Një studim i ri ka zbuluar se dhimbja e kokës, migrena rrit rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare.
Studimi është realizuar duke përdorur regjistrin kombëtar danez të pacientëve, ku hulumtuesit mblodhën 51,032 njerëz me migrenë, 71 për qind e tyre femra, me 510,320 njerëz në popullatën e përgjithshme pa migrenë, transmeton ATSH studimin. Individët ishin mesatarisht 35 vjeç në fillim të studimit, dhe kërkuesit i ndoqën ata për 19 vjet.Rreziku absolut për sëmundje kardiovaskulare ishte i vogël, në fillim të studimi dhe kjo nuk ishte befasi për një grup të tillë të ri në moshë.
Megjithatë, gjatë rrjedhës së studimit njerëzit me migrainë kishin 49 për qind rritje të shanseve të sulmeve në zemër, dhe afërsisht dyfishin e rrezikut të goditjes në tru. Ata kishin gjithashtu një rrezik 59 për qind të rritjes së mpiksjes së gjakut në venat e tyre. Këto rreziqe ishin edhe më të larta në vitin e parë pas një diagnoze të migrenës.
Studimi vëzhgimor,nuk gjeti asnjë lidhje të migrenës me sëmundjen e arteries periferike të zemrës.
“Tani kemi dëshmi akumuluese se migrena është një faktor rreziku për sëmundjen kardiovaskulare. Është e rëndësishme të merret në konsideratë, “tha autori kryesori kë tij studimi Dr. Kasper Adelborg, një studiues pasuniversitar në Universitetin Aarhus. “Dhe është e rëndësishme të gjesh nëse agjentët që parandalojnë migrenën mund të zvogëlojnë dhe rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare”.