Historikisht është këshilluar që të flihet gjumë në krahun e djathtë, pasi kështu nuk ushtrojmë tension në anën e zemrës, por ekspertët rendisin pesë arsye për të mos e bërë më këtë gjë.
InSalut jep me detaje arsyet:
Një qarkullim më të mirë limfatik- Sistemi limfatik transporton më lehtësisht toksinat nëse ato drejtohen drejt anës së majtë të trupt
Ndryshe nga sa thuhej, është më mirë për zemrën– Për zemrën është më mirë të pompojë gjak përgjatë trupi kur aorta është e orientuar drejt anës së majtë të trupit.
Përmirëson tretjen- Nëse flini në të majtë acidet gastrite nuk pësojnë rikthim në ezofag pasi kjo e fundit lidhet me stomakun në anën e djathtë. Fjetja në të majtë përmirëson tretjen dhe shmang djegien e stomakut.
Veçoritë anatomike- Stomaku dhe pankreasi shtrihen në anën e majtë të trupit. Nëse flejmë në anën e djathtë stomaku tenton të ushtrojë tension mbi pankreasin duke penguar aktivitetin.
Një lehtësim për shpretkën-Gjatë gjumit toksinat transportohen drejt shpretkës më lehtë në anën e majtë, dhe mund të largohen në mënyrën më të mirë nga organizmi./sn/