Nëse për shkak të qëndrimit ulur tërë ditën në zyrë shpesh ju dhemb shpina, ju propozojmë që këto tri ushtrime të tendosjes t’i përfshini në stërvitjet tuaja.
Dhembja e shpinës është një ndër problemet më të shpeshta shëndetësore të kohës moderne, por, nëse nuk e sanojmë me kohë, mund të shkaktojë pasoja serioze.
Ryan Krane, shpikës i programit shumë të dobishëm, i cili ndihmon në eliminimin e dhembjes së shpinës, ushtrimet i ka ndarë në tri lëvizje themelore të tendosjes.
Ushtrimi i parë bëhet për tendosjen e fleksorëve të kërdhokullës dhe për eliminimin e dhembjes në pjesën e poshtme lumbale të shpinës. Në ushtrimin e dytë bëhen tendosjet e muskujve të gluteusit, ndërsa në të tretin theksi vihet në tendosjen e muskujve të shpinës.
Duke i bërë këto tri ushtrime, do t’i relaksoni muskujt e shpinës dhe do të shtoni vëllimin e lëvizjeve.
Për udhëzime më të hollësishme, shikojeni videon: