Mjekësia kineze na mëson që një dietë e ekuilibruar siguron shëndetin tonë mendor, fizik dhe shpirtëror. Nga ana tjetër një dietë e varfër në elemente ushqyese na dëmton energjinë dhe mirëqënien fizike.
Kinezët i kushtojnë shumë rëndësi ushqimit pasi për ta ushqimi është edhe ilaç. Në Kinë ushqimet ndahen në kategori të ndryshme, po ashtu edhe në cilësi të ndryshme si ushqim për jetëgjatësi, ushqim për të larguar nxhetësinë e brendshme, ushqim për të ekuilibruar forcat e energjisë yin- yang etj.
Një proverbë kineze thotë se ‘ushqimi dhe ilaçi vijnë nga i njëjti burim’. Edhe pse dietologët kinezë e kuptojnë rëndësinë e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, vitaminave e mineraleve, ata janë të mendimit se ekuilibrimi i propocioneve ushqimore dhe shija e temperatura e ushqimit janë pjesa e konceptit në tërësi të dietës së shëndetshme.
Nëse ne ndryshojmë cilësinë apo sasinë e ushqimit që hamë çdo ditë kjo do të ketë ndikim të thellë në shëndetin tonë. Kjo gjë mund të parandalojë disa sëmundje kryesore, shumë të përhapura në Perëndim.
Sasia e tipike e ushqimit kinez ndahet në 3 grupe?
40–45% perime dhe fruta
40–45% drithëra dhe karbohidrate
10–20% mish, peshk vezë etj
Dietologët kinezë na sugjerojnë që të mos konsumojmë shumë usqhime të ftohta dhe të gjalla.
Ata sugjerojnë që perimet të gatuhen lehtë përpara se të hahen. Ata argumentojnë se ka dy arsye për këtë, së pari ushqimet e gjalla janë më të vështira për t’u tretur se ushqimet e gatuara dhe së dyti procesi i tretjes së ushqimit kërkon nxehtësi. Stomaku mund të krahasohet me një tenxhere të thellë të ngrohtë mbushur me supë në pikën e vlimit. Nëse hidhni një masë të ftohtë në këtë supë do të ftohet dhe do të kërkojë më shumë energji për të tretur ushqimin.
Rrëzoni kilet pa shumë sakrifica!
Shumë njerëz në Perëndim e kanë tepër të vështirë të rrëzojnë kilet e tepërta, ndërkohë që obeziteti ka arritur në shifra të frikshme. Në Kinë, njerëzit që ushqehen me një dietë tradicionale thuajse nuk kanë probleme me stomakun apo shpretkën.
Stomaku dhe shpretka janë dy organet kryesore që ndihmojnë për tretjen dhe detyra e tyre është të asimilojnë dhe transformojnë ushqimin dhe lëngjet që konsumojmë.
Nëse konsumoni ushqime që dobësojnë funksionin e ketyre dy organeve mund të shkaktojë problem me peshën.
Si të veprojmë….
-Hani ushqime të shëndetshme, por evitoni dietat drastike
Një dietë e shëndetshme ka drithëra, perime e fruta. Nëse këto konsumohen si duhet në masa të duhura atëherë do të forcojnë shëndetin e stomakut dhe të shpretkës dhe do t’i lejojë këto dy organe të punojnë si duhet.
– Hani tri here në ditë rregullisht. Nëse nuk hani një vakt dobësoni shpretkën.
– Hiqni dorë nga pijet dhe ushqimet e ftohta. I ftohti ngadalëson motabolizmin.
– Mos hani shumë ushqime të ëmbla.
– Kujdesni nga ushqimet e ndenjura. Nëse ushqimi qëndron më shumë se 24 orë sipas dietologve kinezë është i prishur, pasi humbet vitaminat e mineralet. Mos përdorni mikrovalën për të ngrohur ushqimet.
Dieta e Simonit
Simon është 35 vjeç dhe punon shumë. Kohë e fundit ai pati dhimbje të vazhdueshme koke dhe ndihej pothuajse gjatë gjithë kohë si lodhur. Le të shohim çfarë ha ai.
Në orën 8 të mëngjesit: Bollgur me shumë qumësht dhe sheqer. Një filxhan kafe
Pushimi i orës 11.00 Kafe dhe një cope kek
Dreka në 1.00: Bukë –salcice dhe patate të skuqura, një mollë dhe një filxhan kafe.
Pushim në 3.30: Një filxhan kafe dhe një mini kek.
Pasi shkon në shtëpi në orën 7 p.m. ha makarona me krem qumështi dhe perime. Një mollë dhe një filxhan çaj.
Pse ndihet i lodhur ai dhe cilat janë problemet me dietën
Së pari, dieta e Simonit përmban shumë yndyrna , sheqer dhe shumë kafe.. Ushqimi me kolesterol të lartë dhe numri i lartë i kafeve ka lodhur punën e stomakut, shpretkës dhe mëlçisë së tij duke e bërë që të ndihet i lodhur dhe me dhimbje koke. Sugjerimet për Simonin
-Të pakësojë yndyrnat dhe të heqë dorë nga qumështi, duke e zëvendësuar me kos. Të mos përdor ushqime shumë kalorike për darkë si krem qumështi dhe të mos hajë pas orës 7 pasi stomaku do ta ketë shumë më të vështirë për të tretur ushqimin.
-Të reduktojë konsumin e kafeve dhe të konsumojë më shumë lëngje frutash, ujë me limon apo xhenxhefil dhe më shumë çaj.
-Të hajë më shumë perime e fruta
-Të bëjë më shumë ushtrime të pajktën 20 minuta çdo ditë,
pasi Simon pothuajse nuk bën fare ushtrime. Ndoshta ushtrime qigong apo taichi do ta ndihmojnë atë të qetësohet fizikisht e mendërisht.
Jepini kohë organeve për të tretur ushqimin
Në ditën e sotme shumë njerëz nuk kanë kohë të ulen e të qetësohen gjatë ngrënies edhe disa minuta pas saj, por në Kinë, dreka merret me nge, është një kohë pushimi e mbas merret edhe një sy gjumë 30-50 minuta.
Pushimi ndihmon trupin të tresë ushqimin si dhe na jep fuqi për veprimtaritë e pasdites
Hani derisa të jenë 70% të ngopur
Një mjek i njohur kinez tha: ‘Njeriu duhet të durojë 30% uri dhe duhet të ngopet 70%. Kinezët besojnë se nuk duhet të hani një vakt kur ende trupi po pëpiqet të tresë vaktin e mëparshëm, pasi kjo lodh stomakun dhe çon në problem me tretjen. Kinezët sugjerojnë të hani tri vakte në orare të caktuara. Mëngjesi duhet ngrënë si mbret, dreka si princ, darka si i varfër.
-Përtypeni mirë ushqimin
Nëse e përtypni mire ushqimin ju ndihmoni stomakun. Po ashtu nuk është mire të flisni gjatë ngrënies. Hani të qetë larg zhurmës dhe mos përdorni celularin apo të shihni film gjatë ngrënies, pasi hani në mënyrë të pavetëdijshme. Nëse hani i nevrikosur do të keni problem me stomakun, pasi procesi i tretjes bëhet edhe më i vështirë për t’u tretur./syri/