skenën politike.
Kastrati ka thënë se nuk ka ambicie t’i futet politikës, e as të marrë ndonjë post në Bashkësinë Islame. Ai thotë se është i përmbushur me misionin që ka marrë përsipër, pra t’i ndihmojë të tjerët për t’i bërë sado pak të lumtur.
“Me të vërtetë nuk kam asnjë ambicie, përkundrazi ambicia e vetme është që ne të arrijmë deri në derën e fundit të nevojtarit në këtë Kosovën tonë, as ëndërr nuk më ka shkuar ndonjëherë të marrë ndonjë post, qoftë të Bashkësisë Islame apo ndonjë post tjetër. Jam shumë mirë këtu ku jam, zoti ma ka dhënë kështu dhe kam qejf që jeta ime të përfundoj me këtë mision që e kam nisë”, ka thënë Halil Kastrati për Insajderin.
Theksojmë se, Halil Kastrati është një nga humanistët më të njohur dhe më të dashur. Me nismën dhe shoqatën e tij ‘Jetimat e Ballkanit’ ai deri më tani për dy vite e gjysmë ka bërë mbi 200 familje me strehim./Insajderi.com
Bujar Osmani, shqiptarët nuk e kanë komoditetin tënd të bëhen kameleon, as kemi toka, as hipoteka, asgjë skemi për t’i falur askujt në këtë proces, as gjuhën shqipe, as identitetin kombëtar.
Ti nga padija ke nis ta marrësh fytyrën e një maqedonasi, me siguri nga transformimi që po të ndodh fizikisht e mendërisht nga ky proces.
Ju keni bashkëpunu me qarqe ruse e sërbe etj; t’i rikujtoj partnerët tuaj të biznesit nga qeverisja e kaluar apo ke harruar se këto biznese vazhdojnë edhe sot me punë. Tash ju patriotët qenkeni me Shba, leni këto dokrra o qyqan i dreqit shporru sa më parë nga politika se e qelbe shqiptarinë.
Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kërkon takim me kryeministrin Zaev. Pasi kjo organizatë me disa qytetarë diskutuan rreth problemeve të fundit që ndodhen në Kodren e Diellit, sot njoftuan se do të protestojnë nëse kërkesat e tyre nuk pranohen. Ata janë të revoltuar me mos realizimin e premtimeve për investime në Kodrën e diellit. Një ndër kushtet e tyre është që shoqata Aksionare ELEM Turs përfundimisht të heqë dorë nga, siç thonë, bllokadat që i bënë resortit turistik Kodra e Diellit.
Do i sugjerojmë zotëri Zaevit që vizitën në Kodrën e Diellit ta zhvilloj si çdo qytetarë për të parë nga afër vështirësitë reale në të cilën përballen vazhdimisht vizitorët të kësaj qendre turistike. //Kërkojmë angazhim më të madh edhe nga Agjencia për Zhvillimin Turistik, Agjencia për Rini dhe Sport, si dhe nga Federata e Skijimit në ushtrimin e një presioni më të madh ndaj autoriteteve përgjegjëse për dështimet në funksionim normal në Kodrën e Diellit. Kërkojmë nga Shoqata Aksionare ELEM që përfundimisht të heqë dorë nga bllokadat që i bënë resortit turistik Kodra e Diellit. Këto kërkesa janë në shërbim të përmasimit të kushteve si dhe funksionimit normal të qendrës dimërore Kodra e Diellit. Nëse autoritetet e thirrura sot nuk reagojnë siç duhet ndaj këtyre kërkesave ata do të përballen me protesta dhe bllokada serioze në vendin e njëjtë më datë 12 janar ora 11, tha Hamdi Sulejmani “TA SHPËTOJMË KODRËN E DIELLIT”
Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kanë arritur marrëveshje lidhur me ndryshimet kushtetuese. Sela theksoi se është arritur marrëveshje dhe me rëndësi është ndryshimi i bërë në Preambulë.
“Kemi arritur marrëveshje. Jemi krenar që me kontributin tonë kemi bërë të paktën që fjalia e parë e Kushtetutës, Preambula, të heq padrejtësi për definimin e keq të gjërave. Kemi folur rreth kërkesave që Aleanca për Shqiptarët i ka pasur. Prej sot nuk do të kemi dy kategori të qytetarëve – qytetarë, si dhe qytetarë tjerë…, por do të jetë vetëm populli maqedonas, shqiptarë, turk etj.”, theksoi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.
Si ndryshon Preambula me kërkesën e ASH-së?
Preambula e deritanishme – Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas, si dhe qytetarët që jetojnë në kufijt e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk….
Preambula e re sipas marrëveshjes- Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, pjesa e popullit shqiptar, popullit turk….
Sipas amendamentit të Aleancës për Shqiptarët, ndryshimi ndodhë në Nenin 2, Paragrafi 2 ku fjalët “qytetarë maqedonas apo maqedonas/qytetarë”, zëvendësohen me fjalët “qytetarët”, ku siç kanë sqaruar, ajo bëhet që të ketë trajtim të barabartë të deklarimit të shtetësisë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, përcjellë INA.
Edhe kryeministri Zaev shprehu kënaqësi që kanë arritur marrëveshje dhe tha se nga preambula do të fshihen disa fjale me qëllim që të mos ketë ndjenjë se dikush këtu është i përkohshëm.
“Do të hiqet pjesa “të cilët jetojnë në kufijtë”, që të mos lihet përshtypje se shqiptarët, turqit dhe të tjerët janë vetëm përkohësisht këtu, tha Zaev.
Gjithashtu edhe për çështjen e diasporës kanë arritur marrëveshje, gjegjësisht që të mos thuhet se shteti kujdeset vetëm për diasporën maqedonase, por për të gjitha etnitetet që jetojnë në të si diasporën maqedonas, diasporën shqiptare, …etj.
Marrëveshje është arritur edhe për emërtimin rreth përcaktimit të shtetësisë në dokumente, ku tek shqiptarët do të hiqet emërtimi “maqedonas”, ashtu që në dokumentet e tyre të udhëtimit dhe dokumentet e tjera tek pjesa e shtetësisë apo “nacionality” do të shkruaj vetëm “qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Kjo pikë do të harmonizohet edhe me Lëvizjen BESA, pasi që ka qenë pikë e përbashkët.
Një nga amendamentet ishte përfshirja e Kosovës në kushtetutë si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia, pasi që deri tani nuk ishte nënvizuar kjo dhe ishte theksuar vetëm Serbia.
Në lidhje me çështjen e riemërimit të gjuhës shqipe nga “gjuha që e flasin 20% e popullatës” në gjuhën shqipe, Sela tha se këtë do ta shqyrtojnë në të ardhmen. Për të njëjtën gjë, Zaev deklaroi se nuk ka mundësi formale që tani të realizohet, por se edhe ai nuk dëshiron që ndonjë gjuhë të thirret me përqindje. (INA)
Një 22-vjeçare ka kaluar një eksperiencë mjaft intensive por tashmë është penduar sepse këtë e ka bërë gjatë kohës kur ka qenë në një lidhje.
Për një javë ajo ka fjetur me 5 djem të ndryshëm sepse i dashuri i saj nuk dëshiron të bëj…
Ja çfarë i ka shkruar ajo psikologes së ‘The Sun’.
Letra e vajzës
“E dashur psikologe…
Kam tradhtuar të dashurin tim me 5 meshkuj të ndryshëm në vetëm një javë…jam penduar por ai më bëri t’ia bëj këtë sepse nuk është shumë i dhënë pas seksit.
Unë jam tip shumë ekspresiv dhe më pëlqejnë eksperiencat seksuale por ai nuk më ndihmon në këtë pjesë.
Historia e tradhtisë nisi kur unë së bashku me disa shoqet e mija shkuam për pushime në një ishull në Spanjë. Kur dolën natën e parë në një lokal nate, një djalë që punonte aty më ngacmoi. Unë ia pasova dhe më pas përfunduam duke bërë seks në dhomën e tij. Të nesërmen ai nuk u duk më.
Por një tjetër djalë më ngacmoi dhe historia u përsërit. Pas disa ditësh u largova dhe kuptova që kisha fjetur me 5 djem të ndryshëm…
Kur unë kisha ditëlindjen i dashuri im më organizoi një festë surprizë dhe njëri nga djemtë në lokal ishte…njëri prej tyre që kisha fjetur në pushime.
Ai kur më pa u habit dhe i tha të dashurit tim: A e di t’i që kjo ka fjetur me mua?
I dashuri im u kthye nga unë dhe më pyeti nëse është e vërtetë, e unë ia pranova duke qarë por i shpjegova se ai më ‘detyroi’ sepse nuk më plotësonte në shtrat.
Vendosëm ta kalonim këtë rast (sepse ai nuk e mësoi për katër të tjerët) dhe ai më premtoi se do ndryshonte dhe do të bëhej më aktiv. Por kjo nuk ndodhi.
Unë e dua atë por nuk më plotëson dhe nuk di si t’ia bëj?”
Përgjigjja e psikologes
“Së pari dua të të them që t’i ke marrë një risk të madh mbi supe sa i përket sëmundjeve seksuale sepse të flesh me 5 djem të panjohur kjo është e rrezikshme.
Ndërsa sa i takon raportit tënd me të dashurin…nëse e do duhet ta ndihmosh ta kalojë atë problem dhe jo t’i kërkosh ta kalojë i vetëm.”
Nëna e Kim Kardashian ka befasuar të gjithë me ndryshimin e fundit që ka bërë në pamje.
Kris Jenner së fundi është shfaqur në një fotografi ku shihet krejt ndryshe. E ëma e Kim ka kapur flokët lart, ndërsa ky ‘look’ është njësoj si i vajzës së saj, Kim.
Fansat kanë krahasuar fotografitë e të dyjave dhe ngjashmëria është shumë e madhe, madje shumë prej tyre e kanë quajtur Kris kopje të Kimit.
Ajo që të bie në sy nga ky ndryshim i Kris Jenner është fakti që ajo duket disa vite më e re.
Prindërit e këngëtares shqiptare, Rita Ora, përmes një postimi në rrjetet sociale, kanë zbuluar disa pamje të shtëpisë së tyre në Londër, e cila ka vlerën e 1.3 milionë paund.
Këngëtarja 28-vjeçare e ka vendosur familjen e saj në një shtëpi të re, e cila ka 6 dhoma gjumi dhe një dizajn të interierit shumë të veçantë. Po ashtu, ka mbajtëset e shkallëve të zbukuruar me ari e stil të vjetër, pikturat e ndryshme dhe shumë orendi të çuditshme.
Gjithashtu, shtëpia ka një kopsht, dyshemetë e zbukuruar dhe një dhomë elegante të ngrënies, e cila është e përkryer për të pritur në darkën familjare vajzat e tyre Ritën dhe Elenën, si dhe djalin Donin.
Domatet mund të modifikohen gjenetikisht për të prodhuar varietete me spec djegës. Shkencëtarët besojnë se është e mundur të merren gjenet e domates për ta bërë atë të prodhojë kapsaicinoide, të cilat japin përgjegjëse për shijen djegëse të specit.
Në një artikull në revistën “Trendet” në Shkencën e Bimëve, hulumtuesit nga Universiteti Federal i Viçosës në Brazil thanë se teknikat e fundit të redaktimit të gjeneve treguan premtime pozitive. “Inxhinierimi i rrugës gjenetike kapsaicinoide në domate do ta bënte më të lehtë dhe më të lirë për të prodhuar këtë kompleks shijesh, e cili ka aplikime shumë interesante”, tha autori i gazetës Agustin Zsögön.
Qëllimi i modifikimit nuk do të ishte t’i jepnin domates aromë në supermarkete, por të prodhonim më shumë kapsaicinoide në masë. Substanca djgëse ka shumë veti të dobishme ushqyese dhe antibiotike dhe gjendet tek çdo gjë.
Derivatet e naftës pas mesnate do të lirohen për 2.5 denarë, gjegjësisht për tre denarë për litër. Kështu ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetik.
Sipas vendimit, përcjell SHENJA, çmimet e benzinave lirohen për 2.5 denarë.
Një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 58,5 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 60.5 denarë një litër.
Dizeli do të lirohet për tre denarë. Një litër Dizel, në dy javët e ardhshme, do të kushtojë 55 denarë.
Vaji Ekstra i Lehtë për amvisëri do të shitet 43,5 denarë për litër.
Klasë të plota në kurset e gjuhës gjermane, në shkollat për gjuhë të huaja. Interesi jashtëzakonisht i madh për të mësuar gjuhën është se Gjermania është bërë destinacioni i preferuar, njofton Portalb.mk.
Interesi jashtëzakonisht i madh për të mësuar gjuhën gjermane po i mbush klasat e qendrave për edukim joformal dhe të shkollave private për gjuhë të huaja. Përveç atyre që kanë dëshirë të mësojnë një gjuhë të re, kjo situatë më së shumti ka të bëjë me njerëzit të cilët dëshirojnë të shkojnë të punojnë në Gjermani, prandaj kanë nevojë të paktën, të kenë njohje minimale të gjuhës dhe të marrin një diplomë përkatëse, përcjell albinfo.ch.
Ata të cilët presin që të punojnë në fabrika apo të ngjashme studiojnë vetëm komunikimin bazë. Kërkohen edhe nivele më të avancuara nga mjekët, personeli medicinal dhe të tjerë, puna e të cilëve përfshin më shumë komunikim, shpjegon Biljana Dabeska nga Universiteti i hapur qytetar për mësim të përjetshëm ose ish-Universiteti i punëtorëve nga Gostivari.
“Të gjithë pjesëmarrësit që kanë ardhur tek ne, interesohen për të provimin e certifikatës A1 të njohur ndërkombëtarisht. Kjo bëhet për largim, shkojnë në vende evropiane, Gjermani, Zvicër dhe kryesisht kërkohet gjuha gjermane. B1 dhe B1.2, tashmë është niveli më i lartë që e kërkojnë për mjekët dhe atë lloj profesionesh. Me nivelin bazë kryesisht punojnë punonjës të cilët nuk kanë nevojë për njohje më të mirë të gjuhës gjermane. Ka shumë institucione, gjegjësisht provajderë privatë që konkretisht organizojnë kurse të gjuhës gjermane dhe që ofrojnë punësim në Gjermani”, vlerëson Dabeska.
Interesi i zmadhuar për mësim të gjuhës gjermane e vendosin atë në vendin e parë të gjuhëve që kërkohen nga njerëzit për t’u mësuar. Mendohet se gjermanishtja është edhe më tërheqëse se gjuha angleze.
“Dua të përmend se ka pasur shumë interes për gjuhën angleze, grupet kishin edhe nga 40 nxënës, për dallim nga tani. Tani ekziston një situatë krejtësisht e ndryshme lidhur me gjuhët. Gjuha angleze është tërësisht në margjina, pothuajse mezi mbledhim ndonjë grup me 10 nxënës, e fare mos të flasim për të rriturit. Ndërsa kur është fjala për gjuhën gjermane, tani është koha pikërisht si dikur me anglishten, tani gjermanishtja është aktuale”, thotë Dabeska.
Në sistemin arsimor të Maqedonisë, gjermanishtja filloi të mësohet si lëndë me përfshirjen e tij në arsimin fillor nëntëvjeçar. Nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën e mësojnë atë si gjuhë të dytë të huaj bashkë pas gjuhës angleze.
Ne nuk jemi pengesë për procesin e integrimit në NATO dhe BE, ne i dhamë mbështetje fillimit të hapjes së Kushtetutës, por gjatë procesit ndryshuan rregullat e lojës, u ngritën çështje të reja që janë të diskutueshme për ne, thonë nga Lëvizja e Besa.
Deputeti Fadil Zendeli, pas takimit me përfaqësuesin e NATO-s Zoran Jankoviç, tha se ka momente të diskutueshme në fushën e shtetësisë dhe se përgjegjësia është për ata që ndryshuan rregullat e lojës që nuk ishin pjesë e debatit mbi ndryshimet kushtetuese.
Zendeli i rekomandoi zv. kryeministrit Osmani të shkojë në Çair dhe t’i pyes shqiptarëve nëse ata pranojnë që në nënshtetësi të quhen maqedonas.
“Nëse ata gjejnë mbështetje, atëherë edhe ne do t’i mbështesim”, tha Zendeli./Telegrafi/
Niveli i lartë i yndyrnave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës. Ai përbën pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve shëndetësore ndaj duhet mbajtur nën kontroll.
Kur ushqimet që konsumojnë përmbajnë më shumë kalori se sasia që digjet nga organizmi, atëherë ky i fundit i ruan yndyrnat për përdorim të mëvonshëm.
Nëse niveli i yndyrnave është mbi 200 mg/dl atëherë konsiderohet si i lartë dhe nëse ai arrin mbi 500 mg/dl atëherë është tepër i lartë.
Nivelin e yndyrnave në gjak mund ta ulni nëpërmjet disa trajtimeve natyrale pa përdorur medikamente. Sipas të dhënave ekspertët rekomandojnë mënyrat e mëposhtme natyrale për uljen e nivelit të yndyrnave në gjak.
Kufizimi i sheqerit
Kufizimi ose eliminimi i sheqerit është një mënyrë e mirë për uljen e nivelit të yndyrnave. Këtu përfshihen edhe ëmbëlsuesit natyralë, siç është edhe mjalti.
Në vend të sheqerit mund të hani fruta dhe mos përdorni ëmbëlsues artificialë, që kanë pasoja të dëmshme në shëndet.
Eliminoni bukën dhe makaronat
Buka e bardhë, makaronat e patatet përmbajnë niseshte, një karbohidrat që ka një vlerë të lartë glicemie e që rrjedhimisht mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe të yndyrnave në gjak. Në vend të tyre mund të zgjidhni drithëra të plota, elb, perime, arrorë dhe fara.
Aktiviteti Fizik
Duke qenë se mbipesha dhe obeziteti kanë lidhje të drejtpërdrejtë me yndyrnat në gjak, këshillohet që të kryeni aktivitet fizik për 30 minuta në ditë, pesë herë në javë duke rritur intensitetin e stërvitjes. Një studim ka zbuluar se vetëm një orë pas aktivitetit fizik, niveli i yndyrave ulet.
Shmangni yndyrnat e ngopura
Për të ulur yndyrnat në gjak, shmangni yndyrnat me bazë shtazore. Këto yndyrna gjenden tek mishi i kuq, gjalpi dhe djathi.
Vajrat vegjetalë janë kryesisht të shëndetshëm përveç atyre që përpunohen. Për shembull, shumica e ushqimeve të skuqura apo industriale përmbajnë yndyrna të dëmshme.
Kufizimi i alkoolit
Kaloritë e tepërta të marra nga alkoli konvertohen shumë shpejt në yndyrna dhe magazinohen në trup. Nëse nuk hiqni dorë totalisht nga alkoli mundohuni të paktën të përgjysmoni sasinë e konsumuar rregullisht.
Rënia në peshë
Studimet konfirmojnë se rënia në peshë ul më tej nivelin e triglicerideve. Diabetikët që humbasin 5 deri në 10 përqind të peshës trupore në një vit pësojnë një rënie të triglicerideve prej 40 mg/dl.
Njerëzit që duan të bien në peshë duhet të mbajnë një regjim ushqimor me pak karbohidrate. Ushqimet më të mira kundër yndyrnave në gjak janë: tërshëra, fasulet, avokadot dhe peshku. /atsh
Duke folur për amendamentet e ASH-së dhe Lëvizjes Besa që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese, zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka deklaruar se opozita shqiptare në mungesë të eksperiencës po krijon perceptim të gabuar për vete, shkruan Gazeta Lajm. Sipas tij, aktualisht nuk ka shërbim më të keq që mund t’i bëhet shqiptarëve se sa të krijohet bindje se ata pengojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. “Nuk ka interes më të madh për shqiptarët se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE” tha Osmani. Ai beson se procesi për ndryshimet kushtetuese do të rrumbullaksohet me sukses ndonëse, sipas tij, akoma ekzistojnë faktorë që po punojnë për dështimin e këtij procesi të rëndësishëm për Maqedoninë.
“Ka dyshime për një dorë të fshehur i cili tenton ta kompromitojë procesin në ditët e fundit të saj, unë nuk them se partitë politike shqiptare janë pjesë e kësaj dorë të fshehur por ndonjëher nga mos gjetja dhe mos pasja e eksperiencës së mjaftueshme në procese të tilla të ndërlikuara mund të krijoni një percepcion të tillë sherbimin më të keq që mund të ja bëni shqiptarëve në këtë moment para botës është të prezentoheni se shqiptarët janë ata të cilët e pengojnë antarësimin e vendit tnë Nato. Nuk ka interes më të madh kobëtar, shqiptar se sa integrimi i Maqedonisë në NATO. Nuk është ky vetëm interes i vendit por i gjithë shqiptarëve në rajon” u shpreh Osmani.
Administrata Doganore e Republikës së Maqedonisë shpalli konkursin për punësimin e 78 të punësuarve për një periudhë të caktuar deri në fund të vitit fiskal aktual.
Arsyetimi kryesore për këtë, është rritja e përkohshme e volumit të punës.
Në konkurs kërkohen këshilltarë, zyrtarë të doganave, zyrtarë të lartë të doganave, kandidatë për shef në Zyrën e drejtorit të Drejtorisë së doganës, inspektor etj.
Paga bazë neto për këtë konkurs lëviz nga 16.000 denarë deri në 40.000 denarë.
Material i shkëputur nga;
Mr. Sc. Ismet Jonuzi-Krosi “QËNDRESA SHQIPTARE NË JOGOSLLAVINË TITISTE” (1944-1990) Shtypshronja “Lumagrafik” – TETOVË, 2018, fq 126, material i shkëputur nga monografia në dorëshkrim për Femi Idrizin/
“NËSE JETA IME KA NJË QËLLIM, AJO ËSHTË, SHKOLLA, ARSIMI DHE KULTURA” FEMI IDRZI
Nga personalitetet e Xhepçishtit, për arsye të shumta do ta veçoja Femi Idrizi (1922-1999) i cili jo vetëm që ishte aktivist i dalluar kombëtar por edhe mësues i parë në Xhepçisht. Stuhia e kohës e hodhi nga binarët e jetës. Ai gjatë kohë punonte në librarinë “Rilindja“ në Tetovë dhe kjo librari për gjithë arsimdashësit e intelektualët shërbente si vendtakim për të biseduar për problemet shqiptare këtu e gjetiu. Nga kujtimet e mia që si mbresa ende janë të forta, më kujtohet, kur duke folur për ballafaqimet me jetën thoshte: “Kur do lë vdes do shkoj në xhenet, sepse xhehenemin e jetova këtu.
Femi Idrizi, ishte mësues i parë në Xhepçisht, ka punuar si mësues edhe në shkolla tjera, ka qenë luftëtar i Brigadës së Shtatë Shqiptare në Frontin e Sremit (FNÇ), ku për arsye të aktivitetit të tij patriotik e politik i janë montuar procese politike dhe me 28 prill 1945, dënohet me pushkatim. Kur e evokonte këtë proces dhe këto data mbetej i stresuar me ndjenja të turbulluara.
Por, gjithnjë dilte nga situata me krenari. Unë – thoshte ai, i shpëtova dënimit me pushkatim pasi që isha i plagosur në dorë dhe këmbë, arrita të ik dhe u ktheva në familje, në Xhepçisht. Me të kthyer në vendlindje ai vazhdon kurset pedagogjike për mësues. Pas kryerjes së tyre fillon punën si mësues gjer në vitin 1951 kur përsëri e burgosin.
Ky personalitet konsiderohet si një ndër më të maltretuarit e sistemit sllavo-komunist në Xhepçisht. Por, ai nuk i humbte shpresat, as besimin se do të vijë dita e lirisë, por fatkeqësisht nuk i përjetoi frytet e demokracisë. Ai ishte dëshmitar i një rendi të egër komunist. Femi Shaqiri u mishërua me jetën, me rininë, propagoi fjalën e mirë, arsimin, kulturën, ai bisedën e përfundonte me fjalët: “Nëse jeta ime ka një qëllim, ai është shkolla, arsimi, kultura”.
Në Xhepçisht ka vepruar edhe organizata “Balli Kombëtar, organizatorë dhe pjesëtarë të saj përmenden të kenë qenë: Faredin Fazlija, Qazim Idrizi, Zeqir Mustafa, Nebi Alija (Pranga) dhe Shelki Rexhepi. Gjithsesi, ka pasur edhe të tjerë që kanë qenë bartës të idesë së shqiptarizmit, kundërshtarë të komunizmit dhe luftëtarë për Shqipëri.
Këto xhepçishtas e kishin qartë vizionin se “Balli Kombëtar” është organizatë atdhetare për shpëtimin e kombit, kurse komunistët për nëpërkëmbjen e tij. Në rrëfimet që me ëndje i bënte, siç e thirrnin, apja Faredin thoshte: mos u besoni fjalëve të komunistëve. Ata na duan të keqen. Faredin Fazliu ishte njeri i pashëm, trim, i mençur dhe me vizione kombëtare e patriotike. Në përleshjet me komunistët plagoset në Vratnicë dhe ka jetuar me plumbin në këmbë. Ka kërkuar që fshatarët t’i shesin lopët dhe të blejnë pushkë sepse ajo sjell liri. Fehmi Shaqiri shkollën fillore e kreu në vitin 1934, kurse shkollën e mesme e vazhdoi në Prishtinë dhe e mbaroi në Shkodër. Aktiviteti i i tij vazhdon më herët, ku ai nuk pajtohej me regjimin e instaluar sllavo-komunistë në trojet tona, kështu që më 28 prill 1945 akuzohet si antikomunist i përbetuar përkatësisht ballist me çka dënohet me vdekje-pushkatim. Por, falë rrethanave dhe aftësive të tij arrijnë që të ik nga burgu. Në vitin 1950, punon arsimtar në fshatin e lindjes në Xhepçisht. Si rezultat i aktiviteteve të çështjes kombëtare sërish dënohet me vdekje, kështu që brenda 24 orëve ky dënim u rishqyrtua dhe dënohet me 20 vjet burg.Pasi e kreu burgun, nuk iu lejua të punojë si arsimtar. Më vonë punësohet në shtypshkronjën “Rilindja” në Prishtinë.
Ndërroi jetë në vitin 1999.
Lavdi jetës dhe veprës së Femi Idrizit.
Burimet dhe literatura:
*Material i shkëputur nga monografia në dorëshkrim për Femi Idrizin.
*Shënime nga: Shoqata e Pedagogëve Shqiptarë-Tetovë, Monografi “Veteranët e arsimit shqip të periudhës 1940-1960 në Tetovë dhe rrethinë”-Tetovë, gusht,2000, f. 35.
*Arkivi Shtetëror i Ripublikës së Maqedonisë-Shkup, Sekretariati Shtetërore për Punë të Brendshme i RM-së (Shtëpi ndëshkuese edukuese-Idrizovë) Dosja personale e Femi Idrizit numër rendor 1158, ndërsa dosja në gjyq dhe dokumentet tjerat me numër rendor 5786.
* Xheladin Murati, Xhepçishti në vite, shtypshkronja “Çabej”-Tetovë, 2009, fq. 38&39