Ballina Argëtim Jetë & Stil Personat që preferojnë të rrinë në shtëpi, janë më të zgjuar

Personat që preferojnë të rrinë në shtëpi, janë më të zgjuar

Sipas një studimi shkencor, personat që preferojnë të qëndrojnë në shtëpi, në vend që të shkojnë në festa, janë më inteligjentë.

Ky përfundim i nxjerrë nga British Journal of Psychology, tregon se vërtet njerëzit që shkojnë nëpër party e janë më socialë, janë më të lumtur, por kjo nuk vlen për inteligjencën. Më inteligjentë janë ata që qëndrojnë në shtëpi.

Grupi i ekspertëve të udhëhequr nga psikologët Satoshi Kanazawa dhe Norman Li, ka nxjerrë edhe se personat që jetojnë në zona me densitet të lartë popullsie janë më pak të lumtur se personat që jetojnë në komunitete më të vogla, shkruan bota.al

Studimi u mbështet në dy grupe të së njëjtës popullatë, por edhe në dy popullata të ndryshme, afrikane dhe perëndimore.

Në fillim mendohej se lumturia dhe kënaqësia në komunitetet e vogla vinte prej shoqërive të ngushta midis individëve.

Më pas u pa se nivele të tilla kënaqësie dhe lumturie ekzistonin edhe tek njerëzit me koeficient të lartë inteligjence që qëndronin në shtëpi për pjesën më të madhe të kohës.

Inteligjentët nuk janë tipa socialë, ndaj preferojnë të qëndrojnë vetëm. Këto zbulime mund të na japin shumë të dhëna mbi trurin tonë, bazuar në stilin tonë të jetesës.

“Personat më inteligjentë kanë normalisht një nivel më të lartë të IQ dhe rrjedhimisht një aftësi më të madhe për të zgjidhur problemet e ngarkuara që shoqërohen me stres dhe kërkojnë impenjim nga secili prej nesh”, kanë shpjeguar studiuesit.

“Ata hasin më pak vështirësi në menaxhimin e situatave të reja e të komplikuara”.