Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj, para dy dite ka mbajtur koncertin “Hapësira e një ëndrre”, ku ka pasur interesim shumë i madh për të.
Koncerti është mbajtur më 4 mars në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, në bashkëpunim me orkestrën simfonike të RTSH-së.
Këngëtari përmes një postimi në Instagram ka shprehur përshtypjet e tij nga koncerti i së shtunës mbrëma, transmeton Koha.net.
Po ashtu, në mesazhin e tij ai ka theksuar se artistët, pavarësisht fushës apo stilit, brenda kapaciteteve profesionale dhe sakrificave të shumta duhet të dhurojnë maksimumin artistik.
“Jam ndjere si kurre me pare keto 3 nete! Nje publik, nje emocion dhe nje energji e jashtezakonshme! Faleminderit te gjitheve nga zemra.
Keto nete me dhane besim dhe shprese te madhe se dite te mira mund te vijne per artin shqiptar. Duhet vetem besim, vullnet dhe pasion dhe mbeshtetja do te vije. Keto tre nete ishin deshmi se nje pjese e madhe dhe e rendesishme e shoqerise tone eshte e uritur per art te bere me pasion dhe me zemer.
Nuk ka rendesi ne cilen fushe apo stil, rendesi ka qe ne si artiste brenda kapaciteteve tone profesionale edhe pse me sakrifica te dhurojme maksimumin tone artistik qofte edhe njehere ne disa kohe dhe jam i bindur qe publiku do te na e kthej mbrapsht 100 fish. C‘te them me shume! Te gjitha u thane me kenge, tinguj, shpirt e zemer! Ju dua!”, ka shkruar Skënderaj në profilin e tij në Instagram.