Ballina Aktualitet Lajme Kjo është marrëveshja mes Zoran Zaevit dhe Ziadin Selës (VIDEO)

Kjo është marrëveshja mes Zoran Zaevit dhe Ziadin Selës (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kanë arritur marrëveshje lidhur me ndryshimet kushtetuese. Sela theksoi se është arritur marrëveshje dhe me rëndësi është ndryshimi i bërë në Preambulë.

“Kemi arritur marrëveshje. Jemi krenar që me kontributin tonë kemi bërë të paktën që fjalia e parë e Kushtetutës, Preambula, të heq padrejtësi për definimin e keq të gjërave. Kemi folur rreth kërkesave që Aleanca për Shqiptarët i ka pasur. Prej sot nuk do të kemi dy kategori të qytetarëve – qytetarë, si dhe qytetarë tjerë…, por do të jetë vetëm populli maqedonas, shqiptarë, turk etj.”, theksoi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Si ndryshon Preambula me kërkesën e ASH-së?

Preambula e deritanishme – Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas, si dhe qytetarët që jetojnë në kufijt e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk….

Preambula e re sipas marrëveshjes- Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, pjesa e popullit shqiptar, popullit turk….

Sipas amendamentit të Aleancës për Shqiptarët, ndryshimi ndodhë në Nenin 2, Paragrafi 2 ku fjalët “qytetarë maqedonas apo maqedonas/qytetarë”, zëvendësohen me fjalët “qytetarët”, ku siç kanë sqaruar, ajo bëhet që të ketë trajtim të barabartë të deklarimit të shtetësisë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, përcjellë INA.

Edhe kryeministri Zaev shprehu kënaqësi që kanë arritur marrëveshje dhe tha se nga preambula do të fshihen disa fjale me qëllim që të mos ketë ndjenjë se dikush këtu është i përkohshëm.

“Do të hiqet pjesa “të cilët jetojnë në kufijtë”, që të mos lihet përshtypje se shqiptarët, turqit dhe të tjerët janë vetëm përkohësisht këtu, tha Zaev.

Gjithashtu edhe për çështjen e diasporës kanë arritur marrëveshje, gjegjësisht që të mos thuhet se shteti kujdeset vetëm për diasporën maqedonase, por për të gjitha etnitetet që jetojnë në të si diasporën maqedonas, diasporën shqiptare, …etj.

Marrëveshje është arritur edhe për emërtimin rreth përcaktimit të shtetësisë në dokumente, ku tek shqiptarët do të hiqet emërtimi “maqedonas”, ashtu që në dokumentet e tyre të udhëtimit dhe dokumentet e tjera tek pjesa e shtetësisë apo “nacionality” do të shkruaj vetëm “qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Kjo pikë do të harmonizohet edhe me Lëvizjen BESA, pasi që ka qenë pikë e përbashkët.

Një nga amendamentet ishte përfshirja e Kosovës në kushtetutë si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia, pasi që deri tani nuk ishte nënvizuar kjo dhe ishte theksuar vetëm Serbia.

Në lidhje me çështjen e riemërimit të gjuhës shqipe nga “gjuha që e flasin 20% e popullatës” në gjuhën shqipe, Sela tha se këtë do ta shqyrtojnë në të ardhmen. Për të njëjtën gjë, Zaev deklaroi se nuk ka mundësi formale që tani të realizohet, por se edhe ai nuk dëshiron që ndonjë gjuhë të thirret me përqindje. (INA)

https://youtu.be/7Kn46mXD_cc

https://youtu.be/rjXaSFCGoD0

@tn.lajmelokale
@tetovanews