Vazhdimisht dëgjojmë shprehjen se ne jemi ajo çka hamë, por jo të gjithë i kushtojmë të njëjtën rëndësi ushqimit. Jeta e mbushur me angazhime të shumta na bën që jo në pak raste të abuzojmë me ushqimin që konsumojmë, apo edhe të rrimë për një kohë të gjatë me stomakun bosh.
Ushqimi ka një ndikim shumë të madh në organizmin tonë. Është e sigurt që kur zgjoheni nga gjumi ju thonë: Mos hani këtë, mos hani atë se jeni me stomak bosh! Kjo është shumë e vërtetë, kur ju nuk keni ngrënë asgjë duhet të bëni kujdes me ushqimet që do të hani ose aktivitetet që do të bëni.
Më poshtë do të shihni disa prej gjërave që nuk duhet t’i bëni asnjëherë me stomak bosh:
1-Nuk duhet të pini ilaçe sepse efekti i tyre zvogëlohet, si dhe shkakton probleme shëndetësore ose në qoftë se i pini shoqërojini ato me qumësht.
2-Nuk duhet të pini kafe sepse stimulon prodhimin e acidit, i cili shkakton urth.
3-Nuk duhet të pini alkool pasi ka pasoja të rënda për mëlçinë, zemrën dhe veshkat. Duhet të hani diçka para se të konsumoni alkool.
4-Çamçakëzi nuk lejohet të konsumohet direkt me stomakun bosh pasi mund të shkaktojë gastrit. Gjithashtu nuk duhet ta përtypni më shumë se 10 minuta.
5-Stomaku bosh dhe ndjenja e urisë mund të pengojnë gjumin tuaj, kështu që është mirë të hani diçka para se të flini ose është mirë të pini një gotë qumësht pasi ka magnez e kalcium.
6-Thuhet se stërvitja bëhet kur je me stomak bosh pasi djeg më shumë kalori, por trupi nuk ka energji dhe do të digjni muskujt, për këtë nuk duhet të rekomandohet stërvitja me stomak bosh. Madje është mirë që para se të filloni stërvitjen të bëni 10 minuta ecje.
7-Nuk duhet të pini lëngje frutash me stomakun bosh pasi mund të irritojnë stomakun dhe shkaktojnë gastrit.
8-Ju keni mungesë energjie kur nuk ushqeheni kështu që nuk mund të jeni shumë të logjikshëm ndaj një diskutimi. Në qoftë se keni diçka me rëndësi, por nuk keni kohë të hani bëni mirë të pini një gotë çaj para./sn/