Ballina Aktualitet TRONDITET GOSTIVARI, ANULOHET EDHE TUBIMI QENDROR I VLEN-it/Humb jetën tragjikisht në moshë...

TRONDITET GOSTIVARI, ANULOHET EDHE TUBIMI QENDROR I VLEN-it/Humb jetën tragjikisht në moshë të re fotografi Edmond Amzai, u aksidentua në hyrje të qytetit të Velesit!

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gostivari, Edmond Amzai i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në hyrje të qytetit të Velesit.

Edmondi ishte pronar i Foto Studio Akon-Gostivari. I lindur në vitin 1981, Emondi la pas vetës bashkëshorten dhe një djalë.
Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këte humbje tragjike.Ngushëllime familjes, miqve e shoqërisë!

Koalicioni “VLEN” ka anuluar tubimin parazgjedhor të planifikuar për sonte në Gostivar pasi fotografi dhe artist i njohur nga i njëjti qytet, Edmond Amzai, vdiq sot në një aksident trafiku në Veles.

Edmond Amzai është pronar i Akon Photo Studio nga Gostivari, i lindur në vitin 1981. Vdekja e tij bëri që disa nga subjektet politike të ndërpresin aktivitetet e fushatës presidenciale.

“Të nderuara media, ju njoftojmë se tubimi i Koalicionit VLEN i paraparë për sonte në Gostivar në ora 20:30 do të shtyhet pasi gjatë ditës në një aksident trafiku humbi jetën i riu nga Gostivari E.A., dhe në shenjë respekti. po anulojmë të gjitha aktivitetet për sot. Familjes, miqve dhe gjithë banorëve të Gostivarit, i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta!”, njoftoi VLEN.

Na iku nga kjo botë edhe një shokë me vlera…
Zoti e shpërbleftë me lule xhenneti shokun tonë Edmond Amzai!
Gjithmonë do mbetesh në zemra tona shoku!
Ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve!

Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta e të riut nga Gostivari, Edmond Amzai.
Në këto momente të vështira jemi pranë familjarëve, bashkëshortes, miqve dhe ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Gjithashtu ju njoftojmë se shtabi i Aleancës për Shqiptarët-Gostivar anulon çdo aktivitet parazgjedhor deri në një njoftim të dytë.
Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këte humbje tragjike.
Të qoftë i lehtë dheu, i dashur Edmond️!

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews