Ballina Blog Faqe 730

(VIDEO) Zaev kundër zgjedhjeve të parakohshme, por nuk i përjashton

Kryeministri Zoran Zaev personalisht është shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por ai nuk mund të jep një përgjigje të qartë në pyetjen e gazetarëve nëse edhe këtë vit mund tu premtojë afaristëve siç bëri në vitin e kaluar kur premtoi se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare. Zaev tha se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare i shkon në favor partisë së tij, por ky tha do të ishte një vendim egoist pasi do të pësonte rëndë ekonomia. Ai tha se për këtë temë do të hapet debate në LSDM dhe me partnerët e koalicionit në fund të këtij muaji.
Zoran Zaev, kryeministër

“Gjithë këtë që po e bëjmë, nëse arrin sukses procesi që po e bëjmë në Kuvendin tonë por edhe në Kuvendin e Greqisë, në të gjitha vendet, por edhe në Maqedoninë tonë do të sjellë ekonomi. Të gjithë e dijmë këtë, duhet ta shfrytëzojmë ti japim shansë ekonomisë, ti mbledhim frytet e ekonomisë, nga të gjitha këto vendime kyçe që I sollëm si shtet, si popull, si Kuvend dhe si Qeveri. Unë besoj se duhet ti japim kësaj një mundësi. Partia ime bën vlerësime se tani është koha më e mirë për zgjedhje, para nesh do të ketë 4 vite të reja, kjo është shumë joshëse, por do të humb Maqedonia. Do të hapnim një zbrastirë prej 4 deri në 7 muaj që seriozisht do të ndikojë në ekonomi”

Duke komentuar vendimin për hapjen e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Zaev tha se personalisht, pot ë mvarej vetëm prej tij do t’i hapte kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Ai tha se ky është edhe vetë qëllimi i anëtarësimit të vendit dhe rajonit në Bashkimin Evropian.
Zoran Zaev, kryeministër

“Unë do t’i hapja të gjitha kufijtë menjëherë, siç është në Bashkimin Evropian. E dijë se besimin duhet ta përcjellim ndaj njëri tjetrit. Atë që e bëjmë përmes one stop shop përmes bankës botërore, tani në Tabanocë, më pas me Shqipërinë, procesi duhet të vazhdojë më tej. Ne duhet tu besojmë institucioneve në Serbi ose Shqipëri kur i japin dokumentet për mallin e caktuar që hyn në Maqedoni. A nuk është kjo aspirata jonë për në BE, që mes tjerash t’I hapim edhe kufijtë. Me hyrjen në BE, hapjen e kapitujve dhe anëtarësimin e plotë, unë besoj se do të jemi njëjtë si vendet e moderuara perëndimore ku kufijtë do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët”
I pyetur për miratimin e amendamenteve kushtetuese, Zaev tha se shumica e nevojshme do të mësohet ditën e votimit në Kuvend, por ai u shpreh optimist se kjo shumicë mund të rritet edhe më shumë se 80 vota.

Arben Zeqiri /SHENJA/

https://youtu.be/KNFcNwh_a3M

Kryeministri Zaev sërish premton rroga mesatare 500 euro gjatë 2019

“Po, gjatë këtij viti do të ketë rritje të pagës minimale”, kështu ka paralajmëruar sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, njofton Portalb.mk. Ata nuk deshën të deklarohen për atë: Se sa dhe kur do të rritet paga mesatare? Siç sqaroi ai, rritja e pagës minimale do ta hapë rrugën për arritjen e pagës mesatare deri më 500 euro, e cila ka qenë një nga prioritetet më të mëdha të qeverisë aktuale. Sipas Zaevit, paga mesatare për momentin arrin vlerën prej 24.800 denarë.

“Siç i di numrat, e kemi mbaruar vitin me rrogë mesatare prej 24,800 denarë. Kjo i bie diku 400 euro të pagës mesatare. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin që të paralajmëroj sjellje të vendimit në mënyrë shtesë, ku do të rritet paga minimale. Me rritjen e pagës minimale, hapet rruga e rritjes së pagës mesatare”, tha Zaev.

Ai theksoi se për rritjen e pagës mesatare, pritet edhe trajnim dhe rikualifikim të të rinjve, me qëllim që të njëjtit t’i përmbushin kushtet e tregut të punës së Maqedonisë.
“Pritet edhe trajnim i të rinjve por edhe masat aktive për punësim. Nëse arrijmë të rikualifikojmë dhe të përgatitim numër më të madh të fuqisë punëtore, për nevojat e tregut të punës, unë besoj se do ta intensifikojmë me një dinamikë më të madhe, edhe rritjen e pagave në Maqedoni. Nuk është e paarritshme që deri në fund të mandatit të arrijmë pagën mesatare prej 500 euro. Kemi menduar në Qeveri edhe në aspekte tjera, sapo të përgatitemi, do ta ndajmë me publikun, me qëllim që të arrijmë mesatare”, tha Zaev. Ndërkaq, ministri i Financave, Dragan Tevdovski në pyetjen se kur pritet të realizohet rritja, tha se do të njoftohet me kohë sapo të sillet vendimi. “Kur do të kemi vendim, sigurisht se do të ju njoftojmë”, tha Tevdovski.

Ambasada gjermane në Shkup ka një njoftim të rëndësishëm

Nuk do të ketë ligj të ri, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së të qëndrojnë 6 muaj në Gjermani pa marrëdhënie dhe leje për punë, kështu thuhet në njoftimin zyrtarë të lëshuar nga ambasada gjermane në Shkup, pas informacioneve të liferuara ditëve të fundit lidhur me procedurat e marrjes së vizave të punës për në Gjermani, njofton Koha.

“Informacionet për ligj të ri, i cili është dashur të hyjë në fuqi më 01/01/2019, që do të mundësojë qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së të qëndrojnë deri 6 muaj pa marrëveshje pune dhe pa leje për punë në Gjermani, nuk janë të sakta. Ju lutemi që të informoheni në web-faqen e ambasadës gjermane për kushtet dhe kohën e pritjes për marrjen e vizës”, thonë nga amabsada gjermane në Shkup.

Përndryshe, në opinion u plasuan informacione se nga fillimi i këtij viti qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së do t’u mundë që të qëndrojnë deri 6 muaj në Gjermani pa leje për punë dhe pa vizë.

KODRA E DIELLIT SI MOS MË KEQ, TURISTËT TË ZHGËNJYER, INSTITUCIONET NË GJUMË (VIDEO)

Edhe pse është kulmi i sezonit dimëror Kodra e Diellit ka shumë pak turistë që e vizitojnë.

Investimet kapitale janë harruar në këtë anë.

Teleferikët nuk punojnë, ka mungesë të borës artificiale, dhe deponi të egra.

Invesitimi i vetëm që u bë në këtë vend ishte para dy ditësh ku u vendosën disa kosha mbeturinash. Këtë investim kryetarja e Tetovës Teuta Arifi e shpërndau në Facebook.

Por vetëm dy ditë pas, vendi për kosha i ngjan një deponie të egër.

Hamdi Sulemani, nga inciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, thotë se kjo situatë e krijuar, ndikon drejtpërdrejt në largimin e turistëve.

“Këtu jemi pikërisht në investimin e fundit të Komunës së Tetovës se u reklamua në mbi 20 portale që Komuna e Tetovës ka vendosur kontejnerët për hedhurina.

Ato duhet të mirëmbahen, duhet të pastrohen. Kjo është vetëm një ndër pikat, ndërsa sot dhe ditëve gjatë festave është krijuar edhe një deponi tjetër lart, ku komuna nuk e din se nuk kanë njerëz që duhet ta vizitojnë pjesën lart”, tha Hamdi Sulemani – “TA SHPËTOJMË KODRËN E DIELLIT”.

Një turist që kishte dalë për skijim po kthehet ende pa bërë xhiron e parë.

Ai iku t’i dërzojë skitë, sepse nuk ka teleferik dhe është e lodhshme të ngjitet malit pa teleferik.

“Gjithçka në rregul por teleferiku nuk po punon dhe po shkoj me i kthyer skitë se është e lodhshme me u ngjit deri lart”, u shpreh Denis Iljazi Turistë.

Menaxheri i një hoteli thotë se investimi i fundit kapital në Kodrën e Diellit është bërë në kohën e Josip Bros Titos.

“Këtu nuk është bërë asgjë prej kohës së Titos, nuk ka investime këtu, i vetmi investim i madh privat jemi ne.

Investimet mungojnë, infrastruktura turistike mungon, ajo që i duhet një qendre turisitike… çdo gjë mungon këtu. Por ne bëjmë alternativa tjera të paktën mysafirët tanë të jenë të kënaqur”, tha Hashim Hasani Menaxher Hotel Skardus.

Teleferiku është dashur të kalojë fazën e testit me 18 tetor të vitit që shkoi, por ky test i teleferikut u bë sot, në kulmin e sezonit turistik.

Përgatiti: Afrim Jonuzi

Ferid Muradi: Rruga e gjatë nga larja e pjatave, tek çmimi Nobel

Plot 20 vjet më parë, Dr. Ferid Murad pranoi Çmimin Nobel për Mjekësi, në një ceremoni të bukur, ku tregoi edhe për prejardhjen e tij shqiptare. Me këtë rast, po ribotojmë historinë e jetës së tij të zbuluar në librin “Shqiptarët e Amerikës”, të autorit Vehbi Bajrami, botues i gazetës “Illyria”, në Nju Jork.

Nga Vehbi Bajrami

Kombi shqiptar përherë ka nxjerrë njerëz të shquar që ia kanë rritur krenarinë dhe e kanë radhitur përkrah kombeve të mëdhenj me njerëz të shquar. Njëri ndër shqiptarët me emër është pa dyshim edhe Ferid Muradi, fituesi i Çmimit Nobel në Mjekësi, më 1998. Ai përbën gjithashtu një nga figurat më të spikatura në radhët e shqiptaro – amerikanëve, shkencëtari që ka arritur të fitojë mirënjohjen më të madhe në botën akademike amerikane.

Ndoshta është rastësi por, një mik i nderuar i shqiptarëve, senatori Bob Dole, do të reklamonte në televizionin amerikan produktin mjekësor të bazuar në zbulimin e tij, një koincidencë kuptimplotë.

Babai i nobelisit, Xhabir Murad Ejupi, emigroi nga Gostivari, në moshë të re, kur ishte 18 vjeç nga nevoja për të ndihmuar familjen e madhe, e cila u ndodh ngushtë pas vdekjes së nënës, që e la atë jetim në moshën 12 vjeç. Të ardhurat nga shitja e ëmbëlsirave nuk mjaftonin për të siguruar jetesën. Vështirësitë ekonomike dhe mungesa e punës e detyruan djaloshin nga Gostivari të merrte rrugët e Evropës së turbulluar nga valët e Luftës së Parë Botërore, e cila sapo kishte filluar. Xhabirit iu dha mundësia që në vitin 1914 të marrë një anije dhe, nëpërmjet Ellis Island-it të fillojë jetën e re në Amerikë. Pas peripecive të para në New York, ai kursen para për udhëtimin në Ohio, ku punon në një uzinë të shkrirjes së çelikut. Shkëputet për një kohë në Detroit dhe më pas në Chicago, ku u vendos përfundimisht së bashku me gruan e tij, Henrietta Josephine Bowman. Jetonin me të ardhurat e fituara nga një restorant i tij në veri të Indiana-s dhe më pas në Chicago. E gjithë familja, përfshirë nobelistin e ardhshëm dhe vëllezërit e tij, Abdurrahmanin dhe Turhanin, duhej të punonin për të siguruar jetesën dhe, mundësisht, të mbështesnin edhe të afërmit e lënë në vendlindje.

Ferid Muradi lindi më 4 shtator 1936, në Whiting, Indiana.

Pas mësimeve në shkollë, Feridi i vogël duhej të lante pjatat dhe të ndihmonte në kuzhinë ose t’u shërbente klientëve. Ndërkohë, pas punës, edhe pse i lodhur në orët e vona, i duhej të përgatiste mësimet për të nesërmen. Ky regjim i ashpër ditor, që në fëmijërinë e hershme kaliti tek ai vullnetin, kultivoi respektin e thellë për punën dhe pasionin e rrallë për dijen.

Sipas Ferid Muradit, i ati e kishte ndjerë gjithmonë mungesën e shkollimit. Për këtë arsye i shtyu fëmijët e tij që të edukoheshin sa më mirë por njëkohësisht, që të ndihmonin edhe familjen. Të njëjtën nxitje, Feridi dhe vëllezërit e tij e merrnin edhe nga e ëma, e cila kishte pasur një fëmijëri disi të ngjashme me të shoqin, ndonëse ajo vetë rridhte prej një familje baptiste, nga Alton e Illinois-it. Të parët e familjes, nga ana e nënës, ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara rreth viteve 1700, ndërsa vetë ajo largohet nga shtëpia në moshën 17 vjeç për t’u martuar me Xhabir Muradin, i cili në atë kohë ishte 39 vjeç.

Në disa intervista e biseda publike, apo edhe me autorin e këtij shkrimi, dr. Muradi shpreh pasionin e tij të hershëm për t’u bërë mjek. Që në moshë ende të njomë, rreth 12 vjeç, siç tregon ai, e parandjente se do t’i përkushtohej mjekësisë. “Unë e dija që atëhere se do të bëhesha mjek”, thotë nobelisti ynë.

I shtyrë nga dëshira për të ndërtuar një të ardhme sa më të sigurtë, larg halleve të përditshme që po përjetonte familja e tij, por i nxitur edhe nga një ndjenjë ende jo shumë e qartë humanizmi njerëzor, ai i përkushtohet me të gjitha energjitë realizimit të ëndrrës së kahershme. “Nuk mund ta përcaktoj qartë se çfarë më motivoi të zgjidhja këtë profesion. Por, kur isha në shkollë, më pëlqenin veçanërisht matematika dhe lëndët shkencore”, më tha ai gjatë një interviste.

Duke zgjeruar vazhdimisht dijet e tij në mjekësi, Feridi bindet se jo vetëm i kishte mundësitë për t’u bërë një mjek i zoti, por edhe një kërkues shkencor i kompletuar. Një nga pedagogët e tij, Earl Sutherland, edhe ai nobelist në mjekësi, e nxit dhe mbështet studentin me origjinë shqiptare në rrugën e kërkimeve shkencore.

– Puna në laborator, – tregon ai, – është e vështirë, metikuloze. – Zbulimet shkencore vijnë vetëm pas një pune të gjatë e këmbëngulëse, ndonëse, nganjëherë, rezultati i zbulimit të kërkimit mund të jetë i rastësishëm, ashtu siç ndodhi me viagran.

Jo se zbulimi i viagras nga ai ishte i rastësishëm. Ai erdhi si pasojë e efekteve që u zbuluan tek pacientët e ndryshëm që vuanin nga zemra, pas aplikimit tek ata të një medikamenti të zbuluar nga ai. Sot industria farmaceutike amerikane siguron qindra milionë dollarë në vit nga shitja e viagras, pa llogaritur ilaçet e tjera të bazuara në oksidin nitrik, që përdoren nga të sëmurët që vuajnë nga zemra.

E përshkruar shkurt, jeta shkencore e Muradit në laborator filloi që në vitet e kolegjit. Ai gjithmonë ishte i pari i klasës. Ende sot ai vazhdon të studiojë e eksperimentojë me të njëjtin intensitet si 30 vite më parë. Si praktikant, Muradi me një grup kolegësh u përpoqën të zbulonin se si funksiononin dhe çfarë efektesh kishin ato që në mjekësinë laboratorike quhen sinjalizuesit molekularë dhe sistemet e transaksionit të sinjaleve. Duke eksperimentuar për të identifikuar se si ndikonin ilaçet mbi hormonet dhe si reagonin këto të fundit ndaj tyre, Muradi dhe kolegët e tij, krejt rastësisht, gjetën që komponentë të tillë si nitroglicerina dhe ilaçe të tjera që përdoren për kurime kardiovaskulare të enëve të gjakut rrisin ndjeshëm hormonin e molekulës së quajtur “Cyclo GMP”. Ndonëse nitroglicerina ishte përdorur për më se një shekull për kurim, askush deri në kryerjen e këtij eksperimenti nuk kishte mundur të identifikonte mekanizmin e funksionimit të molekulës së saj në trupin e njeriut.

Edhe pse efekti i nitroglicerinës në relaksimin e muskujve ka qenë i njohur për njerëzit, efekti i saj në zgjerimin e enëve të gjakut vetëm sa hamendësohej. Por, në laborator përmes eksperimentimeve të ilaçit, u zbulua se ajo shëronte edhe impotencën mashkullore. Në vitet e para të botimit të rezultateve të kërkimeve të grupit të Muradit dhe kolegëve të tij, interesi nga qarqet shkencore ishte ende i pakët. Me kalimin e viteve, skepticizmi i la vendin prakticitetit deri në atë shkallë, sa sot, nuk ka revistë shkencore amerikane që të mos botojë në numrat e saj, të paktën një shkrim që ka të bëjë, qoftë edhe indirekt, me zbulimin e Muradit dhe kolegëve të tij, për oksidin nitrik.

Gjatë pushimeve verore të shkollës, më 1957, Muradi takohet në Fort Lauderdale të Floridas, me Carol Ann Leopold, me të cilën fejohet në prag të Krishtlindjeve të atij viti dhe martohet në verën e 1958-ës. Sot ata kanë pesë fëmijë.

Pas drejtimit të disa katedrave dhe laboratoreve kërkimore në universitetet më prestigjioze të Amerikës, sot Ferid Muradi drejton Departamentin e Biologjisë dhe Farmakologjisë Integruese në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Texas-it, në Houston. Louis Ingarro, shoku i tij i shkollës, koleg në laborator dhe bashkëfitues i çmimit Nobel në Mjekësi për vitin 1998, është profesor në Universitetin e California-s në Los Angeles. Kolegu tjetër, i cili gjithashtu ndan nderin me Muradin dhe Ingarro-n, është Robert F. Furchgott, profesor i farmaceutikës në Univesitetin e Shtetit të New York-ut dhe punon në qendrën shëndetësore të këtij institucioni.

Dr. Muradi është modest. Ai nuk lë rast pa theksuar se burimi i çdo suksesi janë studimi dhe puna këmbëngulëse.

– Ka shumë faktorë që ndihmojnë për të arritur sukses, – thotë ai. – Ato përfshijnë këmbënguljen, punën e vazhdueshme, shkollimin e mirë, shmangien e trazirave, si dhe kolegë të mirë e të zotë, dhe në fund, pak fat.

Duke folur për momentin kur u njoftua se kishte fituar çmimin Nobel, dr. Muradi tregon:

– Isha shumë i entuziazmuar kur fitova Çmimin Nobel dhe kur pashë se kërkimet e mia shkencore u bënë kaq të rëndësishme për mjekësinë. Ishte një nder dhe kënaqësi tek shihja që kërkimet e mia u vlerësuan për rëndësinë e tyre dhe përdoren për kurimin e shumë sëmundjeve.

– Vazhdoj të punoj në të njejtën sferë të përgjithshme kërkimi, me ciklin e GMP-së dhe oksidin nitrik. Ndonëse ka rreth 50,000 botime, që nga zbulimi ynë më 1977, duhet akoma shumë punë për të krijuar terapi të reja të rëndësishme për shumë sëmundje tjera, – thotë nobelisti ynë.

Ndonëse vetë ka lindur në Amerikë dhe shqip flet vetëm pak fjalë, Ferid Muradi është i pranishëm në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe ka marrë pjesë edhe në festa të tilla si dita e flamurit shqiptar më 28 Nëntor. Gjatë një festimi të tillë, në restorantin e famshëm të Anthony Athanasit, në Boston, në vitin 2001, ai u foli me pasion të pranishmëve dhe theksoi se rruga e suksesit në Amerikë kalon nëpërmjet shkollës, punës së përkushtuar dhe ruajtjes së familjes. Si shembull ai solli jetën e tij: nga një fëmijë që duhej të lante pjata në restorantin e familjes, deri në kurorëzimin e punës me çmimin ndërkombëtar më të lakmuar nga të gjithë shkencëtarët e botës. Kjo rrugë është një vijim i pandërprerë përkushtimi ndaj shkollës, i një karakteri të fortë, bazuar në një familje të moralshme dhe këmbëngulje të pafundme në fushën e kërkimeve.

Ai thotë se mban lidhje me disa të afërm në Gostivar dhe gjetkë dhe shton se është mahnitur nga bukuria natyrore e Shqipërisë dhe trojeve të tjera shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë, të cilat i ka vizituar tri herë gjatë viteve të fundit. Por, shton i brengosur, Shqipëria është ende një vend i varfër që i mungon infrastruktura moderne.

– Universitetet, spitalet, rrugët etj., kërkojnë investime të mëdha dhe përmirësime të thella. Krimi dhe korrupsioni po e dëmtojnë rëndë ekonominë shqiptare dhe turizmin e një vendi kaq të bukur, – thotë me dhimbje dr. Muradi.

Duke shprehur brengosjen për situatën e shqiptarëve në Maqedoni dhe vuajtjet që kanë kaluar disa vite më parë shqiptarët e Kosovës, nobelisti shqiptar përcjell krenarinë që është i një gjaku me atë popull vital:

– Gjatë udhëtimeve të mia në këto vende jam kënaqur duke parë shpirtin dhe optimizmin e një populli në kërkim të përmirësimit të jetës së tij. Uroj që shqiptarët të kenë durim, sepse situata do të përmirësohet pasi bota tani është më e ndërgjegjshme për historinë dhe padyshim që do të ndihmojë në plotësimin e nevojave të tyre.

Midis gjërave të reja, të panjohura për lexuesin shqiptar, janë fotografitë që botohen për herë të parë, të cilat nobelsiti ynë, edhe pse aq shumë i zënë me punë, gjeti kohë t’ia dërgojë autorit të këtij shkrimi.

Dr. Ferid Muradi, i dyti nobelist shqiptar pas Nënë Terezes, me këtë çmim të lartë që ka fituar e me zbulimet e tij në shërbim të njerëzimit na nderon sot të gjithëve ne. Shqiptarët edhe pse janë të ndarë e të copëtuar në disa shtete, mbeten krenarë për personalitetet e shquara të tyre. Kombi i Nënë Terezës, Ferid Muradit e Ismail Kadaresë, është ballëlartë që ka nxjerrë figura të tilla që e ngrejnë atë në lartësinë e kombeve të mëdhenj.

Nesër takimi Zaev-Kasami, ja çfarë do bisedohet

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nesër do të realizojnë takim, në të cilin do të bisedohet për kërkesat e këtij të fundit si kusht për votën “për” për ndryshimet kushtetuese. Portalb është në pritje të konfirmimit se nëse takim i ngjashëm do të mbahet edhe me liderin e Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela pasi që të dy partitë nuk kanë dëshmuar garancë se do të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese.
Kryeministri Zaev, në konferencën për media që u mbajt sot, deklaroi se takimi do të realizohet që të bisedohet për atë për çfarë lideri Kasami mendon se duhet të flitet për ndryshimet kushtetuese.

“Unë jam duke vazhduar bisedimet me të gjitha partitë, kështu do të realizoj takim edhe me zotërinë, Bilall Kasamin, ku do të flasim për atë që ai mendon se duhet të flasim. Por mu më vjen mirë që kemi dy parti politike, që janë nga opozita shqiptare, siç është Besa e udhëhequr nga Bilall Kasami dhe Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela, se kemi përkrahës të mëdhenj të proceseve integruese të Maqedonisë në NATO dhe BE, dhe kjo do të thotë se me nga ata presim përkrahje”, tha Zaev

Takimin e kanë konfirmuar edhe nga partia e Kasamit, dhe shtuan se fakti se ka bisedime dhe dialog, nuk duhet të paragjykojmë se nuk do të pranohen kërkesat që Besa i paraqiti si kusht për dy votat e saja “për” ndryshimet kushtetuese.

“Po do ketë takim mes kryetarit Kasami me kryeministrin Zaev. Do bisedohet për propozimet e Lëvizjes Besa rreth ndryshimeve kushtetuese. Fakti qe ka biseda dhe dialog nuk duam te paragjykojmë se nuk do pranohen kërkesat e Lëvizjes Besa”, tha zëdhënësi i BESA-s, Elmedin Memishi.

Siç sqaroi ai, kërkesat kanë të bëjnë: “Me ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe funksional, dhe duke pasur të gjitha argumentet në anën tonë, besojmë se këto amendamente do të pranohen”.

Përndryshe, ky takim vjen pasi që lideri Kasami deklaroi se: “Nëse Zaev nuk ka vesh për kërkesat e Besës, le të kërkojë vota tjera për ndryshimet kushtetuese”.

Se do të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese nuk kanë garantuar as nga ASH-ja.

Ndryshimet Kushtetuese, Zaev pret mbështetje nga Sela dhe Kasami

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se është optimist se do të arrijë shumicë të dy të tretave të votave në Kuvend për ndryshimet Kushtetuese, ndërsa senaca parlamentare për amandamentet pret që të zgjatë dy deri në tre dietë, pasi që VMRO-DPMNE ka paralajmruar se nuk do të merr pjesë në seancë.

“Seanca parlamnetare e caktuar për më 9 janar, e di se duhetb të zgjatë maksimum 10 ditë, por siç është paralajmruar se opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk do të merr pjesë në senacë, me siguri se ajo do të zgjatë dy deri në tre ditë, aq sa do të vlerësojnë deputetët. Ne do të jemi aty. Por mënyra e votimit do të jetë si rezultat i vet debatit, si rezultat i amandamenteve, si rezultat i vullnetit të gjithë deputetëve të cilët kanë dorëzuar amandamente dhe si rezultat i besimit të përgjithshëm se këtë proces duhet ta sigurojmë”, ka thënë kryemnistri Zaev.

Ndërsa, lidhur me kërkesat e Lëvizjes BESA, kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se nesër do të takohet me kryetarin e kësaj partie Biall Kasami.

“Unë do të them se do të bëjë ç’mos që të sigurohet dy e treta e votave në Kuvend. Këtë do t’ia bëjmë me dije opinionit në ditën e votimit në Kuvend dhe do ta ndajmë me do knaqësinë e asaj që është arritur ose do të bartim përgjegjësi. Vetëm se dua të theksoi se unë jam optimist për shkak të përgjegjësisë që e kanë të gjithë deputëtët, por jo vetëm edhe pushteti ekzekutiv, se kemi mundësinë që me sukses ta përmbyllim këtë proces. Për nesër kam caktuar takim me Biall Kasamin, me të cilin do të bisedojmë për atë që ai mendon se duhet të bisedojmë. Jam i kënaqur që Lëvizja BESA e udhëhequr nga Bilall Kasami dhe Alaeanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela, janë pjesë e pandarë e mbështetësve të integrimit të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE, ndërsa kjo nënkupton se pres seriozitet, siç e kam edhe unë, dhe përgjegjësi, për arsye se ky synim është edhe pjesë e përcaktimeve të tyre programore, përcaktim i shtetit dhe i mbi 80 për qind të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Zaev.

Një amerikan përshkon Antarktidën… i vetëm!

Një shtetas amerikan përfundoi udhëtimin e parë në Antarktidë, i vetëm dhe pa ndihmë, pasi përshkroi rreth 1600 kilometra në 54 ditë në këtë territor të akullt.

Colin O’Brady, ish-atlet profesionist, 33 vjeç, u ndoq me GPS dhe hollësitë e aventurës së tij u transmetuan çdo ditë në web faqen colinobrady.com.

I pajisur me ski, ai ka tërhequr gjatë gjithë udhëtimit bagazhin, një lloj slite që transporton të gjitha furnizimet e nevojshme dhe materialin që i nevojiten për t’u qetësuar dhe e gjithë pesha ishte rreth 180 kilogramë.

Në vitet 1996-1997, eksploruesi norvegjez Borge Ousland ishte i pari që përshkroi kontinentin e bardhë krejt i vetëm, por me ndihmën e një parashute. Aventurierë të tjerë janë furnizuar me ushqime gjatë rrugës.

Oficeri i lartë britanik, Henry Worsley vdiq në 2016 në përpjekje për të kaluar Antarktidën krejt i vetëm dhe pa ndihmë. Shumë të tjerë nuk ia kanë dalë mbanë duke u kthyer mbrapsht në gjysmë të rrugës.

Rroga 1.800 euro: Gjermania ka nevojë për shoferë, automekanikë, pastrues…

Berlini ka kërkesa më të mëdha për fuqi punëtore, i ndjekur nga Munihu dhe Hamburgu. Më shumë se 10 mijë vende të lira pune ka në Këln, Shtutgart, Dyseldorf.

Më së shumti nevojë për kuadër ka në sektorin e tregtisë. Pagat për shitësit janë rreth 1800 euro. Kërkohen edhe shoferë, për shoferët e kamionçinave (Gabelstapler), automekanikët rrogat e të cilëve janë rreth 14-15 euro në orë. Ndërmjetësit e sigurimeve, magazinerët dhe punëtorët sezonalë fitojnë rreth 16 euro në orë. Rroga për pastruesit është deri në 1800 euro.

Industria farmaceutike siguron pagat më të larta me të ardhura mesatare bruto prej rreth 70 mijë euro në vit. Në vend të dytë janë bankat, kurse në vend të tretë industria e automobilëve. Në industrinë e makinerisë punëtorët marrin rreth 65 mijë euro pagë bruto në vit.

Meqë kërkesa për punë në këtë vend është shumë e madhe, Tetova News (tetova.com) ju ofron një udhëzues të plotë se si mund të gjeni punë në Gjermani.

Pa shpallje të rrejshme me informacione për rroga me shuma astronomike, kjo guidë do t`ju ndihmojë nëse jeni serioz në lidhje me migrimin tuaj në këtë vend.

Nuk është me rëndësi nëse jeni në Maqedoni apo Shqipëri, mënyra më e mirë për ta filluar kërkimin e një pune është Interneti. Ju mund të shikoni shpallje për punë në faqet në vazhdim:

Agjencia Federale e Punësimit: Agjencia Federale e Punësimit (Bundesamt für Arbeit ose shkurt BA) është ndërmjetsja më e rëndësishme në mes të njerëzve dhe firmave në lidhje me të gjitha çështjet e punësimit dhe të trajnimit për punësim. Detyra kryesore e Agjencisë Federale të Punësimit është të ndihmojë njerëzit të gjejnë punë.Kështu që portali më i madh i mbushur me shpallje për punë i takon pokërisht kësaj agjencie. Në vebsajtin e Agjencisë Federale të Punësimit ju mund të kërkoni sipas kategorive. Motori i kërkimit është i disponueshëm në gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht, por shumica e shpalljeve për punë aktualisht janë të publikuara vetëm në gjuhën gjermane.

A keni pyetje në lidhje me çështjen e punësimit në Gjermani? Ekspertët e Qendrës për mbështetje të migrimit (VWC) pranë Agjencisë Federale të Punësimit janë aty për ndihmë dhe mund të kontaktoni në gjermanisht dhe anglisht LIVE KËTU ose mund t\u drejtoheni në këtë adresë elektronike:

“Make it in Germany” shpallje për punë: Këtu mund të bëni kërkime të targetuara dhe të zbuloni se në cilat profesione aktualisht ka nevojë për kuadër të kualifikuar. Përgatiti Tetova News (tetova.com)

Sallareva e bllokuar nga bora (VIDEO)

Në fshatin Sallarevë të Komunës së Zhelinës gjendja paraqitet e vështirë pas rreshjeve të shumta të dëborës.
Një banor i këtij fshati ka dërguar pamjet nga ky fshat dhe thotë se Sallareva është e bllokuar nga dëbora, transmeton Tetova News.

Ja pamjet më të fundit nga Sallareva:
https://youtu.be/mA9NT3ONOGM

Pamje të djeshme nga fshati Sallarevë
https://youtu.be/MPnjDf5iX5Q

Taksistëve u has sharra në gozhdë në Haraçinë

Më datë 1 janar 2019, në ora 3 e 30 minuta, në SPB – Shkup, taksisti me inicialet S.S (58) ka raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 1 e 30 minuta, tre persona e kishin grabitur në Haraçinë.
Personat kishin kërkuar që t`i çonte në Kumanovë dhe pastaj e kanë grabitur duke ia marrë 400 denarë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit, transmeton Tetova News.

Një taksist tjetër është grabitur gjithashtu në Haraçinë gjatë natës së pritjes së Vitit të Ri. Në ora 23 të asaj nate, taksisti 45-vjeçar me inicialet S.L. nga Shkupi, ka paraqitur rastin se tre persona e kanë grabitur në këtë fshat. Personat që i çoi deri në këtë destinacion ia morën 1600 denarë, telefonin celular dhe një zinxhir. Po merren masa për zbardhjen e rastit./Tetova News

Emri i Maqedonisë, marrëveshja e Prespës finalizohet më 10 janar

Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës për cësthjen e emrit të Maqedonisë mund të finalizohet më herët nga afati i paralajmëruar nga autoritetet. Ndonëse seanca për miratimin e ndryshimeve kushtetuese është caktuar më 9 janar ndërsa procesi pritej të rrumbullakohej deri në 15 janar, votimi final mund të ndodh më 10 janar. Rrjedhimisht, edhe procesi në Athinë pritet të nis më herët.

Sipas të përditshmes greke Kathimerini procesi në Shkup dhe Athinë po përshpejtohet me kërkesë të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili përmes një letre dorëzuar autoriteteve në të dyja vendet kërkon që procesi i Prespës të finalizohet deri më 15 shkurt.

“Siç duket kryeministri i IRJM-së Zoran Zaev po e përshpejton procesin e zbatimit të Marrëveshjes në Shkup pas letrës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dërguar në Shkup dhe Athinë, që Marrëveshja të ratifikohet në të dyja parlamentet deri më 15 shkurt, në mënyrë që shteti ballkanik të mund të anëtarësohet në Aleancë pa vonesa të mëtejme”, shkruan Kathimerini, raporton Alsat.

Kryeministri grek Aleksis Cipras në fjalimin e fund vitit pati deklaruar se nuk ishte i sigurt nëse Pakti i Prespës do të votohej përpara muajit mars. Megjithatë ai disa herë është shprehur i prerë se ka shumicën e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes. Një gjë të tillë sot e konfirmoi edhe zëdhënësi i qeverisë Canakopulos, i cili shtoi se protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të votohet pak ditë pas ratifikimit të marrëveshjes. Mediat në Greqi presin tensione politike me mbërritjen e Paktit në Athinë madje edhe zgjedhje të parakohshme në muajin maj së bashku me lokalet dhe ato për parlamentin evropian. Por Cipras ka hedhur poshtë mundësinë që zgjedhjet parlamentare të ndodhin më herët nga afati i rregullt në tetor.

Në Shkup, pavarësisht kundërshtimit të ashpër VMRO DPMNE-ja nuk pritet ta bllokojë procesin e votimit pas paralajmërimit se nuk do të marrë pjesë fare në fazën finale të ndryshimeve kushtetuese. Mbetet të shihet qëndrimi i opozitës shqiptare ndërkaq e cila kushtëzoi kryeministrin Zaev me përmbushjen e kërkesave të tyre.

Megjithatë të sigurt se procesi i Prespës do të finalizohet me sukses janë nënshkruesit e Marrëveshjes që i dha fund kontestit 27 vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitorv ditë më parë u shpreh i bindur se procesi i Prespës do të jetësohet deri në fund. Të njëjtën garanci për zbatimin me sukses të paktit në Athinë e dha edhe ish kolegu i tij grek, Nikos Kocias./BalkanWeb

Shoferi nga Reçica e Vogël përplas këmbësorin nga Reçica e Madhe

Plaku u përplas dje në rrugën regjionale Tetovë – Pirok, informojnë nga MPB.

Sipas policisë, fatkeqësia e trafikut ndodhi rreth orës 17 e 15 minuta në pjesën e rrugës që kalon nëpër Reçicë të Madhe. Personi me inicialet P.E. (45 vjeç) nga Reçica e Vogël, duke drejtuar automjetin “Sat Leon” ka përplasur këmbësorin A.A. (73 vjeç) nga Reçica e Madhe, transmeton Tetova News.

Pas fatkeqësisë, A.A. u dërgua urgjentisht në Spitalin Klinik në Tetovë, ku për shkak të seriozitetit të plagëve të pësuara u transferua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Grupi hetimor ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti./TetovaNews

Cili është numri i bankierëve shqiptarë në bankat zvicerane?

“Ne nuk flasim për para”, kjo është përgjigja që do të merrni në rast se do t`i pyesni zviceranët për pasurinë e tyre. Ata mund të heshtin, por këtë nuk e bëjnë bankat e tyre, statistikat e të cilave tregojnë se zviceranët janë të pasur. Madje dukshëm më të pasur se në çdo vend tjetër të rruzullit tokësor, e duke lënë mbrapa me një dallim të madh edhe vende që njihen si shumë të zhvilluara e me një standard të lartë jetësor.

Një mbledhje e Shoqatës shqiptare të punonjësve bankarë dhe financiarë të Zvicrës 

Për të kuptuar pse zviceranët janë të „mbuluar” në pasuri e jetë luksoze, ne do të sjellim një pasqyrë të sistemit bankar të këtij vendi të njohur si hambari i parave të botës. Prezenca e bankierëve shqiptarë në „hambarin“ e parave të bankave zvicerane, ka filluar të ndjehet. Ata po zënë poste të rëndësishme në bankat zvicerane dhe disa syresh ne i kemi portretizuar për këtë numër special të revistës albinfo.ch.

Sipas informatave që ka siguruar albinfo.ch, vetëm në bankën Credit Suisse janë një numër i konsiderueshëm me tituj të lartë në hierarkinë bankare që mblidhen një herë në vit në një darkë festive të fundvitit. Vitin e kaluar kanë qenë rreth 100 bankierë shqiptarë të bankës Credit Suisse që janë takuar në një hotel afër aeroportit të Cyrihut. Albinfo.ch ka mësuar nga burime të afërta të bankierëve shqiptarë se takimi i bankierëve shqiptarë të bankës së dytë më të madhe zvicerane, Credit Suisse, do të mbahet prapë në muajin dhjetor.

Një statistikë të saktë të numrit të bankierëve shqiptarë në Zvicër është për shumë arsye vështirë ta kemi. Mirëpo ajo që thuhet nga vetë bankierët shqiptarë, numri i tyre është rritur dukshëm viteve të fundit dhe ata janë pjesë e bankave më të mëdha të vendit. Megjithatë, nëse mund tu referohemi bankierëve shqiptarë dhe shoqatës „Swiss Albanien Finance Asociation”, numri i punonjësve shqiptarëve në sektorin financiar duhet të jetë katërshifror.

Asnjë vend në botë nuk menaxhon më shumë para të huaja se sa Zvicra

Sipas një studimi të realizuar nga Boston Consulting, vitin e kaluar (2017) Zvicra ka menaxhuar hiç më pak se 2300 miliardë dollarë para me prejardhje nga vende të huaja. Për të pasur një ide se për çfarë shume bëhet fjalë, Boston Consulting sqaron se kemi të bëjmë me afërsisht një të tretën e të gjitha pasurive në nivel global. Pjesa më e madhe e parave të jashtme që i menaxhon Zvicra është me prejardhje nga Gjermania, Franca dhe Arabia Saudite, respektivisht nga shtetasit e këtyre vendeve. Në vendin e dytë dhe të tretë për menaxhimin e parave të jashtme, pas Zvicrës vijnë Hongkongu dhe Singapori. Por sasia që “kalon nëpër duart” e bankierëve të këtyre dy shteteve nuk është as gjysma e asaj që administrohet nga kolegët e tyre zviceranë. Zvicra ka 253 banka, dy bankat më të mëdha janë Credit Suisse dhe UBS. Ky vend alpin ka 24 banka kantonale, 62 banka regjionale, 7 banka private, Reifeisen dhe shumë institute financiare në vend dhe jashtë vendit drejtojnë 3100 filiale.

Shteti zviceran garanton sistemin banker

Pothuajse të gjitha bankat zvicerane ofrojnë garancion të plotë shtetëror. Vetëm Banka Kantonale e Bernës dhe Waadtländer nuk posedojnë garancion shtetëror. Kurse Banka Kantonale e Gjenevës posedon një garancion të kufizuar. Garancioni shtetëror është një veçanti e bankave kantonale të Zvicrës. Në rast të një falimentimi të një banke kantonale zvicerane, kantoni do të marrë përsipër dhe do të mbulojë tërë kapitalin e një klienti të bankës falimentuese. Sistemi bankar zviceran përbëhet nga Banka Nacionale, Bankat Shtetërore Kantonale, Bankat e Mëdha, Hipotekat regjionale si dhe Bankat private. Ato janë punëdhënëse të rëndësishme në dhe jashtë vendit. Cyrihu, Gjeneva, Baseli dhe Lugano njihen si qendra të rëndësishme botërore financuese të një tregu me kapital dhe asete investuese. Arsyet për këtë janë kushtet e mira legjislative të biznesit në Zvicër. Po ashtu edhe sekreti bankar dhe tatimi i ulët, por edhe neutraliteti i Zvicrës.

Bankat zvicerane i paguajnë shtetit tatim aq sa ka Kosova buxhet

Në vitin 2017, 229 nga totali i 253 bankave në Zvicër shënuan fitim. Ecuria e përgjithshme e biznesit në vitin 2017 arriti në 62.5 miliardë franga. Fitimet arritën në 10.3 miliardë franga. Në përgjithësi, fitimi vjetor total për të gjitha bankat u rrit me 1.9 miliardë franga (+ 24.0%) krahasuar me një vit më parë dhe tani është 9.8 miliardë franga. Bankat kanë paguar tatime që arrijnë 2.2 miliardë franga. 

Në fund të vitit 2017, bankat në Zvicër i administruan mjetet totale prej 7.291.8 miliardë franga, që është një rekord i ri i lartë që nga kriza financiare. Pjesa relative e aseteve të klientëve të huaj mbeti pothuajse e pandryshuar në 48.3 për qind. Zvicra vazhdon të jetë lider në tregun botëror në bankat private ndërkufitare: më shumë se një e katërta (pjesa e tregut 27.5%) e aseteve të botës nën menaxhimin ndërkufitar menaxhohet në Zvicër.

Pagat e bankierëve mbysin ëndrrën për drejtësi 

Rreth asaj se kush sa fiton në Zvicër është vështirë të nxirret një statistikë, sepse në Zvicër ekziston thënia: Për para nuk flasim. Një bankier fiton mesatarisht 10 mijë franga pagë mujore. Shefi i UBS-it fiton 2 milionë franga në muaj dhe mesatarisht 300 herë më shumë se një mësuese e arsimit fillor.

Me 100 mijë punëtorë, bankat janë punëdhënësit më të rëndësishëm të Zvicrës. Krahas dy bankave të mëdha UBS dhe Credit Suisse, që punësojnë më shumë se një të tretën e punëtorëve, janë edhe bankat kantonale me 17 mijë të punësuar në mesin e punëdhënësve të mëdhënj në grupin e bankave të Zvicrës. Bankat e huaja dhe banka Reiffeisen me 15% përkatësisht 9% luajnë po ashtu një rol të rëndësishëm si punëdhënës. Sistemi bankar i Zvicrës përbën mbi 10 qind të të ardhurave bruto të vendit.

Fillet e bankave dhe sekretit bankar të Zvicrës 

Wegelin & Co. ishte banka më e vjetër ekzistuese e Zvicrës deri në shpërbërjen e saj në vitin 2012. Kompania me qendër në St. Gallen ishte themeluar në vitin 1741. Ajo kishte rreth 700 punonjës në vitin 2011 dhe menaxhonte mbi 24 miliardë pasuri të zviceranëve. Teksti i parë i shkruar mbi fshehtësinë e bankave daton ne vitin 1713 nga bankierët e Gjenevës. Deri në vitin 1934 fshehtësia e bankave mbulohej me direktiva të ndryshme në kodin civil zviceran dhe atë të punës. 

Ligji Federal mbi bankat u miratua në vitin 1934, ku shkruhej se shkelja e sekretit bankar konsiderohej krim. Për shkak të presionit të madh ndërkombëtar, sidomos atij amerikan dhe gjerman, sekreti bankar zviceran nuk ekziston më jashtë vendit. Megjithatë në Zvicër sekreti bankar vazhdon të zbatohet. Zyrat e taksave nuk marrin asnjë informacion këtu, edhe nëse hapin procedura penale për evazion fiskal.


Keystone

Njerëzit më të pasur të botës jetojnë në Zvicër

Sipas një raporti të “World Wealth Report” që përcjell “Credit Suisse”, pasuria mesatare e një të rrituri zviceran llogaritet 577.707 franga. Më këto shifra zviceranët janë bindshëm të parët duke lënë pas australianët dhe amerikanët që posedojnë jo më shumë se 411 mijë dollarë. Mbi 60% e të rriturve zviceranë kanë pasuri me vlerë më shumë se 100,000 dollarë. Në terma të individëve të pasur, 11% e banorëve zviceranë janë milionerë, 2.650 kualifikohen si persona me vlerë të lartë neto (mbi 50 milionë dollarë) dhe 980 kanë një vlerë neto më të madhe se 100 milionë dollarë. Në Zvicër, sot ka 725.000 njerëz me pasuri prej një milion e më shumë. 

Hajduti thërret policinë: Jam bllokuar në veturë

Një grabitës veturash në qytetin norvegjez të Trondheimit u detyrua të thërriste policinë për veten e tij pasi mbeti i bllokuar në veturën që po përpiqej të vidhte, theksuan burime nga policia.

Sipas policisë, i riu hyri në një automjet për ta vjedhur atë. Kur zbuloi se nuk ishte në gjendje të largohej, ai thirri policinë për të kërkuar ndihmë.

“Një patrullë policie arriti ta lirojë atë duke e arrestuar dhe shoqëruar në paraburgim’’, theksoi policia, transmeton “ATSH”.

“Meqë ai na njihte më parë, mendoi se ishte e drejtë të kërkonte ndihmë”, tha zëdhënësi i policisë Ebbe Kimo për transmetuesin publik NRK, përcjell albinfo.ch.

“Hajduti i veturave ishte 17 vjeç”, sipas raportit.

Reshje bore në Korçë, vështirësi në qarkullimin rrugor (Video)

Reshjet e borës që kanë nisur prej mbrëmjes së kaluar në juglindje kanë sjellë probleme në qarkun e Korçës. Në Dardhë, dëbora ka arritur 40 centimetra trashësi ndërsa në zonat e tjera janë regjistruar 15-20 centimetra reshje bore.

Për shkak të rënies së temperaturave në disa akse rrugore ka prezencë akulli në rrugë. Në aksin Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë e Qafa e Qarrit lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë./abcnews.al

Ngjarje shumë e rëndë në familjen shqiptare në Greqi

Një 29-vjeçare shqiptare në Korfuz të Greqisë është gjetur e pajetë pasi ishte shpallur e zhdukur. Anxhelina Petro nga Berati kishte humbur kontaktet që prej pasdites së 2 Janarit.
Lexo lajmin e plotë:

Më shumë borë dhe më ftohtë në Mavrovë

Temperaturë më e ulët në mëngjesin e sotëm në orën shtatë në Maqedoni është matur në Mavrovë, ku janë regjistruar – 8 gradë, pas çfarë vijojnë Krusheva me – 7, Llazaropole me – 4, Berova, Ohri, Pretori dhe Prilepi me -3, Vinica, Manastiri dhe Kriva Pallanka me – 2, Tetova dhe Shtipi me -1.

Sipas Entit Hidrometeorologjik, më së shumti dëborë ka kryesisht në Mavrovë, ku mbulimi i dëborës është 26 centimetra, në Krushevë 22, në Bitola 15, Topolcani 12 dhe 8 centimetra në Pozharane dhe Lazaropole.

Ulje temperaturash dhe reshje të borës do të fillojnë në shumë pjesë të vendit. Reshjet gjatë natës do ta përfshijnë gjithë vendin. Në ditët e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm. Nga Enti Hidrometeorologjik njoftuan se gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht me diell, por temperaturat do të ulen madje në minus 14 gradë celsius./ALSAT

Hoxha i Kumanovës godet “sulltanin” e BFI-së: Shko në Hungari te Gruevski që e bekove, mos hajde në Likovë!

Të nderuar shqiptarë, myslimanë të komunës së Likovës në vitin 2019 flini të qetë se sulltani nuk do të lejojë më të diskriminohemi!!

Është ironike teksa dëgjon Sulltanin se gjoja ai ka mpreh shpatën e nuk lejoka me shtetin qe Shqiptaret Musliman ti diskriminoj?!

A nuk është i njëjti qe bekoj kriminelin qe beri gerdi me ushtrin ne ket komun !! Ç‘bëri ky për këtë anë deri më tani? Përveç që futi shtiri thika me padronët e tij?!

Te paktën a beri diçka për HAFIZEN qe ra shehide me Kuran në duar?! Të paktën të tregojë një grim kontributi në këtë vend që po i lëkundet froni?!

E pastaj pa fije turpi vjen në këto fshatra të sacrificës, qëndresës si triumfalist. Kot e ke, o patriot i rrejshëm, se as në xhami, e askund nuk e ke vendin.

Po shko atje ngushëlloje atë, që e bekove. Mos e le vet. Shko në Hungrai, atje ke vend, e jo “PATRIOT” në Likovë.

(Rexhail Aziri)

https://youtu.be/F-3pAKKcWfY

Vazhdohet afati për paraqitje elektronike në DAP

Qytetarët të cilët deri më 31 dhjetor nuk u regjistruan në sistemin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike për tatim personal gejgjësisht e-tatim këtë do të mund ta bëjnë edhe nesër dhe ditëve në vijim. Administratorët e DAP-it do të përpiqen të kontaktojnë edhe me personat që nuk kanë treguar interes në paraqitje.

Në sistemin elektronik duhet të regjistrohen rreth 920.000 qytetarë. Nga ky detyrim janë liruar vetëm pensionistët që marrin vetëm pension. Pensionistët tjerë që kanë të hyra shtesë apo pensione të jashtme duhej të hapnin e-mail dhe të regjistrohen në DAP. Nga DAP thonë se nuk do të ketë gjoba për ata që nuk do të paraqiten, por se rrezikojnë të akuzohen për fshehje të tatimit ku gjobat sillen nga 100 deri në 200 euro.

Ndryshe rregullat e reja të DAP-it parashohin që të gjithë personat fizikë që kanë fituar të ardhura gjatë vitit, do të duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike në DAP, në sistemin e ri E-tatimi personal. Të gjithë do të duhet të kenë adresa elektronike te të cilat, pasi të regjistrohen, do të marrin një kërkesë që duhet ta dorëzojnë në zyrat e DAP-it, e cila pastaj do ti konfirmojë të dhënat.