Ballina Shëndeti Jeni në humor të keq. Provoni këto ushqime dhe shikoni ndryshimin

Jeni në humor të keq. Provoni këto ushqime dhe shikoni ndryshimin

Hulumtuesit besojnë se 90% e serotoninës prodhohet në aparatin tretës, ndaj duhet të besoni se të gjitha ndjenjat e mira lindin nga stomaku!

Hani ushqime të pasura me probiotikë. Mos lini jashtë regjimit ushqimor, produktet që janë të pasura me kompleksin e vitaminave B ! këto të fundit janë esenciale për ngritjen e humorit, për prodhimin e melatoninën (hormoni i gjumit) dhe serotoninës.

Yndyrnat e shëndetshme omega 3 mbështesin funksionet e trurit ! Hekuri dhe zinku gjithashtu njihet si mineralet që parandalojnë depresionin dhe luajnë një rol kryesor në transportimin e neurotransmetuesve të lumturisë, transmeton Living.al.

Gjendrat e tiroideve kanë nevojë për selenium që të funksionojnë si duhet, dhe duke qenë se kjo gjender është “fabrika” e prodhimit të hormoneve, duhet të siguroheni që kjo e fundit të mos ketë asnjë deficit. Kjo është lista e ushqimeve:

Fruta të thata si arrat e brazilit

Qershitë

Çokollata e zezë

Banane

Tërshërë

Peshk

Kos

Spinaq.

@tn.lajmelokale
@tetovanews