Ballina Aktualitet Lajme (VIDEO) Epidemia e fruthit, dënim e për prindërit që nuk kanë vaksinuar...

(VIDEO) Epidemia e fruthit, dënim e për prindërit që nuk kanë vaksinuar fëmijët

Nga 350 deri 650 euro do të pasojë dënimi për prindërit, të cilët nuk do t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit, me vaksinën MRP. Këtë e paralajmëron Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, një ditë pasi Ministria e Shëndetësisë shpalli gjendje epidemie në qytetin e Shkupit. Ata njoftojnë se menjëherë i kanë informuar të gjitha çerdhet shtetërore dhe private, që të mos i pranojnë fëmijët e pa vaksinuar.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i ka lajmëruar çerdhet se është në fuqi ligji për ndalesë të pranimit të fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe. Çerdhet janë të obliguara t’i zbatojnë masat sanitare – higjienike dhe kundër epidemisë. Ndëkaq, masat duhet të zbatohen me qëllim të mos përhapjes së epidemisë”.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se nga 6 rastet e reja të paraqitura, 2 prej tyre u kanë dalur analizat negative, ndërsa për të tjerët po bëjnë analiza laboratorike shtesë. Nga kjo Ministri apelojnë deri tek te gjithë prindërit që t’i vaksionojnë fëmijët e tyre.

Ministria e Shëndetësisë
“Ministria informon se sot vetëm deri në orën 14 janë vaksinuar gjithsej 371 fëmijë të moshës parashkollore. Përndryshe, deri në këtë moment është marrë vërtetim laboratorik për dy persona, nga gjashtë rastet e reja, derisa për dy nga ata, rezultatet janë negative, ndërsa tek njëri rast po bëhen analiza laboratorike shtesë”.

Në njoftimin për media ata bëjnë të ditur se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Shtëpinë e Shëndetit – Shkup, vendos edhe ndërrimin e dytë nëpër poliklinika, ku do të bëhet vaksinimi, gjegjësisht në klinikat “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski” dhe të njëjtat do të punojnë deri në orën 19:00.

Ata gjithashtu përmendin se vaksina MRP është e cilësisë së lartë, prodhuesi i së cilës është GlaxoSmithKline nga Belgjika.

Një ditë më parë, për shkak të paraqitjes së 12 rasteve të rejave të personave të prekur nga fruthi, Ministria e Shëndetësisë shpalli gjendje epidemie. Ndërkaq, paraprakisht nga ky virus kanë qenë të prekur edhe 7 persona të tjera.

Emine Ismaili /SHENJA/

https://youtu.be/9s1hT5TYsFE

@tn.lajmelokale
@tetovanews