Ballina Aktualitet Lajme (VIDEO) Zaev kundër zgjedhjeve të parakohshme, por nuk i përjashton

(VIDEO) Zaev kundër zgjedhjeve të parakohshme, por nuk i përjashton

Kryeministri Zoran Zaev personalisht është shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por ai nuk mund të jep një përgjigje të qartë në pyetjen e gazetarëve nëse edhe këtë vit mund tu premtojë afaristëve siç bëri në vitin e kaluar kur premtoi se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare. Zaev tha se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare i shkon në favor partisë së tij, por ky tha do të ishte një vendim egoist pasi do të pësonte rëndë ekonomia. Ai tha se për këtë temë do të hapet debate në LSDM dhe me partnerët e koalicionit në fund të këtij muaji.
Zoran Zaev, kryeministër

“Gjithë këtë që po e bëjmë, nëse arrin sukses procesi që po e bëjmë në Kuvendin tonë por edhe në Kuvendin e Greqisë, në të gjitha vendet, por edhe në Maqedoninë tonë do të sjellë ekonomi. Të gjithë e dijmë këtë, duhet ta shfrytëzojmë ti japim shansë ekonomisë, ti mbledhim frytet e ekonomisë, nga të gjitha këto vendime kyçe që I sollëm si shtet, si popull, si Kuvend dhe si Qeveri. Unë besoj se duhet ti japim kësaj një mundësi. Partia ime bën vlerësime se tani është koha më e mirë për zgjedhje, para nesh do të ketë 4 vite të reja, kjo është shumë joshëse, por do të humb Maqedonia. Do të hapnim një zbrastirë prej 4 deri në 7 muaj që seriozisht do të ndikojë në ekonomi”

Duke komentuar vendimin për hapjen e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Zaev tha se personalisht, pot ë mvarej vetëm prej tij do t’i hapte kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Ai tha se ky është edhe vetë qëllimi i anëtarësimit të vendit dhe rajonit në Bashkimin Evropian.
Zoran Zaev, kryeministër

“Unë do t’i hapja të gjitha kufijtë menjëherë, siç është në Bashkimin Evropian. E dijë se besimin duhet ta përcjellim ndaj njëri tjetrit. Atë që e bëjmë përmes one stop shop përmes bankës botërore, tani në Tabanocë, më pas me Shqipërinë, procesi duhet të vazhdojë më tej. Ne duhet tu besojmë institucioneve në Serbi ose Shqipëri kur i japin dokumentet për mallin e caktuar që hyn në Maqedoni. A nuk është kjo aspirata jonë për në BE, që mes tjerash t’I hapim edhe kufijtë. Me hyrjen në BE, hapjen e kapitujve dhe anëtarësimin e plotë, unë besoj se do të jemi njëjtë si vendet e moderuara perëndimore ku kufijtë do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët”
I pyetur për miratimin e amendamenteve kushtetuese, Zaev tha se shumica e nevojshme do të mësohet ditën e votimit në Kuvend, por ai u shpreh optimist se kjo shumicë mund të rritet edhe më shumë se 80 vota.

Arben Zeqiri /SHENJA/

https://youtu.be/KNFcNwh_a3M

@tn.lajmelokale
@tetovanews