Ballina Aktualitet Opinione ANALIZA: Strategjia e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor: Po Kosova?!

ANALIZA: Strategjia e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor: Po Kosova?!

Nga Blendi Gashi

 Të martën e ardhshme, më 6 shkurt, Komisioni Evropian pritet të publikojë Strategjinë për Ballkanin Perëndimor dhe afatet e mundshme të anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Ndërsa Serbia së bashku me Malin e Zi të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian para vitit 2025, Kosova ende nuk e ka të sigurt nëse do përfshihet në këtë strategji, e lëre të flitet për datë të mundshme të anëtarësimit.

Këtë javë drejtues të institucioneve kosovare kanë dhënë deklarata të ndryshme rreth strategjisë së KE-së, por pa qenë të gatshëm të japin një përgjigje nëse vendi do bëhet apo jo pjesë e kësaj strategjie, ndërsa kanë shprehur shqetësimin nëse për Serbinë do ipet një afat kohorë për anëtarësim e jo edhe për Kosovën.

Shqetësimet e liderëve kosovarë

Presidenti, Hashim Thaçi ditë më parë nuk ka mundur të japë një përgjigje të prerë.

“Është një mundësi historike që edhe Kosova të përfshihet denjësisht në këtë strategji dhe se qytetarë e Kosovës të kenë qartësi për hapat e radhës drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Ndërsa zv.kryeministri, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Kosova është pjesë e strategjisë dhe shqetësimi i saj ka të bëjë me afatet kohore.

Nëse thuhet për Serbinë çka ndodh në vitin 2021- 2025 ne duam që edhe për Kosovën të thuhet se çfarë do të bëhet në këto vite. Nëse Serbia bëhet shtet anëtar i BE-së për shkak të reformave të brendshme dhe dialogut me Kosovën, ne duam që edhe Kosova të bëhet anëtar për shkak të reformave dhe dialogut me Serbinë, kjo është qasja jonë”, tha ai.

Kurse ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, më 2 shkurt gjatë raportimit para komisionit parlamentar për Integrime evropiane ka deklarur se “mosratifikimi i marrëveshjes për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, rrezikon ta lë Kosovën jashtë strategjisë së zgjerimit të BE-së”.

Se Kosova mund të mbetet jashtë e tha edhe Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian dhe tani shef i stafit të presidentit Thaçi, në një shkrim autorial të botuar në gazetën prestigjioze evropiane “EUobserver”.

Ai për më tepër parlajmëroi tenisone siç tha “në rast se BE-ja vendos që në strategjinë e saj të caktoj afate kohore specifike për anëtarësimin e vetëm të disa shteteve duke i kualifikuar ato si prijëse në procesin e integrimit evropian, ndërsa për të tjerave nuk u ofrohet qartësi, duke i konsideruar ato si të mbetura mbrapa”.

Kujtojmë se Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Bashkimit ka thënë se “Strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Evropian mbulon të gjithë rajonin Ballkanit Perëndimor dhe u bëri thirrje mediave të presin prezantimin zyrtar të dokumentit më 6 shkurt në Strasburg”.

Pra të martën përfundimisht do mësohet fati i rrugës europiane për Kosovën, pra nëse do i ipet një afat kohor për anëtarësim në BE apo thjesht do quhet sukses vetëm përfshirja në këtë strategji.

Kujtojmë se në muajin prill, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e përparimit të këtyre vendeve, ndërsa në muajin maj në Sofje pritet të mbahet takimi i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Strategjia e zgjerimit do të diskutohet më pas në qershor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian, ndërsa në korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimorë.(tesheshi)

@tn.lajmelokale
@tetovanews