Edi Rama iu përgjigj disa pyetjeve të Prive në rubrikën “60 sekonda” në lidhje me paratë, femrat, frikërat e tij më të mëdha apo detajeve nga jeta private.
I pyetur se çfarë ishin lekët për të, Rama u përgjigj shkurt “asgjë”.
Nga deklarata e pasurisë së Edi Ramës të ardhurat kryesore të tij vijnë nga shitja e pikturave dhe jo nga rroga si kryeministër.
Në deklaratën e pasurisë për vitin 2017 vihet re se personi që fiton më shumë se pjesa tjetër e familjes, është zonja Linda Rama. Ajo ka deklaruar të ardhura nga paga, honorare, të ardhura nga qiraja e një apartamenti banimi dhe të ardhura nga interesat bankare. Të ardhurat nga paga e kryeministrit janë 2 021 748 lekë.
Të ardhurat e Edi Ramës:
Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime, 2 021 748 lekë.
Të ardhura nga honorare, 204 000 lekë
Të ardhura neto nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 1 285 665 lekë