Camila Cabello po vazhdon ta mbajë jetën e saj personale, shumë private.
Në një intervistë të fundit, këngëtarja 21-vjeçare u pyet nëse ajo ishte në dashuri, transmeton Klan Kosova.
“E di çfarë, unë jam shumë e lumtur. Ashtu siç thashë, ndjehem sikur nuk kam qenë kurrë më parë kaq e lumtur në jetën time”, tha Camila.
“Por, unë gjithmonë kam qenë një person shumë privat”.
“Në mendjen time dhe për shëndetin e njerëzve që më intereson, duhet t’i mbani disa gjëra private”, vazhdoi Camila.
“Unë dua t’i mbajë të tilla gjërat e mija, për t’i mbrojtur ato. Por për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, unë jam shumë e lumtur”.
Camila së fundi ka qenë e lidhur me Matthew Hussey.