Ballina Aktualitet Kultura Shuhet aktorja e njohur, Shirine Morina

Shuhet aktorja e njohur, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur kosovare, Shirine Morina.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook.

“Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji. Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!”, ka shkruar ai. / KultPlus.com

“U takofshim në parajsë, Shirine Morina … Sot mora lajmin e hidhur për vdekjen tënde … Do të mungosh shumë në komunitetin artistik… Jam e lumtur që të kam njohur, por është e hidhur që u largove kaq pa pritur.”Zoti te falt parajsen

Sot u shua një shpirt i talentuar vepra e të cilit do të ndriçojë përherë historinë e artit kosovar. Shirine Morina, ishte ndër artistet e fundit që kishin mbetur nga një plejadë të cilën fatkeqësisht nuk ditëm ta nderojmë e lartësojmë. Sot, Shirine, të kërkojmë falje ty dhe të gjithë atyre që nuk ditëm të jua vlerësojmë kontributin.

Prehu e qetë ashtu siç jetove dhe u largove nga kjo botë!

Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji.
Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!

@tn.lajmelokale
@tetovanews