Ballina Blog Faqe 945

Psikiatri austriak që kishte zbuluar autizmin, ishte i lidhur me programin famëkeq nazist

Doktori austriak nga i cili është emërtuar emri i sindorimit Asperger ka qenë aktiv në regjimin nazist, duke participuar në programin e eutanazisë “Third Reich’s” i cili kishte mbështetur konceptin e higjenës raciale që përfshinte fëmijë të padenjë për të jetuar, thuhet sipas një studimi historik të mjekësisë.

Herëig Czech, nga Universiteti Mjekësor i Vjenës ka bërë një kërkesë në një dokument akademik të publikuar në revistën Molecular Autism, pas tetë vitesh studimi nga pediatri Hans Asperger.

Asperger është përshëndetur si një pionier në fushën e psikiatrisë dhe pediatrisë fëmijëve, veçanërisht për kontributin e tij novator në kuptimin e sindromës Asperger dhe spektrit të autizmit, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Por duke zbuluar dokumente të paprekura më parë nga shteti, përfshirë dokumentet personale të Aspergerit dhe të dhënat e pacientëve të tij, Czech ka zbuluar se ai ishte i lidhur me ideologjinë naziste ku klinika e tij shpesh vizitohej nga fëmijë të prekur me Am Spiegelgrund, që i referoheshin si fëmijë të “paaftë për të jetuar”.

Afro 800 fëmijë kanë vdekur në klinikën e tij ndërmjet viteve 1940-1945, shumë prej të cilëve u vranë nën skemën famëkeqe të eutanazisë të fëmijëve.

“Me pak fjalë, ai ishte përgjegjës për privimin e lirisë së shumë fëmijëve të cilët konsideroheshin si të paaftë,” tha Czech.

Czech gjithashtu gjithashtu ka listuar disa raste kur fëmijët e abuzuar seksualisht ishin përgjegjës për abuzimet e tyre duke bërë kështu që stereotipet antisemite të jenë pjesë e raporteve diagnostike të Aspergerit.

“Asperger refuzonte të njihte persekutimin e hebrenjve nga nazismi; kjo indiferencë shihej gjatë dhe pas luftës,” shtoi ai./Periskopi/

​Pesë tiparet e fëmijëve inteligjentë

Për të gjithë prindërit fëmija i tij është më i zgjuari, më i bukuri, më i ëmbli dhe simpatiku që në momentet e para pas lindjes. Në të vërtetë nëse do të vëzhgoni me kujdes fëmijën tuaj do të mund të kuptoni diçka në lidhje me inteligjencën e tij nga veprimet që bën.

Pesë karakteristikat e një fëmije inteligjent:

1- Fëmija është kurioz -një ndër karakteristikat është kurioziteti ekstrem i fëmijës. Ai vëzhgon me kujdes lodrat, kuptojnë menjëherë si funksionojnë, dëgjon me vëmendje bisedat e të rriturve dhe pyet gjithmonë pse ndodhin gjërat, pra është një fëmijë që kërkon të zbulojë të gjitha ato gjëra që ndodhin në botë.

2- Gjen zgjidhje për gjërat pa pasur nevojë për ndihmën tuaj- pra ai mëson si funksionojnë mekanizma të caktuar apo gjen zgjidhje duke tentuar vetë dhe pa kërkuar ndihmë.

3- Ka dëshirë të qëndrojë me të rriturit -në vend të lojës me bashkëmoshatarët ai parapëlqen të qëndrojë me të rriturit, të bëjë gjëra me ta, të bëjë lojëra më të vështira, etj.

4- Inteligjenca e fëmijës mund të vlerësohet edhe nga lojërat që ai preferon të bëjë -një fëmijë që preferon lojërat e vështira dhe e lodhin ato që nuk vendosin në punë logjikën, ka diçka të veçantë. Por kjo nuk do të thotë se një fëmijë inteligjent nuk e pëlqen lojën në natyrë.

5- Fëmija inteligjent ka aftësinë që në moshë të vogël të imagjinojë histori dhe sajojë personazhe jashtë botës së realitetit. I pëlqen gjithashtu të dëgjojë histori.

Duhet të themi se fëmija është inteligjent në mënyra të ndryshme. Dikush e shpreh në pikturë, dikush në muzikë dhe për këtë arsye është e rëndësishme të stimuloni fëmijën dhe të vëzhgoni sjelljen e tij.

Taksisti në Washington që kompozon vepra muzikore në makinë (VIDEO)

Ishte i panjohur për publikun perëndimor, por etiopiasi Hailu Mergia, po konsiderohet legjendë e muzikës pasi ka bërë rikthimin e tij në skenë duke kompozuar brenda makinës së tij.

Si një shofer taksie në Washington, ai tani po sjell vepra të reja muzikore pasi ai zhurmon brenda makinës me të cilën punon.

Duke qenë se dikur realizonte vepra fantastike, ai po e konsideron historike rikthimin e tij:

“Ky është një rekord historik për mua. Unë jam shumë i gëzuar. E gjithë kjo tingëllon si një rikthim i madh, kam një audiencë të re, muzikantë të rinj dhe një kompani të re rekordesh. Albumi është shumë i ndryshëm nga ajo që mund të bëja më parë”, përcjell Klan Kosova./ KultPlus.com/

Grabitën dyqanin, por paratë ua merr era – VIDEO

Një çift grabitësish që kishin fshehur paratë e vjedhura poshtë rrobave, u ka ndodhur një incident që pak kujt do t’i shkonte në mendje.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy persona që po kalojnë në një rrugë në Droylsden të Manchester, para se kartëmonedhat të fillonin të fluturonin.

Dy hajdutët menjëherë vijojnë që të mbledhin paratë, por era e fortë dhe makinat që hyjnë në rrugicë u krijuan akoma edhe më tepër probleme.
Policia ka publikuar pamjet për të kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar dy grabitësit, që nën kërcënimin e armëve u kishin marrë paratë disa personave të pranishëm në një agjenci udhëtimesh./TCH/

Ilaçi më i fuqishëm natyral që zhduk edhe sëmundjet më të rënda

Këtë recetë shumë njerëz dhe ekspertë e konsiderojnë si ilaç revolucionar, ilaç ky nga i cili janë shëruar me mijëra veta nga kanceri. Në fakt ky është një lloj shërimi për komplet organizmin” e kanceri në një organizëm si ky vetë-tërhiqet.

Fshehtësia është se kjo përzierje pastron enët e gjakut, shëron zemrën, përmirëson imunitetin, pastron veshkat dhe mëlçinë. Po ashtu, përmirëson punën e trurit dh kujtesën, ruan nga infarkti dhe shëro ata që kanë pësuar sulm në zemër dhe në tru.

Përbërësit:

– 15 limonë të freskët; – 12 thelpinj hudhre; – 1 kg mjaltë; – 400 g grurë të ri të gjelbër; – 400 g arra të freskëta. Përgatitja e grurit: 400 g grurë të gjelbër i vendosni në kavanozin me ujë të vluar.

Le të qëndrojë gjatë natës. Pas 10-12 orë, e kulloni lëngun. Në enë e lini grurin e kulluar për 24 orë. Përgatitja e ilaçit: Bluani bashkë grurin, arrat dhe hudhrat. Bluani 5 limonë me lëvore dhe gjithçka përzieni bashkë. Nga 10 limonët tjerë merrni lëngun dhe përzieni. Shtoni mjaltin.

E lini për 3 ditë në frigorifer. Ky ushqim merret 30 minuta para kafjallit, para drekës, para darkës dhe para gjumit./sn/

Ajri i ndotur nxit astmën tek fëmijët

Ajri i ndotur që thithet nga femrat shtatzëna mund të shkaktoje dëme në fetus, gjë që rritë rrezikun për astmë tek fëmijët.

Kjo sipas një studimi të realizuar nga “Plus One”, ku shkencëtarët kanë analizuar kordoni embrional tek 56 fëmijë.

Sipas të dhënave, gjeni ACSL3 është më i ekspozuari ndaj gazrave dhe ndotjeve të ndryshme të ambientit. Ky gjen mendohet se është edhe përgjegjësi kryesor për zhvillimin e astmës tek njerëzit, ndërsa në rastin e fëmijëve, sëmundja mund të vihet re duke filluar nga mosha pesëvjeçare.

Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për një mutacion gjenetik, por për një ndryshim epigjenetikë në të cilin faktorët ambiental kanë një ndikim shumë të madh edhe pse nuk shkaktojnë ndryshime strukturor.

Çaji i mollës ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve

Çaji i mollës ndihmon në shërimin e astmës dhe bronkitit.

Molla për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.

Ajo përmban flavonoidë të cilët favorizojnë absorbimin e kalciumit duke parandaluar në këtë mënyrë osteoporozën dhe artritin.

Në mollë gjendet gjithashtu një përbërës i shkëlqyer si pektina që rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Ndoshta nuk kemi dëgjuar shpesh për të, por çaji i mollës është një nga më të mirët që ekziston.

Çaji i mollës ndihmon në kurimin e astmës dhe bronkitit pasi përmban veti antibakteriale dhe anti inflamatore. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.

Pirja e rregullt e çajit të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit që kanë vuajtur nga verdhëza. Ndihmon po ashtu në ripërtëritjen e mëlçisë. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta dhe të përdoren të thara gjatë vitit.

Gjithashtu përveç luleve edhe gjethet e mollës përmbajnë një antioksidant të quajtur kuercetinë e cila sipas studimeve përmirëson, forcon dhe mbron sistemin imunitar.

Gjethet e mollës janë të pasura me kalcium, një nga përbërësit kryesorë që ndihmon në forcën e kockave dhe dhëmbëve. Ato ushqejnë dhe i japin shkëlqim edhe lëkurës./sn/

A duhet t’i lash dhëmbët çdo natë para se të flesh?

Ka njerëz akoma që pretendojnë se duhet t’i lajnë dhëmbët një herë në ditë dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur që kjo herë të jetë në mëngjes.

Nëse pyet veten a është zakon i mirë apo i keq i larjes së dhëmbëve vetëm një herë në ditë dhe nëse herë pas here fle gjumë pa i larë dhëmbët, ja cila është e vërteta sipas specialistëve.

Të lësh mënjanë larjen e dhëmbëve në darkë është një JO e madhe.

Një dentist madje thotë se të shkosh në shtrat pa i larë dhëmbët është si të shkosh në shtrat me m… në gojë. Kjo është një analogji ekstreme, por tregon se në darkë ke në gojë një shumicë të konsiderueshme bakteresh që janë grumbulluar aty nga ushqimi i ditës.

Këto baktere krijojnë edhe shtresa njëra pas tjetrës duke sjellë më pas probleme me dhëmbët dhe mishrat. Mbeturinat që krijohen nga ushqimet përmbajnë shumë acid, i cili, siç dihet prish smaltin e dhëmbëve dhe çon deri në prishjen e rrënjëve dhe dëmtime të tjera.

Shoqata Dentare Amerikane rekomandon pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë dhe njëra prej këtyre herëve është para se të flesh.

Larja e dhëmbëve eliminon bakteret dhe pengon shumë rreziqe që vijnë nga grumbullimi i tyre. Dentistët rekomandojnë larjen e dhëmbëve kur zgjohesh dhe para se të flesh.

Nëse e ke zakon të keq të flesh pa i larë dhëmbët ose je dembele, provo të mbash një fill dentar afër shtratit, ose një furçë dhëmbësh (të thatë, pa pastë). Është më mirë se asgjë./sn/

Shkencëtarët arrijnë të pamundurën, Policia do lexojë kujtimet e viktimës

Shkencëtarët zbuluan se kujtimet tona lënë shenja të qarta dhe unike gjenetike në trurin tonë. Deri te ky zbulim mahnitës kanë ardhur hulumtuesit e Universitetit Hebre të Jerusalemit, të cilët pohojnë se këta markerë gjenetikë mund të përdoren për të “zbuluar” shqetësimet pasi një person të ketë vdekur, shkruan Daily Mail.

“Në pyetje është një qasje magjepsëse, megjithatë duhet të arrini në vendin e ngjarjes shumë shpejt, duke marrë parasysh që proteina do të fillojë të ndahet disa minuta pas vdekjes”, ka thënë doktor Kli Varburton nga Universiteti i Bristolit.

“Kjo metodë ndoshta nuk do të jepte më shumë informacione nga forenziku më i mirë, por nuk do të isha i befasuar nëse do të xhirohej një film për këtë”, shtoi Varburton.

Sa i njihni sëmundjet e zemrës? (6 variantet)

Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kjo do të vështirësojë punën e organizmit si dhe nuk do të lejojë furnizimin e tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore. Në këto sëmundje futen grupime të ndryshme…

Zemra si organ muskulor luan rolin e pompës e cila e shtyn gjakun në qarkullim. Zemra, arteriet, venat dhe kapilarët formojnë sistem të mbyllur të gjakut. Është organ i zgavruar muskulor i përbërë prej dy zgavrave më të vogla, veshëza, dhe në dy zgavra më të mëdha, barkushe, të cilët tkurren dhe shtrihen duke e detyruar gjakun të qarkullojë.

Arteriet janë enë elastike të gjakut, të cilat gjakun e largojnë nga zemra. Venat janë enë të buta elastike të cilat e sjellin gjakun në zemër. Puna e muskujve dhe organeve të tjera e shtyn gjakun nëpër to. Kapilarët e gjakut janë enët më të holla të gjakut përmes të cilave bëhet këmbimi i materieve ushqyese në gjak, transmeton Telegrafi. Si funksionon Zemra dihet që është një pompë që pompon gjakun. Dhe, në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje të funksionit të saj si pompë. Gjithashtu në sëmundjet e zemrës ka rëndësi si kur prishet ritmi, ashtu edhe kur prishen valvulat, ose kur prishet tërësia e mureve të saj. Kur prishet ritmi kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikardive, ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë. Po ashtu kur prishen valvulat zemra nuk funksionon mirë si pompë dhe në këto raste bëhen operacione të ndryshme për zëvendësimin e tyre. Po ashtu, lloj tjetër sëmundjeje të zemrës janë edhe ato që prishin muret e zemrës, siç është infarkti. Në të gjitha këto raste, duke mos funksionuar si pompë ajo nuk çon dot gjakun në të gjithë trupin dhe kështu nuk furnizohet organizmi me oksigjen edhe me lëndë ushqimore. Duke mos u furnizuar me to, organizmi do të fillojë të mos funksionojë si duhet.

Simptomat

Në rastin e sëmundjeve të zemrës do të kemi shenja si marrja e frymës, ënjtje të këmbëve, nxirje e buzëve ose edhe dhimbje kur kemi infarkt për arsye se ndodh vdekje e një pjesë të murit të dhomave të zemrës. Stadi i fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës (insuficienca kardiake) në të cilën ky organ nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu bëhet invalid. Në momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk mund të përballohet nga organizmi, atëherë organizmi vdes.

Gjashtë variantet e sëmundjes

1 Zemra e zgjeruar paraqet dobësimin e muskulit të zemrës, i cili ngadalshëm dhe dobët kontrakton me këtë dobëson qarkullimin i gjakut dhe organet nuk kanë oksigjen të mjaftuar. Si pasojë e këtyre mungesave, paraqitet dobësimi i përgjithshëm i organizmit.

2 Miokarditis është ndezje e përgjithshme e muskulit të zemrës, gjë që paraqitet si rezultat i sëmundjeve të tjera, ndonjë infeksion më i madh si gripi, reumatizmi i dhëmbëve, bajameve etj.

3 Infarkti është vdekje e një pjese të indit muskulor të zemrës. Kjo sëmundje paraqitet nga mbyllja e ndonjë dege të arterieve të cilat ushqejnë zemrën, gjatë kontraksionit (ngushtimit) momental të arterieve, ndonjë plasaritjeje e arterieve e përcjellë me gjakderdhje, gjatë streseve ose si pasojë e shtypjes së lartë.

Në këto raste indi muskulor ose një pjesë e zemrës mbetet pa ushqim dhe pa oksigjen, menjëherë pas kësaj ajo pjesë e muskulit të zemrës të vdes. Infarkti përcillet me dhimbje të rënda. Ka raste kur zemra ndërpret punën dhe shkaktohet vdekje.

4 Aritmia është rrahje e shpejtë dhe e ngadalshme e zemrës ose rrahje e përzier e ngadalësuar dhe e shpejtuar me kërcime dhe ndërprerje të rrahjeve. Kjo dukuri është pasojë e kontrollit të disharmonizuar të ngacmimeve nervore të punës së zemrës, të cilat e kanë prejardhjen nga qendrat e sistemit nervor.

5 Arteroskleroza është grumbullimi i materieve të yndyrshme dhe kripërat e kalciumit në brendi në muret e arterieve, kjo çon deri tek mbyllja e tyre dhe zvogëlimi i qarkullimit të gjakut me shumë pasoja si dhe zmadhimi i shtypjes së gjakut, e cila mund të shkaktohet edhe nga gjendjet nervore, streset etj. Të gjitha këto kanë lidhje të drejtpërdrejtë me mosfunksionimin e mirë të zemrës.

6 Embolia është mbyllja e ndonjë arterie të trurit, një lloj si infarkti i zemrës. Kjo shkakton dëmtimin e ndonjë qendre dhe me këtë rast paraqitet paraliza ose vdekja.

Grupi i gjakut, përcakton temperamentin, karakterin dhe gjetjen e partnerit të jetës

Katër grupet e gjakut – A, B, AB dhe O – mund të flasin shumë për një individ.
Në disa vende është e diçka e përhapur që njerëzit ta përcaktojnë personalitetin e dikujt. Siç besohet në Japoni, personat me grupin A të gjakut janë të ndjeshëm, perfeksionistë dhe lojtarë të mirë ekipor, por për së tepërmi anksioz.

Personat të cilët kanë grupin O të gjakut janë kureshtarë dhe bujar, por edhe kokëfortë, personat me grupin AB janë misterioz dhe të paparashikueshëm, ndërsa ata me grupin B të gëzuar por edhe ekscentrik, individualistë dhe egoist.

Grupi O

Nëse grupi juaj i gjakut është O, atëherë duhet ta dini se u përkisni njerëzve që janë shumë të shoqërueshëm, gjithmonë të rrethuar nga shoqëria, të komunikueshëm dhe pa komplekse. Jeni krijues dhe ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes.

Dalloheni për përshtypjen e mirë që krijoni në takimet e para dhe nëse jeni femër, atëherë burrat ju konsiderojnë shumë tërheqëse, pavarësisht se nuk bëni pjesë në standardet klasike të bukurisë. Nga ana tjetër, jeni mjaft të organizuar dhe kokëfortë për të arritur çdo herë aty ku keni synuar. Jeni një lider i lindur.

Në dashuri përshtateni me grupet O ose AB.
Përsa i përket karrierës, politika, marrëdhëniet publike apo sporti janë fushat më të përshtatshme.

Grupi A

Nëse grupi juaj i gjakut është A, ka mundësi të jeni një tip i qetë dhe sipërfaqësor, por në fakt jeni plot me ankthe dhe shqetësime. Jeni introvert, me një mendje logjike. Jeni një person serioz, i cili mban premtimet dhe punon me ndershmëri.

Pavarësisht se nuk ju pëlqen të flisni për veten, jeni të gatshëm të dëgjoni problemet e të tjerëve. Jeni tipa romantikë dhe shpeshherë gjeni strehë në një botë virtuale kur realiteti ju mërzit.

Në dashuri përshtateni me grupet A ose AB.
Në karrierë jeni shumë të përshtatshëm si natyra dhe punët që kanë lidhje me shifrat ose librat, në përgjithësi.

Grupi B

Femrat që i përkasin këtij grupi janë shumë ambicioze dhe nuk heqin dorë asnjëherë nga ajo që duan. Janë ekstroverte, pushtuese dhe gëzojnë një intuitë të jashtëzakonshme për t’i ‘lexuar’ të tjerët që me shikimin e parë. Janë gjithashtu psikologe të lindura.

Nëse i përkisni këtij grupi gjaku, jeni krejt të fiksuar, aq sa arrini t’i bëni nervozë të tjerët. Jeni optimistë, e/i fortë, por pika juaj e dobët mbetet impulsiviteti.

Në dashuri përshtateni me grupet A ose AB.
Në karrierë, të përshtatshme për ju janë fushat që kërkojnë një dozë kreativiteti: kuzhinier, grimer, floktar apo gazetar.

Grupi AB

Nëse i përkisni grupit të gjakut AB, atëherë mundet të keni një personalitet të dyfishtë, i cili përmbledh karakteristikat e grupeve A dhe B. Ndonjëherë jeni të strukur, herë të tjera më të guximshëm, nganjëherë të kompleksuar, herë të tjera më të sigurt në vetvete. Zakonisht, personaliteti juaj del në sipërfaqe me apo pa dëshirën tuaj.

Nuk ju pëlqejnë etiketimet, uniformat dhe shkoni shumë mirë me të tjerët. Personat me këtë grup gjaku janë të besueshëm dhe parapëlqejnë t’i ndihmojnë të tjerët. Kanë durim, janë inteligjentë dhe të fokusuar në planet e tyre.

Në dashuri përshtateni me çdo grup gjaku tjetër.
Në karrierë, mund të jeni mësues dhe të punoni në fushën e shitjeve, asistent social ose avokat.

Historia e krijimit të planeteve, diamantet e gjetura në meteor shpjegojnë diçka

Diamantet e rralla të gjetura brenda një meteori që u rrëzua në Tokës janë mbetjet e një planeti të humbur të krijuar 4.5 miliardë vite më parë kur sistemi diellor u formua.

Meteori u rrëzua në Tokë një dekadë më parë. Sipas zbulimeve të reja planetui i humbur është krijuar disa milionë vite pas lindjes së diellit.

Meteori Almahata Sitta, që përmban diamante mikroskopike, vjen nga një planet misterioz që rrethoi diellin 4.5 miliard vjet më parë.

Trupi qiellor, i cili ishte pak më i madh se Mërkuri, u shkatërrua nga një përplasje kozmike.

Përveç dijeve jashtëzakonisht të vlefshme, diamantet e rralla u japin shkencëtarëve një dritare të re mbi formimin e planetëve.

Dhjetra prej këtyre botëve, të cilat në përgjithësi ishin mes madhësisë së Hënës dhe Marsit, u përplasën me njëri-tjetrin për të formuar planetet shkëmbore që shohim sot.

Sitta Almahita është emëruar sipas vendndodhjes në Sudan, hapësirë mbi të cilën shpërtheu në vitin 2008./sn/

Rreziku i ri…videot e rreme

Regjizori Jordan Peel dhe kunati i tij, drejtuesi i Buzzfeed, Jonah Peretti, kanë arritur të manipulojnë një video ku shfaqet ish-presidenti amerikan, Barack Obama të flasë me fjalë fyese që përndryshe janë të papranueshme në publik.

Buzët e Obamës, siç bëhet e qartë në pjesën e dytë të videos, ku shfaqet Peele, sinkronizohen me ato të këtij të fundit që është në fakt autor I fjalëve, kurse imazhi dhe zëri janë ato të Obamës.

Video është një paralajmërim për erën e re të videove të rreme, të sajuara, që pas lajmeve të rreme përbëjnë rrezikun kryesor që mund të provokojë kriza të mëdha politike dhe publike. Buzzfeed shton se kjo aftësi e manipulimit që po bëhet e mundur nga softet e reja kërkon kujdes dhe informim nga burime të besueshme të informacionit.

Peele, i cili ka marrë së fundmi një Oscar e ka imituar jo rrallë Obamën, ndaj edhe përputhja e zërit të tij me imazhin e Obamës jep idenë e një videomesazhi të vërtetë.

Së fundmi po paralajmërohet edhe mundësia e imitimit të zërit përmes programeve, çka do të hapte shtigje të reja manipulimi që do të ishin të vështira për t’u verifikuar apo edhe e fakepornos.

Të mbytur nga kumari! (VIDEO)

Të mbytur nga kumari!

Droni në ndeshjen Serbi-Shqipëri ishte skenar rus (VIDEO)

Droni i cili fluturoi mbi Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri, sipas ekspertit të sigurisë, Agim Musliu, nuk u lëshua nga shqiptarët. Madje, sipas tij, mundësitë janë “minus infinit”.

“Vendi ku gjindej, ku është lëshu, si është siguru, sa është largësia, si është siguru stadioni jashtë, mundësia e lëshimit të dronit prej shqiptarëve është minus infinit”, shpjegoi Musliu.

Në Rubikon të KTV-së, ai e vlerësoi si një operacion të organizuar mirë, i cili për qëllim kishte tensionimin e opinionit në Serbi.

“Është planifikuar një operacion shumë i detajuar”, theksoi ai.

Ndikimi rus te serbët është i njëjtë si ndikimi Erdoganit në Kosovë

20:45 – Në Ballkan vazhdimisht është paralajmëruar se është rritur ndikimi rus, andaj edhe Kosova nuk përjashtohet që të jetë e rrezikuar nga ky ndikim.

Në debatin për rrezikun nga agjendat e Moskës, gazetari Valon Syla në Rubikon të KTV-së ka thënë se ky ndikimi që rusët e kanë në Serbi është i njëjtë me atë të presidentit turk, Erdogan që e ka në Kosovë.

“Te serbët ndikimi rus është përafërsisht me ndikimin e Erdoganit në Kosovë, është ndikim financiar i madh ku paguhen media, është ndikim politik dhe tradicional që përfaqësohen kryesisht me partinë socialiste të udhëhequr nga Ivica Daqic, zëdhënës i Millosheviqit”, ka thënë Syla.

Islami: Mbetet të presim goditjen e radhës nga Rusia

Opinionisti, Dardan Islami në Rubikon të KTV-së, ka folur për qëllimet e Rusisë dhe mënyrën se si synojnë ta destabilizojnë Ballkanin. Sipas tij, fokus nuk është Kosova.

“Putini do që ta shfrytëzojë influencën e vet që ta destabilizojë rajonin duke e penguar apo prishur planin perëndimor, por ka probleme realisht. Në këtë situatë, nëse ata arrijnë ta destabilizojnë këtë rajon duke i fut elementetet radikale islamike dhe ta quaj anën tjetër, ortodokse, i quaj ISIS njëjtë sepse e njëjta është, janë ISIS të dyja palët për mua”, deklaroi Islami.

“Neve na mbetet të ruhemi aq sa mundemi dhe me prit goditjen e rradhës, goditje të cilën tash e sa javë veç jemi temë e shtypit dhe e ballinave botërore, si Ballkan”, përfundoi ai.

Serbia kërkon 157 pjesëtarë të UÇK-së nëpërmjet INTERPOL-it, ja emrat dhe mbiemrat e tyre!

Serbia ka lëshuar rreth 170 fletarreste përmes INTERPOL-it për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Në bazë të një fletarresti të tillë është arrestuar së fundmi edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më poshtë janë emrat e 157 ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët mund të përballen me fletarrestet e Beogradit nëpër vendet ku udhëtojnë, shkruan gazetametro.net.

Në këtë listë ka edhe persona që tashmë kanë vdekur, siç është rasti edhe me Tahir Zemajn.

Lista e ish-ushtarëve të UÇK-së, për të cilët qeveria serbe ka lëshuar fletarrest:
1. Hajdin Abazi, i njohur me nofkën “Lumi” i lindur në Gjilan më 30.04.1959
2. Ekrem Avdija, me nofkën “Abus Akej”, i lindur më 18.07.1971, në Mitrovicë.

3. Alush Sokol Agushi, i njohur me nofkën “Magjupi”, i lindur më 20.06.1959 në Drenoc të Klinës.
4. Rasim Agushi, i lindur më 17.07.1962 në Drenoc të Klinës.
5. Nazmi Ajeti, i lindur më 22.04.1972 në Podujevë.

6. Hysni Izet Ahmeti, i lindur në Shupkovc të Mitrovicës.
7. Abdullah Babalija, i lindur më 22.05.1967 në Gjakovë.
8. Masar Bakija, i lindur më 18.02.1953 në Gjakovë.
9. Idriz Balaj, i lindur më 08.08.1952 në Gllarevë të Klinës.

10. Afrim Basha, i lindur më 1971 të Therandës.
11. Sokol Bashota, i lindur më 07.03.1966 në Klinë.
12. Bajram Bega, i lindur më 08.04.1966 në Jezerc të Ferizajt.
13. Xhemajl Bejta, i lindur më 17.02.1945 në Klinë të Mesme.

14. Avni Berisha “TARKAN”, i lindur më 13.08.1974 në Konushec të Podujevës.
15. Rrustem Berisha, i lindur më 18.07.1955 në Krushevc të Klinës.
16. Shefik Beqiri, i lindur më 13.08.1960 në Dardanë.

17. Lah Brahimaj “Magjupi”, i lindur më 21.01.1970 në Jabllanicë të Gjakovës.
18. Ramë Buja, i lindur më 05.12.1958 në Lipjan.
19. Shukri Buja, 27.08.1966, Lipjan.
20. Jahë Salih Bushati, i lindur më 25.02.1972 në Gërgoc të Gjakovës.

21. Jusuf Velija, i lindur më 26.07.1957 në Prishtinë.
22. Azem Veseli, i lindur më 08.03.1964 në Pejë.
23. Kadri Veseli, i lindur më 31.05.1967 në Mitrovicë.
24. Rexhep Veseli, i lindur më 06.08.1970 në Gjilan.

25. Sali Veseli, i lindur më 23.07.1953 në Smolicë të Gjakovës.
26. Skender Maksut Veseli, i lindur më 16.04.1971 në Gjilan.
27. Besim Vokshi, i lindur më 23.04.1955 në Gjakovë.
28. Latif Gashi, i lindur më 12.09.1961 në Podujevë.

29. Fahrudin Gashi, i lindur më 08.12.1969 në Shtime.
30. Jetullah Geci, i lindur më 17.02.1954 në Llaushë të Skenderajt.
31. Sabit Geci, i lindur më 20.08.1958 në Llaushë të Skenderajt.
32. Gani Geci, i lindur më 20.01.1960 në Llaushë të Skenderajt.

33. Adem Grabovci, i lindur më 09.04.1960 në Istog.
34. Jahir Demaku, i lindur më 06.06.1971 në Obrijë të Skenderajt.
35. Milazim Derguti, i lindur më 08.10.1969 në Ferizaj.

36. Jetullah Dibrani, i lindur më 21.12.1953 në Mitrovicë.
37. Sokol Dobruna, i lindur më 22.03.1940 në Gjakovë.
38. Shaban Dragah, i lindur më 16.04.1958 në Skenderaj.
39. Florim Ejupi, i lindur më 15.06.1978 në Sekiraqë të Podujevës.

40. Agim Elshani, i lindur më 21.03.1963 në Pejë.
41. Xhabir Zharku “Qorri”, i lindur më 1962 në Kaçanik.
42. Driton Shemsi Zhjeqi, i lindur më 01.01.1965 në Podujevë.
43. Tahir Zemaj, i lindur më 28.12.1958 në Strellc të Epërm të Pejës.
44. Genc Zogaj, i lindur më 10.09.1978 në Malishevë.

45. Bislim Zyrapi, i lindur më 09.07.1962 në Studençan të Therandës.
46. Nuredin Ibishi, i lindur më 04.12.1956 në Podujevë.
47. Imri Iljazi, i lindur më 26.01.1963 në Ferizaj.

48. Gani Imeri, i lindur më 12.10.1967 në Vushtrri.
49. Eljasah Imeri, i lindur më 10.07.1971 në Gjilan.
50. Bexhet Imishti, i lindur më 06.08.1958 në Dubravë të Kaçanikut.
51. Ahmet Isufi, i lindur më 01.10.1961 në Dardanë.

52. Lirim Jakupi “Nacisti”, i lindur më 01.08.1979 në Bujanoc.
53. Januz Januzaj, i lindur më 01.01.1958 në Istog.
54. Bashkim Jashari, i lindur më 15.11.1977 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.
55. Musa Jashari, i indur më 04.06.1970 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.

56. Rifat Jashari, i lindur më 01.12.1946 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.
57. Sahit Jashari, i lindur më 09.02.1965 në Prekaz të Ulët të Skenderajt.
58. Naim Kadriu, i lindur më 06.06.1974 në Turicec të Podujevës.
59. Gyner Kamberi, i lindur më 03.01.1975 në Viti.

60. Ajvaz Karpuzi, i lindur më 21.05.1956 në Lipjan.
61. Ajet Kastrati, nga Drenica.
62. Kadri Kastrati, i lindur më 15.03.1960 në Podujevë.

63. Mensur Kasumi, i lindur më 25.06.1966 në Vushtrri.
64. Naser Kelmendi, i lindur më 15.02.1957 në Pejë.
65. Hysni Kilaj, i lindur më 19.12.1963 në Rahovec.
66. Anton Kitaj, i lindur më 20.04.1978 në Klinë.

67. Fadil Kodra, i lindur më 19.11.1965 në P. të Ulët të Skenderajt.
68. Arif Krasniqi, i lindur më 09.04.1971 në Sibovc të Kastriotit.
69. Gani Krasniqi i lindur më 23.11.1950 në Klinë.
70. Xhemshit Krasniqi, i lindur më 12.12.1963 në Prizren.

71. Emin Krasniqi, i lindur më 15.07.1957 në Dardanë.
72. Jakup Krasniqi, i lindur më 01.01.1951 në Gllogoc.
73. Skender Krasniqi, i lindur më 29.01.1959 në Rahovec.
74. Bajram Kryeziu, i lindur më 30.01.1955 në Dardanë.

75. Mazllum Kumnova, i lindur më 17.03.1946 në Gjakovë.
76. Mirsad Kurteshi, i lindur më 01.07.1975 në Prishtinë.
77. Agim Kuqi, i lindur më 07.10.1963 në Therandë.
78. Ramiz Lladrovci, i lindur më 03.01.1966 në Gllogovc.

79. Fatmir Limaj “Çeliku”, i lindur më 04.02.1971 në Bajë të Malishevës.
80. Bajram Rama, i lindur më 21.03.1969 Gllamnik podujevë.
81. Isa Latifi, i lindur më 25.08.1964 në Podujevë.
82. Muhamet Latifi, i lindur më 26.05.1955 në Podujevë.

83. Lulëzim Leci, i lindur më 23.02.1974 në Dardanë.
84. Afrim Lulaj, i lindur më 12.09.1974 në Gjakovë.
85. Nuredin Lushtaku, i lindur më 27.02.1967 në P. të Ulët të Skenderajt.

86. Sami Lushtaku, i lindur më 20.02.1961 në P. të Ulët të Skenderajit.
87. Enver Mavriqi, i lindur më 23.01.1961 në Dardanë.
88. Naim Maloku, i lindur më 17.02.1958 në Pejë.
89. Faton Mehmetaj, i lindur më 24.01.1963 në Deçan.

90. Nazif Mehmeti, i lindur më 20.09.1961 në Shajkovc të Podujevës.
91. Fadil Mujota, i lindur më 17.07.1969 në Shtime.
92. Shefqet Musliu, i lindur më 12.02.1963 në Konçul të Bujanocit.
93. Isak Musliu, i lindur më 31.10.1970 në Reçak të Shtimes.

94. Rrustem Mustafa “Remi”, i lindur më 27.02.1971 në Podujevë.
95. Salih Mustafa, i lindur më 01.01.1972 në Prishtinë.
96. Arif Mucolli, i lindur më 15.05.1952 në Podujevë.
97. Maliq Nndrecaj, ”Mala”, i lindur në Therandë.

98. Selamij Neziri, i lindur më 05.07.1972 në Viti.
99. Jakup Nura, i lindur më 13.02.1966 në Skenderaj.
100. Enver Oruci, i lindur më 06.12.1962 në Rrezall të Skenderajt.

101. Xhimshit Osmani, i lindur në 02.05.1951 në Viti.
102. -Nebih Preniqi, i lindur më 26.08.1975 në Hade të Kastriotit.
103. -Rrahman Rama, i lindur më 23.11.1970 në Vushtrri.
104. -Ilmi Ramosholi, i lindur më 10.05.1964 në Ferizaj.

105. Elmi Recica, i lindur më 06.10.1961 në Ferizaj.
106. Ekrem Rexha “Drini”, i lindur më 14.08.1961 në Prizren.
107. Bedri Rexhaj, i lindur më 03.04.1962 në Shtime.
108. Ismet Sadiku, i lindur më 23.04.1941 në Ferizaj.

109. Ruzhdi Serameti, i lindur më 19.07.1950 në Prizren.
110. -Rexhep Selimi, i lindur më 15.03.1971 në Skenderaj.
111. -Sulejman Selimi ”Sulltani”, i lindur më 25.09.1970 në Skenderaj.

112. Abedin Sakajeva, i lindur më 26.02.1958 në Fushë Kosovë.
113. Fatmir Sopi, i lindur më 13.04.1961 në Prishtinë.
114. Azem Syla ”Daja i madh”, i lindur më 04.05.1951 në Gllogoc.
115. Shemsi Syla, i lindur më 01.07.1957 në Bresalc të Gjilanit.

116. Fadil Suleviq, i lindur më 19.10.1965 në Medvegjë.
117. Emrush Suma, i lindur më 27.05.1974 në Dimcë të Hani Elezit.
118. Rufki Suma, i lindur më 15.04.1968 në Dimcë të H. Elezit.

119. Ismet Tara, i lindur më 08.06.1963 në Rahovec.
120. Gani Thaqi, i lindur më 01.01.1958 në Skender.
121. Hashim Thaqi ”Gjarpri”, i lindur më 24. 04. 1969 në Brojë të Skenderajt.

122. Ahmet Qeriqi, i lindur më 26.12.1946 në Lipjan.
123 .Ramiz Qeriqi, i lindur më 15.04.1962 në Lipjan.
124. Sami Ukshini ”Sokoli”, i lindur më 15.10.1967 në Morinë të Gjakovës.

125. Avni Feta, i lindur më 15.11.1974 në Podujevë.
126. Adem Hagjocaj, nga Deçani.

127. Abit Haziraj, i lindur më 26. 06.1956 në Llaushë të Skenderajt.
128. Sabit Halitjaha, i lindur më 07. 06.1955 në Mushtisht të Therandës.

129. Xhavit Haliti ”Zeka”, i lindur më 08.03.1956 në Pejë.
130. -Bujar Haradinaj, i lindur më 15.07.1976 në Gllogjan të Deçanit.
132. -Daut Haradinaj, i lindur më 06.04.1978 në Gllogjan të Deçanit.

133. Ramush Haradinaj, i lindur më 03.07.1968 në Gllogjan të Deçanit.
134. -Nait Hasani, i lindur më 15.01.1965 në Prizren.
135. Safet Hasani, i lindur 23. 04.1970 në Podujevë.

136. Xhavit Hasani, i lindur më 10.03.1957 në Tanushë të Shkupit.
137. Zeqir Haxhija, i lindur më 16.04.1972 në Gjakovë.
138. -Gzim Haxhimusa, i lindur më 21.02.1968 në Ferizaj.
139. Hekuran Hoda, i lindur më 18.02.1965 në Gjakovë.

140. Fatmir Humolli, i lindur më 11.04.1965 në Lupc të Ulët të Podujevës.
141. Sabajdin Cena, i lindur më 13.03.1953 në Rahovec.
142. Agim Çeku, i lindur më 29.10.1960 në Qyshk të Pejës.

143. Et,hem Çeku, i lindur më 01.10.1962 në Pejë.
144. Muharrem Cerkezi, i lindur më 09.07.1979 në Prishtinë.
145. Emrush Xhemajli, i lindur më 01.05.1959 në Ferizaj.

146. Idriz Shabani, i lindur më 01.12.1958 në Podujevë.
147. Besnik Shala, i lindur më 31.05.1974 në Pejë.
148. Shaban Bekë Shala, i lindur më 15.05.1961 në Pejë.

149. Shaban Veli Shala, i lindur më 01.12.1958 në Gllogoc.
150. Naser Shatri, i lindur më 23.09.1957 në Istog.
151. Xhafer Shatri, i lindur më 10.11.1949 në Istog.
152. Mustafa Shaqiri, i lindur më 25.03.1967 në Rahovicë të Preshevës.

153. Shaqir Shaqiri, i lindur më 01.09.1964 në Preshevë.
154. Adem Shehu.

155. Elbasan Shoshaj, i lindur më 12.12.1963 Prishtinë.
156. Bekim Shyti, i lindur më 01.05.1976 në Vushtrri.
157. Met Shyti, i lindur në 03.19.1944 në Vushtrri.

Përse të rinjve zviceranë u pëlqen të përdorin shprehje në gjuhën shqipe?

“Anglishtja ka një prestigj të madh, para së gjithash për faktin se shumë filma dhe këngë janë në këtë gjuhë. Ndërsa shprehjet në gjuhën shqipe dhe turke janë të pëlqyera në Zvicër për faktin se kemi këtu përfaqësues (folës) të këtyre gjuhëve”

Krahas përdorimit të shprehjeve nga gjuha angleze, që është e kuptueshme, në gjuhën ose zhargonin e të rinjve zviceranë është shumë i shprehur edhe përdorimi i shprehjeve nga gjuha shqipe dhe ajo turke. Në përgjithësi, gjuhët ballkanike janë “in” sa i takon “slangut” ose zhargonit rinor, shkruan 20minuten dhe merr për këtë mendimin e dy ekspertëve gjuhësorë.

Disa fjali që në fakt janë përzierje në mes të gjermanishtes (dialektit zviceran), anglishtes, shqipes dhe turqishtes janë pjesë e përditshmërisë nëpër “shisha-baret” (lokalet ku frekuentojnë shumë të rinj, kryesisht adoleshentë) ose në oborret e shkollave, transmeton albinfo.ch. Por përse është kështu? pyet gazeta ndërsa përgjigjen përpiqen ta japin studiuesit e gjuhës, Christina Siever nga Universiteti i Cyrihut dhe Daniel Perrin nga universiteti ZHAW.

Sipas Siever, në krijimin e gjuhës së të rinjve në Zvicër luan një rol të madh i ashtuquajturi “Code-Switching” ose huazimi i shprehjeve nga gjuhët tjera. “Anglishtja ka një prestigj të madh, para së gjithash për faktin se shumë filma dhe këngë janë në këtë gjuhë. Ndërsa shprehjet në gjuhën shqipe dhe turke janë të pëlqyera në Zvicër për faktin se kemi këtu përfaqësues (folës) të këtyre gjuhëve”.

Por nuk përbëjnë vetëm shprehjet nga Ballkani aspekt të rëndësishën të gjuhës së sotme të të rinjve. Është edhe stili i huaj i të folurit, i njohur me emërtimin “Balkanslang” ai që karakterizon këtë gjuhë.

Ja se si e shpjegon këtë studiuesi Daniel Perrin: “Kur një stil të foluri tingëllon fuqishëm, ai përvetësohet nga ata njerëz që dëshirojnë të duken të fuqishëm dhe t`u takojnë të fuqishmëve”.

Perrin shton se gjuhët gjithmonë kanë disa funksione në të njëjtën kohë. Dy prej tyre janë: funksioni për të impresionuar të tjerët dhe  ai për t`u distancuar nga të tjerët.

Ndërsa Siever thotë se “shprehjet e caktuara përdoren për t`u distancuar nga gjeneratat më të vjetra. Këtu luan rol në mënyrë të qartë edhe segmenti protestues: gjuha rinore bie ndesh shpesh me normat gjuhësore dhe ato shoqërore. Madje këto shprehje përdoren për t`u distancuar edhe nga grupimet tjera të të rinjve. Po ashtu të rinjve u pëlqen loja me gjuhën dhe zbulimi i gjërave që janë të tyre, me të cilat identifikohen vetëm ata.

Është për t`u theksuar se nuk e flasin të rinjtë e të gjitha regjioneve të Zvicrës të njëjtën gjuhë rinore, përcjell albinfo.ch. “Vendi i banimit nuk ka ndikim  vetëm në sjelljen e të rinjve por edhe në gjuhën e tyre”, sqaron Perrin. Një banor fshati nga malet, fjala vjen, flet ndryshe nga një banor qyteti. Po ashtu ka dallime në mes të regjioneve ashtu si dhe në mes të dialekteve. Por në të njëjtën kohë ka edhe shprehje që njihen dhe pëlqehen në gjithë hapësirën gjermanishtfolëse pasi që medie të caktuara në Gjermani dhe në Zvicër i konsumojnë ato.

Mos i hidhni më bishtat e qershive, ja çfarë sëmundjesh shërojnë

Bishtat e qershive janë të rëndomtë në dukje. Ato janë të parat që hidhen në kosh kur i dorëzohemi kënaqësisë që na japin qershitë. Por këto bishta të hollë janë të mbushur me vitaminë A, B1 dhe C. Bishtat, gjethet dhe lëvorja e pemës së qershisë janë të gjitha të dobishme për shëndetin e njeriut.

Me bishtat e qershive mund të përgatisni çaj të shijshëm dhe plot vlera. AgroWeb.org do t’ju tregojë më tepër mbi përgatitjen e këtij çaji dhe vlerat e tij. Informacionet shkencore tregojnë se çaji i bishtave të qershive ndihmon organizmin të shkrijë yndyrnat e tepërta. Do të nxitoheshim nëse do të thoshim se çaji në fjalë mundëson humbjen e peshës. Por ky çaj i shoqëruar me një jetë aktive dhe ushqim të lehtë padyshim që ndihmon uljen e peshës. Shkencëtarët pranojnë pa asnjë mëdyshje se bishtat e qershive kanë efekt diuretik dhe si rrjedhojë largojnë lëngjet e tepërta nga organizmi dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.

Një tjetër karakteristikë e bishtave të qershive, që sjell AgroWeb.org, është parandalimi i problemeve të zemrës falë uljes së tensionit të gjakut. Bishtat e qershive kanë efekt pastrues në organizëm sepse ndihmojnë në largimin e shpejtë të toksinave nga trupi. Nëse dëshironi të shfrytëzoni këto përfitime të çajit të bishtave të qershive, atëherë pini një gotë para se të hani mëngjes dhe një tjetër në mbrëmje. Provojeni për një periudhe një-dy mujore dhe do të shihni përmirësim.

Konsumi i tepërt i këtij çaji mund të shkaktojë dehidratim, ndaj AgroWeb.org ju këshillon të mos e kaloni sasinë e dy gotave në ditë. Nëse vuani nga tensioni i ulët i gjakut dhe diareja, atëherë hiqni dorë plotësisht nga çdo plan për pirjen e këtij çaji. Vlerat e Çajit të Bishtave të Qershive/ Ka efekt qetësues / Shuan etjen / I bën mirë veshkave,Luan rol diuretik / Pastron gjakun / AgroWeb.org raporton se vonon formimin e gurëve në veshka,Ul kolesterolin / Largon lëngjet e tepërta nga trupi / I bën mirë mëlçisë

Ndihmon në rënien në peshë / Bën mirë kundër infeksioneve në traktin urinar ,Si t’i shfrytëzoni vlerat e bishtave të qershive ,Përgatitini si çaj ,Thajini bishtat duke i shtruar në një letër të pastër dhe duke i lënë në ambient të hapur për disa ditë deri sa të thahen plotësisht. Përdorni qese letre ose cope për t’i ruajtur për pak kohë. Për një filxhan çaj do t’ju nevojiten 2 lugë çaji me bishta të cilët duhen zier në ujë për 10 minuta.

Bëni banjë ,Merrni 4 grushta plot me bishta qershish dhe ziejini në 3 litra ujë për 10 minuta. Shtoni 2-3 shkopinj kanelle dhe 20 gjethe blini. Lërini të qëndrojnë së bashku për një orë dhe më pas hidheni ujin në vaskë. Ky lëng do t’ju gjallërojë dhe do ta ndihmojë lëkurën. Të njëjtin lëng mund ta hidhni në një legen ku mund të fusni këmbët për 20 minuta. Thembrat do të zbuten dhe ju do të ndiheni më mirë./AgroWeb.org/

Identifikohen 80 gjene që lidhen me depresionin

Afërsisht 80 gjene të cilat lidhen me depresionin janë identifikuar sipas një raporti të ri, të publikuar nga shkencëtarët britanikë.

Kjo ndihmon që të shpjegohet se pse disa persona kanë rrezik më të madh që të preken nga kjo sëmundje.

Studimi i publikuar të hënën është pjesë e një sërë provash që sugjerojnë se faktorët gjenetik luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e depresionit, i cili është bërë mjaft i shpeshtë gjatë dekadës së fundit.

Studiuesit kanë pasur probleme që të përcaktojnë shkaktarët e depresionit, që përbën edhe shkakun kryesor që rreth 16 milionë persona të moshës së rritur janë të prekur në Britani, ndërsa në Amerikë rreth 13 milionë.

Autorët kanë theksuar se këto të gjetura ndihmojnë që të kuptojnë më mirë shkaktarët dhe të krijojnë tretmane më efektive./kk/

Klienti i kënaqur lë bakshish… 2 000 dollarë

Për pjesën më të madhe të amerikanëve, një bakshish i mirë në një restorant arrin maksimalisht deri në 20% të faturës.

Por, ç’mund të thuhet për një bashkish prej 260% ?

Pikërisht ky rast u regjistrua të dielën në mbrëmje në restorantin ”Boka”, një ndërtesë shumë pranë Çikagos, ku një klient shumë i kënaqur nga darka, fatura e së cilës ishte 759 dollarë, la një bakshish prej 2 000 dollarësh.

Restoranti, i cili bëri publik informacionin ditën e hënë ka dashur të ruajë anonimatin e klientit mjaft bujar, i identifikuar vetëm si ”Mike, një vizitor i ardhur nga Seattle”.

Restoranti ”Boka”, me një yll Michelin, përshkruhet si një restorant i një cilësie të lartë si dhe për çmime gjithashtu të larta.

”Pasi la fillimisht 300 dollarë, pasi pagoi faturën prej 759 dollarë, klienti iu drejtua kuzhinës për t’i dhënë 100 dollarë secilit prej 17 personave të stafit të restorantit”, njoftoi menaxhimi i restorantit.

Ai postoi në Instagram një foto të këtij klienti të veçantë duke pozuar së bashku me stafin.

Restoranti ”Boka” po përjeton një periudhë të favorshme. Ai është i nominuar për një ”James Beard Award”, çmimi prestigjioz amerikan në fushën e gastronomisë.

Fituesi do të shpallet më 7 maj gjatë një ceremonie në Çikago./ata/